PDA

View Full Version : Fahredin Gunga-ky“kepi I Shpresės Sė Mirė“ Me Shokė...


amari
10-11-06, 17:31
FAHREDIN GUNGA-KY“KEPI I SHPRESĖS SĖ MIRĖ“ ME SHOKĖ,
DIKUR DENONCUES TĖ ADEM DEMAĒIT NĖ UDB !!!

Sheradin BERISHA

Tė martėn, mė 07.11.2006 nė ambientet e Shtėpisė sė Kulturės „Rexhep Mitrovica“ nė Mitrovicė, u mbajt takimi poetik ndėrkombėtar “Kepi i Shpresės sė mirė-Fahredin Gunga“. Nė kėtė takim mori pjesė edhe shkrimtari ynė i njohur Ismail Kadare, tė cilit me kėtė rast Kryetari i Kuvendit tė Kosovės z.Kolė Berisha ia dorėzoi ēmimin e ndarė nga juria pėr kėtė vit me emėrtimin “ Kepi i Shpresės sė mirė-Fahredin Gunga“.
Kadare, pasi e pranoi kėtė ēmim tha se” jam vėrtet jashtėzakonisht i prekur dhe i nderuar qė ndodhem sot nė kėtė qytet pėr tė marrė njė shpėrblim qė mban emrin e mrekullueshėm” Kepi i Shpresės sė Mirė”pėr pėrkujtim tė poetit Fahredin Gunga, tė cilin e kam njohur dhe e kam ēmuar“. Vet fakti se Ismail Kadare e paska njohur poetin Fahredin Gunga dhe e paska ēmuar shumė atė, mė ka dhėnė shkas tė shpėrfaq njė histori tė errėt tė poetit Fahredin Gunga, qė kujtoj se ėshtė shumė pak i njohur nė opinionin e gjerė shqiptar.
http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Denoncuesitedemacit/kadarekola.jpg
Kadre duke pranuar ēmimin nga Kolė Berisha
Dihet mirėfilli se i ēmuari i z.Kadare – Fahredin Gunga, qysh nė rininė e tij studentore ishte vėnė nė shėrbim tė regjimit komunist, regjim ky qė nė vazhdimėsi (pas luftės sė dytė botėrore e kėndej), ka pėrndjekur, ka persekutuar e burgosur mijėra atdhetarė shqiptar, tė cilėt u pėrpoqėn nė forma tė ndryshme, pėr t’u ēliruar nga pushtuesit serb.
Konkretisht nė vitin 1958/59 Fahredin Gunga sė bashku me disa shokė tė tij, ka qenė i pėrfshirė nė denoncimin e Adem Demaēit, nė organet e sigurimit shtetėror jugosllavė(UDB) , dhe pėr pasoj z.Demaēi u denua me pesė vite burgim tė rėndė.
Pėr ta bėrė mė tė qartė kėtė veprimtari destruktive tė Gungės me shokė, po i referohemi dokumenteve arkivore tė kohės.
ĒKA DĖSHMUAN FAHREDIN GUNGA, DIN MEHMETI, ZEKERIA CANA DHE ALI ALIU…, NE JANAR TE VITIT 1959, KUNĖR ADEM DEMAĒIT NĖ ZYRAT E UDB-sė ?!

Mė 19 nėntor 1958 UDB-a jugosllave pėr herė tė parė e burgosi atdhetarin Adem Demaēi, me arsyetimin „…se ka vepruar armiqėsisht kundėr rregullimit shtetėror dhe shoqėror tė RFPJ-sė“ dhe „se ėshtė angazhuar pėr shkėputjen e territorit tė Kosovės dhe bashkimit tė saj me Shqipėrinė.” Aktakuza u pėrgatit nga udbashėt: M.Mihajlloviq, Momo Ēanoviq, Vojisllav Mihajlloviq, ndėrsa u realizua nga prokurori Radovan Bullajiq dhe zėvendėsprokurori Mirosllav Llazareviq. Pėr mė tepėr, kjo aktakuzė u ndėrtua mbi bazėn e dėshmive tė dėshmitarėve: Fahredin Gunga (poet), Din Mehmeti(poet) , Zekeria Cana(historian) , Ali Aliu (kritik letrar dhe njėri nga themeluesit e LDK–sė) e tė tjerė.
http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Denoncuesitedemacit/gunga.jpeg
Fahredin Gunga
-FAHREDIN GUNGA, gjatė marrjen pė pyetje nga udbashi Momo Ēanoviq, mė 21 janar 1959, ndėr tė tjera kundėr Adem Demaēit dėshmon: ”...Mė kujtohet se diku nė pranverėn e vitit 1958 kam qenė nė shoqėri me Demaēin dhe me shokėt e tjerė si, Din Mehmeti, Ali Aliu, Hysni Hoxha, Zekeria Cana, dhe disa tė tjerė, tė gjithė studentė nė Beograd. Jemi takuar nė hotel”Nova Jugosllavia” nė Prishtinė dhe kemi qenė tė ulur nė separe tė kėtij hoteli. Me kėtė rast Demaēi na ka folur se si nė projekt tė ligjit tė ri pėr shkollat parashihet heqja e gjuhėve tė pakicave nė shkollat e mesme. Nė lidhje me kėtė Demaēi ka qenė i revoltuar dhe ka thėnė se ky ligj mė sė shumti i godet shqiptarėt nė Kosmet, se ky ėshtė kulminacioni i tė padrejtave qė po u bėhen shqiptarėve nga ana e pushtetit dhe se kjo ėshtė njė masė qė po merret posaēėrisht ndaj shqiptarėve. Nė lidhje me aksionin e armėve nė Kosme, Ademi ka thėnė se ky ėshtė barbarizėm ndaj shqiptarėve dhe se po bėhet me paramendim nga pushteti aktual. Kur kemi dalė nga hoteli jemi nisur bashkė nė drejtim tė Gėrmisė kah shkolla Normale. Gjatė rrugės Demaēi na ka thėnė se ne, si intelektualė, duhet tė jemi unikė, sepse me unitet mund t“i kontribuojmė popullit tonė.(…) (Procesmbajtė s: Dragica Milanoviq. Organi hetues i autorizuar: Momo Ēanoviq) „DOSJA DEMAĒI“ Prof. Dr.H.Bajrami, Prishtinė 2003, fq. 53
http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Denoncuesitedemacit/mehmeti.jpeg
Din Mehmeti
-DIN MEHMETI, para tė njetit udbash, kundėr Demaēit, deklaron: “Tė pandehurin Adem Demaēi e njoh qė nga viti 1954, sepse atėherė ishte student nė Beograd. Me tė jam takuar nė Beograd, por edhe mė vonė pasi i ka lėnė studimet, nė Prishtinė. Mė kujtohen veprimet armiqėsore tė Demaēit dikund nė pranverėn e vitit 1958, kur jemi takuar nė hotelin“Nova Jugosllavia“ nė Prishtinė, unė,Adem Demaēi, Zekeria Canna, Fahredin Gunga, Ali Aliu, Hysni Hoxha, tė gjithė studentė nė Beograd. Me kėtė rast para nesh Demaēi, ka folur pėr diskriminimin qė po bėhet ndaj shqiptarėve nė Kosmet nga ana e pushtetit. Lidhur me shkollat ka thėnė se po punohet pėr heqjen e gjuhėve tė pakicave me qėllim qė tė diskriminohen shqiptarėt. Nė lidhje me shpėrnguljen e shqiptarėve pėr nė Turqi Ademi ka thėnė me kėtė rast se pushteti i kėtushėm po e bėn kėtė me paramendim, se pushteti nuk po e ndalon kėtė shpėrngulje, por po e lejon shpėrnguljen e tillė me qėllime tė kėqija.“ (…).(Procesmbajtė s: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar: Momo Ēanoviq) „DOSJA DEMAĒI“ - fq. 36

http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Denoncuesitedemacit/cana.jpg
Zekeria Cana
-ZEKERIA CANA, mė 25 janar 1959 para udbashit Ēanoviq , z.Demaēi e akuzon si vijon: ”Tė pandehurin Adem Demaēi e njoh nga fundi i vitit 1954. Nė atė kohė kemi qenė bashkė nė studime, nė Beograd. Nė vitin 1955 jam takuar me tė pandehurin nė Beograd dhe ai qysh atėherė, para meje ėshtė paraqitur armiqėsisht. Mė ka folur se pushteti i Jugosllavisė po i shpėrngul shqiptarėt nga Kosmeti pėr nė Turqi, sepse frikėsohet se nėse shqiptarėt do tė mbesin edhe mėtutje nė Kosmet, ata do tė kėrkojnė qė Kosmeti t“i bashkangjitet Shqipėrisė. Pėrmes shpėrnguljes sė shqiptarėve, pushteti po pėrpiqet qė Kosmetin tė mbajė edhe mėtutje nė kuadrin e territorit jugosllavė. Nė vonė, pasi i ka lėnė studimet, i pandehuri Demaēi ėshtė takuar me mua disa herė nė Prishtinė. Diku nė pranverėn e vitit 1958 nė separenė e hotelit“Nova Jugosllavia“ jemi takuar unė, adem Demaēi, Din Mehmeti, Ali Aliu, Hysni Hoxha dhe Fahredin Gunga, tė gjithė studentė. Me atė rast Demaēi, gjithnjė i disponuar armiqėsisht, ka thėnė se pushteti po bėn shumė padrejtėsi ndaj kombėsisė shqiptare dhe se me qėllim po i shpėrngul shqiptarėt pėr nė Turqi, nė mėnyrė qė Kosmetin ta mbajė si territor tė vetin. Nė rast se shqiptarėt do tė mbeteshin nė Kosmet, ata do tė kėrkonin qė Kosmeti t“i bashkangjitej Shqipėrisė. Pėr aksionin e armėve Demaēi ka thėnė se pushteti e ka ndėrmarrė kėtė aksion me qėllim tė frikėsimit tė popullit shqiptar dhe qė ta detyrojė atė tė shpėrngulet nga Kosmeti, ndėrsa atė ta mbaj si territor tė Jugosllavisė. (…) Diku nė verėn e tė njejtit vit(1958)jam takuar me Adem Demaēin nė Gjakovė. Ai kishte ardhur pėr mbajtjen e orės letrare dhe atėherė e kam ftuar nė drekė nė shtėpinė time. Derisa ishte nė shtėpinė time mė ka folur se Kosmeti duhet t“i takojė, gjithėsesi Shqipėrisė, me plebishit ose me luftė. (…) Po kėshtu para meje ka folur edhe pėr gjendjen ekonomike nė Kosmet, duke potencuar se Kosmeti ėshtė mjaftė i zhvilluar ekonomikisht, por ėshtė i eksploatuar nga pushteti i Jugosllavisė, i cili nuk po investon asnjė objekt ekonomik nė Kosmet.(Procesmbajtė s: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar: Momo Ēanoviq) "DOSJA DEMAĒI“ fq. 55-56

amari
10-11-06, 17:32
http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Denoncuesitedemacit/alialiu.jpeg
Ali Aliu
-ALI ALIU, nė dėshminė e tij dhėnė para tė njejtit udbash mė 24 janar 1959, ndėr tė tjera deklaron: ”Diku nė pranverėn e vitit 1958, kemi udhėtuar nga Beogradi pėr nė Prishtinė qė tė mbajmė orė letrare nėpėr Kosmet. Kemi udhėtuar disa shokė, studentė shqiptarė. Atėherė jemi takuar me Adem Demaēin nė hotelin”Nova Jugosllavia”nė Prishtinė. Jemi takuar unė, Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Hysni Hoxha, Zekeria Cana e ndoshta edhe ndonjė tjetėr, por nuk mė kujtohet. Me kėtė rast, pos tjerash, Demaēi na ka thėnė si vijon: „-se ndaj shqiptarėve tė Kosmetit nga ana e pushtetit po bėhen padrejtėsi tė ndryshme; se shqiptarėt po shpėrngulen pėr nė Turqi dhe se me kėto shpėrngulje pushteti dėshiron qė Kosmetin ta mbajė edhe mėtutje pėr vete. Po tė qėndronin shqiptarėt edhe mėtutje nė Kosmet, pushtetarėt janė tė bindur se Kosmetin do ta humbasnin. Me qėllim tė mbajtjes sė Kosmetit pėr vete (qė tė mbetet edhe mėtutje jugosllav) ata kanė organizuar aksionin e armėve, duke i rrahur e maltretuar shqiptarėt, tė cilėt detyrohen tė shpėrngulen pėr nė Turqi dhe kėshtu problemi i Kosmetit zgjidhet pėrfundimisht. (…)”(Procesmbajtė s: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar:Momo Ēanoviq) "DOSJA DEMAĒI“ - fq. 54
Pas ngritjes sė aktakuzės PPQ nr.14/59 19.02.1959, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, mė 17 mars 1959 u mbajt procesi gjyqėsor kundėr Adem Demaēit, i kryesuar nga gjyqtari Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatėsit porotė: Mehmed Kalaveshi, Riza Voca dhe Qazim Bajgora. Nė fund tė kėtij procesi, u shpall aktgjykimi dhe ”nė emėr tė popullit” Adem Demaēit ju shqiptua denimi nė kohėzgjatje prej pesė vjetėsh burgim tė rėndė.

FAHREDIN GUNGA: “GRUPIT IRREDENTIST (TĖ ADEM DEMAĒIT),I VĖRTETUAR SI ARMIK I POPULLIT DHE I RENDIT TONĖ KUSHTETUTAR, IU SHQIPTUAN DENIME TĖ MERITUARA”!!!
Fahredin Gunga ndonėse i ka takuar klasės intelektuale, qė ishte vėnė nė shėrbim tė pushtetit komunist, nė vitet e 70-ta duke qenė si kryeredaktor i Radio Televizionit tė Prishtinės, luajti edhe rolin e zėdhėnėsit tė regjimit, nė luftimin e„nacionalizmit dhe shovinizmit“ shqiptar. Pėr tė argumentuar kėtė fakt, po i referohemi burgosjes sė tretė tė Adem Demaēit, nė tetor tė vitit 1975. Pas katėr muaj hetimesh, mė 7 shkurt 1976 Gjykata e Qarkut nė Prishtinė, nė procesin gjyqėsor tė kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni Durmish KOĒINAJ(me urdhėr tė Mahmut Bakallit), nė bazė tė nenit 117 al.1 e 2 tė KP dhe nenit 100 e 101 al.1 tė KPJ-sė, nė“emėr tė popullit” sipas aktgjykimit P.nr.239/75 prej 89 faqesh, shpalli fajtor dhe me kėtė rast u denuan:
1.Adem Demaēi, me 15 vjet burg tė rėndė,
2.Skėnder Kastrati, me 12 vjet burg tė rėndė,
3.Hetem Bajrami, me 7 vjet burg tė rėndė,
4.Hasan Dėrmaku, me 10 vjet burg tė rėndė,
5.Osman Dumoshi, me 7 vjet burg tė rėndė,
6.Rexhep Mala, me 9 vjet burg tė rėndė,
7.Selatin Novosella, me 7 vjet burg tė rėndė,
8.Ilaz pireva, me 7 vjet burg tė rėndė,
9.Fatmir Salihu, me 7 vjet burg tė rėndė,
10.Xhavit Dėrmaku, me 9 vjet burg tė rėndė,
11.Sherif Masurica, me 7 vjet burg tė rėndė,
12.Sami Dėrmaku, me 6 vjet burg tė rėndė,
13.Zijadin Spahiu, me 5 vjet burg tė rėndė,
14.Isa Kastrati, me 6 vjet burg tė rėndė,
15.Ahmet Hoti, me 6 vjet burg tė rėndė,
16.Njazi Korēa, me 6 vjet burg tė rėndė,
17.Irfan Shaqiri, me 7 vjet burg tė rėndė,
18.Hilmi Ramadani, me 5 vjet burg tė rėndė,
19.Nazim Shurdhani, me 4 vjet burg tė rėndė.
Pas pėrfundimit tė kėtij gjykimi, pėr tė pėrquar lajmin nė opinon u angazhuan tė gjitha mediumet nė gjuhėn shqipe.Dhe i pari medium qė kumtoi kėtė lajm, ishte Radio Televizioni i Prishtinės(RTP– ja) me njė koment spektakular tė pėrgatitur pikėrisht nga kryeredaktori Fahredin GUNGA.
Nė komentin e tij z.GUNGA, ndėr tė tjera thotė:
” Siē u pa nga aktgjykimi i Gjyqit tė Qarkut tė Prishinės, grupit irredentist, i vėrtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonė kushtetutar, iu shqiptuan denime tė merituara. Opinioni ynė, klasa punėtore dhe tė gjitha kombet dhe kombėsitė e Kosovės, e posaēėrisht kombėsia shqiptare,i dha kėtij aktgjykimi pėrkrahje tė plotė, i dėnoi dhe do t“i dėnojė vazhdimisht, duke shprehur indinjatėn dhe urrejtjen, ashtu siē i ka gjykuar, denuar dhe mposhtur tė gjitha llojet e tjera tė veprimtarisė armiqėsore dhe bartėsit e tyre. Pas shqiptimit tė denimeve tė merituara, ky grup as qė meriton tė mirret nė gojė, sepse u pa haptas se e pėrbėn njė grup nacionalistėsh dhe shovinistėsh, tė cilėt popullit tė vet deshtėn t“ia ēelin humnerėn e re tė mashtrimit historik.(…) Petku i tij dogmatiko-stalinist , frazat nė emėr tė gjoja marksizėm-leninizmit , aspak nuk i vuri perde esencės dhe qėllimit tė tij thellėsisht reaksionar antimarksist, antisocialist dhe antishqiptar. .. Prandaj, ēdo tentativė e armikut, sikurse edhe e kėtij irredentist, do ta luftojnė si thellėsisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste, tė ngarkuara me orekse pėr thyerjen e unitetit, integritetit dhe pavarėsisė sė Jugosllavisė socialiste.”
Ky koment i kryeredaktorit tė RTP-sė ėshtė botuar nė “Rilindje”, ”Zėri i Rinisė” etj. Gjithashtu njė artikull i ngjashėm me titull ”U denua grupi armiqėsor irredentist”u shkrua nga Isak Hasani nė gazetėn ”Rilindja” dhe Ali Olloni nė gazetėn”Zėri i Rinisė”.
Kjo ėshtė fytyra e vėrtet e tė ēmuarit tė shkrimtarit Ismail Kadare –Fahredin Gunga dhe e shokėve tė tij, tė cilėt janė pėrgjegjės pėr dhimbjet e shumta qė ua kanė shkaktuar mijėra familjeve shqiptare, me denoncimet kundėr vėllezėrve dhe baballarėve tė tyre, nė strukturat pushtetore tė regjimit... nė UDB

Fshatari
10-11-06, 18:06
Flm qė na sqarove pse qyteti i Mitrovicės asht i ndam edhe sot : janė pasardhėsit e gunges (deve me gunga) ata qė vazhdojnė tė kultivojnė nź kėtź sheher vllaznim-bashkimin me olivera, ivana, artemije, etj.