PDA

View Full Version : Imponimi i Serbisė dhe shtyrja e statusit tė Kosovės


beku
11-11-06, 13:49
Imponimi i Serbisė dhe shtyrja e statusit tė Kosovės




Potezi i fundit i palės shqiptare, pėr tė mos hyer nė mat, ėshtė shpallja e pavarėsisė, me gjithė problemet e skajshme qė ka vendi, i duhet njė akt i tillė qė suspendon manipulimin e Serbisė.

Nga Bekim Rexhepi

Anashkalimi i realitetit nė Kosovė


Mė qense bisedimet nė Vijenė tė Austrisė, nuk e sollėn koncesionin e pėrshtatshėm, qė nė njėfarė mėnyre do tė mund tė kėnaqte aspiratėn serbe pėr Kosovėn. Serbia edhe njėherė demonstroj pėrmesė qeverisė sė saj, si gjithėherė nxjerrė mospajtime dhe tregon fajtorin. Mospajtimi i Serbisė kontestoi se nuk arriti qė Kosovėn sė paku ta ndaj teritorialisht, e fajtori i dėshtimit te negociatave ishte pala shqiptare, madje duke e akuzuar kėtė tė fundit se; nuk qe aspak e gatshme dhe serioze pėr arritjen e suksesshme nė kėto bisedime, madje sipas palės serbe janė shqiptaret vat ata tė cilėt nuk ofruan koncesione.tė duhura. Pala serbe nuk u mjaftua vetėm mė kėtė ajo gjithashtu e akuzoi edhe kryenegociatorin; M. Athisarin, se fajtor qe edhe ai qė nuk tregoi vullnetin e duhur ndaj kėrkesave serbe pėr Kosovėn. Nuk mund tė mos e pėrmendim edhe kėrkesėn se kryenegociatori M.Athisari duhet tė japė dorėheqje tė mėnjėhershme. Pra, Serbia nė njėrėn anė akuzonte dhe bėnte fajtor shqiptaret dhe kryenegociatorin pėr gjithė dėshtimit e negociatave nė Vijenė, ndėrsa qmonte vetveten se ishte konstruktive gjatė gjithė zhvillimit tė tyre.
Qeveria serbe nė krye me V.Koshtunicėn, njė nacionalist i pėrbetuar, dhe njė ati shqiptar i madhė, qė u promovua gjatė gjithė historisė politike te tij, i pakėnaqur me zhvillimin e procesit rreth statusit tė ardhshėm politik tė Kosovės, i mblodhi me urgjencė ministrat e tij dhe i urdhėroi tė nxjerrin kushtetutėn e re serbe nė tė cilėn do tė futej Kosova sėrish si pjesė integrative e shetit Serb, pas ndarjes dhe pavarėsimit tė Malit tė Zi, nga unioni i pėrbashkėt i krijuar mė herėt. Kushtetuta e re serbe u bė gadi, aq shpejt sa u bė e qartė se ajo do tė jetė vetėm njė kopie e kushtetutave te mė hershme, qė ajo ka patur nė tė kaluaren. Kosova u futė sėrish nė njė preambulė tė Kushtetutės, duke e cituar; “Kosovėn si pjesė te pa ndashme te Serbisė”. Kjo kushtetutė u miratua me shumė manipulime nė referendum gjithėpopullor, madje u ratifikua po ashtu nė parlament. Qeveria aktuale serbe dhe Kushtetuta e saj tashmė e miratuar, anashkaloi tej mase realitetin nė Kosovė, pėrjashtoi shumicėn shqiptare pėr tė krijuar absurditet. Pra, njė qeveri arrogante dhe njė kushtetutė e papėrfillshme, nuk mund tė krijoi pushtet dhe ligj, pa shumicėn shqiptare, e cila qė shtat vite e mė tepėr nė bashkėpunim me ndėrkombėtaret po menagjon Kosovėn.

Imponimi i Serbisė dhe shtyrja e statusit tė Kosovės

Pasi u nxorrė nė opinion dėshtimi i negociatave, nė mesė palės shqiptare dhe asaj serbe, filloj komentimi i politikės recidive, nė tė cilėn dolen konkluza te ndryshme, po qė nė esencė nuk kishin vizion dhe planė tė qartė rreth tė ardhmės sė mbarėvajtjes sė procesit. Pėrfaqsusi mė i lartė i BE-sė, H. Solana doli i pari nė opinion, nė pronėncimet e tij u tha edhe kjo se do tė shtyhet zgjidhja e statusit te ardhėm pėr Kosovėn, deri nė muajt e parė tė vitin 2007, sepse sipas Solanės nė Serbi do te zhvillohen zgjidhjet vendore, dhe kėto zgjidhje serbe mund te ndikojnė nė atmosferėn e stabilizimit dhe krijimin e rrethanave tė pėrshtatshme qė do tė mund tė na dėrgojnė edhe nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Kėto deklarata te Solanes, nuk u mirėpritėn dhe aq nga opinioni i gjėrė e veēanėrisht ai shqiptar. Pėrveē qeverisė sė Serbisė, e cila i pėrkrahu deklaratat e Solanos. As Athisari dhe as Grupi i Kontaktit, nuk u prononcuan me gjithė rezervat qė patėn ndaj deklaratave tė dhėna, ata tė kujdesur, nė mėnyra te veqanta u orvaten tė sqarojnė opinionin e gjėrė se nuk do te ketė shtyrje sa i pėrket zgjidhjės sė statusit tė ardhshėm tė Kosovės.
Nė fakt qėllimi i Serbisė mbeti shkatėrrimi i procesit tė negociatave, dhe dėmtimi i palės shqiptare dhe asaj nderkombėtare karrshi tyre. Kjo tendencė serbe sikur u tregua e pa suksesė fillimisht. Por insistimi i vazhdueshėm nė njėrėn anė i Serbisė pėr t’u rikthyer nė njė procesi tė ri negociatash dhe nė anėn tjetėr miratimi i kushtetutės sė re serbe, janė fytyra mė e qartė se Serbia nuk do zgjidhje tė difavorshme pėr tė sa i pėrket Kosovės. Mė kėtė monotoni politike Serbia arriti tė paragjykoj gjendjen nė rajon duke e lidhur atė me zgjidhjet nė Serbi. Nė ēoftėse zgjidhja e statusit tė Kosovės bėhet kėtė vit, para zgjidhjeve nė Serbi, nė zgjidhje mund te kemi radikalet nė pushtet, tė cilėt gjithsesi do ta komplikojnė procesin e zgjidhjes sė statusit pėr Kosoven. Mė kėtė pozita aktuale serbe e Kushtunicės dhe e Tadiēit, karrshi radikalve nė opozitė, duan tė justifikojnė vetėm realitetin, pra duke e paraqitur Serbin si te interesuar seriozisht nė zgjidhjen e problemit tė Kosovės.
Kjo dhe vetėm kjo ėshtė farsa e politikės serbe, qė rishfaqet nė kohė, dhe pėr shumė qeveri perėndimore dhe lider sensacivė mbetet e paqartė. Serbia mė nė fund ia arriti qėllimit tė saj, tė shtyjė zgjidhjen e statusit tė Kosovės pėr vitin 2007, edhe pėrkundė dėshirės se shqiptarve qė ay te zgjidhet nė kėtė vitė. Fakti i manipulimit me zgjidhje politike nė Serbi, qė jo me siguri tė plotė do te mund tė zhvillohen nė janar te vitit 2007, ėshtė alibia mė e qėndrueshme se Serbia nuk do qasje reale sa i pėrket Kosovės.

Potezi i fundit i palės shqiptare, pėr tė mos hyer nė mat, ėshtė shpallja e pavarėsisė, me gjithė problemet e skajshme qė ka vendi, i duhet njė akt i tillė qė suspendon manipulimin e Serbisė.
Kosova duhet ta shpallė pavarėsinė, kėtė shansė e ka madje edhe kur nėntori po afron le te bėhet nėntori i II-tė i madhė shqiptar. Sepse tashmė dihet se Serbia nuk e ka ndėrmend tė bėhet Nėnė Tereza pėr Kosovėn dhe pavarsinė e saj.


www.bekimbeu.de