PDA

View Full Version : humbje morale e politikanve te KOSOVES

Agroni22
18-11-06, 00:11
nuk do koment ma shumee te gjithe politikanet e kosoves jon rra nga provimi

rafet llapjani
18-11-06, 00:41
nuk do koment ma shumee te gjithe politikanet e kosoves jon rra nga provimi

A po a Goni qishtu e ka kur ti blejn diplomat mete ngjofshem hahahahahahahahahah

dardan100
18-11-06, 11:53
Denimi me i madh per politikanet tane do te ishte kthimi i tyre ne shoqerine kosovare, sepse ata nuk kane bere kurre pjese ne te paslufte. Pra tju hiqen privilegjet qe kan, apo qe i kane uzurpuar ne menyre te paligjshme, banesat, terrenet me qindra hektare!, veturat luksoze, fabrikat (fabrika e birres se Pejes e blere ne valen e privatizimit te eger nga Ramush Haradinaj, po i njejti Ramush qe del ne televizion dhe i kerkon lemoshe popullit te Kosoves!). Pra, ti obligojme te jetojne ne Kosove, pa rryme, pa uje, te mjekohen nga shendetesia qe vet ata e quan ne kollaps ( e ishalla u mesin n'dore mjekeve) e ta kalojne muajin me 130Euro rroge t'Kosoves. Ky do te ishte i vetmi denim i merituar per ta!

Kalt
18-11-06, 21:46
nuk do koment ma shumee te gjithe politikanet e kosoves jon rra nga provimi
Ne te kundert, politikanet e Kosoves ende po pergatiten per provimin, sepse provimi i vertete nis pas percaktimit te statusit.
Politika kosovare dhe politikani kosovar jane produkt i mentalitetit vendas. Si jemi ne, jane dhe ata.
Prej nje vendi qe ka perjetuar per dekada te tera vetem shtypje dhe represion, prej nje vendi qe nuk ka perjetuar asnje dite demokraci perendimore, prej nje vendi qe nuk ka patur as dhe nje dite te vetme lirine e mendimit dhe te fjales, nuk mund te priten qe te dalin menjehere politikane te niveleve perendimore.
Mos harroni se Kosova ka nis te merret lirshem me politike moderne vetem pas vitit 1999, sepse me pare as qe mund te behej fjale per te.
Ne Kosove ka patur (dhe per fat te keq ende ka) politikane te formuar nga dy shkolla dogmatike: shkolla titiste dhe shkolla enveriste.
Te dy keto shkolla diktatoriale e zoteruan skenen politike kosovare dhe po keto dy shkolla eleminuan permes krimit politikanet e vertete kombetare, duke ju hapur udhen politikaneve te tipit AVNOJ-iste apo atyre enveristo-naive ilegale.
Krahas me ngritjen e vetedijes sone kombetare, krahas me perparimin e lirive themelore, krahas me forcimin e themeleve te nje shteti ligjor dhe demokratik, krahas me zbatimin e ligjeve te ekonomise se tregut te lire, krahas me ngritjen kulturore te mbare qytetareve te vendit, ecen dhe klasa politike kosovare.
Sot ata kane nevoje me shume se kurre per perkrahje dhe mbeshtetje, sepse eshte shume e lehte qe te marresh poza patriotike prej tastierave te internetit dhe shume shume e veshtire qe te marresh vendime me rendesi epokale.
Shqiptaret duhet te lene gjerat e vogla tej dhe duhet te jene te perqendruar ne problemin me madhor kombetar - jetesimin dhe ndertimin e shtetit te pavarur te Kosoves.

dardan100
18-11-06, 22:54
Rreziku me i madh i dashuri Kalt eshte mu pas definimit te statusit, sepse me keta politikane mund te stagnojme e te marrim tatpjeten me te madhe. Eshte rrezik se do te shenderrohem ne nje shtet kriminal, sepse shenjat e nje sistemi mafioz te tipit napolitan apo sicilian te servilizmit veç ekzistojne dhe jane forcuar dukshem paslufte, si p.sh. ne Rafshin e Dukagjinit mbreteron apo zoteron mbi ligjin familja Haradinaj, ashtu sikurse ne disa pjese te Drenices ajo e Thaqit dhe Limajt e keshtu me rradhe. Pra ata po krijojne nje rredh vicioz, po rrethohen me klientelizma e njerez servil. Nese me kohe nuk u jipet shansa alternativave qe ti nderrojne gjerat, do te mjaftoj nje legjislature tjeter (5 vjeçare) dhe do te gjindemi ne poziten e Napolit ne Itali nen sundimin e Kamorres; pra nen sundimin e njerzeve qe jane mbi ligjin e te cilet e shkelin shtetin, dhe duke shkelin shtetin ata do na mohojne edhe lirin e shprehjes, lere me zhvillim e mbare ekonomik e shoqeror! Pra edhe pse po mundohena, nuk po mundem te jem meshirues sikurse ti karshi tyre. E sheh çfare ben kto 7 vite? Asnje shenje progresi, vetem REgres ne te gjitha sferat e jetes. Kurse te gjithe arsytohen pas statusit te pa definuar. Shume gjera, shume projekte kan qene ne gjendje ti realizojne. Mirpo asgje! Ata zgjidhin arsytimin tek statusi i paqarte per ti fsheh deshtimet e tyre.
Kosova eshte duke rritur fuqi punetore per vendet evropiane perendimore, o Kalt!

Guri i madh
19-11-06, 00:56

nxine qe po flas me behgjet pacollin pasi keni edhe fotografin e tij ka ndihmue shum Behgjeti bile shum esht i respektuar mos i injoro te gjith politikanet se do ta marresh denimin si do qe po mrizojn nji koh te gjat te nen hije te qarrit .

me fjal tjera kur te hysh me kosit livadhin mos e zgjero kosen se lodhesh para dreke duhet ta nderprejsh punen qishtu ka than aj i moqmi

dardan100
19-11-06, 01:15
Mendime sikur tuajat do na lene gjate ne erresire, ne kuptimin e plote te fjales. E sheh te keqen dhe i shkon pershtat ajo!!!!!!!
Ne çdo vend te botes kur nje qeveri deshton ajo nderrohet, bile thirren qytetaret te dalin ne votime te parakoheshme. Kurse tek ne ndodhe qe nje qeveri DESHTUESE ( ajo e Haradinajt) ti marre 3 TRI mandate . Kjo ndodh veç tek ne, edhe ma ne fund del ni Mic Sokol sikurse ti Guri i madh e thote se asht mire puna.
Tu japim perparesi ALTERNATIVES!

Guri i madh
19-11-06, 01:34

ne kishim qeverin e pas luftes e cila vetem ne dy aspekte ka qen e sukses,shme ne vrasje politike DMTH te kundershtarve politik edhe sa i perket prones shoqrore qysh po i thojn tash ne pervetsim .

pa kurrfar tenderi REM ti e kie at pjesen e prishtine prej tashligjes deri ne germi

Guri i madh
19-11-06, 03:40
Mendime sikur tuajat do na lene gjate ne erresire, ne kuptimin e plote te fjales. E sheh te keqen dhe i shkon pershtat ajo!!!!!!!
Ne çdo vend te botes kur nje qeveri deshton ajo nderrohet, bile thirren qytetaret te dalin ne votime te parakoheshme. Kurse tek ne ndodhe qe nje qeveri DESHTUESE ( ajo e Haradinajt) ti marre 3 TRI mandate . Kjo ndodh veç tek ne, edhe ma ne fund del ni Mic Sokol sikurse ti Guri i madh e thote se asht mire puna.
Tu japim perparesi ALTERNATIVES!

deshta prap te shkruj ne lidhje me ket postimin tuj une fort mir po e shof te keqen nuk jam duke i duar trokit po jam kah e shof edhe nji ma te keqe qe po i kanoset KOSOVES ashtu siq po e shef shumica e shqiptarve te gjith politikanet kan hy ne provim kan ra se jan treguar te pa pergaditur per detyrat qe ja ka parashtrue MILETI ne mesin e ktyre ka milionera po mileti nuk u shit per nji hamburger fjalen e kam per veton surrojn .
Prej ktyre biznismenve esht i vetmi Behgjet pacolli qe ka ndihmue miletin po nese e zgjeron kosen do te lodhet shpejt .

mos kerko shum se nuk gjen asgje nese kerkon pak mileti ju jap ma shum qishtu po thojn kta te moqmit

uliksi31
22-11-06, 21:13
Politikanin, mund ta shoh si pershtatje, por jo si rren te perditshme.

Domira
23-11-06, 01:36
Politikanin e shoh si njeri qe perdor te gjithe artin e politikes per te bere te pamunduren, qe te bind, te punoje dhe te realizoje funkcionim te shtetit n[ermes te funkcionimit te ligjit, funkcionimit te ndershmerise dhe funkcionimit te vlerave, ne te mire te qytetarit, kombit te vet.