PDA

View Full Version : Diktimi i Serbisė dhe Kosova


beku
19-11-06, 12:49
Diktimi i Serbisė dhe Kosova





Derisa akoma nuk njohim pakon e M. Ahtisaarit, kemi tė drejtėn e paragjykimit tė kėsaj pako, e cila nuk duket edhe aq afirmative politikisht, sepse procesi i zgjidhjės sė “statusit” tė Kosovės, pėsoi ngėrqe nga zhvillimet nė Serbi, qė gjithsesi e deshmojnė se ka varsi dhe diktat nga Serbia. Kjo varsi dhe ky diktat nga Serbia, vitetve tė fundit me shumė tentative ka provuar tė bėhet i kuptushėm pėr politikėn shqiptare nė Kosovė.



Bekim Rexhepi





Klasa politike nė Kosovė, nuk ėshtė e gatshme tė pėrballet me pavarėsin e shtetit, kjo po duket mė qartė, nga qėndrimet dhe veprimet disfunksionale te saj, edhe tani kur statusi politik i Kosovės, u shtya, jo prerazi pėr vitin e ardhshėm 2007. Ajo qė mund tė pėrmendet nė kėtė disfunksialitet tė qėndrimeve e veprimeve tė klasės politike Kosovare, ėshtė gjithsesi solidariteti i skajshėm dhe mė i pakuptimt me regjimin e UNMIK-ut, tash e shtatė vite nė Kosovė. Regjim ky, atidemokratik, i papėrfillshėm, madje i ndikuar dhe i manipuluar nga Serbia, arrin tė diktoi nė mėnyra te ndryshme dhe fatkeqėsisht lirin dhe vullnetin e shprehur politik te shqiptarve nė Kosovė.

Nė artikullin e javės sė kaluar jo pa te drejtė sygjerova se;“ Potezi i fundit i palės shqiptare, pėr tė mos hyer nė mat, ėshtė shpallja e pavarėsisė, me gjithė problemet e skajshme qė ka vendi, i duhej njė akt i tillė qė pėrfundimisht, suspendon ndikimin dhe manipulimin e Serbisė me Kosovėn “ (shih:artikullin-„Imponimi i Serbisė dhe shtyrja e statusit te Kosovės “ B.R). Mėgjithse njė akt i tillė nuk ndodh akoma, mė japė tė mendoi mė qartė, rreth formės dhe lojės aversive, qė po i bėhet Kosovės. Mbi kėtė logjikė, akoma nuk ka plasur zhurma dhe mobilizimi emocional i „politikanizmit“ shqiptar. Pėrpos, se Qeveria shqiptare, pėrmes kryeministrit S.Berisha, dha shqetsimet mė tė mundshme, pėr sa i pėrket manovrimeve te padrejta, qė mund t’i bėhen Kosovės. Ky zė i qeverisė shqiptare edhe pse i vonuar, karrshi zėrave dhe manipulimit tė vazhdushėm te Serbisė, nuk mund te thuhet se nuk qe i mirėpritur nga Kosovaret, me plotė kurajo u pėrcoll, sepse kjo sikur vetkuptohej se ēėshtja e Kosovės mė nuk do tė mund tė mbyllet sipas dėshirės sė Sėrbisė.



Ekipi i unitetit apo i papėrgjegjėshmėrisė



Jo mė pėr ēudi, po krijohet konfuzion e nervozizėm ndėr ne nga ekipi i unitetit, siē e quajtėn vetvetėn apo tė vet zgjedhurit e negociatave me Serbinė, pėrkatėsisht tė procesit te Martti Ahtisaarit, pėr zgjidhjen e “statusit” tė Kosovės, i cili mė nuk mund te kuptohet nė vete si njė proces i mirėfilltė dhe i pa sherr. Me demek, si tė kuptohet ndryshe, shtyrja dhe broēkollitjet rreth zgjidhjės sė “statusit” tė Kosovės, pėr tė cilin u tha se do tė ndodhė brenda kėti viti. Ndodhi shtyrja dhe marifeti pompoz i deklaratave qė parapėrcaktuan fatin e keq tė kėti procesi tė vonuar pėr Kosovėn. Nė fakt edhe ky proces gadi ngjajshėm po riskenohet tė ndodh, si ay nė Rambuje tė Francės, qė u diktua me pro politikė serbe!

Shtyrja e zgjidhjes sė “statusit” tė Kosovės nuk u alarmua si njė rrėzik i vaēant, duke pasur parasysh gjithė boshėllekun e problemeve, qė nė fakt duken tė janė tė mėdha dhe evidente. Bile, sikur kjo shtyrje e zgjidhjės sė “statusit” tė Kosovės, nga ekipi i unitetit, u kuptua si njė mundėsi relaksuse pėr vet negociatorėt e Vienės. Megjithse kėto negociata diku diku u cilsuan si tė “mundimshme” dhe te “parezultat”, madje kėshtu e vet kuptoi edhe ekipi i pales shqiptare. Njė detale tė tillė e pėrmenda jo vetėm pėr t’i kujtuar opinionit tė gjėrė, se sa papėrgjegjshmėri dhe sa angazhim mbartė dhe pėrfaqson ekipi i unitetit, qė pėrbėhet nga Presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, liderėt e partive mė te mėdha shqiptare.

Masa e gjėrė shqiptare duke e mbajtur nė mospajtim, shtyrjen e zgjidhjės sė “statusit” tė Kosovės nuk mund ta arsytoj gjthė kėtė nė heshtje, sepse ekipi i unitetit e akumolon ndryshe, mos pajtimin dhe mos reagimin e masės. Pra, masė e gjėrė shqiptare ėshtė e shkėputur nga trupa politike e qendrimeve dhe vendimeve tė pėrbashkėta, madje kjo masė shihet e nėvojshme vetėm dhe vetėm atėherė gjatė dhėnjes sė madateve politike. Mbi kėtė tendencė, politikanizmi aktual e sfidon vetėn se sa i papėrgjegjshėm ėshtė dhe mbetet.



Rezulutė nė vend te Statusit



Derisa shtyrja e zgjidhjės sė “statusit” tė Kosovės, ndėrlidhet me zgjidhjet e brendshme nė Serbi, dhe nuk pėrfaqson vullnetin e popullit tė Kosovės, deshmon dhe fakton se sa i keq ėshtė i diktuar ky proces. Pra, procesi i Martti Ahtisaarit, mė tepėr ka gjasa tė rezultoi nė njė rezulutė tė re pėr Kosovėn, qė nuk do tė prekė momentalisht nė kohė zgjidhjen e ti, por qė do ta pėrmbledhė nė vete njė zgjidhje kalimtare, nė njė kohė tjetėr, ndofta permes njė referendumi tė mundshėm. Derisa akoma nuk njohim pakon e M. Ahtisaarit, kemi tė drejtėn e paragjykimit tė kėsaj pako, e cila nuk duket edhe aq afirmative politikisht, sepse procesi i zgjidhjės sė “statusit” tė Kosovės, pėsoi ngėrqe nga zhvillimet nė Serbi, qė gjithsesi e deshmojnė se ka varsi dhe diktat nga Serbia. Kjo varsi dhe ky diktat nga Serbia, vitetve tė fundit me shumė tentative ka provuar tė bėhet i kuptushėm pėr politikėn shqiptare nė Kosovė.

Tė pėrkujtojmė se nuk mund te tolerohen edhe mė gjatė tentativat e tilla, qė duan tė bėjnė te kuptushme pėr shqiptaret, varsi dhe diktate nga Serbia, kjo veēse sjellė apo pėrseritė skena te rrebelimit nė pėrmasa tė mėdha, madje mund tė dėmtoi mė shumė se anarkia e 17/18 Marsit 2004.

Lėnja nė kėtė mėshirė politike e Kosovės, nuk mund tė justifikoi tė papėrgjegjėshmit, tė papėrfillshmit sepse pėr Kosovėn ėshtė bėrė aq sa nuk mund tė kthehet njė pushtim i tipit tė kaluar tė sllobizmit, madje nuk mund ta fshehim logjikėn se rezerva e politikanve jot ė kyqur po mobilizon masėn diku.



19.11.2006

www.bekimbeu.de

dardan100
19-11-06, 13:18
Vellezer, me 28 Nentor ti bashkohemi Levizjes Vetevendosje ne marshin drejt institucioneve tona dhe Shtabit te pergjithshem te Unmik - Armikut, dhe te ndalim procesin SHPERBERJES dhe COPETIMIT te Kosoves, dhe te marrim NE populli ne dore fatin tone.
Pra te dalim ne numer te madh !!!!!!!!!!!!!!

pirro
19-11-06, 13:46
Eshte fakt qe vitin e fundit dhe ditve te fundit mund te vrehet nje forcim ma i madh i faktorit serb lidhur me negociatat lidhur me statusin e kosoves.Kjo ndodh mendoj une per aarsye te nje lobimi me te seukseshem dhe te nje riaktivizimit me te madh te disa miqve te vjeter te serbis.Dhe kjo ndodh mendoj per arsye se faktorit tone politik i mungon pervoja e caktuar lidhur me negociatat dhe caktimi i takimeve te niveleve te larta.

Mirpo une mendoj qe kjo nuk do ti zgjas serbise edhe per shume koh, joe per arsye se ne jemi faktor shume i rendesishem,mirpo per arsye se faktori nderkombetar eshte objektiv dhe do te vendos per kosoven ate cka e ka treguar bashksia ndekomebtare gjate shekujve.

Pavarsia e kosoves mendoj qe nuk do te vendoset ne menyre unanime nga KS i OKB se ,mirpo do te vendoset ne menyre individuale nga shtetet e mdha,duke filluar nga superfuqia SHBA.

leonn
21-11-06, 20:56
Ceshtja e Kosoves eshte nje ceshtje mjaft delikate per rajonin,andaj kerkon edhe nje trajtim delikat dhe te mencur.Nuk eshte lehte te krijosh shtet ne kohet e sotit,sepse sic e dime shtetet e shumta jane krijuar gjate shekujve 18,19....andaj na duhet mencuri dhe durim dhe kryesorja na duhet nje qyteterim dhe civilizim i plote dhe te krijojme shtetin tone qe historikisht e meritojme me plot merite..sic e dime me krijimin e shtetit ame Shqiperise,mbesin toka jashte kufijve te saj me 1912...Kjo ishte nje copetim i tokave tona padrejtesisht nga barbaret sllave te cilet erdhen ne shekullin e 6 te eres sone.ata ishin me te forte ne ushtri dhe i perkisnin familjeve te medha sllave dhe aleateve te saj.Ne si popull i lashte ne gadishullin tone nuk kishim edhe aleate te mirefillte dhe nuk i perkisnim asnje familjeje te madhe evropiane.Prandaj,edhe me luften heroike qe beme ne populli,prapeseprape nuk qeme ne gjendje ti ruajme territoret tona kombetare...kjo ishte nje padrejtesi historike qe iu be popullit tone,andaj eshte edhe obligim i sotit qe me zgjidhjen e problemit shqiptar ne kete rajon te ktheje borgjin Evropa e lashte qe e kishte bere padrejtesisht ndaj popullit tone.Ne jemi ne rruge te duhur per formimin e shtetit tone,vetem na duhet durim e mencuri,sepse Serbia e ka humbur sovranitetin qe ushtronte ndaj Kosove,qe me kapitullimin e forcave serbe dhe nenshkrimin e Kumanoves..Andaj,e gjithe ajo orvatje e saj ne parlament dhe nderrimi i kushtetutes nuk duhet te na shqetesoje dhe nuk duhet te na beje kurreshtare se cka ndodhe ne Beograd.Ata e dine se me nuk mund te kthehet ushtrimi i sovranitetit qe ushtronte kahere ne Kosove,te gjitha hyrjet dhe daljet buxhetore ne Kosove,i japin llogari Prishtines.nuk disponon me ushtri e polici qe kishte dikur,e madje as monitorim te kufijve..E vetmi veprim i Serbise sot eshte qe,politikanet e sotem qe jane atje ne pushtet mundohen qe me disa manovrime politike te justifikojne humbjen e Kosoves!Ata nuk mundin drejtperdrejte te pranojne humbjen sepse ne pushtet jane ardhur duke mbrojte interesat serbe ne Kosove.Andaj nuk varet me nga Beogradi per ceshtjen tone,por nga vete ne,se sa jemi te afte ta mbajme shtetin...Se a do te paraqesim ne stabilitet ne rajon do te tregoje koha,andaj edhe jemi para nje sfide,te cilen duhet ta lkalojme ne menyre demokratike,qe cdo pakice qe jeton ne Kosove te gezoje drejtat e veta,te respektohet e drajta elementare e njeriut,e drejta familjare,ekonomike dhe te jemi mjafte te kujdesshem.jemi ne nje monitorim nderkombetar,mos te tregojme ate qe tregoi armiku yne.Se fundi statusi i Kosoves do te zgjidhet ne menyre te drejte,mendoj se do te jete nje pavaresi ne aspektin e legjislacionit,ekzekutivit dhe gjyqesorit,mirepo do te jete nje perkufizim i forcave mbrojtese sepse do jen NATO ne kete faze kalimtare,edhe ministria e jashtme do te jete mirepo me disa kufizime.mos te na deshproje kjo,sepse do te pergatitemi edhe me mire politikisht e ekonomikisht e do tia dalim!kjo do te jete nje faze tranzitore me marrjen e te gjitha pergjegjesive shteterore si vijim.Sepse nuk ka alternative tjeter....