PDA

View Full Version : Njė princeshė ilire nė qendėr tė njė filmi danez


Kalt
21-11-06, 18:31
Njė princeshė ilire nė qendėr tė njė filmi danez. Ajo ėshtė kryeneēe, e bukur dhe indiferente. Askush nuk ka mbėrritur tė hyjė nė zemrėn e saj… derisa njė ditė nė mbretėrinė ilire mbėrrin njė princ danez. Por a do tė mposhtet kryeneēja?
Ky film i titulluar “Na ishte njėherė” pėrbėn njė sensacion artistik. Viti i krijimit tė tij shėnon 1922. Ai ėshtė i pari film artistik me subjekt mbi vendin tonė i gjetur gjer mė sot dhe i xhiruar nga njė regjisor i madh botėror qė nė vitin 1922. Regjisori quhej Carl Theodor Dreyer. Ėshtė njė ndėr regjisorėt mė tė shquar tė kinemasė europiane tė kėsaj kohe.
Por si u ra nė gjurmėt e kėtij filmi tė rrallė, qė ėshtė dhe njė nga krijimet e para tė regjisorit danez, e ku interpretojnė dy aktorė mjaft tė famshėm tė kinematografisė daneze tė kėsaj kohe…?
***
Nuk mė shkonte ndėrmend qė nė Danimarkė tė xhirohej njė film artistik qė nė vitin 1922 nė qėndėr tė tė cilit ishte Iliria dhe njė princeshė iliriane. Kjo mė tėrhoqi vėmendjen dhe u mundova tė gjeja shkaqet qė njė vend i largėt i veriut tė vinte nė qėndėr tė subjektit tė filmit Ilirinė. Zbulova se kjo nuk ishte njė rastėsi dhe se filmi danez hidhte dritė mbi disa lidhje tė lashta tė vendeve skandinave me Ilirinė dhe origjinėn e shqiptarėve. Nuk mund tė lihet nė harresė fakti qė albanologėt e parė janė skandinavėt.
Kėshtu p.sh Hans Erich Thunmann (1746-1778) historian suedez, ishte njė nga albanologėt e parė, profesor nė Universitetin e Halles nė Gjermani. Njohja me studentė e tregėtarė nga vendet e Evropės Lindore dhe Jugėlindore, midis tyre edhe me shqiptarė, i nxiti interesin pėr tė studiuar gjuhėn e historinė e atyre vendeve. Nė veprėn “Hulumtime pėr historinė e popujve tė Evropės Lindore”(1774) qė nuk e ka humbur ende vlerėn, nė njė nga kapitujt kryesorė H. Tunman bėn pėrpjekjen e parė shkencore pėr tė shpjeguar prejardhjen e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Ai arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt mesjetarė janė vazhduesit autoktonė tė popullsisė antike tė ilirėve, e cila nuk u romanizua si ajo dako-trake paraardhėse e rumunėve, as nuk u zėvendėsua nė viset e veta nga njė popullsi e mėvonėshme e dyndur kėtu. Duke u mbėshtetur nė burimet bizantine, ai jep historinė e shqiptarėvet mesjetarė si njė formacion etno-kulturor unitar dhe si faktor politik mė vehte.
Edhe Holger Pedersen (1867-19539) - gjuhėtar i shquar danez, indoevropianist me interesa shkencore tė shumanėshme, profesor nė Universitetin e Kopenhagės, autor i njė vargu veprash dhe studimesh me vlerė, vėmendjen kryesore nė fillim ia kushtoi gjuhės shqipe, por mė pas u mor me gjuhė tė tjera, sidomos me keltishten, armenishten etj, duke dhėnė ndihmesa tė rėndėsishme. Mė 1883 vizitoi Shqipėrinė e Jugut. Pėr gjuhėn shqipe ka botuar disa studime me vlerė si:”Kontribut pėr historinė e gjuhės shqipe”(1894), “Tingujt i tė shqipes”(1897), “Asnjanėsi i shqipes”(1899), “Grykoret nė gjuhėn shqipe”(1900), etj. Edhe danezi tjetėr Kristian Sandfeld-Jensen(1873-1942), nxėnės i Pedersenit, mbas studimeve tė gjata e pėrcaktoi gjuhėn shqipe si njė nga gjuhėt mė tė vjetra tė Ballkanit.
Nė kėtė afeksion tė studiuesve skandinavė pėr prejardhjen e shqiptarėve dhe tė gjuhės shqipe u pėrfshinė dhe shkrimtarėt, dramaturgėt dhe kineastėt skandinave.
Drejt filmit
Dramaturgu Holger Drachman nė vitin 1883 shkroi dramėn “Na ishte njė herė”/Der Var Engang/, e cila u shfaq me sukses dhe u bė mjaft popullore nė teatrot e Kopenhagenit qė nė ato vite. Kjo dramė ėshtė mbėshtetur nė tregimet e shkrimtarit tė madh danez Hans Kristian Andersen me titull “Svidrengen” dhe nė komedinė e dramaturgut tė shquar Villiam Shekspir “The Taming of the Shreė”/Mposhtja e kryeneēes/. Komedia shekspiriane “The Taming of the Shrew” ėshtė publikuar pėr herė tė parė nė vitin 1623 dhe mbėshtetur nė tė janė bėrė edhe disa filma nga shoqėri tė ndryshme kinematografike me tituj tė ndryshėm si: “Kiss me Kate” nė vitin 1948 dhe varianti muzikor me titullin origjinal “The Taming of the Shrew” me interpretimin e aktorėve tė shquar Elisabet Taylor (nė rolin e princeshės)dhe Richard Burton, nė vitin 1953.
Mbėshtetur nė kėtė dramė regjisori i madh danez Karl Theodor Drejer xhiroi nė vitin 1922 filmin me tė njėjtin titull “Der Var Engang”/Once Upon A Time” qė nė shqip do tė thotė “Na ishte njė herė”.
Ky film-pėrrallė u shfaq si premierė mė 3 tetor 1922 nė teatrin “Palads” te Kopenhagenit dhe pati mjaft sukses. Nė qendėr tė filmit ėshtė mbreti dhe princesha e Ilirisė dhe njė princ danez qė kėrkon dorėn e saj dhe tregon tė gjitha peripecitė qė bėn ai pėr ta shtėnė nė dorė princeshėn e bukur por mospėrfillėse, indiferente dhe kryelartė iliriane.
“Na ishte njėherė”
Eshtė njė film pėrrallė dhe fillon me tekstin:
…Njė herė e njė kohė na ishte njė mbretėri qė quhesh Iliri…shumė larg, nė anėn tjetėr tė detit…. Princesha e Ilirisė ishte bėrė e njohur gjėrėsisht pėr bukurinė e saj por ajo ishte krenare dhe e ftohtė (indiferente). Admiruesit e saj nuk kishin sukses dhe ajo i pėrēmonte…
Ishte koha kur kinemaja daneze ishte nė pararojė tė kinemasė botėrore dhe filmat e shoqėrive tė tyre kishin depėrtuar deri nė SHBA ku kishte edhe njė agjenci pėr shpėrndarjen e tyre. Filmat danezė e suedezė ishin nga mė tė preferuarit dhe regjisorėt skandinavė tė kėtyre viteve, si K. T. Dreyer, V. Sjostrom, M. Stiler, B. Kristiansen etj kanė zėnė vėnd nė historinė e kinemasė botėrore si klasikėt e kinemasė botėrore tė periudhės sė filmit pa zė. Dihet se nė atė kohė filmat ishin pa zė prandaj figura shoqėrohet me tekst nė sekuencat e tij dhe me njė muzikė nė sfond. Nė rolin e princeshės sė Ilirisė interpreton aktorja e njohur daneze Klara Weith (Pompopidan) dhe Svend Methling, nė rolin e princit danez. Filmi ėshtė prodhim i shoqėrisė kinematografike “Sophus Madsen Film”, xhiruar nga kinooperatori George Schneevoight dhe me shoqėrim muzikor tė Neil Brand, zgjat 75 minuta dhe me titra danisht ose anglisht.
Gjurmėt e zbulimit
Kisha vite qė e kėrkoja kėtė film mbasi titullin e tij e kisha gjetuar qė nė vitet 1980 dhe e kam pėrmendur nė shkrimin e gjatė qė botova nė revistėn “Skena dhe ekrani”me titullin “Kinematografia e vendeve Skandinave” dhe mė vonė nė librin me tė njėjtin titull qė botova nė vitin 2003. Por dija vetėm titullin, pra kisha vetėm gjurmėt e tij, mė duhesh tė bėja pėrpjekje tė gjeja vetė filmin dhe kjo ishte e vėshtirė
Kisha krijuar njė afeksion tė veēantė pėr vendet skandinave pėr kulturėn e tyre tė lashtė, pėr figurat e shquara nė letėrsi, pėr natyrėn paqėsore dhe zhvillimin e madh nė tė gjitha fushat. Ndoshta ky afeksion ishte refleks i reciprocitetit. Pėr kėtė u lidha me Ambasadėn e Mbretėrisė sė Danimarkės njė vit mė parė dhe me dashamirėsinė dhe pėrkrahjen e pakyrsyer tė zotit Finn, ish-Charge d’Affair, dhe me ndihmėn e njė mikut tim qė mė sponsorizoi udhėtimin, u bė e mundur tė shkoja nė Danimarkė dhe tė vizitoja Institutin danez tė filmave. Ky film bėn pjesė nė koleksionin e plotė tė regjisorit tė njohur danez dhe fatmirėsisht ėshtė i ruajtur nė origjinal me pak mungesa nė fundin e tij. Njė kopje tė kėtij filmi nė DVD e mora nė filmotekėn e Institutit Danez dhe e ruaj si njė koleksion tė rrallė.
Rėndėsi e madhe e kėtij filmi nuk ka tė bėjė vetėm me faktin se ka nė qėndėr njė princeshė iliriane dhe qė interpretohet nga aktorė tė shquar danezė por mbi tė gjitha se ai ėshtė i pari film artistik me subjekt mbi vendin tonė i gjetur gjer mė sot dhe i xhiruar nga njė regjisor i madh botėror qė nė vitin 1922.

(*) Pedagog, Studiues dhe historian i kinemasė

Gazeta Shqiptare
Tirane