PDA

View Full Version : Njoftoni pėr mungesat nė staf


GjIlAnAsI_cSi
25-11-06, 19:14
Po ua komunikoj ketu rregullat e reja per pranimet/largimet nga stafi si SOP edhe AOP pasi jane me interes per te gjithe. Sic u thashe ne nje teme me lart, do kete shkurtime ne staf per personat problematike, indiferente apo qe abuzojne me statusin. Shume e lexuan, pak e kuptuan pasi loja e shtimeve, heqjeve, lutjeve ne privat ndaj SOP vazhdon dhe une kete e shikoj si ne kanal edhe ne memot qe marr. Iku koha e fjaleve dhe erdhi koha qe ti japim fund njehere e mire ketij problemi duke marre vendimet e meposhtme:

Te pergjithshme

1. Cdo AOP qe nuk shpenzon te pakten 2 ore ne dite ne kanal, nuk do te qendroje me AOP ne liste. Nuk ka me status sa per qejf apo per te shitur mend. Perjashtime behen ne ato raste kur per arsye personale ju duhet te largoheni per disa dite nga stafi. Lejohet 2 jave largim, nese largimi zgjat 1 apo me shume muaj, statusi juaj hiqet nga kanali per tu shtuar perseri ne nje kohe te caktuar kur ju mund te ktheheni ne staf. Prandaj, nese largoheni per nje kohe te caktuar, duhet te komunikoni ne forum (jo me memo) qe une po largohem per kaq dite nga chati sepse kam provime, do iki me pushime, jam i zene me pune, apo ku di une.

2. Cdo AOP qe nuk lexon memot qe i dergohen, ose nuk merr pjese ne forumin e stafit rregullisht duke lexuar dhe dhene mendim per problemet e kanalit, do te hiqet si AOP nga kanalet. Nuk kemi nevoje per AOP sa per numer qe mbajne @ sa per te shitur mend ne kanal. Nese nuk jeni te interesuar te ndihmoni ne kete komunitet, ne nuk jemi te interesuar qe tu shohim ne staf. Ka me dhjetra veta qe presin nje shans qe te jene pjese e ketij stafi, prandaj ne staf nuk ka vend per operatore indiferente apo snob.

3. Cdo shtim apo heqje nga AOP do te komunikohet ne forum nga ata SOP qe merren me pranimet ne staf. Nje teme e re do te hapet ne kete forum, ku do te komunikohen shtimet e reja ne staf si operatore. Eshte e detyrueshme komunikimi ne forum i shtimeve te reja, kurse njoftimi me memo eshte fakultativ, nuk e keni me detyrim. Komunikimi ne forum eshte me i kendshem duke patur parasysh numrin e madh te memo qe marrim ne server, qe behen te merzitshme. Nje teme e vecante do te hapet per heqjet nga AOP dhe ne te do te dokumentohen edhe heqjet nga AOP. Nese deri me sot keto njoftime per heqje/shtim ne AOP jane bere vetem brenda grupit te SOP, i gjithe stafi, SOP+AOP do te jene ne dijeni te ndryshimeve ne stafin e kanalit.


Procesi i pranimeve ne staf

4. Cdo kerkese per akses ne stafin tone do te behet ne forum, sic eshte bere deri me sot. Rregulli i ri ne lidhje me pranimet do te jete qe asnje kandidat qe nuk ka nje emer te rregjistruar ne server, per te pakten 3 muaj, nuk do te kete te drejte te aplikoje ne server. Te gjitha kerkesat e atyre qe jane rregjistruar 1 jave apo 2 dite me pare se te bejne kerkese, do te refuzohen ne vend duke u dhene arsyeja. Perjashtime ne kete rregull bejne vetem bashkepunime te mundshme qe mund te bejme ne te ardhmen me stafe apo faqe shqiptare dhe te drejten per te shtuar ne keto raste e ka vetem BeK si founder.

5. Asnje kandidat per AOP nuk do te merret ne shqyrtim nese ne temen e tij nuk kane dhene rekomandim te pakten 8 anetare te stafit tone, AOP apo SOP qofshin. Nese deri me sot vendimi per ti marre ne pyetje keta eshte marre nga SOP duke u bazuar ne intuiten e tyre, kjo do te ndryshoje. Eshte e rendesishme qe anetaret tane te stafit te marrin pjese ne procesin e pranimeve te reja, duke mos lejuar futjen ne stafin tone te floodistave, anonimeve, apo personave problematike. Cdo kerkese ne forum ne te cilen nuk ka 8 rekomandime pozitive, nuk merret parasysh. Kandidati qe sot e tutje duhet te njohi anetaret e stafit tone, ose ata te njohin ate. Ne kete menyre, vetem vizitoret e rregullt dhe kopetente do te jene anetare te stafit. Ju rekomandoj qe secili prej jush te ndjeki kerkesat per AOP dhe te japi mendim per to, pozitiv apo negativ per kandidatet.

6. Nje kandidat per AOP qe ka mundur te marri rekomandimet e 8 anetareve dhe ka te pakten 3 muaj qe ka rregjistruar nje emer ne server, do te shtohet nga SOP qe merren tek pranimet tek kanali #Ops si operator. Ne ate kanal do te qendrojne 24 or dhe kjo eshte kohe e mjaftueshme per tu njohur me stafin dhe per te mesuar komandat apo rregullat e kanalit.

7. Pas 24 oresh si operator ne kanalin #oPs , kandidati do te merret ne pyetje tek nje kanal qe SOP e pranimeve zgjedhin ne pranine e 1 SOP dhe 2 AOP, mundesisht edhe ne prani te founderit. Secili nga te pranishmit ne kanal ka te drejte ti beje pyetje kandidatit, qe do te mbulojne 3 fusha: a) njohjen shoqerore te kandidatit b) sa mire i njeh rregullat e kanalit c) sa mire i njeh komandat qe i duhen si AOP. Ne fund te testimit, secili prej anetareve te stafit do te japi voten e tij, PRO apo KUNDER pranimit te atij personi. Ai do te pranohet ne staf nese shumica voton per ta pranuar ne staf. AOP qe marrin pjese ne keto testime zgjidhen ne menyre te rastesishme nga SOP e pranimeve.

8. Nese kandidati kalon testin, ai do te shtohet si AOP tek #Dardania dhe do ti jepet akses ne forumin e stafit. Un personalisht do ti nis pm private BeK mbi emrin e personit qe ka nevoje per status. Gjeja e pare qe ai AOP i ri do te beje, eshte prezantimi i tij ne temen e prezantimeve dhe qe nga ai moment ai do te jete pjese e ketij stafi. Nese kandidati nuk e kalon testin, atij i jepet me shume kohe per te mesuar komandat dhe i caktohet nje dite tjeter per test pas dy javesh. Nese ai deshton edhe ne ate test, atij i refuzohet kerkesa per AOP.

Largimet nga stafi

Po aq shqetesuese sa shtimet pa kriter, jane bere edhe heqjet pa kriter. Nuk eshte normale per nje staf si ky i yni qe te kemi gati per dite heqje apo shtime nga AOP. Ne nje staf profesional, heqjet jane te rralla pasi te gjithe e dine detyren e tyre dhe i respektojne rregullat e kanalit. Te gjithe e njohin dhe respektojne njeri-tjetrin, pavaresisht nga statusi qe mbajne ne kanal. Per te adresuar problemt me heqjet, dola me rregullat e meposhtme qe jane te thjeshta nese i respektoni:

9. Cdo heqje nga stafi dokumentohet ne forum ne temen e hapur per kete pune. SOP qe beri heqjen hedh ne forum emrin e anetarit te hequr nga stafi, arsyen perse eshte hequr, rregullat e kanalit qe ai shkeli, emrat e personave te stafit qe ishin prezent kur ky incident ndodhi.

10. Anetaret e stafit qe jane hequr nga AOP, kane 1 jave kohe qe te ankohen ne forumin e stafit, ne nje teme te vecante te hapur ketu tek forumi "Operatoret". Ankesa duhet te perfshije arsyen perse ju besoni se jeni hequr pa te drejte dhe faktet qe mbeshtesin versionin tuaj te ngjarjes, logs apo emrat e personave te stafit qe mbeshtesin versionin tuaj. Ne kete teme, te gjithe anetaret e stafit qe ishin prezent, jane te lutur te japin mendim dhe ankesa do te lexohet nga gjithe stafi pa perjashtim.

11. Nuk do te kete me memo per heqje apo ankesa. Nuk do te kete me as ankesa ne privat online te personave te hequr. Vendi ku ju te njiheni me arsyet perse jeni hequr dhe te beni ankesen eshte ne forumin e stafit. Nese kalon nje jave dhe personi nuk ankohet ne forumin e stafit, ai konsiderohet i pejashtuar nga stafi dhe nuk do te kete me te drejten te jete anetar i ketij stafi.

12. Ankesat per ceshtjet e tilla merren nen shqyrtim nga ata SOP qe merren me ankesat se bashku me BeK. SOP e ankesave duhet te japin mendimin e tyre vetem pasi te njihen me situaten dhe te kene ftuar ne forum AOP prezente ne kanal qe te japin mendim mbi incidentin. Founderi do ti ndjeki me interes ankesat brenda stafit dhe do te jap edhe une mendimin tim per to.


Dola me keto rregulla ne lidhje me pranimet/heqjeve, pasi eshte bere shume shqetesues procesi i shtimeve dhe heqjeve nga AOP i personave. Pergjegjesia kryesore ne lidhje me kete problem bie mbi SOP qe merren me kete pune, edhe mbi BeK si founder qe nuk kishte dale me rregulla te qarta qe u presin rrugen abuzimeve. E theksoj, vetem ata vizitore qe jane te rregullt, serioze dhe te perkushtuar do te shtohen ne staf. Floodistet, ata qe ndryshojne emrat nuk kane me vend ne stafin tone. Ashtu sic nuk kane vend as ata qe kerkojne AOP ne cast, pa iu nenshtruar procesit te pranimeve. Vetem ata qe do te kene durimin per ti shkruar ketij procesi deri ne fund do te nderohen me pranine ne stafin tone.

Ne te njejten kohe, me anene e ketyre rregullave te reja dua qe tu jap me shume pergjegjesi dhe ze AOP ne kanal, qe deri me sot jane ndier keq pasi mendimi i tyre as degjohej dhe as merrej parasysh. Shume AOP jane hequr e shtuar sikur te ishin emra ne chat dhe jo njerez normale. Qellimi im eshte qe stafi te konsolidohet dhe tu jepet fund njehere e mire shtimeve dhe heqjeve pa kriter. Tu jepet fund thashethemeve, inateve personale qe cojne ne largime nga stafi te personave te perkushtuar qe kane vite qe jane AOP.

Jeni te lire te jepni mendimin tuaj dhe ti zbatoni keto rregulla. Nese te gjithe i respektojne rregullat e mesiperme, une kam besimin se nuk do te kemi me problemet qe kemi dhe ndjenjen e dyshimit ka per ta zene mirekuptimi dhe mirebesimi per njeri-tjetrin.

Gjith te mirat.