PDA

View Full Version : Familja RUGOVA mbėshtet Alush Gashin


Dilaver
03-12-06, 18:18
Familja Rugova mbėshtet Alush Gashin

Leonard Kerquki

Prishtinė, 2 dhjetor —
Alush Gashi me njė potez tė vetėm ka pėrmbysur rezultatet pėr kryetar tė LDK sė, ka ēorientuar delegatėt dhe pėr mė tepėr ka bėrė qė dy kandidatėt kryesorė, Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci, ta rishikojnė pozicionin e tyre nė garė.
Afėrsia e tij me djalin e presidentit tė ndjerė, Ibrahim Rugova, Ukėn, u ka dale kapuē me mėngė atyre qė kanė synuar postin e tė parit tė partisė mė tė madhe nė vend. Ua ka kėrcėnuar seriozisht pretendimet pėr fronin e partisė.
Sipas disa burimeve tė sigurta tė Express, Alush Gashi ka marrė bekimin e familjes Rugova, qė tė jetė kryetar i ardhshėm i LDK-sė. Madje djali i ish presidentit, Uka ka filluar tė lobojė nė mbėshtetje tė kandidaturės sė Gashit.
Sipas kėtij burimi, ai u ka bėrė disa telefonata kryetarėve tė degėve tė LDK-sė dhe u ka thėnė atyre se nė Kuvendin Zgjedhor duhet ta votojnė Alush Gashin pėr kryetar.
Familja Rugova, me tė filluar gara pėr kryetar tė LDKsė dhe pas deklarimeve nga njėri apo tjetri krah se e ka mbėshtetjen e kėsaj familjeje, me njė deklaratė publike Familjaishin distancuar nga lufta pėr pushtet nė LDK.
Por, djali i dytė i presidentit tė ndjerė, duket se ka vendosur qė tashmė tė distancohet nga deklarata qė ka dhėnė familja e tij para do kohe. Mbėshtetja qė po ia bėn kandidimit tė Gashit pėr kryetar tė LDK-sė e involvon direkt kėtė familje nė zgjedhjen e kryetarit tė ardhshėm tė partisė mė tė madhe nė vend.

Te Guri i Zi
Gjithēka kishte filluar me njė drekė gjatė shtatorit. Pėr tė pėrfunduar me atė tė 19 nėntorit nė restorantin "Guri i Zi" nė rrugėn qė shpie drejt Gjakovės. Aty ishin mbledhur njėzet e njė kryetarė tė degėve tė LDK-sė pėr tė sqaruar pozicionet e tyre nė procesin zgjedhor qė kishte filluar brenda partisė sė tyre.
Naser Osmani, kryetar i Degės sė Lipjanit, i devotshėm nė ndėrtimin e unitetit brenda partisė, kishte nisur sė bashku me Fadil Feratin, kryetar i Degės sė Istogut si dhe Ismet Beqirin, kryetar i Degės sė Parė tė Prishtinės, pėr tė gjetur rrugėn e tretė pėr kryetar tė LDK-sė.
Dy figura qė ishin nė konflikt, Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci, e kishin rrezikuar sė tepėrmi unitetin e partisė - qė nė rrugėn e nisur tė konfliktit e shpinte partinė drejt ndarjes - prandaj, thotė njė burim brenda takimit, kjo ka qenė arsyeja kryesore e mbledhjes sė kryetarėve tė degėve.
Pėr dijeninė e tė gjithėve, dhe pėr kujtesė tė atyre qė kanė harruar, kryetarėt e degėve nė traditėn e LDK-sė kanė qenė mė tė respektuarit e Velanisė gjatė njė periudhe tė gjatė kohore. Degėt dhe kryetarėt e saj kanė qenė pjesa kryesore e disejnimit tė politikės nga zyra e Velanisė e deri nė bazė.
Pėr herė tė parė ishte zėnė ngoje njė tjetėr emėr pėr kryetar tė LDK-sė. Alush Gashi. Njė miqėsi e hershme me njė pjesė tė deputetėve, afėrsia me ta, tė qenit i hapur dhe marrja e rolit kryesor pėr tė bindur Dacin pėr dorėheqje, i kishte dhėnė atij fuqinė e liderit tė njė pjesė e deputetėve tė LDK-sė dhe tė njė pjesė tė kryetarėve tė degėve tė kėsaj partie. Hyrje-daljet e shpeshta te familja Rugova. Pastaj edhe pas vdekjes sė Rugovės ishte i pėrzgjedhuri i familjes pėr ta zėvendėsuar atė, thonė burime pranė familjes Rugova.
Kjo kishte bėrė qė Gashi tė jetė figura qendrore dhe e besueshme pėr t'u kandiduar si personaliteti i tretė nė takimin e Gurit tė Zi.
Alush Gashi ėshtė njeriu qė s'e fut LDK-nė nė konflikt dhe e ruan nga ndarja, kishte qenė konstatimi i personazheve gjatė drekės sė 19 nėntorit.
Nė fakt, ky konstatim kishte ardhur pas mbėshtetjes qė ka marrė Alush Gashi nga djali i dytė i presidentit tė ndjerė, Ibrahim Rugova, Uka.

Lidhja me Rugovtė
Dy faktorė kanė qenė vendimtarė nė pėrcaktimin e familjes Rugova krah Alush Gashit. E para, pėrkujdesja e vazhdueshme e Alushit dhe vėllait tė tij, Afrimit ndaj presidentit Rugova dhe faktori i dytė, origjina - si familja Rugova ashtu edhe ajo Gashi, vijnė nga rajoni i Istogut.
Sipas njė burimi tė sigurt tė Express, duke e parė luftėn pėr pushtet qė zhvillohej Brenda LDK-sė, Ukė Rugova i pari iu kishte afruar Gashit pėr ta porositur atė qė tė fillojė garėn – tashmė me bekimin e familjes sė tij.
"Fillimisht Gashi kishte hezituar, por vendosmėria e Ukės qė tė jetė krah i fortė I tij, e kishte bindur plotėsisht atė qė tė fillojė garėn", thotė ky burim i Express.
Mė pas, vetė Uka, sipas kėtij burimi, ėshtė gjuajtur nė aksion. Duke iu rekomanduar delegatėve qė ta votojnė Gashin nė Kuvendin Zgjedhor. Uka ka arritur tė sigurojė mbėshtetjen pėr Gashin nga njė numėr i konsiderueshėm i delegatėve tė Kuvendit tė Pėrgjithshėm.
Ndėrsa, sipas tė gjitha gjasave, kėtė javė familja Rugova pritet tė deklarohet publikisht nė mbėshtetje tė kandidaturės sė Alush Gashit. Nėse ndodh kjo, atėherė Gashi me gjasė do tė jetė kandidat sfidues pėr kryetar tė ardhshėm tė LDK-sė.

Kush ėshtė me Alushin?
Sipas burimeve tė Express, Alush Gashi deri mė tash ka arritur tė sigurojė mbėshtetjen e rreth 10 delegatėve tė Degės sė Ferizajt, shumicėn e atyre tė Istogut dhe Lipjanit si dhe rreth 8 tė tjerė nė Gjilan, qė deri mė tash kanė qenė pėrkrahės tė Nexhat Dacit. Gjithashtu sipas kėtij burimi, Gashi ka pėr vete edhe shumė nga delegatėt qė deri mė tash janė deklaruar si tė pavendosur.
Deri mė tash presidenti Fatmir Sejdiu e ka pasur pothuajse tė sigurt fitoren nė garėn pėr kryetar tė LDK-sė. Ai ka pasur njė epėrsi tė konsiderueshme ndaj kundėrkandidatit Nexhat Daci. Por, mbėshtetja qė po ia jep familja Rugova Alush Gashit, do t'ia kthejė Sejdiut pėrmbys rezultatin e arritur.
Megjithatė, zyrtar tė LDK-sė pohojnė se negociatat pėr hise nė LDK ende nuk janė mbyllur.



Express

Fshatari
04-12-06, 10:56
Sipas burimeve mjaft tė sigurta, kryetari i Kosovės , F.Sejdiu, ka siguruar rreth 270 nėnshkrime (minimumi duket tė jetė 100) kurse ish kryetari i parlamentit mbi 100 nėnshkrime. Kandidatura e Alush Gashit vetėm njė javė para kuvendit zgjedhor ėshtė e ēuditshme. Edhe mė tė ēuditshme e bėn fakti se, nė finish, nuk mund tė sigurojė mė shumė se 40 vota nė favorin e vetė.
Me fjalė tjera, LDK-ja nuk e dėshiron Alush Gashin pėr kryetar pėrkundėr mbėshtetjes tė familjes Rugova : LDK-ja nuk ėshtė sipėrmarrje private e njė familjeje(Rugova) as e njė rajoni(Istogu : fjalė serbe).

Po e pėrfundoj me kėtė thėnie shumė tė qėlluar tė Dilaverit se :"Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret "Argat i keq", ėshtė fjala pėr dy persona : Ukė Rugova dhe Alush Gashi : nė fakt, argat tė kėqinjė...!

Pėr kėtė arėsye nuk ka asnjė shans tė zgjedhet kryetar i LDK-sė.
Propozimi i dy kandidatve : Sejdiu dhe Daci ka qenė zgjedhja mė e mirė dhe mė e qėlluar pėr kėtė parti. Injorimi absolut i Alush Gashit, i cili noton nė ujra tė turbullta dhe pėrhap "fjalė herė pėr njanin e herė pėr tjetrin", nėpėr restorante e kafene, e jo aty ku bohet kuvendi, ka qenė poashtu njė vendim shumė i qėlluar i delegatve tė LDK-sė.
Alush Gashi=argat i keq!

Fshatari
04-12-06, 13:27
"Tė shtunėn ėshtė shėnuar ditėlindja e 62-tė e liderit historik tė Kosovės, Ibrahim Rugova
Prishtinė, 4 dhjetor - Ditėlindja e 62-tė e liderit historik tė Kosovės, kryetarit shumėvjeēar tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės Ibrahim Rugova dhe Presidentit tė parė tė vendit tė njohur ndėrkombėtarisht, Ibrahim Rugova, tė shtunėn ėshtė shėnuar nė mėnyrė modeste, me homazhe pranė varrit tė tij dhe me vizita nė familjen Rugova nė Prishtinė. Presidenti aktual i Kosovės Fatmir Sejdiu, me bashkėpunėtorėt, ka vendosur lule pranė memorialit tė Ibrahim Rugovės dhe pastaj vizitoi familjen Rugova nė Velani. Presidenti pasi vuri lule dhe bėri homazhe ka thėnė se ėshtė nevojė e pėrhershme qė tė takohet me Presidentin e ndjerė, Ibrahim Rugova, me njeriun qė aq shumė bėri pėr Kosovėn. "Ish presidenti Rugova ka bėrė qė Kosova tė jetė nė stadin e sotėm dhe tė jetė nė prag tė njohjes ndėrkombėtare tė shtetėsisė sė saj", tha Sejdiu. Ai theksoi se Ibrahim Rugova ka arritur qė ta shndėrrojė idealin e lirisė qė ka qenė edhe ideal i popullit, nė funksion real, duke e shkrirė praktikisht vetėn e tij, pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Edhe kryeparlamentari Kolė Berisha vuri kurora lulesh dhe bėri homazhi pranė varrit tė Presidentit Rugova si dhe vizitoi familjen Rugova. Homazhe bėnė edhe zv/kryeministri Lutfi Haziri, kryetarja e FG tė LDK-sė dhe ministre e Shėrbimeve Publike Melihate Tėrmkolli, kryetari i FR tė LDK sė, Sejdė Tolaj. Tė gjithė ata vzituan edhe familjen e Presidentit Rugova nė Velani. Sejdė Tolaj gjatė vizitės nė familjen Rugova ka theksuar se si tė rinjtė e LDK sė gjithmonė kanė pasur pėrkrahjen e parezervė tė Presidentit Rugova, kurse Ai ka qenė mbėshtetja mė e madhe qė kanė pasur. "Ne do ta vazhdojmė rrugėn e Tij qė na e ka lėnė amanet drejt njohjes formale tė pavarėsisė sė Kosovės, pėr ēka ai punoi pandėrprerė deri nė ditėt e fundit tė jetės sė tij", tha Tolaj. Ndėrsa zonja Fanė Rugova pasi ka falenderuar tė rinjtė pėr vizitėn, tha se "Presidenti ka pasur njė kėnaqėsi tė veēantė kur vizitohej nga tė rinjtė e LDK sė dhe ai tėrė jetėn e tij ka punuar nė atė drejtim qė brezit tė ri t'i krijohej mundėsia qė tė gėzonte shtetin e pavarur tė Kosovės". Njė grup studentėsh tė Universitetit tė Prishtinės nė ditėlindjen e 62-tė tė Presidentit Rugova kanė vendosur rreth varrit 62 lule, ku nė secilėn prej tyre kishin shkruar nga njė fjalė simbolike qė i ka pėrdorur Presidenti Rugova. Shkėmb Manaj, me tė mbaruar homazhet nė emėr tė shokėve tė tij ka deklaruar se "2 dhjetori ėshtė ditė dhembjeje pėr ish presidentin Rugova por edhe njė konfirmim se studentėt e UP sė, do ta ndjekin rrugėn e tij". Poashtu homazhe gjatė tėrė ditės kanė bėrė edhe shumė qytetarė tė Prishtinės dhe Kosovės duke pėrkujtuar figurėn e madhe tė Ibrahim Rugovės. Ndėrkaq nė mjediset e Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare ėshtė bėrė promovimi i librit me poezi me titull "Simfonia e Dardanisė" nga autorė tė ndryshėm qė i kishte pėrgatitur Sinan Gashi".

Pretendenti i fundit, i derės tė vockėl, Alush Gashi, nuk pėrmendet asgjėkundi nė kėtė lajm.
Si mendon ky individ tė zgjedhet nė krye tė LDK-sė ?!

Guri i madh
04-12-06, 21:45
nese shkon gjdo gje ne mynyr demokratike e nese nuk manipulon me votime Eqremi se at mundsi e ka dhe ka me tentue deri ne minuten e fundit DACI do te jet kryetar i LDKes .

po edhe Alush Gashi esht i mir


kurse Ftmir Sejdiu nuk kisha pas deshir vetem e vetem pse esht ba mash e Eqrem kryeziut

MemphiSx
05-12-06, 16:41
Sipas burimeve mjaft tė sigurta, kryetari i Kosovės , F.Sejdiu, ka siguruar rreth 270 nėnshkrime (minimumi duket tė jetė 100) kurse ish kryetari i parlamentit mbi 100 nėnshkrime. Kandidatura e Alush Gashit vetėm njė javė para kuvendit zgjedhor ėshtė e ēuditshme. Edhe mė tė ēuditshme e bėn fakti se, nė finish, nuk mund tė sigurojė mė shumė se 40 vota nė favorin e vetė.
Me fjalė tjera, LDK-ja nuk e dėshiron Alush Gashin pėr kryetar pėrkundėr mbėshtetjes tė familjes Rugova : LDK-ja nuk ėshtė sipėrmarrje private e njė familjeje(Rugova) as e njė rajoni(Istogu : fjalė serbe).

Po e pėrfundoj me kėtė thėnie shumė tė qėlluar tė Dilaverit se :"Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret "Argat i keq", ėshtė fjala pėr dy persona : Ukė Rugova dhe Alush Gashi : nė fakt, argat tė kėqinjė...!

Pėr kėtė arėsye nuk ka asnjė shans tė zgjedhet kryetar i LDK-sė.
Propozimi i dy kandidatve : Sejdiu dhe Daci ka qenė zgjedhja mė e mirė dhe mė e qėlluar pėr kėtė parti. Injorimi absolut i Alush Gashit, i cili noton nė ujra tė turbullta dhe pėrhap "fjalė herė pėr njanin e herė pėr tjetrin", nėpėr restorante e kafene, e jo aty ku bohet kuvendi, ka qenė poashtu njė vendim shumė i qėlluar i delegatve tė LDK-sė.
Alush Gashi=argat i keq!



Sipas burimeve tuaja,po na dalin mbi 400 delegat,kurse numri i pergjithshem i delegateve eshte 355.
Andaj numri shum i fryer nga shtabi i Sejdiut ju garantoj se nuk qendron se po te qendronte ky numer tashme problemi ne Peje ish tejkalu.
E verteta eshte se numri i delegateve eshte shum i barabarte me nje perparsi te vogel te Akademik Dacit,pra gjithqka do te perfundon me Pejen,nese pranohet ashtu siq eshte nderprer dmth me 18 delegat ne llogari te Dacit ateher Daci qe sot eshte Kryetar i LDK-se.

pirro
05-12-06, 17:51
Pershendetje.

Flamurin e Dardanise(te Rugoves) nuk mund ta pranojn vetem injorantet e ketij vendi,seppse ai eshte flamur qe i perfaqson vlerat e ketij kombi.Ai flamur e ka bekimin e ketij populli.

pirro
05-12-06, 17:57
shkrimi i lartecekur ka qene dashte te postohet ne temen:"u harrua flaumri i dardanise".e kam postuar gabimisht.

E_Zjarrta
05-12-06, 18:21
nje fjale thot

Politikanet e fillojne luften
te fortit luftojne
dhe ne fund
i menquri fiton

Dashte zoti te fitoj ai qe e ka ne shpirte miresin drejtesin e te mos filloj me familjarizem e me korrupcion

Dilaver
06-12-06, 14:36
Familja e Presidentit Rugova rikonfirmon se nuk mbėshtet asnjė kandidat pėr kreun e LDK-sė

Prishtinė, 6 dhjetor - Nė prag tė Kuvendit tė Gjashtė Zgjedhor tė LDK sė, qė do tė mbahet mė 9 dhjetor, nė njė pjesė tė shtypit tė pėrditshėm sėrish ka pasur spekulime se gjoja familja e Presidentit Rugova mbėshtet ndonjėrin nga kandidatėt pėr kryetar tė LDK sė. Ndonėse edhe mė herėt ka pasur shkrime tė ngjashme spekulative, Familja e Presidentit Rugova sėrish mohon nė mėnyrė kategorike se mbėshtet ndonjėrin nga kandidatėt potencialė pėr kreun e partisė. E kontaktuar nga QIK u, Familja e Presidentit Rugova me vendosmėri rikonfirmon qėndrimin e shprehur muaj mė parė nėpėrmjet njė deklarate se do tė pėrkrahė vetėm udhėheqjen e cila do tė dalė nga vota e lirė e demokratike e delegatėve tė Kuvendit tė Gjashtė Zgjedhor tė LDK sė. "Rikonfirmojmė me vendosmėri qėndrimin tonė tė shprehur mė 14 korrik se do tė pėrkrahim organet dhe kreun e LDK sė qė do tė dalė nga vota e lirė dhe demokratike e delegatėve tė Kuvendit tė Gjashtė Zgjedhor qė do tė mbahet mė 9 dhjetor. Apostrofimin e familjes sonė nė njė pjesė tė shtypit tė pėrditshėm pėr pėrkrahjen e ndonjėrit nga kandidatėt potencialė pėr kreun e LDK sė e konsiderojmė si spekulim. Si mė parė, por edhe tani, ne shprehim besimin tonė tė thellė se LDK do tė ruajė frymėn e unitetit dhe tė tolerancės sikur gjatė 16 viteve tė kaluara nėn udhėheqjen e Presidentit Rugova. Duke i uruar sukses dhe punė tė mbarė Kuvendit tė Gjashtė Zgjedhor, urojmė qė LDK tė dalė me unitet tė fuqishėm qė do tė reflektojė doemos edhe si unitet i gjithė popullit, sidomos tani nė prag tė pavarėsisė sė Kosovės qė do tė rezultojė me njohje formale ndėrkombėtare", thuhet nė kėtė deklaratė pėr QIK-un tė Familjes sė Presidentit Rugova, Znj. Fanė me djemtė Mendimin dhe Ukėn.


QIK