PDA

View Full Version : Ē’argumentat e pavarėsisė


beku
04-12-06, 18:08
Ē’argumentat e pavarėsisė


Reagim lidhur me shkrimin e Jakup Krasniqit, botuar nė „Kohėn ditore“ 27/11/2006 dhe nė Web faqen e „Shekulli“ 26/11/2006 tek kategoria: Analiza

Bekim Rexhepi

Pritja ime qe e paksa e pėrshtatshme nė kohė dhe duke mos gjetur asnjė reagim te mundshėm lidhur me artikullin e J.Krasniqit, aherė u bėra gatshėm tė mos jemė mė i pėrshtatshėm me kohėn dhe me mos reagimin ndaj artikullit dhe vet autorit.
S’e kanė Krasniqi dhe artikulli i tij pėr shfaqjen e shqetėsimit qė pėrfaqėsojnė disa shqiptar, as pėr shtyrjen e Statusit Politik te Kosovės!.
Por ajo qė e vretė mė tepėr duket se ėshtė papėrshtatshmėria politike mė kohė, madje nė artikull mė shumė se sipėrfaqėsisht trajtohet tendenca e profilizimit politik duke gjetur teori tė butė dhe aspak vitale. Brengosja pėr mėnyren e pakoinēidencė pėr “shkrimin e parullave”, e bėnė Krasniqin mė tė padurushėm nė kohė papėrshtatshmėrie. Dikush aq naivė do tė mund tė besonte se demokracia aktuale nė Kosovė e lejoka qytetarin e saj tė shkruaj parrula pa frikė? Pra, kjo demokraci qė e lejoka qytetarin e Kosovės tė shkruaj parulla pa frikė, nuk e justifikon dot logjikėn e regjimite dhe tė solidarve tė tij. Policė tė huaj e vendor bėn arrestime te disa shqiptarve qė na shkrun parrulla pa frikė, sepse fundi edhe arrestimet janė demokratike pėr solidaret e Regjimit aktual nė Kosovė.
Nėse mbi iden e madhe te lirisė, nuk je qasur deri nė fund me seriozitet e duhur, aherė ka te ngjarė qe besushmeria nė proceset politike te zgjatura dhe te mundimshme te jetė fokusuar nė fenomene te aluzioneve dhe nė paraqitjet farsike.
Mė vije keq, pikrisht pėr disa bartės, qė mė herėt ia filluan me zellė tė paraqiten mė me besim nė formulimin e idesė sė madhe te lirisė, por qė tani kan pėsuar ndryshime. Kėto ndryshime janė pasojė tė lodhjeve dhe afekteve politike, shoqėruar me tendenca komplikuese nė vijime te procesit politik tė Kosovės.
Kosova si etnikum ka mbijetuar regjime te ndryshme, por fundi ajo do ta sfidoj edhe regjimin mė atidemokratik qė po ushtrohet me bekimin e solidarėve vendor, ku bėn pjesė edhe Jakup Krasniqi “deputet” dhe “Sekretar i Pėrgjithshėm partie”!.
Nė kėtė aktualitet politik qė ka Kosova, pėrseritja e parullės pėr shtetin e pavarur dhe sovran, nga solidaret e sotėm tė regjimit tė UNMIKut, s’ėshtė gjė tjetėr pos involvim i tėrė nė vizionin e paqartė dhe rreth tij.
Nuk ka mė aq fat pėr manipulime me vullnetin e popullit nė Kosovė, sepse hendeku i pėr marifete te tilla ēdo ditė e mė shumė ėshtė ngushtuar, shfajsimi pėr solidarizim me regjimin nė te ardhmėn nuk do te ketė, sepse gjatė kėtyre shtatė viteve te bashkėqeverisjes Kosova ėshtė futur ne grackė, sepse vetvetiu kan lejuar dhe kan pranuar qe nė ndėrtimin e lirisė sonė te jenė bashkėpjesėmarrės edhe te tjerėt. Sot pamohueshėm jemi nė atė gjendje kur liria jonė po menaxhohet mė shumė nga te tjerėt se sa nga vetja jonė. Nė fakt qasja jonė, pėr lirinė tonė ka marrė konotacion intermitente dhe ka hapur shumė dilema qė tė ngrisin nė neverie dhe skepticizmi.
a).- Kush janė dhe sa janė ata qe dilemėn e tyre, e rrisin dhe vazhdojnė ta shohin Kosovėn si pjesė te Serbisė, brenda sovranitetit tė saj me njė demokraci nė ndėrtim e sipėr.
b).- Kush janė dhe sa janė ata qė dilemėn e tyre, e rrisin dhe vazhdojnė ta shohin Kosovėn tė shkėputur pėrfundimisht nga Serbia, dhe me njė fqinjėsi normale.
c).- Kush janė dhe sa janė ata qė dilemėn e tyre, e rrisin dhe vazhdojnė ta shohin Kosovėn nė mos-funksionalitetin shtetėror dhe shoqėror, me njė varsi imanente
nderkombėtare.
Nė kėto dilema nuk kemi arritur tė gjykojmė me njė kultur publike tė pėrplasjes se mendimeve, pa tė cilėn ėshtė vėshtirė te aludohet nė krijimin e njė shoqėrie tė fortė, tė shėndoshė, vitale dhe tė pėrshtatshme, e cila do tė ishte nė gjendje tė menagjojė qėllimin e saj final dhe seriozė.
Duke mos e thelluar nė logjikėn e argumentave te “qėndrushme” apo te “paqėndrushme” te paqitura nė artikullin e z.Jakup Krasniqi, qė i takojnė mė shumė kaptinave historike dhe ideologjike. Unė do tė doja qė argumentat pėr pavarsinė sot mė shumė ta ndihmonin Kosovėn realisht sesa t’i pėrshkruanim ato si fakte.
Duke mos u pajtuar me komentuesin politik, nė trajtė mė tė fortė dua t’i bėjė me dije z..J.Krasniqi, se procesi politik aktual nuk do ta sjellė pavarsinė e plotė te Kosovės me argumentat e pėrshkrimit historik, por se pavarėsia arrihet vetėm dhe vetėm me argumentat faktik dhe real qe akoma kjo klasė politike nė Kosovė nuk i ka deshmuar.


04.12.06




Po e afishojmė edhe artikullin e plotė te Jakup Krasniqit mė poshtė



Argumentat e pavarėsisė

Jakup Krasniqi

Kėto ditė disa shqiptarė tė Kosovės, pėr shkak tė shtyrjes sė Statusit Politik, pėr pak muaj nga Grupi i Kontaktit me propozimin e Ahtisarit, kanė shfaqur shumė shqetėsime!!! Shqetėsimet e mėdha i kanė shtyrė disa qė tė vihen nė kėrkim tė argumentave pėr domosdoshmėrinė e njohjes nderkombėtare tė pavarėsisė e tė sovranitetit tė Kosovės. Disa, ka kohė qė argument kryesor po pėrpiqen tė bėjnė shkrimin e parullave. Ėshtė mirė qė mė nė fund kemi demokraci sa pėr tė shkruar parulla nė mure pa frikė. Se nė njė kohė jo tė largėt, rinia kosovare nuk kishte mundėsi tė shkruante parulla nė vijė tė drejt e nė pikė tė ditės. Asaj i qė mohuar e drejta e shkollimit ashtu si edhe e drejta e hapėsirės shkollore e universitare. Natyrisht qė ėshtė mirė tė formulohen e riformulohen argumentat pėr shtetin e pavarur dhe sovran, por nuk duhet tė harrohen argumentat kryesor, qė i kanė shtyrė qarqet e vendosjes qė gjatė kėtij viti (2006), tė proklamonin domosdoshmėrinė e njohjes se vullnetit tė shumicės nė Kosovė.
Populli i Kosovės gjatė tėrė shekullit XX ka krijuar njė serė argumentash pėr tė qenė i lirė, pėr tė qeverisur vetvehten, pėr tė administruar e qeverisur me vendin e vet, pėr tė ndėrtuar shtetin ligjor e demokratik, pėr tė ndėrtuar shtetin e qytetarėve tė barabart. Ky ka qenė dhe ka mbetur qėllimi yni jetėsor. Ne, shqiptarėt e Kosovės, gjatė gjithė pėriudhės, gati 100 vjeēare, kemi krijuar shumė argumenta pėr njohjen e pavarėsisė dhe tė sovranitetit tė shtetit tė Kosovės. Argumenti i rėndėsishėm ėshtė aspirata e popullit shqiptar pėr liri, pėr shtet ligjor e demokratik, aspiratė qė nė kontinuitet nuk ėshtė pajtuar me robėrinė klasike, me dėbimet dhe shfarosjen qė ia ka ofruar pushtuesi i egėr, neofashizmi serb. Sigurisht qė argumenti mė i fuqishėm ėshtė lufta nacionalēlirimtare e viteve 1998 – 1999, qė populli shqiptar i Kosovės e organizoi dhe e udhėheqi jo pa vėshtirėsi; por tani duhet ta fitojmė edhe paqen, mbase pėr kėtė na u deshtė mė shumė kohė dhe nuk do tė jetė e lehtė fitorja e paqės. Pėr tė fituar paqen, populli shqiptar e ka argument tė fuqishėm vullnetin e shumicės, vullneti i shumicės ėshtė parim kryesor i demokracisė. Parim ky qė vėshtirė mund tė tejkalohet nga vendet e demokracisė perėndimore, qė tėrė jetėn e tyre shoqėrore e shtetėrore e kanė ngritur mbi kėto parime. Kėto janė argumentat qė ka krijuar populli shqiptar jo pa sakrifica tė shumėta e tė dhimbshme, qė Bota demokratike nuk ka si mos ti marrė nė konsideratė. Kurse vendet e demokracisė perėndimore e kanė edhe njė argument tjetėr shtesė tė fuqishėm, ta denojė e ndeshkojė Serbinė pėr gjenocidin qė ka ushtruar nė disa hapėsira tė ish Federatės Jugosllave, pėr krimet ndaj njerėzimit qė kanė ushtruar nė Bosnje dhe Kosovė. Tani me ato krime po merret Tribunali i Hagės. Argument tjetėr i fuqishėm i pavarėsisė sė Kosovės ėshtė mbshtetja politike, ushtarake e financiare qė e kemi pasur e na vjen nga SHBA dhe BE-ja, mbėshtetje qė ėshtė demonstruar fuqishėm edhe kėtyre ditėve, si nė Vashington ashtu edhe nė Bruksel.
Tė pėrfundojmė: Politika serbe nė Beograd ka pushuar se menduari, se po tė kishte mendim racional atje, politika serbe do tė mund tė gjente zgjidhje edhe pėr probleme mė tė vėshtira e mė tė nderlikuara. I ndodhi kjo politikės serbe se nė ēdo mėngjes tė ri pėr disa dekada, jetonte ditė mesjete. Ajo qė po ndodh nė mijėvjetshin e ri nė Kosovė, nė perėndimin demokratikė ėshtė arritut nė dekadėn e dytė tė shekullit XX ku: “ nuk ishte mė nė modė,..., qė njė komb tė zaptonte njė territor tė mbushur me popullsi tė njė kombėsie tjetėr” shkruan Margarit Macmillan nė librin e saj: "Paris 1919", botim i Plejadės, Tiranė 2006. Kosovės qė atėherė i ishte bėrė padrejtėsia, Serbia kishte zaptuar tokėn e mbushur me shqiptarė. Duke u nisur nga kjo logjikė, nga Logjika e shumices, Uillsoni kishte penguar coptimin e mėtejshėm tė Shqipėrisė. Njohja e kėsaj tė fundit kishte ndodhur atėherė fal ndėrhyrjes sė Presidentit tė SHBA-sė. Natyrisht, kėtu nuk duhet mohuar vetėvendosjen dhe vullnetin e shumicės si parime bazė tė Botės Demokratike. Parim ky qė e mbrojti fuqishėm nė Konferencėn e paqes, Presidenti i SHBA-sė, Uillsoni. Ėshtė koha qė padrejtėsia e fillimshekullit tė kaluar tė korigjohet e tė njihet nga komuniteti ndėrkombėtar. Qyteterėt e Kosovės e kanė pėrmbushur obligimin e tyre qytetarė pėr tė jetuar e ndėrtuar shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės.
Autori ėshtė Sekretar i Pėrgjithshėm i Partisė Demokratike tė Kosovės





26/11/2006
KATEGORIA: Analiza