PDA

View Full Version : Njė prift shqiptar, producent i filmave pėr katėrshen e hershme tė gjuhės shqipe: Buz


Zana_ch
07-12-06, 12:24
Njė prift shqiptar, producent i filmave pėr katėrshen e hershme tė gjuhės shqipe: Buzukun, Bardhin, Budin, Bogdanin

Producenti me veladonin e priftit

Belina Budini

Nuk ėshtė e zakontė qė njė prift tė bėjė producentin. Njė prift i vėrtetė, e kam fjalėn, si Dom Nikė Ukgjini. Jo pse e mban veladonin ngado (kėtė nuk e bėn, nė fakt), apo pse di pėrmendėsh liturgjitė (qė sigurisht i di), por ngase ėshtė “urithi” tipik i abacive, librave dhe bibliotekave. Nga ana tjetėr mban edhe celular, edhe xhinse dhe nuk ėshtė ēudi ta gjesh pėr kafe nė lokalin mė “trendy” tė momentit nė Tiranė, meqė ditėt e Panairit tė Librit e kanė sjellė aty afėr. Doktor i Shkencave Teologjike dhe Historike dhe prift i Kryedioqezės sė Shkodrės, Dom Nikė Ukgjini ėshtė edhe producent filmash, njė nga profesionet qė ka qenė i shtrėnguar tė ushtrojė pėr tė kryer misionin e tij fetar, ashtu siē ai e pėrfytyron atė. Pėr tė gjetur gjurmėt e Gjon Buzukut, Frang Bardhit, Pjetėr Budit dhe Bogdanit, tė cilėve ka vendosur t’u blatojė, jo libra apo jetėshkrime kishtare, por filma. Ka gjetur edhe aktorė pėr rolet e tyre, megjithėse filmat janė dokumentarė, duke kultivuar risinė e filmave dokumentarė me personazhe ose filmat dokumentarė-artistikė.
Cilėsia e kėtyre prodhimeve, qė kanė pėr “shtėpi produksioni” kishėn, mund tė diskutohet veēmas, por problem kryesor pėr priftin ka qenė mungesa e mbėshtetjes nga institucionet kulturore tė shtetit shqiptar, pėr realizimin e kėtyre dokumentarėve, pėr tė cilėt Dom Nika rrėfen se i ėshtė dashur tė rravgojė me kamera nė krahė edhe vetė, pėr filmimet. “Krijimi i ambienteve tė Mesjetės, ka qenė gjėja mė e vėshtirė pėr t’u realizuar, ndėrkohė qė mė ėshtė dashur tė marr edhe vetė kamerėn nė krahė, pėr tė filmuar vendet ku kanė shkelur protagonistėt dhe sidomos jashtė vendit, pasi nuk ekzistonte mundėsia financiare pėr tė marrė staf me vete”, - tregon prifti, duke shtuar se mė tė vėshtirė e ka patur me realizimin e filmit dokumentar pėr Buzukun, pasi vendet ku ai ka shkelur, pėr mė tepėr, nuk dihen me siguri. Tė gjesh kishat e kohės, nuk ėshtė aq lehtė nė Shqipėri por Dom Nika thotė se e kanė gjetur njė syresh, tė pasovatuar, ashtu siē duhej, nė Lezhė, ku edhe ėshtė xhiruar njė pjesė e filmit. Pėr tė gjetur gjurmėt e Frang Bardhit, tregon se ėshtė ngjitur nė bjeshkė, nė kishėn ku pati jetuar shkrimtari, historiani dhe ipeshkvi Frang Bardhi, 400 vjet mė parė, ashtu si edhe nė Ankona dhe mandej nė Romė, pėr tė vizituar kolegjin e “Propaganda Fides” ku pati studiuar ai.
“Pak dritė nė errėsirė” ėshtė titulli i filmit 22 minutėsh realizuar pėr Frang Bardhin, qė sapo ėshtė pėrgatitur tė dalė me rastin e 400-vjetorit tė tij, ndėrsa “Dorarti gojėmbėl” njė film tjetėr mbi jetėn e Dom Simon Filipajt, pėrkthyesit tė parė tė Biblės nė variantin e plotė nė gjuhėn shqipe. “U don Gjoni”, ėshtė filmi i pėrgatitur njė vit mė parė pėr Gjon Buzukun dhe Mesharin e vjetėr, ndėrsa dy filmat e tjerė qė do tė prodhohen, janė ato kushtuar Pjetėr Budit dhe Pjetėr Bogdanit. Por, njė prift nuk mund tė pėrfytyrohet gjatė si shėtitės, apo qoftė edhe producent dhe kėsisoj, Dom Nika rikthehet gjithnjė tek librat nė kishėn e tij, pėr tė ushtruar durimin duke shkruar, ashtu siē ka bėrė me “Shkreli”, “Shqiptarėt katolikė...”, “Bibla shqip dhe tradita”, libra tė cilat i ka shkruar vetė apo duke redaktuar libra tė tė tjerėve, e gėrmuar nė arkiva pėr dokumente e informacione studimesh. Tamam siē mund tė pėrfytyrohet njė prift, i zhytur nė “vita contemplativa”...


Ėshtė habitur dhe trishtuar njėkohėsisht, kur e ka gjetur nė muze bustin e Frang Bardhit, pa kokė. Duke patur parasysh historinė e tij tė komplikuar dhe pėrpjekjet e shumta tė kohės kur jetoi, 400 vjet mė parė, pėr ta eliminuar, nuk ka sesi tė mos duket si njė atentat ky gjymtim i sotėm i bustit tė shkrimtarit dhe historianit, leksikografit dhe mbrojtėsit tė gjuhės shqipe, nga netėt e errėta tė Mesjetės.