PDA

View Full Version : Ipeshkev i Kosoves Imzot Dode Gjergji


Berisha-boy
13-12-06, 00:57
Ati i Shenjtė emėroi Administrator Apostolik tė Prizrenit (Ipeshkėv nė Kosovė) Imzot Dodė Gjergjin, duke e transferuar nga dioqeza e Sapės (Shqipėri)



Ati i Shenjtė Benedikti XVI emėroi Administrator Apostolik tė Prizrenit (Kosovė) Shkelqėsinė e Tij, Imzot Dodė Gjergjin, duke e transferuar nga Dioqeza e Sapės (Shqipėri).

Shkelqėsia e Tij Dodė Gjergji lindi nė Stubllė tė Kosovės mė 16 janar 1963. U shugurua meshtar mė 15 gusht 1989 nė dioqezėn e Shkup-Prizrenit, ku filloi tė kryente shėrbimin meshtarak.

Mė pas, gjithnjė nė kėtė dioqezė, punoi si redaktor i revistės ‘Drita’ dhe si pėrgjegjės pėr botimin e librave liturgjike nė gjuhėn shqipe. Nga viti 1991 deri mė 1994 qe Kapelan i shqiptarėve nė Kroaci. Mė pas shėrbeu si famullitar nė Kallmet, nė dioqezėn e Lezhės (Shqipėri), ku vijoi tė kryente misionin si ‘fidei donum’ nga viti 1994 deri nė vitin 2000. Mė 5 shkurt 2000 u emėrua Administrator Apostolik i dioqezės sė Sapės. Mė 25 nėntor 2005 u zgjodh Ipeshkėv i Sapės. U shugurua ipeshkėv mė 5 janar 2006. Nė pesėvjeēarin para shugurimit shėrbeu si Sekretar i Pėrgjithshėm i Konferencės Ipeshkvnore Shqiptare.

Administratori Apostolik i Kosovės, pėrveē shqipes, flet edhe serbisht, kroatisht, italisht e gjermanisht. Por, tė dėgjojmė initervistėn e parė tė Imzot Dodės pas emėrimit

Dilaver
14-12-06, 20:32
Myftiu Tėrnava pėrgėzon ipeshkvin Dodė Gjergji

Prishtinė, 14 dhjetor 2006 (Kosovapress) Koha 18:19

Kreu i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, myftiu Naim Tėrnava, ka pėrgėzuar tė enjten Dodė Gjergjin me rastin e emėrimit pėr ipeshkv tė Ipeshkvisė sė Kosovės nga Papa Benedikti XVI, duke i uruar shėndet dhe suksese nė misionin e tij.

arton121
15-12-06, 09:42
URIME E SUKSESE Shkelqėsinė e Tij, Imzot Dodė Gjergjit

Zana_ch
17-12-06, 11:34
Urime per emerimin e Ipeshkevit te ri Dod Gjergji.Dhaste Zoti qe te ket nje sherbim te leht me popullin tone duke na drejtue ne rruge sa ma te mir drejte besimit ne Zotin dhe Jezu Krishtin.
Ipeshkvit Dode Gjergjit i deshiroi shendet dhe pun te mbar ne ket detyre te re.

Mark
30-12-06, 13:34
E falendérojm Zotin pér Imzot Dodé Gjergjin .