PDA

View Full Version : Shansi i fundit i Kosovės


Dilaver
19-12-06, 15:58
SHANSI I FUNDIT I KOSOVĖS

Komuniteti Ndėrkombėtar ėshtė buzė krijimit tė njė rrėmuje tė frikshme qė nuk do tė rregullohet kurrė. Fjalėt pavarėsi e “kontrolluar” apo pavarėsi “e kushtėzuar” janė tė padėgjuara. Ekziston vetėm pavarėsia e plotė dhe Kosova e meriton atė, e meriton kėtė pavarėsi dhe atė e meriton qė tani. Krijimi i Kosovės si shtet sovran ėshtė rruga e vetme pėr progresin ekonomik, shoqėror dhe politik tė Kosovės dhe pėr paqe tė qėndrueshme dhe stabilitet nė Evropėn juglindore. Ka ardhur koha qė lidershipi i Kosovės tė ngul kėmbė pėr kėtė ēėshtje si kurrė deri mė tani, sepse ky ėshtė shansi i fundit i Kosovės.

Nga: Shirley Cloyes DioGuardi
Ossining, Nju-Jork - Vendimi i Kombeve tė Bashkuara pėr shtyrjen e vendimit pėr statusin final tė Kosovės deri pas zgjedhjeve tė Serbisė mė 21 janar nuk duhet ta ketė befasuar asnjė shqiptar.
Ky veprim nuk ishte veēse pėrpjekja e fundit nga ana e Perėndimit pėr ta qetėsuar Serbinė. Qetėsimi i Serbisė ka qenė qėllimi kryesor i qasjes sė gabuar tė politikės sė jashtme tė komunitetit ndėrkombėtar nė konfliktin e Ballkanit qė pas fushatės bombarduese tė NATO-s, qė i dha fund marshimit gjenocidal tė Millosheviqit nė Evropėn juglindore, kėtu e shtatė vjet mė parė.
Kombet e Bashkuara, Grupi i Kontaktit dhe Bashkimi Evropian e patėn shansin ta shfrytėzonin rastin nė fund tė tetorit, kur Beogradi imponoi njė referendum kushtetues pėr ta bėrė Kosovėn “pjesė integrale dhe tė patjetėrsueshme” tė Serbisė, pėr tė insistuar qė Beogradi tė ndahej pėrfundimisht nga e kaluara e tij e tmerrshme.
Perėndimi kishte mundėsinė tė ngulte kėmbė qė Serbia ta ēmontonte sistemin e Milosheviqit, tė ekstradonte kriminelėt serbė tė luftės Ratko Mladiq dhe Karaxhiq nė Tribunalin e Hagės pėr Krime tė Luftės dhe tė njihte realitetin e ri nė Kosovė. Nė vend qė t’i bėnte kėto veprime, Perėndimi, menjėherė pas referendumit u gjunjėzua para koalicionit pushtetor tė Serbisė tė udhėhequr nga Vojisllav Koshtunica dhe Boris Tadiqi.
Evropa dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ranė dakord qė ta shtynin zgjidhjen e statusit final tė Kosovės me arsyetimin se kjo do tė mund t’i sillte nė pushtet radikalėt dhe socialistėt, kur ajo ēfarė nė tė vėrtetė do tė bėjė kjo shtyrje ėshtė minimi i forcave reale demokratike nė Serbi. Kėshtu dy milionė shqiptarėve tė Kosovės qė po presin lirinė qė nga viti 1989 kur Sllobodan Millosheviqi invadoi Kosovėn, iu kėrkua tė prisnin edhe njė herė.
Nė mars tė vitit 2005 kur Ramush Haradinaj u akuzua nga Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės dhe kur u detyrua tė hiqte dorė nga posti i kryeministrit, shqiptarėt duhet ta kenė vėnė re se balanca e pasluftės kishte shkuar nė dobi tė Beogradit. Ēfarėdo dyshimi qė mund tė ketė ekzistuar pėr kėtė pohim u bė i qartė nė nėntor tė vitit 2006.
Kur premieri Agim Ēeku javėn e kaluar theksoi me tė drejtė se Kosova mbase do tė detyrohet ta shpallė pavarėsinė e saj, atij iu tėrhoq vėrejtja nga zyrtarėt perėndimorė, prej tė cilėve edhe u kritikua se po merrte dhe shprehte qėndrim qė “do ta diskreditojė Kosovėn” nė sytė e komunitetit ndėrkombėtar.
Sinqeritetit tė fakteve nė terrenin e Ballkanit i ka skaduar vlera qė prej kohėsh. Po qė se komuniteti ndėrkombėtar nuk i sqaron planet pėr Kosovėn nė vitin 2007, atėherė kosovarėt duhet ta bėjnė e ta thonė tė vėrtetėn nė mėnyrė tė fuqishme dhe para syve tė tė gjithė botės.

Dilaver
19-12-06, 16:05
Mestitull/CILAT JANĖ TĖ VĖRTETAT PĖR KOSOVĖN?

Disa prej kėtyre tė vėrtetave janė:

1. Me vendimin e komunitetit ndėrkombėtar pėr tė mos e mbajtur fjalėn dhe premtimin e tij pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės deri nė fund tė vitit 2006, Serbia ka fituar njė terren tė rėndėsishėm nė kuadėr tė fushatės sė saj pėr shtyrjen e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės nė pafundėsi dhe me kėtė ajo ėshtė shpėrblyer majm pėr mosbashkėpunimin dhe intansigjencėn e saj. Spektri i fitores sė zgjedhjeve nga partitė ultrnacionaliste ėshtė hile e pastėr dhe njė e vėrtetė qė realisht e ka pėrēarė Grupin e Kontaktit.

2. Pavarėsisht kohės kur statusi final do tė vihet nė rendin e ditės apo hidhet mbi tryezė, pakoja pėr zgjidhjen e ēėshtjes qė i dėrguari Marti Ahtisari planifikon tė paraqesė para Prishtinės dhe Beogradit ėshtė njė recetė e saktė pėr vazhdimin e jostabilitetit dhe ringjalljen e konfliktit. Pavarėsia e Kosovės nuk do tė njihet. Kosova nuk do tė ketė ministri tė jashtme dhe ushtri dhe “Zyra Ndėrkombėtare Civile” do ta kontrollojė pjesėn mė tė madhe tė jetės politike.

3. Mbi tė gjitha, plani i Ahtisarit do t’i mundėsojė Beogradit tė marrė atė qė nė tė vėrtetė e ka dashur dhe kėrkuar qė para fillimit tė negociatave: “Njė Kosovė me mė shumė se autonomi e mė pak se pavarėsi” nėpėrmjet planit pėr decentralizim qė do t’i mundėsojė Beogradit ta ruajė kontrollin mbi shumicėn serbe nė veri. Komuniteti Ndėrkombėtar nuk do ta bėjė as lėvizjen mė tė vogėl pėr t’i mundėsuar Prishtinės tė krijojė ēfarėdo lloj qeverisje tė mirėfilltė nė Mitrovicė. Megjithėse nuk do tė ketė ndarje formale, ndarja “de facto” aktuale e Mitrovicės me strukturat paralele tė financuara nga Beogradi do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen.

4. Pėr pavarėsinė e saj dhe pėr anėtarėsinė nė institucionet e ndryshme ndėrkombėtare, Kosova do tė detyrohet tė lobojė nga njėri nė vendin tjetėr, nga njėra nė organizatėn tjetėr, siē janė edhe vetė Kombet e Bashkuara. Dhe sa herė qė do tė qajė apo thėrrasė qoftė edhe njė serb i vetėm nė kėrkim tė tė drejtave tė tij, Kosova do tė akuzohet pėr mosveprim nė pėrputhje me standardet evropiane dhe mbėshtetja pėr pavarėsinė e saj do tė zbehet.

5. Po qė se Bashkimi Evropian dhe administrata e presidentit Bush nuk e ndėrrojnė kursin e tyre aktual, Kosova do tė shndėrrohet nė njė Bosnje tė Dytė, do tė shndėrrohet nė njė shtet tė dėshtuar, tė varur nga ndihmat dhe me njė prani tė pafund ndėrkombėtare.


Ka ardhur koha qė lidershipi i Kosovės tė ngul kėmbė pėr kėtė ēėshtje si kurrė deri mė tani, sepse ky ėshtė shansi i fundit i Kosovės.

(Pėrktheu: Musli Bazhdaraj Pėrg.pėr botim Elida BUĒPAPAJ)

uliksi31
19-12-06, 18:53
Edhe ata qe fare nuk kane interes per Kosoven, kane lansuar me teper opcione, per zgjelljen e ceshtjes se Kosoves, se sa politikanet tane! He mozomakeq per ne!

Kercovari
23-12-06, 09:47
Postuar nė: 2006/12/23 8:32
Not too shy to talk
http://www.shqiponjat.ch/uploads/rank3dbf8e94a6f72.gif
http://www.shqiponjat.ch/uploads/blank.gif Joined: 2006/9/20
From:
Replika: 22


Per Kosoven gjithēka, perveē pavaresi

Kosova e pushtuar nga keshilltare te OKB-se,Bashkimi Evropian dhe SHBA.Statusi final duheshte te kishte perfunduar deri ne funde te ketij viti.
Lemshi i pasigurt vazhdon qe kur u shty statusi final per vitin e ardhshem.Paaftesia e OKB-se ka be qe Amerikanet te ndjehen te zhgenjyer me perpjekjen per t`u marre me byrokracine e OKB-se.Amerikanet te drejtuar ne misionin e tyre te kjarte per statusin final te Kosoves si pengese reale per hapa te njeanshem nuk e shohin vetem te Keshillatret e OKB-se ku disa nga keshillat jan kontradiktore dhe te keqmenduara,ku nje vendim i njeanshem do te kritikoheshte nga nga OKB-ja,por edhe qendrimi jo real i Bashkimit Evropian ndaj statusit final te Kosoves.

Ketu vlen te permendet edhe lidhshmeria me Rusin dhe Serbin e disa shteteve Evropiane.Ne kete pike,Kosova dhe statusi i final mund te shikohet si deshtim i shtrejte dhe sukses i paperfunduar.
Per tete vjet Kosova e pushtuar nga OKB-e edhe pse shpenzimet jan disa here me te medha se sa qe eshte planifikuar,OKB-e ne vend qe te ngrejne pushtetin vendore dhe qeverin e Kosoves,ato e futen Kosoven ne gjendje mjerimi me infrastrukture hiē me te mire se ne kohen e sunduesit Serb,gjendje te rende ekonomike, ferkime politike te cilat as perseafermi nuk jan ne favor te shtetezimit te Kosoves.
Ecurit politike kan marre rrugen e frakcioneve politike.Fluturim karrige te thyera,grushta dhe lendime trupore i ngjajne nje arene lufte per karrige.
Elementet ekstremiste,krimi i organizuar,prostucioni,vello e zeze per Kosoven qe avancon kerkesat e Beogradit,dhe te gjitha keto dukuri negative japin shpresen Drashkoviēeve per bisedime shtese dhe gjetje kompromisi ku do te vehet ne pikpyetje vullneti i shprehur i popullit shumice te Kosoves-Pavaresia.

Autonomi te gjere dhe pavaresi te kontrolluar per Kosoven sic pretendojne disa politikan Evropian,nuk permban gurethemelin dhe vullnetin e popullit shumice te Kosoves per pavaresi, por "kethim ne gjirin e Serbis" te Kosoves.
Shtyerja e statusit vetem inkurajon elementet ekstremiste konsideron Daniell Server drejtori i Nismes Ballkanike ne Institutin Amerikan te Paqes."Sa me madhe ndikimi i elementeve
ekstremiste ne Beograd dhe Prishtine,mundesi gjithnje e me te vogla per zgjidhje diplomatike"."Shtyerja e afatit te fundit ka qene nje veprim i keq",nenvizoi Daniell Server.
Gjithashtu ai kritikon Uashingtonin per mbeshtetje te shtyrjes se miratimit te statusit te ardhshem te Kosoves,qe sipas tije nuk ka qene pune e menēur.Si pasoje e kesaj ai mendon se"nuk sheh mundesine e zgjidhjes paqesore dhe me marreveshje,por vazhdim te shtyrjeve dhe pasiguri,gje qe mund te shkaktoje probleme ne Kosove.

Bashkimi Evropian haptazi e sheh Kosoven e pavarur si shtet Islamik edhe pse kjo s`ka te beje aspak kur dihet fare mire se shqiptaret nuk jan popull Aziatik por pupoll i lashte Evropian.Por me mbajte te Kosoves ne "Status quo"mundesit te invollvimit te disa ekstremisteve Isalmik ne organizata dhe qeliza te tyre edhe me shume do te perkeqsojne situaten.
Gjendje alarmante paraqesin edhe aktivitete te krishtereve ne te gjithe hapsiren shqiptare, por kete nuk e pohon askush per te u lene duar te lira veprimi te krishtereve per te arrit qellimet e tyre fundamentale,gjoja ne mbrojte te vlerave te krishterimit dhe nga terorizmi Islamik,veprime kryekeput qe mund te na qojne ne "lufte vellavrasese".

Kercovari
23-12-06, 09:51
Postuar nė: 2006/12/23 8:32
Not too shy to talk
http://www.shqiponjat.ch/uploads/rank3dbf8e94a6f72.gif
http://www.shqiponjat.ch/uploads/blank.gif Joined: 2006/9/20
From:
Replika: 22

Lus stafin dhe kerkoje ndjese per gabimin e leshuar gjate postimit te fshije tekstin me nalte.
Flm.per mirekuptim!
Kercovari