PDA

View Full Version : Kur (nuk)nxiton Qeveria (Kryetari)!?


Drinni
22-12-06, 09:07
Sejdiu ėshtė takuar me shefin e Zyrės Britanike nė Prishtinė, David Blunt, me kryeadministratorin, Joakim Ryker, ambasadorin e Indisė nė Beogard, Ajay Swarup, kryetarin e PSHDK-sė, akademik Mark Krasniqi dhe drejtorin e Muzeut tė Kosovės, Arbėr Hadri.

Presidenti Sejdiu dhe shefi i Zyrės Britanike nė Prishtinė, David Blunt, kanė biseduar pėr proceset politike nė vend dhe pėrpjekjet e pėrbashkėta pėr t'i ēuar pėrpara ato. Nė kėtė takim, z. Blunt e ka uruar presidentit Sejdiu zgjedhjen kryetar i LDK-sė dhe e ka siguruar atė se Zyra e Britanisė sė Madhe do tė vazhdojė tė mbėshtesė forcimin e institucioneve demokratike nė Kosovė.
Edhe nė takimin e z. Sejdiut me kryeadministratorin Ryker ėshtė biseduar pėr situatėn aktuale politike nė Kosovė dhe pėrpjekjet e UNMIK-ut dhe tė institucioneve tė Kosovės pėr realizimin e detyrave qė shtrohen para stafit ndėrkombėtar dhe atij vendės nė kėtė fazė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e Kosovės. Po ashtu, presidenti Sejdiu ka takuar edhe Ajay Swarup, ambasador i Indisė nė Beogard. Presidenti e falėnderoi ambasadorin Swarup pėr angazhimin e Indisė nė Kosovė, sidomos nė periudhėn e pasluftės.
Ambasadori indian z.Swarup ka thėnė se kjo ishte vizita e parė e tij nė Prishtinė dhe se kishte pėrshtypje shumė tė mira. "Ju pėrgėzoj ju dhe tė gjithė kolegėt tuaj pėr punėn e madhe qė keni bėrė. Ne do tė vazhdojmė ta mbėshtesim Kosovėn nė tė gjitha mėnyrat qė mundemi. Besojmė se tė gjitha ēėshtjet duhet tė zgjidhen me mjete paqėsore, sepse paqja dhe stabiliteti janė gjithashtu tė rėndėsishme pėr zhvillimin ekonomik. Ne jemi tė gatshėm tė kontribuojmė pėr progresin ekonomik tė vendit tuaj. Megjithatė, mosdefinimi i statusit paraqet pengesė pėr zhvillimin ekonomik", ka vlerėsuar z. Swarup.
Kryetari i Partisė Shqiptare Demokristiane tė Kosovės, akademik Mark Krasniqi, me bashkėpunėtorė, i ka uruar presidentit Sejdiu, zgjedhjen kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Nė kuadėr tė takimeve tė sotme, Presidenti Sejdiu ka pritur edhe Arbėr Hadrin, drejtor i Muzeut tė Kosovės.\21.12.06\

Drinni
26-01-07, 01:32
Hulumtimi ka treguar se statusi politik i Kosovės nuk ėshtė mė proukupimi kryesor i qytetarėve…

UNDP-ja ka publikuar raportin e ri, sipas tė cilit, shkalla e besimit dhe e kėnaqshmėrisė sė qytetarėve me punėn e institucioneve ka shėnuar rėnie tė theksuar nė periudhėn shtator -dhjetor tė vitit 2006. Ky hulumtim ka vėnė dukje uljen e vazhdueshme tė besueshmėrisė qė nga marsi i vitit 2005. Nė kėtė hulumtim ėshtė vėrejtur vetėm njė rritje e shkallės sė kėnaqėsisė me punėn e Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, ndėrkohė qė ėshtė shėnuar rėnie e madhe e besueshmėrisė ndaj punės sė Parlamentit tė Kosovės.
Organizata e Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar thotė se kėto rezultate do tė jenė tė dobishme pėr institucionet e Kosovės.
Martin Sildrenwards, nga UNDP, thotė: "Qėllimi ėshtė qė informatat e mbledhura nga sistemi i paralajmėrimit tė hershėm tė jenė tė dobishme pėr udhėheqėsit e Kosovės dhe Bashkėsinė Ndėrkombėtare qė ti kuptojnė mė mirė perceptimet e qytetarėve dhe kėto sfida tė rėndėsishme t'i trajtojnė nė mėnyrė qė tė shkojnė drejt pėrparimit".
Raporti gjithashtu tregon se njerėzit besojnė qė Qeverisė sė Kosovės i ėshtė ngritur shkalla e pėrgjegjėsisė pėr situatėn politike, pėrderisa UNMIK-u besohet se ka mė pak pėrgjegjėsi.
Ndėrsa, kur bėhet fjalė pėr situatėn ekonomike, njerėzit besojnė se Institucionet vendėse janė pėrgjegjėsit kryesorė nė krahasim me UNMIK-un.
UNDP thotė se Kompania qė ėshtė marrė me kėto hulumtime ka intervistuar rreth 1280 njerėz tė cilėt kanė shfaqur prokupimet e tyre.
Ēėshtja e statusit tė Kosovės nuk ėshtė mė nė vendin e parė. Lista e problemeve nis nga papunėsia, ndėrsa varfėria vazhdon tė mbetet problemi i tretė mė i madh.
UNDP-ja nė bashkėpunim me USAID-in nga rezultatet e hulumtimit tė opinionit publik kanė vėrjetur se ekziston shkallė e lartė e pesimizmit politik dhe atij ekonomik.
Sipas rezultateve tė UNDP-sė ėshtė gjithnjė e mė shumė nė rritje shkalla e pesimizmit politik dhe ekonomik tė qytetarėve.
Hulumtimi tregon se njerėzit po ndjehen mė tė sigurtė nė krahasim me shtatorin e vitit tė kaluar. Ndėrsa nga qershori i vitit 2006 ėshtė shėnuar rėnie e pėrkrahjes sė qytetarėve ndaj lėvizjes "Vetėvendosje".
Hulumtimi ėshtė bėrė nė dhjetor, njė muaj pasi lėvizja "VETEVENDOSJE" ka mbajtur protestėn e tyre tė dhunshme. Rezultatet tregojnė se shumė mė pak njerėz janė duke e pėrkrahur VETEVENDOS-jen pas kėsaj proteste.
Ndėrkaq, Qeveria e Kosovės vlerėson se raporti i paralajmėrimit tė hershėm i UNDP-sė dhe USAID-it ėshtė bėrė nė njė kohė delikate, mu nė kohėn kur ėshtė publikuar shtyrja e statusit tė Kosovės. Sipas zėdhėnėses sė kryeministrit, Ulpiana Lama, kjo ka ndikuar edhe nė pėrgjigjet e respondentėve.
Edhe Skėnder Durmishi, kėshilltar i kryeparlamentarit, Kolė Berisha, thotė se vlerėsimet e dala nė kėtė raport qė kanė tė bėjnė me Kuvendin nuk qėndrojnė. Ai tha se ish sekretari i OKB-sė, Kofi Anan nė dy raportet e tij tė fundit ka bėrė vlerėsime afirmative pėr punėn e Legjislativit, ndėrsa institucionet e tjera ndėrkombėtare kanė dėrguar vlerėsime tė larta.
Zėdhėnesja e kryeministrit, Ulpiana Lama, tha se me zgjidhjen e statusit do tė krijohen mundėsitė edhe pėr zhvillimin ekonomik si dhe krijimin e vendeve tė reja tė punės, shqetėsim primar i qytetarėve, i cili ėshtė paraqitur edhe nė hulumtimin e bėrė nga UNDP-ja dhe USAID-i.\25.01.07\




Kryeministri Ēeku thotė se ėshtė pjesėrisht i zhgėnjyer me Rezolutėn e Kėshillit tė Evropės ...




Ēeku: Nuk ka shqetėsime pėr eskalim tė situatės, ēdo gjė ėshtė nėn kontroll ...






RadioTelevizioni21 RTV21 www.rtv21.tv