PDA

View Full Version : Epi i Gilgameshit .


vjeshta
03-01-07, 23:28
Epi i Gilgameshit eshte vepra me e vjeter letrare e shkruar dhe e zbuluar deri me sot.Kjo veper e letersise se Mesopotamis eshte rreth 4000 vjet e lashte.Epi konsiderohet 900 vjet ma e vjeter se "Iliada" e Homerit.

I shkruar me kunja ( shkrim kuneiformė) ne pllaka deltine,epi qendroi rreth 2500 vjet i mbuluar nen dhe .Ai eshte i perbere prej 12 pllakash (kengesh), ne te cilat rrefehet per ngadhnjimet e mbretit te Urukit,Gilgameshit,dhe per mikun e tij Enkidujin.

Kur u zbulua biblioteka e Asurbanipalit ,me 1850 ,ne te u gjeten edhe vepra letrare te jashtzakonshme .Ne kete bibliotek u zbuluan edhe pjese te Epit te Gilgameshit .

Epi i Gilgameshit

(Nga kenga e dhjete)


25 Ne hyrje t'kopshtit Sabituja e hap derėn
edhe keshtu i thote Gilgameshit:
"Pse kaq te zbehura i ke ti faqet
e t'rrudhur ballin ne zymti te madhe?
Pse pikėllimi shpirtin ta ka mbytur
30 e dyfish shtatin ty ta paska bere?
N'zemer t'plagosur qfar dhimbje ke?
Porsi shtegtar i rrugeve t'largeta dukesh.
Stuhia e dielli shume te paskan pjekur,
vapa e mesdites fytyren ta ka regjur.
35 Kudo neper stepe kaq fort pse shpejton?
Dhe Gilgameshi i thote Sabituse:
"Faqet e zbehura si te mos i kem
e t'rrudhur ballin ne zymti te madhe ?
Kaq i helmuar n'shpirt si te mos jem
40 si edhe shtatin te bere dyfish ?
Ne zemren time dhembja si t'mos ndryhet?
Si te mos perngjaj n'shtegtar rrugesh t'pafund?
Stuhia e dielli si te mos me pjekin?
Si t'mos me regje fytyren vapa e mesdites?
45 Si te mos ngarend neper stepen e pafund ?
Vellaun tim ,qe ishte partner i stepes,
me t'cilin s'bashku rreziqet i mboshtem
e me ndihmoi ne Ceder te arrijme,
ta zeme e mbysim demin e hyjnueshem
50 e s'bashku t'ngadhnjejme mbi Humbaben,
qe i patrembur rrinte n'mal te Cedrit,
n'prit luanet grykave tu'i mbytė;
me t'cilin ndava t'mirėn e te keqen,
mik Enkidujin ,qe pamase e desha-
55 ate e gjeti fati i njeriut!
Gjashte dite e nete e qava Enkidujin
e zemra nuk me beri n'dhe ta shti.
Kaq shume prita e shpresa fort me mbajti
se do te ngjallej nga thirrjet e mia.
60 Shtat dite e net si krimb i shkelur ndenji.
Fort e kerkova jeten ,por s'e gjeta.
Prandaj neper stepė posht e lart une turrem
sikur te isha bishe e eger mali -
fati i mikut rende me peshon.
65 Si mund ta hesht une gjithe kete peshe
e t'mos e shpreh, ksodore te mos shqirrem?
Miku ,te cilin une shume e desha,
mik Enkiduji n'pluhur u shnderrua,
sikurse baltė toke ai u bė!


Ideja qe pershkon kete ep eshte ; lufta e njeriut kunder se keqes.Te keqijat per njerzit jane te shumta ,por e keqja me e madhe eshte vdekja, se ciles nuk i shpeton dot asnje njeri.

Ne kete pjes u fol per vdekjen e Enkidujit dhe vajtimin e Gilgameshit.

Fjalor:

Gilgameshi-personazhi kryesor ,mbreti i Urukut.
Humbaba-roje e malit te Cedrit ,qenie me fuqi te jashtezakonshme.U kanoset dhe u shkakton te keqija njerzve,si dhe eshte armik i Gilgameshit .
Enkiduji-emri i mikut te mbretit te Urukit ,Gilgameshit, me fuqi te jashtezakonshme. Se bashku mbysin rojen e Humbabes ,pastaj vete Humbaben, mėzatin (demin) e derguar nga qielli.
Cedri-mali hyjnor.
Sabituja-hyjneshe deti ,rojė ne hyrje te kopshtit hyjnor ,i cili ishte ne afersi te ujit te vdekjes.


Ps : Ishte krejt rastesisht qe ky text me ra ne dore ,nese edhe ju gjeni ndonje kenge te Epi-t do te ishte mire te sillnit shkrimet ketu ,sepse e di qe ka te interesuar .