PDA

View Full Version : Qeveria e Kosovės ka dėnuar ashpėr sulmin ndaj tre pjesėtarėve tė ShPK


Kalt
03-01-07, 23:45
PRISHTINĖ
Qeveria e Kosovės ka dėnuar ashpėr sulmin ndaj tre pjesėtarėve tė Shėrbimit Policor tė Kosovės nė magjistralen Prishtinė – Mitrovicė, me ē’rast mbeti i vrarė polici 41 vjeēar Avni Kasumi nga fshati Begaj i Vushtrrisė.
Qeveria kėrkon urgjentisht zbardhjen e kėtij krimi dhe nxjerrjen para drejtėsisė tė kryesve tė aktit kriminal.
Zėdhėnėsi i SHPK-sė, Veton Elshani tha se gjatė hetimeve janė bastistur 11 shtėpi, ndėrsa janė arrestuar 2 veta pėr armėmbajtje pa leje, por jo tė ndėrlidhur me vrasjen.

Radio Europa e Lire

prishtinasi
03-01-07, 23:48
hetimet vazhdojne....si zakonisht...:rolleyes:

pirro
04-01-07, 11:41
Polici ka mbetur i vrar vetem me nje plumb dhe dihet qe sulmi ka ndodhur ne 01:30 te nates.
Dyshim i bazuar eshte se polici eshte vrar nga dikush mbernda makines (dmth nga koleget e tij).

Ata te tjeret ne makine nuk kan pesuar asnje lendim.

valiii
04-01-07, 20:21
Polici ka mbetur i vrar vetem me nje plumb dhe dihet qe sulmi ka ndodhur ne 01:30 te nates.
Dyshim i bazuar eshte se polici eshte vrar nga dikush mbernda makines (dmth nga koleget e tij).

Ata te tjeret ne makine nuk kan pesuar asnje lendim.

ja pra u zgjill problemi ksi hetues i vyn kosoves pirro je nr 1:biggrin:

pirro
04-01-07, 21:49
valiii.

Vali mjetet e informimit e kan dhen kete lajm, se dyshohet se njerzit mbrenda makisen jan te dyshuar.
(duke u bazuar ne burime policore).

Dil prej shpelle se ndoshta e degjon ndonje lajm,tek e fundit te thot dikush diqka tek veshi.

valiii
04-01-07, 23:04
valiii.

Vali mjetet e informimit e kan dhen kete lajm, se dyshohet se njerzit mbrenda makisen jan te dyshuar.
(duke u bazuar ne burime policore).

Dil prej shpelle se ndoshta e degjon ndonje lajm,tek e fundit te thot dikush diqka tek veshi.

ej pirro pirro kadele bre burr, se as niher n debate nuk mke ofendu une e di fort mire ku je informu,se punen e kam qashtu qe tan diten per qet teme e kemi diskutu me kolege e veq pata qef pak shaka .





kalofsh mire

Guri i madh
06-01-07, 18:14
vendi ku esht vrar zyrtari i SHPKes AVNI KOSUMI dhe koha e vrasjes dhe automjeti civil dhe shoferi jo puntor i SHPKes jan argumente te mjaftushme se i ndjeri AVNI KOSUMI ka hum jeten vetem se ishte polic hetus per krime te renda kjo vrasje esht pergadit nga kreret e SHPKes do me than e ka percjell i njejti fat si dy policet e vrar ne STRELLC te DEQANIT , SEBAHATE TOLAJ e ISUF HAKLAJ

GURI SYLAJ
06-01-07, 18:43
Kjo eshte puna me e lehte te dihet se si ka ndodhe vrasja , nga jasht apo brenda makines,nese deshirohet te dihet!!!!!
Kjo vlene edhe per rastet tjera???????????????????

E_Zjarrta
06-01-07, 20:21
ngushllimet e mija familjes Kasumi por nje ua them

se ne kosove po ndodhin vrasje ne mes dite e edhe pse ka deshmitare boll vrasesit nuk gjinden asnjeher e le ma naten kur hijenat e nates veprojne

Turp per gjyqesin e Kosoves qe nuk gjen vrasesin pasi ka edhe 3 deshmitare kjo qe ndodhe me prokuroret shqiptare nuk ndodhe ne bote


Rrofte prokuroria e Korruptuar dhe frikacake e Kosoves

prishtinasi
24-01-07, 00:44
Eshte mekat qe komandantet e SHPK-se, te mos vijne te ja hedhin nje sy forumit te Dardanise, sepse ketu do te gjenin polic hetues te formuar qe nga femijeria, te cilet e gjejne autorin e krimit me telepati!