PDA

View Full Version : Faik Konica


Arb
09-01-07, 15:24
Faik Konica boton nė tė pėrkohshmen "Albania" me datė 15 shtator 1901, kėshillat pasonjėse pėr njė djalė qė kish nėrment tė botonte njė gazetė shqip nė Misir.

I dashur mik,

Nė e bėfsh gazetėn me fleta tė mėdha; shqiptarėt do tė thonė qė s'fshihet dot lehtė; nė e bėfsh me fleta tė vogėla, do tė thonė se s'ėshtė gazetė, por libėr.

Nė e shtypsh me letra tė holla, do tė thonė se s'kėndohen edhe prishin sytė; nė e shtypėsh me letra tė trasha do tė thonė se je "hamall" e kėrkon tė mbushėsh vend.

Nė shkrofsh toskėrisht, do tė thonė se s'ėshtė gazetė pėr gjithė shqiptarėt; nė shkrofsh gegnisht prap ashtu, nė shkrofsh nė gjuhė tė pėrzier me tė dyja, gjysėm gegnisht, gjysėm toskėrisht, do tė thonė se ėshtė "ēervish".

Nė mos shkrofsh pėr politikė, do tė thonė se s'ėshtė koha tė punojmė pėr letratyrė, kur vendi ndodhet nė rrezik; nė shkrofsh pėr politikė do tė thonė se prishė punė duke egėrsuar qeverinė.

Nė folsh butė pėr Turqinė, je i paguar prej Stambollit; nė shkrofsh rreptė kundėr Turqisė, kėrkon tė tė jap Sulltani tė holla qė t'a pushosh gazetėn.

Nė mos gjefsh tė holla qė ta mbash gazetėn, do tė thonė se s'je i zoti, me qenė aq njerėz duan zgjimin e kombit shqiptar; nė gjefsh tė holla je intrigant a i shitur.

Nė folsh pėr plot ēlirimin e Shqipėrisė, do tė thotė je djall e kėrkon gjėra qė duheshin gatitur nė qind vjet mė parė; nė folē pėr nevojėn tė pėrpiqemi t'a shpėtojmė gjuhėn dhe kombėsinė, duke vėnė vendin nėn hijen e njė Fuqisė sė Madhe, s'qėnke shqiptarė i vėrtetė.

Nė folsh mirė pėr shqiptarėt e krishterė, hidhėrohen shqiptarėt muhamedanė; nė folsh mirė pėr muhamedanėt, hidhėrohen tė krishterėt; nė folsh mirė pėr tė krishterėt e pėr muhamedanėt qė janė shqiptarė tė mirė, e ligsht pėr tė ligjt, aherė do tė hidhėrohen tė gjithė.

Kaq pėr sot, se kam frikė mos tė zėrė gjumi.

Gazeta "Dielli", 10 prill 1957

ŤħĒмż$ťöĸėľĩ
18-04-07, 02:55
Ky artikull gjindet tek "SHQIPĖRIA ETNIKE" nr. 2- 2006.

Psikologu
19-08-08, 11:28
Njė letėr e rrallė e Faik Konicės



Nga Prof. Nasho Jorgaqi
Njė letėr e 24 janarit 1896, dėrguar Nikolla Naēos, kryetarit tė shoqėrisė shqiptare “Drita” nė Bukuresht, hedh dritė mbi personalitetin e Faik Konicės nė fillimet e veta. Komentet mbi gjendjen e Shqipėrisė nėn Perandorinė Osmane dhe rezervat pėr Sami Frashėrin
Nė vijim tė punės pėr gjurmimin e trashėgimisė sė Faik Konicės, kohėt e fundit mė ra nė dorė me ndihmėn e prof. Ismet Dermakut, njė tufė letrash tė tij tė hershme, nga tė cilat do tė veēoja tė parėn letėr qė njohim deri tani nga ai. Ėshtė fjala pėr letrėn e 24 janarit 1896, dėrguar Nikolla Naēos, kryetarit tė Shoqėrisė shqiptare “Drita” nė Bukuresht, e cila hedh dritė mbi personalitetin e Faik Konicės nė fillimet e veta. E shkruar nga Parisi, kur sapo ka mbushur njėzetė vjeē, ai ėshtė nė kėrkim tė lidhjeve me lėvizjen kombėtare tė diasporės dhe liderėt e saj. Pas 7 vjet qėndrimi nė Francė, djaloshi shqiptar do tė kryejė fakultetin e letrave nė Universitetin e Dizhonit dhe mė vonė do tė studiojė pėr filozofi romane nė College de France. Me kėtė formim intelektual dhe i frymėzuar nga ideale patriotike, ai vendos tė mos kthehet nė Shqipėri, por t’i kushtohet nė Evropė ēėshtjes sė ēlirimit tė atdheut. Ka zgjedhur tė bėhet shkronjėtor (shkrimtar – N.J.) dhe ndonėse shumė i ri e fill i vetėm, nis veprimtarinė e tij patriotike nė kryqendrėn e metropolit evropian. Shkruan nė frengjisht dhe dėrgon pėr botim librin “Ē‘ka qenė Shqipėria, ē’ėshtė, ē’do tė bėhet” si dhe studimin prej 80 faqesh “Ese mbi tė ardhmen e Shqipėrisė dhe pėrpjekjet e saj pėr pavarėsi nė shek. XIX”, qė ia ēon “revistės mė tė madhe tė Europės”, dy vepra kėto qė pėr fat tė keq nuk na kanė arritur. Por ē’ėshtė mė e rėndėsishme, tamam nė kėtė vit ideon dhe pėrgatitet tė themelojė njė revistė politiko-kulturore me emrin “Albania”. Ndryshe nga patriotėt e tjerė, ky intelektual me frymėzim perendimor e ambicje tė mėdha, mendon dhe pėrpiqet tė krijojė njė vatėr tė lėvizjes shqiptare, jo nė Stamboll, as nė kryeqytetet ballkanike, por nė mes tė Evropės. Ėshtė tepėr i ri pėr kėtė ndėrmarrje, po plot besim nė vetvete dhe i vendosur t’ia dalė nė krye kėtij misioni atdhetar.
Nė kėto rrethana i shkruan letrėn N. Naēos, ku i prezantohet se kush ėshtė dhe ē’mendon pėr gjendjen e Shqipėrisė. Me sa duket, nuk ėshtė e rastit qė ky militant i ri i lėvizjes kombėtare, i drejtohet drejtuesit tė “Dritės” nė Bukuresht, jo vetėm si njė prej veteranėve tė saj, por dhe si pėrfaqėsuesi mė i njohur i krahut radikal e revolucionar. Nga shumė pikėpamje, ata kanė gjetur njėri- tjetrin, po tė kemi parasysh pozicionin e tyre tė pėrbashkėt, qėndrimin kritik dhe vėshtrimin realist qė mbajnė ndaj problemeve shqiptare. Kjo ėshtė arsyeja qė Konica nuk i drejtohet drejtuesve tė “Dritės” nė Stamboll, Naimit e Samiut, qė kanė diferenca pėrsa i takon taktikave dhe mjeteve tė luftės kundėr pushtuesėve turq. Ata ndjekin rrugėn e propagandės atdhetare, punės pėr hapjen e shkollave shqipe, botimit tė librave dhe gazetave, nė njė kohė qė N. Naēo ėshtė pėr njė vijė luftarake. Kėsaj vije do t’i bashkohet qė nė fillim dhe Faik Konica, duke iu kundėrvėnė platformės sė “Dritės” sė Stambollit. Strategjia e tij politike do tė jetė: “Ja disa libėrtha tė gjora tė kėnduar nga nja dhjetė djelmosha … [sepse] nuk sillet nė jetė njė popull qė po vdes me njė apo dy abetare …”, po krijimi i njė partie kombėtare, i njė shoqėrie sekrete nė shembullin e “karbonarizmit” nė Itali apo “filiki-eteria” nė Greqi.
Ky qėndrim i hershėm radikal i Konicės do tė vijė mė pas duke u thelluar, aq sa do tė ēojė nė njė konflikt nė mes tij dhe vėllezėrve Naim e Sami Frashėri, tė cilėt jo vetėm nuk do ta mirėpresin por dhe do t’i kundėrvihen. Nga njė letėr qė do t’i dėrgojnė dhėndrit tė tyre, Murat Toptani, aktivist i lėvizjes shqiptare dhe adhurues i Konicės, do t’i shkruajnė se “qėndrimi i Faikut ėshtė i dyshimtė” sado erudit e i zoti tė jetė, bile arrijnė deri atje sa ta akuzojnė se “synon shėmbjen e punėve tė realizuara qė prej 25 vitesh”. Pėr ta “Epiqendra e kėtyre punėve sot ėshtė Stambolli. Jo Brukseli e Bukureshti”. Prandaj e kėshillojnė dhėndrinse “ai qė do t’i shėrbejė Shqipėrisė e shqipes”, duhet tė bashkohet me ta.
Po Faiku dėshmon, qė nė hapat e parė se nuk bashkohet me ta, pėrkundrazi u kundėrvihet. Kjo duket nė botimin e “Albanias”, ku i shmanget alfabetit tė Stambollit, po dhe nė qėndrimin qė mban dhe ndaj vėllezėrve Frashėri, sidomos ndaj Samiut, tė cilin e stigmatizon dhe e akuzon rėndė nė letrėn dėrguar Naēos. Kryesore nė kėtė letėr janė pėrkushtimi dhe shqetėsimi i Faikut pėr gjendjen dhe fatin e atdheut tė robėruar. Sipas tij, s’ka nė Evropė vend mė tė bukur e mė tė pasur se Shqipėria e megjithatė shqiptarėt e gjorė vdesin nga uria dhe fajin pėr kėtė e kanė pushtuesit turq qė s’bėjnė asgjė pėr zhvillimin ekonomik dhe kulturor. Duke parė ngjashmėritė nė mes atdheut tė tij dhe Zvicrės, Faiku bėn krahasime konkrete dhe arrin nė konkluzione praktike, kur arsyeton se ēfarė tė mirash do t’i sjellė Shqipėrisė turizmi me bukuritė dhe begatitė e saj. Por turqit nuk bėjnė asgjė,- thotė ai,- dhe harrojnė tė mirat qė u kanė sjellė shqiptarėt me gjakun e tyre. Nė kėtė gjendje tė rėndė ėshtė atdheu i shqiptarėve, kur vendet e tjera tė Ballkanit janė ēliruar, “Shqipėria po fle akoma” dhe ai pyet “Kur do tė zgjohet e shkreta?”
Dhe ėshtė ky moment, kur Konica nuk pėrmbahet dhe stigmatizon rėndė Sami Frashėrin, duke e akuzuar deri nė dyfytyrėsi. Qėndrimi politik e bėn Faikun tė nėpėrkėmbė me pa tė drejtė figurėn politike tė Samiut, kontributet e tij tė pamohueshme nė fushėn e kulturės e tė shkencės. Ėshtė e vėrtetė se kėto kontribute i dha kryesisht nė kulturėn turke, pėr rrethanat nė tė cilat u ndodh, por nė tė njėjtėn kohė, ai u bė dhe ideologu i Rilindjes Shqiptare me veprėn programatike “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”, me alfabetin qė hartoi dhe abetaretshqipe. Mė kushtet qė ishte Shqipėria, ai nuk mund tė bėnte shkencė dhe art, ndaj dhe mendja e tij e ndritur do tė rrezatonte vepra iluministe, qė nė njė farė mėnyre do t’i bėnin nder dhe kombit shqiptar.
Nga ana tjetėr, Konica e kritikon Samiun dhe pėr njė ēėshtje delikate e tė ndėrlikuar, siē ėshtė konvertimi i shqiptarėve nga tė krishterė nė myslimanė, duke e cilėsuar kėtė dukuri historike burimin e “tė gjitha tė ligave”. Sipas arsyetimit tė tij pėrqafimi i myslimanizmit prej shqiptarėve goditi unitetin e tyre shpirtėror dhe kjo nuk qe pa pasoja. Pėr Konicėn nė qoftė se shqiptarėt do tė kishin mbetur tė tėrė tė krishterė, ata do tė kishin fituar tanimė lirinė e pavarėsinė si fqinjėt dhe shembulli qė ai i sjell Naēos ėshtė Rumania ku ai jeton. I edukuar nė Francėn liberale dhe i ushqyer nga idetė volteriane, me njė shpirt liridashės, siē pohon nė njė autobiografi tė tij (1922), ai nė vitet e rinisė joshet aq shumė nga kisha katolike, sa e frekuenton atė sidomos pėr muzikėn dhe krahas emrit zyrtar mban dhe emrin Dominik. Nga burime tė tjera, mėsojmė se mė vonė, ai u konvertua nė fenė e Krishtit, por pėr arsye etike-politike nuk e shpalli publikisht.
Njė gjė ėshtė e vėrtetė qė ēėshtjes sė fesė tė shqiptarėve, Faik Konica i ėshtė kthyer mė vonė herė pas here nė publicistikėn e tij dhe veēanėrisht nė veprėn “Shqipėria, kopshti shkėmbor i Europės Juglindore”. Nė kėtė cikėl esesh, ai do t’i kushtojė njė kapitull mė vete, ku shpalos mendime dhe arsyetime objektive, qėndrime realiste, me argumente tė sjella nga historia dhe lėmenjtė e pasur tė dijes. Duke e analizuar ēėshtjen e myslimanizimit tė shqiptarėve nė njė kontekst historik e social, Konica konstaton se ata tė ndrydhur nė mes sllavėve dhe grekėve, bėnė njė pėrpjekje tė dėshpėruar pėr mbijetesė kur pėr tė mbetur zotėr tė trojeve tė veta vendosėn tė pėrqafojnė fenė e pushtuesve me tė cilėn fituan prestigj politik e ushtarak nė Perandori. Kėshtu shpjegohet sipas tij qė “Shqipėria, vendi i fundit nė Evropėn Juglindore qė iu nėnshtrua turqve ishte gjithashtu vendi i fundit qė fitoi lirinė”. Prandaj kėshillon se “me qė historia nuk ecėn kurrė sėprapthi dhe ne nuk mund ta zhbėjmė tė kaluarėn, ėshtė e kotė t’i gėrmojmė mė tej kėto ēėshtje”.
Letra e njėzet vjeēarit Faik Konica qė po u paraqesim lexuesve, mė e hershmja qė njohim deri mė sot, paraqet interes nga shumė pikėpamje dhe nė radhė tė parė se ajo pėrmban embrionin e mendimeve kryesore, prej tė cilave ai do tė udhėhiqet nė veprimatrinė e tij politike tė mėvonshme. Vetėm pas dy muajsh, nė letrėn e radhės, ai do t’i paraqesė Naēos, udhėheqėsit tė tij shpirtėror, programin e vet pėr lėvizjen kombėtare shqiptare, qė shėnon njė stad tė ri nė mendimin politik tė Rilindjes sonė.

Psikologu
19-08-08, 11:31
Letra


I dashur mėmėdhetar,

Mora letrėn qė zotėria jote mė dėrgove dhe s’munt dot tė shkroj sa m’u mbush zemra me gaz. Tė thom dhe unė pesėqint mij tė mira pėr motn’e Ri, edhe ju thoni me shėndet tė tėrėvet shqiptarėve qė janė atje.
Emėri im ėshtė : beg Faik – Dominik Koniza”, jam diali i beg Shahin Konizės, edhe i afėrtė i Ali Tepelenės qė bėri shumė tė liga, por bėri dhe tė mira se hapi sytė e shqiptarėvet, edhe ju tregojti qė s’janė as turq, as gerqiotarė (grekė – N.J.), po djem tė Shqipėrisė.
Erdha kėtu qėkur isha i vogėl se doja tė mėsonj pėr tė ryrė (hyrė – N.J.) nė sefarite tė Turqisė. Po kur kėndova mirė, m’u hapnė sytė gadalė-gadalė, u mejndova edhe m’u duk qė turqit na pinė gjakun, edhe s’do tė na lėshojnė gjė. Tė tėrė ata qė kanė parė Shqipėrinė thonė qė s’ėshtė nė Evropė njė vent aqė i bukur dhe aqė plot me zengjinllėke (pasuri –N.J.) tė dheut. Po nė ėshtė ashtu e vėrteta, pse ngordhin tė gjorėt shqiptarė nga uria? Se turku s’hap udhėra … s’bėn fabrika, s’bėn shkolla, s’bėn gjė fare. Nė ishin kėto nė Shqipėri, do t’punojin shqiptarėt, do tė shitjin e do tė blejin. Edhe jo vetėm kėtė do ta bėnte, por do tė nxirrte ollafo (fitime – N.J.) nga tė huajtė qė do tė vijin tė rinė dy a tre muaj ēdo mot. Shikoni Helvesien (Zvicrėn – N.J.): s’blen as shet, po tė tėrė Helvetsrėt kanė tė holla se vendi ėshtė i bukur e vijnė atje shumė tė huaj pėr tė shikuar bukurinė e vendit dhe pėr tė pirė ujin e lehtė, dhe pėr tė hequr erėn e mirė. Ne mos ishin turqit nė Shqipėri do tė bėnim udhėra-tė-hekurta edhe ēdo mot, me mij (mijra- N.J.) do vijin Inglezėt edhe tė tjerėt tė huajtė.
Po le ta lėshojmė sa do tė fitojnė tė gjorėt shqiptarėt qė ngordhin urie, dhe le tė thomi qė s’do tė nxjerrin gjė. – Po pse s’na lėshojnė turqit tė hapim shkolla dhe tė kemi vivlla (libra – N.J.) dhe gazeta? Neve shqiptarėt e bėjtim Fuqinė tė madhe dhe istoria na tregon qė pėrpara njė qind vjet, tė tėrė shqiptarėt, dhe katolikėt dhe ortodoksėt vijin nė luftė. Neve qė i bėjtim aq tė mira turqėvet, ē’na bėjne turqit? S’na lėshojnė as gjuhėn tonė. Edhe ermenitė (armenėt- N.J.) qė s’i ka bėrė Turqisė njė tė mirė i lėshojnė tė hapin shkolla dhe tė tregojnė djemėvet e tyre gjuhėn e mėmėdhesė. Dhe neve kemi nė Korēė njė shkollė, po do ta mbylljin turqit atė ēast, nė mos kishin frikė.
Kėshtu u mendova unė, edhe tė tjera m’erdhnė nė mendje. Tani mbarova gjimnazin dhe nuk u ktheva nė Shqipėri, po m’erdhi nė mend tė rri kėtu dhe tė bėhem shkronjėtor (shkrimtar – N.J.), se di mirė shumė gjuhėra. Shkronj nė gazeta herė herė dhe nė dy muaj do tė nxjerr njė vivllė franceziote (frengjisht – N.J.) qė do tė ketė emėr: “Ē’ka qenė Shqipėria, ē’ėshtė, e ē’do tė bėhet”.
Ē’do tė bėhet, Perėndia e di. Serbia, Maliziu, Rumania, Morea, Bullgaria hapnė sytė, edhe Shqipėria flė. Ermėnia e Kandia po hapin sytė edhe Shqipėria po flė akoma. Kur do tė zgjohet e shkreta? Cili i dha afqon (opium – N.J.) qė tė flejė aqė?
Vėlla, doja tė tė shkruaj. Janė dy vjet, po u mbajta se mė thanė qė Beg Sami Frashėri qe shoq i “Dritės”, edhe kėtė njeri nuk e dua. Tė mė ndjenjė Zotėria jote, po jam i hapur dhe s’dua tė tė mbaj gjė tė fshehur nė zemėr. Sami begu s’mė pėlqen, se ka dy buzė: kur ėshtė me shqiptarėt thotė qė ėshtė shqiptar; kur ėshtė me turqit thotė turk. Shkrojti njė vivllė turqisht me emėr “Medeniet – Islamie” nė tė cilėn vivllė thotė qė Muhametarėt (muhamedanėt – N.J.) gjetnė mė tė bukurat gjėrat e dheut, “Udhėrat e hekurtat, Amerikėn” edhe njė mijė tė tjera gėnjeshtra. Nė mos kishte zemrėn aq tė shkurtė (tė vogėl – N.J.) do tė kishte menduar njė ēik, do tė kishte parė qė njė shqiptar s’lipset tė duaj Muhametarėt, se nga kėta erdhėn tė gjitha tė ligat. Nė mos ishin bėrė Shqiptarėt Muhametarė, edhe kishin mbetur si ca nga ata: Krishtarė (tė krishterė – N.J.) do tė kishim tė tėrė njė besim, edhe do tė bėheshim shpejt si Rumania u bė.
Po reshtoj qė kėjo letėra u bė shumė e gjatė: do tė shkronj Zotėnisė jotė nė ca ditė njė tjetėr letėrė, se kam tė tjera tė tė thom. U falem shumė tė tėrėvet shqiptarėvet qė janė atje, edhe jam i Zotnisė jote,

Shėrbėtori
Beg F.-D. Koniza – Tepeleni

Psikologu
15-12-09, 11:54
http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2009_10/10824/u1_FaikKonica.jpgNjė letėr e 24 janarit 1896, dėrguar Nikolla Naēos, kryetarit tė shoqėrisė shqiptare ”Drita” nė Bukuresht, hedh dritė mbi personalitetin e Faik Konicės nė fillimet e veta. Komentet mbi gjendjen e Shqipėrisė nėn Perandorinė Osmane dhe rezervat pėr Sami Frashėrin

Nga Prof. Nasho Jorgaqi

Nė vijim tė punės pėr gjurmimin e trashėgimisė sė Faik Konicės, kohėt e fundit mė ra nė dorė me ndihmėn e prof. Ismet Dermakut, njė tufė letrash tė tij tė hershme, nga tė cilat do tė veēoja tė parėn letėr qė njohim deri tani nga ai. Ėshtė fjala pėr letrėn e 24 janarit 1896, dėrguar Nikolla Naēos, kryetarit tė Shoqėrisė shqiptare ”Drita” nė Bukuresht, e cila hedh dritė mbi personalitetin e Faik Konicės nė fillimet e veta. E shkruar nga Parisi, kur sapo ka mbushur njėzetė vjeē, ai ėshtė nė kėrkim tė lidhjeve me lėvizjen kombėtare tė diasporės dhe liderėt e saj. Pas 7 vjet qėndrimi nė Francė, djaloshi shqiptar do tė kryejė fakultetin e letrave nė Universitetin e Dizhonit dhe mė vonė do tė studiojė pėr filozofi romane nė College de France. Me kėtė formim intelektual dhe i frymėzuar nga ideale patriotike, ai vendos tė mos kthehet nė Shqipėri, por t’i kushtohet nė Evropė ēėshtjes sė ēlirimit tė atdheut. Ka zgjedhur tė bėhet shkronjėtor (shkrimtar – N.J.) dhe ndonėse shumė i ri e fill i vetėm, nis veprimtarinė e tij patriotike nė kryqendrėn e metropolit evropian. Shkruan nė frengjisht dhe dėrgon pėr botim librin ”Ē‘ka qenė Shqipėria, ē’ėshtė, ē’do tė bėhet” si dhe studimin prej 80 faqesh ”Ese mbi tė ardhmen e Shqipėrisė dhe pėrpjekjet e saj pėr pavarėsi nė shek. XIX”, qė ia ēon ”revistės mė tė madhe tė Europės”, dy vepra kėto qė pėr fat tė keq nuk na kanė arritur. Por ē’ėshtė mė e rėndėsishme, tamam nė kėtė vit ideon dhe pėrgatitet tė themelojė njė revistė politiko-kulturore me emrin ”Albania”. Ndryshe nga patriotėt e tjerė, ky intelektual me frymėzim perendimor e ambicje tė mėdha, mendon dhe pėrpiqet tė krijojė njė vatėr tė lėvizjes shqiptare, jo nė Stamboll, as nė kryeqytetet ballkanike, por nė mes tė Evropės. Ėshtė tepėr i ri pėr kėtė ndėrmarrje, po plot besim nė vetvete dhe i vendosur t’ia dalė nė krye kėtij misioni atdhetar.

Nė kėto rrethana i shkruan letrėn N. Naēos, ku i prezantohet se kush ėshtė dhe ē’mendon pėr gjendjen e Shqipėrisė. Me sa duket, nuk ėshtė e rastit qė ky militant i ri i lėvizjes kombėtare, i drejtohet drejtuesit tė ”Dritės” nė Bukuresht, jo vetėm si njė prej veteranėve tė saj, por dhe si pėrfaqėsuesi mė i njohur i krahut radikal e revolucionar. Nga shumė pikėpamje, ata kanė gjetur njėri- tjetrin, po tė kemi parasysh pozicionin e tyre tė pėrbashkėt, qėndrimin kritik dhe vėshtrimin realist qė mbajnė ndaj problemeve shqiptare. Kjo ėshtė arsyeja qė Konica nuk i drejtohet drejtuesve tė ”Dritės” nė Stamboll, Naimit e Samiut, qė kanė diferenca pėrsa i takon taktikave dhe mjeteve tė luftės kundėr pushtuesėve turq. Ata ndjekin rrugėn e propagandės atdhetare, punės pėr hapjen e shkollave shqipe, botimit tė librave dhe gazetave, nė njė kohė qė N. Naēo ėshtė pėr njė vijė luftarake. Kėsaj vije do t’i bashkohet qė nė fillim dhe Faik Konica, duke iu kundėrvėnė platformės sė ”Dritės” sė Stambollit. Strategjia e tij politike do tė jetė: ”Ja disa libėrtha tė gjora tė kėnduar nga nja dhjetė djelmosha … [sepse] nuk sillet nė jetė njė popull qė po vdes me njė apo dy abetare …”, po krijimi i njė partie kombėtare, i njė shoqėrie sekrete nė shembullin e ”karbonarizmit” nė Itali apo ”filiki-eteria” nė Greqi.

Ky qėndrim i hershėm radikal i Konicės do tė vijė mė pas duke u thelluar, aq sa do tė ēojė nė njė konflikt nė mes tij dhe vėllezėrve Naim e Sami Frashėri, tė cilėt jo vetėm nuk do ta mirėpresin por dhe do t’i kundėrvihen. Nga njė letėr qė do t’i dėrgojnė dhėndrit tė tyre, Murat Toptani, aktivist i lėvizjes shqiptare dhe adhurues i Konicės, do t’i shkruajnė se ”qėndrimi i Faikut ėshtė i dyshimtė” sado erudit e i zoti tė jetė, bile arrijnė deri atje sa ta akuzojnė se ”synon shėmbjen e punėve tė realizuara qė prej 25 vitesh”. Pėr ta ”Epiqendra e kėtyre punėve sot ėshtė Stambolli. Jo Brukseli e Bukureshti”. Prandaj e kėshillojnė dhėndrinse ”ai qė do t’i shėrbejė Shqipėrisė e shqipes”, duhet tė bashkohet me ta.

Po Faiku dėshmon, qė nė hapat e parė se nuk bashkohet me ta, pėrkundrazi u kundėrvihet. Kjo duket nė botimin e ”Albanias”, ku i shmanget alfabetit tė Stambollit, po dhe nė qėndrimin qė mban dhe ndaj vėllezėrve Frashėri, sidomos ndaj Samiut, tė cilin e stigmatizon dhe e akuzon rėndė nė letrėn dėrguar Naēos. Kryesore nė kėtė letėr janė pėrkushtimi dhe shqetėsimi i Faikut pėr gjendjen dhe fatin e atdheut tė robėruar. Sipas tij, s’ka nė Evropė vend mė tė bukur e mė tė pasur se Shqipėria e megjithatė shqiptarėt e gjorė vdesin nga uria dhe fajin pėr kėtė e kanė pushtuesit turq qė s’bėjnė asgjė pėr zhvillimin ekonomik dhe kulturor. Duke parė ngjashmėritė nė mes atdheut tė tij dhe Zvicrės, Faiku bėn krahasime konkrete dhe arrin nė konkluzione praktike, kur arsyeton se ēfarė tė mirash do t’i sjellė Shqipėrisė turizmi me bukuritė dhe begatitė e saj. Por turqit nuk bėjnė asgjė,- thotė ai,- dhe harrojnė tė mirat qė u kanė sjellė shqiptarėt me gjakun e tyre. Nė kėtė gjendje tė rėndė ėshtė atdheu i shqiptarėve, kur vendet e tjera tė Ballkanit janė ēliruar, ”Shqipėria po fle akoma” dhe ai pyet ”Kur do tė zgjohet e shkreta?”

Dhe ėshtė ky moment, kur Konica nuk pėrmbahet dhe stigmatizon rėndė Sami Frashėrin, duke e akuzuar deri nė dyfytyrėsi. Qėndrimi politik e bėn Faikun tė nėpėrkėmbė me pa tė drejtė figurėn politike tė Samiut, kontributet e tij tė pamohueshme nė fushėn e kulturės e tė shkencės. Ėshtė e vėrtetė se kėto kontribute i dha kryesisht nė kulturėn turke, pėr rrethanat nė tė cilat u ndodh, por nė tė njėjtėn kohė, ai u bė dhe ideologu i Rilindjes Shqiptare me veprėn programatike ”Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”, me alfabetin qė hartoi dhe abetaretshqipe. Mė kushtet qė ishte Shqipėria, ai nuk mund tė bėnte shkencė dhe art, ndaj dhe mendja e tij e ndritur do tė rrezatonte vepra iluministe, qė nė njė farė mėnyre do t’i bėnin nder dhe kombit shqiptar.

Nga ana tjetėr, Konica e kritikon Samiun dhe pėr njė ēėshtje delikate e tė ndėrlikuar, siē ėshtė konvertimi i shqiptarėve nga tė krishterė nė myslimanė, duke e cilėsuar kėtė dukuri historike burimin e ”tė gjitha tė ligave”. Sipas arsyetimit tė tij pėrqafimi i myslimanizmit prej shqiptarėve goditi unitetin e tyre shpirtėror dhe kjo nuk qe pa pasoja. Pėr Konicėn nė qoftė se shqiptarėt do tė kishin mbetur tė tėrė tė krishterė, ata do tė kishin fituar tanimė lirinė e pavarėsinė si fqinjėt dhe shembulli qė ai i sjell Naēos ėshtė Rumania ku ai jeton. I edukuar nė Francėn liberale dhe i ushqyer nga idetė volteriane, me njė shpirt liridashės, siē pohon nė njė autobiografi tė tij (1922), ai nė vitet e rinisė joshet aq shumė nga kisha katolike, sa e frekuenton atė sidomos pėr muzikėn dhe krahas emrit zyrtar mban dhe emrin Dominik. Nga burime tė tjera, mėsojmė se mė vonė, ai u konvertua nė fenė e Krishtit, por pėr arsye etike-politike nuk e shpalli publikisht.

Njė gjė ėshtė e vėrtetė qė ēėshtjes sė fesė tė shqiptarėve, Faik Konica i ėshtė kthyer mė vonė herė pas here nė publicistikėn e tij dhe veēanėrisht nė veprėn ”Shqipėria, kopshti shkėmbor i Europės Juglindore”. Nė kėtė cikėl esesh, ai do t’i kushtojė njė kapitull mė vete, ku shpalos mendime dhe arsyetime objektive, qėndrime realiste, me argumente tė sjella nga historia dhe lėmenjtė e pasur tė dijes. Duke e analizuar ēėshtjen e myslimanizimit tė shqiptarėve nė njė kontekst historik e social, Konica konstaton se ata tė ndrydhur nė mes sllavėve dhe grekėve, bėnė njė pėrpjekje tė dėshpėruar pėr mbijetesė kur pėr tė mbetur zotėr tė trojeve tė veta vendosėn tė pėrqafojnė fenė e pushtuesve me tė cilėn fituan prestigj politik e ushtarak nė Perandori. Kėshtu shpjegohet sipas tij qė ”Shqipėria, vendi i fundit nė Evropėn Juglindore qė iu nėnshtrua turqve ishte gjithashtu vendi i fundit qė fitoi lirinė”. Prandaj kėshillon se ”me qė historia nuk ecėn kurrė sėprapthi dhe ne nuk mund ta zhbėjmė tė kaluarėn, ėshtė e kotė t’i gėrmojmė mė tej kėto ēėshtje”.

Letra e njėzet vjeēarit Faik Konica qė po u paraqesim lexuesve, mė e hershmja qė njohim deri mė sot, paraqet interes nga shumė pikėpamje dhe nė radhė tė parė se ajo pėrmban embrionin e mendimeve kryesore, prej tė cilave ai do tė udhėhiqet nė veprimatrinė e tij politike tė mėvonshme. Vetėm pas dy muajsh, nė letrėn e radhės, ai do t’i paraqesė Naēos, udhėheqėsit tė tij shpirtėror, programin e vet pėr lėvizjen kombėtare shqiptare, qė shėnon njė stad tė ri nė mendimin politik tė Rilindjes sonė.

Psikologu
15-12-09, 11:55
Paris, mė 24 tė Jenarit 96

I dashur mėmėdhetar,

Mora letrėn qė zotėria jote mė dėrgove dhe s’munt dot tė shkroj sa m’u mbush zemra me gaz. Tė thom dhe unė pesėqint mij tė mira pėr motn’e Ri, edhe ju thoni me shėndet tė tėrėvet shqiptarėve qė janė atje.

Emėri im ėshtė : beg Faik – Dominik Koniza”, jam diali i beg Shahin Konizės, edhe i afėrtė i Ali Tepelenės qė bėri shumė tė liga, por bėri dhe tė mira se hapi sytė e shqiptarėvet, edhe ju tregojti qė s’janė as turq, as gerqiotarė (grekė – N.J.), po djem tė Shqipėrisė.

Erdha kėtu qėkur isha i vogėl se doja tė mėsonj pėr tė ryrė (hyrė – N.J.) nė sefarite tė Turqisė. Po kur kėndova mirė, m’u hapnė sytė gadalė-gadalė, u mejndova edhe m’u duk qė turqit na pinė gjakun, edhe s’do tė na lėshojnė gjė. Tė tėrė ata qė kanė parė Shqipėrinė thonė qė s’ėshtė nė Evropė njė vent aqė i bukur dhe aqė plot me zengjinllėke (pasuri –N.J.) tė dheut. Po nė ėshtė ashtu e vėrteta, pse ngordhin tė gjorėt shqiptarė nga uria? Se turku s’hap udhėra … s’bėn fabrika, s’bėn shkolla, s’bėn gjė fare. Nė ishin kėto nė Shqipėri, do t’punojin shqiptarėt, do tė shitjin e do tė blejin. Edhe jo vetėm kėtė do ta bėnte, por do tė nxirrte ollafo (fitime – N.J.) nga tė huajtė qė do tė vijin tė rinė dy a tre muaj ēdo mot. Shikoni Helvesien (Zvicrėn – N.J.): s’blen as shet, po tė tėrė Helvetsrėt kanė tė holla se vendi ėshtė i bukur e vijnė atje shumė tė huaj pėr tė shikuar bukurinė e vendit dhe pėr tė pirė ujin e lehtė, dhe pėr tė hequr erėn e mirė. Ne mos ishin turqit nė Shqipėri do tė bėnim udhėra-tė-hekurta edhe ēdo mot, me mij (mijra- N.J.) do vijin Inglezėt edhe tė tjerėt tė huajtė.

Po le ta lėshojmė sa do tė fitojnė tė gjorėt shqiptarėt qė ngordhin urie, dhe le tė thomi qė s’do tė nxjerrin gjė. – Po pse s’na lėshojnė turqit tė hapim shkolla dhe tė kemi vivlla (libra – N.J.) dhe gazeta? Neve shqiptarėt e bėjtim Fuqinė tė madhe dhe istoria na tregon qė pėrpara njė qind vjet, tė tėrė shqiptarėt, dhe katolikėt dhe ortodoksėt vijin nė luftė. Neve qė i bėjtim aq tė mira turqėvet, ē’na bėjne turqit? S’na lėshojnė as gjuhėn tonė. Edhe ermenitė (armenėt- N.J.) qė s’i ka bėrė Turqisė njė tė mirė i lėshojnė tė hapin shkolla dhe tė tregojnė djemėvet e tyre gjuhėn e mėmėdhesė. Dhe neve kemi nė Korēė njė shkollė, po do ta mbylljin turqit atė ēast, nė mos kishin frikė.

Kėshtu u mendova unė, edhe tė tjera m’erdhnė nė mendje. Tani mbarova gjimnazin dhe nuk u ktheva nė Shqipėri, po m’erdhi nė mend tė rri kėtu dhe tė bėhem shkronjėtor (shkrimtar – N.J.), se di mirė shumė gjuhėra. Shkronj nė gazeta herė herė dhe nė dy muaj do tė nxjerr njė vivllė franceziote (frengjisht – N.J.) qė do tė ketė emėr: ”Ē’ka qenė Shqipėria, ē’ėshtė, e ē’do tė bėhet”.

Ē’do tė bėhet, Perėndia e di. Serbia, Maliziu, Rumania, Morea, Bullgaria hapnė sytė, edhe Shqipėria flė. Ermėnia e Kandia po hapin sytė edhe Shqipėria po flė akoma. Kur do tė zgjohet e shkreta? Cili i dha afqon (opium – N.J.) qė tė flejė aqė?

Vėlla, doja tė tė shkruaj. Janė dy vjet, po u mbajta se mė thanė qė Beg Sami Frashėri qe shoq i ”Dritės”, edhe kėtė njeri nuk e dua. Tė mė ndjenjė Zotėria jote, po jam i hapur dhe s’dua tė tė mbaj gjė tė fshehur nė zemėr. Sami begu s’mė pėlqen, se ka dy buzė: kur ėshtė me shqiptarėt thotė qė ėshtė shqiptar; kur ėshtė me turqit thotė turk. Shkrojti njė vivllė turqisht me emėr ”Medeniet – Islamie” nė tė cilėn vivllė thotė qė Muhametarėt (muhamedanėt – N.J.) gjetnė mė tė bukurat gjėrat e dheut, ”Udhėrat e hekurtat, Amerikėn” edhe njė mijė tė tjera gėnjeshtra. Nė mos kishte zemrėn aq tė shkurtė (tė vogėl – N.J.) do tė kishte menduar njė ēik, do tė kishte parė qė njė shqiptar s’lipset tė duaj Muhametarėt, se nga kėta erdhėn tė gjitha tė ligat. Nė mos ishin bėrė Shqiptarėt Muhametarė, edhe kishin mbetur si ca nga ata: Krishtarė (tė krishterė – N.J.) do tė kishim tė tėrė njė besim, edhe do tė bėheshim shpejt si Rumania u bė.

Po reshtoj qė kėjo letėra u bė shumė e gjatė: do tė shkronj Zotėnisė jotė nė ca ditė njė tjetėr letėrė, se kam tė tjera tė tė thom. U falem shumė tė tėrėvet shqiptarėvet qė janė atje, edhe jam i Zotnisė jote,

Shėrbėtori

Beg F.-D. Koniza – Tepeleni

premium
15-12-09, 13:07
Se pari Faik Konica qe mbron kombin nuk fshihet nen maska, kjo esht shum e qarte, e per te mbrojt dicka tjeter nuk e di.

Pastaj ai qe e ka shkru ka permendur edhe Musliman aty, dhe nga ajo qe shkruhet lejon te lindin dyshime edhe per ata qe pretendojne se jan te fese (qoft musliman, katolik apo dhe te tjere) mos ndoshta jan mason, e ritheksoj dhe nje here ashtu si ka thene dhe ai, me vetedije apo pa vetedijen e tyre
edhe ata qe e lexojn apo replikojne mund te jene mason, kjo gjithnje siaps tij , pra mund, ndoshta po ndoshta jo
Pastaj kur i futi gjith ato figura te njohura, perse te mos na fuse dhe neve ne ate thes, ngaqe ai i di te gjitha dhe ne mbase e marrim ashtu kallep, ka qene?- po tamam ka qene..
Fundja mir qe paska lene hapsire per te thene edhe po edhe jo, ka permendur edhe ata te vetedijshmit edhe ata te pavetedijshmit, mbase dhe kjo me pelqeu tek shprehja e tij, tjerat zor te them , e analizoj pasi paska sugjeruar

premium
15-12-09, 13:17
Llogjikisht ai qe e ka shkruar te ish mason nuk do kish shkruar kunder tyre por sigurisht do kish kritiku fen duke u mshehur nen masken gjoja se e mbron kombin apo dicka tjeter.....
Ai qe e ka postu jam un, un jam muslimane dhe feja eshte per mua primare ket e them ēdoher.. ndersa mos ish keshtu do kish shansa...me vetedije apo pa vetedije kryesorja mesimet dhe veprat e mia do tju sherbenin masoneve..
Kurse per ato qe e lexojn apo per ato qe replikojn dhe per ato qe do ta lexojn ne te ardhmen dhe do te replikojn nuk kam informata...
Por nese e lexojn dhe mendojn pak me gjat dhe i analizojn gjerat pak me mire kjo do ish ne dobi te Shqiptareve.....
Por te shpresojm se do ta kuptojn ne te ardhmen se sic thuhet edhe te postimi me lart :
"Per ata qe nuk e dine kete me qe janė tė indoktrinuar tėrėsisht , ende eshte e paqarte kjo.
Do te qartesohet edhe per ata.
Sepse fytyra ka nisur te del ne shesh, dhe gjerat kane nisur te qartesohen. "

premium
15-12-09, 13:22
Sikurse qe eshte edhe Ismail Kadareja ashtu ėshtė edhe Faik Konica pra, te gjitha veprat e tija jane anti Islame.
Dhe ja kush eshte lartesuar ne syte e Muslimaneve Shqiptar, dhe ja permes kujt ne kemi krijuar mendimet tona per Muslimanet dhe per Islamnin. Pra per Islamin dhe per Muslimanet kemi mesuar nga mesimet e antimuslimaneve. Dhe ja pse i kemi urejtur pa te drejte Muslimanet.Dhe ja pse e kemi urejtur pa te drejte Islamin.Dhe ja pse ne Muslimanet i kemi sharre dhe pse i shajme Muslimanet, Perandorine Osmane, Fene Islame .
Hasan Prishtina ishte mason thane..Ky bile edhe gruan e kishte qe i perkiste popullit mason.
Faik Konica ishte mason.Te cilin ne e kemi ngritur ne qiell!dhe ja pse....
Abdyl Frasheri ishte mason tha.Prandaj ai mesohet si ideolog i Aleancen Antiislame .
Parolla “Feja e Shqiptarit eshte Shqiptraia “ ishte sintagme mashtruese propagandistike masone.Pra qe te mashtrojne Muslimanet dhe t’i largojne nga Islami.Gje qe me kete parolle kane arritur shume.
Laicizmi-shekularizmi jane vepra masonike.;;Kjo eshte parolle boterore, por ne rend te pare eshte antiislame qe te i largojne Muslimanet nga Islami,;; dhe gjithashtu eshte parolle antikrishtere qe t’i largon te Krishteret nga Krishterizmi burimor.Gje qe gjithashtu e kane arritur shume.
Ateizmi dhe paganizmi ishte veper e masoneve.Shiqojeni botėn sot..Komunizmi ishte veper e masoneve.

premium
15-12-09, 13:30
Poashtu ka thene Faik Konica:"Po mos te ishte Islami..... Shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo Shqiptar"

panta_rhei
15-12-09, 14:29
Poashtu ka thene Faik Konica:"Po mos te ishte Islami..... Shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo Shqiptar"

Ok, pse rumunėt mbetėn rumunė, pse grekėt mbetėn grekė, pse bullgarėt mbetėn bullgarė, pse shkijet mbetėn shkije... edhepse nuk e ndėrruan fenė e tyre kur ishin tė pushtuar nga turqit???

Ne shqiptarėt e kemi hangėr m*tin e madh kur kemi pranu me e ndrru fenė pėr hatėr tė pushtuesit. Ok, e mirė e pastėr e krejt ėshtė feja islame, por, more zotėrinjė, nė u bėmė "arabėt" e vetėm tė europės. Tė asaj europės shtrigė, kurvė e plakė... qė na e kajti nanen pastaj e nuk na deshti. Nuk na deshti sepse jemi dyfytyrsha. U bėmė delja e zezė e civilizimit perėndimor, i turpėruam.
Edhe njėherė, nuk kam absolutisht asgjė me fenė, me asnjėrėn, vetė jam musliman i traditės... por mendoj se nėnshtrimi dhe pėrqafimi i vlerave tė pushtuesit nuk na ka bėrė nder si komb, por veq sa na ka turpėruar e na ka futur thellė nė inferioritet e nė mjerim. Jo pėr faj tė islamit, por pėr faj se ne shqiptarėt nuk u bėmė kurrė muslimanė, nuk u pėrshtatėm kurrė me tė... thjeshtė islami nuk ishte njė software kompatibil pėr hardware-in e shqiptarėve. Prandaj gjithmon patėn probleme shpirtėrore e kurrė nuk funksionuam.

premium
15-12-09, 15:23
Ok, pse rumunėt mbetėn rumunė, pse grekėt mbetėn grekė, pse bullgarėt mbetėn bullgarė, pse shkijet mbetėn shkije... edhepse nuk e ndėrruan fenė e tyre kur ishin tė pushtuar nga turqit???

Ne shqiptarėt e kemi hangėr m*tin e madh kur kemi pranu me e ndrru fenė pėr hatėr tė pushtuesit. Ok, e mirė e pastėr e krejt ėshtė feja islame, por, more zotėrinjė, nė u bėmė "arabėt" e vetėm tė europės. Tė asaj europės shtrigė, kurvė e plakė... qė na e kajti nanen pastaj e nuk na deshti. Nuk na deshti sepse jemi dyfytyrsha. U bėmė delja e zezė e civilizimit perėndimor, i turpėruam.
Edhe njėherė, nuk kam absolutisht asgjė me fenė, me asnjėrėn, vetė jam musliman i traditės... por mendoj se nėnshtrimi dhe pėrqafimi i vlerave tė pushtuesit nuk na ka bėrė nder si komb, por veq sa na ka turpėruar e na ka futur thellė nė inferioritet e nė mjerim. Jo pėr faj tė islamit, por pėr faj se ne shqiptarėt nuk u bėmė kurrė muslimanė, nuk u pėrshtatėm kurrė me tė... thjeshtė islami nuk ishte njė software kompatibil pėr hardware-in e shqiptarėve. Prandaj gjithmon patėn probleme shpirtėrore e kurrė nuk funksionuam.
Pa , shumė lehtė eshtė tė dijmė pse ata mbetėn sikur ēfare ishin ...
sepse ata me qindra vite kanė ruajtur traditėn dhe respektin ndaj fejės sė vet , edhepse janė shtypur nga perandoria osmane , prap kan arit tė mshefin frymėzimin ndaj besimit tė vet , keshtuqė kuptohet se osmanet kan pas rolin e njejtė me religjionet e pushtimit.
Iliret ishin tė njohur si pallazgė tė pa fe , sikurse njė njeri se ėshtė me imunitet tė dobėt ku sulmohet nga ēdo sėmundje ngjitėse , ashtu edhe tė pafetė janė sulmu nga ēdo fetė dhe kanė shiju ēdo fe .
Ja pra kuptohet se fejet kan qenė bazat primare tė njė kombi i cili ka ruajtur shkijet -greket -apo bullgaret tė qendronin me fejen e tyre ,, e Shqipetaret pse jo ?? ..
dotethote se feja nė trojet tona nuk ishte e dhunshme.
sot jetojmė pa presion tė feve..
jetojmė me propaganda antiIslame , kjart shihet edhe rezultati edhepse Shqipetaret nuk permbahen fejes se vet ne menyre ma serioze , sado pak pershtaten cermonive -traditave muslimane.

Lapsi
15-12-09, 15:25
Ok, pse rumunėt mbetėn rumunė, pse grekėt mbetėn grekė, pse bullgarėt mbetėn bullgarė, pse shkijet mbetėn shkije... edhepse nuk e ndėrruan fenė e tyre kur ishin tė pushtuar nga turqit???

Ne shqiptarėt e kemi hangėr m*tin e madh kur kemi pranu me e ndrru fenė pėr hatėr tė pushtuesit. Ok, e mirė e pastėr e krejt ėshtė feja islame, por, more zotėrinjė, nė u bėmė "arabėt" e vetėm tė europės. Tė asaj europės shtrigė, kurvė e plakė... qė na e kajti nanen pastaj e nuk na deshti. Nuk na deshti sepse jemi dyfytyrsha. U bėmė delja e zezė e civilizimit perėndimor, i turpėruam.
Edhe njėherė, nuk kam absolutisht asgjė me fenė, me asnjėrėn, vetė jam musliman i traditės... por mendoj se nėnshtrimi dhe pėrqafimi i vlerave tė pushtuesit nuk na ka bėrė nder si komb, por veq sa na ka turpėruar e na ka futur thellė nė inferioritet e nė mjerim. Jo pėr faj tė islamit, por pėr faj se ne shqiptarėt nuk u bėmė kurrė muslimanė, nuk u pėrshtatėm kurrė me tė... thjeshtė islami nuk ishte njė software kompatibil pėr hardware-in e shqiptarėve. Prandaj gjithmon patėn probleme shpirtėrore e kurrė nuk funksionuam. Panta po ti jiqen peshkut halat me lehte gelltitet

panta_rhei
15-12-09, 16:52
Panta po ti jiqen peshkut halat me lehte gelltitet
Po, ashtu ėshtė... por halat e shqiptarėve janė aq tė mėdha dhe aq tė dukshme...

paramendo ti, nė histori mėsohet se shqiptarėt e pėrqafuan me dėshirė fenė e turqve dhe shumicėn e traditave tė tyre...
...nė historinė turke Skėnderbeu llogaritet tradhėtar i madh i ushtrisė turke.
... pėr shqiptarėt Skėnderbeu qė luftoi kundėr turqve muslimanė llogaritet si heroi mė i madh kombėtar...
...kundėr turqve muslimanė luftuan edhe Mic Sokoli, Idriz Seferi, Sefė Kosharja, Hasan Prishtina etj, qė tė gjithė kėta heronjė kombėtarė shqiptarė...

Me sa fytyra u paraqitėm ne shqiptarėt para botės? Me kėto dyfytyrėsi, a e merituam ndonjėherė ne shqiptarėt respektin e tė tjerėve?

Makresh
15-12-09, 17:15
Poashtu ka thene Faik Konica:"Po mos te ishte Islami..... Shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo Shqiptar"


Nėse burimi i lajmit eshte i vėrtet, ēka dyshoj tepėr shume duke par u bazuar se kush e solli e kush e shkroi, duhet konkluduar qe edhe Faik Konica paska qen DY-FTYRSH ???????


PSIKOLOG ? Cili eshte me Dyftyrsh ? Naimi apo Faiku ?????


Kerkoj falje, kete pyetje su desht qe ta shtroi, sepse si njera si tjetra jan skandaloze kur lexojm budalleqe te tilla ku Naimi, Samiu po ashtu edhe Faiku na paskan qen vetėm Dy-ftyrsha !!!


Besoj qe moderatori Kodra do e ben punen e tij sic duhet, duke pastruar edhe kete tem si ato te miat.


ps: Muhametarėt (Muhamedanėt) ????? Eh mor i gjor, po me shqip tingellon Muhamedanet se Muhametaret, sidoqoft, ne s'jemi as Muhamedan e as Muhametar, por jemi Shqiptar qe i takojm Ummetit tė Muhamed Mustafas !

Evropa ?... ēka evropa ? Tokat tona s'jan pron-evropjane, evropa nuk do na mbron ne diten e Gjykimit !

Edhe apo e doni nje fajtor ? Fajtori principal ketu jan ata qe se pranuan fejen Islame, si shumica e atyre qe se pranuan iken jasht vendlindjes ku bertiten ne kulmat e kryeqyteteve evropjane "Shqiptaret u Turqizuan, Shqiptaret ju Tradhtuan", paj vallahi, t'MALLKUM QOFSHIN, NAT E DIT, Ata qe than kesi lloj marrina kunder popullit te vet !

Lapsi
15-12-09, 17:16
Po, ashtu ėshtė... por halat e shqiptarėve janė aq tė mėdha dhe aq tė dukshme...

paramendo ti, nė histori mėsohet se shqiptarėt e pėrqafuan me dėshirė fenė e turqve dhe shumicėn e traditave tė tyre...
...nė historinė turke Skėnderbeu llogaritet tradhėtar i madh i ushtrisė turke.
... pėr shqiptarėt Skėnderbeu qė luftoi kundėr turqve muslimanė llogaritet si heroi mė i madh kombėtar...
...kundėr turqve muslimanė luftuan edhe Mic Sokoli, Idriz Seferi, Sefė Kosharja, Hasan Prishtina etj, qė tė gjithė kėta heronjė kombėtarė shqiptarė...

Me sa fytyra u paraqitėm ne shqiptarėt para botės? Me kėto dyfytyrėsi, a e merituam ndonjėherė ne shqiptarėt respektin e tė tjerėve? Mire e ke Panta ( me ne fund kemi afruar qendrimet:mad:), por kete dyshim po ta largoje me poezin e kryeministrit te pare shqiptar hoxhe Ymer Prizrenit qe thote:
Kur eshte fjala per vatan
jo vetem turkut e atij tjetrit
po kush ia jep nje plumb edhe mbretit
do te shkoje ne lule xheneti

Zero Cool
02-06-11, 19:27
Tentativa pėr tė greqizuar Gjirokastrėn


Po luftė pėr ca zuzarė
Qė u lindnė shqipėtarė

E, armiq tė Shqipėrisė,
I fryjnė dritės sė lirisė,

S’na lėnė dhe ne tė tjerėt,
T’dalim nga gjum’i errėt,

Po ē’dėgjojnė ven’ e thonė,
E ē’shohin e tradhėtojnė

Eshtė turp prej kėsi krimbash
Tė mundohet njė komb trimash!

Ngrehuni, o shqipėtarė,
T’i shtypim kėta zuzarė!

Flamuri, FAIK KONICA

Zero Cool
27-07-11, 12:15
I njohur pėr penėn, pėr karakterin e tij rebel, Konica kishte edhe jetėn private. Nė fakt, nuk u martua kurrė. E ruante me fanatizėm jetėn personale, fliste pak pėr gratė, por nuk arriti t’i shmanget tėrėsisht skandaleve tė faqeve tė gazetave. Ilir Ikonomi, gazetari i “Zėrit tė Amerikės” sjell nė librin e tij, “Faik Konica, jeta nė Uashington”, botuar pak kohė mė parė nga “Onufri”, edhe detaje tė jetės private tė kėtij personaliteti


http://a5.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/226133_10150265750592210_182132672209_7411111_3194 504_n.jpg


Kėrkimi nė arkiva e bėri Ilir Ikonomin tė besonte se pėr Faik Konicėn ka shumė pėr tė thėnė. I njohur pėr penėn, pėr karakterin e tij rebel, Konica kishte edhe jetėn private. Nė fakt, nuk u martua kurrė. E ruante me fanatizėm jetėn personale, fliste pak pėr gratė, por nuk arriti t’i shmanget tėrėsisht skandaleve tė faqeve tė gazetave. Nė njė rast, ato e “kapėn” Faikun duke pirė ēaj me njė kėrcimtare tė famshme tė striptit, tė quajtur Ann Corio. U fol shumė pėr njė martesė tė tij me 29-vjeēaren qė u pasua me njė reagim tė ashpėr tė Konicės. Ikonomi, gazetari i “Zėrit tė Amerikės” nė librin e botuar pak kohė mė parė, “Faik Konica, jeta nė Uashington”, botuar nga “Onufri” edhe detaje tė jetės private tė kėtij personaliteti. Beqari Konica na shfaqet si njė diplomat plot sqimė qė e kishte mjaft kujdes imazhin e tij nė shoqėrinė e lartė tė Uashingtonit. Ai dinte tė hante dhe tė vishej mirė, argėtohej me kulturė, por e ruante me xhelozi privatėsinė e tij. Nė njė intervistė pėr “Shqip”, Ikonomi na rrėfen se sa ka mundur tė depėrtojė nė jetėn private tė Faikut gjatė kėrkimeve pėr kėtė libėr.

Pėr herė tė parė ju sillni hollėsi tė shumta nė libėr mbi jetėn personale tė Konicės. Si do ta karakterizonit personazhin tuaj nė kėtė aspekt?

Faik Konica kishte krijuar pa dyshim imazhin e njė personazhi dinjitoz nė botėn diplomatike tė Uashingtonit. Njė gazetė e cilėson atė si “damper”, siē quhen nė Amerikė njerėzit pėr tė cilėt pamja e jashtme ka rėndėsi tė dorės sė parė. Nuk ua tregonte kurrė tė tjerėve moshėn. E kishte mjaft kujdes dukjen, rrinte kurdoherė i hekurosur, me kostum e me borsalinė dhe kėmishėt i puthiteshin mirė. Pikėrisht ky njeri qė e kishte nė gjak polemikėn me penėn qė shpesh i villte vrer, nuk e ngrinte kurrė zėrin nė shoqėri. Tė folurit e tij ishte aq i butė dhe elegant, sa qė nė qarqet e diplomatėve ai njihej si “ministri xhentil i Shqipėrisė”. Njė nga hobet e tij ishte gatimi. Njihte mirė verėrat, por pohonte se nuk e kishte zakon tė pinte para mbrėmjes. Faiku ishte mjeshtėr nė qerasjen e mikut dhe i ēudiste mysafirėt kur u pėrgatiste kafen, tė cilėn e bluante vetė me mulli. Ishte njė shijues i rrallė i muzikės dhe i pikturės dhe kishte njė kujtesė tė jashtėzakonshme pėr veprat e artit dhe autorėt e tyre. Nga vitet e tij tė Uashingtonit kanė kaluar 7-8 dekada dhe zakonisht dėshmitė e jetės personale nuk i rezistojnė dot njė kohe kaq tė gjatė. Pėr fat tė mirė, Konica ishte njeri mjaft i ditur, i njohur dhe interesant, prandaj nuk i shpėtonte syrit tė gazetarėve, tė cilėt herė pas here shkruanin pėr tė. Shumica e hollėsive mbi jetėn e tij personale i kam nxjerrė nga qėmtimi i gazetave tė kohės.

Konica jetonte nė “Mayflower”, hoteli mė i mirė i Uashingtonit. Pėrse ai zgjodhi pikėrisht kėtė hotel?

Konica erdhi nė Uashington nga Bostoni nė korrik 1926, plot 85 vjet mė parė, dhe qėndroi aty deri sa vdiq, nė dhjetor 1942. Nė pjesėn mė tė madhe tė kėsaj periudhe, pra pėr mė shumė se 13 vjet, ai banoi nė kėtė hotel tė famshėm, qė ishte adresa e dytė mė e njohur e kryeqytetit pas Shtėpisė sė Bardhė. Faiku e konsideronte veten njė bej pėr nga rangu shoqėror dhe nuk mund tė jetonte nė njė banesė dosido. Por, po t’i besosh fjalėve tė tij, ai e zgjodhi kėtė hotel si banesė dhe njėkohėsisht si legatė, pėr ta pėrfaqėsuar sa mė denjėsisht Shqipėrinė, imazhi i sė cilės jashtė ishte ai qė ishte, njė vend i varfėr dhe i dobėt. Ministria e Jashtme e kishte tė vėshtirė tė pėrballonte njė legatė kaq tė shtrenjtė dhe fondet pėr Faikun shpesh vononin. Nė njė letėr pėr Ministrinė e Jashtme nė Tiranė, Konica shkruan se pėrfaqėsuesi zyrtar i njė vendi nuk duhet tė bjerė nė “ngushtica”. “Jam i vetmi ministėr nė Uashington pa automobil”, - i ankohej ai nė njė rast ministrisė. Megjithėkėtė, shtonte, “jam munduar dhe, besoj, kam arritur ta mbaj prestigjin e Shqipėrisė”. Nė njė rast tjetėr, kur ministria po i vononte fondet, Faiku i shkruante Tiranės me tone imponuese: “Pyes vetėm, nė ē’mėnyrė do t’u bėjė ballė harxheve legata? Konkluzioni logjik ėshtė qė duhet suprimuar fare kjo legatė dhe s’kam asnjė ankesė nė qoftė se suprimohet”. Roli i Faikut si diplomat ishte kryesisht reklama qė ai i bėnte Shqipėrisė pėrmes kontakteve qė mbante me botėn e Uashingtonit dhe hoteli “Mayflower” ishte vendi ideal pėr ta bėrė kėtė. Sa kohė ishte pėrfaqėsues i Zogut nė Uashington, Faiku nuk u largua kurrė nga ky hotel, me gjithė presionet qė i bėheshin herė pas here nga Tirana pėr t’u zhvendosur nė njė banesė mė tė lirė.

Nė libėr ju keni njė kapitull mė vete pėr vizitėn e tri prej motrave tė Zogut nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė mars 1938, vizitė pėr tė cilėn shtypi amerikan foli shumė. Ēfarė cilėsish personale shfaqi Konica gjatė shoqėrimit tė tyre?

Motrat e Mbretit Zog erdhėn nė Amerikė kur marrėdhėniet e Faikut me Zogun nuk duket tė ishin dhe aq tė mira. Megjithatė, ai i priti ato me dinjitet. Faiku ishte njeri qė kishte respekt tė sinqertė pėr gratė dhe e mbronte figurėn e gruas pėrballė fyerjes apo poshtėrimit. Por nė disa raste e kalonte cakun. Ditėn qė motrat e mbretit arritėn nė Nju Jork, kur gazetarėt amerikanė pyetėn nėse ato kishin ardhur nė Amerikė pėr tė kėrkuar burra, Faiku u nxeh dhe u tha: “Mendova se do tė bėnit pyetje dinjitoze”. Kur njė gazetar protestoi, ai ia ktheu: “Pėrse nuk rritesh edhe ca”. Faiku u nervozua sidomos kur turmat e gazetarėve me fleshet nė duar “sulmuan” princeshat qė sapo kishin arritur pėr njė vizitė nė Uashington. Ai komentoi ashpėr pėr “paturpėsinė” e gazetarėve, qė me dritat e tyre “u prishėn sytė princeshave”. Nė Uashington, Faiku, gjithnjė nė stilin e tij grandioz, kishte rezervuar pėr motrat suitėn mbretėrore tė hotelit “Mayflower”. Ai kishte porositur edhe njė automobil luksoz pėr t’i shėtitur. Princeshat nuk e morėn vesh kurrė se makina ishte marrė me qira, ato kujtonin se ajo ishte personale e Faikut. Mė 13 mars, nėn shoqėrinė e tij, princeshat shkuan nė Kishėn e Shėn Gjergjit nė Boston, ku morėn bekimin e Fan Nolit, dikur armik i Zogut, duke i sjellė peshkopit tė falat e tė vėllait. Ishte meritė e personalitetit tė Faikut, qė nė Boston u realizua me sukses njė skenė madhėshtore pajtimi mes armiqve tė dikurshėm, Nolit dhe Zogut. Edhe kėtu, Faiku na shfaqet si njė xhentėlmen i vėrtetė, i veshur mirė dhe me stil, nė kontroll tė plotė tė situatės. Si “zėdhėnės” i princeshave, ai komentoi rreth kėsaj ngjarjeje pėr agjencitė amerikane tė lajmeve dhe fjalėt e tij u shtypėn nė disa gazeta.

Kur flitet pėr Konicėn gjithnjė pėrmenden gratė. Ēfarė faktesh dihen pėr marrėdhėniet e tij me gratė?

Pėr kėtė temė ėshtė folur shpesh, por gjėra tė dokumentuara ka pak. Faiku erdhi nė Uashington kur sapo kishte hyrė nė tė pesėdhjetat. Normalisht, njė beqar si ai, i ditur dhe me njė emėr tė mirė nė qarqet diplomatike, nuk duhet ta kishte problem tė martohej. Njė gazetare shkroi me entuziazėm pėr ardhjen e tij nė Uashington, ku kėrkesa pėr beqarė tė tillė, sipas saj, ishte e madhe. Por Faiku nuk u martua. Mė vonė, i pyetur nga gazetarėt se pėrse nuk martohej, Faiku jepte si arsye kryesore faktin qė ishte i dhėnė pas shkrimeve dhe leximeve, duke lėnė tė kuptohet se njė grua nuk do tė mund ta duronte dot njė burrė tė tillė. Gazetat e Uashingtonit nuk rrinin pa komentuar pėr beqarinė e Konicės. Dhe, nė njė rast ato e “kapėn” Faikun duke pirė ēaj me njė kėrcimtare tė famshme tė striptit, tė quajtur Ann Corio. Sipas thashethemeve qė botonin gazetat, artistes i vardiseshin edhe diplomatė tė tjerė, por disa gazetarė shkruan se Faiku kishte ndėrmend tė martohej me 29-vjeēaren Corio. Kėshtu, ai i dėrgoi shtypit njė deklaratė qė do tė mbahej mend pėr shumė vite. Me stilin tij therės prej Faiku, ai shkruante se, e argėtonte cektėsia e kėtyre gazetarėve, se Ann Corio ishte “shumė e martuar” dhe se ligji shqiptar ua ndalonte diplomatėve tė vet tė martoheshin me shtetase tė huaja.

Zero Cool
27-07-11, 12:17
A dihet gjė rreth vlerėsimit tė Konicės pėr gratė nė pėrgjithėsi?

Fare pak. Kur arriti nė Uashington, Faiku u tha gazetarėve se Amerika ka njė pėrqindje mė tė madhe grash tė bukura se nė cilindo qytet tė botės, me pėrjashtim tė Vjenės. Sipas gazetares Mabelle Jennings, qė e intervistoi nė vitin 1934, pėr Faikun, pamja e jashtme e femrės duhet tė vijė pas personalitetit tė saj. Ai vlerėsonte tek ato inteligjencėn dhe rrinte larg grave me temperament tepėr tė gjallė e qė flisnin shumė. Thoshte se i pėlqente thjeshtėsia e grave amerikane, por me kusht qė ato tė mos mbanin taka tė larta.

Me sa kuptojmė, Konica nuk fliste shumė pėr jetėn e tij personale. Pėrse i ruhej ai kaq shumė kėsaj teme?

Kam pėrshtypjen se Faiku ishte njė person mjaft privat. Ai nuk e mohonte se kishte njė natyrė tė rezervuar, pavarėsisht se ishte mjaft elokuent dhe i palodhur kur fliste pėrpara audiencave. Mendoj se ai e shihte me pėrgjegjshmėri statusin e tij si pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Uashington, pėr mė tepėr si udhėheqės i shqiptarėve tė Amerikės, prandaj ishte i kujdesshėm nė ruajtjen e imazhit tė vet. Kėshtu shpjegohet zemėrimi i tij nė fillim tė vitit 1931, kur gazeta amerikane ‘Boston Post’ botoi njė shkrim qė pėrshkruante njė ziafet tė zhurmshėm nė legatėn shqiptare, pas tė cilit, sipas gazetės, Faiku ishte gjetur i dehur. Artikulli u pėrkthye nga kundėrshtarėt e Konicės dhe u ribotua nė gazetėn e Nolit, ‘Republika’ nėn titullin: “Njeriu i natės dhe i turpit”. Zemėrimi i Faikut ishte aq i madh, saqė ai shkoi nė Departamentin e Shtetit dhe u kėrkoi zyrtarėve qė ta ndalonin Nolin tė hynte nė Shtetet e Bashkuara, duke e akuzuar si komunist. Faiku nuk mund tė lejonte kurrsesi tė nėpėrkėmbej nga njerėz qė pėrpiqeshin ta diskreditonin nė jetėn e tij personale.