PDA

View Full Version : Forumi Musliman i Kosovės, Deklaratė pėr shtyp


amari
07-02-07, 13:06
FORUMI MUSLIMAN I KOSOVĖS
Deklaratė pėr shtyp

Forumi Musliman i Kosovės nė kėto ēaste historike tė Kosovės me vėmendje ėshtė duke pėrcjellur zhvillimet aktuale politike rreth pėrcaktimit tė statusit politik tė Kosovės. Shpalosja e planit Ahtisari lidhur me propozimin e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės nė vend se tė na qetėsojė, ai na zhgėnjeu pa masė me propozimin e tij qė nuk i pėrfill qartė interesat tona kombėtare e fetare.
Forumi Musliman i Kosovės e ndien veten tė obligueshėm qė tė prononcohet me kėtė deklaratė pėr shtyp nėpėrmes sė cilės njofton opinionin e gjerė kombėtar dhe ndėrkombėtar me disa dispozitat e marrėveshjes qė bien ndesh me aspektin e drejtės ndėrkombėtare dhe parimit tė vetėvendosjes sė popujve. Sa pėr ilustrim do tė cekim disa dispozita me sa vijon:
- Kosova do tė jetė shoqėri shumetnike. Po si mundet vetėm Kosova tė jetė shumetnike, shtetet janė ose kombėtare ose qytetare, populli shqiptar nė Kosovė pėrbėn 90% tė popullatės sė gjithėmbarshme. Nuk janė shumetnik as Maqedonia me 55% maqedonas dhe 45% komunitete tjera, Mali i Zi me 45% malazias e 55% komunitete tjera, e mos tė flasim pėr Serbinė, Kroacinė e Slloveninė. Apo si shembull pėr krahasim ėshtė marrė vetėm se BeH si multietnike me 50% boshnjak, 33% serbe dhe 17% kroat.
.- Kosova do tė ketė simbolet shumetnike. Do tė thotė neve 90% shqiptarėve tė Kosovės do tė na dizajnohet dhe pėrcaktohet njė flamur shumetnik, sikurse qė ėshtė dizajnuar nė BeH nga faktori ndėrkombėtar.
- Kosova nuk do tė ketė fe zyrtare. Po ēdo shtet ka fenė e vetė zyrtare, si bėn veē Kosovės tė mohohet kjo e drejtė. Kosova me popullsinė e vet 98% myslimane ka fenė e vet Islame nė pėrdorim, krahas saj pėrdoret edhe feja krishtere me tė dy ritet e saja katolike dhe ortodokse.
-Gjuhėt zyrtare tė Kosovės do tė jenė gjuha shqipe dhe serbe. Po si mund tė jetė gjuhė zyrtare nė tėrė Kosovėn gjuha serbe e komunitetit serb me vetėm 5%, nė ato komuna ku janė shumicė serb preferohet qė tė jetė zyrtare, por jo edhe nė ato komuna ku fare nuk ka serb. Sa pėr ilustrim shqiptarėt qė pėrbėjnė 25-30% tė popullatės nė Maqedoni, gjuha shqipe ėshtė zyrtare nė ato komuna me mė shumė se 20% shqiptarė qė gravitojnė nė komuna pėrkatėse.
- Pėr dy mandatet zgjedhore Kuvendi i Kosovės do tė ketė 20 ulėse tė rezervuara pėr pėrfaqėsim tė komuniteteve tė cilat nuk janė shumicė nė Kosovė, ēdo ulėse e fituar nė Kuvend nėpėrmjet zgjedhjeve do tė jenė ulėse shtesė pėrveē ulėseve tė rezervuar. Kjo do tė thotė 10% tė komuniteteve do tė kenė 35 ulėse nė Parlamentin e Kosovės, qė do tė thotė gati 1/3 e deputetėve nė Parlament. A ka ndodh kjo dikund nė botė? Sa pėr ilustrim qe sapo kanė pėrfunduar zgjedhjet nė Serbi nė tė cilin 10% tė popullatės sė pėrgjithshme pėrbėjnė komunitetet, vetėm 8 deputet tė komuniteteve kanė fituar ulėse nė Parlamentin serb prej 250 deputetėve(3 hungarez, 2 boshnjak, 2 romė dhe 1 shqiptar) qė do tė thotė gjithsejtė 3,2% tė saj.
-Me kėtė marrėveshje formohen 5 komuna tė reja: Mitrovica Veriore, Graqanica, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu si dhe Novobėrda pėrjetoi njė zgjerim marramendės territorial, tė cilat sė bashku me 5 komunat ekzistuese serbe mė parė, pėrbėjnė mė shumė se 25% tė territorit tė Kosovės e cila de jure do tė jetė nė Kosovė por de fakto pushteti qendror do tė ketė aspak kontroll. A thua bashkėsia ndėrkombėtare si nė rastin e Bosnjės pas gjenocidit tė kryer mbi boshnjakėt, serbėt i shpėrbleu me krijimin e Republikės Serbe nė 49% tė terrorit tė saj, ndėrsa nė Kosovė pas krimeve tė kryera mbi shqiptarėt, serbėt i shpėrblen me entitetin apo autonominė serbe nė 25% tė territorit tė Kosovės, edhe pse janė vetėm 5% tė popullatės serbe nė Kosovė.
-Shkollat me mėsim nė gjuhėn serbe do tė mėsojnė sipas plan programeve tė hartuara nga Ministria e Arsimit tė Serbisė, Mitrovica Veriore do tė ketė pėrgjegjėsi ekskluzive pėr Universitetin nė gjuhėn serbe, tė gjitha komunat serbe nė Kosovė do tė pėrzgjedhin komandantėt e stacioneve policore lokale, komunat serbe do tė kenė tė drejtėn e krijimit tė asociacioneve tė komunave serbe nė Kosovė dhe si tė tillė tė drejtėn e bashkėpunimit me komunat dhe institucionet shtetėrore serbe, qė paraqet anashkalim total i pushtetit qendror tė Kosovės.
-Do tė krijohen 45 zona mbrojtėse pėrreth kishave dhe manastireve, pėr 23 manastire dhe kisha, ėshtė cekur se do tė kenė zonat mbrojtėse prej 50 gjer nė 100 metra nė perimetėr, ndėrsa pėr 22 manastire dhe kisha, zonat e mbrojtura janė pėrcaktuar me hartat e bashkangjitura pa cekur distancėn e zonės mbrojtėse, qė nėnkupton se mund tė shkojė edhe nė kilometra hapėsire mbrojtėse.
-TMK-ja nė vend se tė transformohet nė ushtrinė e Kosovės, ajo do tė shpėrbėhet, dhe nė vend tė saj do tė formohet Forca e Sigurisė sė Kosovės(FSK)- sė me 2500 pjesėtar aktiv dhe 800 rezervist, tė pajisur vetėm me armatim tė lehtė, pa pasur drejtė posedimi tė armatimit tė rėndė. FSK-ja do tė jetė pėrgjegjėse pėr t’u pėrgjigjur krizave, shkatėrrimit tė mjeteve shpėrthyese dhe mbrojtjen civile.
-Pėrfaqėsuesi civil ndėrkombėtar(PCN) do tė mbikėqyri dhe do tė zbatojė kėtė marrėveshje dhe do tė jetė autoriteti pėrfundimtar i cili ka tė drejtė tė ndėrmarrė pėr tė anuluar vendime apo ligje tė miratuara nga Kuvendi i Kosovės, si dhe tė largojė apo sanksionojė ēdo zyrtar publik nė Kosovė i cili nuk zbaton kėtė marrėveshje. Mandati i PCN-sė do tė skadojė atėherė kur Grupi Drejtues Ndėrkombėtar do tė konstatojė se Kosova i ka pėrmbushur kushtet e parapara me kėtė marrėveshje. Kėsaj i thonė vazhdim i prezencės ndėrkombėtare, por tani nė vend tė UNMIK-ut i cili administroi plot 8 vjet me Kosovėn, EUMIK-u i cili do tė administrojė edhe 15 vjet me rrallė Kosovėn.
Forumi Musliman i Kosovės ėshtė i mendimit se plani i Ahtisarit ėshtė i papranueshėm si i tillė sepse ofron zgjidhje qė nuk korrespondon me vullnetin e popullit tė Kosovės, qė nė mėnyrė tė lirė tė vendos vetė pėr fatin e tij, nėpėrmjet referendumit tė organizuar nga Kombet e Bashkuara, siē ėshtė organizuar dhe pranuar sė fundi pavarėsia e Malit tė Zi, apo ende ėshtė nė fuqi vlerėsimi i Badinterit i cili vetėm nė rastin e Kosovės ia pamundėson njė gjė tė tillė.

07.02.2007 Kryetari i Forumit Musliman tė Kosovės

P r i sh t i n ė Fuad Ramiqi