PDA

View Full Version : Mendime..


Paradox_13
13-02-07, 13:28
Para ca dite lexova nje artikull te botuar nga nje intelektual,me beri shume pershtypje kjo tem,me beri te besoj se edhe nder ne shqiptaret ka njerez me mendim pozitiv, keshtu qe me pelqimin e vet autorit vendosa ta sjell ket shkrim ne sofren ton Dardane.


Ilir A.Memedi

10.01.2007
Tetove




Per rubriken : Mendime



Shqiptarėt dhe historia


E kaluara, e identifikuar me fjalėn histori, ėshtė kohė e perėnduar por jo plotėsisht e vdekur, sepse e sotmja ėshtė vazhdim i fillit tė sajė dhe e nesėrmja do tė jetė vazhdim i tė sotmes. Ndėrmjet sė djeshmes , sė sotmes e sė nesėrmes ka lidhje organike. Prandaj kur t`i kuptojmė drejtė shkaqet e sė djeshmes, ka shum mundėsi t`a rregullojmė tė sotmen mė mirė dhe t`a pregatisim akoma mė mirė tė nesėrmen. Ky do duhej tė ishte roli i kulturės pėrgjithsisht, dhe nė veqanti i asaj pjese tė kulturės qė quhet histori. Nė histori nuk duhet tė ketė mėri as ndjenjė hakmarjeje.Ngjarjet e sė shkuarės duhen shikuar me qartėsi mendjeje e shpirti, pėr tė na ndriquar mbi gabimet e bėra, mbi rrugėt e shtrembėta, qė tė ndreqen nė tė ardhmen.
Njerzit jo rallė interpretojnė dhe stolisin historinė sipas ndjenjave, paragjykimeve a interesave tė ndryshme kombėtare, shoqėrore e politike.Me fjalė tjera, ata parafytyrojnė tė kaluarėn ashtu si u pėlqen ose si iu intereson tė ishte, dhe jo si ka qenė nė tė vėrtetė. Shembull pėr konfliktin qindvjeq e sa ndėrmjet Francės dhe Gjermanisė pothuajse tėrė historianėt freng ia hehin pėrgjegjsinė Gjermanisė , dhe e shumta e historianėve gjermanė pėr kėtė konflikt fajsojnė Francėn.Tė rrallė janė ata qė studijojnė dhe I paraqesin ngjarjet me pa anėsi shkencėtari, ashtu sikur studiohen fenomenet e fizikės, biologjisė a tė kimisė.Kur historianėt e kėtyre dy kombeve qė pėrfaqsojnė nivel kulture nuk shkėputen dot nga njė mori ndjenjash dhe paragjykimesh kombėtare, kulturore e politike, qvlerė mund tė ketė vallė interpretimi I historisė nga pseudohistorianė qė e sjellin tė gjithė tė kaluarėn rreth interesave tė tyre si njė mjet mashtrimi e propagande? Andaj s`ėshtė aspak e habitshme kur dijetarė tė ndryshėm tė shtrėnguar pas sė vėrtetės objektive, nuk I njohin historisė ndonjė vlerė shkencore dhe e hedhin ate nė kuadrin e krijimtarisė letrare – pėrallore.
Megjithate mund tė pohojmė pa frikė pėrgėnjeshtrimi se historia tek popujt mė tė pėrparuar tė botės gjithnjė e mė shumė herret nga stolisjet e panevojshme dhe pikėsynon tė vėrtetėn objective.Ndėrkaq, tek shqiptarėt shpeshėherė katandiset nė profka mburjesh , sharjeje e nė thashetheme. Mjerisht, tek ne kushdo qė ka bėrė katėr klasė tė shkollės fillore dhe ka dėgjuar pes a gjashtė emra “ burrash tė mėdhej” pandeh se e njeh historinė tė cilėn pastaj e lėvron rreth tarafit, krahinės apo Brenda gardhit tė tij.E mjerisht kemi tė atillė me diploma universitetesh, tė cilėt mund tė mbledhin data dhe emra tė pėrveqėm sa tė duash por sa I pėrket kuptimit ose interpretimit tė historisė nuk jan larg nga ata me katėr klasė fillore.Vlerėn akademike tė kėtij lloji dijetarėsh mė sė miri e ilustron poeti Persian Said I cili thot:
“Nė mes atij qė ka kėnduar njė tok libra pa nxjerrė kuptim prej tyre, dhe mushkės nuk ka ndryshim sepse qka di mushka nėse ėshtė ngarkuar me libra apo dru?
Objektivisht ne shqiptarėt kemi disa vėshtėrsi pėr t`a kuptuar drejtė tė kaluarėn historike.E para; shkrimi historisė shqiptare bazohet nė kronika dhe shkrime tė autorėve tė huaj qė shpeshherė vinin nga popujt armiq me tė parėt tonė. Dhe, sė dyti; nė mungesė tė shkrimeve autoktone pėrvidhet kuptimi I padrejtė pėr historinė.Jo I paktė ėshtė numri I atyre qė pandehin se historia merret vetėm me lufta, mbretėr e ushtarakė tė mėdhenj pa ditur faktin se ajo ka pėr detyrė tė pasqyrojė jetėn e popujve nė tė gjitha fazat e zhvillimit dhe ate pa anashkalimin e shpikėsve, artistėve, poetėve, ligjvėnėsve, pionerėt e drejtimeve tė ndryshme dhe punėn e masave pėrgjithsisht tė cilėt janė poaashtu tė barazvlefshėm nė krijimin e historisė.
Pra, histori nuk quhet vetėm kujtimi mbi luftėrat, mbretėrit ose kapedanėt e mėdhenj.Tė dėgjuarit emrin e Lekės sė Madh, Pirros, Skendėrbeut apo tre katėr tė tjerėve nuk jep kartviziten e njohjes sė historisė nė rrėnjė.Megjithate duhet nėnvizuar se deri diku ndjenja e personifikimit tė historisė nuk i kursen edhe popujt tjerė tė botės.Adhurimi pėr forcėn fshihet nė vetė natyrėn e njeriut. Por me organizimin e jetės nė shoqėri, me pėrparimin e kulturės dhe tė vlerave morale, njerėzit kėrkojnė t`a lidhin forcėn me qėllimin.
Ne shqiptarėt mburemi ndonjerė kur gjejmė ndonjė emėr tė madh prej racės sonė qė I ka shėrbyer ndonjė perandorie tė huaj dhe nuk na shkon mendja se ata burra, vetėm pėr t`u bėrė tė mėdhenj, pėr tė kėnaqur ambiciet e tyre, kanė derdhur e shkapėrderdhur nė shėrbim tė Romės, Bizantit, Turqisė a Greqisė pjesėn mė tė mirė tė gjakut shqiptar, prej Renit dhe Danubit gjer nė shkretirat e Azisė dhe tė Afrikės.Ndėrkaq kombit tė tyre, pėrveq shterrje jete dhe energjish nė shėrbim tė tė huajve, nuk I kan sjellė asnjė tė mirė.Mburremi sė tepėrmi psh. Me aventurėn e Pirros qė u nis me 20 mijė epirotė pėr tė nėnshtruar Romėn!Dhe s`na shkon mendja se ajo politikė nuk pati tjetėr pėrfundim veqse shitjes si skllevėr tė afro 150 mijė burra epirot njė shekull mė vonė prej konsullit Pavl Emilit.Sipas mendėsisė sonė justifikimi do tė ishte ; a e tundi njėherė Pirrua, pa bota le tė pėrmbyset!!!.Qėllimi asgjėkundi.Ata qė e adhurojnė forcėn vetėm si forcė, pa e lidhur me njė qėllim pak a shumė tė pėrgjithshėm, janė zakonisht popujt e egėr dhe primitiv edhe pse ndėrmjet natyrės sė primitivit dhe njeriut tė qytetėruar nuk ka ndonjė ndryshim tė madh.Bergson, filosof freng thoshte: “ Njeriut tė qytetėruar mjafton t`ia krujamė atė pak pluhur tė hollė qė I ka vėnė pėrsipėr kultura, dhe menjėher del nė shesh natyra e primitivit.
Le ti kthehemi pėrsėri kuptimit qė I japim ne shqiptarėt historisė.Nga koha e Rilindjes na ka mbetur zakon tė jetojmė me kompleksin heroik tė sė kaluarės sonė, jemi disi nė qejf por kur na has sharra nė gozhdė shpejt kthehemi nė ndjenjėn e kundėrt dhe themi “ sbėhet me shqiptarėt”.Ky kompleks po tė vėshtrohet nga kėndi psikologjik s`ėshtė gjė tjetėr veqse njė ndjenjė e inferioriteti, njė lloj mekanizmi psikik I nevojshėm pėr tė fshehur dhembjen e gjėendjes sonė kundrejt popujve tė pėrparuar.Mbasi s`kemi se qka tė tregojmė pėr kohėt e sotme, pėrsėrisim si njė daulle e plasur: “ tė parėt tanė kanė tundur botėn, kan vajtur deri atje e deri kėtej…”
Po mirė ( do thoshte njė I huaji), po na tregoni pak pėrse keni mbetur populli mė I rreckosur n`Evropė, pa u ngi as me brumė misri I cili sot nė Perėndim s`u mungon as derrave aq mė tepėr qė keni njė origjinė kaq tė shkėlqyer?
Pėrgjigje kėsaj pyetjeje do tė duhej t`I jepte pikėrisht historia e cila nė kėtė rast do tė eksploronte rolin edukues qė ka.Ajo duhet tė rėfente cilsitė e mira qė duhet rruajtur dhe anėt e shtrembėta qė duhet ndrėqur sepse pėrparimi I njerzisė ėshtė njė rugė kryq e tėrthortė gabime e ndreqje.Andaj nė vend qė tė mahnitemi se sa trima jemi, le tė fillojmė tė themi se sa punėtorė tė mirė jemi, se sa tė afruar me njėri tjetrin jemi, se sa tė zotėt pėr tu bashkuar nė shėrbim tė atdheut dhe se si dijmė ta pėrdorim trimėrinė atje ku duhet.Besa, nderi dhe burrnija vlera tė koduara shqiptare tė praktikohen pėrjetėsisht e jo tė banalizohen nė gojėn e atyrė qė nuk e kanė fare.S`ėshtė nevoja tė bėrtasim botėrisht se ne jemi mrekullia e tetė e botės, kur pa nda ndėr nesh pėrsėrisim “ sbėhet me shqiptarė.Me gjithė tė metat qė mund tė kenė ( cili popull ėshtė pa tė meta) shqiptarėt janė njė racė energjike, e zgjuar dhe plotė vyrtyte me tė cilėt bėhet edhe ate fare mirė po qe se udhėheqėsit nuk pėrdorin mashtrimin demagogjinė dhe cinizmin pėrbuzės.Ndonse tė pa organizuar shqiptarėt gjatė historisė kanė derdhur shumė gjak pėr tė mbrojtur lirinė e tyre. Dhe provėn mė tė mirė pėr kėtė e dha Skendėrbeu.Rėndėsia e tijė nė histori nuk qėndron nė ate se ishte treguar shumė trim, kishte thyer shumė ushtri , kishte vrarė shum turq por gjetiu. Shqiptarėt gjer nė shekullin e Skenderbeut prej botės shikoheshin vetėm si lėndė njerzore . Nėn udhėheqjen e tij shqiptarėt u shfaqėn para botės si njė komb mė vehte qė lufton me forcėn e tij pėr t`u mbrojtur kundėr vėrshimit tė njė perandorie aziatike qė mė parė pėrmbysi Bizantin dhe I futi dridhjen Evropės.Kėtė radhė nuk ėshtė Roma ose Bizanti, Greqia ose Serbia qė I rreziston osmanėve me krahėt e shqiptyarėve por janė vetė shqiptarėt qė bėjnė qėndresėn nė emėr tė tyre.Skėnderbeu si asnjėherė mė pare ia doli tė formojė nyjen e kreut ku mund tė lidhej filli I historisė sė saj pėr kohėt e pastajme.Vepra e tij plotėsoi mungesėn e njė letėrsie dhe historie tė shkruar. Rreth kėsaj vepre u lidh ideja e nėsisė kombėtare dhe e mėvehtėsisė sė Shqipėrisė.
Kujtimi pėr Gjergj Kastriotin duhte tė mbetet I pėrbotshėm pėr tė vėnė mend nga e kaluara nipėrit e tij. Mbi rrėnjėt a asaj burrėrie dhe prej rrembave tė atij gjaku duhet tė lulzojnė vlera tė reja nė fusha tjera krijimi, pėr ti dhėnė kombit shqiptarė njė vend nderi nė radhėn e popujve tė qytetėruar tė Evropės.Shkėlqimin Skenderbegian, brezat qė vijnė duhet ta bartin nė fushėn e kulturės e tė pėrparimit, pėr tė pasur Skendėrbenj tė tjerė nė krijimet e larta tė mendjes e tė shpirtit.

Respekt per autorin.