PDA

View Full Version : Komunikimi kulturor ndershqiptare ne periudhen postkomuniste


Penesti
25-02-07, 18:22
:confused: Komunikimi kulturor ndershqiptar
TIRANA-TETOVA PRISHTINA ...
Cdo popull i arsyeshem ne bote sado qe nga faktor te ndryshem i vehen gardhe dhe pengesa per komunikim perpiqet te gjeje rruge per vendosjen e relacioneve brenda sojit. Renia e murit te Berlinit per ne shqiptaret shenonte simboliken e renies se gardheve brendashqiptare...Fatkeqsisht kaluan afro dy dekada e me shume dhe bashkepunimi ndershqiptare as per se afermi nuk plotsoi kerkesat reale te nje populli i cili per 50 vite natyrshem kishte pritur perqafimin vellezeror per te vazhduar metej me komunikimin me njerzor ne te gjitha fushat e jetes e aq me teper ne planin kulturor dhe ate shkecor e arsimor. Jam koshient se do me qortojne per ndonje aritje te tipit " sa student studjojne ne tetove, tirane e prishtine" sa koncerte muzikore jan organizuar me aktor nga shqiperia ne Prishtine , Tetove etj. e sa takime politike jan mbajtur ne Tirane, Tetove, Prishtine e tehu.
Ky lloj komunikimi ne mase dhe ne forme jane teresisht siperfaqsore dhe shum pak per mos te themi aspak i frytshem.Edhe ndonje takim aksidental nuk mund te trajtohet si komunikim i mirfillte kulturor ndershqiptare. Esht per t`u ardh keq nese krahasojme komunikimin ndershqiptare kur ombrella komunist qendronte mbi ne. Kjo periudhe nes ejo per tjeter deri ne vitet 80 karakterizohet me nje bashkpunim te ngjeshur dhe te mirefillt se paku ne planin arsimor. Nderkaq pas afo 20 viteve ne kete komunikim mungojne bashkpunimet gati ne te gjitha sferat e jetes . Mjerisht edhe kur ndodhin ato reflektojne jo ralle here relacionet inferiore te pjeses shqiptare ne Kosove dhe Maqedoni ndaj pjeses ame. Sikur eshte i paracaktuar ky relacion .Nga ky kendveshtrim mund te konstatoj se pergjegjsia per nje komunikim teresisht siperfaqsor iu takon institucioneve perkatese qe tani drejtohen nga vet shqiptare brenda dhe jasht gardhit. Institucionet kulturore , arsimore pse jo edhe ato ekonomike sikur nuk mund te thurin nje platforme te bashkeveprimit qe do te rreshtonte dobi reciproke pertej mireqenies shqiptare.
Shtrohet qeshtja perse i gjith ky hezitim i institucioneve nbe drejtim te integrimeve brendashqiptare?
Ne vijim po mundohem te veqoj disa nga faktoret qe ndikojne drejtpersedrejti ne kete moskomunikim brendashqiptar:
-Inferioriteti i pjeses shqiptare dhe droja nga konkurenca.Ketu e kam fjalen se disa nga krijuesit shqiptare nga Kosova e Maqedonia apriori dorezohen nga konkurimi me krijuesit e Shqiperise
-Institucionet kulturore e arsimore qe drejtojne shqiptaret ne Maqedoni e Kosove e Shqiperi sikur ende presin izen prej "vllaut" per perpilimin e projekteve te natyrave bashkepunuese.( Ketu kam pershtypjen sikur cdo gje mer fund me eksurzione nxenesish...)
-Lidershipi shqiptare perfundimisht ka hartuar strategjine per te mbajtur peng elektoratin ne premtimet me banale per permiresimin e furnizimit me rryme, uje te pijshem, punesimi (e drejt kjo e natyrshme e njeriut)
-Shoqatat kulturore e arsimore te drejtuara nga individe te cilet paraprakisht projektojne perfitimin financiar kundrejt perfitimit te vlerave etj.
Ishin disa nga faktoret qe pengojne kete komunikim te natyrshem brendashqiptar pa te cilin se besoj se vlerat e gjthmbarshme do te mund ti rezistojne tendences asimiluese ne integrimet e ardheshme Europjane e boterore. Ne te gjitha rastet perpjekja per integrime si pjese e jo si teresi do te jety e kobshme per vlerat e gjithembarshme shqiptare.
Nga cepi dardan.