PDA

View Full Version : Familja Haradinaj -- Leter e Dėrguar special nga Daut Haradinaj


uck_aksh
26-02-07, 23:52
Tė nderuar qytetarė tė Kosovės, Popull i dashur shqiptar, Dita e 28 Nėntorit pa dyshim ėshtė dita mė e rėndėsishme e historisė sė popullit tonė . Dhe, kjo ditė i bashkon shqiptarėt kudo qė janė. Prandaj, edhe ne qė ndodhemi nė rrethana tė tjera dhe nuk jemi fizikisht me Ju pėr tė festuar, nėpėrmjet kėsaj forme, jua urojmė tė kremten e shumėfishtė: 28 Nėntorin- Ditėn e Flamurit, Ditėn e Pavarėsisė, ditėlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe Ditėn e daljes publike tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Urime! I Kjo datė e madhe pa dyshim se na rikujton edhe motet kur dikur ėndėrronim qė ta festojmė tė lirė Ditėn e Flamurit. Por, u desh shumė mund dhe shumė gjak pėr tė arritur deri te kjo ditė, qė tė kremtojmė tė lirė. Edhe pse nė fillimshekullin qė e lamė, Kosova dhe njė pjesė tjetėr e trojeve tona etnike padrejtėsisht mbetėn jashtė kufijve tė shtetit shqiptar, prapėseprapė ne e ndjenim dhe e festonim 28 Nėntorin- Ditėn e Flamurit dhe tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Populli ynė asnjėherė nuk u pajtua me rrethanat dhe zhvillimet nė Kosovė, ku regjimi okupues serbosllav po terrorizonte popullatėn shqiptare tė Kosovės, vetėm e vetėm pse donte tė jetojė e lirė nė trojet e veta. II Ishte kryetrimi Shaban Polluzha ai qė me trimat e trimėreshat luftuan dhe derdhėn gjakun pėr Kosovėn dhe tė drejtėn tonė tė natyrshme pėr tė qenė tė barabartė dhe tė lirė si tė gjithė tė tjerėt. Kėto aspirata u shuan me gjak, por asnjėherė nuk u mbyt shpirti kryengritės dhe liridashės i shqiptarit. Dhe, kėshtu brez pas brezi nuk pushuan pėrpjekjet e popullit tonė pėr ēlirim, ashtu si nė vitet e 60-ta, tė 70-ta e deri te Pranvera Studentore e 81-tės. Si gjithnjė edhe kėtė herė makineria serbe shtypi me dhunė kėrkesat legjitime tė shqiptarėve tė Kosovės pėr tė drejta dhe liri tė vendit. Vrasjet e tmerrshme, raprezaljet dhe burgosjet e panumėrta ishin tė kota pėr t`ia ndalur hovin liridashės popullit tonė, i cili historikisht e dėshmoi se ėshtė i gatshėm kurdoherė tė sakrifikohet pėr lirinė e Atdheut. III Nė vitet e 90-ta, kur tė gjithė popujt e Ballkanit po krijonin sisteme e shoqėri tė reja, popullit shqiptar tė Kosovės sėrish iu mohua e drejta legjitime pėr vetėvendosje. Tashmė kur kupa ishte mbushur, durimit pėr tė qenė dhe mė tutje tė robėruar e tė nėnshtruar po i afrohej fundi, pjesa e pakorruptuar e rinisė dhe e popullit tonė pėrfundimisht ishin bindur se vetėm rezistenca e armatosur ėshtė ajo qė do ta mbimundtte dhunėn serbe nė hapėsirat tona stėrgjyshore. Edhe pse kohėt dhe rrethanat ishin shumė tė vėshtira, ato, megjithatė, na bėnin mė tė fortė se kurrė mė parė pėr luftė. Populli tashmė kishte pėrpara njė forcė tė armatosur ,qė do ta mbronte atė dhe do tė realizonte ėndrrėn shekullore pėr ēlirimin e Kosovės, e ajo ishte Ushtria Ēlirimtare e Kosovės- ushtri kjo e dalė nga gjiri i popullit dhe pėr popull. Fillimi i organizimit tė celulave tė para tė UĒK-sė ishte tejet i vėshtirė dhe kishte edhe ēmimin e vet, por rrita e saj nuk kishte tė ndalur, dhe bijtė tanė nga tė gjitha anėt i bashkoheshin asaj. Dhe, kėshtu nga njė celulė guerile, e cila u bė tmerr pėr makinerinė serbe, UĒK-ja u ngrit nė njė forcė ushtarake qė do ta mbronte popullin nga gjenocidi serb. Duke parė kėtė, forcat serbe tė lemeritura nisin njė ofensivė tė fuqishme nė Drenicė, pikėrisht nė fshatin Vojnik, nė familjen e komandantit Abedin Rexha- Sandokani. Por, forcat serbe u thyen turpshėm nga trimat e UĒK-sė, nėn drejtimin e komandantit legjendar Adem Jashari. Luftėtarėt tanė dolėn fitimtarė, ndėrsa forcat serbe gjatė tėrheqjes nė shenjė hakmarrjeje, nė Llaushė, vrasin mėsuesin Halit Geci dhe plagosin rėndė njė nxėnės. Disfata e forcave serbe ishte njė kushtrim i fortė pėr popullin tonė. Ai kushtrim i shpėrndarė nė tė gjitha anėt jehoi zėshėm edhe nė Dukagjin. Kjo do t`i dėshmonte Serbisė se kudo qė tė prekė, do tė goditej nga tė gjitha anėt. Tė bashkuar dhe mė tė fortė se kurrė, tė rreshtuar nė UĒK, lufta jonė kishte vetėm njė simbol, e ai ishte flamuri kuqezi i larė me gjakun e shokėve tanė: Zahirit, Luanit, Adrianit etj. IV Tashmė kur kanė kaluar ca vjet, kujtesa ime mė kthen prapa nė Shqiponjė, kur u takova me Lahi Ibrahimin. Aty takova Mujė Krasniqin dhe Dervishin. Unė isha me Bujarin, Naserin, Myrtėn, Hajdarin, Gazmendin, Xhevatin, Muhametin e shumė tė tjerė. Muja mė rrėfeu pėr gjendjen nė Drenicė. Pasi biseduam, i thashė Lahiut se unė po shkoj nė Drenicė e ti pėrkujdesu pėr rajonin tonė. Kisha njė pushkė zvicerane “Sig saver”. Fillimisht shkuam nė Aēarevė te Sylejman Selimi, ku u takuam mė shumė shokė. Nga aty, rreth mėngjesit tė 28 nėntorit, arritėm nė Llaushė, nė shtėpinė e Sabit Gecit. Rreth orės dhjetė tė paraditės janė mbledhur edhe shumė shokė, emra tė mėdhenj tė UĒK-sė: komandanti legjendar Adem Jashari, Musė Jashari, Mujė Krasniqi, Sylejman Selimi, Rexhep Selimi, Sabit Geci, Jetullah Geci… Po bisedonim pėr betejėn e njė dite mė parė, pėr vrasjen e mėsuesit Halit Geci ,dhe meqė kjo ditė shėnonte festėn e dyfishtė, Festėn e Flamurit dhe fitoren e betejės kundėr forcave serbe, u vendos qė UĒK-ja tė dilte publikisht gjatė varrimit tė mėsuesit Halit Geci. Pasi u mor vendimi, komandant Ademi vendosi qė mesazhin para masės ta lexonte Rexhep Selimi, dhe ai tė shoqėrohej nga Mujė Krasniqi dhe nga unė. Mė kujtohet kur Sabiti na konfirmoi kohėn dhe vendin, pasi qė ishte nga familja e mėsuesit tė vrarė. Tashmė ēdo gjė ishte gati, vetėm duhej tė niseshim pėr nė ceremoninė e varrimit. Unė e kisha pushkėn dhe s`kisha uniformė ushtarake,por Musė Jashari m’i dha tė gjitha: uniformėn, ēizmet, radiolidhjen dhe njė pushkė tjetėr, pasi qė duhej tė kishim armėt e njėjta. Pėr kėtė i jam shumė mirėnjohės Musė Jasharit. Ėshtė vėshtirė tė pėrshkruhet momenti kur ne u gjendėm para masės. Ishte shumė emocionues ai moment pėr mua, dhe pėr njė ēast ashtu jam mpirė nė kėmbė kur e tėrė ajo masė e popullit filloi tė brohoriste UĒK, UĒK, UĒK. Kjo ishte diēka e madhe. Edhe tani, mė besoni, emocionohem kur rikujtoj se si populli po na pranonte aq ngrohtėsisht. Sakaq, masa u ngrit nė kėmbė e Rexha pikė pėr pikė e lexonte tekstin e mesazhit tė UĒK-sė. E kishte paksa vėshtirė, sepse masa vazhdimisht hidhte lule nga ne. Muja mė shikonte i gėzuar tej mase. Edhe unė gati sa nuk shpėrtheja nė vaj nga gėzimi i papėrshkruar. Duke na pėrqafuar, njerėzit dėnesnin me zė dhe luteshin: “Ju paēim, ju paēim trima. Jemi me Ju dhe do tė vdesim bashkė!”. Kėto fjalė pa dyshim se ishin dhe janė mė shumė sesa njė jetė njeriu. E kuptoj se jeta ka befasi tė shumta, por kjo mbeti pėr mua nga mė tė rėndėsishmet. Nga aty, lufta jonė mori trajtėn e vet. I tėrė populli ishte UĒK. Edhe pse mundoheshin ta pengojnė, pėrpjekjet ishin tė kota , ngase UĒK-ja tashmė po shtrihej nėpėr zonat e veta… As sot nuk gjej fjalė t`i pėrshkruaj ato ēaste, por e di se ajo ditė, 28 Nėntori i vitit 1997, ishte dhe mbeti dita mė e madhe nė jetėn time… V Kėshtu, 28 Nėntori, pėrveē si datė e madhe pėr tėrė popullin shqiptar, ėshtė edhe njė datė e madhe, ngase pikėrisht nė kėtė datė lindi komandanti legjendar Adem Jashari, i cili me familjen Jashari ndėrroi rrjedhėn e historisė sonė, ktheu dinjitetin e popullit tonė bashkė me trimat tjerė legjendarė, qė iu bashkuan karvanit tė gjatė tė heronjve tė kombit, si komandant Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmondi, Luani, Naiti i gjallė , Mujė Krasniqi, Abedin Rexha, Agimi, Shkėlzeni, Gazmendi, Bardheci, Adriani, Abeja, Ilazi, Toni, Mici, Kumanova e shumė dėshmorė tė tjerė, qė u bėnė fanar i pashuar i tokės sonė. Pastaj, familje tė shumta qė u flijuan pėr Kosovėn, shumė tė burgosur, tė zhdukur, ushtarė tė plagosur ,qė lanė gjymtyrėt e tyre dhe plagėt ende u kullojnė gjak. Tė gjithė kėta janė meritorė pėr kėtė ditė dhe kėtė liri qė e gėzojmė. Tani gjendemi nė njė situatė tė re dhe pa dyshim e ardhmja ėshtė nė duart tona, por ne duhet tė punojmė, tė respektojmė vlerat tona, tė nderojmė tė kaluarėn dhe tė garantojmė tė ardhmen. VI Tė nderuar qytetarė, e di se gėzimi dhe dhembja janė tė mėdha nė kėtė ditė tė 28 Nėntorit, por ēdo herė kur e shihni flamurin tonė duke valuar, mburruni, sepse jeni meritorė, dhe ky ishte ideali i tė gjithė atyre qė luftuan dhe u flijuan. Kosova po ecėn me hapa tė sigurt drejt ardhmėnisė dhe dashur pa dashur armiqtė tanė, Kosova do tė bėhet njė shtet pėr ta lakmuar tė gjithė. Kėtė e fituam me gjak, nuk na e dhuroi askush ,dhe kėtė do ta mbrojmė. Populli thotė:pėr ta fituar tė kojshmen, duhet ta japim tė dhimbshmen. Urime 28 Nėntori- Dita e Flamurit, festa e shumėfishtė. E gėzofshim tė gjithė sė bashku! P.S. Jua shkrova kėtė letėr ngutazi nga qelitė pa drita tė burgut. Burgu i Prishtinės

Marco
27-02-07, 03:04
O ti shokut UCK_a -AKSH_a ti kajher po poston Per fen Islame , kajher per Patriotat shqiptar , kajher Barcoleta , e kajher edhe Porniqka etj.., a ban me dite se ciles i takon ti , apo je kshtu Univerzal-Shqiptar ..?

Guri i madh
27-02-07, 18:54
UQK:AKSH


jeni i pa zavendsushem ju lumt keni shkrime shum te mira po keni edhe pervojen e viteve ma te veshtira qe ka kalue popuulli shqiptar

uck_aksh
28-02-07, 01:53
O ti shokut UCK_a -AKSH_a ti kajher po poston Per fen Islame , kajher per Patriotat shqiptar , kajher Barcoleta , e kajher edhe Porniqka etj.., a ban me dite se ciles i takon ti , apo je kshtu Univerzal-Shqiptar ..?

Marko edhe nese postoj per fen islame apo per fen krishtere per patriota qka do qe postoj esht e lejuar me duket ne ket forum,

Albanian eX|PerT
01-03-07, 13:24
Haradinaj nė Hagė deklarohet i pafajshėm http://www.rtklive.com/img/cnt/personalitetet/ramush_haradinaj.jpg Nė konferencėn e sotme paragjyqėsore, nė Tribunalin e Hagės, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, u deklaruan tė pafajshėm. “E nderuara gjykatė, deklaroj se nuk jam fajtor dhe jam shumė i fyer me kėto akuza”, tha Haradinaj. Tė hėnėn, mė datėn 5 mars, fillon gjykimi ndaj Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, thuhet nė njė njoftim tė Tribunalit tė Hagės. Aktakuza kundėr Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt pohon se qė tė tre morėn pjesė nė njė ndėrmarrje tė pėrbashkėt kriminale, qėllimi i sė cilės ishte konsolidimi i kontrollit tė plotė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) mbi Zonėn Operative tė Dukagjinit tė UĒK sė, pėrmes largimit tė paligjshėm dhe keqtrajtimit tė civilėve serbė dhe pėrmes keqtrajtimit tė shqiptarėve, romėve she civilėve tė tjerė nga Kosova tė cilėt bashkėpunonin, ose pėrceptoheshin nė dukje si bashkėpunėtor tė forcave serbe ose nuk pėrkrahnin UĒK nė. Aktakuza pohon se pas 24 marsit 1998, forcat e UĒK sė nėn komandėn dhe kontrollin e Ramush Haradinajt nisėn njė fushatė ushtarake pėr marrjen nėn kontroll tė rajonit ndėrmjet fshatrave tė Gllogjanit dhe Deēanit dhe nė veēanti fshatrat Dubravė, Irzniq, Ratishė dhe Dashinoc dhe pėr largimin e serbėve etnikė nga fshatrat ku jetonin. Aktakuza gjithashtu deklaron se forcat e UĒK- sė nėn komandėn dhe kontrollin e Ramush Haradinajt, pėrfshirė "Shqiponjat e Zeza" nėn komandėn e drejtpėrdrejtė tė Idriz Balajt, u ranė nė qafė, rrahėn ose ndryshe larguan nga kėto fshatra civilėt serbė, romė dhe civil tė tjerė jo shqiptarė, dhe vranė civilėt qė mbetėn pas ose refuzuan tė linin shtėpitė e tyre. Sipas aktakuzės, nė mes tė majit 1998 u ngrit njė objekt i improvizuar burgimi nė shtabin e UĒK sė nė Jabllanicė. Gjatė burgimit, tė burgosurve u jepej shumė pak ushqim dhe ujė, rriheshin rregullisht dhe iu nėnshtruan formave tė tjera tė keqtrajtimit fizik dhe iu mohua trajtimi mjekėsor pėr lėndimet e tyre. Njė numėr tė burgosurish nė objektin e burgimit tė Jabllanicės vdiqėn si pasojė e lėndimeve tė tyre ose u ekzekutuan me urdhėr tė tė akuzuarve.

Pupi
01-03-07, 17:15
Mbahuni burra mos keni frik, keni pas edhe nje (t'madhe) mik.

-Ketyre diteve e edhe me pare, jemi deshmitare te nje vargu akuzave ndaj mbrojtjes me te mire qe diten bijt e poppullit ti bejn atdheut.
Shfajsimi kolektiv i serbis ndaj masakrave te ndodhura ne bosnje dhe herzegovin eshte edhe nje fakt, qe ne momente te tilla,,Atdheu ne rrezik'' duhet kapur fati ne duart e tuaja, dhe kete e bene me se miri Familja Haradinaj dhe shume bashkluftetare te tije anembane vendit.
Duke njohur Tribunalin e Hages per krimet ne ish jugosllavin, por jo edhe akuzimin e atyre qe u detyruan te mbroheshin, Ramush Haradnaj padyshim qe do te shpallet i pafajshem, kete ma thot mendja e shendosh, dhe bazuar ne vlerat demokratike te vendeve te civilizuara.
Nje nga konventat nderkombetare eshte edhe ajo kunder skllaverizmit ne forma te ndryshme.!
Populli shqiptare per te mos u detyruar te pesoj edhe me tutje ate, qe me decenie e shekuj pesoi, u detyrua te marrr fatin e vet ne duart e veta.
Bijt me te denjet i'u veshen radheve te ushtris qlirimtare, te ardhur nga te gjitha anet e rruzullit toksor, e edhe nga australia e larget.
Me duhet te citoj nje intervist te dhen nga ministri i at'hershem i shqipris Pandeli Majko ku thot:
Shqipria dhe bota, aty ku nuk mundi ta ndihmoj ushtrin qlirimtare te kosoves, ata se paku nuk e penguan per tu qliruar nga zgjedha barbare serbe, e per te mos i ndodhur nje e ngjar e llojit te srebrenices apo vukovarit ata dislokuan dhe trupat e veta ne mbrojtje te popullit te pafajshem te kosoves.(mbarim citati).
Lavdi atyre qe diten te duan kombin.