PDA

View Full Version : Valon A. Syla dhe turpi i tije


E_Zjarrta
08-03-07, 11:42
Me ra rasti te lexoj nje shkrim nga ky batakgji i cili shqiptaret e diaspores i quan pishpirika valle ka harru ky batakgji se mu kjo diaspore eshte ajo qe ndihmoi te mbijetoj Kosova

une nuk kam me shume te shkruaj por vetem nje mos harro se pa diaspore do te ishe ende ajo doktrina prosllaviste siq ke qene edhe me pare Valon A. Syla

Dilaver
08-03-07, 20:10
Pa dashur tė marr nė mbrojtje Valon Sylen, shkrimin e tij mbėshtes deri diku pasi qė ai ka tė destinuar njė adresė konkrete, e nuk pėrgjithėson tė gjithė shqiptarėt e diasporės si pishpirika por njė pjesė tė vecantė syresh, apo mė konkretisht shkrimi i tij i dedikohet pishpirikut Shqiptar Os(j)eku edhe atė si reagim nė shkrimin e kėtij tė fundit, i cili ndėr tė tjera shkruan nė fletushkėn e Vetvendosjes: “Edhe UNMIK-u, qė po rri kėtu pėrdhunshėm, e ka njė zgjedhje tė qartė para vetes. Mund tė na hapė sot udhė neve, qė duam liri, demokraci e barazi qytetare. Apo mund tė merret vesh nesėr me atentatorė, qė do t’ia cokasin derėn me bomba. E pra, le tė zgjedhin edhe ata mes Evropės e Irakut, si t’u thojė mendja e si t’u dojė zemra”.

panta_rhei
08-03-07, 20:31
Valon A. Syla e ka thene nje te vertete te madhe!

Edhe nuk e ka perfshire komplet diasporen por "pishpiriket e diaspores" qe fatkeqesisht nuk jane te pakte ne numer.

Mos te harrojme se pikerisht keta pishpirike ishin ata qe ende pa filluar lufta i kishin caktuar organizatat dhe ndermarrjet ne Kosove dhe kishin emeruar njeri tjetrin drejtore e shefa "kur te clirohet". Karrierista katerkalemsha analfabete. Pikerisht keta pishpirike nga diaspora kerkuan pas luftes qe te shuheshin te gjitha institucionet legjitime te Kosoves, Kuvendin qeverine dhe Presidencen te dala nga votat e shqiptarve gjate sitemit paralel... krijuan Qeveri te Perkohshme dhe emeruan njeri tjetrin ministra e kryeministra (kjo ishte ndihma e ketyre pishpirikeve te diaspores ndaj Kosoves).

Diaspora duhet te distancohet nga keta pishpirike qe pasi e kane rehatuar vetveten shume mire dhe familjen e tyre e kane siguruar diku ne perendim, nga karrigeja e nje kompjuteri te kerkojne kalljen e Kosoves dhe irakizimin e Kosoves permes atentateve me bomba ndaj Kombeve te Bashkuara e NATO-s.

Diaspora absolutisht meriton respekt sepse ka qene bartese e mbijeteses sone, por nuk ka te drejte qe tash ne Kosove te pretendoje se mund te importoje antivlera e terrorizem.

Te pakten une personalisht mendoj se Valon A. Syla ka pasur shume te drejte.
Diaspore e kam gati krejt familjen. Edhepse momentalisht student, diaspore e konsideroj edhe vetveten (pjese), mirpo mendoj se sidomos pas luftes diaspora shqiptare (e Kosoves) e ka humbur drejtpeshimin... nese dikur ka investuar ndihme materiale dhe te holla ne Kosove, sot me shume po investon turp dhe antivlera "moderne"... kryesisht diaspora sot po investon ne "magjupizimin" dhe tallavaizimin kulturor te Kosoves...
Tekefundit leht osht me kritiku kur je ne te terur... shkojne "patriotet" ne perendim dhe pasi ulen mire e rehatohen, u bejne thirrje shqiptarve qe te ngriten dhe ta kallin Kosoven...
Sot, gjerat kane ndryshuar, askush nuk te pengon qe te jetosh lirisht ne Kosove, nese qenke patriot kthehu ne Kosove kontribuo, puno nate e dite per vendin tend dhe per familjen tende... ose, nese nuk po don me e rregullu Kosoven (po don me e pas kryet rehat), shko ne Suedi edhe rregulloje Suedine, askush s'po te ndal!

sunshine
09-03-07, 10:43
Valon A. Syla e ka thene nje te vertete te madhe!

Edhe nuk e ka perfshire komplet diasporen por "pishpiriket e diaspores" qe fatkeqesisht nuk jane te pakte ne numer.

Mos te harrojme se pikerisht keta pishpirike ishin ata qe ende pa filluar lufta i kishin caktuar organizatat dhe ndermarrjet ne Kosove dhe kishin emeruar njeri tjetrin drejtore e shefa "kur te clirohet". Karrierista katerkalemsha analfabete. Pikerisht keta pishpirike nga diaspora kerkuan pas luftes qe te shuheshin te gjitha institucionet legjitime te Kosoves, Kuvendin qeverine dhe Presidencen te dala nga votat e shqiptarve gjate sitemit paralel... krijuan Qeveri te Perkohshme dhe emeruan njeri tjetrin ministra e kryeministra (kjo ishte ndihma e ketyre pishpirikeve te diaspores ndaj Kosoves).


Njerezit qe pajtohen me nje shkrim te tille si te ketij Valon Syla, padyshim se kane nje tru te njejte me te!
Ti zoteri edhe askush nga ne nuk guxon te i pergjithesoje gjerat.Merruni me individ e jo me kolektive!Te gjithe ata qe kane guxuar te shkelin mbi gjakun e deshmoreve, do te i denoje koha! E ketij fare Valonit nuk i ben shume se ēka ka shkruar Shqiptar Oseku, por ketij edhe shume tjereve te sojit te tij iu pengon kur nje njeri qė nuk jeton nė Kosovė tė i sheh gjėrat mė mirė se ai! Fundja ne "pishpirikėt" e diasporės injorohemi nga ēdo institucion i Kosovės e rrjedhimisht edhe nga popullata e gjėrė vendase!

arton bala
10-06-07, 16:27
Kur flasim per diasporen, nenkuptojme nje numer te madh njerezish, te cilet jetojne prane kultura te ndryshme, u jane te nenshtruar problemeve dhe formave te ndryshme te jeteses dhe per kete arsye ne vazhdimesi pesojne ndryshime ne krahasim me vendasit. Si ne cdo grup tjeter te madh te populli, edhe tek mergimtaret ka te gjitha shtresat e zakonshme: kriminele, intelektuale, poete e tj. Sic u tha edhe me larte, nuk eshte lehte te cilesohet kjo pjese e madhe e popullit ne menyre adekuate me ndonje veti gjitheperfshirese. Jo vetem qe „diasporasit“ te cilet jetojne ne Greqi kane pak gjera te perbashketa me ata ne Australi, por edhe ata ne Greqi kane poaq dallime ne mes veti sa mund te kene edhe vet venadasit ne mes veti. Per diaspoarsit ne pergjithesi mund te flitet vec aq sa mund te flitet per kosovaret ne pergjithesi, apo per dukagjinasit ne pergjithesi e tj. Eshte e natyrshme, qe njeriut i intereson se cilat veti karakterizojne dukagjinasit, kosovaret, diaspoarsit e tj., por kjo pyetje e ka vendin e vet tek studimet sociologjike dhe nuk qendron ne monopol te nje apo dy mendimtarźve spontanź. Sigurisht qe secili guxon te reflektoj ne lidhje me kete pyetje, por qe mendimi i mbeshtetur/kufizuar ne pervojen individuale nuk mund te kete bujshmerine e nevojitur, eshte afer mendjes.

Cka une personalisht me duket se verej perdite e me shume tek shume “diasporas”, eshte nje lloj pavaresie e pakontrolluar ndaj vlerave te cmuara ne vendlindje. Qofte kjo nje pavaresi ndaj zhvillimeve politike, religjioze apo soziale-morale. Nuk ndodhe rrale qe njeri nga Zaratustrat e Perendimit te zbrise ne viset e Kosoves dhe te perdhunoj vlera te fituara historikisht atje (pa e menjanuar edhe veten time nga kjo dukuri). Sigurisht se edhe neve ne diaspora si cdo pjese tjeter e popullit jemi veprues dhe krijues te vlerave te se ardhmes. Por nuk e di pse habitemi aq shume, nese zhvillimet apo bindjet tona personale kane arritur nje diskrepance aq te madhe me botekuptimet ne vendlindje sa qe thjeshte nuk arrijme gje tjeter me to, vec se nje shokim apo nje frike tek vendoret (shpesh here antare te ngushte te familjes).

Vlera te reja eshte lehte te gjesh, por qe te futesh ato ne jete, te duhet mbeshtetja. Mbeshtetja nuk gjindet me diktim, por duke gjetur ura lidhese ne mes te tradites dhe te ardhmes. Pa nje mbeshtetje vendore, vlerat nga diasporistani mbeten vetem vlera te diasporistanit dhe devijime frikembjellese per vendoret, te cilat ne njefar menyre na bejne te ndiehemi ilegal kur rrijme me vendoret. Ne mund te vendosim si sillemi, por jo ne baze te cilave vlera gjykohemi.

Reana
10-06-07, 23:49
. Eshte e natyrshme, qe njeriut i intereson se cilat veti karakterizojne dukagjinasit, kosovaret, diaspoarsit e tj.,





hmmm...
Ta bejme "Republika Dukagjinin" diku, dhe ndoshta te shuhen apetitet "vlere-ruajtese"!!!

perndryshe kur flet per "vlerat tradicionale" do te duhej te DEFINOSH se cilat qenkan ato, se jo patjeter cdo gje tradicionale eshte VLERE, dhe jo-rralle here eshte krejt e kunderta. Shume dukuri tradicionale jane anti-vlera te pa-pranueshme me normat e reja shoqerore jo vetem aty ku jeton ti, por edhe ne zemer te Kosoves.

Per te flakur tradita te papranuara per cilindo qyteterim modern, shume shqiptare edhe kolektivisht, pa pasur pasur nevoje te shkojne gjekundi apo t'u ekspozohen kulturave te tjeterkujt as edhe per nje dite, e kane bere kete duke jetuar ne vendlindje; por ty nese te duhen, vazhdo kultivoj dhe ua jep femijeve te tu!

ky qe qenka referuar ne dhune dhe vepra kriminale jo-institucionale, mos do te thuash se ka ndonje vlere tradicionale te vlefshme???!!!!

arton bala
12-06-07, 13:44
hmmm...
Ta bejme "Republika Dukagjinin" diku, dhe ndoshta te shuhen apetitet "vlere-ruajtese"!!!
Apo ndoshta ta ghettoizojme dukagjinin simbas modelit te Bronxit??
Me keqkuptove, me siguri jo-qellimisht :-/


perndryshe kur flet per "vlerat tradicionale" do te duhej te DEFINOSH se cilat qenkan ato,
Jane shume, por nese ke interes, kisha filluar me ato te cilat i ke mesuar ti nga rrethi i ngushte familjar. Une jam lojal ndaj atyre te rrethit tim (te prinderve te mij). Ndryshimet i perqafoj, vetem nese bindem se ndonje life-style tjeter (i importuar) eshte definitivisht ne dobi te gjithe njerezve qe i dua. Tjerat i deklaroj eksplicit si devijime keqardhese. Ashtu sic them pa pertese se eshte e drejte e secilit te mendoj dhe vleresoj ndryshe. Ketu fillon personaliteti, ajo cka me ben mua Arton e ty Reana..

se jo patjeter cdo gje tradicionale eshte VLERE, dhe jo-rralle here eshte krejt e kunderta. Shume dukuri tradicionale jane anti-vlera te pa-pranueshme me normat e reja shoqerore jo vetem aty ku jeton ti, por edhe ne zemer te Kosoves.
E qarte. A e din ti kur ekzistojne norma te reja shoqerore? Atehere kur gjykohesh simbas tyre.


...por ty nese te duhen, vazhdo kultivoj dhe ua jep femijeve te tu!
Te jesh e bindur..


ky qe qenka referuar ne dhune dhe vepra kriminale jo-institucionale, mos do te thuash se ka ndonje vlere tradicionale te vlefshme???!!!!

Don“t get ya

Reana
13-06-07, 05:19
Apo ndoshta ta ghettoizojme dukagjinin simbas modelit te Bronxit??


ashtu si po i referohesh ti, "ghettoizimi" paska ndodhur moti; entitet i dalluar prej pjeses tjeter(Kosoves)!



Te jesh e bindur..

mire fort; po gabon dhe harron "fyshekun" ne pajen e nuserise se vajzes sate kur t'ia "dorezosh" dhenderrit :wink: ..eshte "vlere" e vlefshme tradicionale!!!



Don“t get ya
jo de...po verehet!!!

arton bala
13-06-07, 20:16
ashtu si po i referohesh ti, "ghettoizimi" paska ndodhur moti; entitet i dalluar prej pjeses tjeter(Kosoves)!
Po i shmangemi temes, por me duhet te pyes dicka, sepse prap nuk po te kuptoj:
Cka eshte ajo, cka thash une, e cila me beri mua dhe njeherit te dukagjinasit tjere ne syte e tu "etnitet te dalluar" ne Kosove?

mire fort; po gabon dhe harron "fyshekun" ne pajen e nuserise se vajzes sate kur t'ia "dorezosh" dhenderrit :wink: ..eshte "vlere" e vlefshme tradicionale!!!
Jo une e kam nje ligesi te vecante per bukurine tane kulturore qe nuses t“i lyhet balli me mjalte kur te futet ne shtepi diten e marteses.:smile: Por edhe kjo qe the ti, i mbivlen ne syte e mij miliona dukuri te kulturave te vendit ku jetoj une. Ti me siguri nuk me kupton, sepse s“jeton ne Gjumurni. Mirepo nuk dihet, ndoshta ne jeten tjeter zhvilloj dashuri per jetesen konform "endrres amerikane". Lutu edhe ti per mua..:rolleyes:

legenda
24-06-07, 04:46
NJE VALON dhe NJE VALTON
dhe
DY MENDIME TE KUNDERTA
-------------------------------------------------------------

PĖR PISHPIRIKAT E DIASPORĖS

Valon A. Syla, Express

Pa dashur t'i pėrgjithėsoj tė gjithė ata qė kontribuuan, njė pjesė tė veēantė tė diasporės po i veēoj duke i quajtur si pishpirikė. Ata tė cilėt kokėn dhe familjet i kanė tė sigurta nė Evropė e Amerikė, dhe qė shqiptarėve nė Kosovė u sugjerojnė tė jenė tė dhunshėm, kundėr qytetarėve dhe bashkėsisė ndėrkombėtare.

Mund t'ju ketė ndodhur edhe juve tė takoni ndonjė pishpirikė nga diaspora, qė ua ka rrah tavolinėn me grusht duke folur nė emėr tė interesit kombėtar dhe shqiptarizmit. Duke e cituar ndonjė fjalė tė Jeronim De Radės, Fan Nolit, ose ndonjė aktivisti tjetėr tė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, pėr t'ju bindur edhe mė shumė me fjalėt e tij. Zakonisht kėta pishpirikė ekanė idol edhe Avni Rrustemin. Disa mund t'ju kenė rrėfyer ndonjė version tė tregimit tė njohur kosovar se gjyshi im ishte i persekutuar, se ishte patriot dhe antikomunist. Duke pretenduar se njė situatė e tillė ende po vazhdon dhe se duhet tė thyhet me dhunė nė Kosovė. Rasti mė i freskėt pėr t'ua shpjeguar njė pishpirik nga diaspora ėshtė Shqiptar Oseku, i cili pėr mbi dhjetė vjet jeton nė Suedi. Nė njė nga vendet me mirėqenien mė tė lartė nė botė, ku i shkollohen fėmijėt dhe jeton nė kushte shumė herė mė tė mira se nė Kosovė.

Qifti i Shqiptar Osekut qė ėshtė edhe aktivist i Lėvizjes Vetėvendosje, vazhdon tė jetojė jashtė Kosovės edhe pas ēlirimit. Por ky pishpirik nuk heziton t'i sugjerojė njerėzit e lodhur dhe tė mllefosur nė Kosovė nga jeta shumė herė mė vėshtirė se nė Suedi, tė jenė tė dhunshėm kundėr bashkėsisė ndėrkombėtare.

Nė njė shkrim tė fletushkės Vetėvendosje, Shqiptar Oseku shkruan - ''Edhe UNMIK-u, qė po rri kėtu pėrdhunshėm,e ka njė zgjedhje tė qartė para vetes. Mund tė na hapė sot udhė neve, qė duam liri, demokraci e barazi qytetare. Apo mund tė merret vesh nesėr me atentatorė, qė do t'ia cokasin derėn me bomba. E pra, le tė zgjedhin edhe ata mes Evropės e Irakut, si t'u thojė mendja e si t'u dojė zemra''. Kėshtu e pėrfundon shkrimin Oseku. Sa e lehtė ėshtė pėr Osekun tė kėrcėnojė se kundėr UNMIK-ut nė ikje paska mundėsi tė reagimit edhe me atentate edhe me bomba. Kundėr kėsaj bashkėsie ndėrkombėtare qė e ndali dhunėn nė Kosovė, pėrderisagjysma e kosovarėve iknin duke kėrkuar strehim tė sigurt brenda e jashtė Kosovės. Ėshtė e lehtė pėr tė, sepse ai nuk jeton me kosovarėt nė njė vend. Fėmijėt e tij nuk i shkollohen nė Kosovė. Familja e tij nuk shėrohet nė QKU. Edhe po tė kėrciste bomba ashtu siē po kėrcet, rrethi i tij i ngushtė familjar do tė ishte shumė larg rrezikut.

Do tė ishim nė rrezik ne qytetarėt e Kosovės qė kemi zgjedhur tė jetojmė dhe tė paguajmė taksa nė Kosovė. Gjithashtu, duhet llogaritur se Shqiptar Oseku kurrė nuk do tė lejohej tė kėrcėnojė publikisht me shkrime nė ndonjė gazetė suedeze. Tė kėrcėnojė ndonjė person a subjekt nė vendin super demokratik ku ai jeton. Por, ai e ka tė lehtė tė kėrcėnojė prej atje nė Kosovė, sepse atė personalisht nuk e kėrcėnon askush, as UNMIK- u qė e shanė ai vetė. Mė vjen ēudi se si ėshtė e mundur qė njė person qė jeton nė Suedi dhe e ka emrin Shqiptar tė mos mendojė as pak si bashkėqytetarėt e vet suedez, por as si shqiptar.

Qytetarėt e lodhur me folklorizma nė Kosovė dhe nga diaspora, presin njerėz profesional, ekspertė, t'i ndihmojnė procesit. Nuk presin nacionalistė qė kėrcėnojnė mirėqenien e brishtė me bomba. Tė lodhurit nė Kosovė, janė duke u munduar tė ndėrtojnė njė shoqėri tė bashkuar dhe pa bomba. Ėshtė e pa kontestuar se nga diaspora kemi pranuar ndihmė dhe financime deri nė vitin 1999. Askush nuk e mohon kontributin. Por tash, ka kaluar koha qė tė flasim nga azili apo tė krijojmė lėvizje dhe qeveri atje. Nėse diaspora tash e tutje dėshiron tė kontribuojė shqiptarėve ashtu siē pretendojnė se duan, ata ėshtė mirė tė integrohen, tė shkollohen dhe tė evropianizohen. Tė na ndihmojnė edhe neve nė kėtė drejtim. Mendoj se diaspora boll ka paguar pėr bomba dhe armė dhe se ajo kohė ka pėrfunduar. Tash ėshtė koha tė ndėrtojmė njė Evropė tė vogėl nė Kosovė. Dhe pėr kėtė sigurisht se do tė nevojitet edhe ndihma nga diaspora.

E pishpirikat qė shajnė e bėrtasin e qė ende nuk i kanė hequr bombat nga goja, le tė vinė tė jetojnė nė Kosovė e tė mos na lodhin me deklarata patetike prej jashtė. Le tė informohen mirė me situatėn nė vend, e tė mos bėhen viktimė e propagandave anarkiste.

Gati se e gjithė bota ėshtė ngritur nė kėmbė, pėr ta pėrfunduar konfliktin dhe pėr tė instaluar paqen nė Kosovė, prej vitit 1998 e qė vazhdojnė edhe sot. Ky proces ka kushtuar shumė para qė ne nuk i kemi pasur t'i paguajmė. UNMIK me gjithė tė kėqijat e veta, ka filluar njė nismė demokratike nė Kosovė dhe nuk e meriton tė kėrcėnohet me bomba. Fundja ata po shkojnė (edhe 120 ditė!) e borxhin e dhunės po e lajmė vetė ne me rezolutat e ardhshme.
----------------------------------------------------------------------------------------------------


Pėr "pishpirikat" e policisė sė UNMIK-ut dhe tė SHPK-sė!

Valton Hoxha


Para disa ditėsh e takova njė tė njohurin tim i cili gjatė luftės nė Kosovė e kishte lėnė Italinė dhe ishte radhitur nė radhėt e UCK-sė.Kishte qenė ndėr tė parėt qė kishte thyer gurin kufitar qė ndante Kosovėn dhe Shqipėrinė.Ai s’kishte ditur se a do tė shpėtonte nga ajo luftė apo jo.Por nuk u vra,dhe ja sėrish pas disa vitesh pinim « makiato » nė Prishtinė.Ishte shumė i thjeshtė,shumė i heshtur dhe nuk fliste kurrė gati pėr ato qė kishte parė nė luftė.Ishte pėr pushim sėrish nė Kosovė,nė vendlindjen e tij.Atėkohė ai nuk ishte i inspiruar nga historia e Avni Rrustemit,as nga vargjet e Jeronim de Radės,apo tė Fan Nolit.Ai kishte rrezikuar jetėn e tij sepse e kishte parė se populli i tij po vritet,po masakrohet dhe nuk e quante pėr nderė qė ai tė bredhte rrugėve tė njė shteti perėndimor.I njėjti njeri,iu bashkangjit levizjes « vetėvendosja » mė 10 shkurt dhe mė 3 mars.Nuk ishte i inspiruar nga askush,as nga historia,as nga poezia,por siē mė tha « punėt nuk janė mirė ».Dhe mė shkoi nė mendje ta pyes : »jeni kundėr Unmikut ? »,mė tha jo,sepse tė huajt kanė qenė aleatėt tanė dhe pa ndihmėn e tyre ne nuk kishim ardhur kėtu ku jemi » dhe pas pak mė jep njė pėrgjigje tjetėr : »nėse ti mė ke nxjerrė nga lumi pėr tė mos u pėrmbytur,unė nuk mund tė jem pre i yti dhe tė luash me fatin tim ! ».Kur i dėgjova kėto fjalė, mendova se sikur tė kishte dėgjuar kėto fjalė Valon A.Syla, gazetar i « Expressit » me siguri do ta quante « pishpirik tė diasporės ».



Pa dashur tė marr nė mbrojtje Valon Sylen, shkrimin e tij mbėshtes deri diku pasi qė ai ka tė destinuar njė adresė konkrete, e nuk pėrgjithėson tė gjithė shqiptarėt e diasporės si pishpirika por njė pjesė tė vecantė syresh, apo mė konkretisht shkrimi i tij i dedikohet pishpirikut Shqiptar Os(j)eku edhe atė si reagim nė shkrimin e kėtij tė fundit, i cili ndėr tė tjera shkruan nė fletushkėn e Vetvendosjes: “Edhe UNMIK-u, qė po rri kėtu pėrdhunshėm, e ka njė zgjedhje tė qartė para vetes. Mund tė na hapė sot udhė neve, qė duam liri, demokraci e barazi qytetare. Apo mund tė merret vesh nesėr me atentatorė, qė do t’ia cokasin derėn me bomba. E pra, le tė zgjedhin edhe ata mes Evropės e Irakut, si t’u thojė mendja e si t’u dojė zemra”.

legenda
24-06-07, 04:47
Mė 1998-1999 kėta « pishpirikėt » e diasporės ishin shumė tė mirėpritur nė Kosovė, pėr tė mos folur edhe pėr vitet para lufte qė ishin tė rreshtuar nė bėrthamat e para tė UCK-sė.Ajo ėshtė njė periudhė pėr tė cilėn mund tė flasin me kompetenca vetėm ata qė e njohin mirė organizimin e UCK-sė sė asaj kohe, por unė e pėrmenda vetėm si njė fakt tė vogėl dhe natyrisht se tė tjerėt mund ta pohojnė ose mohojnė kėtė fakt. Lėvizja « vetėvendosja » dhe diaspora ėshtė njė paralele qė meriton veshtrim tė posaqėm.Duket se Valon A.Sylėn e kanė tronditur ngjarjet e fundit,dhe duke mos desht t’i pėrmend faktet reale ēka sollėn nė krijimin e kėsaj lėvizje,kėrkon qė tė nxit debatin dhe ta nxjerrė diasporėn si njė nga motorėt shtytės tė kėsaj lėvizje,duke u bazuar nė deklaratėn e njė tė ashtuquajturi « Shqiptar Oseku » i cili jetuaka nė Suedi dhe qė flet si njė zė « revoltues »,duke i pasur familjen e tij tė siguruar.Pa dashur t’i dal nė mbrojtje kėtij « Shqiptar Osekut » mund tė them se Valon A.Syla i ka bėrė disa llogari jo tė sakta duke e pėrdorur termin « pishpirika tė diasporės » sepse nėse flitet pėr ngjarjet e fundit,ato nismėn nuk e kanė nė diasporė e as nga « pishpirikat e diasporės » por ato janė bėrė dhe janė inspiruar nė plan tė parė si rezultat i mungesės sė transparencės sė tė ashtuquajturit « grupi i unitetit »,si rezultat i njė pakoje qė nuk zgjidhė dhe nuk realizon synimin e shqiptarėve nė Kosovė,por e vėnė pakicėn serbe si prioritare,lindi si rezultat i njė padrejtėsie tė re qė po i bėhet Kosovės duke e kantonizuar apo mė qartė tė themi duke e enklavizuar dhe pėr tė mos pėrsėritur tė njėjtat fraza qė ju i keni tė njohura tani por qė nuk doni t’i pranoni.Lind njė pyetje tjetėr,cili ėshtė interesi i diasporės qė tė thirret nė inspirim tė lėvizjeve tė tilla,apo tė « atyre bombave » qė i pėrmendni nė shkrimin tuaj.Derisa ju vetė e pranoni se « pishpirikat e diasporės » e kanė jetėn tė siguruar,atėherė cili ėshtė interesi i tyre qė tė kėrcėnojnė Unmikun apo Qeverinė e Kosovės.Nė biseda me kėta « pishpirikėt » qė Valon A.Syla i pėrmend,shumė pak kam gjetur nga ata qė e inspirojnė lėvizjen e « vetėvendosjes » por kam gjetur zėra shumė tė arėsyeshėm tė cilėt nuk pajtohen me situatėn e krijuar nė Kosovė,qė nuk pajtohen me « pakon » e Ahtisarit por qė e shohin shfaqjen e pakėnaqėsisė si njė akt tė natyrshėm.Ndėrsa pėr atė se kush ishte shkaktari i dhunės mė 10 shkurt,ajo ėshtė parė mė 3 mars :derisa policia pati njė sjellje korrekte nuk pati asnjė tė lėnduar dhe nė tė gjitha mediat u njoftua pėr njė protestė tė qetė.Ndėrsa mė 10 shkurt ndodhi e kundėrta dhe u krijua ajo situatė qė tash mė njihet nė opinion.Ata « pishpirikėt » qė ju i quani si « folklorist » etj etj.kanė mundur tė inspirojnė edhe mė 3 mars nėse veē ka qenė qėllimi i tyre pėr tė krijuar njė situatė kaotike nė Kosovė.Por, »pishpirikėt » ju i nderuari Valon A.Syla duhet t’i kėrkoni nė mesin e policisė sė Unmikut dhe tė SHPK-sė dhe kurrsesi ta hedhni topin nė krahun e atyre qė ndihmuan dhe nuk kursyen asgjė pėr Kosovėn.E gjithė « elita » e lėvizjes « Vetėvendosje » janė tė rinjė qė jetojnė nė Kosovė.Nė ballė tė protestave mė 10 shkurt keni pasur Albin Kurtin,i cili jetoi nė Kosovė dhe u burgos nė Kosovė,Adem Demaqin,i cili poashtu nuk jetoi kurrė nė diasporė dhe pėr tė mos pėrmendur tė gjithė ata qė u gjendėn nė ballė tė protestave e tė cilėt kanė adresat e vendbanimeve dhe jetojnė e veprojnė nė Kosovė.

Hapeni pak « web sajtin » e lėvizjes "Vetėvendosja" dhe do tė shihni se shkrimet qė shkruhen aty janė pothuaj tė gjithė nga njerėzit qė jetojnė dhe veprojnė nė Kosovė.Ndėrsa ėshtė skandaloze tė fyhet njė mėrgatė e tėrė me termin « pishpirik », »folklorist »…etj,njė mėrgatė e cila ka sakrifikuar nė tė gjitha aspektet pėr Kosovėn dhe e cila pėrbėn njė pėrqindje jo tė vogėl nė botė,aq mė pak pėr t’u etiketuar « pishpirik « duke u bazuar nė njė shkrim tė hedhur nė njė « web sajt »,pa njė identitet tė verifikuar,por qė fundi i fundit ėshtė mendim personal i njė njeriu,e nė bazė tė cilit nuk ia vlen tė fyhet njė pėrqindje e madhe e mėrgimtarėve.