PDA

View Full Version : Shqiptarėt, Kosova dhe bėrllogdashuria


UniCorN
16-03-07, 23:35
Shqiptarėt, Kosova dhe bėrllogdashuria


Hijerėndė qėndron bėrllogu nė Kosovėn kreshnike dhe ėshtė bėrė pjesė e pandarė e heroizmit shqiptar. Nuk mund tė mendohet jeta nė Kosovė pa bėrrllog para, pas dhe gjithandej rrugeve, ndertesave, atyre pak lokacioneve me gjelberim. Filloi kohė pas kohe lufta nė Kosovė kundėr bėrllogut, filluan tė vėhen bėrlloghedhės publik nėpėr rrugė dhe ne shqiptarėt tė mėsuar tė jetojmė te rrethuar me bėrllog, nuk mund ta hidhnim nė njė shportė apo konteiner, atė qė ėshtė pjesė e jona e pandarė. Jemi popull paksa nostalgjik dhe ėshtė bėrllog-dashuria qe ka lėnė vrragė nė shpirtėrat tanė dhe na ka pėrcjellur gjatė pjekurisė tonė kombėtare dhe tash edhe shtetėrore.

Dhe nuk cajmė kokėn ne pėr konventat, rregulloret evropiane apo botėrore pėr ruajtje tė ambientit apo mjedisit, ngaqė “shqiptari ėshtė i fortė si guri, nuk dorėzohet pa e mbėshtet pėr muri”. Ndoshta kjo ėshtė edhe arsyeja qe bėrllogun zakonisht e akomodojmė diku afėr mureve dhe ai shtohet pėrditė sa qė ndėrton “kodra bėrllogu”. Ndoshta ngaqe historia e vertete shqiptare identifikohet me male dhe malėsorė, andaj edhe bėrllogut duam ti japim pamje qė pasqyron shpirtin tonė heroik dhe tė qėndrueshėm, tiparet tona tė rėnda “kodrinore”.

Pėr mos t’iu cenuar liria, as nuk e mbajmė nė shtėpi, por e hedhim mu nė rrugė aty ku mund ta ketė lavdinė e plotė dhe lirinė e plotė erėmarrėse dhe erėdhėnėse…Pastaj, disa nga “zonjat” e qytetit, donė t’i japin edhe karakter fluturues duke e hedhur si njė parashutė nga katet e larta tė ndertesave, ne menyrė qe ai te kete shpendarje sa mė tė madhe dhe mos t’i cėnohet as integriteti territorial apo hapėsinor. Gjithmonė kemi qenė popull zemėrgjerė ...

Cdo gjė sot nė Kosovė merr frymė lirshėm dhe ka tė drejtat e veta, prandaj edhe bėrllogu, si pjesė e pandarė, dhe pėrmes tė cilit jemi identifikuar njė kohė tė gjatė, ka te drejten e pacenuar per marrje-dhenie te frymes apo eres....dhe ne shqiptaret disi jemi mesuar me kete ere, qe na ze hundet posa te dalim nga dyerte e shtepive dhe nese dicka do te ndryshonte do te shkaktone dhimbje te madhe shpirterore...krejt kjo si rezultat i asaj qe jemi shume nostalgjike

Prandaj...
eshte mese normale sot, qe sheh turma berllogu ne qender te qytetit, degjon berllogun fluturues mu ne qender te qytetit, sheh kodra berllogu anash rrugeve kur udheton nga nje qytet ne qytetin tjeter, pastaj berllogu qe fluturon nga dritaret e veturave..etj. etj ..cdokund dhe gjithkah ne identifikohemi me berllog..kohe pas kohe degjon edhe “haak – ptuuuuu” derisa kalon rruges... krejt kjo per ta ruajtur identitetin e fituar nga kulturat e huaja qe kane qene pjese e historise sone..e ndoshta edhe jo..

Dhe veshtire se do te ndryshoje dicka...edhe institucionet per mirembajtjen e ambientit kane nje berllogdashuri te shquar...

Sic duket ekziston nje harmoni e perhershme mes ne shqiptareve, Kosoves dhe berllogdashurise dhe veshtire qe ekziston force qe mund ta prishe ate....

arton bala
17-03-07, 00:34
Postim i mrekullueshem, si ne aspektin gjuhesor ashtu edhe ne brendi - pa deshur te behem ndonje "vleresues" i pa ftuar. A di cka prita perderisa e lexoja deri ne fund? Prita se dikur do te vjen nje fjali, e cila qarteson se "berllogu" eshte nje substitucion (si mjeshtri letrare) per dicka tjeter, dicka "me te madhe". Ndoshta rastesi, por ky shkrim mund te "perdoret" (me pak modifikime) si kritike e fshehur ndaj dukurive tjera negative ne mjedisin tone..

Por per te mos iu shmangur temes, une kisha shtuar se mbajta e ambientit ne Kosoven aktuale eshte sigurisht edhe obligim (moral) i qytetarit, por "fajtor" kryesore i shoh institucionet perkatese shteterore. Sepse: Detyren e rregullimit/parandalimit te te gjitha dukurive dźmsjellese ne shoqeri e ka shteti. Shteti duhet te krijoj institucionet te cilat mirren me ruajtjen e natyres/ambientit si bazament te cdo shoqerie. Ai poashtu duhet te leshoj rregulla (ligje), te cilat e sankcionojne kundervajtjen ne kete drejtim. Nese shteti i ka bere keta "hapa", atehere obligimi per ruajtjen e ambientit perfshin edhe individin (sigurisht se edhe institucionet e shtetit nuk guxojne te shperfillin ligjet per ambientin). Obligimi i shtetit shndźrrohet atehere ne obligim mbikqyrje te mirevajtjes (me anen e policise).

Une nuk jam i informuar se a ka ligje ne Kosove, te cilat e shpallin ndotjen e ambientit si ilegale, si sjellje qe sancionohet nga organet e shtetit. Nese ka ligje perkatese, dhe qytetaret prap se prap i bejne ato sjelljet e permendura nga ti, atehere shteti ka deshtuar te kryej obligimin e tij per mbikqyrjen e mirevajtjes se ligjit per ambientin.

Pra me rendesi eshte te kete ligj ne kuptimin e permendur. Ligji edhe krijon mentalitet apo vlera (per ambientin), edhe mundeson qe keto vlera te perpilohen nga dija dhe vetedija e eksperteve (te cilet punojne ne hartimin e ligjit). Perndryshe do te mbetet ambienti i Kosoves ne meshiren e ndoshta 2 milion definicioneve apo botekuptimeve te ndryshme, te cilat do t“i kene kosovaret vec e vec per ambientin.

Por duhet edhe ditur se organet shteterore te Kosoves nuk ekzistojne edhe moti, pra jane ne fillimin e fillimit, dhe nuk eshte "fair" te qortohen ne menyre aproporcionale.

Nderime per ty shume, UniCorn,

Artoni