PDA

View Full Version : Arsimi shqiptar


elvis1207
26-03-07, 13:26
A thua ne prapambetjen e shqiptareve nga ana shkencore, ndikon arsimi i dobet ne Shqiperi Kosove etj? Mendoni se eshte mire qe biznesmenet shqiptare te investojne qe te hapen universitete private, (jo nga ata qe kane nje dhome e nje kuzhine dhe quhen universitete)? Une punoj te nje i tille Universiteti Kristal ne Tirane www.kristal.edu.al (http://www.kristal.edu.al) dhe mund te them se ketu japin mesim kokat e shqiperise, (paguhen me paga ministrash) dhe jane kushtet me te mira qe kam pare ne nje shkolle shqiptare, por studentet lene shume per te deshiruar. Mbase s'jemi mesuar me idene qe te paguajme per dijen. Eshte per te ardhur vertete keq qe shqiptaret jane interesuar shume pak per dijen historikisht (keshtu e desh dhe fati) por do doja te citoj Faik Konicen qe thote : "Dije, dije, dije sa here e kam perseritur, vetem keshtu s'do jemi me zarat e grekerve". Jepni mendimin tuaj.

Edi_A
26-03-07, 22:59
PERSHENDETJE

sipas meje , faktori kryesor qe ne shqiptaret jemi te prapambetur ne te gjitha sferat shkencore eshte se gati te gjithe historine kemi qene te okupuar , duke u nisur nga fakti se shteti italian ka univerzitet qe 800 vite , pastaj Kroacia qe 300 vite , ateher menjeher e marim vesh se ku ne kemi ngec .



p.s. i permenda keto dy shtete se i kemi afer gjeografikishte .

SoKoLi-i-Maleve
27-03-07, 18:19
Ne humbim kohen tue mendue se si do te jete pallati i fqinjit,por harrojm me shtue ndoj tull ne perdhesen tone.Nuk kerkohet mrekulli,por gjdo dite venje nji tulle per se mbari,dhe gradualish e zmadhon ne pallat.