PDA

View Full Version : Arti i ligjėrimit nė publik

Albanian eX|PerT
27-03-07, 23:47
Arti i ligjerimit ne publik

Pershendetje te dashur miq!

Mbase ne forum po kemi nderin qe cdo dite te njoftojme anetarė te ri te cilet shume shpejte po e deshmojne veten se jane intelektual me kalibra te larte, po inkurajohem te hap tema te ketilla qe meritojne nje rrahje intelektuale e te arrijme te perceptojme koncepte interesante, qe do te na nevojiten ne drejtimet tona.

Per ata qe do inkuadrohen ne kete teme, ska nevoje te behet ndonje sqarim se cka mund te diskutohet ketu, perderisa kjo ceshtje eshte pjese e drejtimeve te tyre e sigurisht se nuk do te jene ne adrese te gabuar nese ata kycen ne kete teme.

Te mbajturit e fjalimeve ne menyre improvizuese e bindese e me informative, ska dyshim se kjo influencon tek ndegjuesi per te e akceptuar lajmin/konceptin me lehte e me mire!

Shpresoj se kjo teme do jete interesante me postimet tona reciproke. Ju mirepresim ne diskutim!

Me rrespekt
Experti!

p.s. Shpresoj te mos zhgenjehem sikur ne disa tema tjera, ku mungoi prezenca e intelektualeve te forumit!

Jeta*
28-03-07, 00:06
Ligjerimi padyshim qe eshte art me vete...
Dhe sikur me te gjitha artete qe nuk mund te merren qe te gjithe njerezit ashtu edhe me kete nuk mund te merret secili...
Per t'i plotesuar "kushtet" per kete art duhet te lexojme shume... Pervec kesaj duhet te jemi tipa te hapur dhe jo te ndrojtur... Perndryshe duhet te jemi oratore te mire...
Marrim shembull: Nese degjojme radion ose mjetet tjera te informimit, ose thjeshte jemi prezent ne nje seminar ose dicka te tille dhe para nesh shfaqet nje njeri te cilin e karakterizon oratoria, atehere e degjojme me kenaqesi... Ne te kunderten, nese para nesh shfaqet dikush qe mezi i lidh dy fjale nuk me terhjek as ta degjoj, pa cka se ai mund te thote shume!

sherri
28-03-07, 00:07
Mendoj qe per te u inkuadru, ne ket tem Intelektualet, esht desht edhe qe te hapet nga Intelektualet!!
Perndryshe une sdo te isha inkuadruar,
Boll e kie me na shit kaqapurdhica disave si puna e sherrit,se per Intelektual mos e genje veten.

Jeta*
28-03-07, 00:14

sherri... s'dua te hyj ne sherr me ty dhe mu per kete dua ta dij ca eshte kjo fjala kaqapurdhica, nqs ke mundesi te ma "perkthesh"?!!! Jo per gje por nuk dua te ngelem "injorante"!

p.s. me falni per dalje nga tema, por e shpjegova dhe arsyen...

sherri
28-03-07, 00:19

Me fal shume,se pata fjalen tek ty,as qe ishte postimi jot deri sa une shkrujta,ate qe une e thash ishte per ate qe ka hap temen,nese e lexon me kujdes mundesh me vrejt,se ndoshta edhe skam qen shume i kjart.
Edhe njehr me fal.

Albanian eX|PerT
28-03-07, 00:20
Ligjerimi padyshim qe eshte art me vete...
Dhe sikur me te gjitha artete qe nuk mund te merren qe te gjithe njerezit ashtu edhe me kete nuk mund te merret secili...
Per t'i plotesuar "kushtet" per kete art duhet te lexojme shume... Pervec kesaj duhet te jemi tipa te hapur dhe jo te ndrojtur... Perndryshe duhet te jemi oratore te mire...
Marrim shembull: Nese degjojme radion ose mjetet tjera te informimit, ose thjeshte jemi prezent ne nje seminar ose dicka te tille dhe para nesh shfaqet nje njeri te cilin e karakterizon oratoria, atehere e degjojme me kenaqesi... Ne te kunderten, nese para nesh shfaqet dikush qe mezi i lidh dy fjale nuk me terhjek as ta degjoj, pa cka se ai mund te thote shume!
Te jam shume mirenjohes per inkuadrimin tuaj kaq te shpejte e nderuar, ju falenderoje.

Rasti konkret i permendur nga ju e nderuar ishte pika kryesore qe me beri te diskutojme per nje ceshtje te ketille, mbase oratorija ka nje impakt te vecant tek te tjeret, kete e kam verejtur ne shume seminare qe kam prezentuar, mbase aty neve na kane ligjeruar njerez me grada te larta te dijes porse kishte raste (kur) disave iu mungonte bukurija e artit te te shprehurit dhe me kete kishte rast e humbin edhe simpatine e te tjereve, perkunder qe ndokush e posedonte nje art te ketille dhe i terhiqte te tjeret nga vetja e ndoshta vlera e fjaleve ishte prezente tek ai tjetri.

Mendoj qe ne kete teme mund te diskutojme edhe ate se, a mund te fitohet oratorije... si fitohet... si pervetesohet... dhe pyetje te tjera. Apo edhe pyetja se sa ndikon leximi i shumte ne te pervetesuarit e oratorise, e cila thuajse eshte pika kryesore e te pasuruarit e artit te te shprehurit.

Ju nderon fort
Experti!

p.s.; Postimet jashte teme lus moderatorin perkates te i largoje!

Jeta*
28-03-07, 00:26
Sherri, atehere duke iu referuar firmes tende une preferoj te hesht... Mirepo meqe the te inkuadrohen ca kaqapurdhica apo si ishte ajo dhe postimi im ishte siper tendit thash se mos me fute ne ate rang pa me njohur, e me keq akoma se s'dija ca ishte ajo fjale... Nejse... Une po hesht, sepse edhe dolem nga tema fare...
___________________________________

Albanian expert... oratoria mendoj une eshte e lindur... sado qe mund te permiresohet gjate jetes (me ndihmen e te lexuarit) prapeseprape ajo eshte e lindur...

SoKoLi-i-Maleve
28-03-07, 00:27
Ne kete teme duket se jan ftua vetem intelektualet pa matura,nese ke shkollim ma te nalt mos u inkuadro>ahahhahaha

Jeta*
28-03-07, 00:36
Ne kete teme duket se jan ftua vetem intelektualet pa matura,nese ke shkollim ma te nalt mos u inkuadro>ahahhahaha

????????????????? Se morra vesh kete!!!!!!!!!!!! Me falni per injorancen, ju lutem!

Albanian eX|PerT
28-03-07, 00:38
E kam parasysh tani e tutje Sokol se cfare koncepti keni per fjalen intelektual!

Nuk dyshoj ne drejtesine e Gentianit ne ruajtjen e ketyre temave, prandaj spo e perseris prap kerkesen per largimin e postimeve jasht teme.

Rrespekte!
Maturanti!

Albanian eX|PerT
28-03-07, 00:41
___________________________________

Albanian expert... oratoria mendoj une eshte e lindur... sado qe mund te permiresohet gjate jetes (me ndihmen e te lexuarit) prapeseprape ajo eshte e lindur...

Pergjithesisht e nderuar mbaj edhe une nje qendrim te ketille porse mendoj qe ndonje mund edhe te fitohet nese me te vertete studiuesi punon seriozisht ne kete drejtim. Porse ndoshta mund te kete prej anetareve ndokush qe mund te shfaq mendime te tjera alternative dhe sigurisht do mund te shtojme edhe bindjen per koncepte konkrete nese ato bashkangjiten me provat perkatese.

Ju nderon!
Experti!

Albanian eX|PerT
28-03-07, 00:45
????????????????? Se morra vesh kete!!!!!!!!!!!! Me falni per injorancen, ju lutem!
Une jam maturant e nderuar, dhe ketyre iu pengon kjo, mbase kur me bejne komperacion me vetveten kur kane qene ne kete moshen time dikur, e shohin veten me fotografite qesharake me goglat e femijeve, e qe bien shume ne kontradikte me mua tash, mbase neve sot studijojme per nje te ardhme intelektuale perkunder ketyre qe iu ka ikur rinija e ju ka ardhur pleqerija duke mos u mesuar akoma nje fjali me e thurre ashtu si duhet!

Jeta*
28-03-07, 00:47
Padyshim qe mund te arrihet... S'ka gje qe nuk arrihet,... Vetem duhet perkushtim dhe vullnet... dhe cdo gje ne vendin e vet... ( se e bera dhe me rime, sic kam cdo mendim LOL)

Domira
28-03-07, 00:56
EXPERTi, ke hape teme interesante per mendimin tim, te pergezoj per kete.
Shakaja eshte shaka dhe normal se ne mundemi te bisedojme edhe per tema serioze dhe interesante.
Per te bere nje ligjerim te suksesshem se pari ne duhet te kemi deshire per ta bere kete.
Ekzistojne trajnime te ndryshme qe kane per qellim qe ta pregadisin nje person ne menyre qe te arrihet efekti i plote i nje ligjerimi.
Qellimi me ligjerimin eshte padyshim synimi per ta informuar dikend per dicka, per ta bindur dikend per nje gje, per te krijuar opinjon te dikush per ceshtje te caktuara.
Une mendoj se per te qene ligjerues i suksesshem, se pari duhet pase deshire te forte per ta bere kete.
Pervec deshires, njeriu duhet te kete njohuri per lenden ose ēeshtjen per te cilen ligjeron. Me njohuri te mira, me deshire per ta percjelle diturine te dikush tjeter si dhe me perzgjedhjen e shprehjeve sa me te thjeshta dhe kuptimplote, mund te arrihet nje efekt mjaft i mire me ligjerim. Njerezit kane deshire te degjojne dike qe iu drejtohet me fjale te tjeshta dhe njekohesisht shpreh deshire per te qene sa me afer jush me komunikimin e nje ēeshtjeje per ju. Se sa eshte terheqes ligjerimi mvaret edhe nga dashuria dhe respekti qe ka ligjeruesi per ēeshtjen te cilen e ligjeron.
Pastaj ka edhe faktore te tjere qe ndikojne ne nje ligjerim te mire. Neqoftese ligjeruesi ka mbeshtetjen e rrethit i cili ka ēfaredo lidhje me ligjerimin, atehere ligjeruesi ndjehet i relaksuar dhe i koncentruar plotesisht per ta percjellur mesazhin qe ka, me ane te ligjerimit.
Kam pase rastin te degjoj ligjerime te mrekullueshme. Nuk kane qene ligjerime me fjale dhe shprehje te komplikuara. Kam degjuar ligjerime nga njerez te niveleve shume te larta, por ligjerime ku jane perdorur shprehje shume te thjeshta, me tone te matura dhe te pershtatura me natyren e temes qe trajtohej. Eshte shume me rendesi qe ne ligjerime te, mvaresisht nga permbajtja te shprehen emocione si dhe te perdoret "gjuha e trupit" ose gjestikulacioni si i themi ne.
Ligjerata vertet eshte art i cili mund ta afroje publikun rreth nje teme, rreth nje problematike, por ama nje ligjerate jo e qelluar e qe mund te kete shume te dhena shkencore dhe shume nivel te larte te shprehjeve, mund te arrije efekt te kundert te publiku dhe ajo te deshtoje.
Ligjerimi eshte art i komunikimit me publikun. Nese deshirojme te jemi ligjerues te mire, atehere duhet ta duam publikun dhe duhet te flasim me deshire qe ky publik te kete dobi nga mesazhi qe ne deshirojme t'ja percjellim dikujt.

Me falni qe u zgjata por e bera me deshire kete shkrim.

Albanian eX|PerT
28-03-07, 01:03

Shume here kur kemi disktuar ne forum, duke filluar nga shakat e humori e zbavitjet shpesh ndegjoja se jeni nje pedagoge, e qe me me kete analizen tuaj ma vertetuat kete transmetim qe mora nga ca miq ketu. Ju pergezoj per kete koment kaq korrekt, e qe per mendimin tim deshmon pervojen tuaj ne kete drejtim.

Ju nderon!
Experti!

Domira
28-03-07, 01:12
Harrova te permendi edhe dy komponente qe kane rendesi per nje ligjerim te mire.
Njeriu gjate ligjerimit para publikut ose gjate komunikimit me publikun duhet tekete kujdes nga demonstrimi i vetbesimit te tepruar, sepse ky lloj demonstrimi mund te reflektohet si nje lloj kercenimi. Keshtuqe len pershtypje jo te mire te ndonje pjese e publikut Si pershembull ngitja e gishtit, rrotullimi i syve dhe mbyllja e shpesht e syve gjate ligjerimit. levizja e shpeshte kokes si dhe buzeqeshjet e shkurta e te shpeshta qe jane pa vend por qe ne njefare menyre tregojne mosrespekt per degjuesit ose publikun dhe e rrefuzojne degjuesin prej ligjeruesit.
Eshteme rendesi te madhe qe pas perfundimit te ligjerimit ose bisedes me publikun, ti thuhet ligjeruesit ne ate moment se ishte shume mire. Kurse verejtjet eventuale mund ti thuhen me vone gjate nje bisede tu pi kafe. Keshtu i ipet vullnet ligjeruesit qe te kete vetbesim, por vetebesim te bazuar ne perkrahje dhe verejtje te sinqerta miqsore.

Domira
28-03-07, 01:23
Shume here kur kemi disktuar ne forum, duke filluar nga shakat e humori e zbavitjet shpesh ndegjoja se jeni nje pedagoge, e qe me me kete analizen tuaj ma vertetuat kete transmetim qe mora nga ca miq ketu. Ju pergezoj per kete koment kaq korrekt, e qe per mendimin tim deshmon pervojen tuaj ne kete drejtim.

Ju nderon!
Experti!

Te falemnderit per keto fjale te mira Experti.
Mua me len shume pershtypje kur degjoj nje ligjerate te mire.
Te une ndikon shume kjo.
Mendoj se ligjeratat e mira ose bisedat tjera te mira me publikun jane shume te dobishme dhe luajne rolin e nje metode shume te mire edukative, per cka mendoj se ne kemi shume nevoje ne te gjitha nivelet e shoqerise tone.
Me keqardhje i degjoj disa ligjerime tenjerezve te cilet ne vend se te shfrytezojne rastin te promovojne vlerat, ata promovojne vehten dhe kualitetet e veta. Kjo vlen per te gjitha nivelet e shoqerise tone.
Po se ka qare pa u bo mirehttp://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

sunshine
28-03-07, 09:26
Pėrgėzime pėr temėn Experti!
Meqenėse aftėsia e ligjerimit apo diskutimit nuk ėshtė e njėjtė te ēdo njėri, padyshim se tek ata qė ėshtė mė e kufizuar reziston menjėherė nė paknaqėsi dhe kundėrshtim! Kėtė e vėren njeriu nė postimet me radhė pas hapjes sė temės nga ju! Pėr mua ėshtė fatkeqėsi kombėtare aftėsia e tė shprehurit dhe ligjerimit. Sidomos nė trojet shqiptare jashtė trungut tė shtetit shqiptar, vėrehet kjo dukuri nė pėrmasa tė gjėra! Lexova kėtu mė lart, mė duket nga Jeta(edhe pse postimi shumė i mirė!) qė thotė se aftėsia e ligjerimit ėshtė e lindur!!! Natyrisht se ka nga ata qė janė edhe tė lindur orator, ama unė mendoj se mėnyra e vetme pėr ta pasuruar oratorinė dhe aftėsinė e tė shprehurit ėshtė vetėm leximi!
Unė jetoj nė Gjermani. Po tė pėrcjellėsh televizionet gjermane e vėren shumė mirė sesa orator dhe tė qartė janė gjermanėt nė pėrgjithėsi. Mirėpo, kėtu edhe lexohet shumė. Ėshtė e pamundur tė ulesh nė njė autobus, tren etj. e mos tė shohish udhėtarėt duke lexuar libra, gazeta apo diēka tjetėr. E kjo kulturė leximi mungon tek ne, edhe pse nė karhasim me periudhen para lufte, tash ka tituj tė botuar tri herė mė shumė!
Pėr fund. Unė do tė turpėrohesha po tė isha nė vendin e disa politikanjėve dhe profesorėve (flas nga Kosova!) qė tė dilja me atė oratori tė njė nxėnėsi tė shkollės fillore, para kamerave televizive apo para studentave!

Domira
28-03-07, 10:08
E nderuara sunshine.

Me pelqeu shkrimi juaj ne lidhje me temen e Expertit.
Por deshta ta di se a mendoni se me vetem me oratori dmth qe me te folur e rrejdhshem me fjalor te pasur arrihet efekti i ligjerimit?
Une mendoj se me oratori dmth me te folur te rrejdhshem dhe fjalor sado te mire, nuk arrihet efekti i nevojshem dhe i duhur, neqoftese nuk arrihet efekti qe ta bindim publikun per dicka dhe te thuhet esenca e asaj qe deshirojme ta themi.
Me fjale tjera, shpeshehere me nje fjale te thene me zemer, qe pasqyrohet ne ngjyren e zerit dhe shprehjen e syve e te buzeve, njeriu thot me shume, se sa me njeqind fjale te bukura dhe te rrjedhshme.

Pershendetje, Domira

Tomori
28-03-07, 10:51
Domira shum bukur desha te shtoje edhe nje gje..!
Ligjeirimi ose Oratoria ma shume ka efekte ne popull kur Ligjeruesi flete ate qe deshiron populli ta ndigjoje pa mare parasishe ketu a genjen Oratori apo jo..!??
Nuk ka rendesi aspak genjeshtra, pershkak se populli ka deshire psh te ndigjoje nje te pavertete se populli ka bindjen se e paverteta eshte reale e vertete.! dhe ja efekti i duhur ligjeruesi shperblehet me duarr-trokitje po prej kety mase te popullit..!

arton bala
28-03-07, 11:23
Artin e ligjerimit ne publik e zoteron ai ligjerues i cili ka njohuri ne disciplinat shkencore, te cilat prekin temen e referuar por edhe forumin te cilit i adresohet ligjerimi.

Duke i ndare mendimet e dhena me larte mbi kete teme, kisha shtuar se suksesi i ligjerimit mvaret edhe nga perberja e forumit te cilit ligjeruesi i drejtohet. Edhe kete faktor e lexova me larte, por deshta ta theksoj pak me shume. Pra ka shume rendesi qe ligjeruesi te jete i informuar sa me mire per degjuesit e tij. Mund te paraftyroj se nje njeri i cili e don temen per te cilen referon, i cili ka vokabular te pasur, fonetike shembullore, njeh mire brendine e temes se referuar (e tjera kritere te lartpermendura) prap se prap nuk e “arrin“ publikun me mesazhet e veta. Keshtu qe “atituda“ e adresatit luan nje rol te rendesishem. Poashtu edhe imprersioni i ligjeruesit: nese je i etiketuar ne nje drejtim te caktuar, mund te flasesh ne nivelin me te larte orator, por nuk do te kesh as gjysmen e jehones pozitive te cilen e kishte arritur nje ligjerues, i cili tradicionalisht njehet si bashkmendimtar.

Mirepo kriteriet e permendura me larte mbeten edhe ne keso raste esenciale, sepse me permbushjen e tyre ligjeruesi e ben optimumin per te arritur qellimin e fjalimit te tij.
Me i veshtira nga faktoret per nje oratori shembullore me duket vetbesimi.

Perderisa faktoret tjere mund te influencohen nga ligjeruesi vet (me arsimim perkates), vetbesimi me duket eshte me se veshtiri te “pervetesohet“. Ne kete drejtim kisha thene se ndihmon nese ligjeruesi i kontrollon apo i ule kerkesat ndaj vetes, pranon qe gabimet nuk mund te parandalohen nga askush dhe nese eshte i mendimit se ka gabime te cilat nje ligjerim e bejne edhe me simpatik.

Albanian eX|PerT
28-03-07, 11:51
E nderuara sunshine.

Me pelqeu shkrimi juaj ne lidhje me temen e Expertit.
Por deshta ta di se a mendoni se me vetem me oratori dmth qe me te folur e rrejdhshem me fjalor te pasur arrihet efekti i ligjerimit?
Une mendoj se me oratori dmth me te folur te rrejdhshem dhe fjalor sado te mire, nuk arrihet efekti i nevojshem dhe i duhur, neqoftese nuk arrihet efekti qe ta bindim publikun per dicka dhe te thuhet esenca e asaj qe deshirojme ta themi.
Me fjale tjera, shpeshehere me nje fjale te thene me zemer, qe pasqyrohet ne ngjyren e zerit dhe shprehjen e syve e te buzeve, njeriu thot me shume, se sa me njeqind fjale te bukura dhe te rrjedhshme.

Pershendetje, Domira
Per kete konceptin tuaj e nderuar qendron nje proverb e bukur qe thote: "Fjalet qe rrjedhin nga zemra shkojne ne zemer, e fjalet qe s'burojne nga zemra shkojne vetem tek veshi".

Gjithashtu pajtohem edhe me sunshinen pergjithesisht, ju falemnderit per inkuadrimin i nderuar!

Ju nderon!
Experti!

Domira
28-03-07, 22:35
Domira shum bukur desha te shtoje edhe nje gje..!
Ligjeirimi ose Oratoria ma shume ka efekte ne popull kur Ligjeruesi flete ate qe deshiron populli ta ndigjoje pa mare parasishe ketu a genjen Oratori apo jo..!??
Nuk ka rendesi aspak genjeshtra, pershkak se populli ka deshire psh te ndigjoje nje te pavertete se populli ka bindjen se e paverteta eshte reale e vertete.! dhe ja efekti i duhur ligjeruesi shperblehet me duarr-trokitje po prej kety mase te popullit..!

Po Tomori ashtu eshte se vertet jan evidente keto qe ke thene ti. Dhe kjo dukuri ka shty njerzit qe te persosin akoma me shume artin e ligjerimit, duke perdore shprehje me argumente te cilat mund ti sfidojne ligjerimit manipulues, do te quaja une. Grupime te ndryshme interesi, te cilat deshirojne te afirmojne te verteten mbi nje ceshtje, punojne vazhdimisht ne menyre qe te krijojne strategji te perfeksionuara ligjerimi, me kurse ose forma tjera trajnimi, qe ti kundervihen me sukses ligjerimeve manipuluese.

Domira
28-03-07, 22:42
Artin e ligjerimit ne publik e zoteron ai ligjerues i cili ka njohuri ne disciplinat shkencore, te cilat prekin temen e referuar por edhe forumin te cilit i adresohet ligjerimi.

Duke i ndare mendimet e dhena me larte mbi kete teme, kisha shtuar se suksesi i ligjerimit mvaret edhe nga perberja e forumit te cilit ligjeruesi i drejtohet. Edhe kete faktor e lexova me larte, por deshta ta theksoj pak me shume. Pra ka shume rendesi qe ligjeruesi te jete i informuar sa me mire per degjuesit e tij. Mund te paraftyroj se nje njeri i cili e don temen per te cilen referon, i cili ka vokabular te pasur, fonetike shembullore, njeh mire brendine e temes se referuar (e tjera kritere te lartpermendura) prap se prap nuk e “arrin“ publikun me mesazhet e veta. Keshtu qe “atituda“ e adresatit luan nje rol te rendesishem. Poashtu edhe imprersioni i ligjeruesit: nese je i etiketuar ne nje drejtim te caktuar, mund te flasesh ne nivelin me te larte orator, por nuk do te kesh as gjysmen e jehones pozitive te cilen e kishte arritur nje ligjerues, i cili tradicionalisht njehet si bashkmendimtar.

Mirepo kriteriet e permendura me larte mbeten edhe ne keso raste esenciale, sepse me permbushjen e tyre ligjeruesi e ben optimumin per te arritur qellimin e fjalimit te tij.
Me i veshtira nga faktoret per nje oratori shembullore me duket vetbesimi.

Perderisa faktoret tjere mund te influencohen nga ligjeruesi vet (me arsimim perkates), vetbesimi me duket eshte me se veshtiri te “pervetesohet“. Ne kete drejtim kisha thene se ndihmon nese ligjeruesi i kontrollon apo i ule kerkesat ndaj vetes, pranon qe gabimet nuk mund te parandalohen nga askush dhe nese eshte i mendimit se ka gabime te cilat nje ligjerim e bejne edhe me simpatik.

Pajtohem plotesisht me mendimin tend dhe mendoj se ky kendveshtrim i yti, vlen sidomos per ligjeruesit e ri te cilet nuk kane pervoje ne komunikim me publikun.