PDA

View Full Version : Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz


Faqet : 1 [2]

Linka_pz
03-03-08, 20:08
Poezi tė shkėputura nga pėrmbledhja "Kohė Qirinjsh"-Agim METBALA


KOHĖ QIRINJSH

Nė Kosovė
Motet ndėrrohen
Nėn ritmikė gjeneratorėsh
Ftohtė,akull,akullnajė
Nė shpirt tė secilit
Mbin nga njė ajsberg ...

Nė Kosovė
Nata edhe dita
Ndėrrohen nė vėrtitje krismash
Duke bartur stafetėn stereotipe
Me porosi tė stėrpėrsėritura ...

Nė Kosovė
Ēdo gjė e brishtė
E ftohtė,akull,akullnajė
Derisa tė lindė shpirti
Ai do t'i shkrijė tė gjithė ajsbergėt
Nė bebėzat e syve do ta mbjellė dashurinė
Aq tė kėrkuar nė kėto mote .

Linka_pz
04-03-08, 20:13
Akrobati

E urrej akrobatin
Qe mban ekujlibrin
Mbi lartesite qe mendjen ta merr.

Ndonjehere, per sfide
Me nje kembe
Ecen mbi tel.

Te tjeret duartrokasin.

Kurse une
Nuk e di se si
E urrej
Ekujlibrin
E qendrimit mbi lartesi.

Rodolf Marku

besimi1
04-03-08, 20:55
Ajo...ishte njё kitarё,
Herё e heshtur lёnё te njё qoshk,
Herё ēbrengosje e shpirtrave tё vrarё.

Ishte pra njё kitarё,
Herё tel-kёputur,
Herё me tinguj fluturakё.

Ajo ishte veēse njё kitarё,
Qeshte e qante
Me ēdo kёngёtar.

Sa lot,
Sa lot u derdhёn,
Mbi trupin e saj!

besimi1
04-03-08, 20:56
Do tё iki,
Dhe shi i imёt do tё bjerё.
Nёpёr flokёt e lagura,
Lisharёsa pikёllimi,
Kujtim i pёrhimtё do tё flerё.

Do tё iki...
Pa e parё diellin
tё pёrhumbet lodhshёm,
krahёve mallёngjyes tё muzgut,
as hёnёn e brishtё vetullhark.

Por ti mos qaj!
Engjёjt krahёkёputur
nuk shkojnё shumё larg.

besimi1
04-03-08, 20:58
Mё prit kur zog’i natёs nis kёngёn e vajit,
Atje tek stoli ynё poshtё pemёs sё blirit,
Kur dielli zemёruar tё fshihet pas malit,
E qielli tё rёndohet me ngjyrёn e hirit.

Mё prit kur shiu mbi supe tё na bjerё,
As mos u anko pёr bluzёn e qullёt.
Tek rrugёza ku putheshim njёherё,
Do tё pёshpёris ёmbёl me zё tё ulёt.

Do ta rrёmbej buzёn me afsh pёrvёlues
Aq sa hёna xheloze tё shuhet mbi to.
Do tё ta kafshoj cepin e saj pёrgjёrues,
Nga puthjet,zjarre ndeztё njё natё si kjo.

Mё prit se ditё nuk do shkojnё shumё,
Deri atёherё njё mal me gjumё na ndan.
Tek stoli ku shiheshim dikur nёn rrugё
Do tё tё pres e pёrmallur njё ndajnatё

besimi1
04-03-08, 20:59
Puthmё i dashur, gjersa tё arrish
Nё shpirtin qё thellё mё rreh.
Ajo ёshtё vera qё pi, ta dish,
Dhe ti je malli qё mё deh !

Puthmё, tё fle nё ёndёrrime,
Ankthet e jetёs hiē mos dёgjo
Nёse lё ca gjurmё kafshimesh,
Diell do t’bёhem, tё shuhem nёn to...

besimi1
04-03-08, 21:00
Dy qirinj tё ndezur, pranё,
Pranё, thuajse ngjitur.
Ah, dy flakёt drithёruese,
Puthen, puthen, pёr tё ndritur.

Mё pёlqen kjo puthje flakёsh,
Si dy shpirtra tё uritur,
ē’kёnaqёsi, me shpirt tё japёsh,
dashuri, si i parritur...

Linka_pz
04-03-08, 21:10
Pershendetje i nderuar ,te falenderoj per pruprjen qe ke bere me Poezi ,mirepo duhet te cekesh se nga kush
autore jane ,apo jane poezi tuaja personale.

Me respekt Linka_Pz

Linka_pz
07-03-08, 18:25
. . .

Gjysma - mashkull.
Gjysma - femėr.
Lind,
rron,
vdes ndėr sy.

Hapėsire dhe kohė e matur me zemėr,
Dashuri…


. . .

Pėshpėritmė ėmbėl nė gojė.
Se rrugės zėri, ftohet.
Dashuria ėshtė drithėrimė,
Nga fjalėt tona ngrohet.

Dhe,“mua” tretet nė “ty”.

I ndez buzėt nė zemėr,
Digjet heshturazi nė sy…

Suzana Zisi

Linka_pz
07-03-08, 23:33
Qenie…


Thyesė e pėrkryer e natyrės.
Numėrues – “e jotja fytyrė” .
Emėrues – “ajo qė mendon se je”.
Pa lidhje...
Pa zgjidhje …
Pse?
A mundet njė shifror,
…………..tė mbartė mbi shpinė kėrmillin
……………………………........…..qė “sillet” si deve?

Suzana Zisi

Linka_pz
07-03-08, 23:35
Mėngjes i ēmendur me(pa) ty…



Si njė tymnajė hipnotike,
Ti tret shikimin mėngjesor mbi botė,
Nė shtratin e reve tė dashurisė sime/tėnde
Derdhen rėnkimesh dhe ca pika lotė…
Tė sotmet,
Do ia nis me krahė ėndrrash Hėnės,
Netėve tė gjata tė pritjes pėrvėluese…
Shuaje etjen nė burimet e mia tė buzėve,
Qė dhembin nga uria jote e mėndafshtė gjarpėruese.
Ma jep gjuhėn e nxehtė ta gėlltis brenda vetes
E shpirtin tė ta thith gjer nė pafundėsi.
Flokėt qė mu lagėn buzėve nga puthjet
Do ia thur pelena “bebes dashuri”,
“Foshnjės” qė po ēmend e dhemb tek unė
E dhemb e klith pashmangshmėrisht tek ti…
Dorėn e bardhė , tė brishtė mos e zgjat,
se shemben konturet e rinj tė padurimit,
Lermė tė largohem udhės sė pasosur,
T’i rrembej vdekjes, agun e zgjimit.
Sytė mos i ēel pasi shpinėn mua,
ma kthen me njė: “Dua” tė pa thenė,
Rrugės ku gjėmojnė, e mbyten dashuritė,
trete atė lot ende tė parėnė…
Se, lagu pa dashur puthjen e brishtė
Qė tė lashė mbi faqe kur thamė: “Paēim shpirt…”

Suzana Zisi

Linka_pz
08-03-08, 16:34
Nenat

Kur dhimbja ne shpirt tė gjuan me shuplaka merzije
dhe dielli shpirtėror te shikon me inat
kur dita e lodhur ta fiku semaforin e fatit
vjen nena si ne nje ėndėrr tė arte.

E dhimbja ne ēast iken rreshqathi te mbytet ne det
dhe dielli shpirteror te fal ledhatime
fati te merr ne krahe pa pertim e tuj qesh
merzija e mbyll rubinetin e nuk ka me shi dhimbjeje!

Nena kjo ndienje e qeshur si vete pranvera
por kur ajo ėshtė mungese
ke gjithmone tallaze shpirterore
dhe asnjehere ndienjat nuk kane me qeshe !..


Lekė Gjoka

Linka_pz
09-03-08, 18:14
Diellin kapa pėr veshesh !...

Diellin kapa pėr veshesh naten njė dite
dhe ai me pa me inat
nė trup e kapluan ca tė dridhura si mornice
e njė tė zbehtė fytyres i trokiti nė prag !..

Ah !- shfryu dielli - kur ia lėshova veshet
e tonėlata vransire i shpėrthyen sytė
male zemerimesh kercitnin mengjesesh
e nė pellgjet e trishtimit notonin merzite !..

Me shikonte dielli si i turrullosur
- ēfarė ke me mua ? - mė tha
ta dish unė Shqipėrinė nuk ta kam ftohur
e lumin u mundova te pi por ajo mbrenda ra !..

- Mė fal !- i thashe me njė shikim
dhe desha prap pėr veshesh ta kap
por shoh tek rrokulliset disi me e qeshur Shqipėrinė
e dielli shtriu duart dhe e ledhatontė tere merak !...

Lekė Gjoka

Linka_pz
10-03-08, 17:47
“Askush, askund, asnjehere…Vetem ti…”

(fragment)



Shkula njė copėz nga shpirti.
Me pelenėn qė u formėsua prej saj ,
Tė mbulova…
Deshifrova pafajėsinė e syve tė tu trembur…
Klitha pa zė…

Qielli,
Mes errėsirės sė virgjėr,
Po pikturon njė tė errėt vrimė,
E cila,
Herė me duket si Ferri
qė mė pjek me tė nxehtin zeher,
E herė ylber qė ngjason me njė “N”.

Njė shkronjė asgjėprurėse,
Na largon skajesh, ty dhe mua.
Hepohet, pėrplaset
Humbet dhe…s’na nxė…


Kafshova gjuhėn.
Me buzė tė perpiva.
(Mbase tė helmova)
I trembur,
U lėshove rrugėve qė si dije.


Sot,
Kėrkoj njė fjalė prej teje…
Njė fjalė tė pa shkruar nė asnjė plazh tė lagur,
Zodiak,
Alfabet tė mykur,
Apo gjuhė tė shuar…

E ke harruar…?

Nesėr,
Nė mėngjes,
Do pres kėmbė e duar…
Sokakėve tė askundit pa dyer, pa emra…

……………………………………………..

Pyllit tim tė errėt me gjemba,
Iu largove Ti
dhe Zemra…

Suzana Zisi

Linka_pz
12-03-08, 21:58
. . .


Me flasin shumė,
Kaq shumė, sytė e tu.
Mė dridhet zemra,
Digjem nė mendje…
Thellė i dashur, thellė mė shih.
Genjeshtra ėshte si me qenė vdekje.
Nėse mė do, ma belbėzo puthjesh,
Nėse s’mė do,
Flakmė nė heshtje…
Njollat e trupit lahen me ujė
Njollat e e shpirtit janė tė pėrjetshme…

Suzana Zisi

Linka_pz
13-03-08, 19:05
Fjala e urtė…


Fjala i takon kohės.
Heshtja - pėrjetėsisė…
Nė pafundėsi,
……………shekuj,
…………………ditė e netė…
Mėsoje veten tė heshtė,
Tė kafshojė gjuhėn e mėrisė
Pėr tė folur do ketė kohė njė jetė.

Gjuha e lėvizjeve tė trupit tėnd,
Ėshtė po aq e bukur sa fjala e pathėnė,
E vetme ēan shtigjesh…
Ėshtė njė lloj pėrgjigjeje
…………………kur ti nuk pėrgjigjesh.

Mbetem tėrė jetėn me kryet nga pas,
Duke mbledhur gjuhė,
Duke krehur fjalė.
Kush nuk di tė heshtė,
Nuk di as tė flasė…

E lehtė tė flasėsh
………………kur ke ēfarė tė thuash.
Me metrin e mendjes ta masėsh,
humnerėn qė tė jep asgjėprurja,
Ē’tė thuash, kur duhet tė flasėsh…?


Fjala e pa nxjerrė nga buzėt, ende,
Ėshtė robinja jote,
………………..ruaje si sytė.
Ajo qė nga goja, ka shkarė si padashur,
Tė tėrheq prej hunde,
Ėshtė “Zoti” yt.



Fjala e gjatė, ka kuptim tė shkurtėr.
Thuaje pra shkurt,
………………..tek unė tė arrijė.
Fjala e keqe, ėshtė si qymyri,
Edhe kur nuk djeg, arrin tė tė nxijė…

Linka_pz
15-03-08, 21:46
Puna
***************

Le tė flasin tė tjerėt bukur nė kafene.
Ti asgjė mos duartrokit
se fjalėt e bukura ndodh qė shpesh
tė ngjajnė me femrat qė shikojnė dinakėrisht.
Ne dhomėn tėnde ėshtė tavolina
atje nė gjysmerrėsirė.
Le tė flasin tė tjerėt bukur nė kafene
se dielli ėshtė kaq shumė i mirė.
Kerrusu,
nė dhomėn tende tė punės
le tė nxihen gishtėrinjte deri nė dhembje:
pastaj do kujtohesh se fjalėt e bukura
kanė mbetur diku pas teje.
Dhe ti s'do ndihėsh asnjė trishtim
pėr fjalėt e bukura nė kafene,
se njerėzit qė folėn dikur aq bukur
do heshtin para tavolinės tėnde.


Rudolf Marku

natyra
18-03-08, 02:21
Pershendetje per ju Linka_pz,faleminderit qe na emoncionon me poezi te zgjedhura,po nga poet te shquar...respekt

Ja dhe nga une nje poezi shtes,

po nga poet i shquar....

Lasgush Poradeci

Malli

Syri-i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon
Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von.

Sapo shpirti m'u delir -
Shpirti im i nxire krejt -
Do me lere me pahir
Syri-i bukur qe t'u mvrenjt.

E do mbetem pernjemend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbreteresha qe me cmend
Do me lere-a shpejt a von.

Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von,
Syri i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon.

Do me lere...A! po si -
Qofte-ahere-ose tani -
Do te qaj aq dashuri
Qe te humb me mall te ti?

* *
me-nderime
Natyra

natyra
18-03-08, 02:26
Lasgush Poradeci

Dimer

Shpirtit tim qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.


Bjene floket nje-nga-nje
Mbi katundin e shkretuar.
Duke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar.


Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikon si fleta,
Pa me qit as pipellim,
Tere filli tere jeta.


Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi,
Psheretin me ze te ti
Jet e trembur se mos vdesi...

* *

me-nderime
Natyra

Linka_pz
19-03-08, 13:32
Poezi shume te mira , te falenderoj qe zgjodhe kete teme dhe shkrove ato qe te pelqejne ,,,je e mire se ardhur ēdo here
ketu .

natyra
19-03-08, 17:08
Poezi shume te mira , te falenderoj qe zgjodhe kete teme dhe shkrove ato qe te pelqejne ,,,je e mire se ardhur ēdo here
ketu .

Jufalemnderit dhe mire se ju gjeje Linka, jeni e mrekullueshme....:smile:

me respekt
Natyra

Linka_pz
21-03-08, 18:49
“Kushtuar X…”



Tė jetė kaq e pėshtirė
ajo qė drita nesėr do tė zbulojė nė fytyrėn tėnde?
Tė kesh vallė nė lėkurė sadopak ndjesi?
Thua tė rrjedhė nė venat e tua gjak?
Tė jesh pėrsėri si sot,
nėn diellin e ngrohtė,
Qė (duke tė rritur temperaturėn),
Tė gjallėroi tė qelbėzuarat prenka
qė me ndyrėsi mė spėrkatėn pėr pak?
Pas shpirtit ėngjėllor,
Nėn Make – Up – in, erėrėndė,
vlon vullkani i qukatriēeve gri…
Blerė tregjeve tė pista tė shpirtvogėlsisė,
Qė gjenden diku...
Tek ti,
E pakėnaqura
E llojit NJERI…
Edhe nėse llagėmeve shekullore zvarritem,
E di,
Kurrė nuk do tė ndotem
me llojin tėnd...
Sepse je kudo.
Edhe tek e bardha qė bėhet mė e bardhė
krahasuar me ty.
Edhe tek e blerta
………………qė tė flak mbi kurm
…………………………kalbėsirat e dimrit.

Do tė gjendesh gjithmonė diku.

Edhe aty
Ku,
tė ēelurat ditėt e mia,
Pėrndriten, nga thinjat e sė ardhmes,
Dhe lastarėt e sė shkuarės rrebele,
……………………………….fėmijėrisė sime…
U mėsova me ty.

Tashmė, duke vėzhguar veten,
I njoh mė mirė errėsirat e mia.
Fal dhe jap,
Dhuroj dhe rikthej pėrsėri.
Rrėmbej prapė..

E kėndshme, jeta me ty…
Ē’vlerė do kish luledelja ime,
nqs nuk do shihej nė pasqyrėn e tėndes shėmti?
Me prenka nė zemėr,
Me quka nė sy,
Ti ēan errėsirat e vjen tek unė,
Hije.
E pangopur me asgjėnė,
E dashuruar me askushin.
Llupėse e dėshirave,
qė kurrė s’ta ndritėn atė “te paqtėn” fytyrė…
Te cilėn,
Sot,
Ta stukoi bujarisht me errėsirė
Nata - Maska mė e mirė…

Suzana Zisi

Linka_pz
24-03-08, 21:18
Alain Bosquet

Bari

Nė Pyllin e Gjashtė Bollave,
krahėt tė shtrėnguar pas njė lisi, kam ulėritur :
"Do tė vdes."
Kaltėrsia mė ėshtė pėrgjigjur : "Mua, aq mė bėn."
Pėrroi nuk ėshtė ndalur
dhe guri mė ka thėnė :
"Nuk ėshtė punė e imja kjo
sepse jam pėr vete i vdekur dhe nuk mėrzitem shumė."
Milingona mė ka shtrembėruar buzėt :
"Nuk dua tė di asgjė."
Por njė fije bari, mė ėshtė dukur mė e dashur :
"Do tė tė mbuloj unė, nėse ti ngul kėmbė."

Albonita
26-03-08, 19:12
Fjala e urtė…


Fjala i takon kohės.
Heshtja - pėrjetėsisė…
Nė pafundėsi,
……………shekuj,
…………………ditė e netė…
Mėsoje veten tė heshtė,
Tė kafshojė gjuhėn e mėrisė
Pėr tė folur do ketė kohė njė jetė.

Gjuha e lėvizjeve tė trupit tėnd,
Ėshtė po aq e bukur sa fjala e pathėnė,
E vetme ēan shtigjesh…
Ėshtė njė lloj pėrgjigjeje
…………………kur ti nuk pėrgjigjesh.

Mbetem tėrė jetėn me kryet nga pas,
Duke mbledhur gjuhė,
Duke krehur fjalė.
Kush nuk di tė heshtė,
Nuk di as tė flasė…

E lehtė tė flasėsh
………………kur ke ēfarė tė thuash.
Me metrin e mendjes ta masėsh,
humnerėn qė tė jep asgjėprurja,
Ē’tė thuash, kur duhet tė flasėsh…?


Fjala e pa nxjerrė nga buzėt, ende,
Ėshtė robinja jote,
………………..ruaje si sytė.
Ajo qė nga goja, ka shkarė si padashur,
Tė tėrheq prej hunde,
Ėshtė “Zoti” yt.



Fjala e gjatė, ka kuptim tė shkurtėr.
Thuaje pra shkurt,
………………..tek unė tė arrijė.
Fjala e keqe, ėshtė si qymyri,
Edhe kur nuk djeg, arrin tė tė nxijė…


Linka ishte knaqsi se i lexova kto poezi tuat met vertet ishin te mira..


Te pershndes shum Motrushe me Rrespekt> Albonita

Linka_pz
26-03-08, 23:19
Linka ishte knaqsi se i lexova kto poezi tuat met vertet ishin te mira..


Te pershndes shum Motrushe me Rrespekt> Albonita

Gezohem qe te kan pelqy Albonita .....



Claude Roy (1915-1997)

Kam kohė

Kam pak frymė dhe pak forcė dhe mė pak vrull
Por nuk ngutem mė Kam kohė
tė pres
Qėkur ėshtė vonė kam kohė pėrpara meje
Jam si ai qė e ka mbaruar ditėn e vet
dhe reflekton i ulur duart rrafsh mbi gjunjė
pėr gjėra qė ai do tė bėjė dhe do t'i bėjė nė kohėn e tyre

nėse burimi i kohės i ka lėnė ende ca ditė

Linka_pz
28-03-08, 18:15
Kthehu…


Zvarrite hapin e plogėsht,
Mbi gjurmėn qė le kur erdhe,
(E parmja dhe e mbrapshta
S’pėrputhen aspak)

Kėpucėt e ikjeve pa kthim,
Lermi nė prag.

Ktheje me fund kupėn e verės – gjak.
Edhe trishtimin…

Pėr dashurinė qė nuk t’i ngrohu
……………………….ankthet e ftohta,
Pėr zjarrin qė mbi hirin e saj u mpak.

Mėshoji me forcė gjurmės sė ikjes,
Pėr tė gdhendur kthimin…

Suzana Zisi

Linka_pz
30-03-08, 19:01
Paris at night

Tri shkrepse te ndezura ,
nje nga nje ne erresire
E para per te pare
fytyren tende,
e dyta per te pare
syte e tu,
e fundit per te pare
gojen tende
dhe tere nata per te mi kujtuar perseri
duke te te shtrenguar ne krahet e mi

Zh.Prevert

Linka_pz
31-03-08, 20:27
Mardena Kelmendi

Efekt skenik...


Muzike e stonuar filmi

nje cift i trembur qe rend ne ekranin vjole

Messenger!

Gjurme dashurish skenike

i kane kaluar ne profilin e tyre

Aktore protagoniste

drejt horizontit vjole

Ne sfond degjohen hingellima kuajsh

Shihet trubullt kerpudha e grixhte

e vdekjes se jetes !

Lindin dashurite shpirterore

Gjuhe radioaktive e dashnoreve pa ze!

dhe degjohen te qeshura indiferente

te disa prifterinjeve te nje feje te re

vetem per kritike!

Syte e tyre nuk shprehin kurgje ne efektin skenik!

Linka_pz
02-04-08, 11:48
Oh...!

Tak.. tak... tak..
...dhe melodi e eres qe kreh floket drejt perendimit
Mbasdite verore ti qiellin vesh
me mendafshin e kuq
ngjyrė e moshes time ...

Largesi....

Ti nuk njeh ende perendimin e nostalgjisė

si ta lodh zemrėn…

Ti nuk njeh shpaten e saj,

qė pret ēdo dėshire

Ti nuk e njeh stinėn e mėrgimit

se si lulėzon thatė rrenjėt e jaseminit…

Sikur njėhere ti tė kaloje tek unė,

kufinjtė e mendimit ndare pa koh

rruga jote do ndalte
nė njė qytet
pa rrugica....

Atėhere do kuptoje kėtė gjuhė dallgesh

oqeanike...

me klithma shtegėtimesh pa fund…!

Larg kaq larg nga miq e toke e dashur
nga kull e lotėve dhe kuror e dashurisė
me 44 fije te fildishte vendosur mbi te
Larg nga dhembshuria e dhimbjes
ku ulen netet...
...nė dritaren time tė nostalgjise
e shikoj pafundesitė e udhėtuara nė koh!

Mardena Kelmendi

lirik
04-04-08, 21:01
E nderuara linka faleminderit per angazhimin tuaj nė sjelljen e shum autorve para lexuesit te ktij forumi jeni shum e zellshme dhe puntore ne kontribut
pėrgzime shum bukur

Linka_pz
05-04-08, 18:47
E nderuara linka faleminderit per angazhimin tuaj nė sjelljen e shum autorve para lexuesit te ktij forumi jeni shum e zellshme dhe puntore ne kontribut
pėrgzime shum bukur


Te falenderoj shume dhe jam shume e nderuar qe vleresohem per perzgjedhje nga nje Poet si Ty .


Dashuria-Cajupi


E mban mėnd, moj Marė,
dashurin' e parė?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmė te vegji.

Unė pa ty s'rrojė,
vij' e tė kėrkojė;
tl pa mua s'rroje,
vij' e me kėrkoje.

Nė lule me erė
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nėnė ftua.

Njė ditė, tė dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinė tė besoj taninė,
perėndin' a dashurinė?
Perėndi nė kėte jetė
ėshtė dashuria vetė.

Linka_pz
06-04-08, 22:22
Qesh Shpirt!
Dhimbjen, Lotėt, Trishtimin,
lėrmi mua!
(tashmė Ato mė njohin..,
e nuk mė kafshojnė mė...)

Qesh Shpirt,
nėse nuk do qė unė tė vdes
sepse e qeshura jote ėshtė jetė pėr mua.

Qesh Shpirt,
sepse ndoshta do tė qesh dhe unė...

Poezi nga Poeti Pesimist

Linka_pz
07-04-08, 17:22
FJALA MĖ MBETI NĖ FYT

Desha tė flas
Fjala mė mbeti nė fyt
Janė ngopur me fjalėt tona ...

Desha tė shkruaj
Pėr ēfarė tė shkruaj
Para meje kishin shkruar pėr ēdo gjė
Era i morri shkrimet e tyre ...

Desha tė protestoj
Pėr shumėēka
Para meje kishin protestuar pėr ēdo gjė
Ato i varrosėn nė sarkofag ...

Desha tė ēmendem
Nuk mė lanė
Mė thanė:Ka mjaftė tė ēmendur ...

Dhe shtuan :
-Sė pari kuptohet vetja
Atėherė i mirret erė
Flladit tė pranverės ...

Agim METBALA

Albonita
07-04-08, 18:05
[quote=Linka_pz]FJALA MĖ MBETI NĖ FYT

Desha tė flas
Fjala mė mbeti nė fyt
Janė ngopur me fjalėt tona ...

Desha tė shkruaj
Pėr ēfarė tė shkruaj
Para meje kishin shkruar pėr ēdo gjė
Era i morri shkrimet e tyre ...

Desha tė protestoj
Pėr shumėēka
Para meje kishin protestuar pėr ēdo gjė
Ato i varrosėn nė sarkofag ...

Desha tė ēmendem
Nuk mė lanė
Mė thanė:Ka mjaftė tė ēmendur ...

Dhe shtuan :
-Sė pari kuptohet vetja
Atėherė i mirret erė
Flladit tė pranverės ...

Agim METBALA[/quote


Kalova kendej lexova keto poezi ...sa her hy ketu ka poezi se me pelqejn shum .

TE PERSHNDET >>>Albonita.!

Linka_pz
10-04-08, 19:59
E COPĖTUAR...





Mė copėtuat miqtė e mi.
Lumenjtė e rrjedhshėm, Kuēedra i pėrpiu.
Kodrat e buta, hapėsirash kam harruar.
Hyjnitė,
petalet m’i kafshuan gjakshėm,
tė nxehtin zjarr, ma lagu shiu.

Mė copėtuat, mė helmuat,
legjendash emri im u tret.
Ndėrsa njė Zanė mė thėrrmon,
Njė Penelopė diku mė end.

Suzana Zisi

Linka_pz
13-04-08, 19:41
E MBAJ ZJARRIN NDEZUR…!!!



E mbaj zjarrin ndezur…
............................ .Ndezur….

Rrėmbej dege tė prera,
.................................peme te thara.


Mbeturina tė mbledhura andejpari...


Nėse nuk gjej,
............... ..djeg brinjėt e mia,

Tė mos shuhet zjarri…

Eh, zanat e pyllit
................... ...digjen dhe rilindin…

Po hedh njėrėn dorė…
Tė shkruara fatet…!!!


Ja, kjo erė e marrė,
.................. .ulėrin prej “miqsh”…

Ndaj, zjarri tulatet…

Kridhem e tėra…
Mė treten eshtrat...


Shembem,
........... .ulėras,
............... ....pėrpėlitem…andejpari…

Qė tė ngrohen “miqtė”,
Qė tė zbuten djajtė…


Ėshtė ndezur zjarri…!!!

Suzana Zisi

Linka_pz
15-04-08, 21:43
Mulliri i kafesė


Ti bluan,
bluan skelete.
Pėrtyp kafka,
mbeturina brinjėsh,
Cdo ditė.
Ti,
bluan.
Bluan hije,
Linjash,
........konturesh,
.......................gjinjsh.
Ti,
bluan,
zhurmat,
............klithjet,
....................pėrkėdheljet.
Dashuritė…!
Bashkė me tė ligun,
Bluan dhe tė mirin.
Ti.
Mulliri i kafesė,
qė, s’ta mbush syrin...!!!

Suzana Zisi

Linka_pz
20-04-08, 15:27
Petro Marko...

APOLOGJIA IME
(JETES)

...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...

Linka_pz
21-04-08, 20:53
KUR NJE MENGJES!

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Dritero Agoll

Linka_pz
24-04-08, 16:50
Pa kohė...

Nė Atlantik,
u zhyta nė magjinė e ekzistencės joreale.
Nė Bermude,
u njėsova me tė fshehtat magnetike.
Ligjet e fizikės,
i shumėzovame ligjet morale.
E dolėn jashtė kohe:
Njerėzit,
Jeta,
Paranojat biblike...!
S’ka mėngjese,
.....................vjeshtė,
..............................shekull.
S’ka nocione fundi e fillimi.
Mbete vetėm ti...
Mbi botė.
Pa kohė.
Pafundėsisht imi…!

Suzana Zisi .

Linka_pz
29-04-08, 14:44
Gjuhės shqype

Gjuh' e ambėl, gjuh' amtare,
Je ambla gjuh' shqyptare!
Gjuh' e nalt' pėr Perėndi,
T'cilt ndėr koh't qė kahmot shkuene
Mbi Tomorr tė pėrdoruene;
Gjuh' e ambėl, plot dashtni!

Gjuh' e shejt' e kaq e moēme.
Gjuh' sakole der n'dit t'soēme,
Shoqen tande kund s'e gjenė!
Zoti ty kėtu t'ka ēuemun:
T'rrebt' e t'bukur e t'kulluemun;
Kshtu gjithmon' ti ke me qenė.

Gjuh' qė t'foli Skendėrbegu,
Dhe ndėr t'par' qe Naim Begu,
Qė me shkrim t'pat lartėsue.
Ty t'kan' fol' shum' kapidana,
Burra t'rrebt si t'ishin zana;
Gjuh' e rrebt, ti qofsh nderue!

Gjuh' e bukur si pranvera,
Ti s'do t'quhesh ma: e mjera;
Se na dona ty me t'rritė.
Bashk' me t'tjerat shoqe tueja,
Se ma s'dona zhele t'hueja
Veē duem ty me t'pa nė dritė.

Wien (Vjenė) 14.I.1907

HIL MOSI

Linka_pz
30-04-08, 16:27
Djali Shqiptar

Unė jam nji bir shqiptari
e Shqipninė e due.
Kujdes na la i pari
m’e dashtė e m’e nderue.

Se ne atė e kemi nanė,
prandaj s’do lodhem kurr’ tue thanė:
Un’ jam nji bir shqiptari
e Shqipninė e due.

Un’ jam nji bir iliri
e i lirė un’due me mbetė;
pėr ēfardo xhevahiri
Shqipnin’ s’e jap pėrjetė.
.................................................

Un’ kombin kurr s’kam m’e mohue,
gjithmonė, gjithkund ka m’u diftue:
Un’ jam nji bir arbnori,
shqiptar besnik i mirė.

Hil Mosi

Linka_pz
01-05-08, 20:56
NQS


Nqs njė ditė,
..........pėrpara meje
.......................ti do shfaqesh...
Natė do bėhet dita
Ditė - e ardhmja...!

Nqs, nje cast
.............dorėn do e zgjatėsh,
Dhe, krejt padashur,
....................do prekėsh trupin tim...
Zjarr do bėhet shtrati.
..................Hi do mbetet dielli.
Ajri - dritherimė...

Nqs, nje ditė
............puthje do mė falėsh,

Buzėt e mia,
............ do vdesin tek ti.

Nqs, nje ditė
........... do jesh brenda meje,

Shpirtin e bėj shtrat.

Vdekjen - dashuri...

Suzana Zisi

Linka_pz
02-05-08, 20:33
Fluturat s’kanė moshė

Si flutur nė shi, e tejdukshme, e lagur
Do tė jesh ti bukuroshe e plakur,
Kush tė la do tė kujtojė i penduar
Hirin plot ngjyra qė i le nė duar.

Sa donte tė tė mbante!
Ah, sa donte!Pr sa mė shumė me ty tė fluturonte!
I menduar do tė thotė, tė mė besosh:
Djemtė plaken, fluturat s’kanė moshė.

Pa njė fshikėz loti ashtu dalngadalė
Gjethit tė syrit do ti varet kur tė dalė,
Gishtat do tė zgjatė, por s’do mund ta prekė
Dora do ti thahet si nė vjeshtė njė degė.

Dhe ti do tė shkasėsh nga fshikėza e lotit,
Buzėn do t’ja puthėsh siē ja puthje motit;
Askush s’do ta besojė: ē’ka ngjau? ē’po ngjan?
I vdekuri i vdekur me lotė po qan!?

Linka_pz
05-05-08, 21:49
Puthja e amshimit.

E veēante me qe gjithmone kjo ore e vone
e ky shtrat i truar qe dergjet pa fjale,
ne dhomen me ēardak ku veē ora zhurmon,
me tik-taket e saj qe endrren ma vrane.

Gjysmezgjuar qendroj i shtrire nen petka,
me terrin rrethuar ne te akullten hapesire
e ky tavan i kalbur nxire nga vdekja,
me josh ne pah e me tremb ne thellesire.

Nder kujtime te mia rroboj me vetdije
nen heshtjen perseritese qe ēirrjet perpin,
qe shqyejne kabzerrin pastaj hapen si hije
e kollufiten nga nata bashke me shpirtin tim.

Puthjen e ameshimit symbyllur shijoj
e mes makthesh gjumi nje buzeqeshje lind,
kur ne ēastin e fundit abisesh hulumtoj,
e zgjohem pa peshe e pa dhimbje ne limb.

Pellumb Syku

Linka_pz
09-05-08, 19:43
Dy yje.

U pane dy yje sysh mes tyre dhe kete nate,
- shpejt u skuqen,
- boten ndriēuan.
U aviten dhe flertuan bashke shume gjate,
- pastaj u puthen,
- u dashuruan.
U perqafuan prej shikimeve te mia tinzare,
- e u turperuan,
- udhen moren.
U kredhen ne te artat rreze krrepuskolare,
- ku dhe jetuan,
- me qiellin prore.

Pellumb Syku

Linka_pz
10-05-08, 18:15
Ti buzeqesh...

Ti buzeqesh
me syte e tu, me buzet e tua si hyjni
e gjithēka ēka eshte e imja, s'eshte e imja
kur je ti.

...porsi dielli
qe bie bute e ben dashni me floket e tu,
zemra ime ngrihet peshe e kunder saj
kot me luftu.

Je si Zoti
qe krijon jete e krijeses se vet i jep dashni,
edhe une; pre e jotja, te shikoj e pa te prek
s'mund te rri.

Ti buzeqesh
me syte e tu, me gojen tende si hyjni
e buza ime ne buzen tende, helmin e embel
shpreson ta pije.

Pellumb Syku

Linka_pz
14-05-08, 18:22
PĖR TEK TY


Eh, pėr tė hyrė nė zemrėn tende,
m’u desh tė hidhja goxha lumė.
Falė “Po-sė” qė me the nė mbrėmje
dhe ujin e lumit e thaj unė.


Jorgo S. Telo

Linka_pz
20-05-08, 19:37
Ah, dhimbje mike

Ndoshta ngaqe prehja e heshtur
nuk ngjall besim, e lehte peshon
kjo barre, nen kurriz e ngjeshur,
qe, n'vrull rinor po me thermon.

Ah, dhimbje mike, fort po me there
ne gjoks, kur nder kujtime te njoma
bie, brengosur e kraheprere
si shpend, qe klithmat len jehona.


.................................................. .................................

Pak vaj ka vendin e vet.

Sa me vrasin syte e skuqur
nga lotet e dashurise
qe s'i japin te drejte
as vete perendise.
Ato britma te ēirreta
qe perplasen neper shqisa,
shpirtin ma copetojne.
Qerpiket e djegur
nga shija e shthinosur e lotit
nuk arrijne atje ku synojne
por i kaperdin fatkeqi.
Pak vaj ka vendin e vet
por dikujt i dhemb koka.
Pak fjale duhen thene
por ēfare thote bota?!

Pellumb Syku

Linka_pz
22-05-08, 20:39
HAFIZ SHIRAZI
(1325-1388)


Aq shumė lotė
Kam derdhur
Duke vajtuar,
Sa kushdo
Qė do t’mė
Kishte takuar
Do tė habitej,
Nga habija
Do tė pyeste:
Lum miku im,
Cili ėshtė
Ky burim ?

doGzona
30-05-08, 01:34
Poezi te bukura Linka_Pz


Atdheu nuk ka nevojė…!

Atdheu nuk ka nevojė qė vetėm tė thuash; qė e don !
Por Atdheu ka nevojė tė ia shėrosh plagėt“ kur ai rėnkon!

Atdheu nuk ka nevojė qė ti tė mburresh me emrin e ti !
Por atdheu ka nevojė qė ti ta nderosh me punė e ndershmėri !

Atdheu nuk ka nevojė pėr emrin tėnd plot lavdi…
Por ka nevojė qė tė mos lėndohet` kur pėrmendesh ti !

Nuk ka nevojė Atdheu pėr paratė e tua, as pėr tėnden pasuri !
Por ka nevojė pėr njerėz tė vėrtetė,
me plot kuptimin dhe vlerėn, qė ka fjala: Njeri !


Llemadeo

Linka_pz
30-05-08, 18:28
Poezi te bukura Linka_Pz


Atdheu nuk ka nevojė…!

Atdheu nuk ka nevojė qė vetėm tė thuash; qė e don !
Por Atdheu ka nevojė tė ia shėrosh plagėt“ kur ai rėnkon!

Atdheu nuk ka nevojė qė ti tė mburresh me emrin e ti !
Por atdheu ka nevojė qė ti ta nderosh me punė e ndershmėri !

Atdheu nuk ka nevojė pėr emrin tėnd plot lavdi…
Por ka nevojė qė tė mos lėndohet` kur pėrmendesh ti !

Nuk ka nevojė Atdheu pėr paratė e tua, as pėr tėnden pasuri !
Por ka nevojė pėr njerėz tė vėrtetė,
me plot kuptimin dhe vlerėn, qė ka fjala: Njeri !


Llemadeo


Te falenderoj shummmme ,dhe te uroj rikthim ne kete forum .

Eklipse.

(Pikepamje 1).
Hena ziliqare u duk.
Ne mes te dites doli
si perde perpara diellit.
Toka n'terr u humb,
henen inat e mori
dhe ia sterpiku qiellin.
Hakmarrja s'mjaftoi
po rikembon sonte
kur Hena s'rreflekton.
Toka diellin ia mbuloi,
por se dinte ē'donte,
n'terr dhe ajo qendron.

(Pikepamje 2).
Hena e perveluar u shfaq
ne mes te dites erdhi
per te deshmuar dashurine.
Me diellin buzesh u kap
pasionin ne te e hedhi.
nje ēast vlejti perjetesine.
Edhe toka u dashurua.
Nje nate kur hena heshti
ajo ia shkeputi rreflektimin.
Permes erresires iu afrua
nje puthje buzesh ia ngjeshi
dhe ia dhuroi ameshimin.

Pellumb Syku

Linka_pz
07-06-08, 11:19
Si s'tė Desha pak mė Shumė

Unė e desha pėrtej vdekjes,
Ashtu dashurova unė
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak mė shumė...
Pak mė shumė ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Tė gėnjejmė mallin qė s'shuhet,
Kujtimin tė gėnjejmė pak.
Pėrtej vdekjes, pėrtej botėve,
Atje ku nis "ca pak" tjetėr,-
Asaj qė mė rri mes Zotave:
"Si s'tė desha pak mė tepėr...".

Fatos Arapi

adidu
10-06-08, 08:22
Pergezime e nderuar linka, vertet nje nisme shume e mire dhe me vlere kjo teme.

egi
10-06-08, 19:09
Linka, hyra pak ketu qe te faleminderoj ne publik per keto poezi me vlere. Me te vertet mundem te them se asnje teme tjeter nen forumin e Poezive nuk ka aq shum vlere si kjo e hapur nga ti.:smile:

Linka_pz
10-06-08, 20:37
Pergezime e nderuar linka, vertet nje nisme shume e mire dhe me vlere kjo teme.

Adi , te falenderoj per viziten qe ke bere ne kete teme ,do te isha edhe me e nderuar sikur t`kisha edhe disa nga poezit e tua te mrekullueshme ketu ,te cilat i lexoj me shume emocion .

T`pershemdes shummmme MIK i nderuar dhe shume i respektuar , kam nderin qe te kam njohur .


Egi ,Engjellushe te falenderoj dhe me vjen shume mire qe nuk me shkon mundi KOT , edhe une kur i lexoj keto poezi me pelqejne dhe pastaj i sjell ketu , e aq me mire kur e di qe lexohen dhe pelqehen nga forumistat .

adidu
11-06-08, 10:48
[quote=Linka_pz]Adi , te falenderoj per viziten qe ke bere ne kete teme ,do te isha edhe me e nderuar sikur t`kisha edhe disa nga poezit e tua te mrekullueshme ketu ,te cilat i lexoj me shume emocion .

T`pershemdes shummmme MIK i nderuar dhe shume i respektuar , kam nderin qe te kam njohur .




Nderi eshte i imi e nderuar lin, pasi qofte per ty personalisht edhe per kete forum kam respekt te vecante.

p.s Poezite e mia i ke ne dispozicion te plote.

Linka_pz
11-06-08, 12:17
Trishtim ......



Dy penjė pa gjak mė qepin trishtimin,
e plagės sė thellė nga therja e njė copė xhami nė rrugė,
tek ecja i zbathur nė dheun e shkretė,
pa kėpucėt firmato tė mashtrimit,
qė shpesh i pashė nė vitrinat e dashurisė,
sė larė nga drita e pasurisė.

Dashurin-kėpucė tė larė me dritėn e cmimin e lartė tė cilėsisė,
si mall i shtrenjtė shpirti ma kundron,
pa mundur ta blej,
vuajtaz e vėshtroj nėpėrmjet njė xhami tė kristaltė,
thurtaz ėndrra magjiplota me kėmbėt e zbathura tė ndjenjės pa dashuri,
tė dashurisė sė shtrenjtė pas kristalit shėndritės,
qė rrėzėllon e qesh me mua,
e qep me dy penjė pa gjak plagėn e thellė tė trishtimit.


Me te drejten e Autorit Adrian Dule

lyra2
11-06-08, 12:27
Trishtim ......


-prap poezi nga mikja ime A.D,titulli i ngjajshem :smile: nese plagen time
e preke MIK
te kam borgj dashurine
nuk e di
si do ta quaje ti
dashurine
kenge,poezi apo proze..
une emer nuk i ve
as moshe
as ngjyre
sepse nuk ia di
as tiktaket
sepse i ka te rrembyeshme dhe
dot nuk ia numeroj

Une flas me ty
edhe kur ti s`me degjon
une te shqetsoj
edhe kur qetesia te mbulon
Une flej me ty
dhe kur n`krevat s`ka vend
une te vizitoj ty...
dhe atje ku s`ka vizita...
sepse jam dashuria jote
tik taket i numeroj

Asnjeher ste pashe po sa shume te njoh
Asnjeher ste preka po sa shume te ndjej
E sa afer te mbaj
E sa shume te dua

Ne u njohem ate nate ,
ate nate kur skishte gje tjeter pos nates
Ti erdhe dhe si hene me shendrite
Rrugen per ne miresi
sa shume te kam pritur
te me vije
si cdo nate
me fjalen tende
qe qan dhe malin

Linka_pz
11-06-08, 13:08
Lyra2 , te falenderoj qe solle kete poezi te bukur ketu.



Pas perdes...

Pas perdes heshton ndjenjė e lar nė ar,
Me sy tė dlirė , e zemėr tė dridhur,
Si lulja e shkėmbit fėrgėllimtas n’ acar,
Si embrion njeriu nė mitrėn e hidhur.

Me ruan engjellimthi tek fle i bindur,
Me sy tė dlirė, e zemer tė dridhur,
Si kelysh ulkonje bishė e sapolindur,
Si morenė e gjall nė rrjetė e lidhur.

Grise perden, vrapo, sulmo dhe me zgjo,
Me puthje ėndrrimet mermi, hidhi nė lum,
Dashurinė qė fle nė shpirtin tim fito,
me aromen e trupit tėnd mė ler pa gjum.


Adrian Dule

Linka_pz
12-06-08, 20:10
0 bletė e gjor,
Pjalmėthithur e pėrkor,
Flak me thumb dhėmbor.

O art mjalt krijes,
Vet’vrasėse pa pendes,
Lulputhse me ves,

O blet e pėrkor,
Pjalmėthithura e gjor,
Flak me thumb vdekor.

O art mjalt me ves,
Lulputhse hyjni krijes,
Lerm si ty te vdes.

(poezi nga Adrian Dule)

Linka_pz
13-06-08, 17:52
“Pema ime”…
Rreth teje jam gjarpėruar.
Nė mos qofsha asnjėherė pranvera jote,
A mė lejon tė jem
.................hardhia qė tė deh me musht,
E ti(nė mundsh), tė bėhesh Dionisi im i harbuar…???


Suzana Zisi

Linka_pz
14-06-08, 18:08
Poezia


Nese ka det ne Gjithesi
Qe kurr s'i dihet, jo thellesia
Ajo e ka emrin Dashuri!
dhe matet vetem nga Poezija

Nese ka diell te dyt ne thellsi
Larg do jem , jo si dihet dashuria
Rrezet aty afer zemres n'brendesi
Ne kohen me te bukur,jo rinia!

Nese edhe hana do t'na shoqeroj
Tokes mallin do ja kem
Krahet e mi do ti shterngoj
Atje larg me shpirtin tim te vem.

Nese ka det ne Gjithesi
Qe kurr s'i dihet jo thellesia
Ajo e ka emrin Dashuri!
dhe matet vetem nga Poezija .

Me te drejten e krijuesit Astrit Dreshaj

Linka_pz
15-06-08, 21:04
Ta Fal Dashurin

Gjdeshiron te fal nga shpirti ime
Frymen ta fal do me humbasesh
zemren ta dhuroj perseri i humbur do jem
me thuaj cfar kerkojn syt e tu te etur


Ta fal dashurin te mbushur respekt
e gzim plot pasion dhe ngrohtesi shpirti
te mjafton ???? Me shiko me sy geshtenje
me ngjall fronin e ekulibrit mbi koke


Une po te falem ty i teri e i beri
ne brendesin tende po fle
sa her per mua mall ke
me ngjall me lpendrat tua shtegetare


Te fal dashurin
kjo mjafton
se me vete mbart gjithcka
madje edhe vitet edhe jeten......


Astrit Dreshaj

Linka_pz
17-06-08, 16:27
Trishtim......

Nje pe me gjak me qep trishtimin,
n’gjilpere te holle kaluar,
zemresvdekur i fal ngadhnjimin.
dy buzshpirti n’tegel kaplluar.

Trishtimplag qeptaz me gjilpere,
kufome morgu e mbaruar,
njeri i shuar per te tere,
trup i ftohte vdekje mbuluar


Adrian Dule

Linka_pz
18-06-08, 21:05
Loti je nė sytė e mi,
e s’qaj se s’dua tė mė ikėsh –
lexoj gėrmėzezat nė mesazh.
Gota bosh e vetmisė,
i ka buzėt tė hidhura –
lexoj fjalėzezat nė celular.
Tė shkruara nga ty,
Tė dėrguara nga ty.
Dridhtas,
unė loti,
mbi tastierė butonat e gėrmave shtyp.
Ngadalė,
gėrmėflakė,
fjalėzjarr,
shkruaj.
Qa e dashur,
mė lėr tė rrjedh nė faqet e tua,
mbi buzėt e tua tė thara tė rrėshkas,
nga mjekra e dridhur tė kėputem,
gotėn tėnde tė vetmisė tė mbush,
pikė – pikė.
Buzėt e gotės puth,
Hidhėsinė me lot shplahe,
Nė shpirt mė gėlltit,
Qė tė mos mund tė iki mė kurrė,
Unė loti i syve tė tu.

Adrian Dule

Linka_pz
19-06-08, 19:37
Fjala

Kush hesht
s'ia ve askush veshin
thon eshte humbur.
Kur flet
kur flet hapin syt nga frika
ik nga ai thone
eshte i cmendur.
Ajo digjet
me flaken e ferrit
theret
deri ne palce.
Flet me brendin
lotet rrjedhin.
Monotoni e heshtjes
fjal shpata ime
shpon gurin fjala e drejte
rrit gurin.

Astrit Dreshaj

Linka_pz
21-06-08, 16:45
Dy trandafil


Dy trandafil kam ne dor
e me ta po sillem verdall
kam frik se do me zen koha me debor
e te me ben perrall.

Dy trandafil kam ne dor
tek kerkoj vend per ti mbjell
sa i dhimben shpirti tim te gjor
lutet me sy ne qiell.

Veshtir ti shikosh vetmuar
malli shprishur i ksaj kohe
gjumi i nates i pergjeruar
dy trandafil te kesaj bote.

Astrit Dreshaj

Linka_pz
27-06-08, 16:54
Nje Nate Pa Gjume


C'jan kta tinguj qe m'djegin endrren
Me perkundin N'prag t'lumturis
e ti per mua shijoje zemren
edhe notat e dashuris.

Nje nate pa gjume ,nje nat me shum
Nje nate e ndezur,nder deje e fikur drita
me prek aty ketu ndjenjat, qe kerjon gjum
E ashtu g'dhendur, dekor dhome me ze dita.


E ti kerko ne qiell yje sa me shum
deri sa une te jem ne gjum
Kur te jem z'gjuar diten me diell
veshtir se do ket yje ne qiell.

E ti po ik nga une sikur mendafsh i fshehur nate
qe rrjedh si burim drini,freski hiqe ket vape.
qithcka eshte e ditur,qe une nje nate me shum
pa gjum po rri,e ti ndjeku me yjet ne gjum.

Astrit Dreshaj

Linka_pz
30-06-08, 14:02
O zog!
Gėzim i folesė trishtim,
Vezėt e dėshpėrimit lėshove,
Me pėrkushtim mėmėsor i ngrove,
Me durim, e shpresėshum,
Qė zogjtė e lumturisė tė ēelėsh,
…njė dit me drit.

O zog!
Gėzim i folesė trishtim,
Nga vezėt hidhėrim,
Nuk ēelen zogjtė e lumturisė,
Por bijtė, e bijat e zhgėnjimit,
Pjella lėvozhgėthyese tė dėshpėrimit,
…kuptove… njė dit pa drit.

Adrian Dule

Linka_pz
02-07-08, 17:11
Lule – Margarita…



Mėrmėrisin kėngėn e zgjimit
Gonxhet e rrėgjuara
..................nga i ftohti i mėngjesit.
Ti
i ēel Lule - Margaritat.
Mbi gjirin tim...
Farat e puthjeve nė buzė,

Nė mitrėn e "tokes" sime, mbijnė…

Harlisur lėkurės,
Pikuar me gjak e pjalm pjellorie,
Rrokullisen faqeve tė zbehta
.....................sumbullat erėmira tė vesės…

Lėndina jote e gjelbėr,
Eshtė barku im,
Bleruar me tė tuat duar…

Afshi i rrėnojave,
pėrpin shekujt anonimė tė harresės…

Lule - Margaritat,
(stėrpikur me lėngun e bardhė tė pjellorisė)
Mbarsin edhe frikėn…
Djegur nga dashuria e parė me diellin,
Nga humbja e fundit nė betejėn e jetės…

Mushtin e bardhė tė gjinjve – petale,
Ta pimė nė shtratin e mbetur gjysmė - bosh.
Si gota gjysmė - plot qė pret buzėt e mia.

E shkuara,
mbėshtjellė me pelenat e sė ardhmes,
Pjell vetveten.
Nė altarin e vdekjes, lind – dashuria…

Nė muzgjet blu,
pėrthyhen polet e ngrohta tė pėrqafimeve.
E ardhmja, ngjitet
..................por kurrė nuk arrin nė majė.
.
.Qiejve tė tu,,
Yjėzon e ėmbla Lule - Margaritė.

Llavė e nxehtė dėshire,
......................petalet e saj…

Suzana Zisi

Linka_pz
07-07-08, 17:25
Nje here te pashė,
e zėrin s’ta dėgjova,
me gėrma u dėnove,
nė humbėtirėn e thellė,
tė dashurisė.
Mė nuk do t’ shoh,
rrjet merimange thur,
shpirtin tim tė kapėsh,
thurur nė fijet e holla,
tė qėllimit.

Shpirti im!
Peshkatar sirenash,
Kapur nga njė pezhishkė merimange,
prej sirenash i shpėtuar.

Adrian Dule

Linka_pz
19-07-08, 20:18
SHPIRTI NĖ SHUPLAKĖ

Kurrė nuk do tė isha trembur
Nga askush dhe nga asgjė
Po tė mos ishte syri im
Qė ma shpalos shpirtin nė shuplakė ...


.................................................. .................................................


NGADHĖNJIM

Nė raste tė panumėrta
Ia kam lidhur duart syve
Nga turpi ynė tė lidhur pėr beli
I gatshėm pėr dorėzim
Dhe njė mijė e njė tė tjera
Tė thėna e tė pathėna...

Ēuditėrishtė,sa herė kam kthyer
Shikimin nga fėmijėt
Nė njė mijė variante
Mė ėshtė paraqitur lindja
Dhe fitorja jonė !

Agim Metbala

Linka_pz
25-07-08, 17:54
FJALA MĖ MBETI NĖ FYT

Desha tė flas
Fjala mė mbeti nė fyt
Janė ngopur me fjalėt tona ...

Desha tė shkruaj
Pėr ēfarė tė shkruaj
Para meje kishin shkruar pėr ēdo gjė
Era i morri shkrimet e tyre ...

Desha tė protestoj
Pėr shumėēka
Para meje kishin protestuar pėr ēdo gjė
Ato i varrosėn nė sarkofag ...

Desha tė ēmendem
Nuk mė lanė
Mė thanė:Ka mjaftė tė ēmendur ...

Dhe shtuan :
-Sė pari kuptohet vetja
Atėherė i mirret erė
Flladit tė pranverės ...

Agim Metbala

Linka_pz
03-08-08, 20:04
Nje moment i zhytur



Larte ku rri bilbili
kam folen
Po shtrihem natyren tende
Po kendoj

A po e ndjen zerin tim
lehtas tek ndjek ret
i mbeshtjell
n'pul bardha.

Ku rri bilbili
kanngen kam nis
po i qaj kta
tela t'qiftelis .

Astrit Dreshaj

Linka_pz
09-08-08, 19:53
MARSIN DUA TA SHOH NĖ BEHARE

Sa herė vjen Marsi
I trembem rrėmujės
Dhe prangave...

Si e gjithė bota
Dua ta shoh dushkun tė ēelur
Vetėm nė gjelbėrim
Ta pushoj syrin e etur pėr bukuri
Marsin ta shoh nė behare
Ta pushoj shpirtin e mekur ndėr stuhitė
T'i kthej
Pranverat qė m'i kanė vjedhur . . .

.................................................. .....................................

SHPĖTIMI

Hutia na ėshtė lidhur
Pėr ty kėmbė me nyje tė mbrapsht
Turrinjt thejm asfaltit
Nė shuplaka numrojmė dhėmbėt e thyer...

Inati na ka mbuluar trupin
Qefin tė gjallė mbajmė pėr jetė
Nga jeta ikim si nga hija e zezė
Duke i numėruar birat e hapura nė kafka...

Zhagė, zhagė zvarritem
Pėr ta rrjepur lėkurėn
Maramendshėm iki nė ēerdhe tė fėmijėve
Ta ndėgjoj cicėrrimėn e zogjėve
Aty ndjej klithėn e lindjes
Dhe vrasjen e vdekjes...

Agim Metbala

Linka_pz
22-08-08, 21:34
Buzėprushen e kėrkoj



Tek lodron veriu nė verė nėpėr ajrin e harruar,
Mė lėndon zemrėn e mjerė me njė dhimbjezė tė shuar;
Zgjon njė brengė tej tė vjetėr, qė vjen rritet e pasosur,
Si gulēon vullkan’ i ndezur, kur tret llavėn e ngurosur.

Mė rrėmben mė ēon ndėr male, nėpėr pyjet fletėfjetur.
Ku ndėr fikje ėmbėlsie nis ēliroj afshin e mbetur.
Rri pushoj rrėzė gėmushe, ruaj shtigjesh tė pashkelur.
Zgjedh zambakėt buzė pellgjesh, pas lėndinave tė ngelur.

Dhe kėrkoj degė mė degė bukurinė e vėrtetė.
Adhuroj zėn’ e bilbilit, me ‘tė bilbiloj dhe vetė.
Fle e zgjohem nė dėborė, e ngroh akullin me duar.
Nė mes hirit tė zhuritur lulėzoj jetėn e shuar.

Nė pasqyrėn e burimit njom baluken edhe krihem.
Hip kėput lulen e majės, pa nga gjėmbat le tė grihem.
Dhe i fshehur nėnė hije pėrgėzoj njė manushaqe,
Pastaj gjer nė tokė ulem dhe me gaz e puth nė faqe.

I ndjell yjet nėpėr fletė, tinės duke fėrshėllyer.
Zbathur mbledh margaritarė nė pėrrenjtė e rrėmbyer.
Dhe kur nata mė afrohet kėmbėlehtė pa u ndjerė,
I kėrkoj njė buzėprushe cigarishten tė mė bjerė.

Dhimitraq Papando

Linka_pz
24-12-08, 17:48
Mu Afro

Perpiqu te me kuptosh
zemre t'mos ma lendosh
mu afro ,me kupto
ne shpirtin tim jeto!

Mu afro te prek buzet
Mu afro te ledhatoj
se keq iu kam katanndisur muzes
vetem per ty t'jetoj.

Nga larg prej hijen tende
ne dor kam penden
qe shkruaj epshin tend
te dua sa driten!

Sepaku nja tri fjal ti them
nga aty ku ther e dhemb
aty shenjterisht per moti
aty ku do te dua une,aty te do edhe Zoti

Astrit Dreshaj

Linka_pz
12-01-09, 22:59
Ledhatimi


Tani dora peshon mbi ty,
ngadal,prek fetyren tende,
mundohem qe te mbyll syt,
perjetoje.

Ngadal,kafshoj buzen,
e ti humb ,kujtesen,
mrekulli ,ledhatim,
pa fjal,dora vet.

Ndjej shum,te gjitha,mbi ty,
ledhatim,dridhem,
ndalem,heshte,
humba ,peshen,hije,nga larg.

Te putha furishem, e ti the,
ndal se me vrave,buzeqeshe,
un perseri, shenja ,ti bej lekures,
pa deshir,nga dashuria e madhe.


Ledhatim,nuk ndalem,
kurr,
do ta mesosh,por nje dit,
ledhatim,sy me sy,
buz me buz,putha une.

Ti mos me ledhato koken,
se me c'mende,jam ketu,
doren ta imagjinoj,butesi,
gishterinje,,,,,,,,,qe lengojn ndjenja.

Astrit Dreshaj

Linka_pz
18-01-09, 19:55
Klithma e vajzės – lojė...(2)



Jam trishtim
ulur pritshėm mbi sytė e tu tė lagur…
Qėndroj pezull mbi kraharor
…………………………….dhe s’guxoj tė tė prek.
Pikoj prej syrit
pėrgjakshem mbi buzė.
Jam zjarr qė shuhem para se tė djeg…
Hije me ankth e padurim ferri.
Ulėrimė
qė tė mbėshtjell duke tė vjedhur pėshpėrimėn.
Parajsė,
qė tė pėrpij si rrymė ajri,
e tė marr frymėn.
Je dheu im.
Ndihem e mbirė ne ēdo milimetėr,
…………………………………… si bar i njomė…

Jam ėndėrr e nxehtė
nė dimrin tėnd me borė

Harromė…

.................................................. ...................

Beautiful sorow...



Largohem me gjysmėn e imazhit tėnd nė sy.
Kridhem nė njė kupė verė.
Mes lėngut tė kuq,
……………..tė shoh ty…ty…
Njė grimė buzėqeshjeje,
Njėrin sy…
Majėn e gjuhės zgjas,
…………………e tė pėrpij…


Rikthehem tek ti pa imazh.
Pa lėng, kupė, tė qeshura e fjalė…
E shtrydh mes gishtėrinjsh prekjen e fundit…
Tek pema e lodhur e oborrit,
………………….var pėrqafimin e thatė…
Lėshoj rropullitė udhėve tė kurrkundit…


Jam unė gjysma,
…………….apo ajo…tjetra,
Qe,
rend dhe tėrheq kuaj pikėllimi nėpėr natė,
Duke gdhendur gjurmėt e historisė sonė tė re,
Mbi legjendat e tua tė vjetra…


Suzana Zisi

andvlo11
02-10-09, 23:55
..............................

andvlo11
03-10-09, 00:07
.....................................

andvlo11
03-10-09, 16:37
........................................

Linka_pz
17-10-09, 21:02
NDOC GJETJA - DASHURISE



O perėndeshė e gjithėpushtetshme
e universit mashkull-femėr!
Bėj c'tė duash me veten time
jam instrumenti yt i verbėr.

Nė jetė mė solle kaq shumė dhimbje
dhe shqetėsime pa mbarim
po s'jam ankuar kundėr teje
as me gojė e as me shkrim.

Tė jam nėnshtruar e tė nėnshtrohem
gjersa nė botė tė jem i gjallė
ndėn pushtetin tėnd tė pėrbotshėm
mė pėlqen tė jem skllav

Ma ktheve gjuhėn nė pėrcartje
mė bėre plak me shpirt fėmijė
herė mė hodhe qefinin krahėve
herė mė ngrite gjer nė yje.

Mė hidh nė zjarr, nė det, nė ferr!
Mė hidh nė baltė, mė hidh nė hon!
Vec tė lutem mos mė lėr...
nė atė vend ku ti mungon!

doGzona
23-10-09, 02:55
Bilbilit


Pranvera erdhi o miku im,
dil dimrit te gjate,
se shume te kam pritur
qe te te shoh prape.

Ti kenges merrja perseri
me tingujt qe ti din...
korbat larg le te vajtojne,
ti shtrije melodine.

Ti thirr serish ne brigje
mbi degeza e mbi lule,
kendoje kengen e bukur
qe gjithmone e thure...!

Aromat e pranveres
shijoje o miku im,
vashave shpirt delira
mu fal kenge dhe gezim!

Mu shko dhe permbi kyre
mu rri mbi kacurrel,
mbi vetullen gajtanlie,
ne buze zerin mua merr.

Mi puth me mallin tim...
melodishe mi deh...
mbi gjoksin aq te bukur
aty ngreje folene...!

Ne dore te tyre ulu
dhe ne sy mi shiko
mu thuaj se kjo bote
eshte hic pa ato!

Pastaj ti fluturo
qiellit kalterosh,
kendo e prap me shko
ne strehez te pushosh

Tek vashat zemer-mira
me shpirtin xhevahire
qe fjalen e kane te embel,
te shenjte kane miresine!

Kendo pra dhe gezo
pranvera tash ka dale...
eja ne dritaren time
sa here te keshe mall!
2006




LLEMADEO DUKAGJINI

doGzona
23-10-09, 03:12
Lavdisė

O fjalė e shenjtė, qė vetėm pėr heronjtė e vėrtetė dhe vlerat je krijuar,
A smė thua, ēkanė me ty servilėt, ata qė hero e thėrrasin
Ēdo mik a mike tė tyre“ qė qefin ua bėn…,
Ēdo tė korruptuar tė kohės“ qė orekset ua ushqen ?!

A smė thua o shkėlqim i gjithė universeve,

ēfarė kanė me ty pseudotė e ēdo lloji,

tė cilet vetvetes' papushim, grada i ngjeshin...?!

Ndėrsa me shkarraviteje, vlerat zėnė e pėrqeshin!


Ti qėndro atje lart o fjalė hyjnore,
Nė kupėn mė tė lartė tė qiejve“ qėndro“
Dhe dritė nė ballė mu bėj vlerave dhe Heronjėve !
Ndėrsa pseudotė, mashtruesit “ i injoro !

LLEMADEO DUKAGJINI

doGzona
23-10-09, 13:07
Llemadeo , poezi te reja, Nentor 2006.

O njeri qė nuk je njeri…!

Po e marr penėn pėrseri,
o njeri qė s`je njeri,
po tė shkruj vetėm ty,
vetėm ty, o faqe zi!

Ty qė mund tė jesh vertetė,
ndoshta lart dhe president,
ja ministėr, ja bisnesmen
mund tė jesh edhe mė „mend“.

O njeri qė sje njeri,
por ke fytyrėn e atij
dhe na shtiresh perėndi
dhe pse djallin mban nė gji!

Mund tė jesh…,
por ēfarė smund tė jesh,
ndoshta je edhe “shkrimtar”,
qė i bėn fjalet si mullar,

ku as dreqi sta gjen fillin,
se ku don tė dalė e shkreta,
episodi dhe e verteta…
qė sillet rrotull veē nga kuleta…!

Sillet rrotull veē pėr famė,
nėpėr stoqe librash tė vjetėr
kalbur poshtė nėpėr ahure
shkruar kohės „lule-lule“…!

Mund tė jesh autor i madh,
dhe me famėn e zyrtarve…
ku ke korrur shumė bereqete
nėpėr kohėn Lepe-peqe!

Mund tė jesh me famė tė vjetėr
servilizmash lėnė nė letėr…
kur tė dhanė dhe medalione
tituj, grada e vulė padrone…!

Mund tė jesh dhe gazetarė,
qė rend udhėve si qyqarė…
si shoqėrues pėr ca ministra
qė tė kapin nga kapistra…!

Mund tė jesh, por ēfarė smund tė jesh,
mund tė jesh edhe pronarė
trurit lodhur edhe tharė…
lodhjeve me ustallarė…

Si tė dridhet e pėrdridhet

si tė piqet e si tė hahet,
si tė lyhet e si tė lahet.

Si tė shtrohet nėpėr zyra…
si tė shkojė e tė mos vijė fytyra,
si tė vritet e tė rrembehet,
si tė pritet e si tė thehet.

Jo, jo, jo, Bese per Besen e shqiptarve,
por per horllikun e pazareve,
qė ndėr zyra tė pa ftyra…
thurin plane ngjyra ngjyra.

Thonė e zeza tė sjell fat,
fat tė zi kur je lugat…
dhe kostumin seē ta pret
kur fatkeqja tė pėlcet…

Ti mund tė jesh dhe ēfarė nuk je,
nėse xhepin tė fortė e ke,
nėse jep bakshish nė dorė
mund tė bėhesh dhe profėsorė!

Mund tė rritesh dhe doktorr,
dhe minister e deputet
nėse jep e kurr nuk flet,
mund tė bėhesh dhe president!

Mund tė jesh, ah`ēfarė smund tė jesh,
diplomat nėpėr avione…
botės do tė vish vėrdallė,
nėse urtė rri dhe pa fjalė!

Mund tė bėhėsh
dhe me famė botėrorė…
kur servilet lart tė ngrejnė
dhe tek Retė ty tė mbrethjenė…

Me ca gozhda pėr bukuri
dhe tė thėrrasin si “Mesi”,
ca shėrbėtore qė i mban ti…
ca servilė e faqe zi!

Edhe mund tė jesh bėrė,
siē u bėnė plehra tė tėrė…
por sje bėrė dhe nuk bėhesh kurrė,
pėr atdhuen nuk je bėrė burrė!

Mund tė marresh tituj e grada
siē ka dhėnė e jep krah-thata,
Histroia e maskarenjeve,
neper darkat e Ēakenjėve…!

Mund tė behesh,
me mashtrime dhe perendi…
por ti nuk ishe, as nuk behesh mė,
o fat zi, ti nuk je njeri!

Sje njeri as nuk do tė jesh kurrė
kur mashtrimin e ke vulė,
kur korruptuar je gjithė jetėn
kur atdheut nuk ja mbron tė drejtėn!

Sje njeri, ti mbaje mėnd,
nėse kėmbet stė zėnė vend
duke rendur pėr lavdi,
kur atdheu vuan nė zi…!

Zi pėr buk e zi pėr punė,
nė mjerim mbushur me dhunė,
korruptuar nė ēdo zyrė…
prej hajduteve tė pa fytyrė!

Sje njeri, as ti vetė,
por je thjeshtė si njė trup pa jetė,
vesesh veshur e kapistallur,
nėpėr kohėn ku je tallur!
2006.

Linka_pz
29-10-09, 21:29
Diku ne ket lemsh ndodhesh ,mu ne mes mijra njerzish,mu midis miliona endrrash,e vetmuar ndoshta diku,ndoshta e buzqeshur duke pritur fatin, ti me rri.
Ndoshta qan e heshte, e lendon vetveten e thua se, sa e pa fat jam,ndoshta je lodhur nga rruga e gjat,e di por fatin askush smund ta marr.....
Ndoshta je ne gjum mes endrrave te bukura apo te hidhura,ndoshta je ne breg te detit diku, ku rrin ne qetesin e natyres,ku heshtja te ngacmon ndjenjat ,ku dashuria jote behet edhe me e fort,apo ndoshta duke luajtur me val,pa fjal....
Apo je duke kerkuar ne mes te keti lemshi,,,fetyren time,qe kurr se ke pare,buzeqeshjen qe kurr thell se ke ndjer,,syt qe kurr mat bukur ste kan vjedhur...
Apo qendrimi i dashuris ,se dlir qe avullon prej sinqeriteti,,,e mbushur jet .
LLogarin qe i bej vetes ,askund nuk me shtie,perveq mendjes tek ty.
RRi vetem si i braktisur,por jo i vrar,rri vetem i heshtur,qe luaj me shkronja pa fjal..
E di se dicka e madhe na pret,kur dy zemra te perballohen,perjet te dashurohen.

Astrit Dreshaj

Andi Mecaj
23-01-10, 07:39
.................................................. ......

Andi Mecaj
23-01-10, 07:41
.............................................

Andi Mecaj
23-01-10, 07:46
............................

Andi Mecaj
23-01-10, 07:53
.............................................