PDA

View Full Version : Uniteti politik ne Maqedoni


Penesti
20-04-07, 21:40
AKROBACIONET POLITIKE TE ABDULADIVESELIT

Nuk eshte e quditshme tanime kur ne hapsirat shqiptare shfaqen njerez te vegjel me ide te medha.Se cili eshte motivi i tyre eshte lehte per t`u deshifruar mirepo i pashpjegueshem eshte motivi i klases intelektuale qe ne heshtje miraton keso lloj skenash sa te quditshme po aq edhe qesharake. Si ka mundesi me kaq komoditet ti lejohet nje luleshitesi te deridjeshem te mer persiper krijimin e nje uniteti politik te shqiptareve ne Maqedoni? Partia te cilen e perfaqson ne zgjedhjet e fundit nuk fitoi as 0.5 % besimin e elektoratit shqiptare nderkaq ne zgjedhjet pararendese po i njejti zuri vendin e deputetit ne saje te pazarlleqeve me ish kryetarin e Partise se vet? Dhe fill pas kesaj inisiative po i njejti nxiton ne pazarllekun me padronin Gruevski per fitim lemoshe te cilen mepastaj do ia riktheje ne sigurimin e votes badinteriane ne parlamentin e Maqedonise. Dhe kjo nuk i mjafton hedhet pertej qafthenes per te mar shtrengim duarsh nga baca Sale e pas kesaj krekoset dhe ia msyne Prishtines per edhe nje shtrengim dore me bacen Fate... cudi e maskarallek i llojit...
Se kendejmi shtrohet pyetja cilin legjitimitet e siguroi ky far djali luleshites per perfaqsim te interesit shqiptare ne andej e kendej hapsiren shqiptare...? Po ju lider Ahmet e Xhafer pse ju dham voten dhe fuqine e saj per ta shetitur luleshitesi ne Tirane e Prishtine ? Habi e madhe kjo ...Ky djalosh po na e zgjedh ceshtjen kombetare ...Por faji sesht i tij jo se jo ... nese alamet intelektualesh me tituj dr. e mr . kur ky cun ngjitej ne binat parazgjedhore i kishte pas vetes rahes-shpines po keta dr. e mr. qe turperisht thonin nder vete " ky djal koxha e ka msu marifetin politik" turp... e ska se si me turp...Nxituan kta te mjere qe pranonin dhurata prej tij ta pajisin me fakultet te rendesishem " ekonomik" dhe tash djali esht i shkathet edhe ne ekonomizimin e votes shqiptare... turp e ska se si ma turp.. turp per ne te gjith besa edhe me turp per Salen e Faten qe i dalin ne pritje misionarit te ceshtjes kombetare ...turp i llojit edhe ma shum ...Nuk esht aspak cudi nese ky cun se shpejti te pervidhet edhe ne grupin e unitetit per zgjidhjen e Statusit te Kosoves ... fetfa po jep se jo mahi ...
Keshtu e ka kjo pune .Eshte e njohur thenia me nje "gisht e ngre dhe pastaj me dhjetra smund ta ulesh" ....