PDA

View Full Version : Dyshohet tė jenė gjetur eshtrat e Frang Bardhit!


Zana_ch
22-04-07, 19:56
Ngjarja e rrallė:
Restaurimi i njė prej objekteve tė kultit mė tė vjetra tė zonės sė Shkodrės, Kishės sė Shėn Gjergjit nė njė kodėr 500 m mbi nivelin e detit, nė fshatin Nėnshat tė Komunės Hajmel, ka sjellė gjetjen e disa eshtrave qė mendohet se i pėrkasin Frang Bardhit, folkloristit, historianit dhe etnografit, njėrit prej figurave mė tė rėndėsishme tė letėrsisė sė vjetėr shqipe.
Dyshimi ka ardhur nga fakti se Frang Bardhi ka shėrbyer si peshkop nė kėtė kishė, e cila daton para vitit 1583 dhe ka qenė qendra e dioqezės sė Sapės. Kisha e njohur si Kisha e Shėn Gjergjit ka qenė jashtė funksionit prej shumė vitesh, ndėrsa restaurimi i saj ka nisur vetėm pak kohė mė parė. Madje aty ėshtė ndėrhyrė disa herė. Ndėrhyrja e parafundit ka qenė nė vitin 1854, ndėrsa mė 2006, me iniciativėn e dioqezės sė Sapės dhe kontributin e banorėve tė zonės u bė dhe rikonstruksioni i fundit. Sipas pohimeve tė arqipeshkvit tė kėsaj dioqeze, Luēiano Agustini, gjatė punimeve janė gjetur tre palė eshtra tė varrosura brenda ambienteve tė saj. Ndėrsa pėr dy raste, pas ekspertizave pėrkatėse ka rezultuar se ato u pėrkasin dy meshtarėve qė kanė ushtruar aktivitetin e tyre nė kėtė objekt kulti, pikėrisht Imzot Gjergj Kolecit dhe Imzot Severinit qė pas vdekjes janė varrosur nė ambientet e kishės, pėr rastin tjetėr ka arsye tė mendohet se ato mund t'i pėrkasin Frang Bardhit. Pėr kėtė, janė specialistėt pėrkatės qė duhet tė merren me ekzaminimin e tyre, pėr tė dalė nė njė konkluzion pėrfundimtar dhe pėr tė bėrė kėrkime shkencore tė detajuara.

Historikisht dihet se Frang Bardhi ka shėrbyer kėtu mė 1643, dhe ka mundėsi qė ai tė jetė varrosur brenda kishės. Eshtrat qė dyshohet se i pėrkasin Bardhit janė mė mes tė kishės nė dyshemenė e saj dhe janė lėnė aty ku janė gjetur, ndėrsa sipėr tyre ėshtė vendosur njė mbulesė e xhamtė e cila mund tė hapet nga studiuesit pėr tė bėrė identifikimin.

Historia e kėtij objekti kulti ėshtė tepėr e lashtė. Sipas tė dhėnave historike, kisha e Shėn Gjergjit nė kodrėn e Nėnshatit ka ekzistuar para vitit 1583. Nė njė hark kohor jo tė vogėl, gjatė shekullit tė XIV, dioqeza e Sapės qė sot njihet me emrin Zadrimė, ka qenė e ndarė nė dy dioqeza tė vogla, nė atė tė Dejės dhe tė Sardės. Nė vitin 1490 ėshtė bėrė bashkimi i Sardės, Dejės e Sapės nė dioqezėn e Sapės. Rikonstruksioni i fundit i cili ka pėrfunduar para pak ditėsh ka pėrfshirė ēatinė, riparimet e mureve, etj.. Frang Bardhi njė nga figurat mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ėshtė hartuesi e mbledhėsi i parė i fjalorit tė shqipes. Ai na la trashėgim dy vepra madhore "Fjalorin latinisht-shqip" dhe "Apologjja e Skėnderbeut".



Anila Dushi

marre nga gazeta" shekulli"