PDA

View Full Version : Lidhja e Krijueseve Kulturor SHqipetar ne GJERMANI*****


legenda
22-04-07, 21:42
Lidhja e Shkrimtarėve Artistėve dhe Krijuesve Kulturor Shqiptar nė Gjermani sh .r.


S T A T U T I
i
Lidhjes Shkrimtarėve, Artistėve dhe Krijuesve Kulturor Shqiptar nė Gjermani sh. r.




Pėrmbajtja:

§ 1 Emri, selia, viti financiar

§ 2 Qėllimi dhe detyrat

§ 3 Dobia e pėrbashkėt

§ 4 Anėtarėsia

§ 5 Tė drejtat dhe obligimet e anėtarėve

§ 6 Pagesa e anėtarėsisė

§ 7 Pėrfundimi i anėtarėsisė


§ 8 Organet e Shoqatės

§ 9 Mbledhja e pėrgjithshme

§ 10 Bordi

§ 11 Bordi mbikėqyrės

§ 12 Proces mbajtja

§ 13 Shuarja e Shoqatės

§ 14 Hyrja nė fuēi

§ 1
Emri, selia, viti financiar

1. Shoqata mban emrin:
Lidhja e Shkrimtarėve, Artistėve dhe Krijuesve Kulturor Shqiptar nė Gjermani, sh. r.
Nė regjistrin e shoqatave do tė regjistrohet; pas aplikimit do tė ketė emrin:
Lidhja e Shkrimtarėve, Artistėve dhe Krijuesve Kulturor Shqiptar nė Gjermani , sh. r.
2. Selia e shoqatės ėshtė nė Wuppertal ose Ennepetal
3. Viti financiar i Shoqatės ėshtė viti kalendarik.

§ 2
Qėllimi dhe detyrat

(1) Qėllimi i shoqatės ėshtė angazhimi nė fushat vijuese: kulturė, arsim, ēėshtje sociale, dhe posaēėrisht nė pėrkrahjen e projekteve kulturore.
(2) Shoqata angazhohet pėr njė dialog nė mes tė kulturave, si dhe pėr zhbėrjen e keqkuptimeve dhe paragjykimeve nė mes tė kulturave dhe popujve.
(3) Qėllimet statutore realizohen nėpėrmjet pėrkrahjes sė anėtarėve tanė: shkrimtarėve, artistėve, dhe krijuesve nė projektet e tyre kulturore nė fushėn e letėrsisė, tė artit, tė muzikės, tė komunikimit dhe medias...
Detyra kyēe tė punės janė:
Pėrkrahja e projekteve kulturore nė Gjermani dhe Evropė.
Organizimi i seminareve, simpoziumeve, ekspozitave tė artit, takimeve letrare, projekteve pėr mbrojtjen e monumenteve, projekteve pėr ditė festash, kurseve pėr nxėnien e shqipes dhe tė gjermanishtes.
Angazhimi nė fushėn e edukimit, tė ngritjes sė tė rinjve , tė kėmbimit kulturor dhe integrues nė Gjermani; nė territoret shqiptare dhe mbarė Evropėn.
Organizimi i garave sportive, takimeve rinore dhe seminareve folklorike.

(4)Shoqata angazhohet pėr krijimin e njė qendre kulturore dhe muzeore: Shtėpia Shqiptare” nė Gjermani,
(5) Nė situata tė nevojshme nė territoret etnike shqiptare, nė Gjermani apo diku tjetėr, shoqata do tė kontribuon me ndihma humanitare dhe me organizimin e aksioneve gjegjėse humanitare.

legenda
22-04-07, 21:45
§ 3

Dobia e pėrbashkėt

(1) Shoqata ka drejtpėrdrejt dhe pa pėrjashtime vetėm qėllime tė dobisė sė pėrbashkėt, sipas kapitullit”Qėllimet me taksa tė lehtėsuara” tė rregulloreve tatimore.
(2) Shoqata vepron pėr qėllime tė pėrbashkėta, ajo nuk ka pėr qėllim parėsor rentabilitetin e vet.
(3) Mjetet e shoqatės guxohet tė pėrdoren vetėm pėr qėllime tė parapara me rregullore.
(4) Askush nuk guxon tė paguhet pėr shpenzime tė cilat janė kryer jashtė qėllimeve tė shoqatės apo tė (dėm)shpėrblehet pėr harxhime tė bėra pa masė.

§ 4
Anėtarėsia

(1) Anėtarėt e shoqatės pėrbėhet nga:

Anėtarėt e rregullt
Anėtarėt mbėshtetės
Anėtarėt e nderit

(2) A n ė t a r ė tė r r e g u l l t nė shoqatė mund tė bėhen personat me prejardhje shqiptare ose tjetėr, tė cilėt jetojnė nė Gjermani ose nė vende tjera tė Evropės si: shkrimtarėt, poetėt, piktorėt, kompozitorėt, dramaturgėt, aktorėt dhe krijues tė tjerė.
Aplikimin pėr anėtarėsim e shqyrton Bordi i shoqatės. Bordi vendosė pėr ndėrmarrjen e publikimeve dhe tė veprimtarisė.

(3) A n ė t a r ė t m b ė s h t e t ė s mund tė bėhet secili person natyror e juridik. Pėr kėtė lloj anėtarėsimi gjithashtu duhet tė aplikohet me shkrim te Bordi i shoqatės.

(4) A n ė t a r n d e r i mund tė bėhet njė person, i cili ka bėrė tė arritura tė jashtėzakonshme pėr shoqatėn apo pėr qėllimet e saja. Emėrimi pėr anėtar nderi bėhet nga mbledhja e pėrgjithshme sipas propozimit tė Bordit
5 Tė drejtat dhe obligimet e anėtarėve

(1) Tė gjithė anėtarėt janė tė obliguar qė tė veprojnė sipas rregullores sė shoqatės.
(2) Anėtarėt kanė tė drejtė tė marrin pjesė nė tė gjitha aktivitetet qė parashihen si qėllime tė shoqatės.
(3) Nė Gjermani ose nė vende tė tjera evropiane, ku ka mė shumė se 20 anėtarė tė rregullt mund tė bėhen seksione kulturore me tė njėjtin statut.

§ 6

Pagesa e anėtarėsisė

Pagesa e anėtarėsisė duhet tė bėhet rregullisht. Shuma e saj caktohet nė mbledhjen e pėrgjithshme.




§ 7
Pėrfundimi i anėtarėsisė

Anėtarėsia shuhet me braktisjen vullnetare, shlyerje, pėrjashtim apo me rastin e vdekjes.
Braktisja vullnetare mund te paraqitet me shkrim te Bordi deri mė 30.06; pėrkatėsisht mė 31.12, pagesa e anėtarėsisė ( § 6 ) pėr atė gjysmė viti duhet tė paguhet.
Bordi mund tė pėrjashtojė nga anėtarėsia, anėtarėt qė dėmtojnė imazhin e shoqatės

3
Anėtarėt e anuluar apo tė pėrjashtuar nga kryesia, kanė tė drejtė ankese nė mbledhjen e pėrgjithshme tė rregullt qė pason.
Njė anėtar mund tė pėrjashtohet edhe nė rastin kur pas dy vėrejtjeve qė tė paguaj anėtarėsinė nuk e heqė borxhin. Pėrjashtimi bėhet kur kalojnė mė tepėr se tre muaj nga dėrgimi i vėrejtjes sė dytė me shkrim.

legenda
22-04-07, 21:47
§ 8
Organet e shoqatės

Organet e shoqatės janė:

- Kuvendi
- Bordi
- Kuvendi ka tė drejtėn e themelimit tė organeve tjera.


§ 9

K u v e n d i

( 1 ) Organi mė i lartė i shoqatės ėshtė Kuvendi. Nė Kuvend secili anėtar ka njė votė. Bartja e tė drejtės sė votės tek njė anėtar tjetėr nuk ėshtė e lejueshme.

( 2 ) Kuvendi ėshtė kompetent pėr ēėshtjet nė vijim:

zgjedhja, shkarkimi dhe largimi i Bordit pas paraqitjes sė llogarisė sė arkės,
aktvendimet pėr ndryshimet e Statutit dhe mbi vendimet e shoqatės, mbi propozimin e pagesės sė anėtarėsisė,
shpalljen e anėtarėve tė nderit ,si dhe detyra tė tjera, sipas Statutit dhe sipas ligjit nė fuēi.

( 3 ) Kuvendi mbahet njė herė nė vit dhe mundėsisht nė ēerekun e parė tė vitit. Ai thirret nga Bordi me njė afat prej dy javėsh me shkrim, thirrje elektronike / me shkrim / ose pėrmes telefonit. Afati fillon me datėn e postimit tė thirrjes. Thirrja merret si e dėrguar nėse dėrgohet nė adresėn / elektron. / e fundit qė iu ka dhėnė shoqatės.
( 4 ) Kuvendi i jashtėzakonshėm bėhet me kėrkesėn anėtarėve, nėse 1/3 e anėtarėve e bėjnė apel me shkrim me tė dhėnat pėr shkakun. Bashkė me apelin e anėtarėve dėrgohet edhe rendi i ditės.
(5) Parakushti pėr thirrjen e Kuvendit ekziston gjithashtu edhe atėherė, kur kėtė e kėrkon interesi i shoqatės.
(6) Mbledhja e Kuvendit ėshtė vendimmarrėse , nėse ajo ėshtė thirrur nė mėnyrė tė rregullt.
(7) Vendimet nė Kuvend merren me shumicė tė thjeshtė. Ndryshimet nė statut kėrkojnė 2/3 e anėtarėve prezent. Kėtu vlejnė votat e vlefshme tė dhėna.
(8) Kuvendi duhet qė nė fillim tė tij tė caktoj njė udhėheqės tė mbledhjes si dhe njė procesmbajtės
4
§ 10

B o r d i

(1)Bordi ėshtė pėrgjegjės pėr tė gjitha detyrat e shoqatės, nėse kėto detyra nuk iu kanė caktuar ndonjė organi tjetėr nė bazė tė rregullores. Detyrat kryesore janė:

- udhėheqja e punėve aktuale
- pėrgatitja dhe thirrja e K u v e n d i t si dhe caktimi i rendit tė ditės
- zbatimi i vendimeve te Kuvendit
- pėrgatitja e njė plani vjetor
- vendimmarrja ndaj kėrkesave pėr pranim dhe pėrjashtim nga anėtarėsia.
- udhėheqja e aksioneve

legenda
22-04-07, 21:49
(2) B o r d i pėrbėhet nga :

- kryetari
- z. v. kryetari
- sekretari
- arkėtari
- z. v. arkėtari
- dhe nga dhjetė anėtarė

(3) Bordi ėshtė vendimmarrės nėse janė prezent tetė anėtarė. Vendimet janė tė plotfuqishme me shumicėn e votave. Me rastin e barazimit nė votim, vota e kryetarit vendosė.

(4) Shoqata nė mėnyrė gjyqėsore dhe jashtė gjyqėsore pėrfaqėsohet nga kryetari, nėnkryetari dhe sekretari ose dy prej tyre.

(5) Mandati i kryetarit tė shoqatės zgjatė 4 (katėr vjet. Ai zgjidhet nė mbledhjen e Kuvendit.
Me pėrfundimin e anėtarėsisė, pėrfundon edhe detyra e anėtarit tė kryesisė.

(6) Njė pėrfaqėsues i veēantė pėr ēėshtje tė posaēme dhe detyrė tė caktuar mund tė emėrohet e caktohet. Ai nė ēfarėdo kohe mund tė thirret nga bordi. Pėrfaqėsuesi i veēantė po ashtu mund tė shkarkohet nga bordi
§ 11
Kėshilli mbikėqyrės

Arkėtari nė librin e tij shėnon hyrje daljet dhe jep raportin nė ēdo Kuvend pėr to. Puna e arkėtarėve kontrollohet nė saktėsinė e llogaritjeve nga kėshilli mbikėqyrės , i cili zgjidhet nga Kuvendi. Kontrollimi i arkės nuk pėrfshinė edhe qėllimin e shpenzimeve tė miratuara nga Bordi

§ 12
Proces mbajtja

Rrjedhja e Kuvendit shėnohet nė procesverbal, dhe ky duhet tė nėnshkruhet nga kryesuesi i Kuvendit dhe nga procesmbajtėsi

legenda
22-04-07, 21:50
§ 13
Shuarja e shoqatės

Shuarja e shoqatės mund tė bėhet vetėm nė Kuvendin e thirrur pėr kėtė qėllim dhe me njė afat prej katėr javėsh. Nė kėtė mbledhje duhet tė prezantojnė 4/5 e anėtarėve.
Pėr vendimmarrje janė tė nevojshme ľ e votave. Nėse nuk arrihet vendimmarrja pėr shkak tė mosprezantimit 4/5 e anėtarėve, duhet tė thirret njė kuvend i ri brenda 14 ditėve, e cila mbledhje ėshtė vendimmarrėse pa marrė parasysh numrin prezent tė anėtarėve.
Nė rast tė shuarjes sė shoqatės, prona e saj i jepet Shoqatės “Nėna Tereze” nė Gjermani (Regj.-Nr. 14149 München) me qėllim tė caktuar, qė kjo pronė tė pėrdoret pa pėrjashtim, vetėm pėr qėllime humanitare.


§ 14

Hyrja nė fuēi

Statuti hyn nė fuēi mė _____________________________nė

_________________________________me shkrim nga anėtarėt i vėrtetuar.

legenda
22-04-07, 21:52
Lidhja e Shkrimtarėve
Artistėve dhe Krijuesve Shqiptar
Gjermani

F t e s ė pėr Kuvendin e dytė
Tė nderuar krijues,
pas njė pauze, erdhi rasti tė bėjmė njė takim tė gjerė krijues dhe kuvendin e lidhjes.
Kuvendi do tė mbahet mė: 29. 04. 2007, nė Hanover. Fillon nė orėn: 11.00.(e diele).
Adresa: Freitzeitheim Linden
Windheim Str. 4
30451- Hanover
Ata qė vijnė me tramvaj: linja nr. 10 – drejtimi Ahelm, zbritja nė stacionin Leinau Straße.
§§§
Orari i punės:
11.00 h : Program i shkurtėr artistik; fėmijėt e “Abetares” Hanover
12.00 h : Promovimi i tre librave tė rinj; dy antologji dhe njė autor
13.00 h : Kuvendi i dytė i Lidhjes Shkrimtarėve, Artistėve dhe Krijuesve Shqiptar nė Gjermani
Rendi i ditės: 1. Aprovimi i dokumenteve tė lidhjes
2. Plotėsimi i disa vendeve udhėheqėse
3. Pėrcaktimi i anėtarėsisė
4. Koordinimi i punės sė lidhjes, aksionet
5. Eventuale

03.04.2007 Martin Ēuni- Antoni d.v.
Ennepetal



P S : Aneks e keni edhe Statutin e Lidhjes, eventual edhe ndonjė material shtesė.