PDA

View Full Version : Jep dorėheqje Besnik Mustafaj ministėr i punėve tė jashtme


Dilaver
24-04-07, 20:02
Ai e ka justifikuar dhenien e doreheqjes me faktin se ndihej i lodhur nga ushtrimi i detyres. Nderkaq ka reaguar edhe kryeministri Sali Berisha, i cili ka thene se ndonese me keqardhje, ai e mirekupton kete vendim te Mustafajt

Dilaver
24-04-07, 20:17
Deklarata e plote e Ministrit Mustafaj

Ndodhem para jush pėr t’ju njoftuar se i kam paraqitur dorėheqjen e parevokueshme Kryeministrit Berisha. Dua tė theksoj, me kėtė rast, se kjo periudhe qė kam punuar nė drejtimin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme ėshtė eksperienca mė e pasur, mė e jashtėzakonshme qė kam patur nė jetėn time. Ėshtė njė eksperience shumė e ēmuar dhe pėrfitoj nga rasti qė tė falenderoj tė gjithė ata qė kanė kontribuar dhe mė kanė ndihmuar nė krijimin e kėsaj eksperience. Falenderoj, nė radhė tė parė, Kryeministrin Berisha i cili e ka pranuar tre muaj mė parė, nė analizėn qė i bėri punės sė Qeverisė 2006, se Ministria e Punėve tė Jashtme dhe Diplomacia Shqiptare ka qenė tėrėsisht e suksesshme nė kryerjen e misionit tė saj. Falenderoj Trupin Diplomatik nė Tiranė, me tė cilin kam patur njė dialog shumė tė hapur, shumė tė sinqertė dhe tė vazhdueshėm. Siguroj Trupin Diplomatik nė Tiranė dhe, nėpėrmjet tyre, siguroj qeveritė e tyre se do tė vazhdoj tė mbaj njė dialog tė hapur dhe miqėsor. Shqipėria tashmė ka shumė miq dhe ky ėshtė njė kapital shumė i ēmuar i saj. Falenderoj Trupin Diplomatik tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė me tė cilėt kam punuar hapur dhe me njė devocion tė plotė pėr tė realizuar programin e Qeverisė Shqiptare. Unė dua, me kėtė rast, gjithashtu, tė theksoj se kėtė eksperience tė pasur ta ve nė shėrbim tė plotėsimit tė objektivave tė qeverisė pėr reforma tė thella dhe tė gjithanėshme nė tė cilat do tė sigurohet plotėsimi i atyre standardeve pa tė cilat nuk ka as integrim nė NATO dhe as nė BE. Jam i bindur se shoqėria shqiptare ka energji tė mjaftueshme, ka vizion tė mjaftueshėm pėr realizimin e kėtyre objektivave.

E.S./I.K.

BallkanWeb