PDA

View Full Version : Letersia e Bejtexhinjve


Linka_pz
28-04-07, 22:11
Letėrsia e Bejtexhinjve

Hyrje

Nė shekullin XVIII nė Shqipėri lindi dhe u zhvillua njė rrymė letrare me tipare tepėr origjinale pėr vendin tonė, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke <<bejte>> - vjershė). Ajo u bė dukuri e rėndėsishme dhe pati pėrhapje shumė tė gjerė nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, nė Kosovė, por edhe ne qendra mė tė vogla fetare e mė pak nė fshat.
Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve tė veēanta historike, i dy palė faktorėve tė kundėrt.
Nga njėra anė ishte kėrkesa pėr tė shkruar shqipen si gjuhėn e vendit, pėr ta pėrdorur edhe nė praktikėn fetare e pėr t'u ēliruar nga ndikimet e kulturave tė huaja. Kjo ishte mė tepėr prirje e shtresave qė lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). Nga ana tjetėr, ėshtė shtimi i trysnisė ideologjike tė pushtuesit. Nėpėrmjet fesė dhe kulturės islame synohej tė arrihej nėnshtrimi i shqiptarėve. Pushtuesi hapi kėtu edhe shkollat e veta. Shumė poetė bejtexhinj kishin mėsuar nė to.
Natyrisht, Krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisė e tė kulturės orientale, por ajo ėshtė pjesė e pandarė e kulturės sė popullit tonė. Ajo ėshtė shprehje e talentit, e shpirtit krijues tė tij, qė, nė kushte tė caktuara, fitoi edhe tipare nė pėrpothje me to.
Bejtexhinjtė e shkruan shqipen me alfabet arab dhe pėrdorėn njė gjuhė tė mbytur nga fjalėt persiane, turke e arabe.
Letėrsia e bejtexhinjve pati dy faza nė zhvillimin e saj. Faza e parė shkon gjer nga fundi i shekullit XVIII. Nė veprat e kėsaj faze mė tepėr gjeti shprehje fryma laike, kurse nė veprat e fazės sė dytė, qė nis nga ēereku i fundit i shekullit XVIII dhe kapėrcen nė shekullin e XIX, mbizotėroi tema me karakter fetar.
Nė krijimet me tema laike mjaft poetė bejtexhinj, nė frymėn e poezive orientale, i kėnduan dashurisė, bukurisė sė natyrės e tė gruas, lartėsuan virtytin, punėn, diturinė ose fshikulluan mburrjen e kotė pėr pasurinė e fisin, goditėn ambicjen, hipokrizinė etj. Tė tillė ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyēyku etj.
Njė hap i mėtejshėm u shėnua me mjaft krijime tė disa bejtexhinjve tė tjerė, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjė tjetėr. Ata pasqyruan elemente e ngjarje tė jetės bashkohore dhe shtruan njė problematikė tė mprehtė shoqėrore. Me nota realiste, ata vunė nė dukje jetėn e vėshtirė plot vuajtje tė masave tė varfra tė popullit, pasigurinė pėr tė ardhmen dhe pakėnaqėsinė e tyre nė kushtet e sundimit feudal, nė shthurrje e sipėr. Nė vjershėn "Tirana jonė si mėsoi„ Zenel Bastari, fshatar nga Bastari i Tiranės, jep njė tablo tė tillė tė gjendjes sė popullit.

Ymrin(jetėn) na e kanė shkurtue
Po na shtrydhin porsi rrush,
bytym kalbi(krejt zemra) na u coptue,
me vner shpirti u mbush.
Bukė pa bukė po rrojnė fakirat,(tė varfėrit, tė shkretėt)
Pa opinga, zbathė e zhveshė;
vetė janė mbulue me gjithė tė mirat,
si katilėt rrinė tue qeshė.

Letėrsia e bejtexhinjve nuk arriti tė ngrihet nė shkallėn e letėrsisė kombėtare. Megjithatė, bejtexhinjtė me krijimet e tyre dhanė njė ndihmesė qė duhet ēmuar. Ata shkruan shqip nė njė kohė kur shqipen e kėrcėnonte rreziku nga pėrhapja e gjuhės sė pushtuesit dhe e gjuhėve tė tjera. Ata krahas temės fetare, ishin tė parėt qė trajtuan gjerėsisht temėn laike.
Gjithashtu dia prej tyre duke qenė mė afėr jetės sė popullit, futėn nė poezi elemntė tė jetės sė kohės. Kėta trajtuan tematikėn shoqėrore me nota realiste dhe me njė sens kritik tė fortė.
Sė fundi, me krijimet e bejtexhinjve poezia shqiptare bėnte njė hap pėrpara nga ana artistike. Nė to shpesh gjejmė mjete shprehėse e figurative shumė tė goditura, vlera tė vėrteta artistike. Poetėt bejtexhinj morėn edhe nga mjetet e traditės poetike tė vendit; p.sh. vargun tetėrrokėsh; qė e bėnė vargun bazė dhe qė e pėrdorėn tė gjithė. Veprat e bejtexhinjve mbetėn nė dorėshkrim. Ato u pėrhapėn pėrmes kopjimit me dorė ose me anė tė traditės gojore.
Numri i autorėve tė letėrsisė shqiptare me alfabet arab ėshtė shumė i madh. Ata krijuan nė qytete mjaft tė zhvilluara pėr kohėn, si nė Berat, Elbasan, Shkodėr, Gjakovė, Prishtinė por edhe nė vende mė tė vogla; si nė Kolonjė, Frashėr, Konispol e gjetkė.
Ndėr bejtexhinjtė, mė kryesorė po pėrmendim Nezim Frakullėn, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashėrin, autorė tė dy historive fetare tė vjershėruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovėn etj. Shumė i njohur u bė edhe Murat Kyēyku (Cami), pėrkthyes i ndonjė vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve tė gjata nė vargje. Nga kėto pėrmendim poemėn "Erveheja„ , me temė nga letėrsitė orientale e me natyrė moralizuese. Me kėto vepra Kyēyku i ēeli rrugėn poezisė me subjekt.
Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshėn e saj nė jetėn kulturore qysh nga fillimi i shekullit tė XIX, por nė disa mjedise, si nė Kosovė, kjo traditė vijoi edhe mė tej nga autorė tė tillė si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.

Linka_pz
28-04-07, 22:13
Fitorja e Osmaneve mbi Serbet ne fushe Kosove me 28 Qershor
1389, coi hegjemonine Serbe ne vdekje ne Ballkan. Si
rrjedhoje e renies se hegjemonise Serbe ne ballkan, viset
Shqiptare pas kesaj date kaluan nga influenca Serbe nen
pushtetin Osman. Keshtu qe ne 1415 Kruja, dhe ne 1417
Vlora, Kanina dhe Berati u bashkuan ne federaten Osmane. Ne
1431, e gjithe Shqiperia Jugore u perfshi ne federaten
Osmane, dhe qyteti i Gjirokastres u kthye ne kryeqytetin
dhe qender e Sanxhakut te Shqiperise Jugore. Ndersa
Shqiperia Jugore u bashkangjit totalisht ne federaten
Osmane, Shqiperia veriore edhe pse u bashkangjit ne kete
shtet ruajti autonomi te theksuar ne vetvete.


Me ardhjen e tij ne Shqiperi, pushteti Osman solli me vete
kulturen e tij te larmishme, qe me vone do te behej edhe
pjese integrale e identitetit Shqiptar. Nje fe e re,
Islami, u perhap ne Shqiperi, ndermjet jugut ortodoks dhe
veriut katolik, fe qe u kthye ne fene dominante te
Shqiptareve. Edhe pse ne dekadat e para te shtetit Osman ne
Shqiperi shume pak Shqiptare ishin Musliman, gjate
shekullit te 17, rreth 50% e popullsise se Shqiperise
veriore kaloi ne Islam. Katolicizmi Roman dhe Ortodoksia
sllavo-helene tek e fundit ishin mbajtese te influencave te
huaja ne Shqiperi, te mbushura nga gjuhe te huaja, dhe
Shqiptaret ne krahasim me komshinjte e tyre Helen, Bullgar
dhe Serb ishin ndjekes superfaqesor te ketyre feve.



Hasan Kaleshi[1] (1922 - 1976) ne menyre bindese ka
sygjeruar se nje nga te mirat kryesore qe pushteti Osman ka
sjelle ne Ballkan, ishte ai i ruajtjes se rraces Shqiptare
nga asimilimi sllav, ne te njejten menyre sic pushtimi
sllav i shekullit te 6te ne Ballkan i pati dhene fund
procesit te Latinizimit, qe kercenonte te asimilonte
para-ardhesit e Shqiptareve 1000 vjet me pare. Edhe pse
Shqiptaret nuk u njohen nga Osmanet si minoritet ethnik
(pasiqe ata i ndanin njerezit sipas fese dhe jo kombesise),
Shqiptaret munden qe te mbijetojne si rrace dhe ne te
vertete te zgjerojne veten e tyre nen pushtetin turk. Ne
kete periudhe, Shkodra dhe qytetet e tjera bregdetare
Shqiptare morren totalisht formen e qyteteve Shqiptare me
popullsi shqiptare.



Ndersa shteti Osman, me organizimin e tij te centralizuar u
fokusua ne Stamboll, ai i la Shqiperise kulturen osmane, qe
arriti zenitin e saj ne shekullin e 18te. Shqiperia jugore
dhe qendrore me qytetet e riperterira te Elbasanit dhe
Beratit, me xhamite dhe medresete, u kthyen ne qendra te
mesimit oriental dhe ne te vertet perjetuan nje rilindje
kulturore nen Islam, ne te njejten menyre sic perjtoi
Shkodra dhe Gjakova ne veri. Poete udhetare, artiste dhe
shkollare filluan qe te gezojne mbeshtetjen e pashallareve
dhe guvernatoreve vendas, ashtu si ne Azine qendrore.



Ne te njejten menyre sic shkrimtaret Shqiptare te shekullit
te 16 dhe 17te perdoren latinishten per shkrimet e tyre,
shkruesit e pare te Shqiperise Muslimane perdoren menyren
Osmane te literatures; shkrimin Turqisht dhe Persisht, per
veprat e tyre qe paten nje sukses te theksuar.




- Shkrimtaret Osman me Origjine Shqiptare


Nje nga shkrimtaret me te hershem Shqiptare qe shkroi mes
Osmaneve ka qene Mesihi nga Prishtina[2] (1470 - 1512), qe
u njoh ne turqisht si Pristineli Mesihi. Mendohet qe Mesihi
te kete qene Shqiptare nga Prishtina, por qe ka jetuar ne
Stamboll qe nga mosha e vogel. Mesihi nuk ishte vetem nje
poet i rralle, por ne te njejten kohe ishte edhe nje
kaligraf i talentuar, qe mbajti postin e sekretarit tek
Hadim Ali Pasha gjate pushtetit te sulltan Bajazidit II
(1482 - 1512). Njeri i dhene pas kenaqesive sehr oglani
(djal qyteti), sic biografi Ashik Celebi e therriri ate,
Mesihi me shume gjendej ne taverna, neper parqe me shoket e
tij sesa ne pune. Edhe pse stili hedonist ne jete mund qe
te kete penguar karrieren e tij, Mesihi krijoi nga poezite
me te mira Osmane te kohes. Nga veprat e tija me te
permenduara eshte Murabba-i bahar[3] (poezite e pranveres)
te cilat pas publikimi me perkthim latin ne 1774 nga
orientalisti Sir William Xhon (1746 - 1794), do te
ktheheshin ne poemat me te njohura Osmane ne Evrope, per
nje kohe te gjate. Poema fillon sic vijon:


Dinle bulbul kissasin kim geldi eyyam-i bahar

Kurdi her bir bagda hengame hengam-i bahar

Oldi sim efsan ana ezhar-i badam-i bahar

Ays u nus et kim gecer kalmaz bu eyyam-i bahar



Degjoni oshetimat e nates, ditet e pranveres kane
ardhur

te gjithe kopshtet kane ardhur ne jete nga pranvera

Bumi i saj ka hapur dritat e argjendta

Pini dhe kenaquni sepse pranvera do te shkoje shpejt



Me teper origjinale sesa 'Poezite e pranveres' eshte poezia
e Mesihit Sehr-engiz (terrori i qytetit), qe u kthye ne
prototipin e nje vale te re poetike ne poezine Osmane. Ne
186 verse ai pershkruan bukurite e 46 te rinjve nga
Edirneja (Adrianopoja). Kjo poezi eshte nje poezi unike e
poezise Osmane te shek te 16te, e cila me talljet dhe
ironine humoristike eshte paksa e ndryshme nga poezite
mistike dhe tradicionale. Mesihi e pranon qe poezia e tij
eshte gjynah ne vetvete, por ai eshte konfident se Zoti do
ta fale ate duke thene: " Zemra ime udhetare eshte thyer ne
aq pjese, qe cdo pjese e thyer eshte e lidhur me nje nga
ato bukuri".

arton bala
29-04-07, 04:55
Pershendetje Linka!

Ndoshta nuk eshte ky shkrimi i yt personalisht, mund te jet edhe nje huazim, por me duket pak sa kunderthenes! Ja pse:


Hasan Kaleshi ... ne menyre bindese ka sygjeruar se nje nga te mirat kryesore qe pushteti Osman ka sjelle ne Ballkan, ishte ai i ruajtjes se rraces Shqiptare nga asimilimi sllav .. i pati dhene fund procesit te Latinizimit, qe kercenonte te asimilonte para-ardhesit e Shqiptareve 1000 vjet me pare.

Simbas kesaj teorie "BINDESE" edhe kroatet duhet te ishin te asimiluar nga Latinizimi, i cili paska "kercenuar" shqiptaret. Por e verteta eshte se kroatet nga Latinizimi asgje tjeter nuk pesuan, pos ate cka ishin. Kroacia eshte vetem nje shembull, ka plot tjere. Prandaj kjo teori e sjellur nga ti eshte nje teori e lire hasano-osmanike qe asgje tjeter nuk ka per qellim, vec justifikimin e asimilimit te shqiptareve ne "osmanź".

Sepse:

Si sinonim per termin "asimilim" mund te perdoret/n fjala/et "shkrirje", "barazim", "tejkalim" (shiko enciklopedite internacionale). Qe pushteti osman nuk beri asgje tjeter me shqiptaret, pos shkrirjen dhe barazimin sistematik te kultures te tyre (katoliko-ilire) dhe tejkalimin e saj ne ate tatare-persiane do te tregoj me ndihmen e disa shembujve nga ky shkrimi i sjellur nga ti:

... Shqiptaret nuk u njohen nga Osmanet si minoritet ethnik
(pasiqe ata i ndanin njerezit sipas fese dhe jo kombesise), ...

Eshte tipike per nje perandori (si ajo osmane) e cila e ndan njerezit me perkatesi religjioze e jo me kombesi, qe kjo perandori te ofroj te gjitha kushtet e volitshme edhe te mjaftueshme per shkrirjen e nje kombesie, sapo qe kjo te kete kaluar ne "religjionin e perandorise". Si dashes (i sotem) i kultures shqiptare dhe mbrojtes i saj nga asimilimi duhet te thuhet se Perandoria Osmane ndoshta mbrojti shqiptaret nga asimilimi hipotetik (!!) ne sllave, por assesi nga asimilimi ne pergjithesi!!

Per me teper per shkrirjen, tejkalimin e barazimin e shqiptareve ne popull me kulture aziatike islame, flasin edhe keta pasues te shkrimit tend, i cili kinse pledon contra asimilimit te kultures shqiptare:

Ndersa shteti Osman ... i la Shqiperise kulturen osmane ...

Hmmmm...

Shqiperia jugore u kthye(n) ne qendra te mesimit oriental dhe ne te vertet perjetuan nje rilindje kulturore nen Islam ...

Hmmmm...

... ashtu si ne Azine qendrore.

Hmmmm... (ma merr mendja qe po e din pse po gjemoj)

nait
29-04-07, 07:20
Atdheu

O atdhe Me je i dashur sa me ska
Me je nen me je moter me je vella

Nga qka rrotull me i shtrenjti ti me je
Je me i miri nga gjdo gje qe ka ky dhe

Ty per dite te pare ime nen
Dheu yt ne fund ate e pate ngrene

Nemeruar ti pat lulet syri i saj
te ti lindi te ti vdiq ajo pastaj

Ti k epar gjysh stergjysherit e mi
Edhe eshtrat tretur ua ke po ti

Nga ti shpirtt-o ata kurr sqen ndare
Pran teje paten qeshur paten qar

Nena ime vdiq ndaj ty te kam sot nene
Nene qe ske vdekje kur faqehen

Dhe pse ha o dhe ti bijt e tu te mjre
Numri prape ne vend mbetet kurdoher

Begatoje o imzot ti kete vend
Epu njerezve te tij mbroth e shend

Hi u befshin gjithmon aremiqet e tij
Gaz per jet paqin zoterit e tij

I begat i lulezuar qoft ai
Nje te ardhme past plot me lumturi

rilinda
27-06-07, 22:43
Letėrsia e bejtexhinjve, tradita me ngjyrime orientale


Ajo nuk arriti kurrė tė ngjitej nė shkallėn e njė letėrsie tė mirėfilltė kombėtare, por i dha, gjithsesi, njė impakt pozitiv jetės sociale e artistike nė Shqipėrinė e shekujve 17-18. Ajo mbartte, sigurisht, ngjyrime e ndikime osmane e orientale, perse e arabe, por fryma laike qė ajo shpesh pėrcolli dhe aksesi qė patėn nė tė masat e gjera tė popullit tė thjeshtė, bėnė qė ajo tė linte gjurmė nė kulturėn tonė kombėtare e tė shėrbente pėr t‘u shtruar rrugėn mė pas shumė rilindasve nė krijimtarinė e tyre.

Ndikimet nga tradita orientale e mė konkretisht, ajo osmane, filluan tė ndiheshin gjerėsisht nė shekullin XVIII nė Shqipėri jo vetėm nė mėnyrėn e sjelljes, administrimit, religjionit e marrėdhėnieve ndėr njerėz, por erdhi koha qė ato tė shtriheshin edhe mė tej, duke kapur kėshtu edhe letėrsinė (megjithėse deri nė atė kohė shumė pak mund tė flitej pėr njė tė tillė tė mirėfilltė ndėr shqiptarė). Kėshtu, nė fillim tė shekullit tė lartpėrmendur, nė Shqipėri lindi dhe u zhvillua njė rrymė letrare me tipare tepėr origjinale pėr vendin tonė, rryma e bejtexhinjve (e cila e mori kėtė emėrtim nga fjala turke ‘bejte‘, qė do tė thotė vjershė). Ajo u bė dukuri e rėndėsishme dhe pati pėrhapje shumė tė gjerė nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, nė Kosovė, por edhe nė qendra mė tė vogla fetare e mė pak nė fshat. Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve tė veēanta historike, i dy faktorėve tė kundėrt. Nga njėra anė ishte kėrkesa pėr tė shkruar shqipen si gjuhėn e vendit, pėr ta pėrdorur edhe nė praktikėn fetare e pėr t‘u ēliruar nga ndikimet e kulturave tė huaja. Kjo ishte mė tepėr prirje e shtresave qė lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). Nga ana tjetėr, ėshtė shtimi i trysnisė ideologjike tė pushtuesit. Nėpėrmjet fesė dhe kulturės islame synohej tė arrihej (pavarėsisht se sot mund tė ketė pėrqasje tė ndryshme pėr kėtė) nėnshtrimi i shqiptarėve. Natyrisht, krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisė e tė kulturės orientale, por ajo ėshtė gjithsesi, pjesė e pandarė e kulturės sė popullit tonė. Ajo ėshtė shprehje e shpirtit krijues dhe e talentit artistik tė tij, qė, nė kushte tė caktuara, fitoi kėshtu edhe tipare e dimensione tė cilat pėrputheshin me to. Njė element, i cili i ka dhėnė mė shumė njė tendencė komprometuese kėsaj rryme letrare apo kėtij fenomeni, me siguri ėshtė fakti se bejtexhinjtė e shkruan shqipen me alfabet arab dhe pėrdorėn njė gjuhė "tė mbytur" nga ndikimet e vėrshimet e fjalėve persiane, turke e arabe, pra orientalizmat.

Dy fazat e epokės sė bejtexhinjve

Letėrsia e bejtexhinjve pati dy faza nė zhvillimin e saj. Faza e parė shtrihet deri nga fundi i shekullit XVIII. Nė veprat e kėsaj faze mė tepėr gjeti shprehje fryma laike, kurse nė veprat e fazės sė dytė, qė nis nga ēereku i fundit i shekullit XVIII dhe tejkalon kufirin e shekullit XIX, mbizotėroi tema me karakter fetar. Nė krijimet me tema laike, shumė poetė bejtexhinj, nė frymėn e poezive orientale, i kėnduan dashurisė, bukurisė sė natyrės e tė gruas; lartėsuan virtytin, punėn, diturinė ose fshikulluan mburrjen e kotė pėr pasurinė e fisin, goditėn ambicien, hipokrizinė etj. Tė tillė ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyēyku etj. Parė nga ky aspekt, ky ishte njė zhvillim i mirėfilltė, i cili u rrek tė reformonte jetėn e mentalitetin mbytės qė ekzistonte nė vilajetet shqiptare, pra gjithsesi nė njėrėn ndėr provincat osmane. Njė hap i mėtejshėm u shėnua me mjaft krijime tė disa bejtexhinjve tė tjerė, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjė tjetėr. Ata pasqyruan elemente e ngjarje tė jetės bashkėkohore dhe shtruan njė problematikė tė mprehtė shoqėrore.

"Erveheja" e Camit

Numri i autorėve tė letėrsisė shqiptare me alfabet arab ėshtė shumė i madh. Ata krijuan nė qytete mjaft tė zhvilluara pėr kohėn, si nė Berat, Elbasan, Shkodėr, Gjakovė, Prishtinė, por edhe nė vende mė tė vogla, si nė Kolonjė, Frashėr, Konispol e gjetkė.

Shumė i njohur u bė edhe Murat Kyēyku (Cami), pėrkthyes i ndonjė vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve tė gjata nė vargje. Nga kėto pėrmendim poemėn "Erveheja", me temė nga letėrsitė orientale e me natyrė moralizuese. Me kėto vepra Kyēyku i ēeli rrugėn poezisė me subjekt.

Edhe mė tej, nė Kosovė

Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshėn e saj nė jetėn kulturore qysh nga fillimi i shekullit XIX, por nė disa mjedise, si nė Kosovė, kjo traditė vijoi edhe mė tej nga autorė tė tillė si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.

Hasan Zyko Kamberi

Nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė letėrsisė shqipe me alfabet arab ėshtė Hasan Zyko Kamberi. Tematika qė trajtoi ai nė vjershat laike paraqet interes tė veēantė, sepse i bėri jehonė gjendjes shpirtėrore dhe pakėnaqėsisė sė masave fshatare, mbi tė cilat rėndonte pesha e vuajtjeve dhe shfrytėzimi i egėr feudal. Pėr jetėn e H.Z.Kamberit dihet pak. Ishte nga fshati Starje i Kolonjės. Siē del nga ndonjė vjershė e tij, ka kaluar njė jetė tė varfėr e tė vėshtirė. Mė 1789 mori pjesė si mercenar nė luftėn turko-austriake mbi Danub. Nė kėtė fushatė jo vetėm qė s‘e rregulloi dot gjendjen ekonomike, por edhe vuajti shumė, siē do e tregojė nė vjershėn "Seferi humajun" (Lufta mbretėrore). Vdiq nė fillim tė shekullit XIX. Nga krijimtaria e Hasan Zyko Kamberit njihen 50-60 vjersha lirike. Shkroi edhe poezi fetare. Por rėndėsi tė veēantė kanė poezitė e tij me temė laike. Mė poshtė, dy vargje nga "Paraja":

Kadiu, t‘i rrėfesh paranė,
ters e vėrtit sherihanė(6),
pėr para ē‘e shet t‘anė,
ia di kimenė parasė.

Dorėshkrime tė pabotuara

Letėrsia e bejtexhinjve konsiston nė dorėshkrime nė alfabet arab qė kryesisht kanė mbetur tė pabotuara. Vetė bejtexhinjtė nuk shkruanin me synimin qė tė botonin libra, por qė t‘i fiksonin nė letėr krijimet e tyre tė destinuara pėr deklamim. Tė shkruarit ishte praktikė mnemonike. Kontakti i kėsaj letėrsie me publikun kryhej nė mjedise si teqe ose ēajhane, ku mblidhej mileti tė dėgjonte poetėt tė recitonin krijimet e tyre. Ky milet ishte zakonisht analfabet.


Shkodra, "Meka" e bejtexhinjve

Tė gjithė e dinė se Shkodra ėshtė ndoshta qyteti i vetėm ku bejtet (bejta) kanė njė traditė tė hershme e tė gjerė. Ajo ėshtė e lidhur ekskluzivisht edhe me ndjenjėn e lartė tė humorit nė kėtė qytet. Shumėkush ka dėgjuar edhe pėr ikonat e bejtes nė qytetin e traditave shumėplanėshe shqiptare me pėrfaqėsues tė tillė si Nexho Shabani e Shtjefėn Palushi. Ky i fundit tashmė ka vite qė s‘jeton mė, por sigurisht, jeton vepra e sidomos batutat pikante qė ai la pas, ndėrkohė qė ato ndikuan nė zbutjen e halleve tė njerėzve nė periudhėn e monizmit, falė intuitės, sensit tė hollė tė humorit, ironisė e mjeshtėrisė sė pėrdorur prej tij pėr tė demonizuar pushtetin e asaj kohe plot fenomene tė kohės. Nėse sot do ndodhesh pėrballė Nexho Shabanit, zakonisht nė njėrin ndėr ambientet e lagjes ku ai vetė lindi e u rrit ("Xhabije"), sigurisht nuk do mund t‘i rezistosh dot aftėsisė e zellit tė tij pėr "tė qėndisur" dy-tri vargje "sipas festes". "Pėrveē aftėsisė pėr tė improvizuar, atij, sigurisht, nė ndihmė i vjen edhe vetė dialekti i ėmbėl shkodran, qė tek e fundit ta lehtėson punėn", mė thotė nga ana tjetėr njė shok i imi shkodran, ndėrsa pi kafe me mua nė njėrin nga lokalet e Tiranės e nis tė mė tregojė rreth historisė sė bejtes nė qytetin e tij. Ndėrsa buzėqesh kur ia kujton kėtė "pikė tė fortė" tė vendlindjes, nis edhe ai vetė madje tė thotė disa vargje tipike e tė rendisė aktorė e figura tė qytetit, qė pėr efekt estetik, nuk po ia pėrmend emrin, pasi nė qytete tė tjera dhe nė fjalorin e pėrditshėm, pėrcaktimi "bejtexhi" merr pastaj njė konotacion pezhorativ. Por nuk ndodh tamam kėshtu nė Shkodėr, pasi atje pothuajse tė gjithė aktorėt e humorit tė paktėn e kanė provuar veten shpesh edhe nė improvizimin e vargjeve tė bejteve shkodrane. Por ka njė ndryshim nė fakt, pėr sa i pėrket bejtes nė kuptimin klasik qė kjo fjalė ka pasur nė kohėn kur u lėvrua si rrymė letrare e kufizuar nė zona tė ndryshme tė Shqipėrisė e Kosovės, dhe "bejtes shkodrane", e cila ėshtė ekskluzivisht e lidhur me humorin dhe me shpirtin e kėtij qyteti qė gjithmonė ka trashėguar apo sjellė diēka tė veēantė nė krahasim me pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė.

Nė njė aspekt, tė duket mė se e thjeshtė qėndisja e vargjeve e sidomos rimimi i tyre, tė cilin me pak pėrpjekje shpesh mund ta arrijė shumėkush. Kėshtu pėr shembull, preferohet tri apo katėrvargėshi qė rimon shpesh me -ue, -arrė, -ane, por pastaj nėse vazhdon mė gjatė do tė bllokohesh me siguri.

Ato preferohen shpesh nė ambiente shoqėrore dhe "thumbat" e tyre shpesh janė njė ilaē i mirė pėr individė me vese, tė cilėve, shkodranėt qė u duan tė mirėn, mė shumė preferojnė t‘ua thonė me bejte se ku i kanė tė metat. Elementė tė bejteve, sigurisht, mė pas mund t‘i hasėsh edhe nė qytete tė tjera, sidomos tė Shqipėrisė sė Mesme, porse askund tjetėr nuk e gjen akoma tė gjallė e aktive si nė Shkodėr, ku protagonistėt e saj respektohen e njihen nga i madh e i vogėl, jo vetėm nė qytet, por nė mbarė vendin.

Preshevar
06-07-07, 18:59
Hmmmm...



Hmmmm...



Hmmmm... (ma merr mendja qe po e din pse po gjemoj)


[/size][/font]

Balushi po gjemon ? :tongue:

Mėrtype ma mir tjera here :biggrin: