PDA

View Full Version : Mė e rėndėsishme ėshtė:

rilinda
10-05-07, 12:01
Johan V. Gėte

(Pa titull)
Parat ke humbur- diē ke humbur!
Duhet tė mendosh tė tjera tė fitosh.
Nderin ke humbur- shumė ke humbur!
Duhet famė tė fitosh,
mendimin e tė tjerėve ta ndėrrosh.
Guximin ke humbur- gjithēka ke humbur!
Tė jesh i bindur,
do ish mė mirė mos tė kishe lindur!

Cila ka mė shumė rėndėsi pėr ju?
-Shėndeti
-Dituria
-Nderi
-Guximi
-Karriera
-Pasuria

Arkza
10-05-07, 12:47
Johan V. Gėte

(Pa titull)
Parat ke humbur- diē ke humbur!
Duhet tė mendosh tė tjera tė fitosh.
Nderin ke humbur- shumė ke humbur!
Duhet famė tė fitosh,
mendimin e tė tjerėve ta ndėrrosh.
Guximin ke humbur- gjithēka ke humbur!
Tė jesh i bindur,
do ish mė mirė mos tė kishe lindur!

Cila ka mė shumė rėndėsi pėr ju?
-Shėndeti
-Dituria
-Nderi
-Guximi
-Karriera
-Pasuria

Pershendje Rilinda , dhe Urime per temen
Votova per Shendetin ...
pak kesaj vjen Nderi, Dituria , Guximi. karrieradhe pasuria ne fund eshte per mua .

Linka_pz
10-05-07, 12:48
http://www.dardania.de/vb/upload/images/reputation/reputation_pos.gifhttp://www.dardania.de/vb/upload/images/reputation/reputation_pos.gifhttp://www.dardania.de/vb/upload/images/reputation/reputation_pos.gif

http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon1.gif Mė e rėndėsishme ėshtė:
Johan V. Gėte

(Pa titull)
Parat ke humbur- diē ke humbur!
Duhet tė mendosh tė tjera tė fitosh.
Nderin ke humbur- shumė ke humbur!
Duhet famė tė fitosh,
mendimin e tė tjerėve ta ndėrrosh.
Guximin ke humbur- gjithēka ke humbur!
Tė jesh i bindur,
do ish mė mirė mos tė kishe lindur!

Cila ka mė shumė rėndėsi pėr ju?
-Shėndeti
-Dituria
-Nderi
-Guximi
-Karriera
-Pasuria

Te uroj per temen e nderuara vendase!
Me e rendesishmja eshte Shendeti sepse pa shendetin nuk na duhet asnjera nga keto tjerat!
Me shume respekt Linka_Pz.

valiii
10-05-07, 21:12
NDERI- I pari jam qe votova per Nderin dhe po quditem pse ... nejse pas Nderit vijn kto me ralle - Shendeti , Dituria , Guximi , dhe Kariera e Pasuria jane gjera qe nuk qojn peshe tek une .

Agolli
10-05-07, 21:45
Guximi........!!!!

prishtinasi
10-05-07, 21:54
Votova.....

gazi-de
10-05-07, 22:31
Edhe une Votova..hahahahaahah mire prishtinasi qe ke votu...hahah

Une votova per shendetin,sepse nuk e ki shneten ski ase gje..................

ssara
10-05-07, 22:40
Nese ke shendet i ben edhe tjerat

SoKoLi-i-Maleve
11-05-07, 06:19
Nderi dhe pastaj shendeti

arton bala
11-05-07, 20:31
Hej ku eshte more DASHURIA? Me siguri nuk flitni per te si deshire, sepse eshte e vetekuptimte.. :smile:

Per mua shume me rendesi eshte zellshmeria. Por edhe me i rendesishem eshte guximi. Cdo faze te jetes qe ka qene e hidhur, ia "falenderoj" mungeses se ketyre vetive. Shendeti sigurisht poashtu i rendesishem, ama e kam shok te pandashem. Kurse nderi... hmmm fjale shume abstrakte qe varion ne kohe edhe ne hapesire dhe veshtire te mbushet me jete.

instruktori
11-05-07, 21:45
Hmmm
1.Shendeti
1.Nderi

Mandej vijn keto tjerat

Te uroj per temen dhe me pelqen shume.
Respekt per ju
Instruktori

Murgesha
11-05-07, 21:48
Shėndeti ėshtė baza.
Pa tė nuk tė vyjnė asnjėra nga kėto tjerat...

rilinda
11-05-07, 21:51
Guximi........!!!!

Pse guximi? :biggrin:

Agolli
12-05-07, 11:48
Pse guximi? :biggrin:
Ke guxim i ke te gjitha, ndoshta ,,shendeti,, mungon!,
Cka po't vyn shendeti kur s'ke guxim, ose bukurija''
pa investu s'ka pasuri, as shendet as dashuri....
Guximi i ka te gjitha efektet positive,'''''''' per mendimin tim! http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

Amina
12-05-07, 15:42
Shendeti eshte me i rendesishmi. Per te tjera as qe nuk te bjen nder mend, kur nuk e ki shendetin

vjeshta
12-05-07, 16:50
Dituria...............veq qe nuk e paska asnje vote .............

lonaaa
12-05-07, 21:03
Mė mirė me nderė e pa- shendet se sa i shendnosh e pa- nderė!

Si do qoftė ,unė do i rradhtija keshtu:

Nderi,
Shendeti ,
Guximi,
Dituria,
Pasuria.

jadore
12-05-07, 21:11
Johan V. Gėte

(Pa titull)
Parat ke humbur- diē ke humbur!
Duhet tė mendosh tė tjera tė fitosh.
Nderin ke humbur- shumė ke humbur!
Duhet famė tė fitosh,
mendimin e tė tjerėve ta ndėrrosh.
Guximin ke humbur- gjithēka ke humbur!
Tė jesh i bindur,
do ish mė mirė mos tė kishe lindur!

Cila ka mė shumė rėndėsi pėr ju?
-Shėndeti
-Dituria
-Nderi
-Guximi

-Karriera
-Pasuria

..guximi ..
guximi te nxit te sfidosh smundjet = te kesh shendetin..
guximi te nxit te sfidosh injorancen =te kesh diturine..
guximi te nxit te sfidosh te keqen = me ndershemerine
guximi te nxit te krijosh karrjere= pate apo nuk pate pasurine

guximi, nuk eshte asgje tjeter veqse vullneti, te sfidosh veteveten perpara te gjithe sfidave qe sjell te jetuarit dhe te thuash qe triumfova kundrejt tyre...

selvija
12-05-07, 23:45
Shendeti...qe nuk ke shendet asgje ske..je zbehte.

SANTANA-29
13-05-07, 01:43
NDERI, DITURIA, kur e i ke keto shendetin e ke mir,,,,:tongue:

rilinda
13-05-07, 13:51
..guximi ..
guximi te nxit te sfidosh smundjet = te kesh shendetin..
guximi te nxit te sfidosh injorancen =te kesh diturine..
guximi te nxit te sfidosh te keqen = me ndershemerine
guximi te nxit te krijosh karrjere= pate apo nuk pate pasurine

guximi, nuk eshte asgje tjeter veqse vullneti, te sfidosh veteveten perpara te gjithe sfidave qe sjell te jetuarit dhe te thuash qe triumfova kundrejt tyre...

"Mendja e shėndoshė nė trup tė shėndoshė."

Si mund tė kesh guxim kur tė mungon shėndeti!? Ndoshta mundohesh tė marrėsh forcė, e ta sfidosh sėmundjen, po kurrė nuk ėshtė e mundur qė guximi tė ta sjell shėndetin. Me qenė ashtu, asnjė njeri nuk do tė ishte pėr shumė kohė i sėmurė...tė gjithė do ta gjenin atė "guxim" e ta mundnin sėmundjen.

Shėndet!
Rilinda

rilinda
13-05-07, 13:53
NDERI, DITURIA, kur e i ke keto shendetin e ke mir,,,,:tongue:

Si mund ta kesh nderin, kur nuk e ke shėndetin!? Kur nuk ka shėndet njeriu, ai sėmuret, moliset, mbyllet nė shtėpi, harrohet... e ēka tė duhet nderi kur je i mbyllur?

rilinda
13-05-07, 13:59
Dituria...............veq qe nuk e paska asnje vote .............

Ēka tė duhet tė jesh i ditur, e mos tė tė hyjė nė punė nė ato raste kur nuk e ke shėndetin?
Edhe Migjeni, kishte dituri, por ka vdekur nga tuberkulozi...

Shėndet!
Rilinda

arton bala
13-05-07, 18:57
Ēka tė duhet tė jesh i ditur, e mos tė tė hyjė nė punė nė ato raste kur nuk e ke shėndetin?
Edhe Migjeni, kishte dituri, por ka vdekur nga tuberkulozi...

Shėndet!
Rilinda
Migjeni do kishte vdekur ashtu e keshtu. Por ishte guximi i tij per krijimtari letrare qe e beri ne nje menyre te pavdekshem per ne.

rilinda
13-05-07, 22:03
Migjeni do kishte vdekur ashtu e keshtu. Por ishte guximi i tij per krijimtari letrare qe e beri ne nje menyre te pavdekshem per ne.

Fizikisht ai ėshtė i vdekur. Po mos tė kishte vdekur nga shėndeti i lig nė moshėn 52 vjeēare, ai do tė krijonte edhe mė shumė.
Pėr tė shkruar tė duhet prirja e jo guximi. Unė kam guxim, po pėr tu marrur me shkrime nuk kam prirje.

Shnet.

LABI
13-05-07, 22:14
Shendeti nje here humbe dhe s'kthet me .

Reana
13-05-07, 22:49
Fizikisht ai ėshtė i vdekur. Po mos tė kishte vdekur nga shėndeti i lig nė moshėn 52 vjeēare, ai do tė krijonte edhe mė shumė.
Pėr tė shkruar tė duhet prirja e jo guximi. Unė kam guxim, po pėr tu marrur me shkrime nuk kam prirje.

Shnet.

hahhahahhha:biggrin: ...

fakti se dikush ka prirje letrare kjo sdo te thote se gjate gjithe jetes mundet te krijoje vepra arti; "prirja letrare" eshte shkendije qe njehere vjen dhe shkon.
Gjithe autoret/artistet me te medhenje, kane nje periudhe te caktuar kur krijojne veprat e tyre kryesore, pjesa tjeter e jetes/krijimtarise mbetet pjese e te "rendomtes":wink:
Nuk egziston relacion proporcional mes motivimit/prirjes artistike, dhe jetegjatesise/shendetit.

guximi besoj te jete nje virtyt shume i rendesishem, qe luan rrol edhe ne momente kur indivi eshte me shendet te lige; egzistojne shume raste kur individe me parashikime mjekesore shume negative, arrijne te tejkalojne ato parashikime negative bazuar me shume ne vullnetin e forte, guximin dhe deshiren per jete, sesa ne mjekesi.
perderisa mendja e plagosur nga brenga, dhe guximi i dobet ndikon negativisht ne forma te ndryshme stresi te cilat krijojne/ndihmojne semundje te ndryshme.

Dituria eshte gjeja me e rendesishme!
Dituria e zgjedh rrugen e guximit, krijon pasurine, ruan shendetin, etj...
Injoranca i humb te gjitha; e shkalla me e rende e injorances pergatitet per Boten e ardhshme se ketu i kane bere punet fet:biggrin:

(paq shnet gjithmone se gjynah me humb shendetin, s'di cka te mbetet; Migjeni nuk vdiq ne moshen 52 vjecare)!

Agolli
13-05-07, 22:52
Ēka tė duhet tė jesh i ditur, e mos tė tė hyjė nė punė nė ato raste kur nuk e ke shėndetin?
Edhe Migjeni, kishte dituri, por ka vdekur nga kanceri...

Shėndet!
Rilinda
Pershendetje Rilinda!
Te hapesh nje teme nuk do te thote se te ipet e drejta t'ju versulesh mendimve te shprehura(t'lira)!
Per mua eshte Guximi! mendimi ime, per dikend tjeter Dituria, per ty Shendeti etj. (KJO NA BENE TE JEMI NDRYSHE DHE UNIK)
Tjera here, vendos LARTE, TEMA CHIT_CHATT, keshtu qe te jemi te pregaditur......

Shendet edhe TY!

rilinda
13-05-07, 23:23

Nuk po i vėrsulem askujt. Thjesht kėmbim mendimesh. Nuk mundohna me t'i ngulit mendimet e mia ty e askujt tjetėr. Unė po them se shėndeti e edhe po tregoj pse.

Paq gjithmonė guxim!
Rilinda

rilinda
14-05-07, 00:04
(paq shnet gjithmone se gjynah me humb shendetin, s'di cka te mbetet; Migjeni nuk vdiq ne moshen 52 vjecare)!

Gabim. M'falni. Nė moshėn 27 vjeēare ka vdekur.

vjeshta
14-05-07, 01:07
Ēka tė duhet tė jesh i ditur, e mos tė tė hyjė nė punė nė ato raste kur nuk e ke shėndetin?
Edhe Migjeni, kishte dituri, por ka vdekur nga tuberkulozi...

Shėndet!
Rilinda

Rilinda mire je ? .........Me shendet mire je ?

Ehhhhhhhhhh Njeriu shkon dėmė prej mos dije !

Shendet paq!

Vjeshta!

Reana
14-05-07, 02:00
Ēka tė duhet tė jesh i ditur, e mos tė tė hyjė nė punė nė ato raste kur nuk e ke shėndetin?
Edhe Migjeni, kishte dituri, por ka vdekur nga tuberkulozi...

Shėndet!
Rilinda

E paske redaktuar "diagnozen" e Migjenit???
mire paske bere....gezohem qe verejtja ime, te ka bere me dije se Migjeni nuk vdiq nga kanceri, ashtu sikur qe kishe shkruar fillimisht.

Dituria mbetet me me rendesi, per mendimin tim!

njekohesisht qe do te kishte qene mire te kesh parasysh( dhe te mos e fshish postimin si heren e kaluar ), se prirja/talenti artistik nuk klasifikohen si dituri ne aspektin klasik racional;perkundrazi talenti artistik konsiderohet te jete iracional dhe aktivitet i sferes se djathte te trurit qe eshte pergjegjes per aktivitetet kreative, jo-racionale!

LOJETARI
14-05-07, 02:10
Kur isha i vogėl gjithmonė mendoja se pasuria ėshtė mė e rėndėsishmja , ndėrsa sot kur u rrita kuptova se : qysh atėherė kisha tė drejtė .

prishtinasi
14-05-07, 02:12
Kur isha i vogėl gjithmonė mendoja se pasuria ėshtė mė e rėndėsishmja , ndėrsa sot kur u rrita kuptova se : qysh atėherė kisha tė drejtė .

Ani jepja voten...se kerkush s'po ja dika rendesin...hahahahahaha!

LOJETARI
14-05-07, 02:17
Ani jepja voten...se kerkush s'po ja dika rendesin...hahahahahaha!

Ja dhashė ................

arton bala
14-05-07, 02:26
Fizikisht ai ėshtė i vdekur. Po mos tė kishte vdekur nga shėndeti i lig nė moshėn 52 vjeēare, ai do tė krijonte edhe mė shumė.
Pėr tė shkruar tė duhet prirja e jo guximi. Unė kam guxim, po pėr tu marrur me shkrime nuk kam prirje.

Shnet.

Dakort: do te krijonte edhe me shume..

Ndersa qe per te shkruar, te duhet edhe guximi, tregon rasti i Franz Kafkas, te cilit shume shkrime (tregime te shkurta) iu nxoren nga shporta e mbeturinave dhe iu publikuan nga njerzit e afert te tij. Me keto ai u be i njohur dhe i frytshem. Arti i shkrimit sigurisht qe kerkon edhe prirjen. Por duhet ditur se prirja eshte nje fjale e cila duhet te mbushet me vlere. Kurse vleren mua dhe ty na ofron eksperienca apo ambienti. Pra ato cka neve na jane shitur si "prirje" letrare, i njohim si prirje letrare, ato te cilat nuk na jane shitur si te tilla, na bejne te mendojme se nuk kemi prirje letrare. Mirepo arti letrar eshte shume perfshires, bile zgjerohet dhe ridefinohet dita dites nga krijimtaria e "pa pare" deri sot. Prandaj suksesi i nje artisti (letrar) kerkon poashtu nje lloj guximi te menduarit abnormal, ne kuptimin qe te ekziston guximi qe te krijohet ajo per te cilen deri sot nuk ka udherrefyes.

Guxim!! E pasi qe duhet edhe te kurorizojme virtytin e guximit: Shendet!! :smile:

arton bala
14-05-07, 02:38
hahhahahhha:biggrin: ...

fakti se dikush ka prirje letrare kjo sdo te thote se gjate gjithe jetes mundet te krijoje vepra arti; "prirja letrare" eshte shkendije qe njehere vjen dhe shkon.
Gjithe autoret/artistet me te medhenje, kane nje periudhe te caktuar kur krijojne veprat e tyre kryesore, pjesa tjeter e jetes/krijimtarise mbetet pjese e te "rendomtes":wink:
Nuk egziston relacion proporcional mes motivimit/prirjes artistike, dhe jetegjatesise/shendetit.

guximi besoj te jete nje virtyt shume i rendesishem, qe luan rrol edhe ne momente kur indivi eshte me shendet te lige; egzistojne shume raste kur individe me parashikime mjekesore shume negative, arrijne te tejkalojne ato parashikime negative bazuar me shume ne vullnetin e forte, guximin dhe deshiren per jete, sesa ne mjekesi.
perderisa mendja e plagosur nga brenga, dhe guximi i dobet ndikon negativisht ne forma te ndryshme stresi te cilat krijojne/ndihmojne semundje te ndryshme.

Dituria eshte gjeja me e rendesishme!
Dituria e zgjedh rrugen e guximit, krijon pasurine, ruan shendetin, etj...
Injoranca i humb te gjitha; e shkalla me e rende e injorances pergatitet per Boten e ardhshme se ketu i kane bere punet fet:biggrin:

(paq shnet gjithmone se gjynah me humb shendetin, s'di cka te mbetet; Migjeni nuk vdiq ne moshen 52 vjecare)!

Dituria eshte nje forme e guximit, prandaj e varur nga ai (sic tregon edhe vet gjinia gramatikore:tongue: ).Nuk eshte thene kot ne te kaluaren: sapere aude (= guxo te dijesh!).

Reana
14-05-07, 04:31
Kur isha i vogėl gjithmonė mendoja se pasuria ėshtė mė e rėndėsishmja , ndėrsa sot kur u rrita kuptova se : qysh atėherė kisha tė drejtė .
ehhhh, desha te them edhe vet dicka ne kete drejtim sepse me shkoi mendja tek thenja tetovare "parja e qon ujin drejt terma(lart)":biggrin: ....por pastaj mu kujtua nje proverb tjeter qe thote "paraja eshte sherbetor i te diturit dhe zoteri i budallait" dhe nuk shtova me teper.

megjithate, perkunder bindjeve/pikepamjeve idealiste eshte me e sakte se pasuria materiale eshte faktor i rendesishem ne mos kushtezues per te gjitha te tjerat!

panta_rhei
14-05-07, 05:58
Johan V. Gėte

(Pa titull)
Parat ke humbur- diē ke humbur!
Duhet tė mendosh tė tjera tė fitosh.
Nderin ke humbur- shumė ke humbur!
Duhet famė tė fitosh,
mendimin e tė tjerėve ta ndėrrosh.
Guximin ke humbur- gjithēka ke humbur!
Tė jesh i bindur,
do ish mė mirė mos tė kishe lindur!

Cila ka mė shumė rėndėsi pėr ju?
-Shėndeti.... duhet te dijsh ta ruash shendetin! "Te dijsh vleren e shendetit"! Ka kafshe shume te shendetshme...
-Dituria.... se si te jesh (behesh) i shendetshem, i ndershem, i guximshem, i famshem, i pasur!!!
-Nderi.... nuk ka me lehte se sa te mashtrosh nje njeri te ndershem!
-Guximi.... nje trimeri, 100 mjeshtri (dituri)!
-Karriera.... duhet te dijsh se si ta thuresh nje karriere (te suksesshme)!

-Pasuria.... jane fatkeq ata qe enderrojne te jene te pasur (tekefundit pasuria assesi nuk mund te konsiderohet kategori universale... Reana tha "paraja eshte sherbetor i te diturit dhe zoteri i budallait (dituria))!

Lum ai/ajo qe eshte i/e ditur... askujt tjeter perveq atij/asaj nuk i kam zili dhe lakmi!!!

turisti
14-05-07, 13:41
Shendeti. :biggrin:

RiannA
14-05-07, 13:45
per mua personalisht rendsin me te madhe e ka shendeti. Nese nuk je shendosh as paret as dashuria, as kariear as guximi nuk te nevoiten asgje.

psh: ketu ku jetoj une esht nje njeri (miljoner) edhe ku ta di une sa miljonat i ka aj ne konto edhe esht i qmendur pak a shum + alkoholin e konsumon teper..dmth aj nuk esht ne gjendje me i rujt as me i hargju paret e vet. Jan disa advokat qe ja japin ka 10 € nditje sa me ble aj diqka, apo kur ka nevoj per roba te reja shkojn edhe ja blejn...

Kshtu se japni rendsi shendetit se tjerat kadale vin...

LOJETARI
15-05-07, 02:04
Sa interesant kur njeriu lexon se si secili mundohet ta bindė[mashtroj] veten duke pohuar se shėndeti ėshtė mė i rėndėsishmi .Ēfarė rėndėsie ka shėndeti kur njeriu nuk ka ēka han ?Apo dituria , apo guximi , apo nderi ?
A nuk ėshtė e vėrtetė se secili prej neve nė njėfarė forme flijon tė gjitha kėto kategori pėr tė ardhė te pasuria ,sepse ndryshe shpirti nuk mbahet gjallė .
Si do t`i arsyetoheni fėmiut tuaj, nėse ai kėrkon nga ju t`i bleni njė lodėr ,njė veshmbathje apo nė raste tė skajshme diēka pėr tė ngrėnė , gjersa ju jeni tė shėndoshė si thiu , tė dijshėm si ekspertat , tė guximshėm si Mic Sokolat dhe tė ndershėm si ......,mirpo nuk keni mundėsi tė ia plotėsoni njė kėrkesė elementare fėmiut , prindit apo edhe vetes .
Nuk jemi duke jetuar nė kohė tė gurit , por nė shekullin e 21~tė .
Kjo tingėllon ashpėr , por ėshtė realitet me tė cilin po pėrballohemi ēdo ditė .Sot nė Kosovė veq edhe ajri ka mbetė falas ,qė nuk kushton lekė [edhe naj ditė] :biggrin: :biggrin:

Reana
15-05-07, 03:02
e kam verejtur kahmoti se shqiptaret nuk e njohin konceptin e "mesit" apo balancit...
krejt eshte bardh e zi...ose je patriot ose tradhtar....
ose je i ditur dhe i varfer, ose je i pasur dhe budalle:biggrin: ....

te gjitha gjerat e rendritura ne liste jane me rendesi, dhe duhet te punojme qe ti kemi te gjitha(Gete ka harruar te veje PUNEN dhe etiken e punes ne listen e tij)..
kisha thene ajo qe iu mungon shqiptareve me shumice-eshte puna e dedikuar dhe sistematike...
kombet e perpararuara, te pasura, me njerez te mencur e te shendetshem nuk i kane pritur keto begati duke ndejtur nen hije....kane punuar dhe punojne per to, perderisa shqiptaret presin prej Zot-rave/besimeve, Bashkesise Nderkombetare, te huajve, apo edhe ri-ngjallejne e socializmit/komunizmit, ku shteti kujdeset per te gjithe duke i punesuar neper pozita punetorsh te sherbimeve publike:rolleyes: ...
"u dek ai vakt ".....
pasuria-puna
shendeti-puna
dituria-puna
kariera-puna
nderi-puna

ku ka nder pa pune?
gjithe diten disa injorante ketu folin per "moralin" e "nderin" prej pikepamjesh teologjike/religjioze, e vet rrijne nder hije ne internet duke shikuar porno:biggrin: .....hahahahahahahhaha
nder pa pune nuk ka....puna/etika e punes eshte morali dhe nderi i nje kombi/populli!

Albanian eX|PerT
16-05-07, 00:11
Johan V. Gėte

(Pa titull)
Parat ke humbur- diē ke humbur!
Duhet tė mendosh tė tjera tė fitosh.
Nderin ke humbur- shumė ke humbur!
Duhet famė tė fitosh,
mendimin e tė tjerėve ta ndėrrosh.
Guximin ke humbur- gjithēka ke humbur!
Tė jesh i bindur,
do ish mė mirė mos tė kishe lindur!

Cila ka mė shumė rėndėsi pėr ju?
-Shėndeti
-Dituria
-Nderi
-Guximi
-Karriera
-Pasuria

Kur shkova tek gjyshi pėr ta pėrshėndetur atė ditė qė nisesha pėr nė studime -jasht shtetit- mė tha: "Ngo babgjyshit, mso, e mos harro se me shnet s'ka"!!!

Kur mi tha kėto fjalė nuk i mora shumė seriozisht, mbase pėr mendimin tim, i vetmi prioritet ishte tė mėsoj sa mė shumė! Porse, pata rastin tė shoh njė student tė zellshėm atje nė atė shtet, tė cilit i dėshtoi viti nė fakultet mbase ishte i sėmurė, pra nuk e kishte shėndetin!!!

Shėndeti ėshtė shumė i rėndėsishėm, porse nuk mund tė them se ėshtė mė prioritar se sa dituria, mbase njohim shumė dijetarė qė kanė qenė thesar dije porse kanė qenė tė sėmurė, porse lanė gjurmė nė historinė botėrore, si pėr shembull Homeri i cili ishte i verber, porse mbeti njė kolos i madh.

Them qė, kėto janė tė lidhura nė mėnyrė reciproke, pra disi mund tė them se janė tė pandara, pra tė marresh dituri e tė jesh i shėndoshė njekohesisht, mbase nė njė anė diturija ėshtė ajo qė tė mėson tė jesh edhe mė i shėndetshėm!

Hapėsja e temės shumė e bukur e ka bėrė titullin: "Mė..." qė don tė thotė se tė gjitha kėto kanė rėndėsi tė madhe nė jetėn e njeriut, porse cilėn do e veēonim, e qė une klikova tek Dituria, porse tė ekzistonte mundėsija qė tė klikojmė dy opcione do votoja edhe Shėndetin!

Siē thote Rilinda, shendet! :smile:

Experti, i juaji!

lazdrani
16-05-07, 11:23
Shendeti,dituria keto dyjat jane me kryesore,pastaj te tjerat nuk mungojne....

Gentiani
18-05-07, 22:03
Sa interesant kur njeriu lexon se si secili mundohet ta bindė[mashtroj] veten duke pohuar se shėndeti ėshtė mė i rėndėsishmi .Ēfarė rėndėsie ka shėndeti kur njeriu nuk ka ēka han ?Apo dituria , apo guximi , apo nderi ?
A nuk ėshtė e vėrtetė se secili prej neve nė njėfarė forme flijon tė gjitha kėto kategori pėr tė ardhė te pasuria ,sepse ndryshe shpirti nuk mbahet gjallė .
Si do t`i arsyetoheni fėmiut tuaj, nėse ai kėrkon nga ju t`i bleni njė lodėr ,njė veshmbathje apo nė raste tė skajshme diēka pėr tė ngrėnė , gjersa ju jeni tė shėndoshė si thiu , tė dijshėm si ekspertat , tė guximshėm si Mic Sokolat dhe tė ndershėm si ......,mirpo nuk keni mundėsi tė ia plotėsoni njė kėrkesė elementare fėmiut , prindit apo edhe vetes .
Nuk jemi duke jetuar nė kohė tė gurit , por nė shekullin e 21~tė .
Kjo tingėllon ashpėr , por ėshtė realitet me tė cilin po pėrballohemi ēdo ditė .Sot nė Kosovė veq edhe ajri ka mbetė falas ,qė nuk kushton lekė [edhe naj ditė] :biggrin: :biggrin:

Ha,hahaaaaaa Brother, ngadalė se nuk i ke parametrat e saktė me ato qė ke llogaritur, pėrndryshe nuk mundet tė dalė ai rezultat qė keni aluduar!

Tė jesh i shėndoshė, qoftė edhe si derrkuci ha,hahahaaaaaa, i ditur si eksperti, trim si Mic Sokoli e tė mos ketė mundėsi fėmiut ti plotėsojė kėrkesat elementare, ėshtė gjė e pamundur (e nė Kosovė, ėshtė diēka paradoksale dhe unikate qė ndodhė vetėm atje).

Por paramendo tjetrėn Brother, i ke tre dhoma tė stėmbushura me para, e nė anėn tjetėr je i shtrirė nga sėmundja dhe lėngon tamam si derrkuci, ēfarė rėndėsie dhe roli kanė gjitha ato para?!

Unė votova pėr shėndetin, sepse ai ėshtė dhe mbetet maxhorancė absolute, sa i pėrket rėnditjes sė rėndėsisė, pamvarėsisht se edhe tė tjerat janė tė rėndėsishme, megjithėate... Shėndeti ėshtė bartės kryesorė dhe ura lidhėse e cila tė ndėrlidhė me gjitha tė tjerat. Po u rrėnua kjo urė, tė tjerat tė mbeten ti shikosh nga ana tjetėr e bregut!

jadore
19-05-07, 01:38

Sh'net ..(thot kur teshtim , kete ma kujton qdo shkrim i rilindes)

...e ty i nderuari brother i lojtarit , te them ,me jep guxim qe ke ne rradh te dyte , po e ndrrojme, e ti merre shnetin tim , se e shof qe ne munges te te pares kjo e dyta nuk po me mungon ...
qe dora , (shtrije ) prano ofertetn ....(hahaha)
te pershendes me komplimentin e rradhes per ty ... shnet paq gjithmone..
(mama jeme ,mu kone kish thone ,,,shnet paq ..po Ti si thua ..!!, hahaha)

Gentiani
19-05-07, 02:24

J`ador shėndet pra ! Ha,hahahaaaaa

A je e sigurtė me ofertėn ?! nuk ka mė ti biesh pishman!

E gjithė kjo J`ador ėshtė sikur tė posedosh njė makinė luksoze, ku ka bordin elektronik tė pajisur me alamet digjitalet bashkėkohore, mbrendėsia nga konforti mė i bukur qė mundet tė jetė, karroserinė - pamjen nga jashtė fenomenale, bile nuk mundet njeriu dy herė ti lėshojė shiqimin ta shikojė... ndėrkohė qė tėrė kėsaj i mungon motori, qė e vėnė nė lėvizje, tė gjithė atė luksozitet tė kėsaj mrekullie!

Shqiptare
19-05-07, 04:21
[/SIZE][/I]Cila ka mė shumė rėndėsi pėr ju?
-Shėndeti
-Dituria
-Nderi
-Guximi
-Karriera
-Pasuria
[/CENTER]

NDERI- sa te rroj te roj me nder!

LOJETARI
21-05-07, 11:02
Ha,hahaaaaaa Brother, ngadalė se nuk i ke parametrat e saktė me ato qė ke llogaritur, pėrndryshe nuk mundet tė dalė ai rezultat qė keni aluduar!

Tė jesh i shėndoshė, qoftė edhe si derrkuci ha,hahahaaaaaa, i ditur si eksperti, trim si Mic Sokoli e tė mos ketė mundėsi fėmiut ti plotėsojė kėrkesat elementare, ėshtė gjė e pamundur (e nė Kosovė, ėshtė diēka paradoksale dhe unikate qė ndodhė vetėm atje).

Por paramendo tjetrėn Brother, i ke tre dhoma tė stėmbushura me para, e nė anėn tjetėr je i shtrirė nga sėmundja dhe lėngon tamam si derrkuci, ēfarė rėndėsie dhe roli kanė gjitha ato para?!

Unė votova pėr shėndetin, sepse ai ėshtė dhe mbetet maxhorancė absolute, sa i pėrket rėnditjes sė rėndėsisė, pamvarėsisht se edhe tė tjerat janė tė rėndėsishme, megjithėate... Shėndeti ėshtė bartės kryesorė dhe ura lidhėse e cila tė ndėrlidhė me gjitha tė tjerat. Po u rrėnua kjo urė, tė tjerat tė mbeten ti shikosh nga ana tjetėr e bregut!

Jo, Brother jo ,.... unė nuk e mohoj qe shėndeti apo ato atributet tjera nuk janė tė parėndėsishme ,mirpo shikuar hollė e hollė ,me apo pa dashje pasuria po na del si urėlidhėse e tė gjitha kategorive tjera .
Paramendoje sikur ne shqiptarėt ,nė vend tė SHĖNDETIT dhe GUXIMIT tė kishim mė shumė pasuri ,a do tė qėndronin punėt si qėndrojnė? Realiteti po na mėson se shėndeti vetėm , nuk mjafton tė mbijetojmė, e lerė mė tė arrijmė njė standard mė tė pėqyeshėm jetėsor.
Rezultatet e kėtij sondazhi ,tė paktėn deri mė tani , tregojnė qart shkurtpamėsinė tonė dhe frikėn qė kemi ne , se me shkuarjen tonė ēdo gjė edhe pėrfundon .
Nė mos mundesha unė t`i trashėgoj vajzės sime ato dy dhomat e mbyshura me lekė qė ju morėt si shembull ,nuk e dij se si do tė ndjehem nė dhomėn tjetėr duke pasė parasysh se shėndeti im nuk i kryen edhe aq shumė punė .[Es kommt nicht gut an] :biggrin:

Pėr mendimin tim , mė mirė ėshtė qė njeriu tė vdes i "pasur" se sa i shėndoshė .

egi
21-05-07, 20:32
nese ki shendet mundesh mi pas te gjitha

Gentiani
21-05-07, 21:53

Ha,hahahaaa Brother, lexo edhe njėherė postimin e egi Feministes dhe vendosi pikėn! :biggrin::biggrin::biggrin: Ruaj Shėndetin, ndėrsa Pasuria shkon e vjen, e vjen e shkon !!!Ha,hahahaaaaaa

GjIlAnAsI_cSi
22-05-07, 01:29
Shendeti../Pasuria../ se pa te dyten sbehet e para.. edhe pa te paren sbehet e dyta.. kshtu keto dyja zgjodha.. dhe mendoj se sjam votu keq..

Elina
23-05-07, 10:50
Mendoj se shendeti vjen ne rend te pare, e pastaj nderi...

E ato tjerat mire se ardheshin, edhe me e prishe rendin nuk behet gje...:biggrin: