PDA

View Full Version : Abdylazis Islami


Linka_pz
11-05-07, 22:47
Abdylazis Islami
Shenime per Shkrimtarin Abdylazis ISLAMI

Abdylazis ISLAMI lindi me 29 Korrik 1930 ne fshatin Gajre te Tetoves. Rrjedh nga nje familje kurbetqare. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, kurse gjimnazin e ulet gjate okupacionit ne Tetove. Shkollen normale dhe Akademine Pedagogjike, Gjuhen dhe Letersine Shqipe ne Shkup. Njehere punoi si mesues e mandej si arsimtar i gjuhes shqipe ne Tetove. Kjo pune i zgjati prej vitit 1952-1970. Ne vitin 1970-1979 qe gazetar prane Radio Shkupit, ku edhe doli ne pension. Prej atehere jetoi dhe punoi ne Tetove. Prej vitit 1981-1991 qe redaktor teknik ne revisten letrare e kulturale ne Shkup. Ne vitin 1990 qe anetar i Keshillit Iniciativ ne Prishtine per pajtimin e gjakut ne Tetove e rrethine. Pajtoi, bashke me krushqit e pajtimit, 98 familje.
Qe ne shkolle te mesme merrej me shkrime, shkruante poezi,tregime , romane, drama; merrej edhe me kritike letrare dhe eseistike, merrej me mbledhjen dhe studimin e folklorit shqiptar te Sharrit; merrej edhe me perkthime letrare nga maqedonishtja dhe kroatishtja.
Deri tash eshte perkthyer ne gjuhet: turqishte, maqedonishte, arabishte, italishte, kroatishte, sllovenishte, gjermanishte, anglishte, suedishte, rusishte, rumunishte, hungarishte, vietnamishte, disa me panorama e disa me antologji.
Vdiq me 16 Gusht 2005 ne Tetove.

Linka_pz
12-05-07, 12:52
Opusi krijues i shkrimtarit Abdylazis ISLAMI

1. “Kenget e zgjuara”, Prishtine 1968.Vjersha per te ritur
2. “Era dhe vargjet”, vjersha per te rritur, Prishtine 1964
3. “Mengjezi ne fshat”, vjersha per femije, Shkup 1965
4. “Soditje nga toka”, Prishtine 1969
5. “Barka nder vale”, vjersha per te rritur,Shkup 1971
6. “Kujtime dhe endrra”, vjersha e tregime per femije, Prishtine 1972
7. “Oaza”, vjersha per te rritur, Shkup 1973
8. “Gurgurina”, vjersha per te rritur, Prishtine 1974
9. “Fatiana”, roman per te rritur,Prishtine 1975
10. “Ujrat”,vjersha per te rritur,Shkup 1976
11. “Korrieri Artan Arta”, poeme per pioneret, Prishtine 1976
12. “Agullina”, sonete per te rritur, Prishtine 1978
13. “Drite ne sfond”, kurora sonetike dhe vjersha per te rritur,Prishtine 1980
14. “Per qepallat e qiellit varen plepat”, vjersha per te rritur, Shkup 1983
15. “Perralla popullore nga Sharri”, folklor, Shkup 1985
16. “Maje malesh”, Prishtine 1985
17. “Vajza e panjohur”, roman per femije dhe te rinj, Prishtine 1985
18. “Meleroti”, vjersha,poeme e tregime per femije,Shkup 1986
19. “ Krimi ne tempull”, roman per femije e te rinj, Prishtine 1987
20. “Yjet e vendlindjes”, Tirane 1987
21. “Romancat e nje nate vere”, vjersha per te rritur, Shkup 1987
22. “Pellumbi sqeparte”, roman per femije, Shkup 1988
23. “ Zerat nga maja”, vjersha per te rritur, Prishtine 1988
24. “Endrrat bulojne ne Eldorado”, poeme dhe vjersha per te rritur, Shkup 1990
25. “Vogelushi I fshatit Lashtor”,poeme,tregime per femije e te rinj, Shkup 1992
26. “Hekurani ne Artas” roman per te rinj, Shkup 1993
27. “Agimesha e ngujuar ne shate shpella”. Drame per femije e te rinj, Shkup 1994
28. “Kuvendi I guximtareve”,drame per femije e te rinj,Shkup 1994
29. “Arianda”, drame per femije e te rinj, Shkup 1994
30. “Peshperitjet e udhetarit plak”, poezi per te ritur, Shkup 1995
31. “Nica”, poeme per te ritur, Tetove 1995
32. “Tatuazhe”, tregime per te ritur, Shkup 1996
33. “Te treturit nga Projona”, roman per te rritur, Tetove 1996
34. “Dredhia”, roman per te ritur, Tetove 1996
35. “ Farsa e katrahures”, roman per te ritur, Tetove 1997
36. “ Shpata ne lulishte”,poezi per te rritur, Tetove 1997
37. “ Gjurmet e valeve ne shkemb”, tregime per femije
38. “ Kater kalores”, permbledhje vjershash per femije
39. “ Mrizoni dhe Euridika”, roman per femije e te rinj, Tetove 2005.

Linka_pz
12-05-07, 12:53
Nė kujtim tė atyre qė na deshėn


Ku janė ata qė na i prekėn zemrat,
Qė na e pėrflakėn shpirtin nga mallėngjimi?
Shteret ndonjėherė gejzeri i syve,
Apo edhe gjatė do tė gufojė nga shpirti
Me tė njėjtėn valė,me tė njėjtėn dhimbė?
Sytė e tyre bėjnė dritė nė njė ditė tė kėputur,
Nė njė cast shndėrruar nė luledielli
Kur toka nė lebetitje u plasi nėn kėmbė.
Ortekėt i mbuluan castet e heshtjes
Mė tė rėndė se zhvendosja e diellit nė qiell.
Prehja ėshtė ngulcitėse.mali ronitet
Duke dashur tė pėrplaset mbi trupin e tij
Dhe mbi anijen glabėruarnga valėt e thikta.
Nėpėr dafina mbeten valėt e ajrit
Si pėrgjigje tė pazėvendėsueshme tė kohės
Qė s’di tė preket,qė s’di tė mbruhet.
Kuarci ia puth venėn zogut tė natės
Dhe gjaku i zi i jep ngjyrė mbarė detit.
Deri te mėngjesi dielli ėshtė bandil bohem
Veshur e mbathur me leckat e kacorreve.
Vete t’i ulė majat e maleve deri nė rrėzė,
Vete t’i ngrehė urat e takimeve mallėngjyese,
Qė ta shfuqizojė brengėn e ngathėt
E ta clirojė rrugėn brerore tė ėndrrės,
Rrugėn,qė ka kalesė tė sheshtė nga rrėmeti!

( shtator, 1990)
Abdylazis Islami

rilinda
14-05-07, 12:26
Pėrkushtim

T’i brengė mė e keqe se brenga qė ngėrcit,shtang
Nė hirin e kėngės.Sharjet mbillen,rriten
Duke futur rrėnjė nė vesh.Kohė meskine
Me gojė tė cara meskinėsh, ujqėr nėpėr trarė.

Gjakun nuk ua fali pėr ėndėrat tuaja me duar
Mbi zjarrin e trupit tim.Bliri im i molltė
Ka nxjerrė filiza tė rrinj.Tė qartė e kanė rrugėn
Edhe pa ju.Ujėsisisė i riten kuajt e pegazit.

Buzėt i lėpini e keni mbetur pa gishtėrinj
Nė dorėn e fatit tuaj.Fat i thėnshin erėsirės
Qė ua shndrėit rrugėn e verbėr! Kujtimi im
E ka mėngjesin e vet,i juaji kėmbėt a i ka?



Amaneti

Shkėmb i dashur,po ta lė amanetin tim:
Tė flasėsh pėr mua,pėr zjarrin qė kam
Nė zemėr,pėr ėndėrrat,pėr shpresėn,
Pėr diellin ngri qė nuk mė shuhet nė gji.

Poezinė e kam ninėz,tė mos ma lėndosh,
Shpirti im ėshtė zog qė cicėron nė tė.
Te ti e nisa fjalėn dhe kėngėn e parė,
Erdha t’i them mbase edhe tė fundit.

Besomė,nuk kam ndryshuar as me ėndėrra,
As me vision.Nė vargun tim ka pranverė
Nė vazhdime.Shtatė zemra regėtinė nė tė
Pėr jetėn,pėr kėngėn,pėr poezinė e re.




Zirė njėshmėrie

Nga puplat e drurit
I njejti gjeth pėrsėritet
Me tė njejtėn erė,
Me tė njejtėn ngjyrė ezirė,
Me tė njejtėn bukuri dhe shėmti,
Me tė njejtėn vujtje dhe lumturi.
Asgjė s’ėshtė e njejtė
Pa njėshmėrinė e vet;
Ndryshimi kryhet
Brenda ndryshimit tė vet,
Pėr tė mbetur i njejtė
Me rrėnjėn qė s’i ndėrron.
Me fanatizėm e ruan qenėsinė
Dhe harrohet nė identitet
Tė jetė vecse cka ėshtė vet:
Edhe prej hirit veten e zgjon.
Gjithcka ndodh nė lėvizje
Nė marrėveshje me lavdėrinė
Qenėsia mbetet e njejtė,
Pa tė njejtėt,
Me ėndėrrat
e dashurinė.

rilinda
14-05-07, 12:40
Mendime pėr Abdylazis Islamin

Rexhep Qosja, "Kritika Letrare"-Prishtinė
"...Abdylazis Islami ka thyer logjikėn tradicionale tė poezise shqipe dhe qė dėshiron ta ruaj dhe e ruan njė logjikė tė tillė. Kėshtu do tė mund tė thuhej se Abdylazis Islami na shfaqet si njė kualitet. Ky poet na imponohet me vlerat e pamohueshme se e ka krijuar pėrvojėn dhe vizionin e vet jetėsor, me ēka e sintetizon poezinė e vet dhe tė imponohet si poet i cili ka krijuar stilin personal, fizionominė artistike...."


Adriatik Kallulli, nė 40- vjetorin e krijimtarisė se Abdylazis Islamit
"...Abdylazisi ėshtė i shqetėsuar dhe i preokupuar jo vetėm si poet, por edhe si filozof ku nė njė varg thot: " Mundohem ta zbuloj egon time", andaj njė nga tiparet e veprės sė tij ėshtė univerzaliteti, ndėrsa gjuha poetike, ėshtė karakteristik nė veprat e tij..."


Hasan Mekuli- Prishtinė
"...Nė kohėn kur krijoi Abdylazis Islami duhej ose vargut t'ia vėmė kėmbėt nė fyt, ose tė shkohej nė burg. AI krijoi nė heshtje. Akujt nuk i tha tė shkruaj diēka pėr tė. Ai ēdo herė qe modest. Modestia e krijoi atė. Ai ėshtė njė hedhės i fjollave tė fjalės qė krijojnė bukuri..."


Maksut Shehu
"...Asnjėherė emrin e tij s'e mbuloi harresa. Edhe mė pak: veprėn e tij poetike, qė prej vargut tė parė e deri nė librin e parė, e edhe nė vazhdim, deri nė shtim, nė shumė vėllime ai ishte 'Njeri qė pėshpėrit' nė jetė i qetė, kurse nė vargje termet...



Ali Podrimja, "Maje malesh"
"... Vendlindja, si nocion pėr Abdylazis Islamin ėshtė njė pasqyrė e tij jetėsore - kuptimore ku percepton e shėnon ēdo gjė tė rėndėsishme qė ndodh brenda e jashte saj, ku jeta le apo merr diēka. Poeti ėshtė nė lėvizje ekzistenciale me tokėn e tij gurore dhe dėshiron tė pasojė njė dlirėsi shpirtėrore, njė katarze dhe pėrkundrejt pėrpėlitjeve e zatatjeve tė gjata, bredhjeve e udhetimeve nė vete e jashte saj, shpesh me pasoja tė rėnda, pėrkundėr presioneve tė ndryshme tė ngjyrės e ftohtėsisė sė gurit, Abdylazis Islami megjithatė nė atė natyrė tė ashpėr, burrėrore, vėren se diēka po ngjallet, po lėviz; se gurgurina e tij prej ditės nė ditė po ndėrron...'