PDA

View Full Version : Kurthi serb i luftes fetare

Arb
19-05-07, 08:33
Kurthi serb i luftes fetare

Xhavit Shala
E Premte, 18 Maj 2007

”Ne bashkesine nderkombetare po rritet dyshimi se Beogradi po perpiqet t’i zgjase bisedimet per statusin e Kosoves, me shpresen qe te shkohet ne dhune, qe do te ishte fatkeqesi e madhe”, do te deklaronte disa dite me pare, ne nje emision te ”Zeri Amerikes” ne gjuhen serbe, Daniel Server, analist i Institutit Amerikan te Paqes.

Dhe zhvillimet ne terren, ne kete prag statusi, po tregojne se nuk kemi te bejme thjesht me dyshime, por me veprime te mirorganizuara te serbeve. Kete here, ata po pergatiten seriozisht dhe kane ndertuar “infrastrukturen” e nevojshme per te provokuar dhune, per ta pergjakur qe ne lindje Shtetin e Pavarur te Kosoves. Afersisht, po ndiqet skema e konfliktit ne Bosnje. Per te mos ekspozuar politiken zyrtare serbe perballe faktorit nderkombetar, ne loje kane futur struktura gjoja paraushtarake.

Pergjakjen qe po pergatisin ne kete rast, serbet duan t’ia shesin opinionit jo si nje lufte per te mbrojtur nje kauze tashme te humbur ne Kosove, por si nje ”detyrim historik” te tyre per ”mbrojtjen e krishterimit evropian” nga ”invazioni i islamit”, te perfaqesuar nga shqiptaret e Kosoves. Pra, serbet po tentojne qe ne shekullin e XXI, te fusin rajonin e Ballkanit ne kurthin e nje lufte te re fetare.

Planin e publikoi deputeti socialist i parlamentit serb, Zheljko Vasiljevic. Ai njoftoi opinionin vendas dhe ate nderkombetar, per krijimin e Gardes se Vullnetareve te Mbretit te Shenjte, Car Llazar dhe per shpalljen me 5 maj, ne Manastirin e Llazarices te ”Cetes se pare te milicise se krishtere me uniforme, e cila perbehet nga veterane me pervoje lufte nga 30 qytete te Serbise”. Ne promovimin e ketij formacioni paramilitar pritej te ishin 100 persona, ndonese deputeti serb, qe lancoi lajmin, deklaroi perreth pesemije vullnetare te gatshem, te rekrutuar ne te gjithe vendin.

Ne vitin 2007, jo shume larg Brukselit, kryeqytetit te Evropes se Bashkuar, endrres se gjithe ballkanasve, me dijenine e Presidentit ”properendimor”, Tadic, serbet promovojne formacione ushtarake me profil te qarte fetar. Njelloj si ne mesjete, kur grumbulloheshin ushtare per te luftuar nen flamurin e kishes. Per te treguar qe kjo nuk eshte nje ndermarrje e disa nacionalisteve ekstremiste, deputeti socialist deklaron se tashme ”kane ndertuar strukturen organizative ushtarake dhe jane pergatitur planet operative per levizjet e sulmet” dhe se me keto pergatitje ”jane marre disa gjenerale dhe kolonele ne pension”.

Serbet, ne planin e tyre per te provokuar nje lufte tjeter fetare ne Ballkan, nuk llogarisin fare prezencen e forcave te NATO-s ne Kosove. Ata mendojne se ato nuk do te reagojne dhe do t’i lejojne te veprojne si ne Srebrenice. ”Nuk besoj se ata do te perfshihen, por ne kemi pervoje dhe dime se si t’i perballojme”, do te deklaronte per keto forca, ne intervisten e dhene ne datat 28 dhe 29 prill per gazeten ”Danas”, deputeti socialist serb, Zheljko Vasiljevic.

Kurthi serb per te futur ne nje lufte fetare rajonin i shkon per shtat vetem Al Kaedes, e cila eshte e interesuar te hape nje front te ri ne zemer te Evropes. Edhe pa kete mundesi qe serbet po i ofrojne Al Kaedes, organizata terroriste ka planet e saj afatgjata per rajonin e Ballkanit. Serbet, me provokimin e luftes fetare, vetem se po i krijojne mundesine asaj per te zbatuar me shpejt keto plane. Sipas keshilltarit te Kongresit Amerikan, Joseph Bodanski, Al Kaeda ka planin e saj "Ballkani 2020”, te perbere nga dy faza dhe lidhet me Sanxhakun, Kosoven, Bosnje-Hercegovinen e Kroacine. Plani eshte punuar ne perputhje me rolin e “Ballkanit si njera nder qendrat per zgjerimin e terrorizmit islamik ne Evropen Perendimore”. Ne kete moment - thote ai - te pakten pese sherbime sekrete boterore, insistojne qe plani “Ballkani 2020” i Al Kaedes, te mos realizohet.

Ne te vertete, sinjale per nje pozicionim fetar, me konkretisht te nje blloku ortodoks, te pozicionuar kunder pavaresise se Kosoves, jane vene re edhe ne disa shtete, anetare te BE-se. Perpjekjet e Qipros, Greqise, Rumanise e Sllovakise, per te percare frontin unik evropian pro planit te Ahtisarit per Kosoven, pa permendur rolin e hapur te Rusise, duket se, pervec te tjerave, ka nje frymezim te paster fetar. Qendrime te tilla jane nje inkurajim per politiken nacionaliste serbe dhe gardistet e Car Llazarit. Keto qendrime vecse i shtojne pengesat per vendosjen e paqes aktive ne Rajonin e Ballkanit.

Por a do ta toleroje perseri BE-ja nje dhune te re ne Ballkan? ”Shume shpesh ne vitet ‘90, Brukseli eshte krehur, ndersa Ballkani digjej. Ne nuk duhet te lejojme qe kjo te ndodhe perseri”, do te shkruante kohe me pare, ne nje editorial per gazeten ”Financial Times”, Olli Ren, komisioner i Bashkimit Evropian per Zhvillim. Dhe rajoni nuk mund te perparoje, nese nuk zgjidhet statusi i Kosoves, ceshtja madhore e fundit, qe lidhet me renien e ish-Jugosllavise.

Ndryshe nga evropianet, SHBA eshte teper e qarte dhe e vendosur ne politiken e saj per Kosoven. Por edhe amerikanet i druhen shperthimit te dhunes. Ata e mbeshtesin plotesisht dhe jane te bindur se pavaresia e kontrolluar per Kosoven eshte opsioni i vetem perpara. Pas shperberjes se dhunshme te Jugosllavise dhe spastrimit etnik qe zbatoi Sllobodan Milloshevici ne Kosove, ”cdo rezultat tjeter do te coje ne administrim jofunksional, ne forcimin e ndikimit te ekstremisteve dhe do te conte direkt ne luftera te reja”, deklaroi dite me pare para Komitetit te Marredhenieve Nderkombetare te Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit Amerikan, Nikolas Berns, zevendessekretar amerikan i Shtetit.

Perfundimisht, kurthi serb per nje lufte fetare ne Ballkan, nuk do te arrije te jetesohet per sa kohe qe do te ruhet kompaktesia midis BE-se dhe SHBA-se, per mbeshtetjen e Planit te Ahtisarit per Kosoven dhe per njohjen e Pavaresise se Kosoves, edhe nese Rusia do te vendose veton ne Keshillin e Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara.

Perndryshe, Brukseli kete here nuk do te kete kohe te krihet, nese do lejoje perseri qe Ballkani te digjet. Atij do t’i duhet te pergatitet per te pritur valen e refugjateve ballkanas si pasoje e shperthimit zinxhir te dhunes etnike e fetare.

[email protected] ([email protected])

www.acnss.com (http://www.acnss.com/)

Gazeta Koha Jone

Albanian
19-05-07, 08:45
Ata qe me se shumti ndihmojne kete invazion te Serbve jan shumica e Kosovarve ketu qe dit e nat thon se ne Kosove ka shum mjekrra se ne Kosove ka shum muxhahedina e kto jan veq pallavra njerz me vjen keq qe keni ra preh e ksaj propagande Serbe pikerisht ti Arb dhe Kompania yte dit e nat pohon ktu se ne Kosove ka shqiptar te organizuar ushtarakisht me motive islamike turp turp duhet te ju vije turp per gabimin qe keni be duhet te kerkoni falje dhe ato pak njerez qe kan mjekerr ne kosove nuk kan asgje tjeter pos asaj mjekrre per kete u betohem ti bastisni shtepite e tyre dhe nuk do gjeni asnje lloj arme.

Arb
19-05-07, 09:11

Kush jane Kosovaret? Ke quan Kosovare?

Nuk ka propagande te Shkijeve ketu. Mjekerrcjapat muxhahaqena jane kudo ne Kosove. Ata nuk gezojne, perkundrazi urrehen. Jane njerez qe nga burime akoma te pa-njohura, marrin qindra euro pagese, per propaganden dhe praktikimin e ketij sekti gabel.

Albanian
19-05-07, 18:59

Mos je nen ndikim te alkoholit apo droges qe po fol pallavra tash o njeri a je i shenosh apo jo?

Ti a e ke kuptu se qka ke shenu lart 2 metra tekst apo vetem copy paste e ke ba, kshyr lexo qka ke shkru e tani lexo ktu posht qka thave kshyr se vetes i mshove shuplak, kshyr sa tru te brisht paske, kshyr sa axhami qenke, kshyr sa i pa gdhendur qenke.

Kshyr sa naiv qenke qe tu e pas artikullin 2 metra qe te thot shqiptar mos u ngul ne kurthen e serbis ti shkon ngulesh meniher thu ne kosov mjekrrat jan kudo e pis more pis njerzve si ti duhet ndaluar kompjuteri me ligj se po e flliqni boten prej mbrenda shtepis si qen endacak, e ne rrug kur dilni shkoni i perqafni ata mjekrrat nuk guxoni njee za me ba. endacak si shkijet je ti kur je ne vend te sigurt je i flliqur e kur rrezikohesh qan si fmi lutesh per meshire.

Un te thash ty edhe serbve se ne kosove nuk ka grupe islamiste terroriste, ata qe lshojn mekrra nuk kan asnje tjeter pos mjekrres, bastisni e nuk do gjeni ne ta as petarde leje ma arm dhe plumba.

Edhe njeher te them mos u ben mendjeleht me ju sherby shkijeve me propagandu ktu se ka terorista ne kosov se kshtu si ja keni nis me fol kurrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr kosova e pavarur nuk do te behet do te mvaret gjithmon nga tjeret qe do te hyn ne shpi e do te pshurrin dajak qdo kuller qe lshon mjekrren per hjeshi e shkon xhumave falet ne xhami.

Arb
19-05-07, 19:10
Nuk po perkrahim propaganden e Shkijeve. Por eshte veprimtaria e zagareve mjekerrcjapa po u hapin gojen Shkijeve, qe te perdorin pranine e tyre ne Kosove si shkas per zhagitjen e njohjes se Pavaresise se Kosoves.

Po ashtu per te ri-shpallur edhe nje here konfliktin Shqiptaro-Shka si nje konflikt fetar. E per kete ne sherbim te kesaj propande jane ne sherbim te gjithe ata mjekerrcjapa arape qe veprojne lirshem ne Kosove.

Bjeshka1
19-05-07, 19:55
Nuk edi se sa njerz et semure ka ne kete bote!!
Edhe pse shohin dhe lexojne, mundohet te flasin perralla dhe cdo here ti len fajin dikujt tjeter!!
Nuk ekuptojne se "Arabistani" ka leshua rrenje ne kosove. Tashti duan edeh gazetareve te iu mbyllin gojnen.

MOS I KĖRCĖNONI GAZETARĖT!
Gazetari i Radio Drenasit z. Ismet Sopi i ėshtė drejtuar KMDLNJ-sė me njė deklaratė se nė vendin e tij tė punės
ėshtė kėrcėnuar nga kreu i Bashkėsisė Islame nė Drenas, Osman Musliu pėr shkak tė njė artikulli tė shkruar nė
rubrikėn "Vėshtrime ", "Mexhlisi i Grykės sė Llapushnikut". Nuk ėshtė hera e parė qė gazetari i Radio Drenasit Ismet Sopi kėrcėnohet dhe pengohet nė vendin e punės. Bashkėsia Islame pėr kah misioni do tė duhej tė manifestonte tolerancė mė tė madhe ndaj fjalės sė lirė dhe pėrhapjes sė mendimit tė lirė, dashuri, mirėkuptim
dhe paqe. Bashkėsia islame do tė duhej tė ishte nė dijeni se besimi islam ėshtė kundėr kėrcėnimit me dhunė pra, shprehimisht e kundėrshton dhunėn. Nė shkrimin e gazetarit Sopi, Bashkėsia Islame e Drenasit ėshtė dashur tė reagojė dhe t'i informojė lexuesit pėr pohimet e pavėrteta tė z. Sopi, nėse ato kanė qenė tė argumentueshme dhe jo tė kėrcėnohet me dhunė. KMDLNJ dėnon ashpėr kėrcėnimet qė iu bėhen gazetarėve nė pėrgjithėsi e nė
rastin konkret tė z. Sopi dhe kėrkon qė gazetarėt tė mos pengohen nė kryerjen e aktiviteteve tė tyre. Nuk ėshtė hera e parė qė gazetarėt kėrcėnohen nė Kosovė dhe askush nuk iu siguron mbrojtje tė mirėfilltė.
Shėrbimi pėr Informim, KMDLNJ

arton bala
19-05-07, 20:17
Kurthi serb i luftes fetare

Xhavit Shala
E Premte, 18 Maj 2007

....
Pergjakjen qe po pergatisin ne kete rast, serbet duan t’ia shesin opinionit jo si nje lufte per te mbrojtur nje kauze tashme te humbur ne Kosove, por si nje ”detyrim historik” te tyre per ”mbrojtjen e krishterimit evropian” nga ”invazioni i islamit”, te perfaqesuar nga shqiptaret e Kosoves. Pra, serbet po tentojne qe ne shekullin e XXI, te fusin rajonin e Ballkanit ne kurthin e nje lufte te re fetare.

.... Gazeta Koha Jone

Shume e vertete eshte kjo. Persa e kam perjetuar vet "influencimin" serb ne mediat dhe shoqerite perendimore, ai gati gjithmone ka te beje me kete argument. Dhe nuk ndodhe rrale qe si kosovar ne Perendim te pyetesh me interes te madh per shkallen e religjiozitetit tend. Mirepo sa per tolerancen fetare ne jo vetem Europes, por edhe krejt botes mundemi me iu shurdhu veshet ligjerata..

Albanian
24-05-07, 09:25
Nuk po perkrahim propaganden e Shkijeve. Por eshte veprimtaria e zagareve mjekerrcjapa po u hapin gojen Shkijeve, qe te perdorin pranine e tyre ne Kosove si shkas per zhagitjen e njohjes se Pavaresise se Kosoves.

Po ashtu per te ri-shpallur edhe nje here konfliktin Shqiptaro-Shka si nje konflikt fetar. E per kete ne sherbim te kesaj propande jane ne sherbim te gjithe ata mjekerrcjapa arape qe veprojne lirshem ne Kosove.

Qka po don me then ti me ket?

OJ SERBI HAJDE PAK NE KOSOV SE KA MJEKRRA E MBYTI KREJT A?

Po a ke harru more i shkret se serbi te qon me zor me lshu mjekerr ty qe i urren mjekrrat edhe te vret duke then se ti ke qen nje prej mjekrrave.

Je shum gabim o njeri naiv e fanatik te thash edhe po te them se ne kosov ka me shum mafijash, narkomana, alkoholxhi, dallaverxhi, mangupa qe vrajn e prejn e vjedhin 24 ore hiq pa ndal i helmojn rinin me droga dhe i shesin femrat e reja per te holla dhe askuh nuk merzitet per ta perkundrazi ndoshta jeni myshteri i mir i ktyne mangupave. E ato qe jan me mjekrra jan shum pak ndoshta jan 100 ne tan kosoven dhe nuk kan kurrfar mbeshtetje nga bota Islame sepse un vet jam interesuar dhe kam kontaktuar me dijetar te njohur nga vendet arabe dhe veri afrikane tegjith jan shprehur kunder veprimeve te wehabinjve dhe nuk i mbeshtesin ata. Sidomos ne Kosove ku numri i tyre esht shum i vogel ndersa numri i muslimanve qe jan veq musliman jo tjeter sekt eshte totali tjeter qe mbetet.

Eshte turp per ty dhe te tjeret te thoni qe ne kosov ka grupe extremiste islamiste se e dini shum mire qe nuk ka nuk e di ndoshta jeni te paguar te thoni keshtu nga serbia qe tia ngulni kosoves nje bisht mbrapa ta ket tan jeten.

MOS HARRONI SE KET FORUM E FREKUENTOJNE SHUM AGJENT SHQIPTARO-SERB TE SHERBIMEVE SEKRETE SERBE DHE 24 ORE LEXOJNE ARTIKUJ TE SHKRUAR NGA PERSONAT SI ARBI ETJ QE POHOJNE SE NE KOSOVE KA MJEKRRA EXTREMISTE TERORISTE... MBLEDHIN FAKTE TE CILAT NJE DITE DO TA SHOKOJNE GJITH BOTEN DHE KOSOVEN DO TA QESIN ME KRYE NE HI.

Fshatari
24-05-07, 11:12

Si duket dikujt ma shum i pengon mjekrra e disa individve shum tė izoluem se sa mjekrrat e drazheviēve-ēetnik pėrtej urės tė Ibrit qė dekorojnė tė gjitha arterėt, shtėpit, dhomat, rrobet me fotografi tė sheshelit, drazhės, milloshit, koshtunicės, vukut...artemijes. Mjekrra asht traditė e popave serb po kjo nuk ia vret synin askujt.
Deri nė momentin e fundit disa faqezi do tė pėrpiqen t'i ngjesin "bishta" Kosovės por kot e kanė: moti e kanė humb betejėn; u kanė met veē syt me kjajt e goja me hangėr mut...!

Bjeshka1
24-05-07, 17:46
Lexojeni edhe kete atehre flisni se per cka eshte fjala ne Kosoven tone te dashur...

Misioni i (Pa)mundshėm
Me largimin e forcave dhe administratės serbe nga Kosova, qytetarėt shumicė tė Kosovės filluan tė zhveshen gradualisht nga petku nacionalist i tė prezentuarit veten tek tė tjerėt dhe nė mes vete. Do tė ishte kjo pozitive sikur tė merrnin orientim tė mirėqenė. Mirėpo, sot nė Prishtinė vėrehet njė prani e theksuar e njerėzve me mjekrra tė gjata tė cilėt me ose pa dijeninė e tyre po shihen nga tė tjerėt si pėrfaqėsues tė krahut radikal islamik. Kjo dukuri po shpėrfaqet nė Kosovė sidomos nė dy vjetėt e fundit. Ndėrkohė qė duhet pėrmendur se do tė ishte paradoksale tė shihje dikend nė Kosovė kėshtu para luftės. Ky fenomen ka nxitur njė lloj frike dhe konfuzioni ndėr qytetarė tė Kosovės. Kjo frikė ėshtė e arsyeshme pėr dy gjėra: raportet konfliktuale tė Mesisė (shpėtimtarit) sė qytetarėve tė Kosovės - SHBA-sė me radikalėt islamikė, si dhe tendenca e Beogradit pėr ta paraqitur Kosovėn qė ka synim tė jetė e pavarur, si vatėr tė terrorizmit islamik. Nuk mund tė quhet paradoksale qė sa herė tė ndodh diēka mes relacioneve tė shqiptarėve tė Kosovės me botėn myslimane tė bėhet boom mediatik dhe boom i debateve tė opinionit publik. Gjatė kėtij muaji kam shenjuar tė paktėn tri ngjarje tė cilat kanalizohen nė kėtė shqetėsim kolektiv: panairi i librit, ku ne ēdo debat me kolegė potencohej prania e shumė shtėpive botuese qė botojnė libra fetarė, e nė veēanti libra indoktrinues tė religjionit islam; polemikat nė gazetėn Express, tė cilat si shkas kishin konferencėn e shteteve islamike tė mbajtur para pak ditėsh me ē’rast kishte dilema dhe kundėrshti mes anėtarėve tė grupit negociator pėr pjesmarrje ose jo nė tė; si dhe sllogani nė murin pėrballė tė Fakultetit Filologjik tė UP-sė. Kėtu nuk e pėrmendi rastin e shqiptarėve nė SHBA qė tentuan ta hedhin nė ajėr kampin ushtarak, jo pse nuk paraqet rrezik pėr imazhin e shqiptarėve nė botė, por nisur nga fakti se nuk mund tė konsiderohet si prurje e radikalizmit islam nė SHBA nga Kosova.

Ėshtė evidente qė nė panairin e fundit tė librit nė Prishtinė kishte prani tė theksuar tė librave me pėrmbajtje fetare, pak mė pak kishte seri librash pėr tė qenit tė suksesshėm nė jetė apo edhe mundėsinė si tė bėhemi milioner, nė kohėn kur pėrqindja e qytetarėve qė po kalojnė nė varfėri tė skajshme vetėm po rritet. Ndėrkaq mė sė paku kishte libra shkencorė qė do t’i shėrbenin studiuesit tė caktuar tė kėtij vendi, apo thėnė nė pėrgjithėsi njohje,teori dhe praktika tė reja qė do tė shėrbenin qė vendi tė ecė pėrpara. Mungesa e prosperiteti social tė shoqėrisė nė Kosovė, pas tetė vjetėsh tė kaluara nga kujtesa kolektive pėr dhunėn qė kishte ushtruar pushteti serb, ka bėrė qė disa pjestarė tė shoqėrisė tė sistemohen brenda grupeve radikale islamike, tė cilat janė tė infiltruara kėtu me gjoja pretekstin e organizatave humanitare – organizatat humanitare kanė pėr qėllim qė tė ndihmojnė njerėzit nė nevojė, por pa kushtėzime dhe selektime qė i ndihmuari t’i bindet ideologjive qė pėrpiqet tė proklamojė njė grup i caktuar. E duhet pranuar se edhe hapėsira qė i ėshtė ofruar atyre nė vėnien rrėnjė nė Kosovė ka qenė e favorshme. Pakėnaqėsia e qytetarėve me proceset politike, tė cilat si nė planin social e ekonomik poashtu edhe nė efektin psikologjik kanė ndikuar qė tė mos i besojnė hapave tė ndėrmarrur nga klasa politike dhe intelektuale nė Kosovė. E shumė me tė drejt, porse disa nga ata thjeshtė, si pasojė e revoltės tė qytetarit tė qeverisur keq kanė marrė rrugė tė gabuar Polemikat nė gazetėn Express morėn shkas nga terroristėt shqiptarė nė SHBA qė fatmirėsisht nuk mundėn ta realizojnė planin e tyre, si dhe nga dilemat e disa prej anėtarėve tė Grupit tė Unitetit pėr pjesėmarrje ose jo nė konferencėn islamike tė mbajtur kėto ditė. Ėshtė e vėrtetė se veprimet e spektrit politik reflektojnė nė shoqėri veprime tė ngjashme. Neglizhenca e politikanėve dhe e atyre qė kanė dėshirė ta quajnė veten intelektualė duke qenė komod me statusin dhe prestigjin qė mendojnė se e kanė nė shoqėri, ka bėrė qė shumėqytetarė t’ua kthejnė shpinėn dhe tė bėhen neglizhent ndaj interesave tė pėrbashkėta si shoqėri, tė rreken pas njė interesi shumė personal dhe jetėshkurtė e tė dėmshėm njėkohėsisht. Polarizimet nė njė shoqėri demokratike janė tė pranueshme, mirėpo kthesa qė po merr njė pjesė e shoqėrisė drejt pėrqafimit tė doktrinave radikale islamike tė cilat nuk janė tė dėshiruara as nė shumicėn e vendeve myslimane, na bėn tė jemi tė shqetėsuar. Kėtė shqetėsim nuk janė duke e honepsur askush nga ata qė mund tė ndryshojnė rrethanat pėr mirėqenien sociale, e cila ėshtė parakusht pėr tė parandaluar devijimet shoqėrore.

E pėrderisa gjendja vazhdon tė jetė e tillė edhe numri i qytetarėve qė do tė pėrqafojnė kėto vlera do tė shėnojė rritje. Duke u larguar kėshtu nga objektivat e pėrbashkėta tė qytetarėve tė tjerė tė shteteve evropiane dhe duke marrur kahje drejt pėrqafimit tė njė sekti radikal qė po ngjallė frikėn nė gjithė botėn. Askush nė njė shoqėri demokratike nuk ka tė drejtė qė tė pėrzihet nė ēėshtjen e besimit, sepse ajo i takon sferės private. Mirėpo, kur dikush pėrpiqet qė interesat private t’i shėndrrojė nė interesa publike, kemi tė bėjmė me tjetėr ēėshtje dhe reagimi i strukturave tė shtetit duhet tė pėrkojė me nevojat qė e kėrkojnė situatat pėr ruajtjen e stabilitetit dhe vlerave pėr tė cilat besojmė se jemi pėrcaktuar qysh nė kohėn e rilindjes kombėtare. Indoktrinimet ndėr qytetarė janė lehtė tė imponueshme nė kohėn kur ka pakėnaqėsi sociale, ku liria e pėrzgjedhjes nė jetė ėshtė shumė e ngushtė pėr mos tė thėnė e pamundur. E keqja nė rastin e shoqėrisė tonė qėndron se raporti mes jetės politiko-sociale dhe asaj private tė njė qytetari janė nė njė simbiozė dhe reflektohen tek njėra tjetra. Ka parashenja qė ky sindrom tė kaplojė edhe institucionetlaike – reprezentuese tė shtetit qė ende nuk ėshtė bėrė. Kėto parashenja gjenden nė muret e jashtme tė tyre, e pėr kėtė rast janė dėshmitar tė gjithė studentet e UP-sė, qytetarėt e Prishtinės, diplomatėt e huaj tė akredituar nė Prishtinė, kur nė njė mėngjes tė kėtyre ditėve u zgjuan me sloganin e shkruar nė muret e fakultetit filologjik: “God bless taliban”. Kryesi i kėsaj vepre sikur ka njė mision, qoftė i parealizueshėm.

Donat Syla

Arb
24-05-07, 17:53
Lexojeni edhe kete atehre flisni se per cka eshte fjala ne Kosoven tone te dashur...

I lumte ketij Donatit per kete shkrim, qe qet ne shesh edhe nje here keta mjekerrcjapa, qe te perkujtojne cetniket shkije...

Eshte e kohes qe te nderhyhet ne zhdukjen e kesaj fare magjupe, para se Shkijet te gjejne fakte te pa-mohueshme per pranine e gabeleve "shqiptare" ne Kosove, e ti paraqesin para botes.

Dilaver
25-05-07, 15:34
Kosova duhet tė ketė kujdes nga organizatat jofitimprurėse, nė tė kundėrtėn do tė pėsoj keq dhe tė pashmangėshme e ka rėnjen nė kurthėn tė cilėn janė duke ia pėrgaditur si stervinat (cofėtinat) vehabiste poashtu edhe hordhitė serbosllave.
SHBA-tė sė bashku me ushtrinė e NATO-s 79 ditė rresht nuk ia ndalen bataren serbosllavit dhe kėshtu i provuan botės sė zotėrojnė aftėsi luftarake tė shoqėruar me teknologjinė mė tė pėrsosur tė kohės, sa qė askush nuk mund t’u dalė pėrballė.
Edhe pėrkundėr aftėsive e strategjisė luftarake tė shoqeruar me teknologjinė luftarake hordhitė serbosllave arrijtėn qė nė sy tė botės tė lansojnė gėnjeshtrėn dhe propagandėn e njohur se gjoja kolonat e refugjatėve shqiptarė po ikin prej bombardimeve tė aleances SHBA-NATO.
Levizja e strvinave (cofėtinave)vehabiste si pikėsynim ka arabizimin e islamit ballkanik, dhe nė ketė menyr drejtpėrdrejt ndihmon serbin pėr tė pėrpiluar propagandė me theks tė posaqėm se nė Kosovė veprojnė organizatat terroriste.
Autori i artikullit trajton nė mėnyrė shum tė qartė thelbin e politikės dhe strategjisė sė vjetėr tė Akademis Cubrilloviqiane, Rankoviqiane e Millosheviqiane.

Fshatari
25-05-07, 16:09

Ky mesazh dhe postime tjerė tė ngjashėm me kėtė duhen adresuar te Ministria e Brėndshme e Kosovės. Policia e Kosovės (nė bashkpunim edhe me milic serbo-rumun) u tregua shum agresive dhe "efikase" para nja dy muajve nė Prishtinė (lexo temėn e "Vetėvendosjes") qė rezultoi me njė tragjedi tanimė tė njohur(me vrasje njerzish pa mjekėrra)!
Meqenėse "vahabistėt"(injoroi pėr ēfarė ideologjie bėhet fjalė!) qenkanė ata qė duhen arrestuar, atėherė SHPK duhet tė procedojė nė arrestimin e tyre sepse kėta individ "me mjekėrra" paraqitkanė rrezikė pėr sigurinė nė Kosovė dhe duhet tė lirojė menjėherė ata qė nuk paraqesin rrezik dhe qė nuk kanė mjekėrra. Kźshtu e kuptova unė "analizėn" e Dilaverit.

Gentiani
26-05-07, 15:09
Diēka ėshtė dashur tė shkruajnė gazetarėt, pėr tė thėnė se kanė shkruajtur diēka, gjėra qė nuk qėndrojnė e sidomos e atij ekspertit pėr siguri kombėtare, janė shprehje nė ajėr, shpikje nė logjikėn e tij, ndėrsa ky i dyti jam i bindur qė nuk e ka tė qartė kush ėshtė Al Kaida e kush janė Talibanėt ?!

Ka nevojė pėr qartėsim gjėrash, por jo duke i qartėsuar nga prizma injorante e mosnjohjes sė gjėrave elementare siē bėjnė shqiptarėt, e tė cilat fatkeqėsisht ja mveshin vetėvehtes dhe i mbushin bagazhin e propagandės serbe e kujdo qoftė, pėr gjėra qė nuk ekzistojnė.

Pėr mė shumė, ju sjell intervistėn e ministrit tė mbrojtes sė Gjermanisė, nė kohėn e kancelarit Schröder, i cili pėrshkruan rrjedhėn dhe konstruktimin e ngjarjeve tė 11 Shtatorit tė 2001 nė SHBA dhe gjithė atė arsenal propagande qė e pėrdorin CIA bashkė FBI.

Ėshtė shumė e qartė, nėse dėshiron diēka tė bėsh dhe nuk e din se ēka ndėrton, nė fund e kupton qė ajo nė tė cilėn ka rėnė, quhet kurth dhe ja ke punuar vetėvehtes nė radhė tė parė falė injornacės dhe mosdijes ku ta vendosėsh dhe kundėr kujt.

Arb
01-03-08, 15:59
Nuk iu bani pune as ky kurth Shkijeve...

Sot, a na njohu kush Pavaresine?