PDA

View Full Version : Spanja ratifikon MSA-ne.


Era1
30-05-07, 11:34
Parlamenti spanjoll ka konfirmuar ne Sekretariatin e Keshillit perfundimin e procedures se ratifikimit te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit Shqiperi-Bashkimi Evropian, bejne te ditur burime zyrtare nga Kuvendi. Keshtu, nje tjeter vend i rendesishem i BE-se u shtohet parlamenteve kombetare te vendeve anetare te BE-se qe kane ratifikuar tashme MSA-ne me Shqiperine. Deri ne fund te qershorit, Luksemburgu dhe Italia jane nder vendet qe gjithashtu pritet te ratifikojne Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit me Shqiperine.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ne nje konference per shtyp dhene disa jave me pare vuri ne dukje se lidershipi i forte politik ne rrugen e reformave ka sjelle pershpejtimin e procesit te ratifikimit, duke e bere Shqiperine thuajse nje rast rekord per shpejtesine me te cilen po ecen procesi i ratifikimit.


Marre nga Gazeta Korrieri.