PDA

View Full Version : Intifada kulturore


Albanian eX|PerT
31-05-07, 05:02
Intifada kulturore
Fahredin Shehu

Kush do ta filloj nė Kosovė?

Paramendoni gratė tė cilat i kanė burrat nė gyrbet dhe mallin e fėmijėve pėr prindin mashkull, paramendoni jetimin i cili mendon se i ėshtė kthyer babai dhe me vrap tė sulet nė prehėr, paramendoni Penolopėn kosovare e cila sapo thurr tymnin e shkatėrron atė dhe mbetet besinke e iluzionit tė saj, paramendoni diēka qė ndodh pėr nime e nuk e shohim apo jemi aq indiferent si Jezusi ndaj vdekjes e qė i thonė indiferencė e shenjtė. Edhe kjo ndodh. Edhe kjo na ndodh dhe duket se do tė vazhdoj kėshtu.

Ndėrmjet mjerimit dhe argėtimit nė tė, ndėrmjet mjerimit dhe lumturisė, ndėrmjet urrejtjes dhe dashurisė, ndėrmjet mallit dhe Tė Madhit, pushon dhe puson pika meditative e cila neutralizon ēdo provokim dhe mungesa e provokimit pjell monotoninė, se kush ka mend ka edhe humor si kompenzim, si shpėrblim i pavetėdijshėm, si ilaq kundėr lodhjes sė trurit. Paramendoni sa aksidente ka nė paraqitjen mjegullės. Mjegulla ka shumė aksidente kėtu, shumė libra janė shkruar nga dikush tjetėr dhe shumė janė nėnshkruar nga dikush tjetėr, shumė kėngė janė komponuar nga dikush tjetėr, dhe janė kėnduar nga dikush tjėtėr, shumė piktura janė pikturuar nga dikush tjetėr dhe nga po kėta janė nėnshkruar dhe ēka? Asgjė e re nėn kėtė qiell, bojkot i ndodhisė si kishte thėnė Baudrillard. Problemi ėshtė se misteri ėshtė kėtu dhe fshehtėsia ėshtė e fshehur nė dritė por ne ende si duket nuk e kemi zbuluar. Se vetė krijimtaria ėshtė mister ashtu si vazhon tė thotė Berdjajevi
Krijimtaria ėshtė - mister. Misteri i krijimtarisė ėshtė misteri i lirisė. Misteri i lirisė ėshtė i pakufishjėm dhe i paartikulueshėm.
Nikolai Berdjajev

Prej krijimtarisė e deri te paaftėsia pėr ta thėnė atė, pėr ta artikuluar atė ėshtė rrugė e gjatė dhe nė kėtė rrugė ka shumė labirinthe tė cilat po na hutojnė dhe nė kėtė rrugė nuk niset pa udhėrrėfyes. Pak janė ata tė cilėt e kanė guximin me u nis vėtė nė rrugė sepse frikohen nga vdekja kurse vdekja nuk ėshtė gjė tjetėr pos diēkas sė panjohur dhe ēdogjė e panjohur krijon frikė, lind tėrheqjen dhe dorėheqjen, lind shukatjen dhe frikėn se mos po gabojmė, dhe zgjimi i vėrtetė ndodh kur kalohet nė anėn e rebelimit, si lulja kur rebelohet nga kursi i degės dhe aty e shfaq bukurinė e vet, si aroma kur avullohet nga lulja, si populli kur rebelohet nga padrejtėsia e pushtetarėve dhe ky popull ėshtė fitimtar, ndėrsa ai popull i cili toleron hajninė e pushtetarėve dhe ashpėr e ndėshkon hajnin e pazarit ai popull ėshtė i ndėshkuar me humbje.

Dhe shikoni rininė tė cilėn po e shkelni si barin e njomė vetėm se ju jeni shkelur si fletėt e qepės mbi dhe, pėr ta formuar dhe zgjeruar kokėn nėn dhe, e prodhuar heterozide tė cilat tani na I fėrgojnė sytė, dhe shikojeni rinin e cila po thotė diēka pa e mendu sepse atė po e bėn, dhe shikojeni rininė tė cilės nė veshė i pėshpėritet cilin hap ta ndėrmarr, dhe shikojeni rinin e cila ėshtė mllefosur dhe nuk lexon apollogjitė e viteve tetėdhjeta por ėshtė nė safari tė identitetit tė ri, dhe shikojeni rininė e cila po heq dorė nga ju sepse ja u keni sosur lirinė, misterin e paartikuluar, shikojeni potencėn e tyre e cila hallakatet nėpėr botė me e gjetė vetėn nė pusin e trashiguar. Kush nuk ėshtė pshurr nė gjumė, pshuret tani dhe jo vetėm posht por i pshurrė edhe sytė, eh sa gjynah…

Reqeta pėr Mollotov kulturor.

1. Njė shishe njeri
2. Shpirti si lėndė djegėse,
3. Vepra si fitil
4. Pasioni si shkrepsė
5. Liria si hedhje e lirė
6. Intifada kultutore si qėllim
7. Dhe
8. Boom
9. E pastaj shohim ēka ndodh

A ekziston mafia kulturore nė Kosovė?

Ekziston potenciali i kibernuar i njerėzve tė cilėt janė nė krye tė kulturės, ekzistojnė sharlatanėt tė cilėt paguajnė shuma tė majme pėr t’u nėnshkruar me nje libėr qė nuk e kanė shkruar vet dhe njė i ri nė Kosovė mund tė thotė se… me sendin e huaj nuk mundesh me hy dhondėr dhe Lidhja e shkrimtarėve ju e dini sa janė…? nuk bėn asgjė pėr ditėn ndėrkpomėbtare tė librit, dhe PEN Qendra e Kosovės e cila nuk bėn asgjė pėr librin, dhe Ministria e kulturės qė i ka ra pishmanit se e ka bo jė projekt pėr librin, dhe botuesi i cili tė thotė: botuar librin???!!! Fshehe mos po tė rreh dikush… dhe intelektualėt qė garojnė se kush ma shumė pinė ēaj tė rusit me ose pa limon …dhe tė tjerėt qė prėsin njė herė nė muaj me ardh plaku me plis tė bardh dhe me musteqe tė pėrhimta prej Rahovecit me bidona me i sjell raki qė ata qė e pijnė i thonė; tė rrushit, e ajo asht e hardhisė… dhe Ministria e Arsimit e cila nuk bėn asgjė pėr librin dhe e lė nė mėshirėn e botuesit i cili njė libėr tė gjuhės angleze e shet 7 €, vėtem se nxėnėsi duhet pa tjetėr me e ble se mėsuesi i anglishtės e pėrze nga ora… dhe botuesi i cili nuk i shet librat nė librari po nė tezgė tė Grandi…dhe ekspozitat e tė rinjėve qė nuk i sheh askush, as vetė tė rinjėt dhe ekspozitat e pikturave tė pleqėve qė nuk dijnė a janė piktor a janė poet… dhe deputet qė janė hutuar se janė poet e nė shtepi i shėrojnė plagėt e vjetra…dhe gazetat qė botojnė kulturė dhe me to bėjn fishek pėr gėshtenja shitėsit qė i pjekin gėshtenjat nė rrugė, dhe Televizionet qė shesin kulturė duke marr emisione tė huaja dhe duke mos e cekur burimin…dhe bllogėt e webfaqet qė shkėmbejnė mes veti shkrimet e njerėzve qė nuk kanė pas mundėsi me u afirmu n’zaman t’Titės dhe tani janė mbrojtės tė kauzės kombėtare…dhe mė nė fund nuk ka Mafi kulturore…natyrisht jo. Kush nuk ka qajtė deri tani, mundet me qajt dhe me e fitu titullin e budallės…deri sa ta kthejnė …a mos e pate Kosovėn ēikė tė tezės qė po tė dhimbet?