PDA

View Full Version : Rriten kėstet pėr kreditė nė euro.


Era1
07-06-07, 18:45
Me njė vendim tė marrė dje nė Frankfurt tė Gjermanisė, Banka Qendrore Europiane, autoriteti mė i lartė i politikės monetare tė eurozonės, rriti me 0,25% normėn bazė tė interesit tė euros. E cila kaloi nga 3,75 pėrqind, nė 4 pėrqind. Sipas ekspertėve tė tregjeve valutore, njė vendim i tillė do tė gjejė pa dyshim pasqyrim edhe nė rritjen e barrės sė pagesės sė qytetarėve shqiptarė, tė cilėt kanė marrė kredi nė euro. Vitet e fundit, bankat e pranishme nė vend kanė kėshilluar klientėt e tyre qė tė parapėlqejnė kredi nė monedhėn europiane. Pėr mė tepėr, njė gjė e tillė ka qenė paracaktuar edhe nga fakti se ndėrtuesit kanė preferuar tė shesin apartamentet nė euro, si njė monedhė mė e shėndoshė se dollari apo leku shqiptar. Nga viti nė vit, nė pėrputhje me kėtė, por edhe me faktin se nė vendin tonė prurjet nga emigrantėt janė mė tė shumta nė euro, pagesat janė preferuar tė kryhen nė monedhėn europiane.
Rritja
Pėr njė person qė ka marrė kredi nė njė bankė tė pranishme nė Shqipėri dhe paguan njė kėst mujor prej 300 eurosh, rritja, nė pėrputhje me vendimin e djeshėm tė Bankės Qendrore Europiane, do tė jetė vetėm 0,75 euro nė muaj. Kjo ėshtė njė shifėr e papėrfillshme, por qė fillon tė ndihet vetėm nė rastet e kredive tė mėdha, qė normalisht merren nga bizneset prodhuese apo tregtare tė shumicės. Megjithatė, nė njė ekonomi tregu, ashtu sikurse ka rritje, mund tė ketė, nė njė moment tjetėr, edhe ulje tė normės sė interesit tė euros, nė pėrputhje mė politikat monetare tė BQE-sė.
Perspektiva
Kjo ėshtė rritja e dytė gjatė kėtij viti e normės sė interesit tė euros. Gjatė fjalimit tė tij tė djeshėm, kreu i BQE, Jean-Claude Trichet, la tė kuptohej se, me ritmin e lartė tė zhvillimit tė ekonomisė europiane dhe me ritmin e ulėt tė konsumit, qė parashikon tendenca inflacioniste, Banka duhet tė marrė muajt e ardhshėm masa tė tjera pėr rritjen e normės sė interesit pėr monedhėn e pėrbashkėt. Nė kėto kushte, klientėt shqiptarė tė bankave, tė cilėt kanė marrė kredi nė monedhėn euro, pritet tė njohin njė rritje tė re tė interesave, qė duhet tė paguajnė pėr tė shlyer kėstet e kredive tė marra. Kjo, pasi gati tė gjitha bankat qė kreditojnė nė euro kanė vendosur nė kontratat e tyre me klientėt njė kusht, sipas tė cilit, ēdo vit do tė pėrllogaritet norma e interesit e euros (Eurobor), qė do tė rritė apo pakėsojė detyrimin mujor, qė duhet tė paguajė klienti pėr tė shlyer kredinė e marrė. Por, nga ana tjetėr, nė tregun bankar kohėt e fundit kanė dalė nė skenė edhe paketa joshėse kreditimi, sipas tė cilave klienti pėr njė periudhė disavjeēare “ngrin” interesin e valutės sė huaj, e cila pėrjashtohet nga ndryshimet e tregut.
Duke patur parasysh kėtė mundėsi, por edhe perspektivėn nė rritje tė vlerės sė monedhės europiane, klientėt shqiptarė do tė ishte mirė t’u drejtoheshin konsulentėve financiarė pėr tė gjetur atė ēka ėshtė mė e leverdisshme pėr ta.


Gazeta Shqiptare