PDA

View Full Version : Kundėr vizitės sė presidentit Bush nė Shqiperi


Dilaver
12-06-07, 18:20
Kastro, vlereson viziten e Bush: "Tirani viziton Tiranen"


Presidenti i Kubes Fidel Kastro kritikon deklaraten e Bush per pavaresine e Kosoves, pasi sipas tij, u nenvleresua Serbia, Rusia dhe interesat e disa vendeve evropiane

Dilaver
12-06-07, 18:50
“Bush”, provokim i dyfishte ndaj Greqise

E Hene, 11 Qershor 2007


Mediat greke, ne kuadrin e vizites se Presidentit amerikan, Bush, ne Shqiperi, dolen me perfundimin se Tirana zyrtare ka bere nje provokim te dyfishte. “Ne kurriz te vendit helen, nje provokim i dyfishte gjate vizites se Bushit ne Shqiperi”, njofton televizioni kryesor ne vend, Antenna. Sipas tij, shqiptaret i meshuan ēeshtjes se ēameve, duke i dhene nje mesazh te qarte per kete Presidentit Bush. Ky, per Antenna, ishte provokimi i pare qe rendon Greqine. Media greke deklaron se “Bushit i eshte deklaruar se ēamet ne Shqiperi kerkojne trojet e tyre ne Greqi, ne zonen qe njihet prej tyre si Ēameria”. Kurse i dyti, pa u komentuar shume, ishte “Fqinjet tane, madje perēmojne apo zhvleresojne kryepeshkopin e Shqiperise, Anastasios”. Lidhur me kete argument, media greke deklaron se Anastasi nuk ishte ftuar ne axhenden e Bushit ne Shqiperi.

Dilaver
12-06-07, 18:57
kryeministri serb Vojisllav Koshtunica i cili ka shprehur zemėrimin e tij, duke thėnė se "SHBA-tė nuk kanė tė drejtėn t'ua falin shqiptarėve territoret serbe".

Kreu i qeverisė serbe ka shtuar se Serbia "me tė drejtė ėshtė e zemėruar ndaj politikės amerikane tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės

Dilaver
12-06-07, 19:54
Rreshen, komunistet pankarta kunder vizites se Bush

Pergjate gjithe nates neper rruget kryesore te qytetit dhe kryqezime jane vendosur me pankarta kunder vizites se sotme te presidentit Bush ne Shqiperi

Reagimet e para kunder ardhjes se presidentit Bush sot ne vendin tone jane shfaqur nga dega e partise komuniste ne Rreshen. Pergjate gjithe nates neper rruget kryesore te qytetit dhe kryqezime jane vendosur me dhjetera pankarta kunder vizites se sotme te presidentit Bush ne Shqiperi. Ne fletat e ngjitura eshte shkruar nje poezi me nota te satires kur permenden figurat kryesore te jetes politike ne vend si presidenti Moisiu, kryeministri Berisha, ish kryeministri Fatos Nano dhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli. Ne nje fraze te kesaj poezie shkruhet per presidentin amerikan: “Bushi vjen si krushk i pare nuk don nuse por ushtare”….dhe shtohet me tej se ai eshte “terroristi numer 1 ne bote”. Figura e Bush-it eshte portretizuar me nje kapele ku eshte vendosur stema e nazizmit si dhe net e dyja duart mban kallashnikove.
Kjo levizje e Partise Komuniste ne Rreshen eshte pare ne menyra te ndryshme nga qytetaret, disa prej te cileve kureshtare jane afruar per te lexuar vargjet e poezise ndersa te tjere kane reaguar duke i grisur ato.

Dilaver
12-06-07, 19:58
Emri i 25 vjeēarit nga Kruja ka qenė nė listėn e personave tė skeduar tė paraqitur nga CIA, si njė person qė duhet mbajtur nėn vėzhgim tė pandėrprerė

Vizita e presidentit amerikan Xhorxh Bush e planifikuar pėr sot nė mesditė nė rrethin e Krujės ka bėrė qė agjentėt e antiterrorit tė SHISH-it dhe policisė tė kenė nėn vėzhgim 24 orė pa ndėrprerje qysh prej 48 orėsh ish-imamin e qytetit Olsi Veseli. Pavarsisht faktit se Veseli nuk pėrbėn ndonjė kėrcėnim serioz pėr vizitėn e presidentit amerikan nė provincėn nė periferi tė Tiranės, strukturat e specializuara antiterror e kanė pėrfshirė dhe atė nė planin e masave tė rrepta. Nė tė vėrtetė emri i 25 vjeēarit nga Kruja ka qenė dhe nė listėn e personave tė skeduar tė paraqitur nga shėrbimi inteligjent amerikan, si njė person qė duhet mbajtur nėn vėzhgim tė pandėrprerė. Veseli banon me prindėrit e tij nė njė shtėpi tė thjeshtė nė periferi tė qytetit tė Krujės, pikėrisht nė lagjen qė ndodhet poshtė kalasė historike. Ai mbetet deri tani i vetmi shqiptar, emri i tė cilit ėshtė publikuar si ish-pjestar i njė formacioni luftarak tė militantėve islamikė dhe luftėtarėve talebanė nė Afganistan. Ish-imami i xhamisė sė Krujės ėshtė mbajtur nėn survejim nga agjentėt e Shėrbimit Informativ Shqiptar edhe para se nė Shqipėri tė lajmėrohej vizita e presidentit Bush, madje qysh nė momentin kur ai u riatdhesua. Agjentėt e shėrbimit tė Luftės Kundėr Terrorit u njoftuan gati dy vjetė mė parė shėrbimi inteligjent amerikan se nė periferi tė Kandaharit, gjatė njė operacioni tė marinsave ishte kapur mes njė grupi militantėsh afganė dhe imami i xhamisė sė Krujės. Hetimet u kryen paralelisht nga agjentėt nė terren tė zyrės sė Antiterrorit nė Ministrinė e Brendėshme dhe nga agjentėt e zyrės sė Antiterrorit nė SHISH. Veseli ishte rekrutuar si njė i ri me besim tė fortė nė fenė islame dhe mė pas ishte dėrguar me pretekstin pėr studime teologjike nė njė universitet fetar nė kryeqytetin e Jemenit San’a. Imami i Krujės dhe njė grup islamikėsh tė tjerė nga vendet arabe u stėrvitėn pėr luftė guerrile nga 4 deri nė 6 muaj nė Jemen. Kur pėrfundoi trajnimi i plotė, rekrutėt e rinj islamikė u nisėn fillimisht me linjė ajrore drejt Pakistanit, nga ku kaluan kufirin dhe iu bashkuan luftėtarėve talebanė nė Afganistan. Veseli mendohet tė ketė vepruar pėr gati njė vit nė radhėt e luftėtarėve talebanė deri sa u kap nga marinsat amerikanė nė rrethinat e Kandaharit.
Qysh nga ai moment imami i Krujės iu nėnshtrua njė hetimi special nė burgjet famėkeqe tė Afganistanit, tė njohura pėr trajtimin e ashpėr qė u bėjnė tė dyshuarėve si militantė islamikė apo mbėshtetės tė talebanėve dhe Al-Kaeda-s. Pas njė viti nė burgjet afgane Veseli u riatdhesua nėn kujdesin e shėrbimeve inteligjente amerikane nėpėrmjet linjės ajrore me Turqinė nė fundin e qershorit 2006. Gjatė hetimit rezultoi se ai s’ka patur ndonjė rol tė rėndėsishėm nė radhėt e militantėve talebanė dhe se kishte rėnė viktimė e radikalėve islamikė pėr shkak tė moshės shumė tė re.

Dilaver
12-06-07, 20:03
Ndaj deklarates se Bush per pavaresine e Kosoves ka reaguar edhe ministri serb per Kosoven e Metohine, Sllobodan Samarxhic. Sipas tij SHBA nuk mund te vendose pavaresine e territoreve te shteteve te tjera, por vetem qė njė njėsi e saj federale apo shtet mund tė bėhet i pavarur.

Ndėrkaq lideri i Ligės sė Socialdemokratėve tė Vojvodinės Nenad Ēanak ka deklaruar se pas zgjidhjes sė statusit tė Kosovės do tė hapet edhe ēėshtja e autonomisė sė Vojvodinės.