PDA

View Full Version : Patrik Mur asht fshatar


Fshatari
16-06-07, 18:06
Gjithėmonė i kam nda mendimet e kėti fshatari amerikan. Logjikon drejt ashtu siē logjikojnė gjithė fshatarėt e Kosovės.
Ju ftoj t'a lexoni me vėmendje. Do tė bindeni se nuk ka ndonji simpati tė veēantė pėr "poēavrat" e evropės, mu si unė!
"Patrik Moore, analist i Radios Evropa e Lirė, ka deklaruar se Sergei Lavrov dhe zėdhėnėsi i ministrisė sė Jashtme Kaminin e dinė shumė mirė se vendet e Quintit, me pėrjashtim tė Rusisė, janė duke u pėrgatitur pėr opsionet tjera, po qe se Rusia vė veto nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
“Kjo nuk ėshtė diē e re”, ka thėnė ai, duke shtuar se Lavrov po synon tė frikėsojė partnerėt e jashtėm me qėllim tė evitimit tė skenarėve alternativė nė rast tė vetos ruse.
“Por, tė gjithė e dinė se kėta skenarė janė diskutuar dhe do tė vazhdojnė tė diskutohen. Logjikėn e frikėsimit tė tė tjerėve ai e ka mėsuar nė Akademitė e ish Bashkimit Sovjetik”, tha Moore.
Ai vlerėson se pozicion rus synon qė tė frikėsojnė dhe pėrēajė Perėndimin. “Ata dėrgojnė mesazhe se janė fuqi botėrore dhe dėshirojnė tė shfrytėzojnė pavarėsinė e Kosovės si precedent nė ish republikat sovjetike. Ata janė duke shfrytėzuar kėto avantazhe pa pasur nevojė tė paguajnė ēmimin pėr to, sepse Kosova nuk ėshtė afėr territorit tė tyre dhe nuk ėshtė njė ēėshtje me ndikim nė politikėn dhe shoqėrinė ruse” tha Moore.
Ai po ashtu u shpreh pėr pozicionin evropian qė “kėrkon pretekste pėr tė mos bėrė asgjė”, duke rikujtuar se ishin SHBA-tė ato qė lėvizėn gjerat edhe nė vitet edhe 90-ta edhe sikur qė bėjnė edhe tani".
Kur mendoj se shqiptarėt synojnė t'i pėrkasin nji ditė(diku nė vitet 3540) evropės sė mykun gadi mė lėshojnė ment!

Albanian eX|PerT
18-06-07, 13:45
Wisner: Pavarėsi nėse nuk ka marrėveshje

I dėrguari amerikan pėr statusin e Kosovės, ambasadori Frank Wisner, ka thėnė se po bėhen tė gjitha pėrpjekjet qė statusi i Kosovės tė zgjidhet edhe para takimit tė presidentėve Bush dhe Putin nė SHBA nė fillim tė muajit korrik. Nė njė intervistė me BBC-nė, ambasadori Wisner ka thėnė se konsensusi ndėrkombėtar pėr tė ardhmen e Kosovės ėshtė mė i rėndėsishėm pėr vetė Kosovėn dhe tė ardhmen e saj nė strukturat euro-atlantike.

Mirėpo ambasadori amerikan ka thėnė se durimi ka kufi dhe se rezoluta duhet tė kalojė sa mė shpejtė nė Kėshillin e Sigurimit.

Wisner ka shtuar se pėrkrah nevojėn e bisedimeve shtesė, por nė rast tė mos arritjes sė njė marrėveshjeje atėherė duhet pranuar pavarėsia e Kosovės. Ai ka thėnė se SHBA-ja fuqishėm qėndrojnė mbėshtetje tė arritjes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe tė zbatimit tė plotė tė planit tė Ahtisaarit.

Albanian eX|PerT
18-06-07, 14:20
I ngarkuari amerikan nė procesin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės ambasadori Frank Ėisner, tha nė Prishtinė se Kosova do tė jetė njė vend i pavarur dhe se alternativė tjetėr nuk ka I ngarkuari amerikan nė procesin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, ambasadori Frank Ėisner, pėrcolli nė Prishtinė mesazhin se nuk ka alternativė tjetėr pėrveē pavarėsisė sė Kosovės, por sipas tij qė tė arrihet ky synim kėrkohet edhe pak kohė. Nė kėtė mėnyrė, amasadori Ėisner, konfimoi nė Prishtinė se do tė ketė njė shtyrje tė lehtė deri nė zgjidhjen e statusit derisa tė arrihet njė konsensus ndėrkombėtar.Procesi pėr arritjen e pavarėsisė sė Kosovės kėrkon kohė mė tė gjatė se sa dėshirojnė kosovarėt apo SHBA-tė. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė pavarėsia e Kosovės tė arrihet nė KS-it tė OKB-sė pėrmes njė rezolute tė pranuar dhe e cila i hap rrugėn Kosovės tė pranohet nė NATO dhe nė BE-sė, tha Frank Ėisner. Nė Tiranė presidenti Bush, tha se nė dėshirojmė qė tė gjithė tė dėgjojnė se SHBA-sė, mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės. Ai tha se, nė do tė punojmė me federatėn ruse dhe diplomatėt perėndimorė qė tė gjejmė njė gjuhė tė pėrbashkėt, mirėpo nėse kjo nuk arrihet atėherė SHBA-sė do tė thonė mjaft. Kosova do tė jetė e pavarur, tha Frank Ėisner. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė nė Kosovė tė ketė qetėsi dhe disiplinė, faktorė kėta qė e kanė karakterizuar muajt e shkuar Kosovėn dhe liderėt e saj. Ne besojmė se nė Kosovė, do tė ketė unitet dhe udhėheqėsit politikė kosovarė do tė punojnė ngushtė mė komunitetin ndėrkombėtar, nė mėnyrė qė Kosova tė shkojė pėrpara drejt pavarėsisė thotė, Frank Ėisner. Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu, thotė se Kosova do tė vazhdojė tė punojė ngushtė me faktorėt ndėrkombėtar, dhe pėrsėriti qėndrimin se Kosova nuk mund tė jetė peng e kundėrshtarėve tė pavarėsisė. Sidoqoftė, pala kosovare duket se ėshtė e pėrgatitur edhe pėr njė shtyrje tė lehtė tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės mirėpo, jo qė kjo tė zgjatet pa fund. Udhėheqėsit kosovar pėrsėritėn qėndrimin se do tė jenė partner mė bashkėsinė ndėrkombėtare nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės.

Fshatari
18-06-07, 17:50
"Wisner: Pavarėsi nėse nuk ka marrėveshje"!
Wisner-i ka harrue se para i jave "mbėshteste me forcė planin e Ahtisaar-it". Si duket dje ia inspiroi nji plan tė ri kajdanov(nuk e di origjinėn e kėtij mbiemri po irlandez a amerikan nuk asht...!).
Ahtisaari i mbėshtetun edhe nga Wizneri ka pėrfundue se bisedimet kanė rezultue tė kota dhe nuk ka nevojė tė bisedohet ma shumė. "Krejt bota" e ka pas mbėshtet propozimin e ahti marrit.Madje edhe wizneri. Ai qė pranon kontradikcionin : duhet/nuk duhet tė bisedohet, nė tė njėjtin moment, pėr tė njėjtėn ēėshtje, cilado qoftė ajo, e ka logjikėn e sėmurė, asht logjikė e jashttoksorve, nuk i pėrket gjykimit tė banorve tė planetit tanė. Pra ky asht varianti i gabuem!
Varianti tjetėr, qė lexohet nė "filigran" asht:Kosova duhet tė merret vesh me serbinė dhe duhet tė pranojė se asht "pjesė e patjetėrsueshme" e saj, sepse, siē e din mirė, uizneri, serbia nuk pranon kurfarė forme tė pavarėsisė tė Kosovės!Kjo asht e vetmja marrėveshje qė wizneri shpreson tė arrihet, e do farė "rrini larg Kosovės" e s'di ēfarė tjetėr, janė pallavra tė pa krip!
Pėrfundim logjik : Kosova duhet tė shpall vetė pavarėsinė sepse nuk ka pas, nuk do tė ketė marrėveshje me serbinė meqenėse pavarėsia qė e kanė fitue vetė, me gjakun e tyne, asht e "pa negociueshme"!
"Mjaft ma me bisedime; Kosova asht e pavarun", i tha Bushi Wiznerit dhe u kėthye nė Washington!

Albanian eX|PerT
19-06-07, 15:46
Ndihmės/sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, paralajmėron Beogradin se Kosova do tė bėhet shtet i pavarur, me ose pa rezolutėn e KS-sė

Serbia shpreson kot
nė iluzionet e Rusisė

Pavarėsisht qėndrimit tė pandryshuar tė presidentit rus, Vladimir Putin, Kosova do tė bėhet nė njė apo tjetėr mėnyrė, shtet i pavarur, tha ndihmės/sekretari amerikan, Daniel Fried, pak minuta pėrpara diskutimit pėr Kosovėn nė samitin e G8-ės. Sipas tij, edhe nėse nuk do tė ketė marrėveshje, njė gjė ėshtė e sigurt, nuk ka mė kthim tė Mbretėrisė sė Dushanit, nuk ka kthim tė Jugosllavisė, nuk ka kthim tė Bashkimit Sovjetik, dhe kurrė nuk do tė ketė as kthim tė Kosovės nė Serbi.

beku
21-06-07, 14:09
Dorėheqjet pėr tė shurdhėt

Tani pas shtyrjes janė te arsyeshme dorėheqjet politike, Pėr te pasur sukses procesi pėr Kosovėn, pėr te pasur suksesin me tė mundshėm pavarėsia e Kosovės, ata duhet ta bėjnė dorėheqjen vendim te tyre, vendim tė Kosovės.


Nga Bekim Rexhepi



Pse duhet tė ndodhin dorėheqjet politike, nė dobi tė procesit tė Pavarėsisė sė Kosovės?. Pėr kėtė pyetje, shumė kush do tė gjente pėrgjigjeje e favorshme, nėse do tė kishte para dhe sysh realitetin dhe serinė e ngjarjeve politike nė Kosovė dhe rreth saj. Njė dorėheqje politike nė pėrputhje me vetė/kėrkesėn moralizuese e ndihmon procesin aktual, qė tė mos/dėshtoi Kosova dhe tė tjerėt pėr Kosovėn. Kur themi vetė/kėrkesė moralizuese kam mbėshtetje nė teorinė politike e cila sqaron se kur njė klasė politike dėshton ne prognozat e saj, ajo mė nuk do tė mund tė tregoi as edhe minimumin e vetė nė vazhdimėsisė e saj politike edhe pėr kohė te tjera.
Klasa politike edhe pse ka te drejtėn e vet te vetėvlerėsimit tė saj, ka gjithashtu edhe tė drejtėn tjetėr, po ashtu, te vetėkritikės sė vetvetes aty ku ēalon. Duke mos i bėrė kritikė vetvetes, klasa politike e ka ngarkuar spektrin tjetėr ( i’a ka qitur gjuhen jashtė institucionit tė politikės), ta bėjnė kritikėn. Kjo kritikė e “gjuhės se ashpėr”siē e quajnė ata shpesh,nuk mund tė jetė apo tė bėhet prej qėllimit dhe arsyes brenda ati botėkuptimit politik tė klasės aktuale... Edhe pse Klasa politike apo institucionet tona politike nuk kanė vesh pėr kritikat, ato po tregohen akoma mė shumė te dėmshme pėr vendin duke i qėndruar procesit nė rolin e spektatorit politik. Klasa jonė politike, mė shumė duket informale sa i pėrket Kosovės, sesa qe Serbia ne fakt po bėn pėr Kosovėn. Dikush mund tė thotė me te drejtė se “dy kundėrshtar racor politik po hamendin 100 tė tjerė”. Kjo tregon se Kosova mė pak ka bėrė pėr vete sesa qe Serbia ka bėrė pėr Kosovėn, qe ajo te jetė pjesė e pa ndashme e sovranitetit apo e vet saja.

Pėrēmimi i kombit



Tani pas shtyrjes janė te arsyeshme dorėheqjet politike, Pėr te pasur sukses procesi pėr Kosovėn, pėr te pasur suksesin me tė mundshėm pavarėsia e Kosovės, ata duhet ta bėjnė dorėheqjen vendim te tyre, vendim tė Kosovės. Por, ne fakt qė tė ketė dorėheqje ka fare pak gjasa, sepse veprime moralizuese nga ta nuk mund te priten, mė se paku prej tyre. Madje nuk kemi as edhe prova shėnjuese se ka pasur nė te kaluarėn, ndonjėherė fleksibilitet politik ne dobi te Kosovės prej tyre. Pushtetarėt e Kosovės, pozitat e tyre i kanė marr me pak merita politike, por, pėr ti dhėnė kėto pozita vėshtirė se e bėjnė tė mundshmen. Ata akoma janė nė gjendje te nakatosin popullin, ēoftė edhe me ndonjė fatkeqėsi tjetėr,pėr shkak te pozitave te tyre qe akoma nuk mund tė quhen pozita e nderit tė tyre sepse janė pozita akoma prej servilizmi apo solidarizmit me regjimin aktual. Sido ēoftė politika (e hiq bėrjes) dhe pozitat (e pa pozitė) e tyre, vazhdon tė mbetet veprimtaria e tyre mė joshėse nė publikun apo arenėn shqiptar. Nuk e kemi te vėshtirė, madje as edhe tė kuptojmė se pse politika pėr ta ėshtė dhe mbetet burimi i mbijetesės sė lehtė. Tė gjithė do ta duan njė politik tė tillė pėr njė mbijetesė tė lehtė por kur ajo dėmton kombin dhe interesin e vendin, ajo politikė mė nuk mbetet burim pėr mbijetesė personale apo grupore, por mbetet mashtrim denigrim i gjithēkaje. Askush nuk mund ta mohoj se nuk po ndodhė pėrēmimi i kombit, duke ia pėrēmuar luftėn dhe lirinė djemve mė tė mirė tė Kosovės. Ky mėshikėzim i politik i Kosovės dėshmon, gjithashtu se duhet tė ndodhin qėndrime mė tė vendosura nė drejtim tė lirisė dhe shtetėzimit tė vendit. Dhe Jo, mė me veprime spektakulare prej spektatori politik.

www.bekimbeu.de

Fshatari
21-06-07, 16:32
"I dėrguari i BE-sė pėr statusin, Shtefan Lehne mbėrriti dje nė njė vizitė tė paparalajmėruar nė Prishtinė*..."!(*mulli ku hyhet e dilet sipas qejfit).
Mos gaboni me marr ndonji hap tė "njianshėm", tha nė mes tjerash lehn se prishet krejt proēesi i "pavarėsisė" sė Kosovės. Ky proēes asht historik pėr Kosovėn, lehu shtefeni, duke vlerėsue se proēeset e tillė zgjasin me mijėra vjetė, madje nuk realizohen kurrė hiē! Boni gajret bre burreca, lehu prap shtefeni. O na kemi me pas "kooperativitet" tė vazhdueshėm me "bashkėsinė serb", ia kthyen llapjan sejdiu e hashim pondla, nė tė vėrtet!
Vetėm kryeministri ia boni pak me dije kėtij zagarit tė sollanės se "qeveria qė unė drejtoj duhet tė dij saktėsisht datėn" e shpalljes tė pavarėsisė tė Kosovės.
Kėtu shtefeni u zu shum n'gusht e sakaq, kaloi te nji temė tjetėr!
Jam i vetėdijshėm se ky postim e ka vendin nė rubrikėn e gjuhėve tė huaja ( me latinishtėn) po masi lidhej "tėrthorazi" me politikė, haj thash ta postoj ēitu.
Fjalitė nė vijim u dedikohen nxansve dhe studentave qė mėsojnė latinisht : nė fakt, para se tė largohej nga Prishtina ashtu siē kishte ardh, pa paralajmėrue, shtefen lehu pėr herėn e fundit ( ai po lehke mu si qentė endacak tė Prishtinės; i kėshilloj tė kujdeset se komuna e Prishtinės mund tė organizojė nji seancė gjuetie; nuk iu dihet tekeve tė shqiptarve...) dhe tha :"Veni, Vidi, Vici"!
Qe i pėrkthim i lirė pėr ata qė nuk e kanė pėr objekt studimi romanistikėn :
Shqip:"Erdha, leha e leha sa mujta si zagarėt endacak e rrugaē tė Prishtinės; m'ēkėrdhyen mirė ! U Shpurra si pshurra tue lanė nji erė tė keqe prej mutit nė Kosovė"!
Nėse keni ndonji version ma tė mirė tė pėrkthimit tė citatit tė famshėm tė Cezarit, mos ngurroni e postone kėtu. Pėrvoja e latinistve do mė ndihėmonte nė perfekcionimin e kėsaj gjuhe tė vdekun...!
Vademecum! Mos mė leni tė vetmuem!
Fshatari

sunshine
28-06-07, 17:55
Dėshtimi Gjigand

Marrė nga “Dagens Nyheter”, e pėrditshmja mė e madhe suedeze “MIRĖSEVJEN NĖ UNMIKISTAN!” (1)

Shkruan: Maciej Zaremba

Ky ishte shansi i madh dhe misioni i madh i OKB-sė. UNMIK-u do ta ndėrtonte Kosovėn e ardhshme prej rrėzės. Tetė vjet mė vonė, shumėkush nė Kosovė dėshiron ta flakė kolonializmin e kaltėr. Nė katėr reportazhe, reporteri i shpėrblyer Marciej Zaremba e heton njė dėshtim gjigand.

Shoferi i taksisė shan gjermanisht dhe godet timonin. Pėrreth ushton jehona e borive. Njė Nisan Patrol i madh e ka bllokuar udhėkryqin. Aty brenda njė thatanik me grada e tund marshin dėshpėrimisht. “Ja tash prapė!”, - ulurin shoferi im. Pastaj i plas diēka nė bark dhe fillon tė qeshė. “Ha ha, sė pari turqit, pastaj serbėt – e tash? Na ka invaduar Pakistani! Na ndihmo, o Zot! Ku jemi kėshtu? Kėsaj i thonė Katanga afrikane!”.

Mu kėshtu ulėriu. E se si i erdhi ndėrmend Katanga, kėtė s’e di as vet.
Po ku ndodhemi, vėrtet? Polici qė s’mund ta vozisė kerrin ėshtė pakistanas, shihet nga uniforma. Aeroporti ku aterrova ėshtė islandas. Ndėrsa kalojmė nėpėr rrugėn kryesore tė quajtur Bill Klinton (portreti i tė cilit na qesh nga fasadat) nė mobil mė plingon njė mesazh ku dikush mė dėshiron mirėseardhje nė Monaco. Te semafori tjetėr mė plingon prapė. Tash jam i mirėseardhur nė Serbi.

Sikur tė mos e dija se ku jam, sikur tė mė kish shkarkuar dikush kėtu, a do ta gjeja se ku jam? Sigurisht qė jo. Udhėzimet e zjarrfikjes nė “Grand” Hotel tė Prishtinės janė nė shumė gjuhė, veē jo nė gjuhėn e pastrueses.
Por edhe ky ėshtė njė informacion. Nė kėtė vend, s’qenka menduar qė edhe vendasit mund tė flenė nėpėr hotele.

Por kur tė del gjumi nė mėngjes nga njė tingull prerės, qė sikur vjen nga vemėzat e ndryshkura, e kupton pėrnjėherė se ku ndodhesh. Prapa dritareve tė hotelit ngrihet njė re e zezė, qė kridhet, kthen, gjuhet anash. Korbat e njohur tė Prishtinės… Dikur moti, provinca Kosovė e mori emrin e vet nga mullizezat. Tashti ėshtė invaduar edhe nga korbat. Thonė se kjo ndodh pėr shkak tė kufomave.

“Revolucion”, mė thotė Albin Kurti duke pirė kapuēino, “do tė bėjmė revolucion”. Kur e thotė kėtė pėr herė tė tretė, njerėzit nisin tė shikojnė kah ne. Ata e njohin, na japin vėshtrime memece, por i mprehin veshėt.

Ai s’tė duket si revolucionar. Duket si student i moshuar nga Berkeley. Pak i rrumbullt nga orėt para datorit, syze, lėkurė tė zbehtė, duar tė buta e tė bardha. Por pamja mashtron. Albini Kurti ėshtė idoli i rinisė, e kjo s’ėshtė pak kėtu ku ēdo i dyti ėshtė nėn 25 vjeē. Para dhjetė vjetėsh, kishte frizurė rasta e u printe protestave studentore kundėr Millosheviēit. Kur i dėshtuan aksionet paqėsore, u bė pėrkthyes i tė huajve e ideolog i UĒK-sė.

Tashti ai ka aq njerėz sa ta tapetojė tėrė vendin me fjalėn Vetėvendosje, qė ėshtė emri i lėvizjes sė tij. Askush nuk dyshon se mund ta nxjerrė popullin nė rrugė.

Albin Kurti na siguron se revolucioni i tij do tė jetė paqėsor. Njėqindmijė njerėz do ta rrethojnė UNMIK-un, policinė dhe Gjykatėn Supreme. Do tė qėndrojnė sa tė ketė nevojė. Njė javė, njė muaj. Pastaj kolonializmi do t’ia mbathė; ai qė po ia copėton vendin, po ia vjedh bashkėqytetarėt, e po ia dhunon femrat. Nėse dua ta di se ku kanė shkuar paratė e Kosovės, thotė Kurti, duhet tė shikoj vilat e reja nė Londėr. Apo nė Amsterdam. Nėse dua tė mėsoj pėr moralin e pushtetit kolonial, duhet tė shkoj nė bordelet e Prishtinės. “Ato nuk ekzistonin fare mė parė”.

Jashtė endet xhipat, agregati i dizelit ushton, Albin Kurti mė citon deklaratat e OKB-sė, Malkolm X dhe liderėt e luftėrave antikolonialiste. “Tė gjithė kanė tė drejtėn e vetėvendosjes!”. Mund tė ishte fare lehtė Kongoja e viteve 1960. Por jemi nė Kosovė, dy hapa prej Romės. Dhe pushteti kolonial, qė u dashka flakur, jemi ne – unė e ti, lexues i dashur. Dmth., edhe Suedia, ithtarja mė e flaktė e njė OKB-je, e cila ka tetė vjet qė sundon Kosovėn; apo Unmikistanin nė slangun lokal, mbas fjalės UNMIK: United Nations Interim Administration Mission in Kosovo.

Kur OKB-ja zbarkoi kėtu para tetė vjetėsh, na priten si ēlirimtarė. Qė atėherė, ka suedezė qė janė plagosur e kanė vdekur pėr kėtė mision. Afėr 1 miliard euro (ndihma mė e lartė) i kemi shpenzuar pėr siguri, shtet ligjor, ndihmė ikanakėve, arsim dhe zhvillim ekonomik. E tashti na ndodh qė tė na pėshtyjnė, e tė na sabotojnė kerrin. Nė tetor na e qiten njė tualet para UNMIK-ut, duke na thėnė qė tė dhiejmė aty, e jo mbi tėrė Kosovėn. “Mėnyra e vetme pėr ta mbajtur Kosovėn tė pastėr ėshtė t’ju flakim juve prej kėtu”, na pėrshėndeste Albin Kurti.

Ēka don ky njeri? Nė bisedė me mua ėshtė mondan, i nuancuar e i kulturuar. Madje ma citon psikoanalitikun francez, Zhak Lakanin. Nė traktet e veta ėshtė mė brutal: ekziston njė kolonė e pestė brenda vendit, serbėt lokalė. Ata thonė se i duan rehat kishat e veta, por ne e dimė se ē’plane thurin ata…
Kėso fjalė gjejnė terren nė kėto troje, ku “i huaj” gjithmonė ka qenė sinonim pėr “armik” dhe ku protesta paqėsore rrallė ka prurė rezultate.

Dikush thotė qė Albin Kurti dėshiron tė bėhet at i kombit, Garibaldi: shtatore nė qendėr, e emrin nė libra tė historisė. Por shumėkush garon pėr kėtė status gjatė kėsaj vere 2007: qė tė bėhet ndėrtuesi i shtetit, burri qė me vendosmėri, dhelpėri apo dhunė ia pushtoi lirinė njė populli tė poshtėruar. “Nuk duam mision tė OKB-sė nė Kosovė, po mision tė Kosovės nė OKB!”, thėrret Kurti. Njė aventurier? Ndoshta. Veēse ky zemėrim kundėr UNMIK-ut mbi tė cilin kalėron ai, nuk ėshtė shpikja e tij.

Lexoj te njė buletin i OKB-sė me titullin folės “Early Warning Report” se sall 30 pėr qind tė kosovarėve ndjejnė besim pėr OKB-nė. Para katėr vjetėsh, kjo shifėr ishte dyfish mė e lartė. Ēdo i dyti ėshtė gati tė marrė pjesė nė protestė tė organizuara kundėr bashkėsisė ndėrkombėtare. Athua veē pse OKB-ja s’po u jep atė shtet qė e dėshirojnė me mish e shpirt?

Nė ndarje, Albin Kurti ma jep njė trakt. Janė udhėzimet pėr evakuimin tim. “Ten Comandments of Evacuation” ėshtė lexim i hidhur pėr miqtė e OKB-sė. “Mos harro portretin e Kofi Ananit… Mos e merr ashensorin se ndoshta s’ka rrymė, remember? Mos e ēaj kokėn pėr vendasit. Mendo veē pėr veten tėnde, ashtu si ke menduar tėrė kohėn kėtu. Por, para sė gjithash, mos e harro Kosovėn. Se s’do ta gjesh kurrė mė njė mision si ky, ku ke mundur tė sillesh si ta ka dashur qejfi”.

Para se tė ndahemi, Albin Kurti mė thotė: “A tė kujtohet Algjeria? Ata qė i shporrėn francezėt e kishin shkruar “liri, barazi, vėllazėrim”, nė fletoret e veta. Ne do ta shporrim administratėn e UNMIK-un duke u thirrur nė idealet e larta tė OKB-sė, qė ju i keni tradhtuar kėtu nė Kosovė”.

Unė, nė fakt, erdha nė Kosovė pėr shkak tė idealeve. E pse besoja se s’ka vend mė tė pėrshtatshėm prej ku mund ta shohim avenynė e ardhmėrisė.
Misioni nė Kosovė nuk ėshtė sall mė i madhi nė historinė e OKB-sė. Ky ėshtė edhe i vetmi ku bashkėsia ndėrkombėtare ka marrė pėrgjegjėsinė e plotė pėr njė vend ku gjithēka ėshtė mbyllur. Pra,kėtė radhė jo vetėm qė sigurojmė paqen dhe pompojmė ujė tė pijes – e ndėrtojmė njė rend krejt tė ri prej zeros: premė ligje, stėrvitim policė, vendosim shenja trafiku, shkruajmė planprograme tė shkollave dhe vjelim taksa. Shteti i parė i OKB-sė pra, provizor vėrtet, por komplet, kur tė gjitha parimet, prej barazisė para ligjit gjer te ndalimi para semaforit tė kuq, mund tė sajohen pa asnjė pengesė nga askush, pėr t’ua lėnė pastaj tė gatshme njė demokracie lokale.

Nėse i besojmė Albin Kurtit, gjithēka ka mbaruar nė skėterrė.

Ndoshta ai veē do ta njollos OKB-nė? Po, ai ėshtė revolucionar, e ka nevojė pėr armiq. Por ja, e kemi edhe Marian, njė eksperte suedeze qė vajti nė Kosovė si ithtare e OKB-sė e u kthye me depresion klinik: “Imazhi im pėr botėn ėshtė rrėzuar. E kam humbur besimin. S’kam mundur tė besoj kurrė se njerėz tė OKB-sė mund tė sillen nė atė mėnyrė”.

E si qenkan sjellė, pra? T’ia nisim nga efektet.

I numėroj kamerierėt nė kafe-barin e “Grand” Hotelit nė Prishtinė. Si njė tufė e korbave melankolikė, ata rrinė ulur si klloēka rreth aklave tė dritareve. Janė njėzetenjė persona. E pra, ėshtė e natyrshme qė u merr kohė ta gjejnė mysafirin e vetėm nė kėtė mjedis. Njė njeri mė shumė s’luan rol.
Sipas statistikės, kėta 21 shėrbyes bėjnė pjesė nė atė gjysmė tė popullsisė qė ka punė. E njėjta vlen edhe pėr ata ēuna pranė 660 pompave tė benzinės ku s’qaset njeri. Nė vendin e OKB-sė ka njė stacion tė benzinės ēdo 6 km, njė rekord fantastik qė zbulon se shumė prej kėtyre ndėrmarrjeve nuk merren sall me karburante por – sikur edhe hotelet – lajnė para tė pista tė drogave, armėve dhe trafikimit. (VIJON)

(Maciej Zaremba ėshtė kontribuues i rregullt nė “Dagens Nyheter”. Ai ėshtė shpallur dy herė Gazetar i Vitit nga Shoqata e Gazetarėve tė Suedisė. Pėrktheu nga suedishtja: Shqiptar OSEKU)

beku
29-06-07, 00:28
ZGJEDHJE PĖR MOSZGJEDHJE


Nuk mund tė quhet legjitime njė politikė e cila ka skaduar nga legjitimiteti i dhėnė popullor, dhe e cila venė “arsyen” pėr tu vetlegjitimuar, prapė pėr mandat tė vazhdueshėm politik duke shpėrfillur rregullat politike mbi tė drejtėn e pushtetit meritor.

Nga Bekim Rexhepi

Kėshtu do ti quante shumė kush zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė, te cilat akoma po shtyhen, pėr mė pak shkaqe dhe pėr mė shumė arsye, ajo qė mė teprinė e vet mė dominuese ėshtė kinse zgjidhja e statusit politik tė Kosovės. Mė qė statusi politik i Kosovės, po zvarritet tash e sa vite, veēmas dy viteve te fundit ka hyrė nė procesin e vet pėr tu definuar dhe pėr tu ndėrlikuar, brenda agjendės sė interesimit ndėrkombėtar.
Pėrpos shtyrjes se zgjedhjeve qė do tė duhej tė mbaheshin nė Kosovė, nuk kemi as edhe ndonjė angazhim politik seriozė qė pėr kėto zgjedhjet tė ardhshme tė mund te fokusohemi nė njė datė, mė saktėsisht se kur ato do tė zhvilloheshin, me rregullat demokratike nė Kosovė. Shtyrja e zgjedhjeve pėr kohė tė tjera dhe tė papėrcaktueshme, vazhdon te mbetet edhe mė tutje dimension demoralizues pėr politikėn vendore dhe ata qe kanė sjellė tek kjo gjendje padyshim janė pushtetarėt tanė, Presidenti, GUK-i (Grupi i Unitetit tė Kosovės), Qeveria, Kuvendi partitė (pozitė pa opozitė) etj. Manipulon i tyre me mandatin tani po e sfidon qytetarėt. Qytetari ynė nuk po e sfidon klasėn e vet te papėrgjegjshme, jo pse nuk di kėtė rrugė sfiduese, por se toleranca popullore ėshtė dhe mbetet enigma me e rrezikshme pėr ata qė luajnė me nervin e ndėrgjegjshmėrisė popullore. Zgjedhjet e ardhshme qė u lidhen me zhvillimet e theksuara pėr statusin e Kosovės, vazhdojnė tė mbesin margjina mė politike pėr tė cilėn nuk duan te lodhen mė tė interesuarit. Tani nga kjo gjendje duket sė mė se paku ka te interesuar pėr zgjedhje politike, sepse pushteti ėshtė ndarė nė katėr, dhe ky pushtet i ndarė nė katėr ka mė pak tė interesuar qe tė ketė zgjedhje tė tjera, tė cilat pa dyshim se do tė mund tė ndryshonin, pėrbėrjen e re apo tė ardhshme pas rezultateve tė dhėna nga zhvillimi i zgjedhjeve qė do tė mbaheshin, sepse mė nė pėrfaqėsim tė tillė nuk do te kishim kėtė pėrbėrje me katėr apo mė me pak ...?!
Mos mbajtja mė kohė e zgjedhjeve i thyen rregullat politike dhe abuzon me legjitimitetin, i cili tash e dy vite po vet mandatohet. Njė politikė e delegjitimuar me mandat dy vjeēar po thellohet nė krizė dhe po mėshikzohet nė procesin e ndėrlikuar tė zgjedhjes sė statusit politik tė Kosovės. Ēdo klasė politike qė ėshtė e delegjitimuar nga mandati i pėrcaktueshmėrisė sė zgjedhjeve te kaluar nuk ėshtė e dėnueshme tė mbajė mbi supe akoma mė shumė besimin dhe vullnetin e qytetarėve pėr mė shumė mandat, i cili pra pamohueshėm ka skaduar. Elektorati mund tė pajtohet mė kėtė gjendje tė tillė delegjitime, por nėse do tė kishim njė qytetari demokratike dhe reagimin e domosdoshėm tė saj atėherė kjo gjendje do tė ishte njė anarki vėrtet politike. Ēfarėdo vendimi politik qė do tė vinte nga ky pushtet i skaduar apo delegjitim do tė shpallej i rrezikshėm, ngase sipas qytetarisė demokratike ata pėrplasin dhe lėndojnė keq investimin e mėdha politik pėr siguri dhe stabilitet e vendit.
Nuk mund ta lėmi nė koshiencėn e keq menaxhimit tė politikės aktuale, vullnetin politik tė qytetarėve, sepse ēdo rrėshqitje e paqėllimshme politike, e njė klase te pandėrgjegjshme nė kėtė gjendje do tė bėhej njė gabim i madh dhe gjithashtu do tė kishim njė pafalshmėri politike e kombėtare pėr vetėn.
Nuk mund tė quhet legjitime njė politikė e cila ka skaduar nga legjitimiteti i dhėnė nga populli, dhe e cila venė “arsyen” pėr tu vetlegjitimuar, prapė pėr mandat tė vazhdueshėm politik duke shpėrfillur rregullat politike mbi tė drejtėn e pushtetit meritor. Anarkia politike nė njė vend mund tė ushqehet nga kėto vese te prapta, pėr ta mbajtur pushtetin jashtė skadimit tė legjitimitetit, jashtė besimit dhe vullnetit tė shoqėrisė. Ēdo justifikim i tillė dhe ēdo shtyrje e tillė pėr zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė ėshtė denigrim pėr zgjedhėsit. Ndaj arsyet e mė hershme, qė tanimė janė zhveshur fare nga kuptimėsia e vendimit te tyre kinse pėr shtyrje tė zgjedhjes sė statusit tė Kosovės, nuk qėndrojnė, nuk dresojnė turinė pėr tė mos pasur zgjedhje tė reja dhe tė ndershme pėr vendin dhe demokracinė.
Qėndrimi i politikės aktuale pėr ta mbajtur vetveten, akoma nė pushtet me paarsyen e fortė pėr tė zgjedhur statusin politik tė Kosovės, tregon se ajo nuk ėshtė e interesuar nė suksesin e procesit nėpėr tė cilin po kalon Kosova, apo ėshtė e interesuar qė mė hiē legjitimitet tė pėrmbyllė procesin deri nė fund tė tij, pavarėsisht skadimit te mandatit tė tyre politik.
Kuptoi se Kosova nuk mund tė hy e sigurt dhe stabile, me njė kuadrati politike qė ėshtė delegjitimuar qe dy vite.
Tė mos lejojmė qė Kosovėn ta udhėheqin edhe mė tutje delegjitimuesit e vullnetit dhe besimit tė popullit dhe legjitimuesit e besimit dhe vullnetit tė vetvetes.

28.06.2007

sunshine
29-06-07, 14:54
Korrupsioni e shtjerr ekonominė dhe e zgropon drejtėsinė

Shkruan: Maciej Zaremba

Nė vitin e tetė tė misionit ė OKB-sė, pas mėse 22 md eurove tė shpenzuara nė njė rajon sa provinca suedeze e Skanisė, e me popullsi veē 2 mil, lulėzon ekonomia e zezė, ndėrsa e bardha ėshtė para kolapsit. Ekziston njė shpjegim standard i kėsaj mizerie: pėr sa kohė qė nuk ėshtė nxjerrė pavarėsia prej Serbisė, askush s’guxon tė investojė nė kėtė vend. E besueshme. Por ēfarė investimesh u dashkan pėr tė mbjellė tranguj!?

I shetis tė gjitha tregjet pėr tė gjetur produkte lokale. Sapuni – prej Bullgarisė. Kėmishat – prej Tajvanit. Ndoshta mielli? Ēek. Uji i pijes nga Hungaria. Brutoprodhimi kombėtar i Kosovės ėshtė mė i ulėt se i Ruandės, prandaj tė duket surrealiste tė blesh domate turke e sallta italiane – nė njė vend bujqėsor arat e tė cilit shtrihen bjerrė.

Pse janė kėshtu? Sepse, mė thotė zotėri Bajrami nė Odėn Ekonomike, njerėzit fitojnė mė shumė duke u shitur pėrtypės ndėrkombėtarėve sesa duke punuar tokėn. Por edhe sepse gjykatat e OKB-sė as pas tetė vjetėsh s’kanė arritur tė saktėsojnė se kujt i pėrkasin arat. Sė fundi, dhe kjo e zemėron mė sė shumti, se OKB-ja e ka lejuar Evropėn t’i plandos ēmimet e artikujve tė vet ushqimorė nė Kosovė. E pra, kjo ėshtė goxha e ēuditshme: njė litėr qumėsht qė vije prej Sllovakisė, sa vjen e bėhet mė e lirė gjatė rrugės. Njė kanaēe e importuar Coca-Cola kėtu mund tė blihet pėr sall 2 euro.
Mė kujtohet shoferi qė thėrriste pėr Afrikėn dhe kuptoj qė e kishte me vend. Ekonomia kosovare ėshtė tamam koloniale. Veēse afrikanėt sė paku i kishin lėndėt e para, pėr t’i kėmbyer ato me rrobaqepėse. Kosova s’i ka as ato, meqė xeheroret (plumb, zink, argjend) janė bjerrė. Ėshtė njė simbolikė goxha e qėlluar kjo qė Kosova bukvalisht jeton nga mbeturinat. Produkti parėsor i eksportit janė hekurishtet. Por ky e mbulon sall njė pėrqind tė importit.
Si ėshtė e mundur athua qė ky vend i OKB-sė me qymyr sa ta ndriēojė krejt Ballkanin, e ku janė investuar 3 md euro nė dy elektrana, nuk prodhon rrymė sa t’i mjaftojė as pėr veten, por ndotje 70 pėrqind mė tė larta se norma e EU-sė? Kosovės nuk i duhet shumė, 600 megavat, as sa prodhon njė reaktor suedez nė Forsmark tamam jo. Por shumica kanė rrymė veē pak orė nė ditė, e disa fare.
Nuk do ta lodh mė lexuesin me statistikė. Veē do t’i jap ca pamje tė shkurta qė sinjalojnė nivelin e problemeve dhe dėshpėrimin e njerėzve: Njė lopė franceze nga BE subvencionohet nė Kosovė me 2.5 euro nė ditė, e ēdo i dyti kosovar jeton me tė tretėn e asaj shume. Dhe e din qė viti tjetėr nuk do tė jetė aspak mė i mirė. Nėse e plaēkitin, hajni nuk gjindet, ndonėse ky ėshtė vendi mė i dendur me policė nė Evropė. Nėse kėrkon tokėn e vet, gjykata ngrit supet: nė gjykata ka 30 000 lėndė tė pazgjidhura. Nėse sėmuret, spitali i kėrkon t’i merr me vete barnat e fashat. Nėse ėshtė serb a rom mund t’i digjet edhe shtėpia – ndėrsa ushtari i Natos bėn sehir.
Po, kėto kanė ndodhur, madje shumė herė. Njė zhgėnjim i pafalshėm, por mjerisht aspak i pakuptueshėm.
Kam shpenzuar muaj tė tėrė pėr tė kuptuar se ē’ka ndodhur me kėtė mision, vetėm pėr tė zbuluar se ekziston njė mėnyrė mė e lehtė: Merre njė kuvendar komunal suedez, tregoja Unmikistanin, hierarkitė, listat e pagave, shefat, gjithēka – dhe pyete nėse mund tė udhėhiqet kėshtu njė qytezė suedeze. “E paimagjinueshme”, mė ėshtė pėrgjegjur ajo, “nėse s’do qė qytezėn ta marrin nė dorė bandat e motoēiklistėve.”
Nė fakt nuk ka ndonjė shpjegim tė thjeshtė pėr kėtė debakėl, por ekziston njė monstėr, njėfarė metode fantazmė nė tėrė kėtė ēmendi. Nė kėta artikuj, kam vendosur t’ia kėrkoj emrin kėsaj metode.
Misionet e OKB-sė janė tė vėshtira pėr t’u vlerėsuar, meqė janė ikėse. Bashkėsia ndėrkombėtare ka trup tė madh por kujtesėn e zogut. Pėrgjegjėsit ndėrrohen gjithnjė, raportet harrohen, shikimi drejtohet gjithnjė qėllimisht para, qysh viti i kaluar quhet histori antike. Kosova ėshtė pėrjashtim nga ky rregull. Pėr herė tė parė, ne dimė pėr gabimet tona, madje mė shumė se duam tė dimė. Pėr fat tė mirė, dy fenomene suedeze janė shkaktare tė kėtij dallimi.
I pari quhet Inga-Brit Ahlenius. Kur ajo u bė tepėr e pavarur pėr shijen e qeverisė Persson, nė nėntor 2003, iu dha detyrė tė ndėrtonte zyrės e auditorit nė Kosovė. Fenomeni tjetėr quhet Ombudsmani i Drejtėsisė, njė detyrė kjo qė parlamenti suedez e themeloi mė 1809. Kofi Ananit iu duk qė Kosovės do t’i bėnte mirė njė institucion qė do ta mbikėqyrte OKB-nė. Por askush s’mund ta dinte se personi qė do t’ia jepnin detyrėn do ta merrte atė me aq seriozitet. E para gjė qė bėri Inga-Brit Ahlenius nė Kosovė ishte ngritja e tabelave: “Kurrė mos harroni se ēdo cent i shpėrdorur ėshtė vjedhje prej tė varfėrve. Gustav Möller (1884-1970), ministėr social suedez.” E pasta, zonja Ahlenius tok me OLAF-in, qė ėshtė organ antikorrupsion i BE-sė, u vu ta hetonte aeroportin ndėrkombėtar tė Prishtinės. Ata besonin se hetimet do tė mirnin gjashtė muaj. Ato morėn pėrmbi dy vjet.
Kur u pėrmblodh raporti mė 2006 nga zonja Ahlenius, qė atėbotė ishte bėrė shefe e auditimit pėr tėrė OKB-nė, nė OKB shpėrtheu stuhia. Sipas raportit, njė numėr i zyrtarėve e kishte plaēkitur me vjet ndėrmarrjen. Korrupsioni dhe keqdrejtimi ishin “sistematike” por mund tė vazhdonin pa dėnim meqė kreu i OKB-sė nė Kosovė nuk krijonte rutina tė kontrollit dhe s’lodhej pėr tė ndėrhyrė kundėr mashtrimeve dhe korrupsionit: Guvernatori i Kosovės i kishte marrė 33 raporte pėr keqėsi, por i kish strukur shumicėn prej tyre nė sirtar tė tavolinės.
Nėse OKB-ja vazhdon ta injorojė korrupsionin e vet, paralajmėroi Ahlenius, atėhere kjo do ta kėrcėnojė tėrė misionin.
Njerėzit nė Kosovė kėtė e kishin kuptuar qysh moti. Lėmshi nė aeroportin e Prishtinės ishte fejton nė shtypin lokal: mitot pėr viza, pėr punė, taksa tė zhdukura pėr transport, nepotizmi… Por tek tashti do tė niste fshesa, apo jo?
Veni re vazhdimin. Guvernatori Jessen-Petersen u hodh nė kundėrsulm. Nė aeroport s’ka korrupsion, tha ai, raporti ishte i pabazė, ishte humbje kohe ta pėrmendje kot. Aeroporti ishte njė ndėrmarrje e mbarė, madje storje e suksesit. Jessen-Petersen ishte i kėnaqur pse kish zbatuar 21 prej gjithsejtė 74 rekomandimeve tė UNMIK-ut.
Pa tė shohim pak se ēka iu pat dukur Jessen-Petersenit e paarsyeshme pėr t’u dėnuar, e madje edhe pėr ta pėrmendur.
Aeroporti nė Prishtinė ka sot trafik sikur ai nė Luleo, portin polar tė Suedisė. Por ndėrsa nė Luleo ka 100 tė punėsuar, nė Prishtinė janė mbi 500. Ata u bėnė kaq nė kohėn e Jessen-Petersenit. Atij ia dhanė me kohė njė raport (377/04) se ēka ishte shkaku. Ai s’bėri asgjė. Mua mė mori 6 muaj ta nxjerr kėtė raport sekret nga OKB-ja nė Nju Jork. Ai ėshtė i shkurtėr, tėrė emrat janė fshirė. Por me ndihmėn e burimeve nga Prishtina, mund ta rikonstruktosh tėrė vargun e ngjarjeve.
Aeroportit i duhet njė shef i personelit. Sipas rregullave tė OKB-sė, vendpunimi duhet tė anonsohet. Por drejtori britanik Ioan Woollet e merr njė jaran tė vetin, ta quajmė Smith. Pastaj nis njė veprimtari e ethshme. Gjatė verės 2004, Smithi punėson tre veta nė ditė. Disa dinė pak anglisht, tjerėve u mungon ēdo kualifikim por do ta pėrforcojnė nėnndarjen e ekonomisė. Gra jashtėzakonisht tė bukura, vėrejnė dėshmitarėt. Madje disa janė fituese nė gara bukurie.
Pas katėr muajsh, personeli ėshtė dyfishuar, nga 23 nė 486 vetė. Janė gati 200 vetė mė shumė se ē’duhet. Por atėhere mr Smith e ka lėshuar Kosovėn (pėr tė shėrbyer nė Sudan). Edhe mr Wollett ia ka mbadhur nga Unmikistani. Askush s’e di saktėsisht se sa para e vjelėn nė Kosovė, por dihet qė ishin miliona. Mitoja pėr punėsim nė aeroport ishte mes njėmijė e tremijė euro. Por femrat atraktive mund tė paguanin edhe me “shėrbime intime”, thonė burimet prishtinase. Pos britanikėve, edhe nja dhjetė vendorė ishin tė pėrzier nė kėtė treg tė shėrbimeve.
Le t’i kujtojmė premisat. Pas urrejtjes etnike, korrupsioni ėshtė problemi mė i madh i Kosovės. Ai e shtjerr ekonominė dhe e zgropon drejtėsinė. E megjithatė, njė grup i individėve guximtarė veprojnė mu ashtu si i ka kėshilluar OKB-ja. Ata e sfidojnė shoqėrinė vendore (“mos fol keq kurrė pėr tė tutė”) dhe marrin mbi krye rreziqe tė mėdha kur flasin me hetuesit. Njė person ėshtė vrarė tashmė. Se ē’i kėrcėnon femrat, kėtė as qė kam nevojė ta them. E pra, kėta meritojnė admirim dhe mbėshtetje. Por shih se ēfarė “keqkuptimi”. Del se kriminelėt gėzonin mbrojtjen e OKB-sė.
Ata qė i besuan OKB-sė e kanė marrė njė leksion qė zor se do ta harrojnė. Natyrisht qė pyet njeriu, pse ndodh kėshtu? Mos ishin Jessen-Peterseni dhe burrat e tij ndoshta tė kėrcėnuar nga mafia lokale? Kjo sė paku do tė ishte dramatike. Por druaj se shkaku ishte mė i trivial se kaq.
Jessen-Peterseni ishte guvernatori i pestė i Kosovės brenda po aq viteve. Tingėllon e pabesueshme, por duket qartė qė OKB-ja mendon se mund ta ndėrtosh njė shtet me punėsime tė pėrkohshme. E pra, si rezonon njė guvernator i huaj, qė llogarit se mund tė rrijė sall njė vit a dy, e qė ia ka vėnė syrin njė pozite mė tė majmė? Ngrit tonin, flak nga puna kolegėt e korruptuar, grindet me kumbarėt e tyre nė Nju Jork? Rrezikon raporte negative? Apo ėshtė mė mirė tė raportosh suksese?
Nė vjeshtėn 2005, Jessen-Peterseni shpreson tė bėhet kreu i UNHRC-rė, pra mbrojtės i parė i tė drejtave tė ikanakėve. Atė vjeshtė, ai hedh poshtė tė gjitha njėmbėdhjetė propozimet e OIO-sė pėr luftim tė korrupsionit. (Propozimi i nėntė, pėr shembull, sugjeronte qė punėsimet tė bėhet nė bazė meritash.)
Raporti i tij vjetor pėr KS tė OKB-sė nuk flet asgjė pėr realitetin e pėrditshėm tė provincės. Por si reklamė pėr vet Jessen-Petersenin, ai raport ėshtė kryevepėr.

Ethnic Albanian
13-07-07, 08:27
Justice for 9/11

video dokumentar:

http://video.google.com/videoplay?docid=-649993991751648213

SoKoLi-i-Maleve
13-07-07, 16:11
Video e perrallave te thurura nga njerz te ligj qe vuajn nga skicofrenija.

Naki
14-07-07, 13:47
Nju Jork: Nė vijim mund tė lexoni projectrezolutėn e re nga Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn.\13.07.07\

http://www.rtv21.tv/site/img/images/content/news/SC.jpg



Kėshili i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara, nėpėrmjet projekt rezolutės sė re pėr Kosovėn, njofton se pritet qė sė shpejti faktori ndėrkombėtar tė pranojė se ēėshtja e statusit Kosovės ėshtė Sui Generis.
Kjo pėr shkak se bazuar nė rrethanat specifike tė krijuara pėr Kosovėn, tė cilat kishin zėnė fill qysh prej fillimit tė shkatėrrimit tė aparatit politik tė ish Jugosllavusė e deri tek dhuna masive e ushtruar nė luftėn e fundshekullit, Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara ka lėnė tė kuptohet se ēėshtja e Kosovės ka hyrė nė binarė tė rinjė.
Kėshilli i Sigurimit bėnė sėrish thirrje pėr respektimin e misionit ndėrkombėtar nė Kosovė, duke iu referuar raporteve pėrkatėse dhe rezolutave paraprake tė nxjerra nė kėtė organizatė.
- KS i pranon tė arriturat nė planin e plotėsimit tė standardeve nė Kosovė dhe gatishmėrinė institucionale pėr vazhdimin e kėtij procesi.
- KS bėnė thirrje pėr vazhdimin e bashkėpunimit me Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr krime lufte nė republikat e ish Jugosllavisė.
- KS ēmon pėrmbajtjen e planit tė sė dėrguarit special, Marti Ahtisarit, lidhur me procesin e pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės.
- KS kėrkon angazhimin e lidershipit kosovar pėr bashkėpunim me pėrfaqėsimin civil ndėrkombėtar nė Kosovė, i cili do tė jet faktor ekuivalnet me pėrfaqėsimin e BE-sė dhe tė misioneve tjera nė Kosovė, veēmas nė kėtė fazė tė proceseve.
- Duke llogaritur nė kapacitetet politike tė misionit ndėrkombėtar nė Kosovė, KS kėrkon fuqizimin e kėtij misioni pas fazės sė tranzicionit.
- KS apelon tek Sekretari i Pėrgjithshėm, Ban Ki Mun, pėr prezantimin e raporteve tė reaj lidhur me situatėn rreth ēėshtjes sė tė zhvendosurve dhe personave tė pagjetur.
- Sipas KS, misioni ndėrkombėtar nė Kosovė duhet tė vazhdojė, nė mėnyrė qė tė mos pushojė mbėshtetja pėr zhvillimin demokratik tė Kosovės, qė do tė ishte parakusht pėr zgjidhjen sa mė tė shpejtė tė statusit.
Prania ndėrkombėtare ushtarake nė Kosovė duhet tė konsistoj nė tė mirė tė:
- vendosjes sė sigurisė gjithnjė e mė tė madhe nė vend, derisa institucionet kosovare tė marrin pėrgjegjėsitė e veta.
- krijimit tė mundėsive reale pėr ruajtjen e mjedisit nėpėr territoret e Kosovės duke vepruar paralelisht me kosovarėt.
- fillimit tė trajnimeve tė reja tė forcave tė sigurisė nė Kosovė, pėr tė krijuar kuadro profesionale nė tė cilat Kosova do tė mund tė llogariste.
- avancimit tė politikave pėr integrim nė strukturat euro atlantike.
- kundėrpėrgjigjies ndaj dhunės sė ushtruar nė ēfardo forme
- pėrparimit nė elementin e lėvizjes sė lirė tė tė gjitha komuniteteve nė Kosovė.
- shkatėrrimit tė armėve ilegale
- ruajtjes sė simboleve fetare dhe kombėtare dhe
- mbėshtetjes sė misionit tė organizatave tė ndryshme.
Ndėrkaq, pėr misionin e Sigurisė Evropiane dhe Politikės Mbrojtėse, KS rekomandon:
- realizimin e hetimeve tė rasteve kriminale dhe tė atyre tė natyrave tė ngjashme, duke respektuar ligjin dhe duke pėrkrahur ēdo faktor tė hetuesisė qė vepron nė Kosovė.
- vazhdimin e punės sė pėrbashkėt midis organeve kosovare tė drejtėsisė dhe tė prokurorėve ndėrkombėtar, pėr tė ndihmuar sundimin e ligjit dhe sigurinė e pėrgjithshme.
- vendosjen e njė fryme tė re nė rafshin e sigurisė, qė do tė manifestohej me njė bashkėpunim tė ngushtė midis forcave tė sigurisė nė Kosovė dhe institucioneve mbrojtėse tė Serbisė, gjithnjė duke u bazuar nė udhėzimet e pranisė ndėrkombėtare pėr siguri nė vend.\13.07.07\

Naki
14-07-07, 18:43
Ēorientim nė Kosovė pėr shkak tė shtyrjeve pėr statusin

Linda Karadaku-Ndou
Zėri i Amerikės
14-07-2007

Grupi negociator i Kosovės ka qenė nė pozitė tė vėshtirė qė prej muajsh pėr shkak tė shtyrjeve tė njėpasnjėshme tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, por aktualisht, pozita e kėtij grupi ėshtė nė pikė kritike sepse ėshtė vėshtirė t’u shpjegosh tani qytetarėve tė Kosovės se cfarė arriti ky grup ndėrkohė qė ėshtė shumė e dukshme se cfarė nuk u arrit.
Jo mė kot, nėnsekretari i shtetit Daniel Frid i vlerėsoi anėtarėt e grupit publikisht si patriotė dhe dje, ministri i jashtėm francez bėri tė njėjtėn gjė. Por problemi ėshtė sesi po perceptohen dhe si do tė vazhdojnė tė perceptohen nė tė ardhmen e afėrt anėtarėt e kėtij grupi nga vetė populli i tyre qė u besoi mandatin pėr tė punuar me komunitetin ndėrkombėtar nė zgjidhjen e problemit tė statusit. Njėri nga anėtarėt e grupit, Veton Surroi, iu drejtua me letėr kolegėve tė tij, njė letėr qė mė shumė dukej se i ishte drejtuar qytetarėve tė Kosovės sesa grupit tė unitetit.
Zoti Surroi paralajmėroi se koncepti i pavarėsisė sė Kosovės pėrmes njė rezolute nė Kėshillin e Sigurimit ka dėshtuar, por se ēdo veprim pėr shpallje tė njėanshme tė pavarėsisė, duhet tė bėhet nė partneritet me bashkėsinė ndėrkombėtare. Surroi, paralajmėroi se ndarja e Kosovės ėshtė rrezik real qė nga viti 1999, ndėrkohė qė ministri I jashtėm francez Bernard Kushner dhe kryeadministratori ndėrkombėtar Joakim Rucker, e hodhėn poshtė mundėsinė e ndarjes.
“Ky ėshtė njė fund i vėshtirė pėr njė proces tė vėshtirė. Do ta bėjmė bashkė, mos u shqetėsoni”, tha dje nė Prishtinė ministri i jashtėm francez Bernard Kushner.
“Nuk u plotėsuan pritjet”, pohoi kryeadministratori ndėrkombėtar i Kosovės, Joakim Rycker.
Kryeministri Agim Ēeku nga ana tjetėr ka ndjekur kohėt e fundit njė linjė mė tė guximshme, duke folur hapur pėr dėshtimin e njė faze tė procesit, qė ėshtė pavarėsia pėrmes rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit. Kryeministri ka hedhur poshtė edhe cdo mundėsi pėr ndarje tė Kosovės duke thėnė se zgjidhja pėr Kosovėn duhet tė jetė e bazuar pashmangshmėrisht nė paprekshmėrinė e tėrėsisė territoriale tė saj.
“Janė disa gjėra shumė tė qarta, ėshtė shumė e qartė qė Kėshilli I Sigurimit nuk mund ta miratojė njė rezolutė qė do ta mbėshteste pakon apo rekomandimin e Ahtisarit ashtu siē ėshtė”.
Anėtari tjetėr I grupit negociator, kryetar i Partisė Demokratike nė opozitė, Hashim Thaci, ka ruajtur njė qėndrim tė pandryshueshėm, duke pėrsėritur se pavarėsia do tė arrihet nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr ndėrkohė qė ka hedhur poshtė mundėsinė madje edhe tė hedhjes nė tryezė tė idesė sė ndarjes.
“Pėr Kosovėn nuk do tė ketė ndarje, nuk do tė ketė as pėrpjekje pėr tė diskutuar, lėre mė pėr ta shtruar seriozisht nga autoritetet kosovare. Pavarėsia e Kosovės ėshtė vullneti dhe sakrifica e 2 milion qytetarėve tė Kosovės dhe kjo do tė ndodhė shumė shpejt nė njė formė a nė formėn tjetėr. Natyrisht, roli I Kėshillit tė Sigurimit ėshtė dobėsuar, por ne do ta gjejmė rrugėn mė tė shpejtė, mė tė shkurtėr pėr zyrtarizimin e pavarėsisė”.
Presidenti Sejdiu ka qenė nė njė pozitė mė tė vėshtirė se kolegėt e tij, si president, kryetar i grupit negociator dhe kryetar i partisė me numrin mė tė madh tė deputetėve nė parlamentin e vendit. Duke ruajtur gjuhėn diplomatike, Sejdiu ėshtė munduar tė tregojė se ka njė kufi deri ku mund tė shkohet duke pritur dhe njėkohėsisht, duke e pasur gjendjen nėn kontroll brenda vendit.
“Aktualisht, po punohet nė njė draft tė rezolutės nė Kėshillin e Sigurimit, por nėse dėshtohet tė arrihet kompromisi ndėrkombėtar pėr kėtė rezolutė, Kosova do t’i shikojė edhe mėnyrat alternative tė zgjidhjes sė statusit tė saj”.
Grupi negociator pritet tė mblidhet nė fillim tė javės sė ardhshme, pėr tė vendosur se ēfarė do tė bėjė. Detyra e kėtij grupi tani ėshtė dyfish e vėshtirė, duhet tė dalė me kėrkesa konkrete alternative pėr mėnyrėn e vazhdimit tė procesit sipas kėndvėshtrimit tė Prishtinės; tė formulojė qartė se ēfarė do tė kėrkojė dhe cfarė mund tė jetė e gatshme tė pranojė Prishtina nė takimin me sekretaren amerikane tė shtetit Kondoliza Rice, gjatė takimit tė 23 korrikut nė Washington; dhe ajo qė ėshtė me rėndėsi pėr tė brenda vendit, ēfarė do t’i ofrojė popullit tė vet si mėnyrė pėr tė arritur pavarėsinė e premtuar. //kk//