PDA

View Full Version : Zhelko Vasiljevic,pėrfaqėsues politik i gardės sė Car Lazarit flet pėr Gazeten Expres


Berisha-boy
25-06-07, 02:51
Zhelko Vasiljevic,pėrfaqėsues politik i gardės sė Car Lazarit flet pėr Gazeten Express



http://img406.imageshack.us/img406/2971/carllazaritr0.jpg

Nuk pėrton ta heqė kollaren dhe kėmishėn e bardhė pėr t’i ndėrruar me rrobat e ushtrisė.Thotė se ėshtė njeri i paqes. Rreth vetes i ka mbledhur luftėtarėt e dikurshėm qė kanė dashur tė shkojnė nė Kosovė pėr tė luftuar.Ky ėshtė Zhelko Vasiljevic,pėrfaqėsues politik i gardės sė Car Lazarit, e krijuar nė fillim tė majit pėr tė mbrojtur Kosovėn,dhe deputet nė Kuvendin e Serbisė si pjesė e koalicionit me SPS-nė,Partinė Socialiste tė Serbisė.Ėshtė rreth 45 vjeē dhe ka pak simpatizues nė vendin e tij.“Unė po e ndali luftėn”,thotė Vasijlevic. Ai tregon se me garden e tij pėr dy orė mund ta marrė Kosovėn, ndonėse nuk e beson qė do tė ndodhin konflikte tė reja.Ndonjėherė nuk duket qė e ka me tėrė mend atė qė thotė.Ka dy fėmijė dhe vajza 17 vjeēare e pėrkrah nė idetė e tij radikale,kurse djali ėshtė indiferent.Dikur ka qenė menaxher i elektro-teknikės,ka pasur vetura dhe shtėpi,por tė gjitha i ka lėnė pėr luftėn e Vukovarit ku edhe ėshtė plagosur.Thotė se ka respekt pėr “kolegėt” e tij nė tėrė ish-Jugosllavinė qė kanė luftuar me nder pėr popullin e tyre. Garda e tij ėshtė nisur pėr nė Kosovė nė njė marsh paqėsor dhe shpreson qė mė 28 qershor tė gjithė do tė mblidhen pėr tė kremtuar ditėn e humbjes sė madhe,Betejėn e Kosovės, tė vitit 1389 nė Gazimestan afėr Prishtinės.
Zjelko e do Kosovėn mė shumė se shumėēka tjetėr.Nuk mendon pėr viza, pėr pushime,por pyetet pse serbėt nuk mund tė shkojnė nė tokėn e tyre.Mendon se pas ca vitesh serbėt mund tė zhvendosen drejt Kosovės,tė jenė shumicė aty dhe tė kthejnė gjendjen e dikurshme.Edhe vetė Zjelko ėshtė pro autonomies sė Kosovės.Mendon se amerikanėt do t’I tradhtojnė shqiptarėt, pasi qė kanė vetėm interesa tė shtyhen me Rusinė.Megjithatė ai nuk ėshtė pro luftės.Shqiptarėt dhe serbėt, sipas tij,nuk janė ende armiq tė pėrbetuar,por mund tė bėhen. “Pavarėsia ėshtė njė luftė e re”, thotė Zjelko.

Berisha-boy
25-06-07, 02:52
Express: Ēka i duhet Serbisė garda e Car Lazarit?
Zjelko Vasiljevic: Garda e Car Lazarit nuk ėshtė asnjė formacion paraushtarak.Nuk ėshtė formacion i organizuar,por kjo ėshtė si njė njėsi qė ka armė dhe qė dėshiron tė ndėrmarrė ndonjė aksion.Momentalisht kemi 30 mijė ushtarė,nė tė 7 mijė civilė,pra rreth 23 mijė.Gatishmėria nė Serbi ėshtė nė gjendje katastrofale.Kjo pėr mua ėshtė mė shumė se katastrofale,shumė e vogėl.Armata e Serbisė nuk ėshtė e gatshme nė kuptimin njerėzor pėr ēfarėdo pėrleshjeje tė re. Unė si veteran i luftės qė kam pėrvoja tė tilla,e di ēfarė janė problemet e tilla,kur nė ushtri vijnė njerėz tė tillė qė nuk janė tė gatshėm pėr luftė.Qė kjo tė tejkalohet, ne kemi themeluar gardėn e Car Lazarit dhe nėpėr qytete kemi menduar tė tubojmė njerėzit qė kanė marrė pjesė nėpėr luftėra e qė nga viti 1990 deri nė 1999 kanė qenė rreth 350 mijė tė tillė. Kjo ėshtė bėrė qė nė rast nevoje,ata tė jenė aty e kjo nėnkupton edhe nė rast tė pavarėsisė sė Kosovės, ata hyjnė brenda ushtrisė, policisė dhe xhandarmėrisė, nė mėnyrė qė tė mos shkojnė nė luftė fėmijėt nga 18 deri nė 25 vjet, tė cilėt janė potencial gjenetik i Serbisė.Por,qė vendet e tyre t`i marrim ne qė jemi mbi 25,40 e 50 vjeē.Kjo ėshtė ideja e gardės dhe kush nuk e kupton kėtė, kush e kupton si formacion paraushtarak, atėherė ka problem me tė kuptuar.

Express:Pra,mendoni se sė shpejti do tė shkoni nė njė luftė tė re?
Zjelko Vasiljevic: Nėse dikush do tė donte qė tė mos shkohet deri tek lufta dhe kjo tė zgjidhet nė mėnyrė paqėsore, atėherė jemi ne ata.Unė dhe shokėt e mi qė kemi marrė pjesė nė luftėra ku edhe kemi pėsuar.Pėr kėto gjėra nuk duhet tė flasin ata qė e kanė pare luftėn nė televizion.Ne e dimė ēka janė dhimbjet e luftės,por janė disa gjėra qė nuk zgjidhen pa luftė.

Express:Mendoni se s’mund ta ktheni Kosovėn mbrapa pa luftė?
Zjelko Vasiljevic: Ne mendojmė qė mundet. Atė nė mėnyrė diplomatike.Ne si pjesėtarė tė gardės i japim mbėshtetje tė plotė Koshtunicės dhe Tadiēit pėr zgjidhje diplomatike,por zgjidhja duhet tė jetė njė lloj autonomie e cila ėshtė e pranueshme edhe pėr serbėt edhe pėr shqiptarėt.

Express:Autonomia nuk ėshtė e pranueshme pėr shqiptarėt...
Zjelko Vasiljevic: E nėse shqiptarėt janė tė gatshėm qė pavarėsia ėshtė e vetmja gjė qė e duan,ata duhet tė pyesin kush ėshtė ajo anė qė ngacmon,a janė shqiptarėt apo serbėt.Mos mė flisni pėr ato qė kanė ndodhur nė vitin ’98 dhe ’99,sepse sigurisht e di mė mirė se ju se ēfarė ka ndodhur.

Express:Keni qenė nė Kosovė nė atė kohė?
Zjelko Vasiljevic:Unė nuk kam qenė,por si njeri qė pėrfaqėsoj veteranėt qė pėr ēdo ditė flas me ta,me ata qė kanė pėsuar atje dhe qė kanė luftuar.Natyrisht qė kam qenė,por nuk kam luftuar sepse kam qenė i plagosur dhe nuk ka pasur nevojė.I kemi dhėnė Serbisė dhe Malit tė Zi njėsi,por kanė thėnė se nuk kanė nevojė.Qėndrimi im politik ėshtė se njė shtet nuk mund tė krijohet brenda njė shteti tjetėr pa pajtimin e tij.Pra,ashtu siē... shqiptarėt qė kanė qenė pakicė nuk mund tė …

Express: Shqiptarėt janė shumicė nė Kosovė...
Zjelko Vasiljevic: Po,por ka vende aty qė serbėt janė shumicė.A jeni tė gatshėm t’u jepni serbėve pavarėsi,nė veri,nė enklava si Gracanica?

Express: A jeni tė gatshėm ju tė pranoni autonomi tė tyre,meqė shqiptarėve po ua ofroni?
Zjelko Vasiljevic: Ju me pyetni nė rast tė pavarėsisė.Domethėnė ju nuk konsideroni mundėsi tjetėr, reale.

Express:Nuk po konstatoj,por po pyes.
Zjelko Vasiljevic:Kujdes,nė Rezolutėn 1244,mos me detyroni tė flas pėr tė drejtėn ndėrkombėtare e gjėra tė tilla.Kjo do tė ishte marrje e territorit tė njė shteti qė ėshtė anėtare e OKB-sė.Mos t’ju lodhi sepse tė gjithė dine.

Express:Pėrveē Rusisė askush nuk ėshtė me Serbinė?
Zjelko Vasiljevic: Unė nuk do ta kisha konsideruar krejt ashtu.Nuk jam i sigurt nėse keni qėndrim tė qartė,nė Kėshillin e Sigurimit mė sė paku edhe dy shtete tjera nuk e mbėshtesin. Pastaj,nuk duhet tė flasim nė kėtė kuptim.Ky ėshtė problem qė do ta zgjedhin fuqitė e mėdha.Por,derisa tė jetė kėshtu statusi, Kosova nuk do tė fitojė pavarėsinė. Veteranėt,UCK-ja,politikanėt mund tė bėjnė tensione sa tė duan.

Express: Ju i besoni Rusisė?
Zjelko Vasiljevic: Aq sa ju i besoni Amerikės.Nėse kjo ėshtė pėrgjigje.Nėse ju mendoni se Amerika bėn gjėra sepse i do shqiptarėt sepse kanė punuar mirė, ashtu edhe unė mendoj se do tė pėrdor veton dhe do ta ndihmon Rusinė.

Express: Kush ėshtė mė i fort sipas jush?
Zjelko Vasiljevic: Nėse vjen deri tė votimi do tė shihni se Rusia ėshtė me e fortė se Amerika sepse nė Kėshillin e Sigurimit nuk mund tė kalohet pa votėn e Rusisė,e nėse kjo ndodh bashkimi Evropian nuk do tė merr misionin civil. Amerika nuk ka interes tjetėr pėrveē bazės Bondsteel nė Kosovė.

Express: Putin po shkon nė Amerikė pėr takim me presidentin Bush?
Zjelko Vasiljevic: Besoj se nė atė takim do tė zgjidhet cėshtja e Kosovės dhe jam i bindur se Rusia nuk do tė ketė mė rast tė mbaj ndonjė gjė nė Evropė,nėsė rusėt lėshojnė kėtė rast pėr tė mbrojtur Serbinė,ajo ka humbur ndikim e saj nė kėtė pjesė tė Evropės dhe do tė ketė mundėsinė tė luftojė nė tė ardhmen e saj vetėm brenda kufijve tė saj.Qėillimi
i Amerikės nuk ėshtė as mirėqenia e shqiptarėve as e serbėve,por ėshtė qė t’i afrohet Rusisė qė e konsideron si kundėrshtarin mė real.

Express: Si mund tė ndodh,keni plane?
Zjelko Vasiljevic: Shumė lehtė me njė politikė tė mirė. Edhe nėse fiton madje edhe pavarėsi.Ndoshta serbėt do tė duan tė jetojnė nė atė Kosovė tė pavarur e mė pas do tė vendosemi ne,do tė shpėrngulemi dhe megjithatė ne jemi mė shumė se ju,serb janė 10-12 milion, ndėrsa shqiptar 5 milion apo mė pak dhe ne do jemi shumicė.

Express: Thuhet se janė mė shumė se 7 milion.
Zjelko Vasiljevic:Epo ju thoni,mund tė thoni ēka tė doni,por s’ka rėndėsi le tė mbeten edhe 7,ne jemi mė shumė.Ne do tė bėhemi shumicė dhe atėherė do tė themi se jemi shumicė.

Express: Cilat janė planet?
Zjelko Vasiljevic:Ka plane ashtu sikurse kanė bėrė edhe shqiptarėt gjatė viteve ’45,njėsoj edhe ne kemi plane perms zhvillimit ekonomik.

Express: Kjo mund tė zgjat edhe 100 vjet.
Zjelko Vasiljevic: Problemi i Kosovės nuk do tė zgjat edhe 100 vjet,por nėse mendoni se do tė zgjidhet sivjet, gėnjeheni rėndė.Kam biseduar mė shumė politikan nga Kosova dhe ata janė tė dyshimtė. Nuk sjellė asgjė pavarėsia,pas saj nuk shihet gjė,nuk hahet, nuk jellė punė.Disa shqiptar qė kanė ikur nga Kosova janė nė gardėn time,por janė njerėz kryesor dhe luftėtarė.

Express: Prej nga janė ata?
Zjelko Vasiljevic: Janė nga Jagodina,Paracini,Pozarevci dhe Smedereva,Shqiptar.Kanė qenė pjesėtar tė ushtrisė, kanė luftuar me ne nė Vukovar, Sarajevė dhe vende tė tjera.

Express: Nėse pavarėsia e Kosovės njihet njėanshmėrisht,ēka atėherė?
Zjelko Vasiljevic: Kjo pėr neve nuk do tė thotė asgjė sepse vetėm atėherė kur Serbia do ta njeh do tė jetė e pavarur. Nuk e dimė sa shtete do ta pranonin, por ne s’mund tė bėjmė gjė.
GazetaExpress (http://www.gazetaexpress.com/pdf/888.pdf)
VAZHDON NĖ NUMRIN E NESĖRM

Berisha-boy
26-06-07, 01:37
Express:Radikalėt dhe Koshtunica kanė thėnė se do tė duhej tė ndėrpriten tė gjitha marrėdhėniet me shtetet qė e njohin pavarėsinė e Kosovės,a mendoni se do tė mbeteni vetėm?
Zjelko Vasiljevic: A e dini ēka,mė duket se edhe ju jetoni nė njėfarė keqkuptimi. Mendoni se Kosova ėshtė aq e rėndėsishme pėr Amerikėn e Bashkimin Evropian dhe kėshtu me radhė, por ju jetoni nė njė iluzion dhe ky ēast do tė kalojė shpejt,ju do tė keni njė zhgėnjim tė madh mė shumė se ne,ju qė jeni mėsuar me njė pėrkrahje absolute. Shikojeni,ėshtė shtyrė pėr 120 ditė zgjidhja e statusit, a ju kujtohet kur ka qenė e paraparė tė jetė Kosova e pavarur? Por, nuk ėshtė bėrė as vjet nė tetor,as tash.

Express: A ėshtė Kosova pjesė e Serbisė, realisht?
Zhelko Vasiljeviē: Absolutisht po,nė bazė tė Kushtetutės.

Express: Ēfarė forcash keni nė Kosovė,cili ėshtė ndikimi dhe kontrolli?
Zhelko Vasiljeviē:Po,shiko,nuk kemi. Por,kemi 120 mijė njerėz qė jetojnė atje.Por,a do tė dėshiroje tė kishim ne forca ushtarake atje?

Express:A ėshtė e mundur kjo?
Zhelko Vasiljeviē: Edhe tani mundemi,edhe ligjėrisht,besomė,por ky shtet i Serbisė nuk dėshiron,pėr shkak tė njė
politike defanzive,atė qė ka ndodhur,pėr shkak tė propagandės nuk ėshtė bėrė kjo pyetje.Nuk ka nevojė nė kėtė kohė pėr ushtri,mos e shfrytėzoni si argument qė pavarėsia ka ndodhur pasi qė nuk ka ushtri. Nėse ėshtė nevoja, ne do tė jemi aty pėr 2 orė.


Express: Sa kohė ju duhet ta merrni Kosovėn?
Zhelko Vasiljeviē: Njė luftė e tillė nuk do tė ndodhė.As ajo qė ka ndodhur me ’98 – 99.As shqiptarėt nuk janė tė gatshėm tė bėjnė njė luftė serioze me njė ushtri me armė tė kalibrit tė madh.Por,as bashkėsia ndėrkombėtare nuk do ta lejonte. Por, pėrleshje tė kalibrit tė ulėt mund tė ndodhin.Ato janė reale dhe mos harroni se do tė ketė shumė viktima,e para sė gjithash tė banorėve lokalė.

Express: Nėse do tė ketė bisedime tė reja, ēka do t’u thuhet shqiptarėve qė ta pranojnė autonominė?
Zhelko Vasiljeviē:Pozicioni i Serbisė ka qenė i paraqitur keq.Edhe unė kisha kėrkuar si shqiptarėt,edhe unė do tė kasha kėrkuar pavarėsi,sikurse tė kasha mbėshtetjen e Amerikės dhe kujt ta di tjetėr.Pse do tė kėrkoja mė pak,s’ka logjikė. Por, unė mendoj se nuk ėshtė nė interesin e shqiptarėve pavarėsia. Kjo do tė nėnkuptonte izolimin e shqiptarėve nė Kosovė.Mos mendoni qė do tė jetė gjithēka normale, qė shqiptarėt nė Serbi do tė jenė fqinj tė mirė.Pyetja ėshtė mė e gjerė.Kostunica e Tadic duhet tė premtojnė zhvillim ekonomik,mund tė ishte njė punėsim i madh,autonomi absolute,ligje tė veēanta, marrėdhėnie normale,organizim nė gjithēka, por e vetmja ėshtė ulėsja nė OKB dhe armata e pavarur.

Express: Nė njė mėnyrė, pavarėsi?
Zhelko Vasiljeviē : Ku ėshtė kompromisi nėse merret edhe ulėsja nė OKB,edhe ushtria?Mendoj se shqiptarėve nuk u shkon nė dobi lufta me serbėt,jo me Serbinė.

Express:Edhe serbėt e Kosovės janė tė gatshėm pėr luftė?
Zhelko Vasiljeviē:Nuk vendosin ata.Lufta nuk ėshtė njė gjė demokratike qė vendosin shumica apo pakica. Lufta ėshtė pyetje elitash qė marrin vendim.Kam njė numėr tė madh njerėzish qė janė tė gatshėm.Ne duhet tė masim shqiptarėt dhe kush ėshtė i gatshėm tė luftojė mė shumė.Pyetja e Kosovės ėshtė zgjedhur 130 vjet mė parė nė Lidhjen e Prizrenit,e tash me gjasė ka ardhur te zgjidhja.E keni luftėn Israel-Liban qė zgjat nga 60 vjet dhe besoj se askujt nuk i pėlqen njė gjė e tillė.Frustrimi i veteranėve ėshtė i madh, por qeveria e ka nė qėndrim ruajtjen e territorit.

Express:Nuk kanė bėrė gjė politikanėt serbė konkrete pėr ta mbajtur Kosovėn, ata vetėm u premtojnė...
Zhelko Vasiljeviē: Pajtohem plotėsisht. Por,5 miliardė dinarė ose 70 milionė euro janė ndarė pėr Kosovėn si buxhet dhe kjo nuk ėshtė zhgėnjyese.

Express:Ku do tė shkojnė kėto para?
Zhelko Vasiljeviē: Nė zhvillimin e infrastrukturės dhe nė punėsime tė reja.

Express:Nė rrugėt e Prishtinės?
Zhelko Vasiljeviē: Sigurisht se jo nė ato tė Prishtinės,por nė enklavat serbe.Ku serbėt janė shumicė,sigurisht nė veri.

Express:Nė njėfarė mėnyrė Serbia e do vetėm territorin,jo popullin?
Zhelko Vasiljeviē:Edhe ju do tė kaloni nėpėr ato rrugė.

Express: A pranoni ju qė Hashim Thaci tė bėhet
kryeministėr,zėvendėskryeministėr apo ministėr?
Zhelko Vasiljeviē: Ēfarė dallimi ka nė mes tė Riza Halimit dhe Ramush Haradinajt?Unė flas edhe me shqiptarėt qė kanė luftuar.Ata pyeten ē’do tė ndodhė pas pavarėsisė.Nuk do tė mund tė keni shumė privilegje nė Evropė.Nuk do tė pranonin t’iu punėsojnė tė gjithėve.Nė Beograd jetojnė mbi 40 mijė shqiptarė,i njoh me qindra,a kanė probleme,a ua thyen kush hundėt.

Express: A thonė se janė shqiptarė,a dalin me flamurin shqiptar nė mes tė Beogradit?
Zhelko Vasiljeviē: Ata thonė se janė shqiptarė,por mos ma pėrzini mendimin tash.

Express:Nė Graēanicė ėshtė flamuri i Serbisė.Serbėt pinė kafe nė mes tė Prishtinės?
Zhelko Vasiljeviē: Shikoni si ėshtė puna.Mė 27 qershor do tė bėhet njė pėrmendore e luftėtarėve tė Kosovės nė Mitrovicė.Nė Gazimestan do tė jemi mė 28 qershor.kemi njė marrėveshje me KFOR-in italian.

Express: Do t’ju pėrcjellin nė “vendin tuaj”?
Zhelko Vasiljeviē: Unė tė kuptoj.Amerikanėt kanė ndjekur shqiptarėt,sikur tė mos ishin amerikanėt dhe pakti NATO, do tė mbeteshin 200 mijė shqiptarė nė Kosovė. Por,mos mė thoni se s’keni bėrė asgjė.UĒK-ja s’ka ardhur nga Iraku.I di tė gjitha,jam I vetėdijshėm,por nuk do tė jetė tėrė shekullin kėshtu.Nėse tani nuk bėni marrėveshje me serbėt,kur keni rastin,mė vonė do tė jetė shumė mė ndryshe.

Express:Por,a ka kuptim marrėveshja pas 10 mijė tė vrarėve nė Kosovė?
Zhelko Vasiljeviē: Sa serbė i keni vrarė ju?

Express:Unė!? Asnjė...
Zhelko Vasiljeviē: As unė, por ka pasur tė vrarė. logjike nuk ka pėrgjigje.E vetmja mundėsi ėshtė kompromisi.Po bėni gabim tė madh,pasi qė pavarėsia nuk do tė jetė e pėrhershme.Serbėt nuk do ta pranojnė kėtė dhe s’do tė ketė paqe.Do tė pyesni si vijmė deri te armėt.Na keni treguar ju.Jo ju,por shqiptarėt e Shqipėrisė.Sulmohen kazermat dhe kaq.Te ne ėshtė mė lehtė se kemi mbėshtetjen e ushtrisė.


Express: Tė rinjtė do t’ju urrejnė kėtu.
Zhelko Vasiljeviē: Tash mė urrejnė,pas 10 vitesh ndoshta jo.Tani edhe Ratko Mladicin e urrejnė,por mė pas ndoshta do ta duan dhe do ta konsiderojnė hero qėėshtė munduar pėr tė drejtat e serbėve.

Express: Si e vlerėsoni ju?
Zhelko Vasiljeviē: Ėshtė dashur tė viktimizohet deri nė fund pas viktimave.

Express: Cilave viktima. Ai ka vrarė 7 mijė veta?
Zhelko Vasiljeviē: A i keni numėruar.Unė do t’ju them se nuk kanė qenė mbi 1 mijė e 800.Nuk janė sigurisht,nuk ėshtė me rėndėsi.Ai qė ka bėrė me nder punėn e tij,ėshtė miku im mė I mirė sesa serbėt qė kanė ikur.Ata qė janė kriminelė.Nėse mendoni se Thaci, Haradinaj,Ceku janė luftėtar tė pagabuar,keni tė njėjtin problem qė kemi me Mladicin.

Express: Thoni se s’kanė qenė fajtorė Mladic dhe tė tjerėt?
Zhelko Vasiljeviē: Nuk do tė thonė se kroatėt,boshnjakėt apo shqiptarėt janė mė pak fajtorė pėr shumė gjėra.Nuk janė vetėm serbėt fajtorė pėr gjithēka.Krime ka pasur nė tė gjitha anėt.Me duar tė mia kam nxjerrė fėmijė serbė tė vrarė nė Kroaci.Mos harroni se pas tri vitesh do tė mund tė jetė Toma Nikolic kryetar i shtetit.Pastaj,ka fuqi tė reja,Rusia,Kina dhe India.

Express: A ėshtė mirė pėr Serbinė njė luftė e re?
Zhelko Vasiljeviē: Jo, nuk ėshtė.

Express: Pse po i ftoni njerėzit pėr luftė atėherė?
Zhelko Vasiljeviē: Jo,vetėm nė rast se shkelet sovraniteti i Serbisė.Por,duhet ta dini se kurrė nuk ėshtė ashtu siē duket. E vetmja gjė qė shqiptarėt mund tė bėjnė,ėshtė tė pranojnė kėtė rast qė kurrė mė nė jetė nuk do ta kenė.Ju jeni lidhur vetėm pėr njė fuqi,por mos harroni se mė 2020 Amerika nuk do tė jetė mė fuqi.Mund t’ju duket larg,por pėr historinė e njerėzimit ėshtė afėr.

Express: Por,nėse bėhe tash pavarėsia,2020-a ėshtė larg?
Zhelko Vasiljeviē:Mos mendoni se ėshtė e pėrhershme.Edhe Izraeli e Palestina e kanė tė njėjtin problem.Kjo ėshtė njė e ardhme e sigurt,nėse ndodh pavarėsia dhe problemet nuk do tė zgjidhen.Nė Gazimestan do tė jemi rreth 1 mijė persona dhe do tė jetė njė mesazh simbolik.Por,edhe nė Kosovė do tė vijė koha si te ne 5 tetori,kur dikush do tė thotė tė bashkėpunojmė me Serbinė. Edhe unė kam qenė kundėr Milloshevicit mė 5 tetor,e kohėt ndryshojnė. Lufta ėshtė gjė e
ndyrė ,mos mendoni,as luftėrat e Amerikės nuk janė tė ndershme.Por,mos shpresoni nė mbrojtjen e KFOR-it,as holandezėt nuk kanė mbrojtur Srebrenicėn.As serbėt,e as shqiptarėt,pasi qė ata,kur ndodh diēka skajohen dhe shohin.
Por, ne po mundohemi pėr qėllime tė paqes.

Express:Veteranėt e Kosovės u kanė dėrguar selame dhe kanė thėnė se,nėse u shohin,do tambani mend gjatė?
Zhelko Vasiljeviē:Shkėlqyeshėm.

Fundi i intervistes

Gentiani
26-06-07, 19:32
Ec zhelko, nė ta mbajtė b...a me ardhė nė Gazimestan, e ke Sherrin duke tė pritur kėmbė kryq me plis nė krye dhe tė tregon sa milionė shqiptarė janė! Ha,hahahaaa

pirro
26-06-07, 19:43
Jo Jo e ka lexu ZHELKO shkrimin e SHERRIT, ... hajt ty mos ta nin se din zhelko ku me PREK ahhahahaha.

sherri
26-06-07, 22:50
Jo Jo e ka lexu ZHELKO shkrimin e SHERRIT, ... hajt ty mos ta nin se din zhelko ku me PREK ahhahahaha.
Kam hjek dor? nuk jua prishi kumarin:redface:

Pupi
26-06-07, 23:01
Express:Veteranėt e Kosovės u kanė dėrguar selame dhe kanė thėnė se,nėse u shohin,do tambani mend gjatė?!

E ta shohim Zhelko Aga i serbistanit.

legenda
27-06-07, 11:10
.....a, nuk eshte lloj i SERVILIZMIT te veqante,qe nje gazete
shqipe te i jep hapsire dhe mundesi nje shovinisti serb,te shpraz urrejtjen ndaj shqiptareve,.....

apo eshte qellimi vetem qe gazeta te botoj tituj BOMBASTIK,qe te i rritet numri i egzemplareve te shitur....

Fshatari
27-06-07, 13:36
.....a, nuk eshte lloj i SERVILIZMIT te veqante,qe nje gazete
shqipe te i jep hapsire dhe mundesi nje shovinisti serb,te shpraz urrejtjen ndaj shqiptareve,.....

apo eshte qellimi vetem qe gazeta te botoj tituj BOMBASTIK,qe te i rritet numri i egzemplareve te shitur....


Do tė keni vėnė re se serbi nuk di tė kremtojė fitoret po vetėm dėshtimet, humbjet qė pėrpiqet t'i kėthej nė fitore!
Civilėt kosovarė nuk harrojnė se ēfarė do tė thotė zhelko, ēoftė ky arkan ose vasiljeviē... nji pleh asht.
Kėtė po na sjell nėr mend sot gazeta Express(kjo fjalė nuk asht shqipe...) pa kurfarė konsiderate pėr ata shqiptarė qė vdiēėn tė "thikosur" nga zhelkoja as pėr ata me varrė e me varre tė hapura edhe sot...! Gjynah!
Kjo gazetė "shqipe" i ka tė gjitha karakteristikat e nji bastardi prej lavireve : pėr sa €uro shet gjithėēka...! Era pleh i vjen ( e fshatari e di se ēfarė asht plehu...)!
Natyrisht tė gjitha kėto i tha Legenda kėtu ma nalt po nuk u durova pa vjell vetė nė suratin e kėtij farė pseudo gazetari dhe tė kėsaj gazete tė pistė qė ...!

E merkurė 27 qershor 2007,
Shum i mllefosun jam sot !

get_up
27-06-07, 16:44
Gazeta ne qofte se eshte fajtore eshte fajtore sepse bene pyetje sikur shqiptaret jan frigacak e jo qe ka bere reportazh se Armikun duhet me njoh mire para se me ia ngul thiken (ne veq e njohum por taktiken e sulmit mendoj)..Gabimi i Expressit esht sepse ben pyetje nje shovinisti serb sikur te ishte duke folur me kryetar serb .. Vetem 2 apo 3 pyetje eshte dashur bere :
EX:A do vini ne Kosove ?
ZH:po
EX:A e din se sa shqiptar te armatosur ju presin (plus NATO) atje ?
ZH:po vetem per 2 ore e marrim kosoven
EX:Me nana do vini apo vetem se per dy ore veq ni shitshi motrat e nanat nashta
EX:E mire A din me i gra kaut me plug ?(se budalles i duhen kesi lloj pyetje)
ZH:jo
EX:Hajt shko mesoju me i gra kive njeher e pastaj shihemi...

pirro
27-06-07, 17:41
Tani qe agjencionet e lajmeve me te madha boterore deshiren me te madhe kan qe te bejn intevista (sidomos ato amerikane dhe angleze) me terroristet islamik me lideret e tyre ne qoft se kishin mund do te kishin bere interviste edhe me bin ladenin.A do tethot kjo qe ata jan tradhetar ne vendin e tyre.

Profesionalizem eshte kjo,mendoj une.

panta_rhei
27-06-07, 17:42
Nuk jam i sigurtė por mendoj se gazetat zakonisht e bėjnė kėtė pėr qėshtje reputacioni :wink: (kryesorja me kon IN)... gjithashtu express-istėve nuk u hahet buka pa pasė shkije nė faqe tė parė!

sherri
27-06-07, 18:12
Pirro-mani:"Profesionalizem eshte kjo,mendoj une."

Jo vetem gazeta "Profesioniste" po edhe ky qe e ka sjell ne forum ket intervju ka be "Profesionalizem"
I kishe gezu disa ketu ishin mbush gaz e ver,sa qe ne emer te gardes se dushanit,po kercnojn edhe antar te forumit.
Por skishin faj ata s“kishin t“banin me Kosoven asgje!??kishin shtetsi Zvicerjane hahahahah edhe kopertinat i kishin skanu,si ata fmia livdaq.....uuuu ca kam gjelozu hahahahahaha ani sa te qet edhe Traktorin,e shtallat me lop ne kosove qe i ka se di ca bej,ashtu e kan ata ne chfajcari tuj ju livdu njani tjetrit hahahaha e kishe gabu oden,kish mendu qe esht atje me "zemlaka" se din qe sherit culi si han per "statusin final"privat te askujt.

Gentiani
27-06-07, 19:27
nuk po vijke zhelka, e kishin tutė FKKLMNJSH me Heavy Komunikata edhe sherri me deklarata!

sherri
27-06-07, 19:34
nuk po vijke zhelka, e kishin tutė FKKLMNJSH me Heavy Komunikata edhe sherri me deklarata!
Shendosh ti,se vjen?? mose u merzit:P

Gentiani
27-06-07, 19:40
He,he sherro, ti duhet tė mirresh me zhelkon, ndėrsa unė si Switzerland people e shikoj nga kėndi "asnjanės" ! ty tė ėshtė besuar sovraniteti dhe pamvarėsia... tė mbetet ta kryesh deri nė fund eh!

sherri
27-06-07, 20:55
He,he sherro, ti duhet tė mirresh me zhelkon, ndėrsa unė si Switzerland people e shikoj nga kėndi "asnjanės" ! ty tė ėshtė besuar sovraniteti dhe pamvarėsia... tė mbetet ta kryesh deri nė fund eh!
Ehhh Tani je i lire,e dokumentove.Edhe mire po me vjen ju ke Betu Shtetit te ri,rrij besnik,do te me vie kec nese simbolin nuk pranojn me ndrru ne pass........po edhe vet kie faj pse kur e don me gjysem hane ske shku ne Turki??

a po me jep leje edhe ti mua me zhelkon me u marr une ??edhe nese e keqperdori pahiri mos me u odhno a :wink: hahahahaah du me t“ba haver kadale........

Fshatari
27-06-07, 22:26
Pas i takimi tė shkurtėr me kryeministrin e Kosovės, administratori gjerman Ryker e shpalli me dekret "ilegal" e inekzistent bandėn e banditave tė car llazarit!
Gjermani, sikurse edhe fshatari, konsiderojnė se servėt(serbėt), si popull skllavėsh, nuk kanė tė drejtėn tė keqėpėrdorin e deformojnė titullin ma tė lartė tė perandorisė romake, Cezar : romakėt ishin popull aristokratik e jo s(k)llav siē janė shkiet prandaj duhet ta ulin kokėn sepse, nė tė kundėrten, do tė mbetėn pa tė!
Shum i ka met hatri vasiljeviēit tė berisha-boy-it, po ēka me bo tash...!

Ju pėrshendet Joachimi

pirro
28-06-07, 00:14
Serjozisht Gentian nuk ja paskem pas dite rendesin e SHERROS, ky koka faktor more.Qelu sherroo sherroo,kallxo se ti i ke qu do kumunikata neper kosove ahahhaha sene vene.hehe

Berisha-boy
28-06-07, 03:31
sherri
Jo vetem gazeta "Profesioniste" po edhe ky qe e ka sjell ne forum ket intervju ka be "Profesionalizem"
Qka kam lidhje une me kete gazet ose postim ?Une vetum e kam postu kete intervist e kush don le ti qon selam gazetarit ose zhelkit




Fshatari
Shum i ka met hatri vasiljeviēit tė berisha-boy-it, po ēka me bo tash...!
Fashtari kujdes qka shkrun OK.Se kam far as fisi as qe kam lidhje vasiljevicin ne qofte se e ki ti OK mos me perzi mu.



panta_rhei
Nuk jam i sigurtė por mendoj se gazetat zakonisht e bėjnė kėtė pėr qėshtje reputacioni (kryesorja me kon IN)... gjithashtu express-istėve nuk u hahet buka pa pasė shkije nė faqe tė parė!
Po para disa dite edhe Bajram Rexhepi ka jap intervist per ni medium serb bile thuhet se ka deklaru pavaresi per Kosoven e autonomi per veriun :redface:

Gentiani
01-07-07, 05:17
Ehhh Tani je i lire,e dokumentove.Edhe mire po me vjen ju ke Betu Shtetit te ri,rrij besnik,do te me vie kec nese simbolin nuk pranojn me ndrru ne pass........po edhe vet kie faj pse kur e don me gjysem hane ske shku ne Turki??

a po me jep leje edhe ti mua me zhelkon me u marr une ??edhe nese e keqperdori pahiri mos me u odhno a :wink: hahahahaah du me t“ba haver kadale........


Normal sherro,...edhe simboli ėshtė nė diskutim pėr ndryshim, janė duke u pritur propozimet edhe pėr ndryshimin e flamurit, tani edhe kėta po thonė duam njė flamur, ashtu siē do ta aprovojnė nė Kosovė!
Hehehe Sherr, pasportė e imja ėshtė, ndėrsa dizajnin ja rregulloj vehtė si dua unė. Ani, leje kėrkon tė mirresh me zhelkon, fillimisht mendova mos je nisur ta takosh zhelkon nė Kalemegdan ha,hahaha edhe ti tregosh se tokė shqiptare ka qenė dikur ?!

Sherro scanin defekt, pėrndryshe pata tė scanoj akoma diēka pėr forum... ha,hahahaaaaaaaa

lyra2
03-07-07, 02:29
Do tė keni vėnė re se serbi nuk di tė kremtojė fitoret po vetėm dėshtimet, humbjet qė pėrpiqet t'i kėthej nė fitore!.Nuk di a fitore a humbje ,ata po e festojnė ne zemėr te Kosoves!!
Sa u pa erdhen e na festuan ne menyre provokative ata te pertej kufirit verior.Prap erdhen ............ Mendoj se kjo ngjarje ka mbetur e studiuar pak nga shkenca dhe historiografia shqiptare.Mendoj se duhet te behet edhe me shume ne kete drejtim sepse po shihet se historia edhe sot eshte prezente me pasojat e saj.
Ju kerkoj te falur nese kam nderhyre pa takt por mendoj se aty ku dhemb dhembi shkon edhe gjuha.
Ju pershendes te gjitheve
Me nderime
Ku kUkU kur u ba lyra2 me fol llafe te burrave !!!!!!!!

niemand
03-07-07, 15:34
Ekspres ka prej ardhjen nga Zhelki prandaj edhe nuk eshte per tu habit se cfar thot ai.. e cfar thon te tjeret.. Shih njeher cfar pyetje i ben atij shkaut sikur me pas rujt dhent me te.. eshte e mundur te kete qen ndonje gazetar shok i Zhelkit qe ka punu n'Kohen Ditore ne kohen e Millosheviēit.. e tani te kaluar ne Ekspress..

Un as qe marr mundin te flas per serbet .. ata shkurt e shqip kan humb kontrollin e tash ende enerrojn per Kosoven " e humbur " por me vjen inat nga ky Shqiptari yn qe i paska shku n'zyre ketij zhelkit.. edhe ne faqe te parė Si Eksluzive..

"Zhelki vellau im.. intervist speciale per Gazeten e tyre dhe tonen Eksprres "

niemand

lyra2
03-07-07, 19:50
Ekspres ka prej ardhjen nga Zhelki prandaj edhe nuk eshte per tu habit se cfar thot ai.. e cfar thon te tjeret.. Shih njeher cfar pyetje i ben atij shkaut sikur me pas rujt dhent me te.. eshte e mundur te kete qen ndonje gazetar shok i Zhelkit qe ka punu n'Kohen Ditore ne kohen e Millosheviēit.. e tani te kaluar ne Ekspress..

Un as qe marr mundin te flas per serbet .. ata shkurt e shqip kan humb kontrollin e tash ende enerrojn per Kosoven " e humbur " por me vjen inat nga ky Shqiptari yn qe i paska shku n'zyre ketij zhelkit.. edhe ne faqe te parė Si Eksluzive..

"Zhelki vellau im.. intervist speciale per Gazeten e tyre dhe tonen Eksprres "

niemand

Shume ēudi!!!!!!!!!!!!!!
Pse gazetari ka bere interviste,...prap ēudi pse juve po ju vjen ēudi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

legenda
03-07-07, 21:31
....pajtohem me JU,
Lyra2.

....kam ndegjuar se bisha qet shkelma para se me ngordhe,nuk eshte me u habit....





Do tė keni vėnė re se serbi nuk di tė kremtojė fitoret po vetėm dėshtimet, humbjet qė pėrpiqet t'i kėthej nė fitore!.Nuk di a fitore a humbje ,ata po e festojnė ne zemėr te Kosoves!!
Sa u pa erdhen e na festuan ne menyre provokative ata te pertej kufirit verior.Prap erdhen ............ Mendoj se kjo ngjarje ka mbetur e studiuar pak nga shkenca dhe historiografia shqiptare.Mendoj se duhet te behet edhe me shume ne kete drejtim sepse po shihet se historia edhe sot eshte prezente me pasojat e saj.
Ju kerkoj te falur nese kam nderhyre pa takt por mendoj se aty ku dhemb dhembi shkon edhe gjuha.
Ju pershendes te gjitheve
Me nderime
Ku kUkU kur u ba lyra2 me fol llafe te burrave !!!!!!!!

LABI
04-07-07, 15:37
....pajtohem me JU,
Lyra2.

....kam ndegjuar se bisha qet shkelma para se me ngordhe,nuk eshte me u habit....










Bisha nuk po qet shkelma , por po shkelmon :wink: