PDA

View Full Version : Interneti, sa i dobishėm dhe sa i dėmshėm!


rilinda
27-06-07, 22:48
Interneti, sa i dobishėm dhe sa i dėmshėm?

“Ndėrsa po tė shkruaja, lidhja me rrjetin nuk funksiononte, kishte disa probleme teknike me sinjalin e telefonit, por qė unė nuk i kuptoj dhe jam nė pritje qė tė kthehem nė normalitet. Kam njė ndjenjė shumė tė ēuditshme: mė duket sikur jam jashtė botės kur nuk arrij tė ndez sitet e mia tė zakonshme, tė hap adresat e mia nė postėn elektronike. Ndjehem i rrethuar nga vetmia, larg miqve tė mij me tė cilėt jam nė kontakt online, jashtė ēdo mundėsie pėr t’iu shkruar atyre”. Kjo ėshtė dėshmia e njė pacienti tė njė mjeku shumė tė njohur psikiatėr nė Amerikė, Eugenio Borgna, i cili i ka mbledhur kėto dėshmi dhe me to ka bėrė njė libėr qė e ka titulluar “Arkipelagu i emocioneve”. Ndėr tė tjera, nė libėr profesori shkruan : “Pėrhapja e lidhjeve dhe kontakteve nėpėrmjet internetit ka krijuar mundėsi qė njerėzit tė njihen me njėri-tjetrin edhe nėse janė nė cepe tė ndryshme tė botės”. Por nė fund tė fundit kėto mėnyra pėrballjesh me tė tjerėt nuk bėjnė qė tė lindin forma autentike dhe konkrete komunikimi dhe relacioni…. Nuk ekziston njė relacion autentik kur nuk arrin tė realizosh njė takim, kur nuk arrin tė flasėsh a shohėsh tjetrin nė sy, kur nuk provon dot emocionet e tė paturit afėr trupin e tjetrit, kur nuk arrin t’i shtrėngosh dorėn e tė shoqėrosh njė batutė me xheste. Epoka e kompjuterit shėnon rrezikun fatal tė radikalizimit tė vetmisė dhe tė boshėzimit tė marrėdhėnieve psikologjike dhe njerėzore nga pėrmbajtja emocionale aq shumė deomethėnėse. Interneti pra provokon sindromėn e vetmisė on line, njė patologji e njohur dhe e studiuar, sipas sė cilės mėsohemi qė tė marrim kėnaqėsinė jo mė nga kontakti njerėzor me miqtė dhe prindėrit, por nga njė ekran. Megjithatė atyre qė e pėrdorin shpesh internetin, njė ekran i fikur iu krijon vetmi. Iu duket sikur ai katror i errėt do tė bėhet papritur simbol vizibėl i pėrjashtimit nga komuniteti virtual i tė gjithė pėrdoruesve tė botės. Ai katror, kur ėshtė i errėt iu mbyll tė gjitha kontaktet me botėn e jashtme, pėr tė ndenjur vetėm me veten. Megjithatė ky pėrshkrim ka tė bėjė me ato individė qė e kalojnė sensin e masės, pasi nuk mund tė mohohet shėrbimi i jashtėzakonshėm qė tė bėn njė lidhje mė internetin, e cila tė krijon idenė se ke hapur dritare mbi tė tjera botė, ku ke tė tjera mundėsi, ku mund tė thithėsh “ajėr tė freskėt”, ėshtė si tė vraposh i shpenguar mbi njė fushė tė blertė. Interneti ėshtė liri. Por thuhet se mbas njė lirie tė tepėrt fshihen rreziqet, sidomos pėr mė tė rinjtė. Interneti ėshtė si njė rrugė me tė mirat dhe tė kėqijat, me tė bukurat dhe tė shėmtuarat. Imagjinoni njė fėmijė vetėm nė kėto autostrada pa fund. Fėmijėt duhet tė shoqėrohen, tė orientohen nga tė rriturit, tė ndėrgjegjėsohen. Interneti nuk ėshtė as ujku i keq dhe as kėsulkuqja, ai ėshtė njė instrument qė ekziston dhe qė i jep zė popujve tė kėsaj toke. Tė ulur para njė ekrani kompjuteri, mundėsitė e navigimeve janė pa fund, mjafton tė zgjedhėsh atė qė ėshtė mė e mira pėr ty.

Tė informohesh
Padyshim qė ėshtė mėnyra mė praktike dhe e shpejtė pėr shumė shėrbime, sidomos sot qė pothuajse tė gjithė e kanė njė kompjuter nė shtėpi dhe lidhja me internet ėshtė shumė e thjeshtė pėr t’u realizuar. Nėse do tė flasim pėr realitetin tonė, tashmė ēdo gazetė shqiptare mund tė lexohet nė internet, pėrveē shumė adresave tė tjera on line qė janė tė kompletuara me informacione dhe rubrika nga mė tė larmishmet, nė shqip dhe gjuhė tė huaj. Pėrdorimi i email-ve ėshtė bėrė masiv dhe njė domosdoshmėri, sė fundi po shohim njė pėrdorim tė gjerė tė disa telefonave celuarė qė lejojnė lidhjen me internet dhe kontrollin e postės, kudo qė tė jesh. Informimi nė internet, shpesh tė kursen kohėn dhe paratė sidomos ne shqiptarėve qė jemi mėsuar tė blejmė njė gazetė ose dy dhe tė ulemi nė njė kafe pėr t’i lexuar, duke shpenzuar ndoshta orėt mė tė dobishme dhe frutdhėnėse tė ditės.

Tė njihesh
Padyshim qė interneti ėshtė dritare mbi botėn dhe pėr tė rinjtė sidomos, ėshtė njė mundėsi pėr tė bėrė njohje duke u zbavitur edhe me misterin dhe ruajtjen e anonimatit qė kjo mėnyrė komunikimi ta ofron. Nėse deri dje shqiptarėt shfryzonin sitet e huaja ku mund tė bėnin njohje, sot pothuajse ēdo sit shqiptar, ka rubrikėn “Njohja me vajza dhe djem”.


Forumet, njė grup miqsh qė flasin on line
Forumet nė internet shėrbejnė pėr tė bashkėbiseduar njė ide dhe mė pas debatohet rreth saj. Disa nga adresat janė ėėė.forumishqiptar.com apo ėėė.diskutime.com etj. Aty anėtarėt e forumeve diskutojnė pėr tema tė ndryshme si psh lajmet e shtypit tė ditės, me aktualitetin shqiptar dhe ndėrkombėtar, diskutime pėr tema tė ndryshme tė historisė sė Shqipėrisė, mbi gjuhėn shqipe, elitėn kombėtare, kulturėn demokratike, muzikėn, letėrsinė, folklorin, kinematografinė, televizionin, problemet fetare, pėr shkencėn, filozofinė, ekonominė, biznesin, emigracionin, temat e dashurisė, bukurisė dhe estetikės, kuzhinėn, pra gjithēka. Pėr t’u bėrė anėtar dhe pjesė e diskutimeve, duhet tė rregjistrohesh dhe tė pėrcaktosh njė nickname nėpėrmjet tė cilit identifikohesh nga anėtarėt e tjerė. Mund tė komunikosh nė grup pėr tema tė ndryshme, por edhe privatisht me ndonjė anėtar tė forumit duke patur privacinė e plotė.

rilinda
27-06-07, 22:50
Dashuri nė chat apo forum
Edhe mund tė lindė, me kusht qė tė mos zgjasė pa fund komunikimi virtual pėr tė kaluar mė pas nė atė real, pėr ta parė nė sy njeriun me tė cilin jemi njohur nė internet, pėr ta prekur atė, pėr t’ia dėgjuar fjalėt. Dhe nėse tė gjithė kėto komponentė, tė sjellin kėnaqėsi nė qenien e tij, atėherė ka shanse pėr tė lindur njė ndjenjė.. Pra nuk ka sesi tė pėrjashtohet edhe kjo mėnyrė njohjeje, sepse dashuria lind gjithandej, pavarėsisht pengesave eventuale apo largėsisė. Por sa e pranojnė tė rinjtė e intervistuar kėtė alernativė njohjeje dhe rėniejeje nė dashuri? Po ata vetė e kanė provuar njė eksperiencė tė tillė? Kėtė temė diskutimi e kemi hedhur ne tė “Panorama”-s nė njė nga sitet shqiptare qė ofrojnė forume. Kėshtu qė pėrgjigjet janė me nickname.

Meri baby
Tė njohėsh njė njeri nėpėrmjet chatit nė rrethana tė njė pamundėsie pėr t’u parė dhe takuar edhe pse ato komunikojnė me fjalė shumė tė bukura, pėr mendimin tim nuk mund tė quhet aspak dashuri. Nėse vajzat qė kanė komunikuar gjatė nė chat apo nė email me vajza dhe djem, kanė pretenduar se janė tė dashuruara, kanė gabuar shumė. Kjo gjė vlen edhe pėr djemtė. Duket sikur kėshtu dashje apo pa dashje, biem nė ato metodat e vjetra tė fejesave nė djep apo me mblesėri ku tė rinjtė nuk e kishin parė kurrė njėri tjetrin dhe ishin tė detyruar tė martoheshin me apo pa dashjen e tyre. Njė dashuri, qė tė lindė dhe tė jetė e vėrtetė, ka nevojė pėr njė trekėndėsh qė i lidh gjėrat thellėsisht. Dhe ky trekėndėsh ėshtė: Tė parit ndėr sy, tė dėgjuarit e zėrit nė biseda tė ndėrsjellta, si dhe tė prekurit qoftė edhe vetėm tė duarve nė atė distancė qė t’i ndjehet aroma njėri-tjetrit. Pa qenė ky trekėndėsh i realizuar, nuk mund tė ketė lidhje dashurie tė pastėr njerėzore. Lidhje apo njohje tė tjera do tė ishin arkaike, tė shekujve para mesjetės, gati shpellare.. Ēdo njohje nė chat deri mė sot, sipas metodave moderne tė perėndimit tė cilėt ofrojnė edhe shėrbimin me video, nuk kanė dhėnė rezultate tė mira, madje tė njohurit nuk kanė mbetur mė as miq tė thjeshtė chati. Dashuria lind nė ato kushte ku ajo duhet tė lindė, sepse nuk i ngjan njė zamke qė ngjit vend e pa vend.

Djali UK
Njė dashuri nė internet? Edhe mundet. Njoh njerėz qė janė njohur nėpėrmjet internetit, janė dashuruar dhe mė pas janė martuar. Nė fillim kur e mora vesh, m’u duk absurde dhe isha tėrėsisht kundėr kėsaj lloj njohjeje (nė fakt ende jam) mirėpo e pashė edhe vetė qė funksionoi. Megjithatė rasti rastit nuk i ngjan dhe do tė thosha se miqėsitė apo dashuritė virtuale, mė tepėr lėndojnė sesa shėrojnė. Kjo varet nga personat, sa tė sinqertė janė me njėri-tjetrin, sa tė vendosur janė, sa janė mundėsitė pėr t’u takuar, pasi shpeshherė largėsia ėshtė njė problem i madh. Mendoj se nuk ėshtė e thėnė se ai qė tė pėrshpėrit fjalė tė ėmbla, me tė vėrtetė tė dashuron. Madje do tė thosha se edhe nėse tė dashuron virtualisht, ka tė ngjarė tė mos tė tė dashurojė realisht. Thjesht mund tė pėsojė njė zhgėnjim, pasi nė njė farė mėnyre ai ose ajo krijon njė imazh nė mendjen e vet dhe pret tjetrin tė reagojė nė pėrputhje me imazhin e krijuar. Pėr mendimin tim, njė lidhje virtuale serioze, kėrkon njė sakrificė tė madhe shpirtėrore dhe mė gjerė, veēanarisht kjo pėr ata qė janė larg njėri tjetrit. Ka njerėz me vullnet qė e bėjnė, por shumica jo. Gjithsesi mė duhet tzė pranoj qė virtuliteti ėshtė nj mjet qė gjithnjė e mė shumė po sjell pranė njerėzit.

Syri Blu
Ndjenja apo dashuria, nuk lind nga fjalėt, megjithatė fjala i ndihmon tė dyja palėt pavarėsisht se nuk janė pranė, pėr tė krijuar atė komunikim shpirtėror. Ndjenja lidhet kundrejt njė fytyre, personi fizik, por edhe kundrejt njė nick name apo imazhi. Nė mėnyrė qė dy persona tė dashurohen nėpėrmjet internetit, eksperiencat e tyre me fjalėt qė pėrdoren pėr tė pėrshkruar kėtė ndjesi, duhet tė jenė pak a shumė tė ngjashme, nė mėnyrė qė tė dyja palėt tė arrijnė komunikim mė tė qartė shpirtėror. Le ta spjegojmė mė nė detaje. Dashuria lind nga shikimi dhe komunikim. Shikimi mund tė jetė me fotot, ėebcam ose realisht. Komunikimi mund tė jetė me fjalė nė chat, telefon apo nė bisedė reale. Pra nė momentin qė plotėsohen kėto dy kushte, ėshtė normale qė tė bihet nė dashuri. Gabimi qėndron tek disa persona qė bien nė dashuri vetėm me njėrėn nga kėto. Kjo mėnyrė sipas meje ėshtė e mangėt dhe mė vonė lidhja mund tė sjellė zhgėnjime. Dashuria e chatit ėshtė shumė klasike po tė kthehemi mbrapsht nė kohė dhe tė kujtojmė sesi dashuronin princat tė cilat i ēonin letra damave, me fjalė dhe poezi tė bukura tė shkruara me pendė. Pra nė kėtė kuptim mund tė themi se chati ėshtė njėra nga rrugėt qė tė ēon nė dashuri, por qė tė arrish dashurinė reale vetėm me anė tė chati-t, duket pak budallallėk. Kjo sepse dashuria arrin kulmin e saj kur ka objektivizėm dhe realitet tė drejtėpėrdrejtė duke kaluar edhe nė fazat e intimitetit.






iliriaplus

___________________________

Ē'mendoni pėr internetin ju? Ėshtė i dėmshėm apo i dobishėm?

turisti
27-06-07, 22:58
Pershendetje e nderuar.

Personalisht mendoj qe interneti eshte i DEMSHEM,pse ?? Ketu ne erendim eshte shume i rendesishem sepse nepermjet tij kerkojme pune,kontrollojme orarin e trenave dhe te autobusave,komunikojme me ( tash me) shoket nepermjet kompjuterit duke harruar se hyjme per 1 pune e jesim ne punen e 100-t,nuk kuptojme se me -zhytjen tone ne ujerat elektronike- jemi larguar nga ROMANTIKA dhe jeta normale edhe shume,shume shkaqe tjera..............

Pershendetje.

tesorina
28-06-07, 18:36
prsh e nderuar rilinda
Interneti eshte ne te njeten kohe sa i dobishem por gjithashtu edhe i demshem.Kjo per shume arsye.Se pari do te thoja qe me ane te internetit gjejme informacione te ndryshme te cilat nanevojiten por ne ditet e sotme shume njerez sapo degjojne fjalen internet sjellin ndermend chatin.

valiii
28-06-07, 18:43
Krejt m`varet se qysh e perdore , Po edhe nese e perdore per qellime te mira (qe te bejn dobi) prap eshte i demshem nese rin mbi 2 ore , ky eshte mendimi im .