PDA

View Full Version : Zbulohet Vesa Luma me tė dashurin e saj Genc Dobroshi


Kalt
29-07-07, 07:28
28/07/2007 - 10:04
• Nga Ilda Lumani



Sapo ėshtė shfaqur mes turmės sė njerėzve nė koncertin e turkut Mustafa Sandal, vėmendja e gjithė tė pranishmėve ėshtė shpėrqėndruar. Kanė kthyer kokėn menjėherė dhe reagimi ka qenė: “Qenka pikėrisht ajo. Vesa Luma me tė dashurin”. Po. Vesa Luma dhe i dashuri i saj Genc Dobroshi kanė qenė nė Durrės dhe kanė treguar se edhe ata ishin fansa tė kėngėtarit turk.
Pushimet
Pasi kishte udhėtuar gjithmonė kalimthi pėr herė tė parė ka vendosur tė bėjė njė javė pushime nė Durrės. Ka qenė e ftuar nė njė prej lokaleve tė Durrėsit pėr tė kėnduar dhe kėtė herė ka preferuar tė qėndrojė mė tepėr. Vesa Luma me tė dashurin e saj regjisorin Genc Dobroshi kanė qėndruar njė javė nė plazhin e Durrėsit, pranė Shkėmbit tė Kavajės pėr tė marrė rreze dielli, pėr tė shijuar detin dhe pėr t’u relaksuar pas muajve tė fundit tepėr tė ngjeshur me aktivitete pėr Vesėn, e cila ka qenė e pranishme nė mjaft koncerte kėto kohė. “Ėshtė hera e parė qė po qėndroj nė Durrės dhe po kėnaqem shumė nė fakt. Pėrveē plazhit kėtu jeta e natės ėshtė e bukur”, shprehet pėr Bluetooth kėngėtarja e njohur nga Kosova.
Koncerti
Dhe jetėn e natės ēifti duket se e pėlqen shumė. Ose ndoshta kėngėtarja dhe regjisori janė tė apasionuar shumė pas muzikės turke dhe kėngėtarit Mustafa Sandal. Pikėrisht i kemi ndeshur nė koncertin e “Blues Brothers” dhe Mustafa Sandal, qė u organizua kėtė tė martė pranė diskos verore “Tropikal”. Kanė kėrcyer mė sė shumti nėn ritmet turke, qė jo vetėm pėr Vesėn, por edhe pėr gjithė shqiptarėt janė mjaft tė preferuara.
Angazhimet
Tre muajt e fundit kanė qenė mjaft tė ngjeshur pėr Vesa Lumėn, e cila siē pohon edhe vetė “kėto kohė kam qenė shumė e angazhuar. Qysh nga muaji maj, qershor e deri tani kam qenė pothuajse ēdo natė e pranishme nė koncerte, mbrėmje rinore, disko nė Kosovė, Shqipėri e Maqedoni. Ndihem e kėnaqur pasi ka qenė njė kohė mjaft e frytshme”, rrėfen buza gaz ajo.
Projektet
E ka gati albumin e saj dhe mezi pret ta hedhė nė treg. Do tė vijė nė kohėn e duhur kur tė gjejė mbėshtetėsit pėr ta promovuar. “Jam e kėnaqur qė tashmė albumi ėshtė gati, megjithatė duhen shumė komponentė pėr t’u hedhur nė qarkullim. Gjithsesi ai do tė lanēohet shumė shpejt, dhe do tė shoqėrohet me njė klip, qė do ta realizoj mjaft shpejt”, tregon ekskluzivisht pėr “Bluetooth” Vesa.

Gazeta Shqiptare

Preshevar
04-08-07, 10:35
Pi marres ! Paska me myt baba vet ! :frown: