PDA

View Full Version : Kursimi i energjisė elektrike!


rilinda
09-08-07, 19:31
Dhjetė mėnyra pėr tė kursyer energjinė nė shtėpi


Pėr tė kontribuar nė pakėsimin e konsumit tė energjisė dhe, rrjedhimisht, nė ngadalėsimin e faktorėve qė sjellin ngrohjen globale, gjithsecili prej nesh mund t’ia nisė nga shtėpia e tij. Gazeta angleze “The Independent” ka botuar 10 mėnyra pėr tė kursyer energjinė nė shtėpi. Kjo do tė thotė se do tė harxhoni mė pak energji dhe do tė paguani mė pak para.


1. Ndryshoni llambat e zakonshme duke vėnė llamba ekologjike. Njė ndėr mėnyrat mė tė thjeshta pėr tė zvogėluar konsumin e energjisė elektrike ėshtė tė zėvendėsoni llambat e zakonshme me ato ekonomike. Nė Shqipėri ka filluar prej disa muajsh tregtimi i llambave tė tilla, edhe pse nuk kanė hyrė nė treg llambat fluoreshente. Poēa qė konsumojnė pak energji janė tė madhėsive tė ndryshme dhe janė 12 herė mė afatgjata se ato tė zakonshmet.


2. Izoloni ngrohėsin e ujit. Izoloni papafingon, muret dhe cilindrin e ujit tė ngrohtė. Pjesa mė e madhe e energjisė elektrike konsumohet mė kot, pasi shėrben pėr tė ngrohur hapėsirėn. Kjo mėnyrė ėshtė shumė e thjeshtė. Tubat e ngrohėsit tė ujit mund t’i mbėshtillni me ngjitės plastikė. Muret nxjerrin jashtė nxehtėsinė dhe ajrin e ftohtė, prandaj nėse keni mundėsi do tė bėni mirė t’i izoloni. Edhe pse fillimisht mund t’ju kėrkojė shumė mundėsi financiare, do t’ju kursejė mė pak energji pėr ngrohje edhe pėr ftohje.


3. Ndryshoni ngrohėsin e ujit. Nėse keni njė ngrohės uji tė vjetėr, atėherė me siguri ju kėrkon shumė energji, dhe rrjedhimisht edhe shumė para. Teknologjia sa vjen dhe pėrparon, duke ndikuar njėkohėsisht edhe te ngrohėsit e ujit, qė ēdo familje i ka. Prodhimet mė tė fundit janė mė ekonomike se tė parat, prandaj nėse i juaji i ka bėrė vitet e veta, blini njė me valvula termostatike.


4. Ricikloni. Tani qė kjo metodė ėshtė e njohur nga tė gjithė, mos hezitoni tė ndani shishet plastike, shishet e qelqit, kanaēet, letrat apo gazetat dhe materialet e tjera tė konsumit tuaj tė pėrditshėm nga njėra-tjetra.


5. Dopio xham pėr dritaret. Xhamat e zakonshme tė dritareve dhe kornizat e paizoluara lėshojnė njė tė pestėn e nxehtėsisė apo tė ajrit tė ftohtė jashtė. Dopio xhamat zvogėlojnė kėtė humbje me 50 pėr qind, duke kursyer nė tė njėjtėn kohė shumė kilovat energji.


6. Plehėroni. Nėse keni fatin tė keni shtėpi me oborr, shumė prej artikujve qė bėhen humus mund t’i groposni nė shtėpinė tuaj. Produktet qė plehėrohen janė tė panumėrt, qė nga mbeturinat e ushqimeve, letra kuzhine, ēantat e kartonit tė fshesave me korrent e shumė tė tjera.


7. Pėrdoreni lavatriēen vetėm atėherė kur tė jetė mbushur. Asnjėherė mos e vini nė pėrdorim lavatriēen apo pjatalarėsen kur ajo nuk ėshtė mbushur, nėse nuk keni njė larėse me program ekonomik. Kėta artikuj tė nevojshėm nė shtėpi janė gjėrat qė konsumojnė mė shumė energji, prandaj kur tė vijė dita e larjes sė rrobave bėni njė kontroll nėpėr shtėpi qė tė grumbulloni gjithēka, duke kursyer njėkohėsisht ujė dhe energji. Mos harroni gjithashtu tė lani nė temperatura deri nė 30 gradė, nėse ėshtė e nevojshme, duke pėrdorur temperatura tė larta vetėm nėse ėshtė e nevojshme.


8. Vloni aq ujė sa ju nevojitet. Ėshtė shumė e lehtė tė hapėsh rubinetin dhe tė mbushėsh kazanin me ujė, pa marrė parasysh se sa ujė ju nevojitet, por nėse tregoheni tė kujdesshėm dhe zjeni aq ujė sa ju nevojitet, atėherė do tė kurseni nė tė njėjtėn kohė edhe elektricitet edhe ujė. Kjo vlen pėr periudhėn e dimrit, pasi gjatė verės mund tė ngrohni ujė duke e lėnė nė ambiente me diell.


9. Kurseni energjinė kur gatuani. Ndajeni ushqimin nė copa tė vogla kur gatuani, pasi do tė gatuhet mė shpejt dhe do tė harxhojė mė pak energji. Ėshtė e rėndėsishme tė kini kujdes qė tenxheret apo tiganėt tė jenė nė madhėsinė e duhur dhe ta shpėrndajnė nxehtėsinė njėtrajtėsisht. Nėse doni tė ngrohni shtėpinė, mund ta mbani hapur derėn e kuzhinės pasi tė keni pėrfunduar, qė nxehtėsia e sobave elektrike tė shpėrndahet edhe nė pjesėn tjetėr.


10. Mos i lini ndezur aparatet shtėpiake apo abazhurėt nėse nuk ėshtė e nevojshme. Drita e vogėl e kuqe e aparaturave tė lėna ndezur harxhon 10 deri 60 pėr qind energji, prandaj do tė bėni mirė tė tregoheni tė kujdesshėm dhe ta fikni. Gjithashtu mos harroni edhe tė fikni dritat ashtu si dhe ēdo aparaturė tjetėr kur dilni nga shtėpia, qė tė mos shpenzohet pa qenė e nevojshme energji e vyer dhe para tė vlefshme.

iliriapost

Gentiani
10-08-07, 02:05
11. Ndal KEK-u rrymėn dhe kursehet energjia elektrike me lagje dhe qytete tė tėra!

LABI
10-08-07, 15:44
Konsumimi i burimeve ne menyre racionale cfaredolloj cofshin ato flet , parqet nje lloj KULTURE , VETEDIJE , te nje individi , shoqerie ...

Shfrytezimi, konsumi i te mirave natyrore ne ate menyre qe nuk abuzon ekosistemin, natyren ne pergjithesi eshte interes dhe nevoj e asaj qe njifet dhe si ambient social...
Cdo abuzim me te , heret a vone do t'na hakemirret.

Kursimi i energjise duhet shifet si nje gje qe flete per nje VETEDIJE, KULTURE... Te kursesh , te shfrytezosh burimet , resurset natyrore ne maksimum do te thote KULTURE .
Eksploatimi i pameshirshem , jo racional do t'a beje jeten me te veshtire ne te ardhmen per brezin e gjeneratave te ardheshme... Duhet t'kemi parasysh qe me jeten e nje gjeneracioni s'merr fund jeta. Duhet t'mendojm edhe per jeten e brezit te ri .


targen e abuzimit me natyren perhere e paguane njeriu.... NDESHKIMI I NATYRES ESHTE I PAMESHIRSHEM ... DUHET T'A RUAJME NATYREN, BURIMET , SI UJI , ENERGJIA ELEKTRIKE DUHET TE RUHEN NE MAKSIMUMIN E MUNDUR ....


NE NJE TE ARDHME TE AFERM , PIKERISHT PERSHKAK TE KETI EKSPLOATIMI TE EGER TE NATYRES NGA NJERIU , DO T'I NDIME MUNGSAT E KETYRE BURIMEVE, ENERGJIVE....

NE NJE TE ARDHME LUFTRAT ME S'DO T'BEHEN PER TERRITORE, PER NAFTE , E KU TA DI UNE.... LUFTRAT DO TE BEHEN PER SIGURIMIN E TERRITOREVE KU DO T'GJENDET UJI I PIJSHEM..

ANDAJ KURSENI , BURIMET , PASI QE ATO NUK JANE TE PASHTERRESHME... KURSIMI ESHTE KULTURE .. NE T'KUNDERTEN NATYRA S'FALE . DENIMET E SAJA JANE DRAKONIKE , KUR ABUZIM ME TE .

Arkza
14-08-07, 17:41
Jaaaaaa Valla spo di se si me Kursyje veq me i than Keku-t hajte Kputma RRymen ne Pander !!!!!!! sdi se Kur me Kursyje Rrymen Kur po Ndalet 4 ore pa Rrym e 2 ore me Rrym !!!!!!!!!! qka me bo ma perpara a me la a me fshij apo me met me Borllog deri n'fyt a !!!!!!!!!!!! Katastrofte valla Kur ta Kemi 24 Ore Rrym eshte diqka tjetre pas Dite eshte Gjithe me Lir dhe Kursejme a ! :confused:

pirro
17-08-07, 16:53
KEK-u duhet te beje me teper edhe policia qe te jen ne krye te detyres sa i perket humbjeve ne rrjet te energjise elekrtike.psh.neper fshatra ata qe kan ndonje biznes te fogel gjithsecili e tejkalon oren elektrike dhe i lidh telat e rrymes jasht ores eletrike dhe ketu jan demet shume te medha.
Ndersa inaksimet nuk mund te thuhet qe nuk po realizohen duke marr parasysh se sa rryme ka,dhe duke marr parasysh denimet kolektive qe realizohen ne kosove.

4peace
03-09-07, 20:28
*

Kėshillat e shėnuara nė kėtė temė janė vėrtet me vend. Por, sipas mendimit tim, problemi qėndron gjetkė: duhet tė posedosh…, ashtu qė tė mund tė kursesh.

Duhet tė kesh tė ardhura tė rregullta, qė tė mund tė planifikosh. Me anė tė planifikimit (tė drejtė) mundesh edhe tė kursesh. Edhe me rrymėn elektrike ėshtė e njėjta. Duhet ta marrėsh me rregull e tek pastaj do tė mund tė planifikosh ē’tė bėsh me tė, pėr ē’ ta shfrytėzosh, t’i bėsh prioritetet… etj. etj.


Nė tė kundėrtė kėto kėshilla nuk vlejnė dot!


Me t’mira!



*