PDA

View Full Version : Dokufest- festivali ndėrkombėtar i filmit nė Prizren


rilinda
09-08-07, 19:47
Nė festival do tė shfaqen 104 filma artistikė nga 48 shtete tė botės, nėntė prej tė cilėve nga Kosova dhe Shqipėria...

Para gjashtė vjetėsh, njė grup tė rinjsh hapėn edicionin e parė tė festivalit tė filmit, "Docufest", me dėshirėn qė Prizreni tė ishte qendėr kulturore e Kosovės. Ndėrkohė pjesėmarrja nė kėtė aktivitet ėshtė rritur dhe ka pėrmasa ndėrkombėtare.
"Tė nxitojmė sepse kemi 104 filma nga 48 shtete tė cilėt do tė shfaqen brėnda kėtyre shtatė netėve"- tha drejtori artistik, Veton Nurkollari, nė hapjen solemne tė festivalit nė kopshtin veror tė kinemasė sė Prizrenit. Ndėr tė 800 filma konkurues, juria profesionale ka pėrzgjedhur 104. Nė konkurrencėn ndėrkombtare do tė shfaqen 31 dokumentarė, 22 filma tė metrazhit tė shkurtėr si dhe 13 filma tė animuar. Nė konkurrencėn ballkanike do tė shfaqen 12 dokumentarė, prodhime tė Kroacisė, Serbisė, Bosnje-Hercegovinės dhe Maqedonisė.
Nė konkurrencėn kombėtare do tė shfaqen 9 filma nga Kosova dhe Shqipėria, ndėrsa nė konkurrencėn pėr fėmijė do tė shfaqen 7 filma. Ndėr tė 12 filmat e programeve speciale tė "Dokufestit" do tė shfaqet edhe filmi austriak "Eksperimenti nė hartė", i regjisores (Barbara Kajzer) Barbara Keiser, i cili nga kritikėt vlerėsohet si "njė pėrmbledhje politike, njė paraqitje simbolike e pėrēarjes sė Jugosllavisė sė vjetėr". Nė nė njė hartė tė paemėruar dhe nė vargun e shteteve tė ish-Jugosllavisė, trembėdhjetė vjenezė pėrpiqen tė pėrcaktojnė konturet e sakta kombėtare. Nė fund tė festivalit "Docufest 2007", juria profesionale do tė bėjė vlerėsimin e filmave. Prodhimet mė tė mira do tė nderohen me ēmime.

Nė kuadėr tė "Dokufest" ėshtė organizuar edhe edicioni pestė i ekspozitės ndėrkombėtare tė fotografisė dokumentare "Dokuphoto". Kjo ekspozitė ėshtė mbajtur tė dielėn nė mbrėmje po nė kinemanė "Lumėbardhi". Kėsaj radhe nė tė janė prezantuar 15 fotografė nga Kosova, Turqia dhe Armenia, madje me koncept tė ndryshuar pėrmes "slide-show"-t dhe tė pėrcjellė me muzikė. Sipas Veton Nurkollarit, drejtor artistik nė "Dokufest", nėn kujdestarinė e sė cilės ėshtė realizuar ekspozita, nė tė janė paraqitur dy slide show me fotografi konceptuale tė bazuara nė projekte tė caktuara. Pėrmbledhja e parė e fotografive dokumentare e kuruar nga fotografi Andrew Testa, ėshtė bėrė enkas pėr revistėn prestigjioze tė fotografisė "OjodePez", numri i sė cilės i ėshtė dedikuar pamjeve nga Kosova. Pėrveē Testės, nė kėtė revistė janė paraqitur edhe fotografėt kosovarė, Ferdi Limani, me temėn "Tė Zhdukurit", pastaj Atdhe Mulla me "Peizazhet", Fisnik Dobreci me "Tė jesh Rom", ndėrkohė qė Samir Karahoda me objektivin e tij ka paraqitur "Tifozėt", Flaka Kuqi ka sjellė pamje nga "Mė tė varfėrit" dhe Ermal Meta me "Jetėn tradicionale". Nga ana tjetėr, pėrmbledhja e dytė e fotografive dokumentare para artdashėsve nė Prizren ėshtė shfaqur nga projekti i pėrbashkėt i 5 fotografėve turq dhe 5 armenė, tė titulluar "Merhabarev". "Ky ėshtė njė projekt i pėrbashkėt i fotografėve armenė dhe turq, ku grupi i tė parėve ka vizituar dhe fotografuar Stambollin, ndėrsa grupi i fotografėve turq ka kapur pamje nga Ereveni", tha pas ekspozitės, Nurkollari. Nė fund ai ka shtuar se nė kėtė edicion tė "Dokuphoto"-s, janė prezantuar edhe fotografitė e serisė alternative "Lex" tė fotografit Jeton Karahoda, qė pėr koincidencė ka hapur ekspozitėn nė tė njėjtėn mbrėmje nė Londėr. Fotografitė e Karahodės kanė pasur pėr tematikė memoriet, portretin, dhe objektet qė duket se paraqesin jetėt tona qė janė tė shkėputura nga realiteti.

rilinda
13-08-07, 15:26
Filmi "9 Star Hotel" i mori dy ēmime

Filmi "9 Star Hotel", i regjisorit Ido Haar, u shpėrblye me dy ēmime nė edicionin e gjashtė tė festivalit "Dokufest" nė Prizren. Ky film fitoi ēmimin e dokumentarit mė tė mirė dhe filmit mė tė mirė pėr tė drejtat e njeriut. Regjisori nga Izraeli nė kėtė film trajton fatin e mijėra palestinezėve tė cilėt punojnė ilegalisht si punėtorė nė ndėrtimtari. Pas udhėtimit tė lodhshėm dhe tė rrezikshėm, tė ngarkuar me mbuloja dhe ēanta, ata kalojnė kodra pėr nė vendet ku mund tė gjejnė punė. Gjatė natės flenė nėpėr kaēuba, nė shtėpiza tė improvizuara dhe dhomėza si arkivol, qė paraqesin njė kontrast tė zymtė me kompleksin e apartamenteve luksoze qė ndėrtojnė gjatė ditės.
Ndarja e ēmimeve nga juria, nė mbrėmjen e fundit tė festivalit ėshtė pritur me performancėn e krijuesve tė vendit. Regjisorja nga Holanda, njėherėsh edhe anėtare e jurisė nė festival, Aliona van der Horst, tha: "Konkurrenca ka qenė shumė e fortė, prandaj edhe juria e ka pasur shumė tė vėshtirė tė pėrcaktohet pėr ndarjen e ēmimeve pėr filmat mė tė mirė." Sipas saj, konkurrenca ka ndikuar qė nė kėtė edicion tė festivalit tė ketė edhe vlera mė tė qėndrueshme artistike. Nė edicionin e gjashtė tė festivalit ndėrkombėtar "Dokufest", nė Prizren, nė konkurrencėn kombėtare ēmimin e parė e mori filmi "Vdekja solemne", i regjisorit Ilir Kabashi. "Shpėrblimi qė merret nė 'Dokufest' ka njė rėndėsi tė posaēme pėr njė krijues tė ri." - tha Kabashi, pas marrjes sė ēmimit.
Drejtori i programit nė "Dokufest", Veton Nurkollari, tha se organizatorėt janė shprehur tė kėnaqur me rrjedhėn e festivalit. "Ajo ka qenė shumė e rėndėsishme pėr festivalin dhe ne si organizatorė. Publiku ka mbetur i kėnaqur me cilėsinė e filmave tė shfaqur gjatė tėrė javės." Sipas tij, kualiteti i filmave tė shfaqur nė "Dokufest 6", ka qenė shumė mė i lartė sesa nė edicionet e viteve tė kaluara. "Ka qenė njė fat dhe mundėsi e rrallė pėr publikun qė nė vendin e tyre t'i shohin filmat mė tė mirė tė huaj."
Edicioni i gjashtė i festivalit "Dokufest", u mbyll tė dielėn me rishfaqjen e filmave fitues.

rilinda
13-08-07, 15:44
FILMAT FITUES NĖ "DOKUFEST":
Dokumentari mė i mirė- "9 Star Hotel", i regjisorit Ido Haar
Mirėnjohje speciale- "Losers and winners", i regjisorit Ulrike Franke, Michael Loeken;
Dokumentari mė i mirė i shkurtėr- "No Man Is an Islan", Sonja Linden;
Mirėnjohje speciale- "Talk to me", i Mark Craig;
Filmi mė i mirė i shkurtėr- "The Tube With a Hat", i Radu Jude;
Mirėnjohje speciale 1- "Make a Wish", Cherien Dabis;
Mirėnjohjė speciale 2- "Soft", i Simon Ellis;
Filmi mė i mirė i animuar- "Soldat", i Davit Peros Bonnot;
Dokumentari mė i mirė prej Ballkanit- The Mosquito Problem and Other Stories", i Andrey Paounov;
Mirėnjohje speciale- "The Flag", i Koken Ergun;
Dokumentari mė i mirė kombėtar- "Vdekja Solemne", i Ilir Kabashit;
Shpėrblimi pėr Dokukids- "For a Few Marbles More", i Jelmar Hufen;
Filmi mė i mirė pėr tė drejtat e njeriut dhe deversitet- "9 Star Hotel", i Ido Haar.