PDA

View Full Version : Shqiptarėt e 2025-en, tė plakur dhe tė varfėr


Zana_ch
12-08-07, 21:52
http://www.ereniku.net/Mediestudenter.jpg

Vetėm reformat urgjente mund tė ndihmojnė nė zbutjen e problemeve fiskale afatgjata


Banka Botėrore paralajmėron pėr rreziqet e fshehura nga plakja e popullsisė nė Evropėn Lindore, ku bėn pjesė edhe Shqipėria. Nė kėto vende problemet janė pėrkeqėsuar, si rezultat i nevojės pėr tė shpejtuar tranzicionin ekonomik dhe nė tė njėjtėn kohė, pėr tė ndėrmarrė hreforma urgjente afatgjata qė trajtojnė pasojat demografike.

Ky rajon ėshtė parashikuar tė pėsojė njė ulje tė numrit tė popullsisė prej rreth 24 milionė, nė dy dekadat e ardhshme. Vetėm Rusia parashikohet tė humbasė 17 milionė njerėz. Pėrveē zvogėlimit, popullsia do tė jetė gjithashtu mė e plakur.

Nė vitin 2025, shumė vende tė Evropės Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik do tė kenė njė popullsi ndėr mė tė plakurat nė botė. Kjo pėrbėn njė kėrcėnim pėr sukseset ekonomike tė kohėve tė fundit nė rajon, nėse hreformat e pensioneve dhe kujdesit shėndetėsor nuk trajtohen siē duhet dhe nėse nuk zbatohen politika tė cilat promovojnė rritjen e eficiencės. Kudo nė botė shoqėritė e plakura pėrballen me rrezikun e pasojave serioze ekonomike. Sipas njė Raporti tė ri tė Bankės Botėrore, ende, Evropa Lindore dhe ish Bashkimi Sovjetik, qė pėrfshijnė 28 vende, nga Rusia deri tek Shqipėria, pėrbėjnė rajonin e vetėm nė botė, i cili pėrballet me sfidėn e kombinuar tė plakjes sė shpejtė, kryesisht me popullsi tė varfėr dhe njė tranzicion i papėrfunduar drejt njė ekonomie tregu tė zhvilluar. Nė kėto vende problemet janė pėrkeqėsuar, si rezultat i nevojės pėr tė shpejtuar tranzicionin ekonomik dhe nė tė njėjtėn kohė, pėr tė ndėrmarrė hreforma urgjente afatgjata qė trajtojnė pasojat demografike, thuhet nė raportin e Bankės Botėrore, "Tranzicioni i tretė" i popullsive nė plakje nė Evropėn Lindore dhe ish-Bashkimin Sovjetik". "Vendet mė tė pasura dhe mė tė zhvilluara, si Franca, Italia dhe Japonia janė shumė mė tė afta pėr t'u pėrballur me sfidat e plakjes sesa vendet nė plakje tė Evropės Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik",- shpjegon Arup Banerji, menaxher i Zhvillimit Njerėzor nė Bankėn Botėrore dhe bashkautor i raportit. "Asnjė vend nė plakje nuk ėshtė aq i varfėr sa Gjeorgjia. Me njė tė ardhur bruto kombėtare pėr frymė pak mė shumė se $1000, ajo do tė humbasė pothuajse njė tė pestėn e popullsisė nė dy dekadat e ardhshme. Zhvillimi institucional mė i gjerė ėshtė ende prapa nė shumė vende, edhe nė ato qė janė anėtarėsuar nė BE. Ndėrveprimi i kėtyre tri tranzicioneve: demografik, ekonomik dhe politik, e bėn rajonin dhe sfidat e tij, unike". Ky rajon ėshtė parashikuar tė pėsojė njė ulje tė numrit tė popullsisė prej rreth 24 milionė, nė dy dekadat e ardhshme. Vetėm Rusia parashikohet tė humbasė 17 milionė njerėz. Pėrveē zvogėlimit, popullsia do tė jetė gjithashtu mė e plakur. Nė vitin 2025, rreth 1/5 ose ēereku i popullsisė nė 9 vende tė Evropės Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik - nga Azerbajxhani tek Republika Sllovake- do tė jetė mbi moshėn 65-vjeē. Nė vitin 2025, mė shumė se 1 nė 5 bullgarė do tė jenė mė shumė se 65-vjeē. Mosha mesatare nė Slloveni do tė jetė 47 vjeē; ndėr mė tė lartat nė botė.

Sfidat mė tė vėshtira burojnė nga shqetėsimi se popullsia nė plakje do tė ushtrojė presione tė reja dhe madje tė papėrballueshme mbi shpenzimet publike, sidomos pėr pensionet dhe kujdesin afatgjatė ndaj moshės sė tretė. Kėto probleme bėhen mė tė dukshme nga fakti qė nė shumė vende ish-komuniste, financimi i kėtyre sistemeve ėshtė pothuajse i pamjaftueshėm. "Zbatimi i politikave tė ndjeshme mund tė lehtėsojė ndikimin e plakjes mbi shpenzimet. Ndonėse disa rritje nė shpenzimet publike janė tė paevitueshme, ekziston mundėsia qė tė reduktohet ndikimi. Pėr kėtė qėllim, vendet nė rajon duhet tė vėnė nė zbatim politika, tė cilat e bėjnė sistemin e pensioneve tė qėndrueshėm financiarisht edhe nė kushtet kur ka mė shumė pensionistė, dhe tė ndėrmarrin masa pro-aktive pėr financimin e kujdesit afatgjatė",- komenton Mukesh Chawla, ekonomist nė Bankėn Botėrore dhe bashkautor i kėtij raporti. Presionet e kostos sė pensioneve rriten me rritjen e moshės sė popullsisė, por raporti tregon se nė tė gjitha vendet ku janė kryer parashikime tė hollėsishme, kėto kosto do tė balancohen nga ndryshimet nė politikat pėrkatėse. Mėnyra mė e mirė pėr ta realizuar kėtė ėshtė duke rritur moshėn e daljes nė pension, e cila ka tendencė tė jetė shumė e ulėt nė rajon. Kursimet mund tė rezultojnė edhe nga ndryshimi i formulave tė llogaritjes sė normės sė pėrfitimit. Reformat e sakta qė nevojiten pėr secilin vend, do tė ndryshojnė nga njėri vend tek tjetri, p.sh., njė kombinim i tė dyja masave nė Lituani dhe Republikėn Sllovake, pėrqendrim mė i madh tek moshat mė tė ulėta tė daljes nė pension pėr Shqipėrinė, Rumaninė, Serbinė dhe Turqinė. Efekti i shpenzimeve tė kujdesit afatgjatė shkakton njė shqetėsim tė veēantė: me njė numėr nė rritje tė njerėzve tė plakur, tė paaftė pėr t'u kujdesur pėr veten dhe nė kushtet kur institucionalizimi ėshtė njė zgjidhje e kushtueshme dhe shpesh joefektive. Ēelėsi i zgjidhjes ėshtė rregullimi i shėrbimeve, tė cilat janė mė pak tė kushtueshme sesa shėrbimet nė spital. Pėr tė arritur kėtė, ėshtė e nevojshme tė njihen dhe mbėshteten ofruesit informalė tė kėtyre shėrbimeve. Pėrfitimet nė lekė apo shėrbime duhet tė pėrfshihen nė pėrkujdesjen pėr moshėn e tretė, si njė mjet pėr tė pasur gjithnjė nė dispozicion shėrbim pėrkujdesjeje. Megjithatė, vendet nė rajon nuk kanė pasur progres dhe kanė qenė shumė tė ngadaltė nė realizimin e kėsaj detyre, si dhe nė fillimin e punės pėr pėrgatitjen e politikave dhe ngritjen e institucioneve, tė cilat do tė ulin ndikimin e mundshėm mbi shpenzimet.

Bazuar nė gjykimin tradicional, lloji i ndryshimit demografik qė haset sot nė rajon mund tė ndalojė zhvillimin ekonomik. Popullsia nė plakje do tė reduktojė fuqinė punėtore dhe njerėzit e vjetėr nė moshė do tė kursejnė mė pak; dhe rrjedhimisht fuqia punėtore dhe kapitali i nevojshėm qė rajoni tė ruajė ritmet e shpejta tė zhvillimit, do tė reduktohet.

"Ky raport jep argumente se njė e ardhme me nivel tė ulėt zhvillimi mund tė shmanget",- shprehet Gordon Betcherman, ekonomist nė Bankėn Botėrore dhe bashkautor i raportit. "Nėse merren masa pėr tė pėrmirėsuar efektivitetin e fuqisė punėtore, kjo mund tė kompensojė humbjet e shkaktuara nga numri mė i vogėl i fuqisė punėtore. Nė vendet nė plakje, prodhimi mund tė rritet shumė si rezultat i pjesėmarrjes nė rritje tė fuqisė punėtore, nėpėrmjet rritjes sė moshės sė daljes nė pension dhe inkurajimit tė formave fleksible tė punėsimit. Dhe, nėse politikat e lejojnė, mungesa e fuqisė punėtore mund tė minimizohet me migracionin ndėr-rajonal". Sipas Bankės Botėrore, niveli i lartė i prodhimit do tė jetė absolutisht i rėndėsishėm, nėse vendet e Evropės Lindore dhe tė ish-Bashkimit Sovjetik do tė vazhdojnė tė rriten me shpejtėsi dhe tė integrohen nė standardet e tė ardhurave dhe tė jetesės sė Bashkimit Evropian. Kjo do tė kėrkojė hreforma pėr tė thelluar tregjet financiare, tė cilat do tė rrisin kursimet dhe investimet dhe do tė bėjnė mė fleksibėl tregun e punės. Sė fundi, njė edukim dhe angazhim mė i mirė pėr tė nxėnė gjithė jetėn dhe novacionet, janė tė nevojshme qė vendet e rajonit tė mund tė shfrytėzojnė maksimumin nga burimet njerėzore, nė pakėsim tė vendeve tė tyre.

Daja POLIC
13-08-07, 16:47
Zana_ch ,, cka ke bere per dark sonte. ??? !!!

shum tregim i bukur per femi , zana . ch deri ne vitin 2025 po pritet me bo njerin te pavdekshem , e ti po thu , mu plak ,, jo bre cfar leji keto sene.. se pallavra jan