PDA

View Full Version : Tringa Smajlja


Malsori-Makaveli
13-08-07, 13:50
TRINGE SMAJLJA - HEROINE E MALESISE

" Se fale Zoti mashkullin ma te mire se kete vajze". Keshtu thonin malesoret per Tringe Smajlen, ose sic e quanin populli Tringa e Grudes, apo Tringa e Maleve. Poeti yne kombetar, Ate Gjergj Fishta vigani i denigruar i letrave shqipe thoshte " Tringa ia kalonte cdo mashkulli me te mire n' urti e n' trimni ". E ketille ishte kjo trimereshe e Malesise, e bija e patriotit te shquar dhe luftetarit kunder turqve, bajraktarit dhe kryekreut te Grudes- Smajl Martinit. Lindi ne vitin 1870 ne fshatin Ksheve te Grudes-rrethi i Podgorices, ne nje familje fshatare patriotike. Konsiderohej nder vajzat me te bukura te Grudes.

Nore Kolja, bija e Kole Kurtit nga fshati Pikale dhe e reja e Dede Gjo Lulit- bashkeluftetare e Tringes, thoshte "Tringa ishte belholle, si ato me te bukurat. Ishte e urte dhe ka ditur te bisedoje edhe me burrat me te shquar. Ajo mbante adhtine dhe mauzerin. Erdhi ne lufte bashke me babain, kusherinjt dhe grudasit" .

Tringe Smajl - Martini I ati i Tringes, si udheheqes i forcave mbrojtese te deges se Lidhjes se Prizrenit per Grude dhe si udheheqes qe nuk lejonte, se bashku me shume te tjeret, qe te coptohen trojet shqiptare, me shume trima lufte dhe krere te Grudes, denohet per ceshtje patriotike ne vitin 1883 nga ana e Divani Harbit ( Gjyqit ushtarak turk) dhe u transferua ne vitin 1886 ne Dinari Bekir, Kurdistan-Anadolli Lindore, ku edhe mbas disa vjetesh vdes. Disa vite me pare, me 1880 gjate luftes kunder armikut, te dy vellezerit e Tringes Zefi dhe Gjoni, mbeten te vrare. Ne kete menyre Smajl Martini mbet pa djale, perkatesisht pa trashegimtar te drejtperdrejt. Atehere Tringa vendosi te mos martohet dhe te rrije me babain.

Qe ne moshe te re kjo trimereshe fisnike me vemendje i degjonte bisedat dhe vendimet qe i sillnin malesoret ne bashkimet e udhehequra nga babai i saj. Ishte shume e zgjuar dhe e mencur. Vazhdimisht shoqerohej me burrat me te mire. Martinit. Ne tubime te burrave e logje, duke kryer ne kete menyre mesazhin e te pareve te saj Vuksan Geles dhe Smajl Martinit, i ftonte malesoret qe mos te vriten ne mes vetes, qe pushka te drejtohet kunder armikut per te miren e vendit, per liri, e harmoni midis njerezve, pa dallime fetare..

Pervec ne tubime, ne aktivitete brenda fisit te Grudes, e kuvende mbaremalesore shquhet edhe per trimeri. Kete cilesi e tregoi sidomos ne Kryengritjen e Malesise me 1911, ku mori pjese si organizatore e luftetare. Mori pjese edhe ne tubimin gjithemalesore ne Grec ( qershor 1911). U dallua sidomos ne luften e Deciqit . Burrave te Malesise u jepte zemer qe te luftojne trimerisht kunder ushtrise turke. Kontributi i saj ne kete lufte ishte i gjithanshem. Malesoret trima i furnizonte me buke, uje dhe municion. Te plagosurve ua lidhte plaget dhe , sipas mundesise qe kishte, u bente edhe sherbime te tjera mjekesore.

Kjo heroine e Malesise, e cila tregoi heroizem ne fushen e betejes si luftetare e dalluar, ishte mjaft aktive edhe ne qetesimin, paqesimin dhe rregullimin e atehershem brenda fisit dhe ndermjet fisit. Me gjithe energjine e saj rinore luftoi per shuarjen e hakmarrjes, gjakderdhjes ne mes malesoreve (shqiptareve). Ajo nuk u pajtua me mjerimin, shkaterrimin dhe coptimin e shqiptareve. Per te ndihmuar hapjen e shkollave shqipe ne Malesi ( ne vitet 1916-1917) shiti token dhe te hollat i vuri ne dispozicion ne hapjen e shkollave ne Dinoshe, Priften etj. Si e tille Tringa gezonte autoritet jo vetem ne Grude, por edhe ne Hot ,Triepsh, Koje, Kelmend, Kastrat, Shkrel, Shale, Shosh, Shkoder e vende tjera. Ajo respektohej nga burrat me te shquar te kombit shqiptar te asaj kohe.Per punen e saj fisnike e patriotike sot e kesaj dite me admirim flitet kudo ne mesin e shqiptareve.
Semundja e pasherueshme ia nderpreu jeten me 2 tetor 1917, ne moshen 47 vjecare. Dy vite me vone, nga ushtria e Mbreterise SKS ne trojet e Malesise, shkaterrohet varri i saj ne Ksheve. Megjithate veprimtaria e saj patriotike kurre nuk do te vdes. Ndaj le te bucas thirrja e dale thell nga zemra dhe shpirti yne "Te pavdekshme si ato malet e Malesise qofte vepra e heroines Tringe Smajles!"
__________________