PDA

View Full Version : Kanceri i gjirit dhe psikoterapia!


Linka_pz
15-08-07, 20:05
Kanceri i gjirit dhe psikoterapiaLeta Hong Finsher
14-08-2007

Njė studim ka treguar se gratė me kancer gjiri tė cilat marrin pjesė nė grupe psikoterapie nuk jetojnė mė gjatė se ato tė cilat nuk i frekuentojnė kėto grupe. Kėto pėrfundime bien nė kundėrshtim me njė studim mjaft tė reklamuar 18 vjet mė parė. Autori i studimit tė ri, thotė se grupet e terapisė mund tė ndihmojnė pacientet me kancer gjiri qė tė kenė njė jetė mė cilėsore.
Xhen Kuba zbuloi se kishte kancer gjiri vitin e kaluar. Ajo iu nėnshtrua kimioterapisė, rrezeve dhe operacionit.
Ajo thotė se njė organizatė pranė Ēikagos, qė ndihmon tė sėmurat me kancer, e ka ndihmuar atė tė pėrballojė sėmundjen.
“Po mė rriten pėrsėri flokėt”
Grupe tė tilla mbėshtetėse u krijuan mbas daljes nė qarkullim tė njė studimi tė kryer nga Dr. David Spiegel i Universitetit Tė Stanfordit. Ai gjeti nė bazė tė studimeve, se gratė me metastazat e kancerit qė marrin pjesė nė grupet psikoterapike jetojnė deri 18 muaj mė gjatė se ato qė nuk janė pjesmarrėse nė grupe tė tilla.
Studime tė tjera nuk e kanė pėrsėritur kėtė zbulim. Kohėt e fundit, Dr. Spiegel e pėrsėriti studimin e tij tė mėparshėm dhe gjeti rezultate tė ndryshme; grupet mbėshtetėse kanė pak ndikim nė zgjatjen e jetės sė pacientit.
“Mesazhi i studimit tė fundit ėshtė se natyrisht qė grupet e terapisė i ndihmojnė njerėzit qė tė jetojnė mė mirė. Por nuk ka prova konkrete qė kėto grupe i ndihmojnė ata tė jetojnė mė gjatė”.
Dr. Xhimi Holland ėshtė psikiatėr nė Qendrėn e Kancereve Sloan-Kattrering nė New York.
“Kisha njė paciente e cila u shpreh njė herė se, sikur dikush t’i thoshte sėrish qė tė ishte optimiste, do ta godiste me grusht. Kam dėgjuar mjaft moral pėr optimizmin. Por sot nuk ndjehem mirė dhe kaq.”
Doktorėt thonė se mėnyra mė e mirė pėr t’u mbrojtur nga kanceri i gjirit ėshtė t’a zbulosh herėt me anė tė njė mammograme ēdo vit ose dy. Dr. David Dershaw, punon po nė nė Qendrėn e Kancereve Sloan-Kattrering nė New York.
”Gratė tė cilat kryejnė ēdo vit mammogramėn janė tė rrezikuara 60 pėrqind mė pak se ato tė cilat nuk e bėjnė atė”.
Por megjithėse grupet e terapisė nuk e zgjasin jetėn e pacientit, studimi i ri tregon se kėto grupe kanė njė ndikim pozitiv nė situatėn shpirtėrore dhe zbutjen e dhimbjeve tė pacientit.
Xhen Kuba thotė se kjo ėshtė njė zgjidhje e mirė pėr tė.
“Nuk marr pjesė nė grupet e terpisė pėr tė zgjatur jetėn time. Nuk mund t’a di se sa do tė jetoj. Gjėja qė di ėshtė qė t’i jap jetės sime shpresė”.
Dr. Spiegel thotė se kur pacientėt ndajnė shqetėsimet dhe dėgjojnė problemet e tė tjerėve, ata ndihen shumė mė mirė pėr vehten e tyre.

Linka_pz
20-08-07, 17:23
Kanceri i gjirit po prek moshat e reja
Studim i kryer nga mjekėt e shėrbimit tė onkologjisė nė qendrėn spitalore universitare


Vendin e parė tė tumoreve malinje e zė seksi femėr
400 raste tė reja tė sėmundjes sė kancerit tė gjirit shėnohen nė vit, sipas statistikave mė tė fundit tė Qendrės Spitalore “Nėnė Tereza”, nė Tiranė

1992 - 1996
Maksimalisht u shėnuan 225 raste tė reja nė vit ose 14 raste tė reja pėr 100 mijė banorė, sipas tė dhėnave tė shėrbimit onkologjik

1996-2001
Shifra maksimale ishte 305 raste ose 18 pėr 100 mijė banorė, poduke iu referuar tė njėjtave shifra tė dala nga shėrbimi onkologjik.Nėn 35 vjeē ėshtė mosha qė po preket mė shumė nga kanceri i gjirit nė vendit tonė, njė sėmundje e shpeshtė tek gratė, duke zėnė vendin e parė tė tumoreve malinje

Nė pacientet e prekura nga kanceri i gjirit vihet re njė gradė e lartė e emalinjitetit dhe risku i lartė i metastazimit, si pasojė e mungesė sė diagnostikimit nė kohė.Kanceri i gjirit nė vendin tonė ėshtė sėmundja mė e shpeshtė tek gratė, duke zėnė vendin e parė tė tumoreve malinje qė prekin seksin femėr. Vitet e fundit kjo patologji po haset nė mosha tė reja, mė pak se 35 vjeē. Ky ėshtė konkluzioni i njė studimi njėvjeēar tė realizuar nga mjekėt e Shėrbimit tė Onkologjisė nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza" nė Tiranė.
Sipas autorėve tė kėtij studimi, nė pacientet e prekur nga kanceri i gjirit vihet re njė gradė e lartė e malinjitetit dhe risku i lartė i metastazimit, si pasojė e mungesė sė diagnostifikimit nė kohė. Studimi i mjekėve onkologė thekson rėndėsinė e depistimit nė kohė, me qėllim trajtimin me sukses tė sėmundjes sė kancerit.

Bordi
Nė kuadėr tė parandalimit tė sėmundjes sė kancerit tė gjirit, Bordi i Luftės kundėr Kancerit nė Ministrinė e Shėndetėsisė po harton politikat pėr tė gjitha tumoret, ku janė parė me prioritet investimet e dikasterit pėr tė pėrmirėsuar trajtimin e tė sėmurėve me medikamente dhe terapinė e rrezeve.

Ndėrsa Grupi i Punės pėr Kontrollin e Kancerit nė vendin tonė konsideron si domosdoshmėri nevojėn e njė strategjie pėr parandalimin dhe trajtimin e sėmundjes sė kancerit. Sipas kėtij grupi, ekzistenca e njė plani afatgjatė pėr kontrollin e sėmundjes, strukturimin e njė programi pėr mbrojtjen e tė rinjve, kufizimin e duhan pirjes, alkoolit dhe edukimin pėr njė jetė tė sigurt seksuale, janė elementėt pėr njė luftė tė suksesshme kundėr kancerit.

Grupi i Punės pėr Kontrollin e Kancerit, tė angazhuarit nė kėtė mision, janė nė pritje tė rekomandimeve dhe sugjerimeve tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė pėr dokumentin strategjik pėr kontrollin e sėmundjes, tashmė tė bėrė gati.

Rekomandimi
Bordi i Tumoreve rekomandon se duhet bėrė njė lėvizje nė kontrollin e kancerit, ndaj tė cilit shėrbimi ynė shėndetėsor ėshtė ende larg. Ky bord e konsideron njė sfidė dhe sukses arritjen e INTERREG pėr tė pėrfituar rreth 2.5 milionė euro pėr parandalimin e kancerit tė qafės sė mitrės dhe tė gjirit te gratė.

Statistikat e QSUT-sė tregojnė se nė vit shėnohen rreth 400 raste tė reja tė sėmundjes sė kancerit tė gjirit. Gjatė viteve 1992- 96, maksimalisht u shėnuan 225 raste tė reja nė vit ose 14 raste tė reja pėr 100 mijė banorė, ndėrsa nė vitet 1996-2001, shifra maksimale ishte 305 raste ose 18 pėr 100 mijė banorė.

Kanceri i gjirit ėshtė njė problem mbarėbotėror, njė nga problemet mė tė mprehta tė mjekėsisė, ku shifrat janė alarmante nė Evropė dhe tė tilla janė edhe pėr vendin tonė. Statistikat evropiane flasin pėr njė shėrim nė masėn 80- 90 pėr qind tė rasteve me kancer tė gjirit, nėse diagnostikimi realizohet nė kohė.

Ushtrimet
Studimet e fundit tregojnė se ushtrimet fizike mund tė pakėsojnė rrezikun e kancerit tė gjirit. Por studiuesit kėrkojnė tė dinė nėse ushtrime tė tilla mund tė ndihmojnė edhe ato gra qė janė tė prekura tashmė me kancerin e gjirit. Autorėt e studimit zbuluan se ushtrimet fizike mund tė ndihmojnė dhe se rezultatet pozitive u vunė re qė nė fazėn e parė tė fillimit tė veprimtarive apo ushtrimeve fizike.

Koha Jone

Linka_pz
20-08-07, 17:27
Cilat femra ose cilat gra bėjnė pjesė nė grupin e tė rrezikuarave pėr paraqitjen e karcinomit tė gjirit ?
Nė kėtė grup bėjnė pjesė:
gratė – femrat mė tė vjetra se 50 vjet
gratė – femrat qė kan nė familje ndonjė tė sėmurė me sėmundje tė karcinomit tė gjirit si: nėna, motra, e bija, gjyshja
gratė – femrat e operuara nga karcinomi i gjirit ose i ndonjė organi tjetėr
gratė – femrat qė nuk kanė lindur
ato tė cilat lindjen e parė e kanė pasur pas moshės 30 vjeqare
gratė tė cilat nuk i kanė dhėnė gji fėmijėve
gratė – femrat tė cilat menarkėn (menstruacionin e parė) e kanė fituar heret
gratė – femrat tė cilat menopauzėn (menstruacionin e fundit) e kan pasur vonė
gratė – femrat tė cilat kanė pasur ndonjė sėmundje tė gjirit qofshin edhe ato benjinje qofshin edhe ato sėmundjeve fibrokistike.
ushqimi i pasur me yndyrėra, dhe gratė me peshė tė shtuar (majme)
disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes sė kėsaj sėmundjeje.

Zana_ch
23-08-07, 18:32
Epidemologjia




Kanceri i gjirit karakterizohet nga luhatje tė thella tė shpeshtėsisė nė zona gjeografike, popuj, grupe etnike e shtresa tė ndryshme shoqėrore. Ai ėshtė i shpeshtė nė Amerikėn Veriore dhe nė Europėn Perėndimore. Nė kėto zona ai zė vendin e parė tė tumoreve dhe ėshtė shkaku kryesor i vdekjeve nė femrat e moshės 35-55 vjeē.

Nė krahasim me vendet e tjera, shpeshtėsia e kancerit tė gjirit tek ne ėshtė mė e ulėt, por nė tėrėsinė e tumoreve malinj ai zė vendin e parė.

Kanceri i gjirit, duke qenė njė pėrjashtim nėn moshėn 20 vjeē, ėshtė i shpeshtė mbi moshėn 40 vjeē. Haset mė shumė nė shtresat me nivel tė lartė ekonomik. Tek ne ai haset 3,3 herė mė shumė nė popullsinė qytetare nė krahasim me atė fshatare.

http://www.rsc.org/images/b614388a-250-for%20TRIDION%20(National%20Cancer%20Institute)_tc m18-73044.jpghttp://www.hvra.com/procedures/procedures%20images/Breast2.jpg


Shenjat Knaceroze te Gjirit zbuluara cat EHO-grafise

http://www.newswise.com/images/uploads/2006/07/17/fullsize/Mamo_MRI_comparison__2_.jpg


Faktorėt e qė ēojnė nė lindjen e sėmundjes

Faktorėt qė ndikojnė nė rritjen dhe zhvillimin e kancerit tė gjirit janė tė shumtė dhe nuk njihen tė gjithė. Po pėrmendim disa prej tyre: veēoritė e jetės menstruale dhe riprodhuese

Kanė veprim tė drejtpėrdrejtė nė shpeshtėsinė e kancerit tė gjirit gratė mė mente tė hershme dhe menopauzė tė vonshme, si dhe ato me jetė tė varfėr riprodhuese (pa fėmijė ose lindjen e parė e kanė bėrė mbi moshėn 35 vjeē). Gratė me menopauzė tė hershme dhe qė lindjen e parė e kanė bėrė nėn moshėn 20 vjeē vuajnė nga kanceri i gjirit 3 herė mė pak se gratė e tjera. Rol mbrojtės janė: lindja e parė nėn moshėn 25 vjeē, si dhe lindjet e shumta.

Sėmundjet e gjirit dhe kanceri i organeve tė tjera mund tė shoqėrohen me njė rrezik mė tė lartė tė kancerit tė gjirit.

Trashėgimia ėshtė njė faktor pėr kancerin e gjirit. Motrat ose nėnat e atyre qė kanė vuajtuar nga kjo sėmundje janė 2-3 herė mė shumė mė tė rrezikuara tė preken nga kjo sėmundje se gratė e zakonshme.

Dieta me yndyrna njihet si njė prej faktorėve, pasi ajo rrit nivelin e estrogjeneve.

Mbipesha (obeziteti) ėshtė njė faktor qė favorizon zhvillimin e kancerit.

Mosmajtja e fėmijės nė gji

Fėmija duhet tė mbahet nė gji tė paktėn njė deri nė dy vjet, pasi kėshtu parandalon mundėsinė e zhvillimit tė kancerit.


http://www.nlm.nih.gov/medlineplus/ency/images/ency/fullsize/1105.jpg
MAMOGRAFIA E GJIRIT

Pėrhapja


Kanceri i gjirit karakterizohet nga njė periudhė e heshtur. Qė ai tė bėhet i kapshėm klinikisht duhet tė arrijė madhėsinė sė paku 1cm, qė korrespondon 7-9 vjet. Kanceri i gjirit nuk ėshtė njė sėmundje lokorigionale, qė metastazon (pėrhapet) vonė, por njė sėmundje sistemike qė nė diagnostikimin e parė. Pėrhapja e metastazave bėhet me anė tė gjakut dhe tė limfės. Nė fillim pėrhapet nė zonat fqinje, nė lėkurė, mbi muskuj dhe nė paretin torakal (kraharor), mė pas nė metastaza tė largėta, mė shpesh nė mushkėri, kocka, mėlēi.




Klinika (shenjat, simtomat)



Kuadri klinik i kancerit tė gjirit ėshtė i larmishėm. Ai varet nga veēoritė biologjike tė tumorit dhe stadit tė zhvillimit tė sėmundjes.

Simtomat kryesore janė:

Ndryshime tė gjirit: tumori, ndryshimi i madhėsisė, pozicioni i formės sė gjirit.

Ndryshimet e lėkurės: gropėzime, fiksimi, ulēerimi, simtoma e kores sė portokalles.

Ndryshime tė thithit: rrafshimi, futja brenda, spostimi, ulēerimi, sekrecionet.

Masė aksilore (nėn sqetull)

Dhembje

Tumori ėshtė njė simtomė mbizotėrues dhe mė i kapshėm nga vetė e sėmura. Ai preket prej tyre nė 90% tė rasteve, ndėrsa nė ekzaminimin fizik ėshtė i pranishėm nė 98% tė rasteve. Veēori dalluese e tij ėshtė fortėsia, sipėrfaqja e ērregullt, kufij jo tė qartė dhe lėvishmėri e kufizuar brenda gjirit. Zakonisht ai nuk dhemb nė prekje.



Parandalimi



Pėr kancerin e gjirit vlerė pozitive ka zbulimi i hershėm i tij. Pėr kėtė qėllim, nėpėrmjet edukimit publik, duhet tė bėhen tė njohura simtomat e hershme tė kancerit, tė mėsohet teknika e vetėekzaminimit, tė cilėn gratė duhet ta kryejė njė herė nė muaj.

Vetėekzaminimi bėhet nė pozicion ngitur, e zhveshur nga mesi e lart, pėrballė njė pasqyre. Fillimisht, me duart e lėshuar gjatė trungut e mė pas me duart e ngritur lart mbi kokė. Nė mėnyrė krahasuese shihet madhėsia, pozicioni e forma e tė dy gjinjve, ndryshimet e mundshme tė thithit dhe tė lėkurės. Prekja bėhet me mollėzat e gishtėrinjve tė bashkuara, paksa tė pėrkulur, duke formuar rrathė koncentrikė nga periferia e gjirit e drejt areolės (thithit) sė tij, duke synuar tė prekjen e plotė tė tij.

Nė pozicionin ngritur preken gjithashtu tė dy sqetullat. Kėshillohet qė prekja tė bėhet edhe nė pozicionin shtrirė.

Me kėtė teknikė ai mund tė kapet nė stadet mė tė hershme, nė krahasim me zbulimin spontan tė tij.

Gratė qė janė mbi moshėn 40 vjeē njė herė nė vit duhet t’i nėnėshtrohen ekzaminimit fizik mjekėsor.



Diagnoza



Diagnoza e sėmundjes mbėshtetet nė ekzaminimin fizik, mamografik dhe histologjik.



Mjekimi i kancerit tė gjirit

Mjekimi i kancerit tė gjirit mund tė bėhet me anė tė kirurgjisė, rrezatimit dhe mjekimit me ilaēe.



Rezultatet e mjekimit



Ndjekja

Tė sėmurat e trajtuara pėr kancerin e gjirit rrezikojnė tė zhvillojnė pėrsėritje lokale, piku i tė cilave ndodh nė tre vjetėt e para pas trajtimit. Pėrhapje tė sėmundjes mund tė ndodhin edhe shumė vjet pas trajtimit tė parė. Prandaj, duhet tė ndiqen pėr njė kohė tė gjatė dhe me kontrolle tė vazhdueshme. Nga ana tjetėr, ato rrezikojnė tė zhvillojnė kancer parėsor tė gjirit tjetėr, prandaj duhet t’i nėnshtrohen ekzaminimit tė vazhdueshėm fizik e mamografik.



Cilat femra ose cilat gra bėjnė pjesė nė grupin e tė rrezikuarave pėr paraqitjen e karcinomit tė gjirit ?


Nė kėtė grup bėjnė pjesė:
gratė – femrat mė tė vjetra se 50 vjet
gratė – femrat qė kan nė familje ndonjė tė sėmurė me sėmundje tė karcinomit tė gjirit si: nėna, motra, e bija, gjyshja
gratė – femrat e operuara nga karcinomi i gjirit ose i ndonjė organi tjetėr
gratė – femrat qė nuk kanė lindur
ato tė cilat lindjen e parė e kanė pasur pas moshės 30 vjeqare
gratė tė cilat nuk i kanė dhėnė gji fėmijėve
gratė – femrat tė cilat menarkėn (menstruacionin e parė) e kanė fituar heret
gratė – femrat tė cilat menopauzėn (menstruacionin e fundit) e kan pasur vonė
gratė – femrat tė cilat kanė pasur ndonjė sėmundje tė gjirit qofshin edhe ato benjinje qofshin edhe ato sėmundjeve fibrokistike.


Nėse karcinomi zbulohet gjatė shtatzėnisė ēka duhet bėrė?


Edhe pse paraqitja e karcinomit tė gjirit gjatė shtatzėnisė ėshtė i rrallė, nė rast se diagnostikohet atėhere shtatzėnia duhet tė ndėrpritet dhe fillohet mjekimi i specializuar.


Keshillat


1-Pini ēdo ditė nga njė lugė vaj ulliri
2-Tė gjitha gjellėt dhe sallatat bėjini me vaj ulliri
3-Ecni ēdo ditė nga 30 minuta
4-Bėni ushtime fizike deri nė 5 orė nė javė
5-Shkoni tek mjeku njė herė nė tre muaj (edhe pse nuk jeni prekur nga sėmundja)
6-Tamafixen, ėshtė medikamenti qė duhet tė pėrdorni nė rast se prekeni nga kanceri malinj
7-Kimioterapia dhe fizioterapia, janė dy mėnyra mė tė mira pėr tė kuruar sėmundjen

Linka_pz
23-08-07, 20:05
Flm shume Zana_ch per mundin e bere ne kete teme .
Te pershendes shume .
Respekt per ty Linka_pZ

~AnnA~
13-11-08, 14:49
Linka,artikull mjaft interesant dhe mjaft aktual koheve te fundit...

Disa kėshilla pėr parandalimin e sėmundjes se kancerit te gjirit!!!

Autoritet shėndetėsore botėrore raportojnė pėr shtim numrit tė pacienteve tė prekura nga kanceri i gjirit. Specialistėt japin kėshilla pėr parandalimin e sėmundjes dhe mėnyrėn se si mund tė dallohet sėmundja nė fazat e para tė ekspozimit tė saj. Nė ditėn Ndėrkombėtare Kundėr Kancerit tė Gjirit, Ministria e Shėndetėsisė kėrkon tė sensibilizojė opinionin pėr mėnyrat e parandalimit tė kancerit tė gjirit nėpėrmjet kryerjes sė vizitave nė kohė. Ndėrsa nga tė dhėnat e OBSH-sė bėhet e ditur se ēdo vit, rreth 185.000 gra nė Evropė preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin pėr shkak tė kėsaj sėmundjeje. Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, nė ēdo 9 gra, njėra do tė sėmuret prej kancerit tė gjirit. Sipas saj, kanceri i gjirit ėshtė njė nga llojet mė tė shpeshta tė kancereve tek gratė, sidomos tek ato mbi 35 vjeē.
Ndėrsa nė vendin tonė kanceri i gjirit ėshtė kanceri qė haset mė shpesh tek femrat. Ai pėrbėn 25.6% tė tumoreve malinje qė prekin femrat sot dhe zė vendin e parė nė shkaqet e vdekjeve tė femrave. Prej kancerit tė gjirit preken ēdo vit rreth 350-400 gra.
Specialistėt sqarojnė se kanceri i gjirit mund tė kurohet nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, mjafton tė diagnostikohet nė kohė. Kanceri i gjirit mund tė mjekohet me sukses nėse pacientet e zbulojnė nė kohė atė. Por, tė gjitha gratė mund ta dallojnė vetė atė, duke parė ndryshimin e gjirit, nėpėrmjet prekjes, apo nga dhimbja qė mund tė ndjejnė.
Kontrolli
Tė gjitha femrat mund tė dallojnė sėmundjen nėpėrmjet prekjes sė herėpashershme tė gjinjve duke vėnė re dallimet qė mund tė pėsojnė. Vetėkontrolli i gjirit duhet tė bėhet duke filluar nga mosha 20 vjeē pavarėsisht se gjinjtė mund tė jenė normal. Kontrolli i gjirit rekomandohet tė bėhet ēdo muaj, 7 deri nė 10 ditė pas kalimit tė periodave, mbasi gjatė periodave gjinjtė janė tė dhimbshėm, tė tendosur, dhe mund tė tė ngatėrrojnė. Nė periudhėn e menopauzės (mbarimit tė periodave), vetėkontrolli
i gjirit bėhet ditėn e parė tė ēdo muaji, me qėllim qė tė jetė mė tė lehtė pėr tu kujtuar.


Box
Janė disa mėnyra pėr tė zbuluar kancerin e gjirit:

Vetėkontrolli mujor i gjirit
Kontrolli i gjirit tek mjeku
Mamografia
Ekografia e gjirit


Si bėhet vetė-kontrolli i gjirit

Qėndroni pėrpara pasqyrės. Vendosini duart nė ije. Vini re: Mos ka ndonjė ndryshim tė pazakonshėm nė ngjyrėn,formėn apo madhėsinė e gjinjve?

Qėndroni pėrpara pasqyrės. Vendosini duart pas kokės. Vini re: Mos ka ndonjė ndryshim tė pazakonshėm nė ngjyrėn, formėn apo madhėsinė e gjinjve?

Qėndroni pėrpara pasqyrės. Vendosini duart pas kokės. Kthejeni trupin majtas. Kthejeni trupin djathtas. Vini re: Mos ka ndonjė ndryshim tė pazakonshėm nė ngjyrėn, formėn ose nė madhėsinė e gjinjve?

Kontrolloni me majat e gishtėrinjve tė dorės sė djathtė gjirin e majtė dhe me majat e gishtėrinjve gishtat e dorės sė majtė gjirin e djathtė, duke shkuar deri tek sqetullat. Vini re: Mos ka ndonjė kokėrr tek gjinjtė?

Kontrolloni me tė prekur sqetullėn e djathtė, pastaj dhe sqetullėn e majtė. Vini re: Mos ka ndonjė kokėrr tek gjinjtė?

Vetė kontrollin e gjinjve mund ta bėni edhe kur jeni duke bėrė dush apo kur jeni duke ndenjur shtrirė.

Pėrpiquni ta bėni zakon bėrjen e vetė ekzaminimit tė gjirit 1 herė nė muaj!