PDA

View Full Version : Unė Hamasi, ti Fatah, loja e re e fėmijėve tė Gazės


Bjeshka1
22-08-07, 13:02
Mes rėrės dhe pluhurit nė periferinė e nxehtė tė qytetit tė Gazės, vogėlushėt luajnė “luftėrash”. Nuk imitojnė njė luftė tė largėt, siē bėjnė miliona fėmijė tė tjerė nė botė, por luftėn e vėrtetė, tamam atė qė shohin pėrditė para shtėpive tė tyre. Nė vend tė “indianėve me kauboj”, kėtu luhet “Hamas kundėr Fatah”. Pėrplasja e pėrgjakshme e dy fraksioneve rivale palestineze ka frymėzuar nė Gazė njė lojė tė re: nga njėra anė fėmijėt ushtarė tė Fatahut, me flamujt e verdhė tradicionalė dhe nga ana tjetėr, ata tė Hamasit me flamujt e famshėm ngjyrė jeshilė.

Pastaj, me pushkė prej dryri nė krah dhe me maska tė zeza nė fytyrė, "luftėtarėt" ndeshen pėrtokė me rregulla tė caktuara lufte. "Fiton ai qė vret armikun - na tregon Mustafai i vogėl, 9 vjeē. "Po kapėm njė kundėrshtar tė Hamasit - thotė Ahmedi, 11 vjec, qė mban uniformėn e Fatahut - vendosim o ta rrahim ose ta vrasim menjėherė. Por nėse skuadra tjetėr ka kapur njė nga tanėt atėherė duhet t'i kėmbejmė, kėshtu jemi barazim".

Skuadra e Hamasit sapo ka zbuluar vendstrehimin e tre luftėtarėve tė Fatahut; ashtu si nė lojėn kukafshehtazi, mjafton t'i prekėsh dhe konsiderohen tė kapur. Grupi i Hamasit nuk ka asnjė kėrkesė pėr tė liruar lojtarė tė vetėt, kėshtuqė fėmijėt e shfrytėzojnė mirė kėtė avantazh. Tre lojtarėt kundėrshtarė detyrohen tė gjunjėzohen dhe thėrrasin "ndihmė! ndihmė", por sipas njė skenari tė parė mijėra herė edhe prej tė vegjėlve, pushkatohen pa asnjė hezitim. "Bum, bum, bum!", thėrret vogėlushi duke mbajtur nė shėnjestėr pushkėn prej druri. Pastaj rifillojnė ndjekjen me tre pikė avantazh.

Nuk ėshtė habi nga kėto anė qė tė ekzekutuarit, pėr fėmijėt palestinezė, tė shndėrrohen nė njė qėllim. Janė rritur nė mes tė luftės dhe kanė dėgjuar gjithmonė qė tė vdesėsh si martir, ėshtė njė mėnyrė pėr tė arritur fitoren e pėrjetshme. Seicili prej tyre ka njė baba, njė vėlla, apo njė kushėri tė vrarė nė betejė, si tradhėtar apo hero. Vdekja pėr ta, edhe nė jetėn e pėrditshme, pra jo vetėm nė lojė, pėrbėn njė parametėr pėr tė kuptuar se kush ka fituar dhe kush ka humbur.

Fėmijėt e Gazės luajnė luftėrash mes fraksioneve rivale edhe pasi kanė ndjekur direkt nė televizor ekzekutimin e tė preferuarit tė tyre, Miushit Farfur, i vrarė nė fund tė qershorit nga grushtat (nė atė rast tė aktorėve) tė njė tjetėr protagonisti nė rolin e njė polici izraelian. Njė skenė e ideuar nga autorėt e programit,- trasmetuar nga kanali zyrtar i Hamasit qė pėrdorte Farfurin pėr tė bėrė propagandė politike, - pėr tė dalė pėrmes kėsaj gjetjeje makabre edhe nga polemikat me Walt Disney, qė protestonte pėr keqpėrdorimin e personazhit tė tyre.

Pėr mijėra fėmijė tė Gazės, vrasja nga grushtat nga polici izralian e heroit tė tyre prej pellushi, qe njė traumė. Tani nė vend tė Miushit Farfur, i njėjti televizion, ka vendosur njė tjetėr kukull, e cila pėr tė treguar se si trajtohen palestinezėt nė burgjet izraeliane, rrotullon nė ajėr njė maēok tė vėrtetė, duke e kapur nga bishti, nėn sytė e terrorizuar tė fėmijėve tė pranishėm nė studio; ose i gjuan me gurė apo e qėllon me dru luanin e vjetėr nė kafazin e kopshtit zoologjik tė Gazės.

E pra, nė krahasim me realitetin, loja me gjoja-luftėtarėt e Hamasit dhe Fatahut, gati gati duket mėsimdhėnėse, sepse kur ajo pėrfundon tė vdekurit ringjallen, flamujt palosen, kundėrshtarėt rikthehen shokė dhe tė lodhur e tė djersitur kthehen nė shtėpi sė bashku. Loja me luftė pėr ta pėrfundon cdo ditė, ndėrsa tė rriturit rreth tyre, nuk lodhen kurrė me atė tė vėrtetėn.
(ANSA)

PS
Mos te ndodhe edhe ne Kosove keshtu ..une LDK ti.....

Preshevar
22-08-07, 15:14
PS.:| A s'ka burim ky lajm ?

4peace
22-08-07, 19:56
*

Kush don tė mėsojė (marrė leksion) se ē'don tė thotė nė praktikė taktika "pėrēaj e sundo", ky artikull ėshtė njė rast i mirė.

"Ne duam tė vendosim rendin demokratik nė Lindjen e Afėrt", premtonin dhe po premtojnė permanent vendet "demokratike", te prirė nga vendi mė i madh "demokratik" (USA). "...dhe, kush do tė fitojė me vota tė popullit, do ta ketė ndihmėn tonė morale, materiale...", vazhdonin tė njėjtit. U bėnė zgjedhjet, fitoi "Hamas"-i. Me vota tė lira tė popullit palestinez. Kėta qė premtuan "harruan" shumė shpejt premtimin. Sepse ai (premtimi) ishte bosh. Si gjithmonė. "Hamas"-i nuk iu shkon atyre pėrshtati. Prandaj edhe i ndalin ndihmat. Jo vetėm ato tė premtuarat por edhe ato qė i kanė takuar. Sipas tė drejtės ndėrkombėtare.


Cili ėshtė rezultati? Skenari i (para)programuar: Lojė e pistė, nga mė tė pistat, e "demokracisė" botėrore, me nė krye...(qėllojani). Kjo ėshtė lojė nga mė tipiket tė pėrēaj e sundo", qė mund ta kuptojė edhe ai qė posa e ka mėsuar abetaren (klasėn e parė fillore).


Pasojat? Shikoni (lexoni mė lart artikullin).


Gjitha tė mirat!


*


P.S. Me tė njėjtat premtime e kemi pėsuar e do ta pėsojmė nė tė ardhmen edhe ne.