PDA

View Full Version : Jeta e Sokratit


Linka_pz
23-08-07, 20:56
Jeta e Sokratit



Rallė mund tė gjendet njė vend dhe njė kohė kaq e pasur me njerėz gjenialė,

sesa Athina nė kohėn kur lindi Sokrati. Sokrati u lind nė Athinė nė vitin 470 p.e.s

dhe ėshtė njė ndėr figurat mė interesante dhe mė atraktive nė historinė e filozofisė

sė lashtė greke. Ishte me origjinė tė thjeshtė-nėna e Sokratit ishte amvise,kurse i

ati gurskalitės. Sokrati ishte autodidakt dhe u aftėsua dhe u ngrit nė nivel tė njė

filozofie falė punės sė tij vetanake.

Por megjithėse Sokrati u rrit nė njė periudhė tė artė, nė vitet e tij tė fundit atij

iu desht tė shihte mundjen e Athinės nė luftė dhe ta mbyllte jetėn e tij nė burg nė

vitin 399 p.e.s nė moshėn 71 vjeēare. Sokrati ėshtė i vetmi qė nuk ka shkruar as edhe njė resht (asnjė vepėr). Megjithatė ai ėshtė filozofi qė ka ushtruar ndikim mė tė

fuqishėm pėrgjatė shekujve. Shumica e atyre qė ne dime pėr tė, ka qenė ruajtur nga

tre bashkohės tė rinj tė tij, Aristoteli, Platoni dhe Ksenofoni.

Nga kėto burime del se Sokrati ka qenė njė gjeni, i cili pėrveē njė arsyetimi tė jashtėzakonshėm dhe rigoroz, zotėronte edhe njė ngrohtėsi personale dhe njė ndjenjė humori. Ai ka pasur njė trup tė fortė dhe zotėronte njė fuqi tė madhe fizike.

Nė komedinė e tij, Aristofani e pėrshkruan Sokratin si njė shpezė shtėpiake qė

tė bėn pėr tė qeshur me zakonet e tij tė rrotullimit tė syve, duke u referuar

me ēapkėnllėk nxėnėsve tė tij dhe dyqanit tė mendimit.

Ndėrsa nga Ksenofoni na vjen portreti i njė ushtari besnik, i cili kishte njė

pasion pėr diskutime rreth bazave tė moralit dhe i cili nė mėnyrė tė paevitueshme

tėrhiqte tė rinjtė tė kėrkonin kėshillėn e tij. Platoni e konfirmon portretin e

Ksenofonit dhe shton se Sokrati ishte njė njeri me ndenjė tė lartė detyre dhe me

njė pastėrti morale absolutiste. Nė veprėn "Simpoziumi" Platoni tregon se si Alkibadi,

njė i ri mesatar pėrpiqej tė fitonte simpatinė e Sokratit duke sajuar mėnyra tė ndryshme

pėr tė qėndruar me tė. Por thotė Alkibadi:"asnjėherė nuk ndodhi njė gjė e tillė"; ai thjeshtė mund tė bisedonte me mua nė mėnyrėn e tij tė zakonshme dhe kur e kisht harxhuar ditėn me mua, mė linte e vazhdonte me rrugėn e tij. Gjatė fushatave ushtarake Sokrati mund tė ecte pa ngrėnė mė shumė se ēdo njeri tjetėr dhe ndėrsa tė tjerėt mbėshteteshin me mandeke kundėr tė ftohtit tė ashpėr tė dimrit, Sokrati ecte jashtė nė dimėr duke mbajtur njė pallto qė e kishte zakon tė vishte dhe ai ecte mbi akull mė lehtė pa kėpucė, se sa tė tjerėt me kėpucė-thotė Alkibadi. Sokrati ishte nė gjendje tė pėrballonte njė pėrqėndrim ekstrem. Gjatė njė fushate ushtarake ai qėndroi nė njė meditim tė thellė pėr

njė ditė e njė natė tė tėrė, derisa erdhi agimi dhe lindi dielli, pastaj ai u largua pasi

bėri njė lutje pėr diellin.Ky mbase ka qenė rasti me anėn e tė cilit ai provonte atė qė ai

e quante vazhdim i misionin tė profetit mbi jetėn morale tė bashkėkohėsve tė tij.Ai gjithmonė merrte mesazhe apo paralajmėrime nga njė zė misterioz ose nga si e quante ai- daimoni i tij.

Megjithėse kjo shenjė mbinatyrore ka pėrshkruar mendimet e tij qė nga fėmijėria e hershme, kjo tė sygjeron mė shumė se ēdo gjė tjetėr, sensibilitetin e Sokratit si njė vegimtar, veēanėrisht ndjeshmėrinė e tij pėr cilėsitė morale tė veprimeve njerėzore tė cilat e bėjnė jetėn e vlefshme pėr ta jetuar. Ai duhet tė ketė qenė i familjarizuar me shkencat natyrore tė filozofėve tė hershėm jonianė dhe anaksakgorėsve, sadoqė tel vepre Apologjia ai thotė se "e vėrteta e thjeshtė ėshtė se, o Athinas, se unė nuk kam tė bėj fare me spekulimet fizike".

Ngjarja mė e rėndėsishme qė konfirmoi misioni I tij si njė filozof moral ishte pėrgjigja e Orakullit tė Delfit. Kur Kerofani pyeti Orakullin nėse gjendej ndonjė person I gjallė ql tė ishte mė I zgjuar se Sokrati, Orakulli u pėrgjigj se nuk gjendej. Sokrati interpretoi kėtė pėrgjigje duke thėnė se ai ishte mė I zgjuar sepse ai e kuptoi dhe e pranoi injorancėn e vet. Nė kėtė mėnyrė, Sokrati kishte pėr qėllim, nė kėrkimet e tij, qė tė triumfonte e vėrteta dhe dituria.





Sokrati si njė filozof

Pasi qė Sokrati nuk ka shkrimet e tija, sot ka disa mosmarėveshje se ēfarė idesh

filozofike mud t`i atribohen atij nė tė vėrtetė. Burimet tona mė tė gjėra pėr

idetė e tij janė dialoget e Platonit, nė tė cilat ai ishte veēanėrisht nė

dialogjet e hershme, personazhi kryesor.

Por ēėshtja kryesore ėshtė nėse Platoni ėshtė kėtu pėr tė sqaruar se si

mendonte Sokrati, apo shprehte idetė e tij nėpėrmjet figurės sė Sokratit.

Disa argumentojnė se Sokrati i gjetur nė dialogjet e Platonit ėshtė historikisht

Sokrati i vėrtetė.

Nga ana tjetėr Aristoteli bėn njė dallim midis kontributit filozofik tė dhėnė nga

Sokrati dhe atij tė dhėnė nga Platoni. Sokrati, sipas Aristotetlit ka merita pėr

"argumentimet induktive dhe pėr pėrkufizimet univerzale", ndėrsa Platoni atij I

atribon zhvillimin e teorisė sė formave, nocionin e ideve ose formace univerzale,

qė ekzistojnė pavarėsisht nga sendet e veēantė qė ato personifikojnė. Argumentimi,

se kush e zhvilloi teorinė e formave nė pjesėn mė tė madhe ka pėrfunduar.

Derisa vetė Aristoteli ka qenė veēanėrisht I interesuar nė kėtė temė, duke e

diskutuar atė gjatė me Platonin nė Akademi, duket e arsyeshme tė mendohet qė

dallimi I tij, midis ideve tė Sokratit dhe tė Platonit ėshtė I saktė. Nė tė

njejtėn kohė, disa nga katalogjet e hershme janė pėrshkrime tė qarta dhe tė sakta

tė mendimeve tė vetė Sokratit, si nė rastin e Apologjisė dhe Euthifro.

Mbi kėtė bazė, Sokrati ėshtė pare si njė filozof origjinal I cili zhvilloi njė

metodė tė re tė kėrkimeve intelektuale.

Qė Sokrati tė ishte I sukseshėm nė kapėrcimin e relativizmit dhe tė skepticizmit

tė sofistėve, ai duhej tė zbulonte ca themele tė palėvizshme, mbi tė cilat tė

ndėrtohej godina e diturisė.

Kėto themele Sokrati I zbuloi jo nė faktet e botės jashtė njeriut, por brenda njeriut.

Bota e brendshme e njeriut, thotė Sokrati, ėshtė vendi I njė aktiviteti unik, vendi

I aktivitetit njohės I cili udhėheq aktivitetin praktik.

Pėr tė pėrshkruar kėtė aktivitet Sokrati krijoi konceptin e shpirtit tė psiqikės.

Pėr tė shpitri nuk ėshtė ndonjė dhunti e veēantė, as ndonjė lloj I veēantė substance,

por ėshtė deri nė njė farė shkalle kapacitet pėr inteligjencė dhe karakter. Sokrati

mė vonė pėrshkroi se ēka kuptonte me shpirt si "diēka brenda nesh nė bazė tė sė cilės

ne jemi tė pėrcaktuar, tė zgjuar ose budallenj, tė mire ose tė kėqij ".

Duke e pėrshkruar atė me kėto terma, Sokrati identifikoi shpirtin me fuqitė normale tė

inteligjencės dhe tė karakterit, vė vend qė ta identifikonte me ndonjė substance

mbinatyrore. Shpirti ėshtė struktura e personalitetit. Sado qė pėr Sokratin,

shpirti nuk ishte njė send, ai mund tė thoshte qė qėllimi mė I madh I njeriut

duhet tė ishte kujdesi pėrkatės pėr shpirtin sa mė tė mire qė tė ishte e mundur.

Pika e patundshme nė kėtė konceptim tė shpirtit ishte, pėr Sokratin, ndėrgjegjėsimi

I vetėdijshėm I njeriut se ēfarė kuptimi kanė disa fjalė pėr tė. Tė dish se disa gjėra

kundėrshtojnė disa tė tjera, qė drejtėsia nuk mund tė ketė pėr qėllim tė dėmtojė tė

tjerėt, paraqet pėr Sokratin njė shembull tipik tė njė lloj njohjeje tė shpirtit,

qė mund tė arrihet pikėrisht duke pėrdorur fuqinė e tij. Tė veprosh nė kundėrshtim

me kėtė njohje, tė dėmtosh tė tjerėt edhe kur dihet qė njė sjellje e tillė ėshtė nė

kundėrshtim me njohjen e tij tė drejtėsisė ėshtė tė ushtrosh dhunė mbi natyrėn e

tyre si njė qenie njerėzore. Sokrati ishte I sigurtė qė njerėzit mund tė arrinin

njohjen e vėrtetė dhe tė besuseshme dhe se vetėm njė njohje e tillė mund tė ishte

baza e vėrtetė e moralit.

Detyra e tij e pare kryesore ishte pra, tė sqaronte veten dhe pasuesit e tij se si

arihej njohja e besueshme.

Linka_pz
23-08-07, 20:59
Metoda Sokratike



Sokrati ishte I bindur qė rruga mė e sigurtė pėr tė arritur njohjen e besueshme

ishte nėpėrmjet praktikimit tė bashkėbisedimit tė rregullt, duke vepruar si njė

mumi intelektuale, njė metodė qė ai e quajti dialektikė.

Sokrati pėr zhvillimin dhe mishėrimin me idetė e tij zbatoi metoda tė veēantė

e cila nė historinė e filozofisė njihet si metoda sokratike.

Metoda sokratike pėrbėhet nga dy pjesė apo faza nga ironia dhe nga majeutika.

Ironia sokratike ėshtė njė veprim metodik, i cili mbėshtetet nė ndjekjen e mendimit,

parashikimit tė pyetjeve tė bashkėbiseduesi tė deklarohet se nuk ėshtė dakord me

vetveten aq sa edhe ai vetė nuk di mė se ēfarė kishte menduar. Ironia sokratike

ėshtė pra zbulim i mosdijes, pėrkatėsisht qėllimi i ironisė ėshtė qė tia bėj me

dije bashkėbiseduesit se mendimet e tij janė tė mangėta, tė njėanshme.

Nė tė vėrtetė ironia sokratike ėshtė njė induksion. Pėrmes fazės sė dytė majeutikės,

Sokrati te bashkėbiseduesi ndikonte tė zgjohej ndjenja e sė vėrtetės, pėrkatėsisht

bashkėbiseduesi tė nxjer pėrfundime tė sakta. Majeutika ėshtė njė definicion, pėrkufizim,

deduksion pėrkatėsisht "art i tė lindurit". Sokrati thoshte se ai ushtronte tė njejtin

profesion sikurse nėna e tij, ka ndihmuar qė tė lindin fėmijė, Sokrati ka ndihmuar

qė tė lindin shpirtėra, tė lind ndjenja e sė vėrtetės. Sokrati nga nxėnėsit e

tij kėrkonte para sė gjithash nuhatje pėt tė vėrtetėn. Thėnia e njohur e Sokratit:

"Unė di se nuk di asgjė" ėshtė njė kėrkesė pėr njė tė vėrtetė mė tė lartė,

e jo pėr tė vėrtetėn nė vetvete.





Filozofia morale



Sokrati tėrė filozofinė e tij ia kushtoi njohjes sė njeriut dhe marrėdhėnieve ndėrnjerėzore,

si miqėsisė, dashurisė, mirėsisė, trimėrisė, guximit, urtėsisė, drejtėsisė, tė mires,

maturisė, kėnaqėsisė etj.

Sokrati me kėtė filozofisė sė vet ia dha orientimin antropologjik. Duke e pasur

parasysh kėtė orientim antropologjik mendimtari I njohur romak, Ciceroni thotė

se Sokrati e zbriti filozofinė nga qielli dhe e vendosi mbi tokė. Pėr Sokratin,

dituria dhe virtyti ishin e njejta gjė. Nė qoftė se virtyti kishte tė bėnte

me "bėrjen e shpirtit sa mė tė mirė qė ishte e mundur" sė pari ėshtė e nevojshme ta

dijmė se ēfarė e bėn shpirtin tė mirė. Virtyti dhe dituria janė pra tė lidhur ngushtė.

Ai I identifikoi tė dyja duke thėnė se qė tė njohės tė mirėn do tė thotė tė bėsh

tė mirėn dhe se dituria ėshtė virtyt. Duke identifikuar diturinė dhe virtytin,

Sokrati gjithashtu thoshte se vesi ose ligėsia janė mungesė e diturisė.

Ashtu si dituria ėshtė virtyt, ashtu edhe vesi ėshtė injorancė. Tė barazosh

virtytin me diturinė dhe vesin me injorancėn mund tė duket se bie nė kontradiktė

me experience mė elementare tė qenieve njerėzore. Kuptimi ynė I pėrbashkėt

na trgon se mė shpesh jepemi pas gjėrave qė ne I dime qė janė tė gabuara kėshtu

qė bėrja e gabimit pėr ne ėshtė njė veprim I paramenduar dhe I vullnetshėm.

Sokrati do tė kishte qenė I gatshėm tė pranonte qė njerėzit kryejnė veprime

qė mund tė quhen ligėsi. Kur dikush kryen njė veprim tė keq, thotė Sokrati,

ai gjithmonė e bėn atė duke menduar qė ai veprim ėshtė I mirė nė njė farė mėnyre.

Njė nga pyetjet nė filozofinė morale tė Sokratit ka qenė:



Si duhet jetuar sipas parimeve tė sė mirės?. Sokrati ishte i pari qė mbeti i

habitur nga detyrimet qė ka qenia njerėzore pėr ta drejtuar jetėn e vet, pėr

ti drejtuar veprimet drejt sė mirės. Kur njė njeri sipas Sokratit vepron,

ai ėshtė i prirur tė arrij diēka tė cilėn e sheh si tė mirė. Mirėpo ndodh

tė lind e keqja e cila sipas Sokratit rrjedh nga fakti se njeriu gabohet me

ēėshtjen e sė mirės.

E keqja vjen nga padija. Pra, sipas Sokratit, ne bėjmė tė kėqija vetėm pėr

shkak tė paditurisė, dhe nėse ne dėshirojmė tė zbulojmė paditurinė dhe tė

njohim tė vėrtetėn dhe tė zhvillojmė te vetja kėrkesėn pėr tė vėrtetėn duhet

tė fillojmė me veten tonė. Prej kėtij rrjedh edhe maksima e famshme e Sokratit:

"Njeri, njihe vetėm vetveten tėnde". Tė njohim veten tone, do tė thotė tė zbulojmė

te tek ajo jo vetėm rrėnjėn mė tė thellė tė ndjenjės pėr tė vėrtetėn, port ė

zbulojmė edhe padijen tone. Pra, qėllimi I njohjes sė vetvetes ėshtė qė njeriu

tė bėhet I vetėdijshėm pėr mosdijen e vet, tė bėhet pėrpjekje qė kjo mosdije

tė kapėrcehet e tė zėvendėsohet me dituri tė vėrteta, tė zhvillohet ndjenja e

sė vėrtetės te njeriu.

Pėr tė zbuluar tė mirėn e vėrtetė, sipas Sokratit ėshtė I domosdoshėm njė

transformim I brendshėm, pasi padituria prej sė cilės rrjedh njė veprim I keq,

nuk ėshtė njė padituri objective. Ajo ėshtė njė paaftėsi e brendshme. Tė njohėsh

tė vėrtetėn e mire ėshtė nė vetvete edhe njė veprim moral, sepse ndjenja pėr tė

vėrtetėn ėshtė vet morali.







Gjyqi dhe vdekja e Sokratit



I bindur se kujdesi pėr shpirtin njerėzor duhej tė ishte qėllimi mė i madh pėr njeriun,

Sokrati harxhoi shumicėn e kohės sė vet duke shqyrtuar jetėn e vet dhe jetėn e mendimet

e bashkėkohėsve tė tij athinas.

Gjatė kohės qė nė Athinė ishte njė demokraci e sigurtė dhe e fuqishme nė Perikliun,

Sokrati mund tė vazhdonte karierėn e tij si njė zekth pa ndonjė kundėrshtim serioz.

Zhvillimi i aftėsive dialektike midis tė rinjėve nga familjet e shquara, aftėsimi i

tyre nė ngritjen e ēėshtjeve kėrkuese rreth zakoneve tė moralit, tė fesė dhe tė

sjelljes politike shtuan shumė shpejtė dyshimet pėr Sokratin, por veprimet e tij

nuk ishin konsideruar si njė rrezik i qartė dhe aktual, derisa athinasit ishin nė

luftė me spartanėt.

Njė seri ngjarjesh tė lidhur me kėtė luftė ēuan eventualisht nė gjykimin dhe dėnimin

e Sokratit. Njė ngjarje ishte veprimi tradhtar i Alkbiadit, pėr tė cilin athinasit e

dinin se ai ishte nxėnės i Sokratit. Alkibadi aktualisht kishte shkuar nė Spartė dhe

i kishte dhėnė kėshilla tė vlefshme spartanėve nė luftėn e tyre me athinasit.

Nė mėnyrė tė pavitueshme, shumė athinas nxorrėn pėrfundimin se Sokrati, nė njė farė

mėnyre, duhet tė ishte i pėrgjegjshėm pėr atė ēka Alkibadi kishte bėrė. Mė tej,

Sokrati u gjend nė mosmarėveshje serioze me Komitetin e Senatit tė tė Pesėqindėve,

ku ai ishte anėtar. Nė fillim komiteti i rezistoi kėsaj, duke i mbrojtur nga quajtja

si dhunues tė procedurave tė rregullta tė konstitucioneve.

Por, kur paditė kėrcėnuan se do tė shtonin emrat e anėtarėve tė Komitetit nė listėn

e gjeneralėve, vetėm Sokrati i qėndroi mendimit tė tij, ndėrsa pjesa tjetėr e Komitetit

kapitulloi. Gjeneralėt u gjendėn fajtor dhe gjashtė prej tyre, tė cilėt ishin nė arrest

u dėnuan menjėherė me vdekje. Kjo ndodhi nė 406 p.e.s dhe nė 404 p.e.s.

Me rėnien e Athinės, Sokrati edhe njėherė u gjend nė opozitė me njė grup tė rrezikshėm.

Sokrati duke gjurmuar pas tė vėrtetės morale dhe ekzistencės sė vet i dha kuptim etik.

Kur u bė i famshėm, pushteti i Athinės e akuzoi se ai e prishte rininė.

Edhe pse e vėrteta ishte se Sokrati vinte gjithēka nė dyshim: tė drejtėn e shtetit,

autoritetin, fenė etj. Gjyqi athinas Sokratin e dėnoi me vdekje. Mirėpo,

nė kohėn ėshtė i dėnuar nė burg me vdekje, nxėnėsit e tij e organizojnė arratisjen e

tij. Sokrati edhe pse dėnimin e tij e quan tė padrejtė, ai nuk ikėn nga burgu.

Sokrati mendonte se kishte qenė i dobishėm dhe se shteti pėrkundrazi duhej ta shpėrblente.

Nėse do arratisej nga burgu, do tė mohonte gjithēka qė u kishte mėsuar tė tjerėve.

Sokrati edhe pse e dinte se ishte i dėnuar padrejtėsisht, pėrkundrazi i arsyetonte

ligjet e shtetit. Ai ka thėnė "ligjet janė babai dhe nėna ime". Sokrati do tė qėndroj

nė burg dhe do tė pėsoj dėnimin- piu kupėn me helm dhe vdiq nė moshėn 70 vjeēe

rilinda
26-08-07, 11:51
I bindur se kujdesi pėr shpirtin njerzor duhej tė ishte qėllim mė i madh pėr njeriun, Sokrati harxhoi shumicėn e kohės sė tij duke i shqyrtuar jetėn e vet dhe jetėn e mendimit e bashkėkohasve tė tij athinas.
Gjat kohės qė nė Athinė ishte njė demokraci e sigurtė dhe e fuqishme nėn Perikliun, Sokrati mund tė vazhdonte karrierėn e tij si njė “Zekth” pa ndonjė kundėrshtim serioz.
Por atė qė mundi ta bėnte Sokrati dhe pa u ndėshkuar, kur pozita ekonomike dhe ushtarake e Athinės ishte e fortė, nuk mundi tė bėnte mė, gjatė ditėve tė krizave dhe tė shkatrrimit.
Zhvillimi i aftsive dialektike midis tė rinjėve nga familjet e shquara, aftsimi i tyre nė ngritjen e ēėshtjeve kėrkuese rreth zakoneve tė moralit, tė fesė dhe tė sjelljeve politike, shtuan shumė shpejt dyshimet pėr Sokratin, por veprimet e tij nuk ishin konsideruar njė rrezik i qartė dhe aktual, derisa athinasit ishin nė luftė me Spartanėt.
Njė seri ngjarjesh tė lidhura, me kėtė luftė, ēuan eventualisht, nė gjykimin dhe nė dėnimin e Sokratit. Njė ngjarje ishte veprim tradhtorė i Alkibadit, pėr tė cilin athinasit e dinin se ai ishte nxėnės i Sokratit. Alkibadi kishte shkuar nė Spartė dhe i kishte dhėnė kėshilla tė vlefshme Spartanėve dhe luftėn e tyre me athinasit. Nė mėnyrė tė paevitueshme, shumė athinas nxorėn pėrfundimin se Sokrati nė njė farė mėnyre, duhet tė ishte i pėrgjegjshėm pėr atė ēka Alkibadi kishte bėrė.
Mė tej Sokrati u gjend nė mosmarrveshje serioze me Komitetin e Senatit tė tė Pesėqindėve ku ai ishte anėtarė.Kjo ēėshtje kishte tė bėnte me rastin e tetė komandantėve ushtarakė, tė cilėt ishin pėrgjegjės pėr neglizhencėn qė kishin treguar nė njė betejė detare nė ishujt e Arginusajės, njė betejė ku athinasit fituan, por kjo u kushtoi afėrsisht 25 anije dhe 4000 njerėz.
Ishte vendosur qė tetė gjeneralėt qė morėn pjesė nė luftė tė ēohashin nė gjyq dhe faji i tyre duhej tė pėrcaktohej nė grup nga njė vot e vetme. Nė fillim Komiteti i rezistoi kėsaj, duke i mbrojtur nga quajtja si dhunuese tė procedurave tė rregullta konstitucionale. Por kur paditėsit kėrcėnun se do tė shtonin emrat e anėtarve tė Komitetit nė listėn e gjeneralėve vetėm Sokrati i qėndroi mendimit tė tij ndėrsa pjesa tjetėr e komitetit kapitulloi. Mė vėnjen e Athinės, Sokrati edhe njė herė u gjend nė opozitė me njė grup tė rrezikshėm.
Nėn presionin e fitorės sė Spartanėve, njė Komision i tė Tridhjetėve ishte urdhėruar tė rregullonte legjislacionin pėr qeverinė e Athinės. Nė vend tė kėsaj ky grup bėhet njė oligarki e dhunshme qė ekzekutonte obitvarisht ish- besnikėt e rendit demokratik tė Perikliut, dhe grumbullonte pasuri pėr vetėn e tyre. Brenda njė viti, kjo oligorki u hap me forcė dhe njė vend demokratik u mėkėmb.
Por, fatkeqsisht pėr Sokratin disa nga anėtarėt e oligorkis revulicionare kishin qenė shokėt e tij tė ngusht Kriti dhe Kormidi. Ky ishte njė rast tjetėr i dėnimit nga shoqėria, si nė rastin e Alkibadit, kur Sokrati u vu nė pozitėn e tė qenurit njė mėsues i tradhėtarėve. Nė kėtė kohė acarimi kishte arritur deri nė mosbesimin, dhe Sokrati u ēua nė gjygj me akuzėn,siē e kujtonte atė Diogjen Laerti “(1) Pėr mos adhurimin e pėrėndive tė cilat shteti i adhuronte; (2)Pėr korruptimin e tė rinjėve. Prokurori i kėrkoi dėnimin me vdekje”.
Sokrati mundė tė kishte shkuar vetė nė internim mbas dėgjimit tė akuzave kundėr tij. Nė vend tė ksaj ai ndejti nė Athinė dhe mbrojti vetėn para gjygjit, juria e tė cilit pėrbėhej nga 500 vetė.
-"Nuk di ē'pėrshtypje ju kan bėrė, o athinas, fjalėt e akuzave tė mia. Pėrsa mė pėrket mua, mendova se nuk isha mė unė aq bindės. E mė e bukura qe se asnjė fjalė e tyre nuk i pėrgjigjej sė vėrtetės. Megjithatė, nga gjith broēkullat e tyre veēanarisht njėra mė habiti, se qenkam njė gojėtar shumė i shkathėt. E nėse ata e quajnė gojėtar tė madh atė qė e thotė tė vėrtetėn, mė duhet ta pranoj edhe unė vetėm se jam i tillė, por jo nė atė kuptim qė thonė ata!
Sidoqoftė, e pėrsėris; ata nuk kanė thėnė asgjė, pothuajse asgjė tė vėrtetė, pėrkundrazi nga unė ju do tė dėgjoni gjith tė vėrtetėn, unė do t'ju kėrkoja diēka dhe do t'ju lutesha tė ma jepni; nėse nė mbrojtjen time do tė mė dėgjoni tė flas si zakonisht, siē bėja nė shesh nė vend shkėmbimet e mallrave apo gjetkė, ku shumė prej jush ndalonin dhe mė dėgjonin.
Ėshtė fakt se nė moshėn 70 vjeēare kjo ėshtė hera e parė qė vij nė gjykatė, kėshtu qė jam krejt i pamėsuar me gjuhėn e gjygjit. Ajo qė ka mė shumė rėndėsi pėr mua ėshtė qė ju tė mė dėgjoni me vėmendje, nėse them gjėra tė drejta ose jo, sepse kjo ėshtė nė fund tė fundit, virtyti i gjyqtarit, ndėrsa detyra e gojtarit ėshtė tė thotė tė vėrtetėn.
Nė fakt kanė qenė tė shumtė ata qė mė kanė akuzuar para jush. Ata s'thoshin gjė tjetėr veē gėnjeshtra, prandaj pikėrisht kėto janė pėr mua mė tė rrezikshmit e mė tė tmerrshmit se Aniti dhe shokėt e tij qė nuk bėjnė shaka sepse filluan bashk me ju, ashtu ēunak siē ishin tė pėrhapnin shpifje kundėr meje e tė mė akuzonin duke mė thėnė se qenkam njė far Sokrati njė dietar, i pėrkushtuar i tėri nė gjurmimet e fenomeneve tė qiellit dhe misterėve tė tokės, i aftė ta bėjė tė bardhėn tė zezė.
Mė e habitshmja ėshtė se nuk dihen as emrat e tyre qė tua thonin, pėrjashtuar njėfarė shkrimtari komedish. Ėshtė e pamundur t'i dėgjosh nė gjyq, e pamundur t'i bindėsh e unė po tė dua tė mbrohem; do tė jem i detyruar, si i thonė njė fjalė, tė luftoj me hijet, pra tė flas pa mė pėrgjigjur askush.
Sidoqoftė ta dini dhe ju se akuzuasit e mija janė dy llojesh: ata mė kanė akuzuar kohėt e fundit dhe tė tjerėt, pėr tė cilėt jam duke folur, e qė njė gjė tė tillė e kanė bėrė nė tė kaluarėn. Kėshtu pra o gjygjtar, e kam tė nevojshme qė tė mbrohem, tė pėrpiqem tė shlyej brenda kėsaj pak kohė qė mė ėshtė lėnė, kėtė mendim tė keq qė vėrtitet rreth meje e qė ėshtė rrėnjosur tek ju prej shumė vitesh.
Ta shohim ē'ėshtė kjo akuzė qė mė hapi kėtė nam tė zi , pėr tė cilin mileti e ndjen pėr detyrė ta nisė kundėr meje kėtė process. Le ta marrin vesh se ē'thonė shpifėsit e mi. Le ta lexojnė akuzėn e tyre duke menduar se akuzuesit e mi kanė plotsisht tė drejtė: ''Sokrati ėshtė fajtor se humb kohėn e tij duke vrojtuar misterėt e Tokės dhe tė qiellit e bėn tė zezėn tė bardhė dhe tė barrdhėn tė zezė ua mėson kėtė tė tjerėve….”
Pak a shumė kjo qenka e gjithė akuza. Por gjėra tė tilla ju i kėni parė nė komeditė e Aristofanit. Njė farė Sokrati qė sillej poshtė e pėrpjetė nėpėr skenė duke thėnė se ecte nėpėr e rrėfente plot marrėzira tė tjera si kėto, nga tė cilat nuk veēoj asgjė. Ju ftoj si dėshmitarė shumė prej jush, duke iu lutur ta pyesni vetėn sa nga ju mė kanė dėgjuar. Eh, sigurisht janė shumė por do t'ju lutem qė ta sqaroni vetėn tuaj nėse ka qenė qoft edhe njė prej jush qė mė ka dėgjuar tė flas pėr gjėrat tė tilla.
E vatėm nga kjo do tė bindeshit se gjithė ēka thuhet kundėr meje ka tė njejtėn vlerė. Nėse keni dėgjuar ndokė tė mė thotė se u jep mėsim tė rinjėve me pagesė, as kjo s'ėshtė e vėrtetė dhe pse sipas mendimit tim do tė qe gjė shumė e bukur qė njė njeri i zoti t'i jepte mėsim borxhias sė Loentinit, Predikos sė Ēoes, apo hipias sė Elidės.
Kėta o athinas tė nderuar, shkojnė nga njė qytet nė tjetrin dhe janė tė aftė tė bindin tė rinjtė(qė ndjekin lirisht dhe pa pengesė shkollat e qytetit) t'i braktisin ato e tė paguajn shuma tė majme pėr tė ndjekur mėsimet e tyre pėr mė tepėr tė jenė edhe mė mirėnjohės. Dėgjoni, o qytetarė kėtė emėr tė mirė nuk e kam fituar nga asgjė tjetėr veē dijės. Po nga cila dije vallė? Ja tė ngjarė nga ajo qė ėshtė cilėsi e njeriut, sepse ajo ėshtė e vetmja gjė qė kam.
Pėrkundrazi, ata tė tjerėt pėr tė cilėt po flisja pak mė parė nuk di ēka t'ju them, mund tė zotėrojnė majat e diturisė njerėzore, tė cilėt unė sigurisht nuk i njoh e ai qė thotė tė kundėrtėn, gėnjen duke shpifur kundra meje.
Sigurisht qė ju e njihni Kierofontin, tė cilin e kam mik prej fėmijėrie, njė demokrat i sinqertė qė ndau me ju mėrgimin e qė bashk me ju u kthye nė atdhe.
Kėshtu qė ju e njihni karakterin e tij sepse kėtė gjė ai e shprehte nė gjithė punėt qė bėnte. Pra njė dit ai shkoi nė Delfi dhe pati pėr pafytyrėsin t'i kėrkonte perėndisė qė t'i tregonte nėse gjendej ndonjė dietarė mė i madh se unė dhe Pitia iu pėrgjigj se nuk kishte tjetėr.

rilinda
26-08-07, 11:54
Unė i thash tė gjith kėto, sepse dėshiroj qė ju ta dini se nga lindi shpifja. Kėshtu pra, kur mora vesh pėrgjigjen e Arakullit pyeta vetėn:”ēfarė fshihet pas ksaj enigme?”. Un nė pėrgjigjen time e di mirė se nuk jam aspak dietarė por atėherė ēdo tė thotė! Se unė qenkam mė i dituri i tė gjithėve!Sigurisht qė ai nuk thoshte gėnjeshtra sepse nuk mund t'i thoshte.
Kėshtu pėr shumė kohė nuk arrija ta kuptoja se ē'kish dashur tė thoshte. Mė nė fund vendosa ta hetoj kėtė ēėshtje nė kėtė mėnyrė :shkova tė pyes tė gjithė ata qė mbaheshin si mė tė diturit por meqė duhet t'jua them tė vėrtetėn, ja ēfarė mė ndodhi: Nė hetimin qė po bėja pėr ta provuar thėnien e Arakullit, ata qė ishin mė tė shquarit mė ngjanin pothuaj mė tė parapregaditurit, ndėrsa tė tjerėt qė nuk vlenin asnjė grosh mė ngjanin si mė tė pajisurit.
O athinas, gjithmonė armiqėsit e ngritura kundėr meje, ato mė tė rreptat dhe mė tė ashprat, gjithnjė shpifjet, madje e diatarit kanė lindur prej hetimeve tė mia. ėshtė ktejt normal nėse zoti ka folur pėr Sokratin, kėtėm e ka bėrė vetėm pėr ta pėrdorur emrin tim si shembull, duke dashur tė thotė: “O njerėz mė i dituri mes jush ėshtė pikėrisht ai, qė si Sokrati e di qė dituria e vetė nuk ka asnjė vlerė”.
Pėrse fola mė lartė shtoni dhe faktin se janė pkėrisht tė rinjtė, sidomos ata tė familjeve me emėr qė kanė mė shumė kohė tė lirė tė mė ndjekin ashtu vullnetarisht dhe tė argėtohen pa masė, duke i parė kėta njerėz tė vėnė nėn shėnjestėr tė pyetjeve tė mia. Shumė herė ata vetė mė imitojnė dhe u sajojnė pyetje tė tjerėve dhe mė besoni, ata vetė zbulojnė njerėz tė tillė, qė pandehin se dinė dhe mė vonė e kuptojnė se din fare pak ose aspak. Kėshtu ndodh qė tė pyeturit tė mos zemėrohen me ta, por me mua dhe shkojnė duke llogaritur qė Sokrati ėshtė njeri i korruptuar qė po shkatėrron rininė.
E kur dikush i pyet se ēfar bėn ai e ēfarė i mėson atyre pėr tu korruptuar, nuk dinė ata ētė thonė dhe vetėm heshtin. Mirpo, pėr tė mos e nxjerrė nė shesh injorancėn e tyre shpifin gjithfar marrėzirash, tė cilat pėrdoren pikėrisht kundėr atij qė e do me shpirt diturinė; pra Sokrati gjurmoka misterin e qiellit dhe tė tokės dhe nuk beson tek perėndia, duke u pėrpjekur tė paraqes tė bardhėn tė zezė.
Ja pra kėshtu mė janė vėrsulur Meleti, Airiti dhe Likoni; Meleti nė emėr tė poetėve, Ariti nė emėr tė artistėve dhe politikanėve, ndėrsa Likoni nė emėr tė oratorėve, dhe tė gjith tejet tė egėrsuar. Besoj se gjithēka iu tregova mjafton kundėr akuzuesve tė mi tė parė. Le ta shohim, Meletin njeri i ndershėm dhe atdhetarė tė mirė, siē shkon duke thėnė pėr vetėn dhe akuzuesit e mi tė mė vonshėm.
Mendojnė pėr njė ēast se ata janė ndryshe, por le tė shohim deklaratėn e tyre tė betimit, e cila pak a shumė thot kėshtu; “Sokrati ėshtė fajtorė, sepse korrupton tė rinjtė, sepse nuk beson nė perėnditė e Atdheut, por nė hyjni tė reja”. Kjo ėshtė akuza e tyre. Duke arsyetuar rreth pjesės tė parė tė kėsaj akuze Sokrati i dėshmon, tė korryptosh don tė thotė tė bėsh tjetrin mė tė keq, pra vetė veprimi nė vetvete ėshtė i dėmshėm dhe pėr korruptuesin, sepse nė kėtė rast ai vepron kundra vetvetes.
Tani do tė desha tė dij se kush ėshtė ai njeri qė pinon kundra vetvetės? Prandaj, njė veprimtari me mundshme korruptuese ėshtė njė krim i pavullnetshėm dhe si i tillė duhet tė dėnohet nė riedukim dhe jo me ndėshkim.
“Dhe tani o athinas dėgjoni vetė se si ai do tė pohojė gjithēka”. Ndėrsa ti Melet tė lutem pėrgjigjmu drejt.
A ėshtė ndokush o Melet qė beson nė ekzistencėn e atyre faktėve qė kanė tė bėjnė me ekzistencėn e njeriut dhe mė pas nuk u beson nė ekzistencėn e njeriut?
Ti tė paktėn pėrgjigjmu vetėm pėr kėtė! “A mundet ndokush tju besojė veprave hyjnore, por qė nuk beson nė hyjni?”. “Sigurisht qė nuk mundet”. Kėshtu pra, ti vetė e pranon se unė besoj nė veprat hyjnore dhe jap mėsim pėr to, si pėr ato tė lashta dhe ato tė reja, gjė tė cilėn ti vet e ke pohuar, nė aktakuzėn tėnde. E, nėse unė besoj nė veprat hyjnore, patjetėr, qė u besoj edhe hyjnive apo jo? Sigurisht, qė edhe ti tė njejtėn gjė mendon, derisa nuk pėrgjigjesh. Mos vallė kėto qenje tė mbynatyrshme nuk janė perėndi o bij perėndish? Mė thuaj? “Eh sigurisht qė po”
“Pra nėse unė besoj nė kėto qenje, siē pranon edhe vetė dhe se ato qenkan perėndi atėherė del pikėrisht siē thash un, qė ti na propozon tė tilla rebuse dhe nis tė tallesh me ne duke herė se un nuk u besoj, vetėm pėr faktin se i pranojm qenjet hyjnore.
Pėrkundrazi, ėshtė e vėrtetė se mbi mua rėndon urrejtja e shumė njerėzve, gjė e cila mundė edhe tė mė shkatrrojė. Nėse unė dėnohem, kjo nuk mė vjen as nga Meleti dhe as nga Aniti, por vetėm nga zilitė dhe shpifjet e shumta.
Janė pikrisht kėta qė shkatrrojnė shum njerėz tė ndershėm e dotė vazhdojnė tė dėmtojnė edhe shumė tė tjerė, e me siguri un nuk do tė jem i fundit. Ndėrsa qqėndroja nė Potideo, nė Antipoli dhe nė Delfi si gjith tė tjerėt, nė atė vend ku mė kishin caktuar, ata qė ju i kishit zgjedhur, si komandantė, nė atė vend ku po kaloja bri rrezikut tė vdekjes perėndia mė urdhėroi, ashtu siē mendoja dhe besoja ti pėrkushtohem filozofisė, pra tė gjurmoja mbi vetvetėn dhe tė tjerėt, e nėse unė do tė isha sjellė keq nga frika e vdekjes, apo e ndonjė rreziku tjetėr, do tė kisha braktisur vendin tim tė luftės.
Por ah! Ky do tė kishte qenė njė veprim i shėmtuar dhe me plot tė drejt dikush do tė mė ēonte nė gjygj dhe me baza tė mė akuzonte se nuk besoja nė perėnditė, ngaqė nuk ju binda parathėnjes sė Arakullit, ngaqė i frikėsha vdekjes dhe besoja se isha i ditur pa qenė i tillė. Kėshtu o athinas, tė kesh frikė nga vdekja, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse tė besosh qė je i ditur pa qenė i tillė, tė pretendosh pė diēka qė nuk e di.
Nė tė vėrtetė ashtu nuk e di se ēėshtė vdekja e kjo ėshtė njė e mirė e madhe pėr njeriun .
Megjithatė shumė i frikon asaj tė sigurtė se ajo ėshtė njė prej tė kėqijave mė tė mdha. Anuk ėshtė padituria mė e qortueshme; tė besosh se e di atė qėė se di?.
Pikėrisht pėr kėtė gjė unė ndjehem ndryshe nga tė tjerėt. E nėse besoj se di diēka mė shumė nga tėtjerėt, kjo rrjedh nga fakti se duke mos ditur asgjė pėr botėn e pėrtejmė, nuk pretendoj se di diēka. Kėshtuqė unė kurrė nuk do tu trembem, e nuk do tu largohem atyre gjėrave qė nuk i di, nėse janė tė mira, por vetėm atyre qė i njoh mirė qė janė tė kqija.

rilinda
26-08-07, 11:57
Edhe nėse ju tani mė lironi nė kundėrshtim mė propozimin e Anitit, i cili kėrkon dėbimin tim ose pas daljes nė gjygj, dėnimin tim me vdekje, duke ju thėnė se: nėse unė nuk ndėshkohem, bijtė tuaj, duke ndjekur mėsimet e mia, do tė korruptohen tė gjithtė, edhe ju nėse do tė thoni fjala vjen: “Sokrat ne nuk besojmė aspak nė ato qė thotė Aniti, prandaj do tė lirojmė veē me njė kusht, qė ti tė heqėsh dorė njė herė e pėrgjithmonė nga kėrkimet e tua, yė mos merresh me filozofi, pėrndryshe tė prźt vdekja”; nėse ju mė lini tė lirė me kto kushte unė do tju pėrgjigjem:
“O athinasit e mi unė ju nderoj, dhe ju dua, por pėrpara jush mė duhet ti bindem zotit, kur tė mė ketė mbetė edhe qoftė njė fill frymė e fundit, unė nuk do tė heqė dorė nga misioni im i nisur pėr filozofi, nuk do tė rresht pėr asnjė ēast tju nxis e tju kėshilloj siē kamė bėrė gjithmonė me ju”. Ky ėshtė urdhėr i perėndisė dhe dijeni mirė : un mendoj se e mira mė e madhe qė i ka ardhur atdheut tim ėshtė pikėrisht kjo bindja ime ndaj urdhėrave tė zotit.
Kjo ėshtė nė fund tė fundit detyra ime, tju bind tė rinjė a pleq qofshi, tė mos i jepni shumė rėndsi trupit dhe tė mirave materiale, por shpirtit tuaj, tė cilin duhet ta pėrsosni vazhdimisht. Un mund tju them se nga pasuria nuk lind vyrtiti, por ėshtė pikėrisht vyrtiti prej tė cilit lind ēdo e mirė dhe begati, si pėr individin, ashtu edhe pėr shtetin .
Nėse mė dėnoni me vdekje pėr gjithēka un iu paskam thėnė, mė shumė se mua ju dėnoni vetvetėn . Asnjė dėm nuk mundė tė mė sjell mua as Meleti dhe as Aniti. Nuk mundem sepse besoj qė njėm keqbėrės nuk mundė ti bėj keq njė njeriu tė mirė.
Pėr mua e keqja mė e madhe ėshtė pikėrisht ajo qė bėjnė ata; vrasin njė njeri me tė padrejtė. Pra, un nuk po mbroj kėtu vetvetėn siē mundė tė mendojė ndokush nga ju, por ju mbroj juve o qytetarė, sepse duke u dėnuar un ju bėheni fajtorė nga njė dhuratė hyjnore. BNėse ju mė vrisni, nuk do ta keni tė lehtė, tė gjeni njė tjetėr si unė, tė cilin vetė vullneti i perėndisė e dėrgoi nė qytetin tuaj.
Nė fakt ndryshe nga zakoni i njerėzve, qė se ēajnė kokėn pėr asgjė, unė i braktisa tė gjitha interesat e mia; e pėr shumė vite me rradhė unė e lash familjen time pas dore duke u marrė vetėm me ju, duke ju ardhur pas si njė baba i kujdesshėm, a si njė vėlla i madh, vetėm e vetėm qė tju bėja njerėz tė vyrtitshėm. Egjitha kjo mundė tė kishte njė shpjegim nėse unė do tė kisha nxjerė pėrfitime, apo tju kisha kėrkuar para si shpėrblim.
Ju vetė po e shihni se akuzuesit e mi, tė cilėt kanė grumbulluar kundėr meje njė mori akuzash nga mė tė turpshmet, nuk janė tė zotė tė gjejnė qoft njė dėshmitarė tė vetėm qė do tju thot se un jam i paguar, qoftė edhe njė herė tė vetme, apo tju kem kėrkuar gjėsendi, pėrkundrazi jam unė qė mund tju paraqes njė dėshmitarė tė pakundėrshtueshėm, i cili mundė tė dėshmojė tė vėrtetėn qė po u them; varfėrin time.
Ndoshta mund tu duket disi e ēuditshme pėrpjekja dhe mundi im pėr tė dhėnė kėshilla private, mė pas tė mos guxoj tė marr pjes nė jetėn qytetare e tė mos jap kontributin tim pėr atdheun. Siē mė keni dėgjuar shpesh nė vende tė tjera njė gjė e tillė lindka nga fakti se nė vete paskam diēka hyjnore,diēka tė mbinatyrshme, tė cilėn Meleti e pėrmend nė akuzėn e tij.
Njė fakt i tillė mė ėshtė shfaqur qė kur isha fėmijė, si njė zė qė fliste mbrenda meje e qė shpesh mė mė largonte nga ato qė bėja, ndėrkohė qė duhej tė mė nxiste. Ky zė mė ka ndalur tė merrem me politikė, e un besoja se ky ndalim qe pėr mua mė se i nevojshėm. Nė tė vėrtet, po tė isha marrė me politik, ju e dini mirė o qytetarė, se do tė kisha vdekur me kohė dhe nuk dot mund tju shėrbeja as juve dhe as vetvetės.

rilinda
26-08-07, 11:57
Ndaj nuk keni pse zemroheni nėse iu them tė vėrtetėn; askush nuk mundė tė shpėtojė i gjallė, nėse vendos tju kundėrshtojė ndershmėrisht juve ose popullin dhe tė jetojė nė atdheun e tij, tė sundojė e padrejta dhe e pa ligjshmja.
Pra, ėshtė mė mirė qė njė qytetarė tė mbetet larg jetės publike, nėse dėshiron nėse dėshiron me tė vėrtetė tė luftojė pėr drejtsi, e nė tė njejtėn kohė tė ruaj vetėvetėn, qoftė edhe pėr pak kohė. A mendoni ju vallė, se gjat kėtyre viteve unė do tė mundė tė shpėtoja kokėn nėse do ti pėrkushtohesha politikės, dhe si njeri i ndershėm do ta kisha marrė nė mbrojtje drejtsinė, siē e ndjej pėr detyrė duke e vendosur mbi gjithēka tjetėr? Pėrse? Ua pėrsėris o qytetarė sepse vazhdimisht u kamė thėnė tė vė tetėn.
Ėshtė kėnaqėsi pėr ata qė mė dėgjojnė, sepse unė pyes vetėn ata qė e mbajnė vetėn pėr shumė tė ditur, e qė nė fakt sjanė aspak tė tillė. Nė fakt, nėse unė kamė zvetnuar dhe vazhdoj tė ēorodis rininė, do tė qe diēka krejt e natyrshme qė ndonjė prej tyre tashmė qė, ndjehet burrė, duke e ditur se dikur kur ai ishte i ri, unė e kam nxitur tė bėnte vepra tė turpshme, sot ai duhej tė ishte kėtu, nė kėtė gjygj duke mė akuzuar bile duke u hakmerrė.
E zėmė pėr njė ēast se ata nuk kanė dashur tė bėjnė diēka tė tillė pėrsonalisht, atėherė le ti urdhėrojnė familjet e tyre, baballarėt, vllezėit, farefisin tė kujtohen pėr kėtė gjė, le tė vinė tė hakmerren ata, sepse unė qenkam dėmtues i njerėzve tė tyre. Mirpo, faktet tregojnė se punėt qėndrojnė nė krejt ndryshe dhe ju o qytetarė do ti shihni kėta dėshmitarė tė gatshėm tė mė mbrojnė mua, korruptuesin e tyre qė ua prisha fėmijėt e tyre siē mė akuzojnė Meleti dhe Aniti.
Kjo ėshtė e gjitha e vėrteta o qytetarė. Kaq munda tju them pėr ta mbrojtur sadopak vetvetėn.
Nuk mė duket e drejtė qė njeriu tė qėndrojė pėrpara njė gjykatėsi i pėrgjėruar pėr ta fituar mes lutjeve lirimin, pėrkundrazi ai duhet tė saktėsojė dhe ta bindė. Gjykatėsi nuk shpėrndan ndere ai pėrcakton atė ecila ėshtė e drejtė. Ai ėshtė betuar jo pėr tė ndihmuar kėdo sipas dėshirės por pėr tė gjykuar drejt sipas ligjit.
Nuk duhet tė mėsohemi me shpėrblime dhe as qė duhet tė pranojmė njė gjė tė tillė, sepse pėr tė gjith ne kjo do tė qe njė fyeje e perėndisė. Nėse unė do tė pėrpiqesha tė ndikoja tek ju unė do tė ushtroja dhunė me lutjet e mia, pikėrisht mbi ju qė jeni betuar, kėshtuqė ju do tė mė thoshit se unė po iu mėsoj tė mos i basoni perėnditė, e pastaj mbrojtja ime do tė qe njė akuzė e qartė, tė cilėn nuk do ta besoja as un vetė.
Por punėt qėndrojnė krejt ndryshe, sepse unė o qytetarė besoj mė shumė se akuzuesit e mi, prandaj unė mbetem nė dorėn tuaj dhe tė zotit. Mė gjykoni ju si tė jetė mė mirė si pėr mua ashtu edhe pėr vetė ju. Kur Sokrati u cilėsua fajtori, atij iu dha mundsia pėr tė propozuar vetė dėnimin e tij. Duke qenė i bindur jo vetėm pėr pafajsinė e tij, por edhe pėr vlarėn e madhe tė mėnyrės sė tij tė jetesės dhe tė mėsimeve qė kishte kontribuar pėr Athinėn, ai propozoi qė athinasi ta shpėrblente atė nė atė mėnyrė qė ai e meritonte.
Duke krahasuar jetėn e tij me dikė “qė ka fituar nė lojrat olimpike me kalin e tijm ose karrocat” Sokrati tha: “Tė tillė njeri vetėm u bėn ju tė lumtur, ndėrsa unė ju bėra me tė vėrtetė tė lumtur”. Prandaj shpėrblim im tij “njė mirėmbajtje publike nė Prytoneum”; njė nder i vėnė pėr athinasit e shquar, gjemeralėt, fituesit olimpikė dhe njerėzit tė tjerė tė shquar.
Qytetarė tė nderuar; Meqė kėto punė u bėnė me ngut, dijeni se denigruesit e Atdheut do tė pėrhapnin nėpėr qytet fjalėn se ju vratė Sokratin njė dijetar, kėshtu do tė mė quajn vetėm e vetėm pėr tė mė mbuluar me turp e mallkim. Kėtė nuk e them pėr tė gjith, por vetėm pėr ata qė mė kanė dėnuar me vdekje. Atyre desha tju them edhe diēka tjetėr; mos vallė mendoni se po dėnohem pse mė mungojnė argumentet pėr tju bindur.
Apo mos besoni se do tė pėrdorja veprime dhe fjal vetėm qė ti shpėtoja dėnimit; jo nuk ėshtė asnjė prej kėtyre, pėrkundrazi, dėnohem jo se mė mungonin argumentet, por pėr mungesė pafytyrėsie e paturpėsie, sepse nuk desha tė pėrdorja tė tilla gjėra, tė cilat siē duket juve ju pėlqejnė shumė si, pėrlotjet, ankimet apo sjellje tė tjera tė ngjajshme tė padenja pėr njė njeri si unė, sepse ju jeni mėsuar tė shihni nga tė tjerėt.
Unė skam menduar kurrė tė pėrdor mjete tė tilla tė poshtra e tė ulta pėr ti bishtnuar rrezikut dhe as nuk do tė pendohem kurrė se u mbrojta ashtu siē desha, bile do tė parapėlqeja tė vdisja nė kėtė ēast, pasi u mbrojta ashtu siē munda, shumė mirė se tė isha mbrojtur me ndonjė mėnyrė tjetėr.
Prandaj o qytetarė ti bishtnosh vdekjes nuk ėshtė diēka e vėshtirė, vėshtirė ėshtė tju ikėsh prapėsive qė janė mė tė shpejta s vdekja. Un po shkoj i dėnuar praj jush me vdekje, por mos harroni se ju jeni damkosur nga e vėrteta, me turp e padrejtsi tė pėrjetshme. Ashtu si po e pranoj un dėnimin tim ashtu duhet ta mbani edhe ju turpin tuaj. Mirė pra, o qytetarė un po ju them se mbi ju qė mė vratė, pas vdekjes sime ka pėr tmė rėnė njė ndėshkim i tmerrshėm ju betohem shumė i tmerrshėm sa ai qė mė ra mua.
Desha tju tregoj meqė ju jeni miqt e mi, se ēdo tė thoshte pėr mua kjo qė po mė ndodh tani. Duhet ta dini, o gjykatės se po mė ndodh diēka e jashtzakonshme. Zėrin profetik tė zotit, aq tė shpeshtė mbrenda meje, e kam ndjerė vazhdimisht nė tė kaluarėn kur mė kundėrvihej edhe pėr gjėrat mė tė vogla, sa herė qė i nisesha diēkaje tė keqe.
E pra asnjė paralajmrim nuk pata nga ana e zotit, as sod nė mėngjes, kur dola nga shtėpia, as kur ngjita shkallėt e gjykatės, bile as gjat kohės sė mbrojtjes pėr gjithēka thashė, ndėrsa herėt e tjera zoti mė ka ndėrhyrė edhenėpėr fjalime duke ma ndėrprerė nė gjysėm fjalėn. Sod ndodhi e kundėrta, gjat gjith kėsaj ēėshtjeje nuk mu kundėrvu asnjėherė, as nė veprime as nė fjalėt e mia. Le ta shohim kėtė ēėshtje nga njė pikpamje tjetėr, nga e cila arrihet nė pėrfundim se e gjith kjo ėshtė diēka e mirė.
Vdekja ėshtė nė fakt mungesa e plotė e ndjesive, prandaj konsiderohet njė hiē ose, siē ndodh nė gjum pa ėndrra, kjo atėherė do tė qe njė fitore e mirė dhe e mrekullueshme. Nėse vdekja do tė qe etillė, unė do ta konsideroja atė njė fitore tė madhe sepse e gjith jeta e pafund, nuk do tė qe tjetėr veēse njė natė e vetme dhe tepėr e gjatė. Edhe ju o gjykatės, duhet patjetėr tė besoni tek vdekja dhe tė mendoni pėr njė gjė tė vetme.
Se njeriun e mirė nuk do ta prek kurrė e keqja as gjat jetės dhe as pas vdekjės se perėnditė nuk i harrojn kurrė veprat e tij. Kjo qė mė ndodh mua nuk qe diēka rastėsore dhe ėshtė krejt e qartė se gjėja mė e mirė pėr mua ėshtė vdekja, kėshtu do tė ēlirohem njė herė e mirė nga gjith andrallat e ksaj bote.Ja pra, ky ėshtė motivi pėr tė cilin zėri i perėndisė nuk mė ka penguar , sepe unė kundėr atyre qė mė dėnuan nuk kam asnjė inat edhe pse ata mė dėnuan dhe mė akuzuan me njė qėllim tė vetėm: vetėm pėr tė mė bėrė keq dhe pėr kėtė ata meritojnė tė mallkohen.
Megjithatė, un do tju lutem pėr diēka: kur fėmijėt e mi tė jenė rritur, ndėshkojini o qytetarė; shkojuni mbrapa ashtu siē veprova dhe unė me ju, e nėse i shihni se u intereson pėr tu pasuruar e pėr tė pėrfituar tė mira materiale, mė shumė se sa pėr vyrtitet , nėse i shihni se ata mendojnė se vlejnė, ndėrkohė qė skan asnjė vlerė i qortoni ata ashtu siē ju kam qortuar un juve, nėse ata merren me gjėra qė nuk vlejn aspak, apo kur u hyn vetja nė qejf dhe u mbushet mendja se janė “njerėz tė mėdhenj” ndėrkohė kur nuk vlejnė njė grosh.
Nėse do ta bėni kėtė gjė unė dhe bijtė e mi, do tė kemi prej jush atė qė ėshtė e drejtė. Por tashmė ka ardhur koha qė unė tė vdes dhe ju tė jetoni, ēdo njeri prej nesh shkon drejt njė fati mė tė mirė, tė cilin askush prej nesh se di, veē Perėndia……

Fatmir Zimberi