PDA

View Full Version : Podagra (cerma)


Zana_ch
24-08-07, 09:30
Podagra (cerma)

Podagra eshte nje semundje e kyceve qe ne shumicen e rasteve rezulton ne inflamacion te tyre qe vjen pa “paranjoftim” dhe jep shume dhimbje. Shpesh ndikohet vetem nje nga kycet. Ne rastet me te zakonshme eshte kyci i gishtit te madh te kembes qe inflamohet ndaj dhe semundja quhet ” gisht i veres port” ose podager (podarius). Emertimi vjen nga qe ne kohet e lashta u be e njohur nje lidhje midis problemeve me artritin urik dhe te ngrenit te tepert apo konsumimit te tepruar te alkolit. Gjithashtu ngjyra kuq e blu e kyceve te infektuara te kujton ngjyren e veres PORT.

http://www.mjeksia.net/wp-content/poda3.jpg

Ne kyce krijohen kristale. Inflamacioni vjen nga qe ne kyce jane krijuar kristale te acidit urik. Acidi urik eshte nje produkt qe krijohet ne trup kur organizmi shperben nje grup substancash te quajtura purina. Keto substanca jane pjese perberese te te gjitha qelizave te trupit. Ato gjenden edhe ne ushqime.

Nese koncentrimi i acidit urik eshte shume i larte mund te krijohen kristale ne radhe te pare ne kyce. Nje tjeter vend ku kristalet mund te grumbullohen jane veshkat. Kristalet fromojne gure ne veshka. Sasia e acidit urik qe gjendet ne gjak varet nga sasia qe krijohet ne trup si dhe nga sasia e acidit qe nxirret nga trupi nepermjet urines.

Permbajtja e larte e acidit urik nuk shkakton semundjen e podagres ne te gjitha rastet. Nga te gjithe personat qe kane sasi te larte acidi urik ne gjak eshte vetem nje numer relativisht i vogel qe vuan nga podagra. Kjo semundje eshte me e shpeshte nder meshkujt dhe te moshuarit. Per burrat mbi 40 vjec podagra eshte arsyeja kryesore e semundjes se kyceve, dmth kycet zbuten, dhe enjten.

Rreziku i semundjes rritet me moshen. Sasia e acidit urik rritet sa me i madh ne moshe te jete personi. Femrat kane sasi me te ulet te acidit urik ne gjak deri ne periudhen e menopauzes, pastaj acidi urik i grumbulluar rritet edhe tek ato.. Afersisht 10-20 vjete pas hyrjes ne menopauze sasia e acidit urik te grumbulluar eshte e njejte si per meshkujt.

Alkoli si faktor ndikues. Alkoli eshte nje arsye me rendesi qe shkakton nder te tjera rritjen e perqindjes se acidit urik ne gjak. Pijet alkolike, ne rradhe te pare birra por edhe vera, permbajne purina qe shkaktojne krijimin e akoma me shume acidi urik. Alkoli gjithashtu ndikon sepse bllokon boshatisjen e trupit nga acidi urik.

Rritja ne peshe si faktor ndikues. Sa me shume te shtoje ne peshe njeriu aq me shume acid urik krijohet ne gjak. Ushqimi qe permban shume purina ndikon ne rritjen e sasise se acidit urik. Sasi e larte purinash gjendet ne mish, te brendshme, bizele, fasule, sardele, harenge etj.

Semundje te tjera si faktor ndikues.Mundesia per t’u semurur nga podagra eshte me e madhe nese personi ne te njejten kohe vuan nga semundje te tjera si p.sh tension te larte te gjakut apo nivel te larte te yndyrnave ne gjak. Keto semundje nenkuptojne qe sasia e acidit urik ne trup eshte relativisht e larte dhe mundesia qe acidi kristalizohet ne eshtra e kyce rritet.

Edhe semundje qe shkaktojne transformimin e qelizave te trupit apo rikrijimin e shpeshte te tyre rrisin potencialin e semundjes. Nder keto semundje qe si ndikim anesor sjellin rritjen e acidit urik ne gjak mund te permendet psoriasis si dhe semundje te tipit kancerogjen si pershembull ne gjak.

Medikamentet mund te rrisin acidin urik ne gjak.Nder to permendim ilacet qe ulin sasine e lengjeve ne trup dhe qe perdoren ne rradhe te pare ne semundjet e tensionit te larte ose ato kardiake.Megjithate rritja e sasise se acidit urik e lidhur drejtperdrejte me ilacet nuk eshte aq e larte sa te jape probleme te semundjes se podagres.

Acidi acetylsalicilik (aspirina) ne doza te vogla ndikon ne rritjen e acidit urik.

Mjekimet cytostatike qe perdoren kunder qelizave kancerogjene rrisin nderkohe ne menyre te ndjeshme sasine e acidit urik ne trup. Per te kundervepruar perdoret nje kombinim me mjekime qe ulin perqindjen e acidit urik ne trup.

Efektet e trashegimise: Trashegimia gjenetike rrit mundesine per t’u semurur nga podagra. Kjo per arsyen se menyra sesi acidi urik krijohet dhe perpunohet nga trupi komandohet nga gjenet.

Kombinimi stres dhe alkol Ky kombinim mund te nxisi shfaqje te dukshme te podagres. Nder aktivitetet stresuese mund te permenden nje operacion ose nje infeksion i fuqishem. Gjithashtu shfaqja e podagres mund te ndodhe edhe kur njeriu ha sasi te madhe ushqimi te pasur me proteina (mish) dhe ne te njejten kohe pi sasi te kosiderueshme alkoli.

Si mund ta parandalojme podagren: Nese duam te parandalojme podagren mund te perpiqemi te jemi te ndergjegjshem per disa gjera. Keshillohet pirja e sasive jo te medha te pijeve alkolike, duke e kombinuar pirjen me ngrenie ushqimesh te pasura me proteina.
http://www.mjeksia.net/wp-content/poda21.jpg
http://www.fwiegleb.de/gicht02.jpg

Keshillohet gjithashtu pirja sa me shume e ujit dhe lengjeve te ndryshme per te lehtesuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi. Duhet patur parasysh se nese vuajme nga semundjet e zemres duhet te keshillohemi me mjekun per sasine e lengjeve qe konsumojme.

Renia ne peshe eshte e rendesishme per te pakesuar rrezikun e shfaqjes se podagres.

Nuk rekomandohet renie drastike ne peshe sepse mund te sjellin shfaqjen te podagres.

Sasia e purinave ne ushqim ndikon ne nje fare menyre sasine e acidit urik ne gjak. Por edhe nje diete koncize nuk mund te sjelle uljen e acidit urik ne gjak ne te njejten menyre si mjekimi.

Ilacet qe ekzistojne sot ne treg lejojne mbajtjen nen kontroll te semundjes. Me pare mungonin mjetet efektive qe mund te ulnin sasine e acidit urik ne gjak. Ishin te zakonshme perseritjet e shpeshta te podagres qe kalonin ne nje semundje kronike te kyceve qe perhapej ne te gjithe trupin. Me mjekimet qe ekzistojne sot mund te mbahet semundja nen kontroll duke parandaluar shkaterrimin e kyceve. Ka mjekime me efekt parandalues si dhe per rastet akute te shfaqjes se podagres.

Podagra kronike: Nese konstatohet semundja e podagres kronike, mund te krijohen kristale te acidit urik ne indet e buta te trupit. Keto behen te dukshme si kokriza te verdha ne te bardhe te ashtuquajtura “tofi”, ne gishterinjte e kembes ose te dores ose ne kercin e veshit. Podagra kronike krijon mundesi per semundje kronike te kockave (mundesi qe behet gjithmone e me e rralle fale mjekimeve te pershtatshme).

Veshkat: Podagra kronike mund te jape si rezultat edhe krijmin e kristaleve ne veshka dhe uljen e ndjeshme te funksionit te tyre. Megjithate rreziku qe veshkat te demtohen vetem prej kesaj semundejeje eshte i ulet. Shpesh behet fjale per demtime qe shkaktohen nga disa kombinime semundjesh si diabet, tension i larte i gjakut etj.

Podagra (simptoma dhe diagnoza)
Podagra shfaqet zakonisht naten pa paralajmerim. Nje kyc, ne rastet me te zakonshme i gishtit te madh te kembes dhemb, eshte i enjtur dhe i skuqur. Dhimbja rritet gjate disa oreve dhe kyci nuk duron asnje prekje madje as nga carcafi. Dhimbja mund te shoqerohet me ethe, pak temperature dhe ndjesi e pergjithshme semundjeje. Kur inflamacioni pakesohet, gje qe ndodh pas disa ditesh ose nje jave, lekura rreth kycit fillon te zhvoshket.

Zana_ch
24-08-07, 09:33
http://www.mjeksia.net/wp-content/poda1.JPG


Mjeku e ka te lehte te konstatoje podagren kur sheh kycin qe ka shkaktuar dhimbje (zakonisht gishti i madh i kembes). Kyci eshte i enjtur, i inflamuar dhe i skuqur dhe lendohet nga cdo prekje. Cdo 9/10 persona e kane shfaqjen e pare te semundjes tek gishti i madh i kembes. Ne ato raste kur kycet e ndjeshem gjenden ne disa vende njekohesisht eshte me e veshtire te konstatohet podagra. Kyci i kembes, gjuri ose kyci i dores jane vende te tjera ku podagra shfaqet. Shenja e perbashket per shfaqjen e podagres eshte ardhja e papritur si dhe sherimi pas disa ditesh ose nje jave. Analiza e gjakut mund te jete nje nga menyrat plotesuese per te kontrolluar nese behet fjale per podager.

Trajtimi i sėmundjes
Niveli i larte i acidit urik nuk duhet trajtuar me medikamente ne te gjitha rastet. Analizat e gjakut mund te tregojne rritje te acidit urik ne gjak gje qe behet me e zakonshme me kalimin e moshes. Kjo nuk nenkupton qe personi do te vuaje nga podagra . Shumica e atyre qe kane rritje te acidit urik ne gjak nuk semuren nga podagra. Rekomandohet te diskutohen aresyet e rritjes se acidit urik ne gjak me mjekun qe ka rekomanduar analizen e gjakut. Mjekimi me medikamente eshte i nevojshem vetem pasi ataket e semundjes jane perseritur dhe eshte konstatuar me siguri se behet fjale per podegren. Rekomandohet kontakt me mjekun reumatolog qe eshte specialist per semundjet e inflamimit te kockave.

Ne rastet e atakeve te vecuara te podagres rekomandohen mjekime qe ulin inflamacionin dhe lehtesojne dhimbjen.

Kolkicina eshte ilac i vjeter dhe efektiv qe lehteson inflamacionin. Nese kolkicina lehteson simptomat mund te themi me siguri se kemi te bejme me podagren.

Nje injeksion me kortizon ndihmon ne menyre efektive. Edhe tabletat e kortizonit jane nje ndihme e mire por kerkojne doza te medha dhe efekti nuk eshte i menjehershme si ne rastin e injeksionit.

Ne disa raste mjekimi nuk eshte fare i nevojshem. Nje atak i podagres mund te kaloje vetvetiu. Ka raste kur brenda nje ose dy javesh te gjitha efektet e semundjes jane zhdukur. Ne raste te tjera duhet mese nje muaj qe te gjitha shenjat e semundjes te zhduken.

Trajtim parandalues: Kur ekziston reziku i demtimit permanent te kyceve nga perseritja e podagres rekomandohen medikamente qe ulin sasine e acidit urik ne gjak. Keto medikamente duhen perdorur kur kemi konstatuar me siguri se behet fjale per podagren. Veprimi i tyre eshte parandalues dhe nuk duhen marre kur problemi eshte akut.

Mjekimi me i perdorur per uljen e sasise se acidit urik ne gjak eshte me allopurinol. Ulja ndodh duke parandaluar krijimin e nje albumine qe nevojitet ne trup per te krijuar acidin urik. Gjithashtu allopurinoli eshte i pershtatshem kur ne trup jane krijuar gure ne veshka nga acidi urik. Allopurinoli nuk duhet filluar gjate fazes akute te podagres sepse simptomat mund te perkeqesohen. Nder reaksionet negative jane ato te lekures si dhe perzierje e te vjella. Sa me i moshuar te jete personi aq me shume mundesi ka per efekte anesore.

Probenecid eshte nje mjekim qe mund te zevendesoje allopurinolin dhe ben te mundur qe organizmi i njeriut te nxjerre acidin urik nepermjet urines. Probenecid ka nje ane negative, rrit rrezikun per krijimin e gureve ne veshka. Nder efektet anesore permendet te perzierat.

Per te lehtesuar problemet me podagren mund te veprojme edhe vete. Nje nga keshillat eshte renia ne peshe, ulja e konsumit te alkolit, evitimi i ushqimit te pasur ne proteina (sidomos ne kombinim me alkol). Rekomandohet edhe pirja e lengjeve dhe ujit (ne raste kur jane konstatuar semundje te zemres apo tensionit duhet kontaktuar mjeku).

Rreziku i perseritjes se podagres eshte relativisht i vogel. 1/10 persona qe pesojne nje atak te kesaj semundjeje kalojne ne forme kronike. Gjithashtu me mjekim parandalues mund te evitohet perseritja.

Shembuj te ilaceve qe i perkasin grupit te frenuesve-COX dhe qe mund te perdoren per perdhesin jane: Diklofenak, Diklofenak Sandoz, Pronaxen, Ibumetin, Ipren, Naprosyn, Naprosyn EnteroNaproxen, Orudis, RetardVoltaren dhe Voltaren T

Mjekim me substancen:Allopurinol
Allopurinol ul sasine e acidit urik ne gjak dhe ne urine duke frenuar prodhmin e enzimes qe eshte e nevojshme per te krijuar acidin urik ne trup. Ne kete menyre parandalohet krijimi i kristaleve ne kyce dhe inde te buta. Gjithashtu parandalon krijimin e gurve ne rruget e urines. Allopurinol perdoret ne menyre parandaluese.

Kujdes: Mjekimi perdoret per te parandaluar perseritje te perdhesit. Perdorimi nuk duhet filluar gjate shfaqjes se perdhesit sepse mund te perkeqesoje situaten. Nderkohe nese perdhesi shfaqet gjate perdorimit te allopurinolit duhet te vashdoje perdorimi i rregullt i mjekimit.

Mjekimi duhet marre rregullisht per te parandaluar perseritje te semundjes se perdhesit dhe shfaqjen e gureve ne veshka.

Allopurinoli nuk lehteson dhimbjet ndaj duhet perdorur ne kombinim me qetesues te tjere. Kombinimi me preparate te tjera duhet bere sipas keshilles se mjekut qe keto preparate te mos ulin efektivitetin e allopurinolit. .Nese ka shfaqje pucrrash apo alergjie gjate perdorimit kontaktoni mjekun.

Efekte anesore: Ne disa raste mund te shfaqen te perziera dhe te vjella nga perdorimi i ilaceve qe permbajne allopurinol. Njihen edhe raste kur perdorimi jep shfaqje pucrrash alergjike ne lekure.

Allopurinol ka edhe fusha te tjera perdorimi si ne semundje te veshkave ne raste te gureve ne rruget e urines qe jane shkaktuar nga kriperat e acidit urik. Perdoret edhe per te parandaluar sasine e larte te acidit urik gjate trajtimit te disa llojeve te tumoreve.

Mjekim me substancen: Probenecid
Funksioni: Rrit kapacitetin e veshkave per te shperbere acidin urik. Ul rrezikun per perseritje te shenjave te podAGRES.

Perdorimi: Efekt parandalues
Kujdes: Nuk duhet perdorur nga persona me demtime ne veshka.

Duhet marre rregullisht dhe te mos ndalohet trajtimi pa konsultim me mjekun. Nuk duhet ndaluar perdorimi edhe nese shfaqet e perdhesit nuk parandalohen plotesisht.

Nuk ndihmon per uljen e dhimbjeve ndaj duhet kombinuar me qetesues te tjere. Kombinimi me preparate te tjera duhet bere sipas keshilles se mjekut qe keto preparate te mos ulin efektivitetin e probenecidit.

Eshte me rendesi te pihet uje dhe lengje gjate perdorimit te probenecidit. Gjithashtu per te evituar krijimin e gureve ne veshka duhet kombinuar me tableta natriumbikarbonati (sode buke)

Nuk duhet perdorur njekohesisht me metotrexat (mjekim cytostatik qe gjendet pershembull ne tabletat Methotrexate, Emthexat)

Efekte anesore: Disa persona mund t’u krijohen te perziera nga ilaci. Rekomandohet kontakt me mjekun nese efektet anesore nuk zhduken pas disa ditesh perdorimi te rregullt.

Naki
26-08-07, 18:15
Zana Ch,ju pėrgėzojė pėr shkrimin e sjellur ,vertetė ka shumė pacientė qė vuajnė nga ky sindromė dhe njė analizė e gjakut dhe konstatimi i rritjes sė acidit Urikė, me njė medikamentė nė formė tabletash tė quajtura Zylorik apo Allopurinol ju zvoglonė/kuronė simptomet e dhimbjeve,attakeve.