PDA

View Full Version : Gjumė tė ėmbėl!


rilinda
26-08-07, 11:18
Nuk flini dot? Mos vazhdoni tė numėroni yjet. Lėreni fare kamomilin. Sepse seksi ėshtė mė mirė (nė tė gjitha kuptimet). Kur nuk mund tė bėni seks, provoni diēka tė pėrnatshme si buka me djathė, hani pak nga kjo. Nuk ju besohet, por problemin mund ta zgjidhni edhe kaq lehtė Nuk ju zė gjumi shpejt, zgjoheni shpesh gjatė natės apo shumė herėt nė mėngjes? Me sa duket bėni pjesė nė ata njerėz qė vuajnė nga pagjumėsia rastėsore. Kjo nuk duhet ngatėrruar me pagjumėsinė kronike, sipas neurologėve. Kur shqetėsimet zgjasin mė shumė se 15 ditė ėshtė mė mirė t’i drejtohesh njė specialisti. Po cilat janė arsyet qė na pengojnė tė flemė? “Mbi tė gjitha stresi dhe depresioni. Ankthi shkakton 45 pėr qind tė tė gjitha formave tė pagjumėsisė”, shpjegojnė neurologėt. Mjetet klasike pėr tė luftuar njė natė me sy hapur: njė gotė me qumėsht tė vakėt ose njė filxhan kamomil, njė film gjumėsjellės, njė dush tė ngrohtė, tė numėrosh delet, i njihni tashmė. Ne po ju sugjerojmė tė tjera. Tė sigurta.


Njė e qeshur e madhe do t’ua kėpusė fuqitė
Ka njė raport tė ngushtė ndėrmjet humorit dhe gjumit: kush ka njė ndryshim humori ėshtė e destinuar pėr net tė vėshtira. Psikoterapeutėt e tė qeshurės tregojnė se njė e qeshur mund tė jetė njė gjumėndjellės i fortė: ėshtė njė ushtrim aerobik, kontraktohen dhe relaksohen muskujt e barkut, rritet fluksi i gjakut. Organizmi oksigjenohet mė shpesh dhe nxitet prodhimi i serotoninės, qė ka njė efekt ēlodhės dhe i endrofinės, njė morfinė natyrale. Po si tė qeshėsh kur do vetėm tė flesh gjumė? Mund tė shtriheni nė divan dhe tė nisni tė qeshni, fillimisht ngadalė, pastaj gjithmonė e mė fort: nė fund do t’ju qeshet vėrtet. E qeshura ėshtė njė gjimnastikė mendore dhe emocionale: zhdramatizon dhe dobėson emocionet negative duke tė lodhur. Nuk ka rėndėsi nėse nuk qeshni me tė vėrtetė: lėvizja e mollėzave dhe diafragmės ngacmon trurin qė nxit prodhimin e serotoninės. Dhe nėse e qeshura e induktuar ju duket e ēuditshme, ka gjithmonė njė film komik, njė libėr argėtues, njė program radiofonik humoristik.


Seks mė mirė se kamomili
Po tė jeni ēift (kur dhe partneri ka dėshirė), njė zgjidhje do ishte seksi. “Marrėdhėnia seksuale ka fuqi gjumėsjellės falė endorfinės”, shpjegojnė mjekėt. Gjėja mė e mirė ėshtė tė nisnit menjėherė, sapo shtriheni. Po sikur dėshira tė mos shpėrthejė atėherė, ideale qė tė mos rrish gjithė natėn pa vėnė gjumė nė sy, ėshtė tė zgjedhėsh ēastin kur partneri kalon fazėn Rem tė gjumit, mė tė lehtėn, e karakterizuar nga lėvizje sysh nėn qepalla.

Nina-nina e shenjtė
Efekti gjumėsjellės i lutjeve tė mbrėmjes ėshtė vėrtetuar. “Kur thuhet lutja ndiqet njė ritėm mjaft qetėsues”, thonė psikoterpeutėt. Po tė mos jeni besimtarė, atėherė dėgjoni muzikė. Kur ka atė lloj ritmi tė ngadaltė, ajo ngadalėson frymėmarrjen dhe rrahjet e zemrės. Po kur gjumi nuk do vėrtet tė vijė, ndoshta zgjidhja ėshtė tė ndryshoni dhomė qė tė shkėpusni marrėdhėnien jo tepėr reale, po psikologjike ndėrmjet shtratit dhe pagjumėsisė. Mė mirė shkoni nė njė vend tė qetė, pa drita dhe zhurmė, ku mund tė bėni disa ushtrime qetėsimi, si tė pėrqendroheni te frymėmarrja duke nxjerrė jashtė bashkė me ajrin dhe tensionet. Ndryshe pėrqendrohuni te muskujt duke u pėrpjekur t’i shtendosni njė nga njė e nė fund kaloni nė mendje ndonjė panoramė relaksuese, qoftė njė plazh tropikal.


Njė e ngrėnė nė mesnatė
Sikur pagjumėsia mos tė heqė dorė nga e saja, hidhini sytė nga frigoriferi. “Raporti ndėrmjet ushqimit dhe gjumit ėshtė i ngushtė”, tregojnė neurologėt. Kush fle mirė, ha dhe shėndoshet mė pak se kush shfaq shqetėsime nė gjumė. Njė pjatė spageti, pak bukė me djathė ose njė banane sigurojnė njė qetėsim. Kėto pėrmbajnė nė fakt triptofanin, njė aminoacid qė nxit organizmin tė prodhojė serotoninė. Mos harroni specin djegės, qė ndėrmjet shumė cilėsive tė tij, ka dhe atė tė njė gjumėsjellėsi.

pirro
26-08-07, 17:16
Sexi patjeter qe asht i mire veq rreziku vjen edhe me te lan tan naten pa gjume.

Naki
26-08-07, 17:31
Psikoterapeutėt e tė qeshurės tregojnė se njė e qeshur mund tė jetė njė gjumėndjellės i fortė: ėshtė njė ushtrim aerobik, kontraktohen dhe relaksohen muskujt e barkut, rritet fluksi i gjakut. Organizmi oksigjenohet mė shpesh dhe nxitet prodhimi i serotoninės, qė ka njė efekt ēlodhės dhe i endrofinės, njė morfinė natyrale

Sikur tė bėnin njė ritual tė tillė,njė grupė njerzish do tė kursenin Tabletat e gjumit!

rilinda
27-08-07, 11:08
Gjumė pėr zemėr tė shėndoshė

Tradita mediterane, pushimi i pasdites, zvogėlon rrezikun nga vdekja dhe sėmundjet kardiovaskulare. Kėshtu ka dalė nga njė studim i pėrbashkėt, greko-amerikan.

Nė studimin, tė cilin e ka kryer fakulteti i mjekėsisė i Universitetit tė Athinės dhe fakulteti homolog i Harwardit nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, janė studiuar tė dhėnat e mbi 20 mijė grekėve, mes moshave 20 dhe 86 vjeē. Nė mesin e pyetjeve, nė tė cilat ata janė pėrgjigjur, ka qenė edhe pyetja se a flenė pasdite dhe sa shpesh e bėjnė kėtė.

Ėshtė dėshmuar se rrezikshmėria nga vdekja dhe sėmundjet e zemrės ėshtė 34 pėr qind mė e ulėt tek personat tė cilėt flenė pasdite. Sa mė i shpeshtė qė ka qenė gjumi, aq mė i vogėl ka qenė rreziku, posaēėrisht pėr meshkujt e punėsuar, ka vlerėsuar ky studim.