PDA

View Full Version : Koncepti i Gabuar Politik, aleati i shtrjeve te Vazhdueshme !


Peja-Boy
26-08-07, 12:10
Koncepti i gabuar politik, aleati i shtyrjeve tė vazhdueshme!

Jemi dėshmitarė tė shtyrjeve tė vazhdueshme tė zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės, dhe kjo po bėhet jo pėr shkak tė Serbisė dhe Rusisė apo mosmiratimit tė Rezolutės por pėr shkakun se subjektet politike kudo nė trojet shqiptare e pėrkrahin konceptin e gabuar politik, konceptin e parealizueshėm pėr rrethanat, atė tė pavarėsisė sė Kosovės.

Po ti referohemi akteve ndėrkombėtare respektivisht kartės sė OKB-sė, Kosova nuk mund tė bėhet shtet i pavarur e sovran pėrderisa populli shqiptar si shumicė, nuk konsiderohet popull por bashkėsi etnike sikur pakicat. Pra, karta e OKB-sė ka tė bėjė me popujt apo kombet e jo me bashkėsitė etnike.

Janė edhe kėto tri arsye qė mendoj se Kosova nuk do tė jetė shtet asnjėherė:

1. Nuk ėshtė nė interes tė bashkėsisė ndėrkombėtare qė Kosova tė bėhet shtet i dytė shqiptar;

2. Kosova shtet multietnik nuk mund tė bėhet sepse do tė sjellė konflikte tė brendshme sepse nuk mund tė jetė pakica serbe prej 4% e barabartė me shumicėn shqiptare prej 92%;

3. Kosova shtet i kombit kosovar nuk bėhet sepse duhet kohė pėr tu krijuar kombi kosovar, 10 vjet, 20 vjet, 100 vjet e ndoshta asnjėherė.

Pra politika e pavarėsisė sė Kosovės, e bėrjes sė Kosovės shtet, pėrveē kartės sė OKB-sė ėshtė e parealizuar edhe pėr kėto tri arsye dhe kjo politikė gjithnjė do tė na mbajė me statuskuo, dhe kjo statuskuo ėshtė nė interes tė Serbisė, e cila vazhdimisht po merr territore e prona shqiptare (edhe duke i blerė) dhe po i popullon me serbė me qėllim qė nė tė ardhmen kur tė shtrohet pėr zgjidhje ēėshtja shqiptare nė ballkan tė ketė arsyen e fortė nė vetėvendosjen e kombeve mbi bazėn e parimit tė njohur tė shumicės dėrrmuese tė popullsisė ku jeton.

Shpėtimi i asaj ēka mund tė shpėtojmė si popull shqiptar, ėshtė, qė sa mė parė tė rreshtohemi drejt politikės sė bashkimit tė kombit shqiptar sepse ēdo ditė e mė shumė humbim derisa nuk fuqizohet kjo politikė.

Zhvillimet e kohėve tė fundit sikur po tregojnė se ne si shqiptarė duhet ti kthehemi origjinės sonė, pėr tė na kuptuar bota se ēfarė dėshirojmė. Pra, tė gjitha subjektet politike duhet tė kenė koncepte tė qarta pėr botėn, koncept tė bashkimit tė kombit shqiptar nė njė shtet tė vetėm-Shqipėrinė, koncept i cili na jep tė drejtė nė bazė tė kartės sė OKB-sė dhe akteve tjera ndėrkombėtare.
Sa i pėrket konceptit tė bashkimit tė kombit shqiptar nė njė shtet, ky nuk ėshtė njė mendim nė hapėsirė por njė realitet qė do tė vijė sa mė shpejt qė ne tė punojmė dhe veprojmė pėr formimin e kėtij shteti tė bashkuar. Mendoi se gabohet rėndė ai qė mendon se shqiptarėt nuk duan tė bashkohen nė njė shtet tė vetėm, por kėtij koncepti politik nuk i jepet hapėsirė nga politika aktuale e cila i ka okupuar edhe mediat e shkruara dhe elektronike, politikė e cila edhe e frikėson popullin pa arsye, duke i thėnė se nėse kėrkojmė bashkim tė kombit e humbim edhe “Pavarėsinė e Kosovės”.

Pėr tė ardhur deri te bashkimi i shqiptarėve nė njė shtet duhet qė populli tu tėrheqė vėmendjen "politikanėve" qė tė punojnė pėr kėtė gjė e jo tė jenė servilė duke punuar pėr interesat e tė huajve. Nėse politikanėt mendojnė se zgjidhja e ēėshtjes shqiptare mund tė bėhet mbi bazėn e marrėveshjeve tė Rambuje-sė, Ohrit, Konēulit, gabojnė rėndė sepse kėto marrėveshje janė tė pėrkohshme e qė e kanė stagnuar pėr njė kohė por jo pėrfundimisht, ēėshtjen. Iluzionet e mbjellura tek populli shqiptar nuk do tė mbahen gjatė as nga pushtuesit dhe argatėt e tij dhe edhe kėtyre mashtrimeve do t’iu vjen fundi njė ditė sepse po shihet dita ditės se populli shqiptar nuk mund tė bashkėjetojė me pushtuesit.

Klasa politike shqiptare, kudo nė trojet shqiptare ėshtė vetė penguesi kryesor i realizimit tė interesave tona kombėtare dhe zgjidhjes e cila ėshtė e realizuar pėr rrethanat. Prandaj, duhet qė sa mė parė tė ndryshojnė konceptin e gabuar politik, atė tė zgjidhjeve parciale tė ēėshtjes sonė tė pazgjidhur kombėtare e cila ėshtė njė (1) e jo disa, dhe tė kėrkojnė qė tė bashkohemi si komb me qėllim qė edhe bashkėsia ndėrkombėtare ta ketė mė tė lehtė tė na njohė kėtė tė drejtė tė ligjshme, me aktet ndėrkombėtare qė i ka miratuar vetė ajo.

Shkruan: Faton Klinaku

Peja-Boy
26-08-07, 12:11
PAVARĖSIA ME 28 NĖNTOR!...

Kėto ditė Kryeministri i Kosovės, zoti Agim Ēeku pėr media deklaroi se pavarėsia e Kosovės mund tė shpallet me 28 nėntor! Nga ana tjetėr lideri i Ora-s theksoi se kjo do duhej bėrė ca para krishtlindjeve! Zoti Kola dhe zoti Sejdiu thanė se kjo do tė ndodhė sė shpejti, ndėrkaq zoti Thaēi tha se nuk ėshtė profetizues datash e evenimentesh historike, por se kjo do tė ndodhi pa dyshim! I mbetet zotit Eqerem Bej qė tė deklarohet pėr shpalljen e pavarėsisė pėr ditėn e Bajramit, apo ditėn e Hashureve, mbase propozimi i zotit Merxha do tė jetė qė pavarėsia e Kosovės tė shpallet pėr Shėn-Gjergj!... S’do mend, kjo lojė koqesh me pavarėsinė e Kosovės nga elita jonė politike, mbase do tė sjelli pak freski tek popullata jonė e cila fatkeqėsisht po digjet nga vapa e madhe qė po mbretėron kėto ditė gjithė andej, se sa do tė na freskojnė deklaratat shterpa mbi pavarėsinė, me gjasė do mbetet si pazarit tė parė, prit Gomar sa tė del bar!...

Mendoj se lexuesi e ka mė sė tė ēartė se askush nga artikullshkruesit, publicistėt, analistėt, politologėt e tė tjerė, tė paktėn me dėshirė nuk do tė shkruante pėr dėshtimin rreth miratimit tė njė rezolute pėr statusin e Kosovės i cili pėsoi fiasko nė Kėshillin e Sigurimit! Kalimi i ēėshtjes sė statusit tė Kosovės nga KS nė Grupin Negociator, do tė thotė nisje nga e para, qė nėnkupton rifillim tė bisedimeve tė cilave nuk ju dihet fundi, dhe jo vetėm kaq: Kjo nėnkupton edhe dėshtimin e BE-sė para ēėshtjes sė pazgjidhur tė Kosovės pėrball bllokut Sovjetik e mos tė flasim mė pėr Bajrama- xhinjėt e Krishtlindje-xhinjėt tanė tė cilėt tani mė janė duke e parė pėrditė e mė ēartė se pesha e tyre politike prej karkaleci pėr gjėrat madhor siē ėshtė ēėshtja e pavarėsisė ėshtė krejt e pa diktueshme! Prandaj kėto shkrime jemi tė shtrėnguar qė t’i bėjmė kundėr vullnetit tonė, dhunshėm, pa vullnet e me shpirt thyer, ngase dėshtimet e mundshme janė mė pasoja tė paparashikueshme pėr tė gjithė popullin tonė qė kaq shumė dha e priti pėr lirinė e Kosovės.

Nė njė shoqėri i (thėnēin demokratike) si kjo jona, ku interesat vetanake, klanore e politike po mbizotėrojnė mbi ato kombėtare, vėrehet pa u lodhur mbi sipėrfaqen e djegur tė statusit tė Kosovės karagjozllėku politik i prijėsve tė institucioneve tona pėr dhe rreth zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės. Bartėsit e Institucioneve tona, tė afirmuar kuturu e pa mbulesė qė operojnė pa argumentuar dhe pa koordinuar e me kryeneēėsi me fakte tė sajuara e me vendim marrje nė dėm tė njėri-tjetrit, pėr mė shumė nė dėm tė fatit tė Kosovės, realitet ky qė neverit popullin tonė e pėr mė larg kjo nuk ėshtė as filli i mėnyrės afirmative tė tyre. Kėta bartės tė pa denjė tė vullnetit tė popullit tonė kanė stėrkequr ēėshtjen e zgjidhjes sė statusit. Tani mė duke e vėrejtur fare ēartė paaftėsinė e tyre politike sė bashku me zhgėnjimin, apo thėnė mė troē naivitetin e tyre politik, ata do duhej tė kuptojnė se nuk do ta kanė fatin e as privilegjin e tė ngriturit tė flamurit si dikur plaku Vlonjat! Edhe sikur tė ndodhte kjo tamam me 28 nėntorin e kėtij viti, i ka ikur “ajami” prerjes sė ushkurit tė pavarėsisė zotėrinjė, qė moti, prandaj do duhej qė t’ju kujtojmė kėngėn e vjetėr tė sė motrės sė Avdisė:” Prit me muaj e prit me vjet, pushka e Lilės s’po kėrcet!”...

Fati i kėtyre njerėzve qė nuk hezituan t’i imponohen pėrdhunshėm kohės, madje nė emėr tė unitetit e qė nė fakt kėta pėrfaqėsojnė tė kundėrtat, pra pjesė tė tėrėsisė shoqėrore tė shkapėrderdhura nėpėr subjekte politike e jo politike tė cilat tek mė pastaj pėrbėjnė tėrėsinė. Prijėsit e Institucioneve tona, pashpjegueshėm u bėnė kukulla nė duart e binomit politik ndėrkombėtarė me orientim tė dyshimtė qė pėr qėllim kishin klonimin e kėtij mekanizmi. Prandaj rėnia e rezolutės nė provim para Kėshillit tė Sigurimit, kishte pėr pasojė mė shumė “nxėnėsit” e pa pėrgatitur, apo “profesorėt” qyqarė e tė pa fuqishėm pėr ballė njė realiteti tė pa diskutueshėm?! Mė kėtė akt tė qyqarllėkut politik Kėshilli i Sigurimit vetėm sa trimėroi dhe forcoi qėndrimet e Rusisė dhe Serbisė, madje duke i kurajuar ato edhe mė qė tė mos lėvizin nga pozitat e tyre politike. Tani sė fundi, kalimi i ēėshtjes sė statusit nga KS nė GK, ngėrthenė nė vete edhe njė lojė mė shumė me fatin e shqiptarėve dhe me pėrfaqėsuesit tanė tragjik- fatkeqėsisht!

Tash mė kur njė ndjesi e pafuqisė politike nė rritje, ka kapluar bartėsit e institucioneve tona tė cilėt me entuziazmin e tyre tė dikurshėm e pa mbulesė u sulen drejt pallatit shumėkatėsh pėr tė arritur sa mė pranė buxhetit tė shtetit qė synojmė. Entuziazmi pa mbulesė ka filluar tė digjet ngadalė sė bashku me bartėsit e kotėsisė dhe zhvatjes politike e materiale. Ama u desh njė kohė mbi tetė vjeēare, dhe krejt nė fund edhe njė vapė dyzetė gradėsh qė kėto ditė po mbretėron nė Kosovė pėr tė djegur edhe premtimin shterpė, fatkeqėsisht kjo vapė po djeg edhe popullin, por ja qė ne si popull realitetin e shohim vetėm kur na kaplon temperatura pėrvėluese klimatike e politike dyzetė gradėsh! Qė nga viti 1999 e deri mė sot, shumė ēėshtje favorite pėr Kosovėn u dogjėn dhe nuk mund tė riparohen mė, sė bashku me to edhe ēėshtje e statusit qė pėrplaset nga Bajrami nė Krishtlindje, prandaj kjo elitė politike as qė ka mandatin legjitim mė qė tė pėrfaqėsoi interesat tona kombėtare- madje ka njė vit qė nė mėnyrė ilegjitime kėta sorollaten nė pėr botė dhe zhvatin nga buxheti i Kosovės!?

Mendoj qė para sė gjithash populli ynė nė mėnyrė tė prerė duhet tė kėrkoi zgjedhje, nga ku do tė dalin udhėheqėsit dhe pėrfaqėsuesit e rinj tė popullit tė Kosovės tė cilėt do tė jenė legjitim pėr para popullit tonė pėr tė shpallur shtetin e Kosovės, nėse kjo nuk ndezė, atėherė duhet shpallur bashkimi i tokave shqiptare nė rajon qė nė fakt ėshtė e natyrshme dhe e pashmangshme! Tė shpresojmė se me punė tė pėrkushtuar e sistematike, populli ynė do tė arrijė qė tė prej rrugėn e dinozaurėve tė fundit politik tė cilėt pėr shumė decenie kanė lozur dhe po lozin me fatin tonė. Ne duhet tė jemi gati dhe tė sqarojmė botėn se mes dy poleve tė kundėrta, pra nė mes lirisė dhe robėrisė nuk ka emėr tjetėr, as nuk e njeh shkenca e as filozofia. Kėshtu qė populli shqiptarė do tė jetė i detyruar ( herėdo kurė) qė tė deklarohet nė mėnyrė tė prerė se ne do tė pėrdorim tė gjitha mjetet juridike, politike, morale e kombėtare, pra edhe mjete tjera nė mėnyrė qė tė jetojmė tė lirė e jo tė robėruar! Kėtė duhet detyrimisht ta themi ne e jo t’ua bartim brezave pasues, jemi zvarritur mjaftė pėr njė shekull, dhe ēdo zvarritje tjetėr ėshtė dėnim i ardhmėrisė sonė .Tė kundėrtėn e kėsaj e tha sonte prerė e pa u skuqur, jo mė pak se presidenti “demokrat” i Serbisė, i pėrkėdheluri i Evropės Tadiq se shteti i tij do tė pėrdori tė gjitha mjetet ( qė nėnkupton edhe luftėn)... nė mėnyrė qė mos ta lėshojnė Kosovėn!? Pse ne tė mos tregojmė tė njėjtėn gatishmėri kur ėshtė nė pyetje liria jonė kombėtare, pse jo edhe gatishmėrinė e luftės ( nėse kjo na imponohet), kur synimi ynė ėshtė liria dhe jo pushtimin! Ndryshe do tė mbesim tė pushtuar nga Serbia, pra do duhet tė shtrėngohemi qė ta pranojmė jetėn e robit, apo tė qytetarit tė lirė e sovranė nė tokat tona. Ky ėshtė realiteti politik tani nė kėto hapėsira, dhe nuk kemi asnjė arsye qė realitetit t’i vemi grimin e premtimeve shterpa.

Mehmet Bislimi

Peja-Boy
26-08-07, 12:14
Jeta nė Kosovė, pa teprime, ėshtė e mbushur me rrena, me gabime, hajni, poshtėrsi, krime, me mashtrime…
Mashtrime me “rezolutė”, mashtrime me “kushtetutė”, mashtrime me “simbole” si dikur me “idole”…
Mashtrime nė dimėr, mashtrime nė verė me “diploma” me “tenderė”.
Mashtrime me “republikė” me “shtet tė pavarur” dhe “sovran” nė partneritet me “miqėt “ euro-amerikan”…!
A nuk ėshtė rrenė, mashtrim, kur disa politikuaj tonė
axhami, e thonė shpesh, madje me mburrje, krenari, se nga qershori vitit 1999, Kosova ka liri, ka pavarėsi?
U dėshmue sa herė se Kosova pėr ta ėshtė top loje, kurse pavarėsia fjalė goje…
Liria nė Kosovė

Nė Kosovė ka liri, nėse ke, me hangėr e me pi…Ka liri, nuk pėrdoret aq dhunė, pėr tė jetuar pa punė…
Kosova ėshtė shembull pėr gjithė botėn me numrin mė tė madh tė papunėsuarėve nė gjithė Europėn…
Nė Kosovė ka liri pėr pisllėqe, marifetllyqe, veprimtari kriminale, plaēkitje ekonomike, ka liri pėr dėnime politike…
Nė Kosovė ka aq shumė liri sa qė s’mund ta kėndon kush as me lahutė, sharki apo me ēifteli…
Nė Kosovė veē diēka mungon: Nuk guxon, nuk ka liri pėr t’u bashkuar me Nėnėn Shqipėri…
Kjo ndalesė, kjo pengesė, ėshtė njė dhuratė, njė mirėsi, ėshtė njė begati, sepse ajo qė ndalohet, ajo qė pengohet, mė shumė kėrkohet…
Ky ėshtė amaneti i t’parėve, kjo ėshtė dėshira e shqiptarėve…Kur tė jetė dėshira, shtohet vullneti, me vullnet, qoftė kismet, dalim n’selamet….

Peja-Boy
26-08-07, 12:16
Presidenti amerikan Xhorxh Bush tha gjatė njė vizite nė Tiranė se ėshtė koha qė bashkėsia ndėrkombėtare "tė fillojė tė lėvizė" pėr Kosovėn dhe shprehu vendosmėrinė qė "rezultati pėrfundimtar ėshtė pavarėsia".
Zoti Bush tha se ēdo plan pėr tė shtyrė bisedimet pėr Kosovėn duhet tė ketė synimin "pavarėsi tė sigurt".

Ai po komentonte njė propozim tė presidentit francez Nicholas Sarkozy gjatė samitit tė G8-s javėn e shkuar pėr shtyrje edhe pėr "disa javė e muaj" tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės.


Nėse marrėveshja nuk arrihet ne do tė themi mjaft dhe Kosova do tė marrė pavarėsinė.


Presidenti amerikan Xhorxh Bush

"Pėr Shtetet e Bashkuara, pavarėsia do tė jetė nė fund tė kėtij procesi," tha zoti Bush nė njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi me kryeministrin shqiptar Sali Berisha nė Tiranė.

"Bėra tė qartė, dy gjėra - ne duhet tė bėjmė pėrparim dhe e dyta, rezultati pėrfundimtar ėshtė pavarėsia."

Zoti Bush tha se ėshtė e rėndėsishme qė diplomatėt tė punojnė sė bashku pėr tė kapėrcyer pengesat, por nuk mund tė lejohet qė negociatat tė zvarriten pafund," tha ai.

"Thjesht nuk mund tė ketė zvarritje tė vazhduar sepse jam i shqetėsuar lidhur me shpresat qė nuk po plotėsohen nė Kosovė," tha presidenti amerikan.

"Ēėshtja ėshtė nėse do tė ketė ose jo dialog pa fund pėr njė ēėshtje pėr tė cilėn e kemi vendosur tashmė."

"Ne besojmė se Kosova duhet tė jetė e pavarur."

Presidenti amerikan u bėri thirrje udhėheqėsve kosovarė tė kenė durim.

"I kėrkova kryeministrit (shqiptar) tė flasė me udhėheqėsit kosovarė qė tė mbajnė qetėsinė nė kėto hapa tė fundit," tha zoti Bush.

"Nėse marrėveshja nuk arrihet ne do tė themi mjaft dhe Kosova do tė marrė pavarėsinė," tha zoti Bush.

Ai i ofroi Serbisė siguri se SHBA mbėshtet aspiratat e tyre pėr bashkėpunim me perėndimin.

lyra2
26-08-07, 15:42
Uashington
25-08-2007
Zėvendės ambasadori i Shqipėrisė nė Uashington, Kreshnik Ēollaku, i tha
Zėrit tė Amerikės se ka njė aktivizim tė jashtėzakonshėm tė diplomacisė
serbe tė mbėshtetur nga ajo ruse pėr tė bllokuar dhe zvarritur mė tej
procesin e statusit tė Kosovės. “Karta qė po luhet fort nga diplomacia
serbo-ruse ėshtė se ata kėrkojnė dhe e kushtėzojnė procesin e statusit me
njė tė ashtuquajtur kompromis dhe kjo manovėr diplomatike e tyre po jep
efekt nė favor tė tyre.”

Zoti Ēollaku tha se pozicioni i shqiptarėve nė kėtė proces duhet tė jetė i
qartė: “Kosova dhe pjesė tė tjera tė Shqipėrisė forcėrisht u ndanė nga
Shqipėria para njė shekulli dhe iu bashkangjitėn, jo pėr vullnet tė
shqiptarėve, shteteve tė tjera. Nė asnjė moment shqiptarėt qė mbetėn
jashtė Shqipėrisė zyrtare nuk e pranuan kėtė ndarje. Ata gjithmonė e kanė
kundėrshtuar dhe ka patur gjithmonė lėvizje nė kundėrshtim tė kėsaj dhe nė
kėrkim tė njė rikthimi tė natyrshėm nė trojet qė u takonin. Kėrkesa pėr
pavarėsi ėshtė kompromisi mė i skajshėm qė tė kenė bėrė jo vetėm
shqiptarėt por ndonjė popull ose komb nė rajon apo edhe mė tej.”

Zoti Ēollaku tha se nė bazė tė qėllimeve diplomatike serbo-ruse duket se
qendron krijimi i Serbisė sė Madhe. “Tezat pėr ndarje tė Kosovės janė jo
vetėm teza por njė proces qė po realizohet nė Mitrovicė. Ajo qė po
pėrpiqen tė bėjnė serbėt nuk ėshtė ndarja sepse ata kanė kohė qė po
punojnė pėr ndarjen. Ata po pėrpiqen tė legalizojnė ndarjen e Kosovės.”

Zoti Ēollaku tha se bėhet fjalė pėr njė spastrim etnik tė butė pra jo
nėpėrmjet armatave. “Mendoj se kjo bėn qė ēėshtja e Kosovės tė shihet jo
mė si ēėshtje vetėm e Kosovės dhe e kosovarėve. Mendoj se nė njė skenar
ndarjeje apo bllokimi tė Kosovės, katandisje tė Kosovės nė njė lloj
Palestine nė Ballkan, kjo ēėshtje del nga titulli i kosovarėve dhe kthehet
nė njė ēėshtje tė shqiptarėve nė rajon. Nė kėtė plan ne kemi njė precedent
tė shkėlqyer qė ėshtė reagimi “njė komb, njė qendrim”,” tha zėvendės
ambasadori i Shqipėrisė nė Uashington.//ii

Zeri i Amerikes, Shqip.